Skip to main content

Serbia blen bombardues, Rusia rrëmben anije, NATO ultimatum Kosovës! Telegrafi Opinione

Serbia blen bombardues, Rusia rrëmben anije, NATO ultimatum Kosovës! Telegrafi Opinione


Serbia blen bombardues, Rusia rrëmben anije, NATO ultimatum Kosovës!

Posted: 07 Dec 2018 02:42 PM PST

Kristaq Xharo

U desh që qeveria e Kosovës të deklaronte se në fund të dhjetorit do të miratonte bazën ligjore për krijimin e forcave të armatosura dhe 'të tronditej' nga themelet gjithë diplomacia ndërkombëtare. G-20, deklarata e Pompeut për ndryshime në rendin global, por edhe çështja Khashogi u kaluan si ngjarje të zakonshme krahasuar me atë që mund të ndodhte në Kosovë… Vajtimeve të pandërprera të Serbisë iu bashkua brenda natës Rusia. Habinë e shtoi deklarata e papritur e NATO-s, që kishte pamjen e një ultimatumi që dukej sikur po parandalonte fillimin e luftës së tretë. Edhe rrëmbimi i anijeve ukrainase nga Rusia nuk pati një reagim të tillë, por as më parë kur Rusia aneksoi Krimenë. U krijua ideja se krijimi i ushtrisë së Kosovës hapi rrugën që ky shtet shumë shpejt do të ketë edhe armën nukleare. Shqetësimi është më i madh se për Korenë e Veriut dhe Iranin.

Por, çfarë është ushtria dhe përse tremben më të fuqishmit? Fjalorët enciklopedikë Webster, Cambridge, Collins, por edhe të tjerë gati në të njëjtën kontekst e përkufizojnë ushtrinë '….si institucione kombëtare profesionale, të autorizuar zyrtarisht nga një shtet sovran që të përdorë forcën dhe armët për të mbështetur interesat e shtetit….'. Dhe më tej ato shprehen se ushtria zakonisht përbëhet nga formacione tokësore, detare dhe ajrore. Në vende të fuqishme ndeshen edhe forcat marinsa dhe rojet bregdetare. Detyra themelore e ushtrisë është mbrojtje e shtetit dhe qytetarëve të saj, por edhe përballja me agresionin e një shteti tjetër në rast nevoje. Termi forca të armatosura dhe ushtri në përdorimin e gjerë ka të njëjtin kuptim. Çdo shtet normal, sovran, krijon ushtrinë e tij, aq sa edhe vende me status neutral, të njohur në botë, kanë forcat e tyre të armatosura. E kundërta, është e vërtetë: nuk ka një shtet normal pa forca të armatosura. Kujtojmë se 10 vjet pas luftës së dytë botërore edhe fuqive agresive, të mundura, iu lejua të kenë forcat e tyre të armatosura. Atëherë, ku qëndron meraku që ka Serbia, Rusia, Surinami apo ishujt Solomon për Forcat e Armatosura të Kosovës?

Mos vallë ushtria e ardhshme e Kosovës prish balancën e fuqisë rajonale? Mos rajoni do të rrezikohet tashmë nga shqiptarët, për të cilët dihet që kurrë në historinë e tyre nuk kanë sulmuar askënd. Apo kapacitetet luftarake dhe teknologjia do përmbysin ekuilibrin ballkanik të forcave të armatosura?

Ushtria e Kosovës, nëse mund të konsiderohet e tillë, do të jetë vetëm kolona e munguar e shtetit të Kosovës dhe asgjë siç dëshirojnë të tjerët ta konsiderojnë. As më shumë e as më pak kjo ushtri mund të ngjasojë me gardat kombëtare. Edhe për shkak të pozicionit gjeografik, por edhe të potencialeve ekonomike, ushtrisë kosovare do ti mungojnë dy nga tre elementët e domosdoshëm: asnjëherë nuk do të kenë forca detare (nëpër Kosovë kalojnë lumenj që nuk janë as të lundrueshëm), nuk do të ketë nëndetëse, anije luftarakë etj. Por, kjo ushtri, për shkak të fuqisë ekonomike nuk pritet të ketë për një të ardhme të gjatë as forca ajrore, avionë gjuajtës, bombardues, në nivel operacional apo strategjik. Pra, edhe sikur të paragjykohet, kurrë nuk mund të bëhet agresive. Ajo do të jetë kryesisht forcë tokësore me kapacitete shumë të kufizuara teknologjike. Fatkeqësisht, pak a shumë si ushtria jonë.

Të tjerë janë ata që po prishin balancën në rajonin tonë. Në mënyrë cinike mund të kujtojmë se askush, bile as NATO e as Shqipëria nuk treguan asnjë vëmendje ndaj veprimeve të Serbisë, kur në dhjetor të vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti pajisi forcat e saj të armatosura me armët më moderne nga motra e saj e madhe mëkatare Rusia. Vuçiç nuk ngurroi para një jave të deklaronte për forcën e Serbisë në manovrat ushtarake duke kërcënuar direkt Kosovën dhe rajonin.

Dilema e sigurisë. Shtetet në Ballkan ndahen në shtete të mëdha dhe të vogla. Shumica janë shtete të vogla. Këto shtete nuk arrijnë të ngihen në nivelin e fuqive. Veç Italisë që renditet në vendin e 12-të dhe Turqisë në të 13-tën, të konsideruara si fuqi rajonale, vendet e tjera janë ose fuqi të vogla ose shtete të vogla. Kështu thotë Buzan dhe Ueiver në librin "Rajone dhe Fuqi". Vendi ynë, Kosova, e shumica e Ballkanit perëndimor janë vetëm shtete të vogla. Siguria rajonale përcaktohet nga balanca e fuqive. Asnjë nga shtetet e vogla, të Ballkanit, pa aleatët e mëdhenj pas tyre nuk kanë kapacitete për të vendosur në dilemë sigurinë rajonale. Askush nuk zotëron kapacitete dhe fuqi ushtarake, ekonomike e politike për luftë. Kjo edhe më tepër vlen për Kosovën dhe ushtrinë e saj, pavarësisht nga mënyra si dëshirojnë të tjerët ta cilësojnë.

Atëherë përse gjithë kjo zhurmë? Është shumë e qartë se përpjekjet për krijimin e ushtrisë së Kosovës nuk prishin as balancën e fuqisë e as paradigmën e sigurisë. Ai është veprim për konsolidimin e shtetit të brishtë të Kosovës. Dhe dihet që një nga kolonat tradicionale por edhe moderne të strukturës së shtetit mbetet ushtria. Dhe sulmi ndaj konceptit dhe simbolikës së ushtrisë së Kosovës është sulm për të mos lejuar konsolidimin e shtetit të ri e të brishtë të Kosovës dhe jo dilemë për balanca apo ekuilibra fuqish. Serbia e Rusia janë të mirëkuptuara në qëndrimet e tyre destruktive ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Dilema qëndron me NATO-n. Ndërkohë që do të ishte në interesin e NATO-s që një ditë Kosova të ecte mbi këmbët e veta. Megjithatë, e vetmja fuqi që mund të ndihmojë Kosovën është diplomacia dhe koordinimi i interesave me ato të aleatëve kryesorë.

The post Serbia blen bombardues, Rusia rrëmben anije, NATO ultimatum Kosovës! appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more