Skip to main content

“Robben: Nuk do të shkoj në Kinë, pres oferta serioze” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Robben: Nuk do të shkoj në Kinë, pres oferta serioze” plus 9 more Telegrafi Futboll


Robben: Nuk do të shkoj në Kinë, pres oferta serioze

Posted: 10 Dec 2018 02:45 PM PST

Arjen Robben ka folur për vendimin e tij për t'u larguar nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni, ndërsa ka zbuluar se nuk do të shkojë në Kinë aspo në vendet arabe.

Ai thotë se e ka menduar mirë largimin dhe ndjehet mirë që vendimi është marrë bashkë me krerët e klubit.

"Jam menduar gjatë por mendoj se në fund kam bërë zgjedhjen e duhur, duhet të mendoj për të ardhmen time, megjithatë më bën të ndihem mirë fakti që ishte një vendim i përbashkët mes meje dhe drejtuesve të klubit".

Robben ka thënë se më para largohet nga futbolli se sa që mendon të shkojë në kampionati kinez.

“Ndeshja ndaj Benficas në Ligën e Kampionëve, tregoi që mund të luaj ende në nivelet më të larta".

"Do të shqyrtoj ofertat që do të më vijnë, nëse ato nuk do të vijnë atëherë do të mbyll karrierën".

"Kam tre fëmijë dhe dua që ata të jenë të lumtur, kështu që nuk do të shkoj as në Kinë dhe as në shkretëtirë", ka thënë holandezi Arjen Robben. /Telegrafi/

The post Robben: Nuk do të shkoj në Kinë, pres oferta serioze appeared first on Telegrafi.

Zanetti: Interi e meriton kualifikimin

Posted: 10 Dec 2018 02:00 PM PST

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti beson se klubi italian e meriton kalimin në 1/16-tën e Ligës së Kampionëve.

Nerazzurrët përballen me një lojë të rëndësishme me PSV-vë të martën mbrëma me fillim nga ora 21:00 në Giuseppe Meazza.

Megjithatë, fati i tyre nuk është në duart e tyre, pasi ata do të bien në Ligën e Evropës, nëse Tottenhami merr një rezultat më të mirë se ta në Barcelonë.

Spalletti: Ndeshja ndaj PSV është më e rëndësishmja si trajner i Interit, duhet të luajmë vetëm për fitore Spalletti: Ndeshja ndaj PSV është më e rëndësishmja si trajner i Interit, duhet të luajmë vetëm për fitore

Sipas legjendës dhe tani zëvendëspresidentit Zanetti, Interi e meriton të kualifikohet për 1/16-tën e Ligës së Kampionëve.

“Para se të mendojmë për rezultatin në ndeshjen midis Barcelonës dhe Tottenhamit, duhet të bëjmë punën tonë”, ka thënë fillimisht Zanetti për faqen zyrtare të klubit.

Zanetti së bashku me pronarët e Inter, Jindong dhe Steven Zhang

“Ne kemi nevojë për të fituar ndeshjen tonë, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Ne do të duhet të bëjmë më të mirën për të mundur PSV-në dhe pastaj mund të shpresojmë për një rezultat pozitiv në Camp Nou”.

“Bazuar në paraqitjet tona, mendoj se ne meritojmë të kalojmë në 1/16-tën. Le të shpresojmë që të bëjmë këtë.

Pique: Barcelona luan për fitore ndaj Tottenhamit Pique: Barcelona luan për fitore ndaj Tottenhamit

“E dinim se do të ishte një grup i vështirë kur shorti u hodh, por ne gjithashtu e dinim se kishte mundësi që të kalonim atë”.

“Ne duam të vazhdojmë të luajmë deri në fund, dhe duhet t’i qasemi ndeshjes me vetëbesim”, përfundoi legjenda argjentinase e Interit. /Telegrafi/

The post Zanetti: Interi e meriton kualifikimin appeared first on Telegrafi.

Coman është vetëm 22 vjeç, por mendon pensionimin

Posted: 10 Dec 2018 01:35 PM PST

Kingsley Coman i ka shokuar të gjithë me deklaratat e tij në lidhje me dëmtimin e madh që e kishte pësuar pas një rikthimi.  

Lëndimet e mëdha janë kthyer në tmerr për lojtarin e Bayernit i cili thotë se nëse lëndohet edhe një herë atëherë mund t'i jap fund karrierës edhe pse është vetëm 22-vjeç.

Ish-lojtari i Juventusit e ka këputur dy herë ligamentin e kyçit të këmbës, brenda katër muajsh.

"Ishte një vit shumë i vështirë, kur u lëndova ishte fundi i botës për mua".

"Unë shpresoj se nuk duhet të rishqyrtoj atë që kam kaluar, mjaft është e mjaft".

"Nuk do të pranoj një operacion të tretë".

"Do të thotë ndoshta që këmbët e mia nuk janë bërë për këtë nivel. Unë do tA drejtoj veten time në një jetë tjetër, një jetë anonime", ka thënë ai. /Telegrafi/

The post Coman është vetëm 22 vjeç, por mendon pensionimin appeared first on Telegrafi.

Valverde publikon listën anti-Tottenham me shumë yje e pak të rinj

Posted: 10 Dec 2018 01:15 PM PST

Ernesto Valverde ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur.

Barcelona është nikoqire e Tottenhamit në ndeshjen e fundit të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ky takim është paraparë të zhvillohet në Camp Nou dhe me fillim nga ora 21:00.

Pique: Barcelona luan për fitore ndaj Tottenhamit Pique: Barcelona luan për fitore ndaj Tottenhamit

Klubi katalunas ka siguruar tashmë kalimin e grupit nga vendi i parë, ndërsa Tottenhami duhet të marr një rezultat më të mirë se Interi.

Pamje nga ndeshja e parë mes Tottenhamit dhe Barcelonës (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Interi luan në shtëpi ndaj PSV-së, por beson në profesionalizmin e Barcelonës në takimin ndaj Tottenhamit.

Gjatë ditëve të fundit është përfolur për një rotacion të madh ose lëshim nga ana e katalunasve, por kështu nuk duket fillimisht.

Valverde bën shumë ndryshime, ndaj Tottenhamit aktivizohen rezervistët Valverde bën shumë ndryshime, ndaj Tottenhamit aktivizohen rezervistët

Kjo pasi në listën e 19 futbollistëve të ftuar në këtë ndeshjes, Valverde ka zgjedhur gjithë senatorët e ekipit dhe pak të rinj.

Yje si Lionel Messi, Gerard Pique, Sergio Busquets, Luis Suarez janë pjesë e të ftuarve, ndërsa nga të rinjtë vend kanë zënë vetëm Carles Alena dhe Miranda. /Telegrafi/

The post Valverde publikon listën anti-Tottenham me shumë yje e pak të rinj appeared first on Telegrafi.

Real Madridi thuhet se ka marrëveshje personale me Diazin e Cityt

Posted: 10 Dec 2018 12:40 PM PST

Real Madridi ka një marrëveshje totale me talentin e Manchester Cityt, Brahim Diaz.

Para disa ditësh u përfol për një transferim të Diaz në Santiago Bernabeu.

Tani, sipas mediumit ABC, Mbretërit kanë arritur marrëveshje mbi kushtet personale me Diazin.

Brahim Diaz, blerja e janarit te Real Madridi Brahim Diaz, blerja e janarit te Real Madridi

Megjithatë, koha e arritjes së tij në Spanjë është ka kohë për t’u zgjidhur.

Në muajin qershor, Diaz mund të transferohet në Madrid, me Realin, të gatshëm të paguajë një çmim për të riun muajin e ardhshëm.

Diaz gjatë ndeshjes ndaj Baselit në Ligën e Kampionëve (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Mesfushori ka rënë dakord për një marrëveshje me vlerë tre milionë euro në vit me drejtorët e Realit.

Diaz pëlqehet shumë nga Pep Guardiola (Foto: Matthew Lewis/Getty Images/Guliver)

Por, kjo pagë vjetore mund të rritet nëse lojtari arrin të përparojë dhe të luajë në ekipin e parë.

City ende thuhet se po përpiqet të bindë Diazin për të nënshkruar një marrëveshje të re, por mendohet se ka pak gjasa ta arrij një gjë të tillë. /Telegrafi/

The post Real Madridi thuhet se ka marrëveshje personale me Diazin e Cityt appeared first on Telegrafi.

Vdekja e Davide Astorit, dy mjekë nën hetim për vrasje pa dashje

Posted: 10 Dec 2018 12:29 PM PST

Futbollisti i kombëtares italiane dhe Fioretinës, Davide Astori, kishte ndërruar jetë me 4 mars të këtij viti.

Ai u gjet pa jetë në një dhomë hoteli në Udine, më 4 mars, kur ishte i grumbulluar me skuadrën e tij.

Po sipas mediave italiane, Prokuroria e Firences po heton për "vrasje me dashje" dy mjekë italianë Ata vijnë nga spitalet e Firences dhe Kalarit që janë nën hetim.

Hetimi i bërë nga prokurori i Firences për vdekjen e ish-kapitenit të Fiorentinës, ka nxjerrë rezultate se të dy profesionistët e fushës duhej të ishin kujdesur për aftësinë shëndetësore të futbollistit.

Hetimi, gjithashtu, ka të bëjë me një mjek, që shërbente në klubin e Cagliarit në vitet kur Astori luante atje, para se të kalonte te Roma dhe pastaj te Fiorentina.

Sipas medias italiane, Astori ka kryer vizita mjekësore te dy mjekët, emrat e të cilëve nuk bëhen ende publikë, një vit para se të ndodhte tragjedia.

Nga kontrollet mjekësore është vërejtur se zemra e tij nuk funksiononte mirë. Ish-mbrojtësi u gjet i vdekur në orën 09:30, në dhomën e hotelit, ku ishte me ekipin.

Bota e futbollit u trondit ato ditë.

(Foto: Getty Images)

Italia ishte në lot, ndërsa në funeral morën pjesë me mijëra njerëz. /Telegrafi/

The post Vdekja e Davide Astorit, dy mjekë nën hetim për vrasje pa dashje appeared first on Telegrafi.

Zyrtarisht Barcelona refuzon të luajë ndeshjen me Gironan në SHBA

Posted: 10 Dec 2018 12:14 PM PST

Nëpërmjet një komunikate zyrtare Barcelona ka njoftuar se bordi i klubit ka vendosur që të refuzojë kategorikisht zhvillimin e ndeshjes kundër Girona në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndeshja ishte programuar që të zhvillohet me datën 26 janar të vitit të ardhshëm.

Klubi thotë se nuk mund të shkojnë përtej vullnetit të shumicës së klubeve.

Barcelona . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

"Kjo Shkon përtej vullnetit të tyre për të luajtur, pasi dihet mungesa e konsensusit në të gjithë La Ligan, mbi këtë propozim".

Barcelona si klub është i gatshëm të shkojë në SHBA dhe paratë t'i ndajë me klubet e tjera, por sipas tyre duhet kjo do të dështojë nëse nuk ka konsensus.

"Klubi i Barcelonës është i gatshëm të udhëtojë drejt Miami që të zhvillojë një ndeshje të La Liga dhe pranon që të gjitha përfitimet nga e drejta televizive të ndahen mes klubeve të divizionit të parë dhe të divizionit të dytë".

"Megjithatë Barça mendon se ky projekt do të dështojë, në rast se nuk do të arrihet marrëveshja mes të gjithë aktorëve të përfshirë", thuhet në njoftim.

Stadiumi Barcelonës . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Kanë qenë fillimisht lojtarët ata që kishin dal kundër që ndeshjet të zhvillohen jashtë territorit të Spanjës. /Telegrafi/

The post Zyrtarisht Barcelona refuzon të luajë ndeshjen me Gironan në SHBA appeared first on Telegrafi.

Chelsea rivalizon Unitedin për Koulibalyn

Posted: 10 Dec 2018 12:05 PM PST

Chelsea dhe Manchester United janë në një betejë për mbrojtësin e Napolit Kalidou Koulibaly.

Të dy klubet angleze duan të nënshkruajnë një qendër mbrojtës të ri në afatin kalimtar të janarit, por Unitedi ka nevojë për më të madhin.

Synimi i tyre kryesor mendohet të jetë mbrojtësi senegalez i Napolit, Koulibaly.

Pesë blerjet e 'çmendura' të janarit që mund ta shpëtojnë sezonin Jose Mourinhos te Manchester United  Pesë blerjet e 'çmendura' të janarit që mund ta shpëtojnë sezonin Jose Mourinhos te Manchester United 

Klubeve nga Liga Premier iu është thënë se do të duhet afërsisht 90 milionë funte që Napoli të konsiderojë shitjen e lojtarit më të mirë të tyre.

Kalidou Koulibaly (Getty Images)

Por, sipas mediumit Sunday Times të dy skuadrat angleze janë serioze në interesimin e tyre pavarësisht çmimit.

Unitedi është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për Koulibalyn Unitedi është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për Koulibalyn

Si Unitedi, ashtu edhe Chelsea thuhet se kanë aranzhuar takim me drejtuesit e Napolit, por kërkesa e ekipit italian mund të jetë më e madhe se shifra e raportuar.

Për Koulibalyn interesim thuhet se ka shprehur edhe Barcelona, ndërsa lojtari së fundmi ka nënshkruar kontratë të re me napolitanët. /Telegrafi/

The post Chelsea rivalizon Unitedin për Koulibalyn appeared first on Telegrafi.

Formacioni më i mirë i stinorit vjeshtor në Ipko Superligë – Mbrojtja e çeliktë, mesfusha me forcë, fantazi dhe gola, sulmi me golashënuesin e kampionatit

Posted: 10 Dec 2018 11:50 AM PST

Superliga ka mbyllur perden sa i përket stinorit vjeshtor ku u zhvilluan 17 xhiro dhe nuk munguan rezultatet befasuese.

Prishtina mbeti lider, por me vetëm një pikë më shumë se Feronikeli.

Llapi është i treti me pesë pikë më pak se lider dhe kjo tregon se do të ketë një pranverë te nxehtë.

Redaksia e Telegrafi Sport ka zgjedhur me të dalluarit për stinorin vjeshtor në bazë të paraqitjeve individuale.

Mbrojtja e mirë e Prishtinës ka bërë që shumica e lojtarëve në këto pozita të jetë nga kjo skuadër.

Fuqia e treguar në mesfushë, por edhe talenti dhe loja me top, kanë bërë që në këtë repart të ketë miksim lojtarësh.

Sulmi mbetet në dorën e atyre që shënojnë.

Visar Bakaj (Portier) – Prishtina

Visar Bekaj. Pa diskutim më i mirë në Superligë këtë edicion. Ai nuk ka shumë punë, pasi ka një mbrojtje të fortë, por kur është nevoja ai është gjithmonë aty. Katër gola të pranuar dhe dhjetë ndeshje radhazi pa pranuar gola, rekord i admirueshëm për portierin e Prishtinës.

Armend Thaqi (Mbrojtës i djathtë) – Prishtina

Kishte disa lojtarë që bën një sezon të mirë si mbrojtës të djathtë, por Armend Thaqi i Prishtinës mbetet më i miri. Ai përveç mbrojtjes, tregoi edhe lojë të hatashme edhe në sulm. Një gol dhe tri asistime për gol ishin pjesë e kësaj paraqitje fantastike të tij.

Leotrim Bekteshi (Mbrojtës i qendrës) – Prishtina

Pa dyshim befasia më e këndshme e këtij kampionati. Mbrojtësi mitrovicas fitoi fillimisht konkurrencën brenda skuadrës e pastaj edhe atë në nivel vendi. Bekteshi ishte ndër më meritorët që Prishtina pati mbrojtje të çeliktë dhe rezultate në vjeshtë.

Armend Dallku (Mbrojtës i qendrës) – Prishtina

Një formacion i mirë në mbrojtje dhe pa Armend Dallkun nuk do të konsiderohej i tillë. I kthyer tash në vitin e tretë në Kosovë, Armend Dallku, po tregon që është më i miri në rolin e tij. Ai fiton duele në ajër, lufton më sulmuesit dhe ndihmon shpesh sulmin.

Yll Hoxha (Mbrojtës i majtë) – Feronikeli

Mbrojtësi i majtë i Feronikelit, njëra ndër pikat më të forta të kësaj skuadre. Hoxha këtë sezon ka shënua dhe ka asistuar në fitoret e Niklit. Ai do të dal nga krahu dhe të sulmojë, gjë që e bën Feronikelin më të frikshëm. Goli në ndeshjen e fundit ndaj Flamurtarit rrallë shihet në fushat tona.

Behar Maliqi (Mesfushor) – Llapi

Iku nga Feronikeli për te Llapi, por asnjë nuk ka ndryshuar. Behar Maliqi mbetet njëri ndër lojtarët më kualitativ në kampionat. Vrapon shumë, lufton për çdo top dhe di edhe të shënojë. Njëri prej pikave më të ndritura të Llapit, që kishte shumë mungesa dhe e mbylli në vendin e tretë.

Jefferson (mesfushor)  – Gjilani

Pika më e ndritur e Gjilanit që e mbylli në vendin e katër stinorin vjeshtor. Vrapon dhe i jep ritëm lojës. Di të jetë vendimtar në thyerjen e aksioneve të kundërshtarëve. Një gol i shënuar dhe atë në derbi me Feronikelin. Braziliani mbetet njëri prej lojtarëve më kualitativ në kampionat.

Festim Alidema (mesfushor krahu) – Llapi

Pas gjashtë muajsh që qëndroi në stol te Llapi, ai filloi të luajë nën drejtimin e Bylbyl Sokolit. Tetë gola të shënuara në vjeshtë tregojnë vlerat e tij. Gjuan nga çdo pozitë dhe me të dyja këmbët. I shpejtë dhe i pa kapshëm për kundërshtarë. Alidema është pika më e ndritur e këtij kampionati.

Blend Baftiu (Mesfushor) – Ballkani

Edhe një emër tjetër i ri. E la Prishtinën për më shumë minuta dhe vendimi doli i qëlluar në aspektin personal. Tri gola të shënuara dhe disa asistime, ka bërë që ai të jetë lojtari më i dalluar te Ballkani që investoi shumë. Ai ka vizion për lojë dhe është nga mesfushorët e pakët që kërkon driblimin një me një.

Mendurim Hoti (Mesfushor krahu) – Feronikeli

I shpejtë, i fuqishëm dhe deçiziv. Kështu mund të përshkruhet lojtari më i mirë i fazës së sulmit te Feronikeli. Edhe pse drenicasit morë lojtarë si Astrit Fazliu, Kastriot Rexha, Artur Magani e Jean Carioca, përsëri ai mbeti më i miri. Vendimtar në shumë ndeshje me pesë gola dhe po aq asistime për gol.

Alban Shillova (Sulmues) – Flamurtari

Nëse Flamurtari ka këto pikë që i ka, atëherë më meritori është Alban Shillova. Nëntë gola në kampionat bëjnë që ai të jetë sulmuesi më i mirë i stinorit vjeshtor dhe me meritë në një vend në formacion.

Shillova ka shënuar pothuajse në të gjitha ndeshjet që Flamurtari ka marr pikë. /Telegrafi/

The post Formacioni më i mirë i stinorit vjeshtor në Ipko Superligë – Mbrojtja e çeliktë, mesfusha me forcë, fantazi dhe gola, sulmi me golashënuesin e kampionatit appeared first on Telegrafi.

Mourinho miraton transferimin e Alderweireldit

Posted: 10 Dec 2018 11:39 AM PST

Trajneri portugez, Jose Mourinho ka jep dritën e gjelbër për nënshkrimin e mbrojtësit të Tottenham Hotspur, Toby Alderweireld.

Manchester Unitedi po kalon një sezon zhgënjyes pasi deri më tani janë larg nga objektivat e fillimit të sezonit.

Kështu, trajneri Mourinho është i pakënaqur dhe disa herë ka shprehur dëshirën për transferime të reja.

Katër lojtarët që synon t'i transferojë Unitedi gjatë janarit Katër lojtarët që synon t'i transferojë Unitedi gjatë janarit

Sipas mediumit britanik The Sun, drejtuesi Ed Woodward dhe Mourinho kanë bërë gati objektivat e afatit kalimtar të janarit.

Alderwiereld dhe Lukaku gjatë një dueli (Getty Images)

Mourinho thuhet se ka dhënë dritën jeshile për transferimin e mbrojtësit belg, Alderweireld nga Tottenhami në afatin e ardhshëm.

Djajtë e Kuq kanë bërë disa herë përpjekje gjatë verës për të transferuar belgun, por tani janë gati të paguajnë 40 milionë funte për të.

Alderweireld dëshiron kalimin te Unitedi Alderweireld dëshiron kalimin te Unitedi

Alderweireld mbetet pa kontratë në verën e vitit të ardhshëm dhe drejtuesit e Unitedit besojnë se kjo ofertë do të jetë e mjaftueshme në dimër.

Unitedi gjithashtu është lidhur edhe me mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, por senegalezi vlen më shumë se 100 milionë euro. /Telegrafi/

The post Mourinho miraton transferimin e Alderweireldit appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more