Skip to main content

“Të shtëna me armë zjarri tek Tregu Ushqimor në Tiranë” plus 9 more - Gazeta Dita

“Të shtëna me armë zjarri tek Tregu Ushqimor në Tiranë” plus 9 more - Gazeta Dita


Të shtëna me armë zjarri tek Tregu Ushqimor në Tiranë

Posted: 11 Dec 2018 01:59 AM PST

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak minutash tek Tregu Ushqimor në Tiranë.

Për momentin nuk raportohet për persona të plagosur.

Nuk dihen ende shkaqet dhe autorët e ngjarjes.

Forca policie po shkojnë drejt vendit të ngjarjes për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

l.h/ dita

Unaza dhe OST, Gjiknuri: Falsifikimi është bërë jashtë territorit të Shqipërisë

Posted: 11 Dec 2018 01:54 AM PST

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri ka deklaruar se kompania fitues në një nga lotet e projektit të "Unazës së Re" ka falsifikuar dokumentet dhe kjo është dokumentuar edhe nga autoritetet amerikane.

Bëhet fjalë për kompaninë DH Albania, e cila sipas tij ka falsifikuar dokumentet jashtë territorit të Shqipërisë.

"Kam komunikuar për të marrë informacione nga autoritetet amerikane. Nga përgjigjet e ardhura dje, thuhet se një pjesë e paraqitur nga DH Albania nuk është e saktë , por e falsifikuar. Pas marrjes së këtij konfirmimin, ARRSH ka zgjidhur kontratën. Sot që flasim ARRSH ka bërë ndërprerjen e kontratës", tha ai.

Gjithashtu në fjalën e tij, ministri theksoi se çështja i ka kaluar Prokurorisë shqiptare për të ndjekur të gjitha rrugë  ligjore dhe përgjegjësit të marrin përgjigjen po në hapa të tillë.

"Materialet do t'i referohen prokurorisë shqiptare. Të njëjtën praktikë ka ndjekur edhe OST. Kontratat nuk ka nisur të zbatohet. Dua të them se falsifikimi i dokumenteve është bërë jashtë territorit të Shqipërisë", shtoi ai.

l.h/ dita

“Qetësimi” i protestuesve do t’i kushtojë 10 miliardë euro buxhetit të Francës

Posted: 11 Dec 2018 01:33 AM PST

Masat e njoftuara nga Presidenti Emmanuel Macron, për të qetësuar një valë protestash në Francë, do t'i kushtojnë rreth 8-10 miliardë euro buxhetit të vendit, tha një zyrtar të hënën.

"Kostoja është midis 8 dhe 10 miliardë euro", tha Oliver Dussopt, ministër për llogaritë publike, në BFM TV. "Ne jemi në një proces mirë-rregullimi dhe po shohim mundësitë se si ta financojmë".

Macron njoftoi më parë të hënën rritjet e pagave për punëtorët më të varfër dhe shkurtimet e taksave për pensionistët në koncesione të mëtejshme që synonin të çaktivizonin javë protesta shpesh të dhunshme që e sfiduan autoritetin e tij.

Franca është përballur me 4 fundjava protestash tejet të dhunshme, që nisën si demonstrata paqësore kundër rritjes së çmimit të karburanteve, por më pas u përshkallëzuan si pakënaqësi ndaj kostos së jetesës dhe problemeve të tjera, përfshi kundërshtimin e politikave të Macronit.

Vetë presidenti francez reagoi mbrëmjen e të hënës, duke dalë në një deklaratë televizive, ku e cilësoi të drejtë irritimin e tyre dhe njoftoi një sërë masash sociale, duke filluar nga rritja me 100 euro e pagës minimale në vend.

l.h/ dita

Bashës i kthehet kundër partia e vetë, zyrtarja e PD: Është koha ta largojmë!

Posted: 11 Dec 2018 01:23 AM PST

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka reaguar pas deklaratës së deputetes, Rudina Hajdari, e cila tha se PD nuk kuptohet nga populli dhe se nuk sheh të ardhme brenda saj.

Harxhi në një postim në rrjetet sociale, i ka bërë thirrje të gjithë demokratëve të marrin në dorë partinë e tyre dhe të rikthejnë idealet e dhjetorit '90, ndërsa ka theksuar se Basha dhe Rama duhen larguar nga politika.

Postimi i Harxhit:

"Pas kesaj deklarate te forte nga Rudina Hajdari i bej, i bej thirrje gjithe demokrateve anembane vendit te marrin ne dore Partine e tyre te nepekembur dhe te rikthejne ne te idealet e dhjetorit 90.

Eshte koha qe Rama dhe Basha te largohen",- shkruan Harxhi.

l.h/ dita

Zgjidhje për furnizimin me ujë të pijshëm në zonën e Komunës Parisit dhe pranë Pallatit me Shigjeta

Posted: 11 Dec 2018 01:10 AM PST

 

Volumi i investimeve vazhdon me të njëjtin ritëm të lartë në të gjithë Tiranën.  Bashkia e Tiranës, nëpërmjet UKT-së ka bërë të mundur realizimin e dy investimeve të rëndësishme të shtrimit të rrjetit të ri të ujësjellësit.

Një investim është zbatuar në rrugën "Bedri Karapici". Projekti i zbatuar ka për qëllim nxjerrjen tërësisht nga funksioni të rrjetit të vjetër të furnizimit me ujë të pijshëm në vendosjen e rrjetit të ri. Grupet e punës bënë të mundur furnizimin nga tubacione të reja me materiale bashkëkohore dhe cilësi maksimale për banorët aty pranë.

Ndërkaq, edhe në rrugën “Rrapo Hekali”, është shtruar rrjeti i ri i furnizimit me ujë të pijshëm dhe lidhjet e reja me rrjetin.  Tashmë linja e re e ndërtuar do të bëjë të mundur furnizimin me ujë të qytetarëve me të gjitha parametrat dhe cilësinë e duhur për ta përdorur atë.

l.h/ dita

Washington Post shkruan për protestën e studentëve

Posted: 11 Dec 2018 12:56 AM PST

Protestat e studentëve i kanë shkuar në vëmendje edhe medias prestigjioze Washington Post. Përmes një artikulli të publikuar, media amerikane shkruan se Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk arriti të bindë studentët protestues të Universitetit publik që të shkojnë të takohen me të dhe të bisedojnë për kërkesat e tyre.

Duke mbajtur protestën para ministrisë së Arsimit, ata kanë kërkuar që të përmbushen kërkesat e tyre, janë tetë pika për të cilat kryeministri i sqaroi dje në një dalje Live në Facebook dhe ofroi zgjidhje duke ftuar studentët të shkojnë e të bisedojnë.

Washington Post shkruan se kërkesat e tyre janë: Përgjysmimi i tarifave, dyfishim i buxhetit për arsimin dhe prani më e madhe e studentëve në bordet vendimmarrëse.

Përmes një videoje live në Facebook, Rama tha se qeveria është gati për dialog, por shtoi se bordet autonome të universitetit kanë autoritetin për të përmbushur ose refuzuar shumicën e kërkesave, duke përfshirë vendosjen e tarifës.  Studentët u bëjnë thirrje partive politike të qëndrojnë larg protestës pasi ata kanë kauzën e tyre. Ata paralajmërojnë se do mbajnë grevë nëse u plotësohen kushtet.

Artikullin origjinal e lexoni këtu/ tiranapost

l.h/ dita

Studentët e Vlorës kanë një mesazh për Ramën

Posted: 11 Dec 2018 12:49 AM PST

Mesazhet e studentëve në pankartat e shumta që mbajnë në duar nuk kanë munguar edhe sot.

Nga studentët e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë vjen kjo përgjigje për kryeministrin Rama, i cili një ditë më parë ftoi në dialog studendët nëse duan të marrin zgjidhje për kërkesat e tyre.

l.h/ dita

Vau i Dejës, 38-vjeçarja përplas për vdekje këmbësoren

Posted: 11 Dec 2018 12:42 AM PST

Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vaun e Dejës.

Burime nga policia bëjnë me dije se në orën 08:30, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat, Vau Dejës, ka ndodhur një aksident rrugor, ku mjeti tip Mercedez Benz, me targë AA908LZ, i drejtuar nga shtetasja A. V. 38 vjeçe banuese në Mëlgushë, Vau Dejës, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Sh. Sh. 46 vjeçe, banuese në Bushat e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesja e mjetit është në vendngjarje dhe po shoqërohet në polici për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje po kryhen veprimet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

l.h/ dita

VIDEO: Dhunohet barbarisht në burg shqiptari i akuzuar për vrasjen e studentes greke

Posted: 11 Dec 2018 12:39 AM PST

Aleksandër Luca , 19-vjeçari shqiptar që dyshohet se ka vrarë  studenten , Eleni Topaludhi në Rodos ka rënë viktimë e dhunës brenda burgut të Avlonës.

Të burgosurit fillimisht filluan një sulm verbal me sharje dhe ofendime ndaj të riut shqiptar dhe më pas filluan ta godasin.

Videot e dhunës në qeli janë shpërndarë nga mediat greke.

I riu shqiptar më pas është dërguar në qendrën shëndetësore dhe më pas në spitalin "Evangelismos".

Duke folur këtë mëngjes, drejtoresha e spitalit tha se i riu shqiptar u paraqit të hënën pasdite në spital. Pasi iu nënshtrua të gjitha kontrolleve ai u dërguar sërish në burg.

"Ai u godit. Por, nga kontrolli i tij rezultoi se nuk ka lëndime të mëdha, përndryshe do të shtrohej në spital”.

l.h/ dita

l.h/ dita

Protesta e studentëve përhapet në të gjithë Shqipërinë

Posted: 11 Dec 2018 12:31 AM PST

Protesta e studentëve ka nisur edhe në rrethe.

Në Korçë, studentëve të Universitetit "Fan Noli" u janë bashkuar dhe gjimnazistë të shkollave të mesme.

Me pankarta në duar kanë filluar marshimin drejt qendrës së qytetit.

Edhe në Elbasan ka nisur grumbullimi para Universitetit "Aleksandër Xhuvani", ku me studentët janë bashkuar me gjimnazistë të "Dhaskal Todrit' dhe  'Kostandin Kristoforidhi'.

Më pas studentë dhe gjimnazistë do të udhëtojnë me dy autobusë të vënë në dispozicion  drejt Tiranës.

Gazetarja jonë Belinda Ruçi raporton se në Universitetin 'Aleksandër Xhuvani' se në disa prej auditoreve po zhvillohet mësim me ata studentë që nuk i janë bashkuar protestës.

Protesta po zhvillohen edhe në Vlorë.

Edhe në Filialin e Universitetit të Sarandës ka nisur mbledhja e studentëve.

l.h/ dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more