Skip to main content

“Shtiret kinse e godet vetura, gruan e moshuar e tradhton kamera (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Shtiret kinse e godet vetura, gruan e moshuar e tradhton kamera (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime


Shtiret kinse e godet vetura, gruan e moshuar e tradhton kamera (Video)

Posted: 05 Dec 2018 07:31 AM PST

Një video që është filmuar në Kinë është bërë virale, për faktin se në të shfaqet një grua e moshuar e cila shtiret kinse goditet nga një veturë – por e keqja është se e gjithë ngjarja është filmuar me kamerë nga brendësia e veturës – që e nxjerr blof gruan e moshuar.

Kamera e vendosur brenda veturës në qytetin kinez Yichang në provincën Hubei, tregon se si një grua mundohet të kalojë në anën tjetër të rrugës dhe kur e sheh një veturë përpara, fillon të shtiret kinse është goditur me veturë, transmeton Telegrafi.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo i vë duart në kapakun e motorit të veturës dhe fillon të bërtas nga “dhimbjet” e mëdha që i ka pësuar nga “përplasja”.

Sipas mediave kineze kjo grua vazhdimisht bën të njëjtin veprim, duke shpresuar se mund të fitojë ndonjë shumë të parave nga sigurimi, kurse policia kineze ka njoftuar se janë në dijeni të këtyre veprimeve dhe se po hetojnë rastet. /Telegrafi/

The post Shtiret kinse e godet vetura, gruan e moshuar e tradhton kamera (Video) appeared first on Telegrafi.

Pulën e lidhur për parashutë e lëshuan prej aeroplanit të lehtë (Video)

Posted: 05 Dec 2018 06:59 AM PST

Mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, u shqetësuan nga veprimi i disa të rinjve në Malajzi, që e lidhën një pulë me parashutë dhe e lëshuan prej aeroplanit të lehtë nga lartësia.

Shpejtësia me të cilën lëvizte fluturakja, ka mundur ta përfshinte shpezën duke i shkaktuar lëndime të mëdha, transmeton Telegrafi.

"Gjesti më i pakuptimtë dhe i turpshëm ndaj një kafshe, lojë bizare", ka shkruar një komentues.

Realizuesit e këtij veprimi kanë thënë se ishte vetëm një eksperiment, që nuk i ka shkaktuar pulës asnjë shqetësim.

Këto shpezë shtëpiake, janë shumë të rënda dhe i kanë krahët e dobëta për të fluturuar. Në raste të rralla fluturojnë deri në tri metra lartësi, ndërsa nuk shkojnë më gjatë se dhjetë metra, para se të bien në tokë. /Telegrafi/

The post Pulën e lidhur për parashutë e lëshuan prej aeroplanit të lehtë (Video) appeared first on Telegrafi.

Prezantuesja ukrainase kapet duke fshehur iPhone 8 Plus në gjoks, pak sekonda para se të fillojë transmetimi live (Video)

Posted: 05 Dec 2018 06:40 AM PST

Ky është një moment bizar kur prezantuesja filmohet gjatë duke fshehur telefonin në gjoks, vetëm pak sekonda para se të fillojë transmetimi live.

Ukrainasja Elen Filonova është kapur nga kamerat duke nxjerr dhe fshehur nga gjoksi iPhone 8 Plus, para se të fillonte transmetimi live në shoun “Strasti Po Revizoru” emision i popullarizuar në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Ajo shihet se si shkruan mesazh dhe më pas e futu në gjoks telefonin derisa grimeri po e bënte gati për transmetim live.

Pamjet e saj janë bërë virale në internet, kurse bashkëkombësit janë tallur me kolegun që mundohej ta bënte gati sa më shpejt.

Sipas 34-vjeçare, Filonova, ajo kishte nxjerr telefonin për t’ia fikur zërin me qëllim që të mos e pengojë gjatë shout.

“Tani të gjithë e dinë se çfarë fsheh nën fustan. Tani e dini se cila pjesë e trupit tim konsiderohet e sigurtë”, ka deklaruar Filonova. /Telegrafi/

The post Prezantuesja ukrainase kapet duke fshehur iPhone 8 Plus në gjoks, pak sekonda para se të fillojë transmetimi live (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more