Skip to main content

“Serbi, lindshmëria ndër më të ulëtat në Europë – Qeveria bën përpkjekje për inkurajim” plus 9 more Ekonomia Online

“Serbi, lindshmëria ndër më të ulëtat në Europë – Qeveria bën përpkjekje për inkurajim” plus 9 more Ekonomia Online


Serbi, lindshmëria ndër më të ulëtat në Europë – Qeveria bën përpkjekje për inkurajim

Posted: 10 Dec 2018 09:48 AM PST

"Lindni, mos vononi". Kjo është kërkesa e qeverisë serbe për çiftet e reja. "Le të dëgjohen të qara bebesh", është një tjetër slogan i ngjashëm në Serbinë që po përpiqet të rrisë numrin e lindjeve.

Gratë thonë se kanë nevojë për më shumë mbështetje, e jo vetëm fjalë inkurajimi, për të rritur popullatën e vendit.

Emigracioni masiv, i kombinuar me shkallën në rënie të lindshmërisë, e ka reduktuar popullatën serbe nën 7 milionë banorë.

Aktualisht vendi ka një shkallë lindshmërie prej 1.5 për qind për familje, ndër më të ulëtat në Europë. Sipas Kombeve të Bashkuara, popullata në Serbi pritet të reduktohet edhe me 15 për qind deri në vitin 2050.

Të dëshpëruar për të ndalur këtë trend, zyrtarët serbë kanë bërë disa propozime joshëse, përfshirë një plan të shpallur në qershor për të ndërtuar shtëpi përdhese në zonat me shkallë më të ulët lindshmërie.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se, kjo bazohej në një studim që tregonte se çiftet dyfishojnë numrin e fëmijëve në shtëpi me dy deri në 4 kate, krahasuar me blloqe apartamentesh shumëkatëshe.

Komentet bënë konfuz shtypin lokal, me një të përditshme që – pa sukses, – kërkoi një akademik apo ekspert që mund të kishte dëgjuar për një studim të tillë, por u prit vetëm me të qeshura.

Sidoqoftë, përveç rënies së numrit të lindjeve, edhe largimi i "trurit" bën që mijëra serbë të rinj të bëjnë gati valixhet çdo vit për të studiuar dhe jetuar në vende më të pasura. Kjo do të thotë se sfida nuk është vetëm inkurajimi i më shumë lindjeve, por edhe bindja e serbëve që t'i lindin fëmijët në vendin e tyre.

The post Serbi, lindshmëria ndër më të ulëtat në Europë – Qeveria bën përpkjekje për inkurajim appeared first on Ekonomia Online.

Ministri i Drejtësisë nuk e di kush janë të akuzuarit e Gjykatës Speciale

Posted: 10 Dec 2018 09:44 AM PST

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se nuk është njoftuar në lidhje me ftesat për intervistim të të akuzuarve dhe dëshmitarëve potenciale nga Gjykata Speciale.

Sipas Tahirit nuk është obligim i kësaj gjykate që ta njoftojë Ministrin e Drejtësisë në lidhje me intervistimet.

"Nuk kam pritë, nuk jam informuar e as nuk pres të informohem për punën e tyre. Nuk është punë e Ministrit të Drejtësisë që të informohet nga prokurorët në Kosovë e as ndonjë prokuror me mandat tjetër. Gjykata Speciale i kanë partner policinë, gjyqësorin dhe mua në kuadër të kompetencave qe i kemi. Ata janë prokuror me një mandat të caktuar dhe nuk pres si ministër, si person politik, të njoftohem se kush do të intervistohet, qoftë në cilësinë e dëshmitarit qoftë si i akuzuar" .

Ministri Tahiri bëri të ditur se deri më tani nuk ka pranuar ndonjë kërkesë për ekstradim të dikujt që lidhet me krimet e pretenduara të Gjykatës Speciale.

Ai gjithashtu njoftoi se në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë është themeluar një zyre e veçantë në lidhje me të akuzuarit potencialë të Gjykatës Speciale.

"Republika e Kosovës në bazë të dy ligjeve për themelimin e Gjykatës Speciale ka marrë përsipër mbrojtjen e personave potencialisht të akuzuar nga kjo gjykatë dhe mbulimin financiar të vizitave të familjarëve të tyre në Holandë. Kam themeluar një zyrë, aktualisht përbëhet nga katër persona, e cila do të marrë përsipër implementimin e përgjegjësive ligjore".

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi dhe funksionalizimit të Gjykate Speciale, Tahiri tha se këto janë dy procese me mandate të ndryshme dhe se janë të ndara plotësisht.

The post Ministri i Drejtësisë nuk e di kush janë të akuzuarit e Gjykatës Speciale appeared first on Ekonomia Online.

Saranda Ramaj fiton çmimin vjetor antikorrupsion

Posted: 10 Dec 2018 09:39 AM PST

Saranda Ramaj me storien "Depoja e keqpërdorimeve Farmaceutike" është storia fituese e çmimit kundër korrupsionit në gazetari. Storia fituese është një hulumtim për keqpërdorimet brenda Ministrisë së Shëndetësisë në blerjen e barnave të listës esenciale.

Saranda Ramaj fituesja e këtij  çmimi tha se, duhet të bëhet më shumë gazetari hulumtuese e jo gazetari që bazohet në agjenda.

"Nuk është hera e parë që fitoj çmim, është hera e 11, por sot është ndjenjë e veçantë. I kam pas dilemat nëse duhet me apliku për këtë çmim. Ajo çka më ka ofru shkrimi nuk ma ofron asnjë çmim, sepse edhe vet ministri Ismaili, sot e pranoj që janë kursyer miliona euro nga ai hulumtim. Do të doja ta falënderoja kompaninë "Koha" të cilët asnjëherë nuk na ndërhynë në punën që bëjmë. Me qenë grua në Kosovë edhe me punu gazetare është e vështirë", tha ajo.

Mato Meyer, zyrtar nga UNDP, tha se pjesë e kësaj gare ishin 32 gazetarë mirëpo që 4 storie kanë qenë në finale.

"Këtë vit gara ishte e hapur për të gjitha mediat, radiot, televizionet. 32 gazetarë kanë konkurruar me storiet e tyre për korrupsion. Janë shikuar disa kritere si teknika e të shkruarit, impakti që ka pasur",tha ai.

Ndërkaq shefja e zyrës së UNDP-së në Kosovë, Ulrika Richardson, inkurajoi gazetarët që të bëjnë më shumë shkrime hulumtuese e që pasqyrojnë korrupsionin.

Të nominuarit për këtë çmim ishin: Besnik Boletini dhe Besa Kalaja me shkrimin “Dera e Punësimeve”, Saranda Ramaj nga Koha Ditore me shkrimin “Depoja e Keqpërdorimeve Farmaceutike", Jeton Sopa nga Indeksonline me temën "Ryshfeti në Komunë",dhe Faik ispahiu dhe Jeta Xharra me shkrimin “Pazar me Aeroport Ndërkombëtarë".

The post Saranda Ramaj fiton çmimin vjetor antikorrupsion appeared first on Ekonomia Online.

Hahn vazhdon të mbajë anën e Serbisë, e papranueshme vonesa për heqjen e taksës 100 %

Posted: 10 Dec 2018 09:19 AM PST

Komisionari evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me taksën e vendosur nga Kosova ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

Hahn duke folur para gazetarëve në "Konferencën e Pranimit Ministrorë BE-Serbi", ka thënë se taksa prej 100 për qind e vendosur nga Kosova është kategorikisht kundër vlerave të tregtisë së lirë.

"Kur isha në Beograd dhe Prishtinë, ofrova shërbimet tona të mira për të zgjidhur pengesat e tregtisë së lirë. Ishte e qartë se futja e tarifës 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina, është krejtësisht kundër frymës së tregtisë së lirë të CEFTA-s".

"Kjo është arsyeja pse unë besoj se duhet t'i heqim pengesat e tregtisë së lirë dhe të kërkojmë një zgjidhje të shpejtë sepse kjo do të jetë në interes të të gjithëve".

"Vonesa është e papranueshme për ne. Edhe një herë, taksa është kundër frymës së përparimit në aspektin e bashkëpunimit rajonal. Bashkëpunimi rajonal mund të zhvillohet vetëm nëpërmjet tregtisë së lirë, lëvizjes së lirë të mallrave dhe lëvizjes së lirë të njerëzve".

The post Hahn vazhdon të mbajë anën e Serbisë, e papranueshme vonesa për heqjen e taksës 100 % appeared first on Ekonomia Online.

Rama: Protestat e studentëve kanë qëllime politike, po përdorën nga Luli dhe Mona

Posted: 10 Dec 2018 08:36 AM PST

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,ka hedhur dyshimet mbi qëllimet politike që ka opozita.

Ai nëpërmjet twitterit ka shprehur shqetësimin se ato po përdoren nga liderët Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

"Punonjësit e bashkisë Lezhë protestojnë si fermerë,të bashkisë Shkodër si shoferë dhe të bashkisë Kavajë si francezë".

Kreu i Qeverisë, tha se "Studentët s'duhet të dialogojnë, po duhen mbajtur peng me çdo kusht që të përdoren si qendër graviteti e revolucionit të Lulit&Monikës, shkruan abcnews përcjellë Klan Kosova.

Jo politikë?-e përfundon statusin e tij kryeministri Edi Rama.

The post Rama: Protestat e studentëve kanë qëllime politike, po përdorën nga Luli dhe Mona appeared first on Ekonomia Online.

Dukjet më interesante nëpër botë

Posted: 10 Dec 2018 08:27 AM PST

Paraqitja e jashtme sipas kulturës dallon nga vendi në vend.

Disa prej këtyre paraqitjeve mund të jenë sa të bukura aq edhe të frikshme, njofton Klan Kosova.

Edhe pse jetojmë një botë me madhësi jo shumë të madhe, laramania e kulturave është aq e madhe sa bën që jo të gjithë njerëzit të duken njësojë.

Më poshtë kemi paraqitur disa nga këto dukje sipas kulturës së tyre.

                                                                                                  Yanomami Tribe, Brazil

                                                                                                Daasanach Tribe, Ethiopia

 

Related image                                                                  Apatani Women, India

Image result for afar tribe ethiopia women                                                                    Afar Tribe, Ethiopia

                                                                                              Mursi Tribe, Ethiopia

Related image                                                                                                     Lahui Tribe, Vietnam

 

 

 

The post Dukjet më interesante nëpër botë appeared first on Ekonomia Online.

Comani paralajmëron pensionimin nëse i duhet të operohet sërish

Posted: 10 Dec 2018 08:23 AM PST

Ylli i Bayern Munichut, Kingsley Coman, ka thënë se mund të pensionohet para kohe nëse i duhet t'i nënshtrohet sërish ndonjë operimi në nyjë të këmbës.

22-vjeçari deri tash është operuar dy herë dhe për këtë arsye mungoi gjatë, por edhe në Kampionatin Botëror me Francën gjatë verës.

"Nuk do të hyja në një operim të tretë. Kam pasur mjaft", ka thënë ai për "TF1".

"Nëse këmba ime nuk përshtatet me këtë jetë, nënkupton se më duhet diçka tjetër. Ishte vit i vështirë. Shpresoj të mos përjetoj më ato që kam kaluar. Nëse ndodh, nënkupton që s'jam për këtë nivel", ka thënë më tej ai.

The post Comani paralajmëron pensionimin nëse i duhet të operohet sërish appeared first on Ekonomia Online.

Kuvendi këtë javë merr raportin për dëbimin e shtetasve turq

Posted: 10 Dec 2018 08:20 AM PST

Komisionit Hetimor Parlamentar ka përfunduar me intervistimin e dëshmitarëve që kanë pasur informata rreth dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, gjatë marsit të vitit 2018.

Ky Komision po heton rrethanat për ndriçimin e procedurave që çuan deri te dëbimi i këtyre shtetasve turq nga Kosova.

Sipas anëtarëve, ky komision tashmë është në fazën e shqyrtimit të provave dhe më pas do të përpilohet raporti dhe dërgohet në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti Xhelal Sveçla, kryetar i këtij komisioni, tha se janë identifikuar numër i madh i parregullsive, por nuk ka dashur të japë më tepër informata se cilat janë parregullsitë konkrete.

Megjithatë, ai ka treguar se gjatë kësaj jave pritet që raporti të dërgohet në zyrën e Sekretarit të Kuvendit të Kosovës.

"Jemi në fazën e shqyrtimit të provave, momentin që shqyrtohen provat, normalisht bashkë me të përpilohet raporti dhe kalon në seancën plenare. Atëherë, mund të flas për provat. Ka një numër të madh të parregullsive, por nuk mund të flas për to, pasi nuk është përpiluar raporti", tha Sveçla.

Komisioni Hetimor, i cili është funksionalizuar në muajin korrik, deri më tani ka intervistuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, zyrtarë të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe ish- drejtorin e Policisë, Shpend Maxhuni, aktualisht drejtor i AKI-së. Ish-drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi, aktualisht sekretar në Presidencën e Kosovës. Ish-ministrinë e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj.

The post Kuvendi këtë javë merr raportin për dëbimin e shtetasve turq appeared first on Ekonomia Online.

Prishtinë: Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje

Posted: 10 Dec 2018 08:14 AM PST

Në një operacion të zhvilluar sot policia e rajonit të Prishtinë ka arrestuar disa persona të dyshuar për raste të ndryshme të grabitjeve

Prishtinë, 15 tetor 2018 – Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikimin, zbulimin, grumbullimin e saktë të informacioneve mbi vendstrehimin e këtyre personave, mbajtjen nën kontroll të vazhdueshëm të lidhjeve të tyre, si dhe organizimin e operacioneve të kualifikuara policore të zhvilluara për ketë qëllim.

Një operacioni i gjerë policor i shtrirë në kuadër të rajonit të Prishtinës, duke përfshirë edhe qytete të tjera të Kosovës, është realizuar sot në orët e mesditës me ç' rast janë arrestuar pesë persona të dyshuar, për të cilët ekzistojnë baza të dyshimit që sugjerojnë se të njëjtit mund të jenë të përfshirë në raste të ndryshme të grabitjeve të ndodhura në kohë dhe vende të ndryshme të rajonit të Prishtinës si dhe më gjerë.

Konform kompetencave policore në kuadër të këtij operacioni, me autorizim të prokurorit të shtetit, janë kryer edhe bastisje në disa lokacione, ku policia ka gjetur dhe sekuestruar;

 Një revole,

 Disa vetura, të cilat dyshohen të jenë të përdorura apo të përfituara në forma të inkriminuara në rastet, të cilat po hetohen nga ana e policisë, si dhe

 gjësende të tjera të cilat mund të shërbejnë si dëshmi dhe prova të rëndësishme në procedurë.

Ndërkohë që operacioni është duke vazhduar, personat e arrestuar do të procedohen më tej varësisht nga rekomandimet e prokurorit të shtetit.

INFORMACION SHTESË I PLOTËSUAR
16/ 10/ 2018 hrs 16:50

Përfundimi i operacionit të djeshëm lidhur me arrestimin e të dyshuarve për grabitjet e ndodhura në rajonin e Prishtinës ka rezultuar me arrestimin e gjashtë të dyshuarve;

 Xh. Sh, mashkull, 50 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
 F. G, mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
 L. Sh, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
 I. A, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
 A. H, mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe
 F. C, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
të cilët me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për të vazhduar më tej në procedurë hetimore.

Përgjatë operacionit policia ka sekuestruar në cilësi të provës materiale edhe;

 Një (1) revole
 Trembëdhjetë (13) veturave të llojeve të ndryshme
 Dy (2) motoçikleta
 Dy (2) LapTopë
 Dhjetë telefona celularë,
 Qelësa veturash, dokumentacione të ndryshme, kartela bankash, si dhe gjësende të
ndryshme të cilat mund të shërbejnë si dëshmi dhe prova të rëndësishme në procedurë.

Bazuar në rezultatet e hetimeve që po zhvillon policia, pasi që ka identifikuar i ka futur në kërkim policor tre të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit mund të jenë të implikuar në rastet e grabitjeve që po hetohen.

Këta të dyshuar, konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe aktualisht gjenden në arrati në përpjekje për t'iu shmangur arrestit policor.

Andaj për ta ndihmuar lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe për ta mundësuar kapjen e tyre policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve që çdokush që ka informacion për ta, t'ia kaloj ato policisë përmes linjave emergjente 192 ose në çfarëdo forme tjetër.

Më poshtë gjeni fotografitë dhe identitetin e zbuluar të këtyre të dyshuarve.

Kastriot Shala I lindur më 30.07.1995, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në fshatin Trudë, komuna e Prishtinës.

Ridvan Ademi I lindur më 11.08.1989, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në fshatin Dobratin, komuna e Podujevës

Leutrim Latifi I lindur më 27.02.1992, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në Prishtinë.

Fotografia e Kosovo Police

Fotografia e Kosovo Police

The post Prishtinë: Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje appeared first on Ekonomia Online.

Mjeku hero që shpëtoi klinikën e bebeve nga zjarri në QKUK

Posted: 10 Dec 2018 08:10 AM PST

Klinika e Neonatologjisë në QKUK për pak sa nuk u përfshi nga një zjarr i madh gjatë muajit të kaluar.

Por fatmirësisht intervenimi i shpejt i stafit të klinikës ka shpëtuar dhjetëra foshnje nga kërcënimi i përhapjes së flakëve.

Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë e cila ndodhet në objektin e njëjtë me Klinikën e Gjinekologjisë, Dr. Xhevdet Gojnovci, ka treguar se si ka ndodhur ngjarja, shkruan Gazeta Shneta.

Gojnovci ka thënë se më datën 16 nëntor në ora 8 e 15 të mëngjesit është lajmëruar nga stafi se ka rënë zjarr në pjesën e jashtme të klinikës. "Menjëherë i kemi marr aparatet për shuarjen e flakëve dhe kemi arritur që ta lokalizojmë zjarrin", ka deklaruar Gojnovci.

Ai ka thënë se nuk e dinë burimin se çka e shkaktoi zjarrin, por ka dyshime se mund të ketë ndodhur nga ndonjë pakujdesi ose rryma. "Nuk e dimë shkakun, por e dimë se zjarri mund të kishte qenë katastrofal duke pas parasyshë sasinë e oksigjenit që e kemi në klinikë, si dhe numrin e foshnjave që trajtohen këtu. Fatmirësisht asnjë nga këto nuk kanë ndodhur", ka deklaruar Gojnovci.

The post Mjeku hero që shpëtoi klinikën e bebeve nga zjarri në QKUK appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more