Skip to main content

“Si të rrisim produktivitetin” plus 9 more Ekonomia Online

“Si të rrisim produktivitetin” plus 9 more Ekonomia Online


Si të rrisim produktivitetin

Posted: 18 Dec 2018 11:00 AM PST

Më poshtë janë disa këshilla që do ju vlejnë në rritjen e produktivitetit.

Ushtrime gjimnastikore çdo mëngjes

Orët e para të mëngjesit janë ideale për t'u marrë me ushtrime të ndryshme gjimnastikore, edhe në rast se ne kemi një ditë shumë të lodhshme përpara.

Përfundoni punën të cilën e keni më shumë inat

Gjithmonë do të kemi punë të cilat nuk i bëjmë me dëshirë. Këshillohet që këto punë ju t'i përfundoni sa më parë të mundeni dhe më pas të vazhdoni realizimin e të tjerave.

Trajtojini punonjësit në mënyrë të barabartë

Kur punonjësit e kuptojnë se ata trajtohen të gjithë në mënyrë të barabartë, kjo ndikon edhe në krijimin e një mjedisi pune optimist dhe madje ndikon edhe në rritjen e produktivitetit.

Larg nga rrjetet sociale.

Rrjetet sociale janë edhe një prej faktorëve pengues në punën tuaj, prandaj duhet t'i shmangni sa më shumë të mundeni sidomos në ambientet tuaja të punës.

Mos i lini për më vonë detyrat e thjeshta

Kjo do t'ju ndihmojë që të mos t'ju krijohet një mal më punë dhe të mos dini nga t'ia filloni më parë.

Punoni nga shtëpia

Kjo mënyrë e të punësuarit është nga më efektivet dhe në ditët e sotme kur teknologjia po ecën me hapa galopantë, kjo gjë është më se e mundur.

Përdorni teknologjinë

Përdorni programet e ndryshme për të qenë sa më të organizuar dhe për t'i përfunduar detyrat tuaja sa më shpejtë por në të njëjtën kohë duke qenë edhe sa më të saktë.

The post Si të rrisim produktivitetin appeared first on Ekonomia Online.

Ushqimet që mund t’i hani pas orës 20:00

Posted: 18 Dec 2018 10:40 AM PST

Këto janë disa ushqime që mund t'i hani pa frikë pas orës 20:00 dhe të mos shtoni peshë sipas dietologëve:

1. Drithëra dhe qumësht

Ushqimet më të mira në mesnatë duhet të jenë të lehta për t'u tretur. Shtoni pak proteina dhe fibra dhe keni një meze të lehtë të përkryer në mesnatë. Shmangni ushqimet e rënda, veçanërisht nëse keni probleme me urth.

Drithërat e ftohta do t'ju japin një fibër të vogël, vitamina ekstra dhe minerale, plus është mirë nëse dëshironi diçka të ëmbël. Një servis i drithërave të ftohtë është rreth 3/4 filxhan.

2. Manaferra

Manaferrat janë të pasura me vitamina dhe minerale ushqyese që ju bëjnë të ngopur edhe nuk ju shtojnë peshë edhe nëse i konsumoni në mesnatë.

3. Avokado

Disa feta avokado në mbrëmje do të ishin ideale që ta largoni urinë tuaj në mbrëmje pasi përmbajnë shumë vitamina ushqyese sidomos vitamina D. Mund t'i integroni edhe në receta të tjera të lehta, jo shumë kalorike.

4.Kokoshkat

Mund të vazhdoni të hani kokoshkat edhe pas orës 8 të darkës, ndoshta teksa shihni filmin tuaj të preferuar, ose kur jeni mes miqsh. Janë shumë herë më të mira sesa patatet e kripura.

5. Banane

Bananet përmbajnë shumë potasium dhe magnez, çka ju relakson dhe ju ndihmon që të bëni një gjumë shumë të qetë.

6. Kos

Një filxhan me kos pa yndyrnë është ideal. Mund t'i shtoni edhe disa fruta për ta shijuar më shumë.

The post Ushqimet që mund t'i hani pas orës 20:00 appeared first on Ekonomia Online.

9 shenja se është koha ta lini punën

Posted: 18 Dec 2018 10:20 AM PST

Shumë njerëz presin shumë gjatë për të lënë një punë të keqe dhe shëndeti i tyre vuan nga kjo.

Nëse jeni si shumica e njerëzve, ju kaloni më shumë orë tuaja të vlefshme në punë, se sa që kaloni kudo tjetër. Është e rëndësishme që ju të kaloni kohën tuaj në kompaninë e duhur, duke ndjekur mundësinë e duhur.

Menaxhimi i keq nuk diskriminon në bazë të pagës ose titullit të punës. Një ekip udhëheqës i Fortune 500 mund të përjetojë më shumë paknaqësi sesa baristët në një dyqan lokal kafeje. Sa më kërkuese që është puna juaj dhe sa më pak kontroll që keni në atë që bëni, ka aq më shumë gjasa që ju të vuani. Një studim nga Shoqata Psikologjike Amerikane ka zbuluar se njerëzit puna e të cilëve i plotëson të dyja këto kritere kanë më shumë gjasa të përjetojnë lodhje, gjumë të dobët, ankth dhe depresion.

Duke qëndruar në një punë të keqe për një kohë të gjatë mund të jetë shumë e dëmshme për karrierën tuaj. Nëse keni provuar çdo gjë që keni pasur në mendje që gjërat të shkojnë më mirë dhe nuk keni parë ndryshime të mëdha, mund të jetë koha të largohesh nga ajo punë.

Zgjedhja për të lënë një punë mund të jetë një vendim i dhimbshëm. Ju duhet të dini se jeni duke bërë zgjedhjen e duhur. Lajmi i mirë është se ka disa shenja të qarta se- në qoftë se keni përjetuar mjaft prej tyre-kjo do të thotë se është koha të largoheni.

Kompania është duke shkuar drejt dështimit

Një studim i kohëve të fundit ka treguar se 71 për qind e bizneseve të vogla i mbyllin kompanitë e tyre, në vitin e dhjetë të punës. Nëse jeni të shqetësuar për suksesin e kompanisë tuaj, ka gjasa të mira se ju keni të drejtë. Kërkoni të dhëna, sikur papritmas keni nevojë për miratimin e menaxhimit për shpenzime edhe të vogla, po ashtu edhe të filloni të shpeshtoni takimet me dyer të mbyllura, dhe të shikoni numrin e rritur të largimeve të menaxhmentit të lartë. Nëse ju dyshoni se biznesi është në vështirësi, mund të jetë koha për ta lënë atë. Nëse ju prisni derisa kompania të mbyllet, ju do të jeni në tregun e punës duke konkurruar kundër ish-bashkëpunëtorëve tuaj.

Nuk ka vend për avancim

Është e lehtë të mbërthehesh në një punë dhe, në qoftë se ju e doni atë që jeni duke bërë, kjo gjë mund të jetë e rehatshme. Megjithatë, është e rëndësishme të mbani në mend se çdo punë duhet të shtojë aftësitë tuaja, dhe të shtojë vlerën tuaj si një punonjës. Nëse ju nuk jeni duke mësuar me ndonjë gjë të re, dhe jeni vetëm duke bërë të njëjtën gjë tërë kohën, derisa njerëzit rreth jush ngrihen në pozitë, kjo është koha kur ju duhet të shikoni dikund tjetër.

Ju jeni jashtë rrjedhave

A ju duket sikur ju jeni gjithmonë i fundit që dëgjoni atë që po ndodh në punë? Nëse ju keni mbetur jashtë takimeve, apo rrallë jeni takuar me menaxhmentin e lartë, dhe gati kurrë nuk keni dëgjuar për projektin e madh për të cilin të gjithë janë të emocionuar, kjo mund të nënkuptojë se shefat ju shohin vetëm si një trup i cili plotëson një tavolinë, në vend të një kontribuuesi të vlefshëm. Ky është lajm i keq për karrierën tuaj dhe mund të nënkuptojë se është koha për ta lënë atë punë.

Ju dini më shumë se shefat tuaj

Është frustruese të punosh për dikë që ju besoni se është më pak i aftë ose që ka më pak njohuri se ju, por çështja e vërtetë është më e thellë se kaq. Nëse ju nuk mund t'i besoni drejtuesit të kompanisë për të marrë vendime të mira dhe të drejtojë anijen në drejtimin e duhur, ju mund të jeni duke jetuar në një gjendje të vazhdueshme ankthi. Dhe, nëse ju me të drejtë mendoni se shefat tuaj nuk dinë se çfarë po bëjnë, ju mund të mbeteni pa punë kur kompania falimenton.

Ju keni një shef të keq i cili nuk është duke arritur asgjë

Shefat shkojnë e vijnë, që do të thotë se sipas kësaj fjale të urtë më e mira është të presësh një shef të keq. Por, kjo nuk është gjithmonë lëvizja e duhur. Nëse keni një shef të keq i cili pëlqehet nga menaxhmenti i lartë, mund të jetë koha të largohesh. Në mënyrë që t'ju bëjë të mjerueshëm çdo ditë, një menaxher me dy fytyra i cili është i dashur nga të tjerët mund të bëjë dëm në karrierën tuaj duke marrë kredi për punën tuaj, të flasë keq për ty tek të tjerët dhe të fajësojë kur gjërat shkojnë keq.

Ju i druheni shkuarjes në punë

Ne të gjithë kemi raste kur nuk e preferojmë ditën e hënë, por në qoftë se edhe të menduarit në lidhje me punën tuaj ju mbush me frikë, kjo është ndoshta koha për tu larguar. Mos vazhdoni t'i thoni vetes tuaj se jeni duke pasur një javë të keqe kur ju në të vërtetë keni një punë që nuk përshtateni.

Ju keni humbur pasionin tuaj

Edhe në qoftë se ju e doni kompaninë, shefin tuaj dhe bashkëpuntorët, nuk kanë vlerë nëse ju e urreni punën. Pasioni është një përbërës i domosdoshëm për sukses. Nëse ju jeni jo entuziast apo indiferent në lidhje me punën që bëni, është koha të mendoni për karrierën tuaj.

Shëndeti juaj është duke vuajtur

Asnjë mëditje nuk ka vlerë për të sakrifikuar shëndetin tuaj. Stresi nga puna mund të çojë drejt depresionit, pagjumësisë, kokëdhembjes, sëmundjeve të shpeshta dhe më keq. Mos e lër këtë të ndodhë.

Jeta juaj personale është duke vuajtur

Nëse ju punoni shumë orë, apo jeni të stresuar kur ktheheni në shtëpi, është koha të largoheni kur puna fillon të ndikojë në jetën tuaj personale.

Përfundimi

Nëse ju keni vendosur të largoheni, bëhuni të zgjuar për këtë. Mos djegni urat për shkak të arsyeve që jeni duke u larguar. Me këtë nuk arrihet asgjë, dhe mund t'ju ndjekë edhe më vonë. Në vend të kësaj, thjesht shpjegoni se jeni duke u larguar për të ndjekur një tjetër mundësi, dhe pastaj bëni kështu me mirësjellje.

The post 9 shenja se është koha ta lini punën appeared first on Ekonomia Online.

Fitim Selimi braktis AAK-në, pritet t’i bashkohet PDK-së

Posted: 18 Dec 2018 10:19 AM PST

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Lipjan, Fitim Selimi, e ka braktisur këtë subjekt.

Selimi, i cili më herët ka qenë pjesë e PDK-së, pritet të kthehet në partinë që udhëhiqet nga Kadri Veseli.

I kontaktuar nga Ulpianapress, kryetari i deritanishëm i AAK-së në Lipjan, Fitim Selimi, vetëm e ka konfirmuar largimin e tij nga AAK-ja, ndërkohë që nuk e ka mohuar, e as pohuar kalimin e tij në PDK.

"Sot nuk kam çka te them, përveç që më nuk jam pjesë e AAK-së", ka thënë Selimi.

Sipas burimeve të portalit Ulpianapress, Selimit pritet t’i bashkëngjiten shumicën e anëtarëve të Kryesisë së Degës së Aleancës.

The post Fitim Selimi braktis AAK-në, pritet t’i bashkohet PDK-së appeared first on Ekonomia Online.

7 gabime që ju pengojnë të bëheni i pasur

Posted: 18 Dec 2018 10:00 AM PST

Të bëhesh i pasur nis së pari nga mentaliteti juaj. Përpara se ju të adoptoni plotësisht një gjendje mendore të fokusuar tek pasuria, ju mund të keni nevojë që të hiqni dorë nga disa zakone të rrënjosura dhe nocione të paragjykuara që ju lënë prapa.

"Nëse doni të bëheni menaxherë të suksesshëm të parave tuaja, së pari duhet të dini disa të vërteta të hidhura – shkruan Jonathan Clements, ish-gazetar i rubrikës së Financave Personale në "Wall Street Journal" në rubrikën "How To Think About Money."

Nëse doni të bëheni i pasur, më poshtë janë shtatë të vërteta që duhet t'i rimendoni…

1. Jeni të fokusuar vetëm në të ardhmen e afërt

Mendimi i kursimit dhe investimit të parave për 30 vjet shpesh kapërcehet nga ai se si të fitojmë para sot. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një telefon të ri, makinë, shtëpi – ka gjithnjë diçka më të rëndësishme që na duhet sot se sa të kursejmë para.

Në fakt, "për t'u bindur që ta shtyjmë blerjen për vetëm 12 muaj, dikush duhet të na ofrojë më shumë stimuj financiarë" – shkruan Clements.
Edhe ata që shohin përpara mund të bien në "grackën" e klimës politike dhe ekonomike.

Ne i japin rëndësi të madhe ditëve dhe javëve të ardhshme (në afat të shkurtër) por mendimi ynë nuk shkon vitin tjetër, për të mos folur pastaj për dhjetë vitet e ardhshme" – shpjegon Clements.

2. Ju e urreni humbjen

"Studimet thonë se dhimbja që ndiejmë nga humbjet është dy herë më e madhe se kënaqësia që marrim nga fitimet" – shkruan Clements.
Ky bllokim mendor mund t'ju drejtojë në mënyrë të pandërgjegjshme në marrjen e vendimeve për investime të varfra duke ju larguar rreziqeve që ia vlejnë. Njerëzit e urrejnë humbjen kaq shumë, ata bëjnë shumëçka për ta shmangur atë, por kjo është shpesh në të keqen e tyre.

3. Jeni shumë i sigurt

Në pjesën më të madhe, vetëbesimi është çelësi – por ka një limit. Clements thekson se "Ne nuk mund të jemi të gjithë mbi mesataren". Kur bëhet fjalë për investime, për shkak të vetëbesimit, njerëzit ndërmarrin rreziqe për të cilat do të pendohen më vonë.

4. Ju racionalizoni vendimet e këqija

Gjatë jetës ju sigurisht që do të bëni gabime financiare. Kjo është e sigurt. Por ajo çfarë ka rëndësi është mënyra se si do t'ia nisni nga fillimi.

"Në vend që të kuptoni dhe më pas të korrigjoni një gabim, ju duhet ta shihni atë në mënyrë racionale.
Ndonjëherë mendimi se "mora një vendim të keq financiar" mund të bjerë ndesh me idenë se "jam i zgjuar në këtë punë" , shpjegon Clements. Por në vend që të bëni sikur nuk është një problem i madh, zgjidheni atë dhe ecni përpara".

5. Ju i merrni vendimet financiare emocionalisht

"Ndërkohë që ne menaxhojmë financat tona, mund të këmbëngulim që synimi ynë është i dobishëm, dhe gjithçka duam është të fitojmë para. Por, në të vërtetë, shpesh ne marrim vendime për arsye emocionale dhe gjithë motivet e tjera mund të dëmtojnë synimin tonë", – shpjegon Clements.
Nëse doni të bëheni i pasur, është e nevojshme të përdorni "lente objektive" kur merrni vendime financiare.

Ju mund "të ndiheni mirë kur investoni në një fond të përbashkët që blen kompani që kanë përgjegjësi sociale" ose "të entuziazmoheni nga fitimet e shpejta në bursa…" por asnjë nga këto motive nuk merr parasysh nëse këto zgjedhje do të shpërblehen në afat të gjatë.

6. Ju mbështeteni aty ku ndiheni më mirë

Clements thotë se ne shpesh i bazojmë vendimet tona mbi informacionet që kemi. Për shembull "rrëzimi i një aeroplani përbën lajm, kështu që ne kemi më shumë frikë të fluturojnë se sa kur udhëtojmë me makinë".

E njëjta gjë mund të ndodhë me financat tona. "Ne dëgjojmë shumë mbi Warren Buffet, investitorin legjendar, dhe po ashtu për fituesit e lotarisë – duket se të fitosh lotarinë është shumë e mundshme (por në realitet nuk ndodh kështu).
Përpara se të merrni një vendim të rëndësishëm financiar, bëni disa kërkime dhe mbështetini zgjedhjet në fakte dhe statistika.

7. Ju mungon vetëkontrolli

Me kaq shumë mundësi për të shpenzuar, kursimi i parave është gjëja e fundit që ju doni të bëni. Por është e nevojshme të nisni të kurseni para (sa më shpejt të jetë e mundur) nëse doni të përfundoni i pasur. Mbani mend, pak disiplinë ju shpërblen në afat të gjatë. Dhe në fund të ditës, ju jeni i vetmi person përgjegjës për financat tuaja.

The post 7 gabime që ju pengojnë të bëheni i pasur appeared first on Ekonomia Online.

Si të menaxhoni gabimet

Posted: 18 Dec 2018 09:50 AM PST

Të merresh me pasojat e një gabimi kërkon një strategji më vete dhe përveç personit që mund të ketë gabuar, është njëkohësisht edhe detyra e drejtuese që të marrin gjithashtu përsipër përgjegjësitë e gabimit.

Më poshtë janë disa strategji për të mirë-menaxhuar gabimet.

Dëgjoni me shumë kujdes. Kjo do të shërbeje për të kuptuar se cilët ishin faktorët që ndikuan në një gjë të tillë.

Prioriteti gjithmonë duhet të jenë klientët tuaj. Ndaj çdo reagim duhet të ketë ata në qendër të vëmendjes.

Merrni përsipër përgjegjësinë. Në këtë mënyrë edhe zgjidhja e këtij problemi do të jetë më e shpejtë dhe me efikase.

Përgatituni për një dështim të mundshëm. Kjo do të bëjë që pasojat e një gabimi të mos jenë shumë të rënda. Dalloni zgjidhjet e përkohshme nga ato afatgjata. Në secilin rast, ju do ta keni gati zgjidhjen dhe problemi i krijuar do të zgjidhjet lehtësisht dhe në mënyrë shumë të shpejtë, pa i marrë akoma më shumë kohë kompanisë suaj duke u marrë me gjetjen e një zgjidhje të mundshme.

The post Si të menaxhoni gabimet appeared first on Ekonomia Online.

Veseli për letrën e Trumpit: Kosova e bekuar për miqësinë me ShBA-në

Posted: 18 Dec 2018 09:46 AM PST

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, vlerëson se letra e presidentit amerikan Donald Trump drejtuar Presidentit Hashim Thaçi, është një mesazh i qartë përkrahës për Kosovën dhe shtetësinë e saj.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij në Facebook, Veseli thotë se thirrja e Presidentit të SHBA-ve, Donal Trump, është thirrje për të gjithë akterët në politikë që t'i bashkohen rrugëtimit në Dialog, për njohje të Kosovës nga Serbia dhe anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ai ka ftuar sërish Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje që t'i bashkohen Ekipit Shtetëror, i miratuar para disa ditëve në Kuvendin e Kosovës dhe që bashkë të forcojnë Kosovën.

Statusi i plotë i Kadri Veselit:

Letra e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është një mesazh i qartë përkrahës për Kosovën dhe shtetësinë e saj.

Është edhe një dëshmi shtesë për miqësinë e natyrshme dhe të përjetshme mes Kosovës dhe SHBA-ve.

Dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemeve dhe thirrja e Presidentit të SHBA-ve është thirrje për të gjithë akterët në politikë që t'i bashkohen rrugëtimit tonë në Dialog për njohje të Kosovës nga Serbia dhe anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ftoj edhe një herë Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje që t'i bashkohen Ekipit Shtetëror, i miratuar para disa ditëve në Kuvendin e Kosovës dhe që bashkë të forcojmë Kosovën.

Kosova është e bekuar me miqësinë që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

The post Veseli për letrën e Trumpit: Kosova e bekuar për miqësinë me ShBA-në appeared first on Ekonomia Online.

Sjelljet e femrave që duhet të ndryshojnë deri në moshën 30 vjeçare

Posted: 18 Dec 2018 09:24 AM PST

Sjellja dhe pjekuria janë treguesit se një person është rritur dhe plotësuar. Ja disa sjellje të femrave që në moshën 30 vjeçare nuk duhet të ekzistojnë më.

Eliminimi i tyre do të tregojë pjekuri, vlerësim dhe vetëbesim, si dhe do t’ju ndihmojë të ngjiteni në shkallët e karrierës, të zhvilloheni si individ si dhe të krijoni lidhje më të mira dhe afatgjata me njerëzit.

1-Të kritikoni veten në çdo foto që shkrepni. Kjo do të ta ulë dashurinë për veten. Duajeni veten për atë që jeni dhe pranoni defektet tuaja.

2-Të dyshoni në komplimentet që ju bëjnë apo mospranimi tyre. Përkundrazi në moshën 30 vjeçare i keni arritur disa gjëra në jetë dhe komplimentet pranojini me një buzëqeshje dhe një fjalë ” Faleminderit” në mënyrën më të natyrshme të mundshme. I meritoni!

3-Ti thoni vetes që dështoni gjithmonë në çdo gjë. Nuk ka mendim më negativ dhe shkatërrues të personalitetit të njeriut se kjo gjë. Vlerësoni çdo arritje tuajën dhe përpiquni të arrini më shumë. Dështimet janë pjesë e jetës, por ato nuk duhet t'u dekurajojnë, përkundrazi përdorini si mësime për të ardhmen.

4-Krahasimi i vetes me të tjerët. Krahasimi është një vdekje që i bëhet gëzimit dhe lumturisë. Çdo njeri është i ndryshëm dhe ka dhunti të ndryshme. Arritjet e të tjerëve nuk kanë pse ju stresojnë, përkundrazi merrni si shembull frymëzimi dhe shikoni gjërat tuaja pozitive që mund ti përdorni për të lulëzuar personalitetin dhe aftësitë tuaja personale.

5-Të thoni “po” kur në fakt mendoni për “jo”. Jeta është e shkurtër për të kënaqur dëshirat e të tjerëve. Fillimisht mendoni për atë që doni ju dhe më pas për të tjetër. Mos tjetërsoni personalitetin tuaj vetëm për të kënaqur të tjetër. Kjo nuk do ju çojë askund.

6-Të qëndroni me njerëz dhe miq që në fakt ju stresojnë. Ju keni të drejtën të zgjidhni personat që doni të qëndroni. Miqtë janë për të sjellë çaste lumturie dhe qetësie në jetën tuaj dhe jo t'u stresojnë.

7-Të nxirrni justifikime pse nuk jeni e dashuruar. Nuk ka arsye pse duhet të justifikoni jetën tuaj personale tek miqtë apo familjarët tuaj. Nuk duhet të qëndroni me një mashkull vetëm pse e pëlqejnë miqtë tuaj.

8-Të idealizoni të ardhmen. Ajo është e fshehtë për të gjithë dhe jeta vjen plot të papritura të bukura dhe të këqija. Mirëpriteni atë me pozitivitet dhe mendje të hapur në mënyrë që të përshtateni sa më lehtë. Idealizmi i diçkaje të paditur do ju sjell zhgënjime të mëdha në jetë.

The post Sjelljet e femrave që duhet të ndryshojnë deri në moshën 30 vjeçare appeared first on Ekonomia Online.

Kryeministri belg këtë javë pritet të përballet me mocion mosbesimi

Posted: 18 Dec 2018 09:23 AM PST

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel do të përballet me mocionin e mosbesimit gjatë kësaj jave.

Është krahu socialist që pritet ta thërras një mocion kundër kabinetit të tij, pas demonstratave të dhunshme që shpërthyen jashtë Komisionit Evropian fundjavën që shkoi, shkruan Express.co.uk, përcjell Klan Kosova.

Kryeministri belg humbi shumicën parlamentare pas marshit të bërë nga nacionalistët flamangë nëntë ditë më pas rreth paktit të kontestuar të OKB-së për migracion.

Lëvizja Reformatore e Michel mirëpriti iniciativën që imigrimin e bën të drejtë njerëzore dhe që kërcënon me burgosje ata që e sfidojnë atë.

Aleanca e Re Flamange e ka kundërshtuar Paktin e Migracionit, duke e lënë Michel me pakicë qeveritare.

The post Kryeministri belg këtë javë pritet të përballet me mocion mosbesimi appeared first on Ekonomia Online.

Përfitimet shëndetësore nga buka e misrit

Posted: 18 Dec 2018 09:18 AM PST

Misri vazhdon të jetë numër një për të mbajtur konstant nivelin e kolesterolit në gjak, pasi ul ndjeshëm nivelin e yndyrës.Ai luan rol në prodhimin e energjisë trupore te njeriu.

Misri është një burim i vërtetë proteinash dhe vitaminash. Në një studim të bërë me meshkuj të cilët kishin kolesterol të lartë, pas një trajtimi me produkte misri, si dhe me ushqime të varfra në yndyrë, u arrit në rezultate mjaft të kënaqshme.

Misri gjithashtu është burim energjie sepse përmban vitaminën B, të domosdoshme për njeriun. Në vendin tonë një përdorim të veçantë ka zënë buka e misrit dhe gjithmonë është rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni.

Rezultatin më të mirë e jep nëse konsumohet me kos, i cili duhet të ketë sa më pak yndyrë.

The post Përfitimet shëndetësore nga buka e misrit appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more