Skip to main content

“Studentët e UBT-së nisen në këmbë nga Kamza për të protestuar para Ministrisë (Video)” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Studentët e UBT-së nisen në këmbë nga Kamza për të protestuar para Ministrisë (Video)” plus 9 more Gazeta SHQIP


Studentët e UBT-së nisen në këmbë nga Kamza për të protestuar para Ministrisë (Video)

Posted: 11 Dec 2018 01:33 AM PST

Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës janë nisur në këmbë për të protestuar para Ministrisë së Arsimit. Ata do t'i bashkohen studentëve të universiteteve të tjera, për të kërkuar plotësimin e 8 kërkesave.

Ndërkohë, studentë nga të gjitha rrethet i janë bashkuar sot protestës së studentëve në Tiranë, protestë që ka një javë që ka nisur.

Kërkesat e studentëve

1.Rritja e buxhetit në 5% e GDB me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për cdo nivel studimi, përmirësim e mësimdhënies dhe infrastrukturës (universitete dhe konvikte).

2.Transparence me buxhetin nga ministria e Arsimit dhe IAL-ve, publikimi të gjitha shpenzimeve online

3.Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe cdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.

4.Rishikimi i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.

5.Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat Studentore, ligji i arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që bordi i administrimit të IAL-eve të ketë numër të barabartë votash si nga MAS dhe IAL-t si edhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

6.Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-19

7.Ndërtimi i bibliotekave me standarde europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.

8.Vlerësimi i performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikimi i tij online dhe regjistrimi i leksioneve.

11 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Hotelet, më i madhi, më i vogli dhe më i çuditshmi në botë (FOTO)

Posted: 11 Dec 2018 01:15 AM PST

Të flesh në një Beetle ose në një dhomë prej 83 mijë dollarësh në natë. Zgjedhja është e juaja

Ata që duan pushime origjinale dhe mbi të gjitha që i ndajnë ato në rrjetet sociale, janë të vetëdijshëm se origjinaliteti i vendit apo i hotelit është thelbësor për të tërhequr vëmendjen dhe për të fituar "like". Hotelscan.com ka zgjedhur disa vende unike në llojin e tyre, ku duke kaluar qoftë edhe një natë të vetme, do t'i lini ndjekësit tuaj me gojë hapur.

1. Hoteli më i lartë – Gevora në Dubai dominon klasifikimin e hoteleve më të larta në botë, me 75 kate dhe një lartësi prej 356 metra, vetëm një më shumë se JW Marriott Marquis Hotel, gjithashtu në Dubai. Pesë restorantet e tij ofrojnë një larmi të madhe atmosferësh dhe kuzhinash të ndryshme. Ky hotel mbresëlënës i artë ka një banjë ekskluzive, dy palestra, një për burrat dhe një për femrat dhe një pishinë të hapur. Superluksi fillon tashmë nga kati i parë kur hyni në një nga dyert e rrotullimit të hollë të arit në holl. Pastaj, një nga tetë ashensorët që pret mysafirët në vetëm 38 sekonda në katin e 75-të, ku ka një pishinë spektakolare në çati me pamje mahnitëse të qytetit. Është e admirueshme të shijosh një koktej apo të bësh një dush.

2. Më i madhi – Hoteli më i madh në botë është aktualisht MGM Grand në Las Vegas, me 6,198 dhoma. Ndërtesa kryesore ka 5,044 (4,293 dhoma dhe 751 suita) në të cilën janë shtuar 576 suita të vendosura në tre kullat 'The Signature', 51 hyrjet e Skylofts dhe 29 vila të 'The Mansion at MGM Grand'. Por, MGM Grand do të duhet t'ia lëshojë vendin e parë në renditjen e hoteleve më të mëdha në botë hotelit Abraj Kudai, aktualisht në ndërtim në Mekë, me 10,000 dhoma të vendosura në dymbëdhjetë kulla, 70 restorante dhe katër heliports. Një kompleks maksi që do të mburret edhe me kupolën më të madhe në botë.

3. Më i vogli – Është e komplikuar të përcaktohet se cili është në fakt hoteli më i vogël në botë; në njërën anë mund të jetë Central Hotel & Café në Kopenhagë, i cili ka vetëm një dhomë prej 12 metrash katrorë, por me të gjitha llojet e rehatisë, që gjendet mbi kafeterinë Granola Cafe në lagjen Vesterbro. Rekordi i është dhënë Eh’haeusl of Ambreng në Gjermani, në rajonin e Bavarisë, me një dhomë të vetme prej 56 metra katrorë. Për Hotelscan.com, nga ana tjetër, hoteli më i vogël në botë është një beetle e bardhë Volkswagen që ndodhet në Jordani, pikërisht në Al Jaya, në jug të kryeqytetit Amman. Një strehim unik i përshtatshëm për dy persona.

4. Më i vjetri – Hoteli më i vjetër në botë, ku mund të qëndroni ende, është Nishiyama Onsen Keiunkan, që ndodhet pranë malit Fuji, në Japoni, menaxhuar nga jo më pak se 52 breza të së njëjtës familje që e hapën atë në vitin 705. Në vitin 1997 u rinovua, duke ruajtur estetikën e tij tradicionale.

5. Më i shtrenjti – Suita Imperiale e Presidentit Wilson, hotel në Gjenevë, Zvicër. Qëndrimi brenda natës kushton 83.000 dollarë, rreth 71.670 euro. Mysafirët që mund ta përballojnë atë, ndihen në siklet nga zgjedhja: kjo megasuitë zë tërë katin e tetë të hotelit dhe përbëhet nga 12 dhoma, 12 banja prej mermeri me produktet Hermès, një tarracë me pamje nga liqeni i Gjenevës dhe Mont Blanc, një ashensor privat, një dhomë studimi, një dhomë ngrënie për 26 veta, një dhomë gjumi prej 230 metrash me një tavolinë pishinash të Brunswickit të vitit 1930 dhe një piano të madhe të Steinway-it, një bibliotekë me një koleksion të librave antikë, dritare antiplumbash dhe mundësinë e një evakuimi të veçantë të helikopterëve. Përveç kësaj, paketa e qëndrimit përfshin një kuzhinier, një shërbëtor, një shofer dhe një asistent personal.

6. Më i ftohti – I famshmi 'Ice Hotel' në Jukkasjärvi, Suedi, i ndërtuar me blloqe akulli që shkrihen çdo pranverë dhe që rindërtohen çdo dimër, mund të konsiderohet hoteli më i ftohtë në botë, edhe pse ai ofron edhe dhoma të nxehta. Dhomat e ftohta kanë një temperaturë midis -5 dhe -8 gradë dhe secila prej tyre ka një temë të veçantë dhe mobilie prej druri të gdhendur me dorë nga artistë ndërkombëtarë.

7. Më "i thelli" – 'Desert Cave Hotel' është i vetmi hotel tërësisht nën tokë në botë. Nuk bëhet fjalë vetëm për hotelin, është një qytet i tërë kështu, i quajtur Coober Pedy, në mes të shkretëtirës australiane. Në 'Desert Cave Hotel', 19 dhomat janë të bollshme dhe kanë tavane të larta, por janë gdhendur në shkëmb.

8. Më i pjerrëti – Hotel Hyatt Capital Gate në Abu Dhabi është hoteli më i pjerrët në botë, i vendosur në mes të kateve të 18-të dhe 33-të të 'Capital Gate Tower', 165 metra e lartë dhe që ka një pjerrësi prej 18 gradësh, katër herë më i lartë se Kulla e Pizës. 165 metra i lartë, e cila ka një pjerrësi prej 18 gradë, katër herë më e lartë se Kulla e Pizës. Hoteli me 5 yje ka 189 dhoma dhe suita, një pishinë, një palestër, vaska hidromasazhi dhe spa e famshme e njohur si "Sky Spa' për pamjen e pabesueshme të qytetit.

9. Më nënujori – 'Conrad Maldives Rangali Island Hotel' në Maldive do të ofrojë një suitë që do t’i lejojë mysafirët të flenë nën ujë. Kjo është dhoma e parë e këtij lloji që do të ndërtohet në ujërat reale të oqeanit në vend të ujërave artificiale, siç kanë bërë tashmë hotelet e tjera. Emri i tij është Muraka (që do të thotë "koral" në dhivehi, gjuha lokale maldiviane) dhe ka dy kate: kati i sipërm lundron në ujë, ndërsa në katin përdhes është zhytur më shumë se pesë metra nën sipërfaqen e oqeanit.

10. Ai me pishinën më të thellë – Italia gjithashtu hyn në librin Guinness për hotelin me pishinën më të thellë në botë: është Hotel Millepini, i cili ndodhet në Montegrotto Terme, në Veneto dhe ka një pishinë të thellë 42 metra, ekuivalente me një ndërtesë 14-katëshe. Është quajtur Y-40 Deep Joy dhe përveç që përdoret nga mysafirët e hotelit është një atraksion që tërheq adhuruesit e zhytjes nga e gjithë bota.

11 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Robben: Nuk shkoj në Kinë, mund të mbyll karrierën nëse…

Posted: 11 Dec 2018 01:07 AM PST

Arjen Robben në një intervistë ka folur për vendimin e tij për t'u larguar nga Bayerni në fund të këtij sezoni ndërsa ka zbuluar edhe disa detaje mbi të ardhmen e tij." Jam menduar gjatë por mendoj se në fund kam bërë zgjedhjen e duhur, duhet të mendoj për të ardhmen time, megjithatë më bën të ndihem mirë fakti që ishte një vendim i përbashkët mes meje dhe drejtuesve të klubit".

Përsa i përket së ardhmes, Robben është në dilemë por një gjë e ka vendosur nuk do të transferohet në kampionatin kinez madje po mendon edhe lamtumirën nga futbolli." Ndeshja ndaj Benficas në Champions, tregoi që mund të luaj ende në nivelet më të larta. Do të shqyrtoj ofertat që do të më vinë nëse ato nuk do të vinë atëherë do të mbyll karrierën. Kam tre fëmijë dhe dua që ata të jenë të lumtur kështu që nuk do të shkoj as në Kinë dhe as në shkretëtirë", deklaroi holandezi fluturues, Arjen Robben.

11 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

NASA gjen përbërës të ujit në një asteroid

Posted: 11 Dec 2018 01:00 AM PST

Një anije kozmike e NASA-s, zbuloi atë që shkencëtarët thonë se janë përbërës të ujit në një asteroid, zbulim ky që mund të mbajë gjurmë të origjinës së jetës në tokë.

Shkencëtari i Universitetit të Arizonës, Dante Laureta, tha të hënën se në asteroid u gjetën gjurmë të hidrogjenit dhe molekulave të oksigjenit të ngulitura në sipërfaqen shkëmbore të asteroidit.

Asteroidi i emëruar si Benu, rrethon diellin, përafërsisht në të njëjtën distancë si toka.

Studimi nisi në vitin 2016 dhe shkenctarët tani po presin kthimin e sondës në tokë, për të sjellë mostrat të cilat do të hulumtohen më tutje.

Ndërkohë, një tjetër anije e NASA-s shënoi rekord, pasi shkencëtarët bënë të ditur se ajo kishte hyrë në hapësirën ndëryjore, 41 vite pasi u nis.

Agjencia e hapësirës së SHBA-së, tha se të dhënat nga instrumentet në bordin e anijes zbuluan se ajo kishte kaluar skajin e jashtëm të heliosferës.

11 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Protestë kombëtare e studentëve, afat qeverisë deri në orën 16:00

Posted: 11 Dec 2018 12:47 AM PST

Në të gjithë vendin ka nisur protesta e studentëve, të cilët mbështeten edhe nga gjimnazistët. Ata shprehen të vendosur për t'i shkuar deri në fund misionit të tyre, deri në plotësimin e 8 kërkesave.

Studentët në Durrës, Shkodër, Korçë, Vlorë, Sarandë, Korçë, Gjirokastër etj, janë solidarizuar me kolegët e Tiranës dhe kanë dalë në sheshet e qyteteve të tyre për të kërkuar plotësimin e kërkesave.

Nga ana tjetër, studentët refuzojnë çdolloj dialogu me kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se kushdo që shkon të bisedojë me shefin e ekzekutivit nuk është pjesë e tyre.

Ora 16:00 e ditës së sotme është afati i fundit që studentët i kanë lënë qeverisë për të plotësuar 8 kërkesat e tyre. Në skadim të këtij afati, kanë paralajmëruar përshkallëzim, deri në grevë urie.

11 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Protesta në Tiranë, studentët ulen në rrugë te “21 Dhjetori”

Posted: 11 Dec 2018 12:40 AM PST

Ka nisur marshimi-protestë i studentëve gjatë ditës së sotme, të cilët nga fakultetet e tyre po marshojnë drejt ministrisë së Arsimit.

Një grup strudentësh, siç mund të shihni në videon më poshtë janë ulur këmbëkryq në kryqëzimin e "21 Dhjetorit" duke bllokuar qarkullimin.

Por kjo situatë ka zgjatur pak, duke bërë që studentët të vijojnë protestën drejt ministrisë së Arsimit.

Sakaq protestës i janë bashkuar edhe nxënësit e disa gjimnazeve në Tiranë, të cilët kanë lënë mësimin ditën e sotme, për t'iu bashkuar protestës së studentëve të universiteteve publike, të cilët kanë paralajmëruar protestë masive ditën e sotme.

Nxënësit e gjimnazit "Petro Nini Luarasi", "Sami Frashëri" dhe të Shkollës Profesionale të Ekonomikut dhe kryesisht maturantët, kanë bojkotuar mësimin për t'iu bashkuar studentëve. Ata kanë dalë nga shkolla e tyre, në rrugë duke bllokuar qarkullimit.

Sakaq studentët kanë paralajmëruar se ora 16.00 e ditës së sotme do të jetë afati i fundit që qeveria t'iu përgjigjet kërkesave të tyre.

Më tej ata kanë paralajmëruar përshkallëzimin e saj, madje edhe grevë urie, në rast se kërkesat nuk marrin zgjidhje.

11 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vau Dejës, përplaset për vdekje këmbësorja

Posted: 11 Dec 2018 12:34 AM PST

Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vaun e Dejës. Burime nga policia bëjnë me dije se në orën 08:30, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat, Vau Dejës, ka ndodhur një aksident rrugor, ku mjeti tip Mercedez Benz, me targë AA908LZ, i drejtuar nga shtetasja A. V. 38 vjeçe banuese në Mëlgushë, Vau Dejës, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Sh. Sh. 46 vjeçe, banuese në Bushat e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesja e mjetit është në vendngjarje dhe po shoqërohet në polici për veprime të mëtejshme.  Në vendngjarje po kryen veprimet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

11 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

PA KTHIM MBRAPA

Posted: 11 Dec 2018 12:31 AM PST

Nga Rudina HAJDARI

Për t'i bërë jehonë fjalëve të ish-kryeministres britanike, Margaret Thatcher, mbi politikanët që heqin dorë nga deklaratat e tyre "A lady is not for turning" dua të t'ju them se, ata që presin që unë të heq dorë nga deklarata ime do të zhgënjehen.

Ndërsa ata që më kanë votuar e kanë në dorë të përcaktojnë të ardhmen time politike. Por para se kjo të ndodhë më lejoni të ndaj me Ju disa gjëra.

Ndërsa shihja ish-komunistët e "disidentë" të epokës së Hoxhës, që mblidheshin pranë sheshit të studentëve, në vendin e shenjtë ku u mposht sistemi komunist totalitar në Dhjetor 1990, më erdhën në mendje fjalët e historianit britanik John E. E. Dalberg-Acton të Shekullit të 19-të. “Pushteti ka prirje të korruptojë”, si dhe "Pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute”.

Partia Demokratike, e cila themelua në atë kohë u krijua për të sjellë ndryshime shoqërore të sinqerta.

Njëzet e tetë vjet më vonë, çdo parti e sotme është shumë pak më e mirë se ai regjim që u rrëzua.

Më datë 8 dhjetor nuk ishte e planifikuar që unë të merrja fjalën për të folur gjatë aktivitetit në Qyteti Studenti. Kërkova që të më lejohet të thoja dhe unë diçka.

Fjala "Azem" u përdor mbi dhjetëra herë, ndërsa unë, nuk isha aty për dekor, bashkë me vëllezërit e mi. E vërteta është që nuk kisha përgatitur ndonjë fjalim, sepse nuk e dija saktësisht as çfarë do ndodhte atë ditë, por e zhgënjyer nga rrjedha që po merrte aktiviteti mora situatën në dorë duke kërkuar me këmbëngulje që të flisja dhe ashtu u bë.

Ndërkohë më pas, lexoj mediat që shkruanin se më paska dirigjuar Sali Berisha të flisja për tërhequr vëmendjen e studentëve.

Ndokush mund ta merrte dhe si kompliment, por këtu ndahen njerëzit, nuk është ne karakterin tim të më udhëzohen fjalët nga ndokush, qoftë ai Sali Berisha apo Lulzim Basha, dhe brenda partisë e dinë fare mirë këtë gjë.

Me përgjegjësi të plotë, mendova se dikush duhet të thotë diçka, me shpresën se gjesti ishte i duhuri dhe ashtu ndodhi.

Ndërsa flisja nga podiumi, në vetvete ndihesha e zemëruar se pse isha aty, dhe jo me studentët. Mendoja me vete, që personat që po i japin një nxitje për ta rrokullisur më në fund përbindëshin e korrupsionit në vendit tonë, janë larg këtij podium, dhe formoja fjalët që më dilnin nga brendësia ime ashtu sikurse e mendoj edhe sot. Me shpirt isha me ju, por fizikisht diku tjetër. Im atë do të kishte qenë po ashtu me Ju.

Por ama sot Shqipëria më shumë se çdo gjë tjetër, ka nevojë për një lëvizje jo partiake, dhe unë e respektoj qëndrimin tuaj apolitik, dhe e mbështes plotësisht këtë frymë. Duke shmangur përkatësinë politike them me bindje se, ju do jeni në gjendje të ndërtoni një shoqëri civile të vërtetë pas kësaj lëvizje.

Prandaj sa jeni në kohë merreni këtë kauzë seriozisht. Ata që ishin “fituesit” e viteve 1990 nuk mund të jenë më fituesit e viteve të ardhshme, pasi Koha është në krahun tuaj dhe epokat ndahen këtu.

Më duket me vend të përmend frazën e jashtëzakonshme të John Milton, mbi dëbimin e Satanait nga parajsa "Më mire do të preferoja të shërbeja në parajsë sesa të mbretëroj në ferr", sepse drejtimi i një vendi që i ngjan ferrit nuk i duhet askujt.

Dua gjithashtu t'ju sqaroj se, heshtja ime këtë fundjavë erdhi si pasojë e takimeve të ndryshme, angazhimeve dhe deklaratave të shumta mbështetëse nga anëtarët e partive të ndryshme dhe njerëzve jashtë politikës, të cilët më kanë kontaktuar, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, më kanë pyetur nëse kam ndërmend të ndahem nga Partia Demokratike për të formuar bllokun tim parlamentar. Por unë i qëndroj edhe një herë fjalëve të mia se, po e konsideroj me seriozitet dorëzimin e mandatit tim.

E kam vështirë të shikoj një të ardhme brenda një partie që po duket sikur po nuk po kuptohet nga populli gjithsesi. Një parti nuk shkon dot kurrë në fitore, as me foto me figura të larta politike, dhe as me thirrje nacionaliste.

Flas këtu për dështimin e të gjitha partive, sepse këto janë rrugët që po ndjekin për të shpëtuar veten. Partia e Lëvizjes Socialiste për Integrim e bëri punën e saj dhe i shërbeu Ilir Metës deri në ngritjen dhe ringritjen e tij.

Tani kjo organizatë është pa udhëheqje, por me përfaqësim. Ndërkohë, Partia Socialiste është në prag të vetëvrasjes politike. BE-ja është e lodhur me të dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara nuk i beson më askujt. Pra, jemi në një udhëkryq të madh.

Megjithatë, para se të heq dorë nga mandati im, kam detyrim ndaj atyre që më qëndruan pranë gjatë kësaj kohe, ndaj atyre që më votuan. Do të takohem me ta, dhe do ta diskutoj me ta vendimin tim, sepse ndjej detyrim madhor ndaj tyre. Pra, ky është vendimi im, dhe janë studentët e sotëm që më frymëzuan të ndërmarr këtë hap. Prandaj them që nuk ka kthim mbrapa.

11 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Akuzohet për vrasjen e studentes greke, dhunohet në qeli shqiptari (Video)

Posted: 11 Dec 2018 12:30 AM PST

Shqiptari Aleksandër Luca, i akuzuar për vrasjen e studentes greke Eleni Topaludhi në Rodos është dhunuar fizikisht brenda burgut të Avlonës nga të dënuarit e tjerë. Përplasja mes shqiptarit dhe të dënuarve të tjerë nisi fillimisht me sulme verbale dhe degjeneroi në dhunë fizike.

Videot e dhunës në qeli janë shpërndarë nga mediat greke. I riu shqiptar më pas është dërguar në qendrën shëndetësore dhe më pas në spitalin “Evangelismos”. Mediat greke shprehen se nga kontrolli i mjekëvë, Aleksandër Luca nuk ka pësuar dëmtime serioze. Ndërkohë  një person i tretë është përfshirë në vrasjen e studentes Eleni Topaludhi.

Dëshmitarë kanë bërë të ditur gjatë seancës së dëgjimit në Gjykatën e Rodos se kanë parë një person të tretë brenda furgonit të bardhë që dy bashkëpunëtorët, Manolis Koukouras dhe Aleksandër Luca, përdorën natën e krimit. Të dy të rinjtë që akuzohen për vrasjen e Topaludhit edhe gjatë seancës dëgjimore përpara gjykatës kanë vazhduar t’ia hedhin fajin njëri-tjetrit në lidhje me autorësinë e krimit.

Manolis Koukouras tha përpara gjykatës :-“Luca u nevrikos shumë dhe filloi të godiste Elenin kur ajo i tha se seksi me mua ishte më i mirë se me atë. E kapi për fyti dhe filloi ta godiste. Ajo ra përtokë, atëherë ai kapi hekurin dhe e goditi në kokë. Filloi ti dilte gjak. U mundova ta qetësoj, por ai nuk dëgjonte. Të më thotë mua se kaloi më mirë me ty, ulërinte. Me tha se nuk do ta çojmë në spital, por do ta hedhim në det. Po dole kundër, njerëzit e mi do të vrasin”.

Nga ana e tij, 19-vjeçari shqiptar i ka qëndruar të gjitha atyre që ka thënë fillimisht, se vrasjen e bëri shoku i tij dha ai thjesht nga frika nuk mundi ti dalë kundra. Portali Neëpost.gr bën të ditur se Manolis Koukouras njihet nga bashkëfshatarët e tij si një njeri i dhunshëm dhe që në moshë të vogël ka patur probleme me policinë dhe drejtësinë.

Πολλές φορες ο νόμος της φυλακής είναι πιο σκληρός…!!!

Gepostet von Marinakhs Anestis am Montag, 10. Dezember 2018

11 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Taulant Muka publikon mesazhet që ka shkëmbyer me Ramën

Posted: 11 Dec 2018 12:19 AM PST

Ish-zëvendësministri i Arsimit Taluant Muka ka bërë publik nëpërmjet Facebook-ut mesazhet që ka shkëmbyer me Kryeministrin gjatë kohës që është në detyrë. Ai pretendon se kur i është komunikuar detyra si zëvendësministër, do të kishte detyra të rëndësishme, madje Muka do të ishte edhe mbi ministren Lindita Nikolla. Siç duket gjërat nuk kanë shkuar sipas parashikimeve dhe Muka thotë se është prerë në besë.

"Ja çfarë i kërkova unë kryeministrit në fund të javës time të parë në punë- letra (dhe email-i) që i nisa KM dhe ministres, dhe përgjigja (në foto) që mora nga KM! Ne kishim rënë dakord që unë do isha mbi ministren, por nga përgjigja që më dërgoi KM unë kuptova për herë të parë që isha prerë në besë dhe vërtetova dyshimet e mia që atë pozicion ma kishin dhënë për të më mbyllur gojën, dhe jo për të bërë punën!", shkruan Muka.

E-maili i plotë.

Përshëndetje z. Kryeministër,

Ju falënderoj shumë për besimin që më dhatë në detyën e re. Personalisht, do bëj përpjekjet maksimale që të mbështes qeverinë në ndryshimin cilësor në universitete dhe kërkimin shkencor. Pa diskutim, kjo bëhet vetëm me mbështetjen tuaj, dhe uroj me kalimin e kohës të fitoj besimin tuaj!

Po ju bëj një përmbledhje të javës time të parë në punë.

Hyrja në një zyrë të boshatisur: Unë ditën e Hënë, datë 4 Nëntor kam hyr në zyrë. Në momentin e hyrjes në zyrë, me jeni kujtuar ju dhe z. Braçe: "Kryeministria dhe ministritë ishin bastisur dhe ishin marrë të gjitha objektet… (Gazeta Panorama, Shtator 20, 2013)". E njëjta situatë ishte edhe kur hyra unë në zyrë: asnjë dosje, edhe pulti i televizorit ishte marrë. Pavarësisht emrit të zëvendësministrit, duhet të kishte një axhendë, por një gjë e tillë nuk ekzistonte.

Ministrja: Ministrja më ka pritur shumë mirë, dhe komunikimin me të e kam shumë të hapur deri më sot. Sigurisht, me kohën duhet të fitojmë besimin e njëri tjetrit.

Njohja me punonjësit/stafin: Ndryshe nga eksperiencat time perëndimore, mu desh te trokisja vetë në çdo zyrë dhe të prezantoja veten. Diçka të tillë e prisja dhe nuk më demotivoi. Përkundrazi më dha më shumë force. Gjatë javës (dhe në vazhdim), kam ftuar çdo punonjës që merret me arsimin e lart të më prezantoj departamentin dhe punën e vet, me qëllim të njoh gjendjen por edhe njerëzit të cilët mund ti besoj. Stafi në përgjithësi është mikpritës, POR -jo i mjaftueshëm për ndryshimet që ne duam të bëjmë. Ekspertiza e tyre është kryesisht e fokusuar në sistemin parauniversitar. Mungojnë elementët më minimal menaxherial; si psh., mospërdorimi i "Outlook" jo vetëm për email-e por edhe për të përcaktuar takime/axhendën. Gjithsesi, në këtë drejtim kam anagazhuar IT të bëjmë një trajmim të stafit që ta bëjmë MASR institucionin model në të ardhmen.

Stafi, nevojat akute: Nisur nga sipër, një nga nevojat emergjente është krijimi i një ekipi ("task forca") edhe me pjesëtarë të rinj që të punoj vetëm në arsimin e lartë dhe shkencën. Duke patur parasysh beteja do jetë juridike, është e nevojshme rritja e stafit juridik. Drejtorin juridik, unë nuk mund ta besoj. I bëra një provë shumë të thjeshtë duke i thënë vetëm atij diçka konfidenciale, dhe lajmi kishte marrë dhënë jo në MASR, por QSUT: fjalët që më erdhën ishin të njëjta me ato që i komunikova unë z. Tole.

Akademia e Shkencave: Këtë javë jam marrë dhe me problemin e akademisë së shkencave: kam takuar dhe z. Gjinushin dhe z. Fuga dhe bazuar në argumentet në fund të këtij dokumenti unë mendoj se është e nevojshme rishikimi i të dy drafteve dhe hartimi i një drafti të ri: asnjëri prej drafteve nuk siguron reformë të akademisë së shkencave.

Këshilli i Arsimit te Lartë dhe Këshilli Shkencor (KALKSH): Siç diskutuam në takimin e parë tonën, është e nevojshme riformatimi i KALKSH. Në faqen e mëposhtme gjeni propozimet e mia, ja kam dorëzuar dhe ministres. Ju keni bërë një zgjedhje brilante me Tony Blair si "protektorin" tuaj, dhe unë dua të propozoj diçka të ngjashme me prezencën në KALKSH të Prof. Oscar H. Franco, një nga më të mirët në botën e Prevention Medicine.

Përfundim: Edhe pse një javë në detyrë, kam ide të qartë të problematikës dhe çfarë më duhet për të bërë reformën dhe se si reforma mund të duket. Është e nevojshme një takim me ju për të diskutuar.

Përzemërsisht,

Taulanti.

11 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more