Skip to main content

Situata në Mitrovicë e qetë, KFOR’i qëndron tek Ura e Ibrit

Situata në Mitrovicë e qetë, KFOR’i qëndron tek Ura e Ibrit


Situata në Mitrovicë e qetë, KFOR’i qëndron tek Ura e Ibrit

Posted: 15 Dec 2018 02:03 AM PST

Edhe një ditë pas formimit të Ushtrisë automjete të blinduara të KFOR'it po qëndrojnë të ura në Mitrovicë.

Siç raportojnë mediat serbe, në hyrje të pjesës jugore të qytetit, kontigjenti austriak i KFOR'it është akoma i vendosur dhe përveç tre automjeteve të blinduara, ka një kamion të KFOR'it dhe dy karabinerë KJF, përcjell gazetametro.net.

Gjithashtu, ka edhe anëtarë të Policisë së Kosovës.

Dy autmojete të KFOR'it janë edhe në urën në hyrje të pjesës veriore.

Ndryshe, Pjesa jugore e Mitrovicës është ende e zbukuruar me një numër të madh flamujsh të SHBA'së përballë pjesës veriore të qytetit, e cila është e rrethuar me flamuj të Serbisë./Gazetametro.net

The post Situata në Mitrovicë e qetë, KFOR'i qëndron tek Ura e Ibrit appeared first on DRENICA PRESS.

Haradinaj: Nga Specialja s’përjashtohet asnjë pjesëtar i UÇK-së, dështimi i sigurt

Posted: 15 Dec 2018 01:55 AM PST

Dhomat e Specializuara të Kosovës, ose ndryshe Gjykata Speciale, e funksionalizuar plotësisht që nga 5 korriku i vitit 2017, kur ishte miratuar dokumenti për zhvillimin e procedurës penale, veç tash na nisur me ftesat për intervistim të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ndonëse nuk është bërë e qartë nëse të ftuarit e deritanishëm janë thirrur në cilësinë e të dyshuarit apo të dëshmitarëve, pjesa më e madhe e tyre kanë deklaruar se do t'i përgjigjën ftesës së Gjykatës, madje edhe kanë angazhuar avokatë.

Por një mekanizëm që përfaqëson ish-ushtarët e UÇK-së, nuk përjashton mundësinë që ftesa për paraqitje në Hagë të marrin të gjithë ata që ishin pjesë e kësaj force, pa përjashtim.

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, i ka thënë Ekonomia Online se në Gjykatë Speciale mund të jetë i ftuar secili pjesëtar i UÇK-së, ndërsa ka shtuar se krijimi i kësaj gjykate është qëllim i deputetëve për të ruajtur pozitat e tyre dhe për të siguruar mandate të tjera.

Haradinaj ka shtuat se krijimi i Speciales iu është adresuar vetëm pjesëtarëve të UÇK-së e jo akterëve të tjerë që kanë marrë pjesë në luftë.

Ai e ka quajtur raciste ngritjen e kësaj gjykate, ndërsa ka përsëritur se është i sigurt në dështimin e saj.

"Në Dhoma Speciale unë mendoj se ka mundësi të ftohet çdo pjesëtar i UÇK-së, sepse titulli i saj thotë për UÇK-në. Këtë që unë po e shoh deri më tash, unë po them, jo pa qëllim janë duke e bërë këtë. ne duhet me e ditë se në Kosovë por edhe në të gjitha shtetet është duke u bë luftë speciale, sidomos luftë speciale dhe duke e keqpërdorë naivitetin e disa njerëzve, ose pakënaqësitë qoftë ekonomike apo qoftë të fatkeqësive dhe tragjedive në luftë, duke e përdorë për ta demonizuar rolin e UÇK-së, dhe vetë fakti i këtyre ftesave të patitulluara, të paqartësuara lënë që lufta speciale ta kryejë punën dhe të manipulohet shumë se në cilën cilësi është".

"Organizatat e veteranëve të luftës që me kohë, që prej fillimit ka qenë kundër formimit të kësaj Gjykate. Jo kundër zbulimit të krimeve, nëse ka, por kundër formimit sepse në formën të cilën kjo gjykatë, kjo prokurori është ngritë është thjeshtë raciste. Vetë titulli i saj e konfirmon këtë që po e them unë".

"Duke marrë parasysh se idetë janë ngritë në Rusi, materialet janë marrë në Beograd dhe ajo çka është më e dëmshmja për shoqërinë tonë dhe turpin e këtyre Qeverie, është ngritja dhe aprovimi nga vetë deputetët tanë, domethënë nga bijtë e bijat e këtij populli, që në një mënyrë ata janë dashtë të jenë të vetëdijshëm, gjithë këtë e kanë bërë për arsye të ruajtjes së kolltuqeve të tyre ose ruajtjes së shancit tjetër për tu kandiduar për deputet".

"Gjykata, e kam deklaruar dhe e deklaroj edhe sot se ka me qenë e dështuar. Kjo Gjykatë për mu dhe mendimin e organizatave të veteranëve të luftës, kjo gjykatë filloi tash me arsyetuar buxhetet të cilat i ka nda sepse e dini është prolongu dhe ne kemi thënë se do të zhbëhet sepse ka pasë shansin me u ç'bë, sidomos Dhomat, edhe me u zhbë në tërësi ose të paktën Dhomat me u ndryshuar".

Ai është shprehur optimist për triumfin e pjesëtarëve të UÇK-së nga kjo Gjykatë, kurse ka thënë se nuk kanë pasur nevojë për mbështetje nga Qeveria, nëse këtë do ta paguanin me aprovim të ngritjes së Speciales.

"Qeveria duke arsyetuar se do të japë mbështetje edhe kanë votuar dhe e kanë aprovuar. Problemi është a kemi pasë nevojë me dhënë këtë mbështetje dhe pse me e dhënë kot, por e di fundi fundit do të jetë, çlirimtarët do të dalin prapë triumfues, por më dhimbsen se do të vuajnë individët, ndërsa e keqja është se njerëzit po gabojnë, po nguten, po bien në kurth të luftës speciale që do të bëhet kundër Kosovës".

Haradinaj është shprehur se do të vazhdojnë të reagojnë brenda rregullave dhe mundësive që kanë, duke mos shkaktuar pasoja në vend.

"Ne vazhdimisht kemi me reaguar dhe reagojmë deri aty ku nuk prishet qetësia e shtetit tonë, sepse ne jemi të betuar që shtetin ta mbrojmë, jo pushtetarët, por shtetin".

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë në përgjegjësi hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe veprave tjera penale, në lidhje me akuzat nga Raporti i Këshillit të Evropës të vitit 2011.

Në atë raport është thënë se krimet i kanë kryer pjesëtarët e UÇK-së, gjatë periudhës 1998 deri në vitin 2000.

The post Haradinaj: Nga Specialja s'përjashtohet asnjë pjesëtar i UÇK-së, dështimi i sigurt appeared first on DRENICA PRESS.

Edhe një shtet tjetër i BE’së del kundër ushtrisë së Kosovës

Posted: 15 Dec 2018 01:48 AM PST

Përderisa formimi i ushtrisë së Kosovës është mirëpritur nga disa vende, ka pasur dhe vende që janë shprehur kundër.

Një vend tjetër që është deklaruar kundër ushtrisë së Kosovës është vend në kuadër të BE'së, shkruan gazetametro.net

Bëhet fjalë për Rumaninë, e cila ka thënë se formimi i ushtrisë ka, sipas tyre, efekte negative në situatën në të cilën aktualisht gjendet Ballkani Perëndimor, shkruajnë mediat rumune.

"Hapa të tillë kanë efekte negative në situatën që gjendet në këto momente Ballkani Perëndimor, e sidomos drejt rrugës euroatlaktike" .

Më tej, deklarata thotë se përpjekjet duhet të fokusohen në vazhdimin e dialogut dhe në shmangien e iniciativave që, sipas tyre, rritin tensione në Rajon.

"Të gjitha përpjekjet duhet të përqendrohen në vazhdimin e dialogut Beograd – Prishtinë dhe zbatimin e kornizës së dakorduar duke shmangur deklaratat dhe iniciativa të cilat rritin tensionet në rajon", theksohet në një deklaratë të dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme rumune.

The post Edhe një shtet tjetër i BE'së del kundër ushtrisë së Kosovës appeared first on DRENICA PRESS.

Reshjet e shiut, përmbytet qyteti shqiptar

Posted: 15 Dec 2018 01:42 AM PST

Reshje të shumta shiu në Vlorë, Sipas informacioneve të fundit është përmbytur një pjesë e portit dhe rrugët e këtij qyteti

Ndërkohë njoftohet se edhe tragetet nga ky port nuk janë nisur për shkak të motit të keq.

Ka gjithashtu vonesa në përpunimin e mjet dhe pasagjerëve që perodorin këtë pikë për të udhëtuar.

The post Reshjet e shiut, përmbytet qyteti shqiptar appeared first on DRENICA PRESS.

Humb jetën shqiptari në Itali |Foto

Posted: 15 Dec 2018 01:39 AM PST

Aksidenti në punë i ka marrë jetën një shqiptari të lindur në Kosovë.

Një 48-vjeçar i identifikuar si Zyber Curri ka humbur jetën në Val Cavargna, provincë e Como pasi ra nga një shkëmb teksa po punonte për në ndërtimin e një impianti hidroelektrik.

Punëtori humbi ekuilibrin teksa po lëvizte disa materiale ndërtimi duke rënë nga një lartësi prej rreth njëzet metrash.

48-vjeçari, babai i katër fëmijëve jetonte në Itali që nga fundi i viteve ’90. Prokuroria italiane ka hapur një hetim për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Bie nga shkëmbi, humb jetën shqiptari në Itali. Emri

The post Humb jetën shqiptari në Itali |Foto appeared first on DRENICA PRESS.

Bëhuni gati, dimri i ‘vërtet’ po vjen

Posted: 15 Dec 2018 01:34 AM PST

Për fundjavë shi dhe borë, javën e ardhshme më ftohtë dhe me borë kohëpaskohe.

Ditën e shtunë priten reshje shiu, që më vonë gjatë natës do të shndërrohen në reshje bore.

Nga dita e dielë, masa të ftohta ajrore do të shtrihen mbi vendin tonë, që do të sjellin mot të ftohtë në fillim të javës, e priten edhe të reshura bore. Reshjet e borës pritet të formojnë shtresë të konsiderueshme bore.

Megjithëse moti këto ditë pritet të jetë dinamik, vlerat e indeksti të kualitetit të ajrit do të mbeten të larta ndërmjet atyre normale dhe të pashëndetshme, por që nën kushtet e qarkullimit të mjaftueshëm ajror, kohëpaskohe mund të zbresin edhe në vlera të mira.

15.12 – Mot kryesisht i vranët. Në mëngjes priten riga lokale shiu. Gjatë ditës reshje shiu, që më vonë gjatë natës do të shndërrohen në borë.
16.12 – Mot i ftohtë, i vranët, paradite me reshje bore. Gjatë ditës priten reshje lokale bore. Në mbrëmje reshjet pushojnë.
17.12 – Mot i ftohtë, kryesisht i vranët. Kohëpaskohe me mundësi për reshje të dobëta bore.
18.12-19.12 – Të martën mot i ftohtë dhe me reshje bore kohëpaskohe. Deri në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë. Ditën e mërkurë, vazhdon mot i ftohtë, kryesisht i vranët, e paradite me mundësi për reshje të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie, ku minimalet do të luhaten nga -5C deri në 0C, e ato maksimale të shtunën do të ngrihen deri në 7C, e ditëve tjera do të zbresin në 0C deri +2C.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja dhe verilindja 3-10m/s. Shtypja atmosferike, do të zbres rreth vlerave normale, e më pas pritet të shënojë rritje graduale./Gazetametro.net

The post Bëhuni gati, dimri i 'vërtet' po vjen appeared first on DRENICA PRESS.

15 ndërmarrje publike pa borde, nis intervistimi i kandidatëve

Posted: 15 Dec 2018 01:30 AM PST

Pesëmbëdhjetë ndërmarrje publike në Kosovë aktualisht janë duke funksionuar me borde, të cilave u ka skaduar mandati. Kryeministria tashmë ka filluar procesin e intervistimit të kandidatëve për këto borde të ndërmarrjeve publike, ndërsa deri në fund të këtij muaji (dhjetor), emrat e tyre pritet të dërgohen për miratim edhe në Qeverinë e Kosovës.

Në anën tjetër, Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) i ka bërë publike për "Zërin" ndërmarrjet publike, të cilat bordet i kanë pa mandat.

Në mesin e tyre janë të radhitura këto ndërmarrje: "Trainkos", "Infrakos", Posta e Kosovës, kompania rajonale e ujësjellësit "Gjakova", kompania rajonale e ujësjellësit "Hidrodrini", kompania rajonale e ujësjellësit "Drini i Bardhë", "KRU Radoniqi-Dukagjini Gjakovë", "KRU Hidromorava", "KRU Prishtina", "KRU Mitrovica", "KRU Hidroregjioni jugor", Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë, "Ibër Lepenci", Aeroporti i Gjakovës, Ndërmarrja e Re Energjetike/NKEC".

Ndërmarrjet e vetme që i kanë bordet me mandat janë Telekomi i Kosovës dhe Korporata Energjetike e Kosovës (KEK). Të paktën kështu kanë deklaruar në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

The post 15 ndërmarrje publike pa borde, nis intervistimi i kandidatëve appeared first on DRENICA PRESS.

Historiku i formimit të UÇK-së (VIDEO)

Posted: 15 Dec 2018 01:27 AM PST

Demonstratat e vitit 1981 i qartësuan kërkesat e shqiptarëve për republikë të Kosovës në Jugosllavi.

Kjo shprehje e pakënaqësisë nuk e avancoi pozitën e tyre.

Për më tepër autoritetet jugosllave nisën masa më të ashpra represive ndaj shqiptarëve, derisa më 1989 lideri i komunistëve serb ua suprimoi edhe autonominë.

Zullumi i pushtetit në Beograd sa vinte e shtohej.

Klasa e re politike shqiptare që doli pas pluralizmit kishte vendosur të bëjë rezistencë paqësore.
Ndërkohë që në ish-republikat jugosllave, Slloveni, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë, ishte ndezur lufta.

The post Historiku i formimit të UÇK-së (VIDEO) appeared first on DRENICA PRESS.

Lladrovci: Urime dhe gëzuar Ushtrinë, Kosova jonë e dashur!

Posted: 15 Dec 2018 01:22 AM PST

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me Kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe Nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, pritën votimin e vendimit për krijimin e Ushtrisë së Kosovës nga Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Menjëherë pas miratimit të vendimit, kryetarët e dy komunave bënë homazhe pranë Kompleksit Memorial "Adem Jashari" në Prekaz.

Pastaj Kryetari Lladrovci me bashkëpunëtorë, Kryesuesi i Asamblesë Halilaj së bashku me asambleistë, drejtor të shkollave, mësimdhënës e nxënës si dhe qytetarë të shumtë të Komunës së Drenasit, bënë homazhe pranë shtatoreve të heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, në sheshin "Fehmi Lladrovci" në Drenas.

Me këtë rast, Kryetari Lladrovci iu drejtua qytetarëve të Komunës së Drenasit me fjalim përshëndetës, duke iu uruar themelimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

Ja fjalimi i plotë i Kryetarit Lladrovci:

"Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, mori vendimin e interesit të jashtëzakonshëm madhor, për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Vendimi është sa i shumëpritur aq edhe historik, sepse, shteti ynë, për herë të parë, të pranuar edhe ndërkombtarisht do të ketë forcën e vet mbrojtëse, forcat e veta të armatosura.

Sot, me nderim të thellë kujtojmë të gjithë sakrificën e brezave të tërë për liri dhe për shtet. Kujtojmë Komandantin tonë legjendar, Adem Jasharin dhe sakrificën e familjes Jashari për liri, kontributin për ushtri, që përcjell frymën e këtij heroizmi edhe sot, në Ushtrinë e Kosovës.

Kujtojmë sakrificën e të gjithë qëndrestarëve ndër shekuj, luftëtarëve dhe ushtarëve që ndër beteja, me vullnet të çeliktë, i dolën në mbrojtje qytetarëve tanë. Kujtojmë të gjithë sakrificën e brezave për ushtrinë që do të jetë në ballë të mbrojtjes së lirisë tonë, atdheut tonë.

Në veçanti kujtojmë, ushtarët, udhëheqësit dhe gjeneralët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët, me përkushtimin mbinjerëzor bashkë me vendet aleate, arritëm ta çlirojmë atdheun tonë, që sot, të kemi Ushtrinë tonë.

Kjo ushtri jona, nuk paraqet asnjë rrezik për fqinjët, sepse, në historinë tonë, asnjë herë, nuk e kemi sulmuar askënd. Andaj, kjo ushtri, është ushtri me vlerat më të larta, cilësi mbrojtëse, për ruajtjen e paqes, në bashkëpunim me aleatin tonë të përjetshëm, ShBA-në, BE-në dhe të arriturat demokratike. Kjo ushtri, është ushtri e paqes!

Sot kujtojmë heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë tonë, për sakrificën mbinjerëzore! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës! Urime dhe gëzuar Ushtrinë, Kosova jonë e dashur!".

Gjithashtu, të pranishmit i përshëndeti edhe Drejtori i SHMT "Fehmi Lladrovci", Lulzim Nika, me ç'rast u përmbyll edhe manifestimi i organizuar me rastin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës.

The post Lladrovci: Urime dhe gëzuar Ushtrinë, Kosova jonë e dashur! appeared first on DRENICA PRESS.

Diçka po zihet, djali i Thaçit me vajzën e Lutfi Hazirit

Posted: 14 Dec 2018 03:09 PM PST

Lotina, vajza e nënkryetarit të LDK'së, Lutfi Haziri, në një takim me Endritin, djalin e Presidentit Hashim Thaçi.

Në një fotografi që ka siguruar Gazeta Express, në një nga kafiteritë shihen se Lotina Haziri dhe Endrit Thaçi.

Sic duket, dyshja, baballarët e të cilëve iu takojnë grupeve të kundërta politike, kanë miqësi mes vete, ose edhe më shumë se kaq.

Ndryshe, ky nuk është lajmi i parë për raportet mes fëmijëve të zyrtarëve të LDK'së e PDK'së.

Vite më parë ishte raportuar se djali i anëtarit të kryesisë së LDK-së, Skender Hysenit, ishte në një lidhje me vajzën e ish-ministrit të Financave, Ahmet Shalës.

The post Diçka po zihet, djali i Thaçit me vajzën e Lutfi Hazirit appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more