Skip to main content

“Rama takim në Vlorë, deputetja e PD: Nëse s’je me FRESH s’të lënë të hysh!” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Rama takim në Vlorë, deputetja e PD: Nëse s’je me FRESH s’të lënë të hysh!” plus 9 more Gazeta SHQIP


Rama takim në Vlorë, deputetja e PD: Nëse s’je me FRESH s’të lënë të hysh!

Posted: 19 Dec 2018 02:42 AM PST

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë për të diskutuar me studentët e Universitetit "Ismail Qemali".

Por, pak para takimit, në hyrje te ambienteve ka patur edhe një situatë të paqartë ku disa studentë kanë bllokuar hyrjen.

Nese je studente, por jo e FRESh-it te Partise nuk futesh ne takim me Kryeministrin!

Gepostet von Nada Meçorapaj, deputete e Vlorës am Mittwoch, 19. Dezember 2018

Ndërkohë deputetja e PD-se, Nada Meçorapaj, ka denoncuar përmes një videoje qe mund ta shihni më poshtë, se si behet seleksionimi i studenteve qe duhet të hyjnë në takim me Ramën.

"Nese je studente, por jo e FRESh-it te Partisë nuk futesh ne takim me Kryeministrin!"- shkruan ajo.

19 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Mbledhja e parë e KLP-së, Gent Ibrahimi zgjidhet kryetar

Posted: 19 Dec 2018 02:41 AM PST

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sot për herë të parë pas përzgjedhjes së anëtarëve, si dhe për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarin.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë e nisi mbledhjen sot nën drejtimin e anëtares më të vjetër jo prokurore Nurihan Meta. Mes dy kandidatëve për kryetar të KLP-së, Gent Ibrahimi dhe Nurian Sehiti u zgjodh me 7 vota pro, Gent Ibrahimi.

Nënkryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë u zgjodh Alfred Balla me 6 vota

Brenda 5 ditësh pas kosultimeve, KLP pritet të shpallet garën për Prokuror të Përgjithshëm. Këshilli i Lartë i Prokurorisë përbëhet 11 anëtarë.

Anëtarët e KLP janë: Nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Gentian Osmani,  nga prokuroria e Tiranës Antoneta Sevdari, nga prokuror i Elbasanit, Besnik Cani, prokuror i Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, Bujar Sheshi , prokuror i Apelit Shkodër, Arben Dollapaj nga prokuroria e përgjithshme, Kostaq Beluri, avokatët Nurihan Seiti (Metaj), Tartar Bazaj. pedagogët Gent Ibrahimi, Sandër Beci si edhe nga shoqëria civile, Alfred Balla.

19 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Studentët e Vlorës braktisin takimin me Ramën: E duam Shqipërinë si Europa!

Posted: 19 Dec 2018 02:26 AM PST

Kryeministri Edi Rama po zhvilloi një takim me studentët e Universitetit të Vlorës. Në fjalën e mbajtur, studentët i kanë kërkuar Ramës plotësimin e 8 kërkesave. Ata kanë refuzuar çdo dialog, deri në plotësimin e kërkesave. Një prej studenteve i bëri të qartë kryeministrit se 8 pikat janë dhe duhet vetëm t'i zbatojë.

"Duhet të kuptohet diçka nga të gjithë të pranishmit, që nga ju si kryeministër. Duhet të kuptohet se ne nuk kemi protestuar kot, nuk jemi budallenj. Ne nuk jemi me partitë politike. Duhet të kuptohet se ne u shohim ju si të vetmin që mund të bëjë diçka për këtë vend. Kemi kërkuar disa të drejta shumë bazike. Ju zotëri i keni 8 pika, të zezën mbi të bardhë”, theksoi ajo.

Një tjetër student i tha kreut të qeverisë se sjellja e tij ndaj tyre nuk është korrekte.

"Ju po silleni në mënyrë jo korrekte. Kërkoni dialog dhe jo zbatimin e tyre.

Kur jeni në takim ballë për ballë ju të mbushni mendjen. Merrni parasysh kërkesat tona dhe jepni zgjidhje", i tha një tjetër student.

Pas disa minutash bisedime, studentët kane nisur te largohen nga salla. "E duam Shqipërinë si gjithë Europa", nisen të thërrisnin studentet dhe më pas u larguan nga salla, ndërkohë që brenda qëndruan pjesa tjetër.

19 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Enca “tërmet” në Instagram! Është apo jo shtatzënë?! (Foto)

Posted: 19 Dec 2018 02:20 AM PST

Ajo është këngëtarja që ka shkaktuar thashetheme të mëdha gjatë vitit që po lëmë pas.

Shpeshherë me klipet mjaft provokuese, por edhe fotot në rrjetet sociale. Po flasim për Enca Haxhian, këngëtarja që është gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Këngëtarja simpatike edhe këtë herë ka shkaktuar "tërmet" në rrjet, pasi me një postim në Instastory la të kuptohej se ishte shtatzënë dhe do të bëhej nënë për herë të parë.

Zeshkania seksi publikoi një ikonë të një femre shtatzënë duke mos lënë ndonjë koment përkrah imazhit.

E pasi ja arriti qëllimit për të "çmendur" fansat dhe mediat, Enca ka treguar se historia e shtatëzanisë ishte thjeshtë shaka, pasi ajo ka postuar një status, duke sqaruar gjithçka.

"Unë nuk jam shtatzënë, por kam shumë këngë të reja", shkruan Enca në Instastory, duke lënë të kuptohet se i etiketon si "bebe" këngët e saj.

19 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi: si do të jetë viti 2019 për familjen dhe të dashurit tuaj

Posted: 19 Dec 2018 02:15 AM PST

Close up shot of astrological clock in Piazza San Marco, Venice

Për çdo shenjë zodiakale, le të zbulojmë se çfarë na rezervojnë yjet për Vitin e Ri në fushën e marrëdhënieve tona. Festat e Krishtlindjeve na kujtojnë se sa të rëndësishme janë vlerat e familjes dhe miqësisë: është bukur të festosh me njerëzit e dashur fundin dhe fillimin e Vitit të Ri. Për disa, viti 2018 mund të ketë qenë një vit i tensioneve të brendshme, për të tjerët një vit i ndryshimeve të mëdha ose ngjarjeve të lumtura dhe me fat. Ajo që të gjithë pyesim është "çfarë do të ndodhë në vitin 2019'? Për çdo shenjë zodiakale, Horoskopi na zbulon se çfarë na rezervojnë Yjet në fushën e marrëdhënieve tona!

DASHI – Familja dhe miqtë tuaj do të jenë pikat e referencës suaj në një 2019, ku sfidat do të jenë rendi i ditës. Shtëpitë tuaja do të jenë foletë që do t’ju mirëpresin pas ditëve të vështira të punës dhe nganjëherë do ta lëshoni tensionin drejt personave të dashur, të cilët do të jenë shumë të durueshëm. Urani në shenjën tuaj do të inkurajojë lindjen e miqësive të reja në janar dhe shkurt. Angazhimet e shumta do t'ju detyrojnë të qëndroni vetëm: një mundësi e shkëlqyer për t’ju njohur më mirë!

 DEMI – 2019-ta do të jetë një vit i rritjes së madhe për ju dhe në këtë proces do të përfshihen edhe familjarët dhe miqtë tuaj. Korriku mund të jetë një muaj i turbullt për shkak të Marsit në tranzit në sferën e brendshme, por asgjë e pandreqshme nuk do të ndodhë. Neptuni shpesh do t’ju kërkojë të kujdeseni për një mik që ka nevojë për mbrojtje dhe butësi. Ju do të jeni një pikë e rëndësishme referimi për të gjithë ata. Në dhjetor, Jupiteri mund t’ju bëjë të bëni kontakte të reja me njerëz të largët.

BINJAKËT – Sektori i miqësisë në vitin 2019 do të ndriçohet nga Urani në janar dhe shkurt. Problemi i muajve të ardhshëm nuk do të jetë të takoni njerëz të rinj, por të çoni përpara marrëdhënie të qëndrueshme. Mospërputhja që ju dallon do të jetë një aleat i keq. Saturni dhe Plutoni mund t'ju shtyjnë të kërkoni dikë nga e kaluara. Në familje ju duhet pak më shumë durim në shtator, kur Marsi do të jetë në një aspekt disonant: të jeni më të ndjeshëm!

 GAFORRJA – Prej marsit e tutje, Urani do të kalojë në fushën e miqësisë dhe do t'ju vendosë në kontakt me njerëz ekstravagantë dhe të çuditshëm, me të cilët ju kurrë nuk keni menduar që mund të kishit të bënit. Mos u largoni dhe lërini këta njerëz t’ju mësojnë të shikoni jetën nga perspektiva të reja. Në familjen tuaj, personat e dashur do ta kenë të vështirë t'ju kuptojnë në momentet që jeni me të vërtetë keq. Problemet tuaja, megjithatë, do të shkojnë përtej kontekstit familjar. Në fund të fundit, për ju shtëpia dhe familja janë të shenjta.

LUANI – Pas një viti impenjativ në frontin familjar, 2019-ta do të duket si një shëtitje. Fëmijët tuaj me gjasë do të jenë protagonistët e ditëve tuaja dhe, nëse nuk i keni akoma, Jupiteri do t'ju nxisë që të mendoni për të pasur fëmijë. Nga ana tjetër, ju do të keni mundësi të thelloni marrëdhënien me ndonjë koleg me të cilin keni shumë gjëra të përbashkëta. Prilli dhe qershori do të jenë muajt më të mirë për t'u njohur me miq të rinj, por duhet të jeni ju që t'i kërkoni ata!

VIRGJËRESHA – Jupiteri në aspektin disharmonik do t’ju shohë gjatë gjithë vitit 2019 shumë të zënë në frontin familjar. Mund të jetë viti i duhur për të shkuar dhe për të jetuar në një shtëpi më të madhe dhe masa do të jetë shumë sfiduese. Ose, një i afërm mund të sjellë në shtëpi një partner të ri, që nuk është shumë i mirëpritur për ju. Sektori i miqësisë do të jetë shumë më stimulues dhe Urani (në aspektin e mirë) mund t'ju vërë në kontakt me njerëzit të huaj, me të cilët mund të testoni anglishten tuaj të shkëlqyer.

 PESHORJA – Me Saturnin dhe Plutonin në Bricjap gjatë gjithë vitit, sektori i familjes mund të jetë ai që do t’ju shohë më të angazhuar në vitin 2019. Do të keni përgjegjësi të reja për t'u përballur, veçanërisht nëse keni vendosur të ndaheni nga bashkëshorti dhe janë fëmijët në mes. Shtëpitë tuaja mund të kenë nevojë për rikonstruksion që shkojnë përtej kohës së planifikuar. Në disa raste, ju do të jeni të detyruar të lëvizni. Për miqësitë do të keni pak kohë dhe do të jetë e përqendruar në muajt e verës.

AKREPI – 2019-ta do të hapet me Hënën dhe Venusin e tranzitit në shenjën tuaj: kjo me siguri do të jetë një shenjë e mirë për qetësinë familjare. Nëse keni fëmijë, ju do të kujdeseni spontanisht për ta dhe do të krijoni një marrëdhënie shumë të ndërlikuar mes jush. Urani në opozitë, që nga fillimi i marsit, do t’ju vërë në kontakt me njerëz jashtë linjave dhe është e rëndësishme që të reflektoni mirë para se t'u jepni dritën jeshile që të fillojnë të frekuentojnë shtëpinë tuaj dhe të afërmit tuaj. Korriku është muaji ideal për kontakte të reja.

SHIGJETARI – Ashtu si viti i mëparshëm, viti 2019 shpesh do t’ju shohë të shqetësuar nga shëndeti i disa të afërmve ose situatave familjare që janë jashtë kontrollit tuaj. Ju mund të bëheni më të shqetësuar se zakonisht edhe me fëmijët tuaj. Jupiteri në shenjën tuaj do t’ju mësojë ta merrni jetën me filozofi dhe shpesh do të sugjeroni të organizoni festa që përfshijnë si miqtë, ashtu edhe të afërmit. Një jetë shoqërore dhe argëtuese do të jetë një nga privilegjet tuaja të shumta këtë vit.

 BRICJAPI – Pas viteve të trazirave familjare dhe shtëpiake, më në fund, Urani në vitin 2019 do të braktisë shenjën e Dashit dhe do t’ju lejojë të rifitoni paqen dhe balancën midis mureve të shtëpisë. Nëse keni fëmijë, ata do të gjejnë një mënyrë për t’ju habitur. Jupiteri do t’ju kërkojë të kujdeseni për të gjitha miqësitë që kanë lindur në muajt e fundit, për t’i bërë ato solide dhe të qëndrueshme. Muaji më i mirë për të njohur njerëz të rinj do të jetë ai i nëntorit: mençuria juaj do të tërheqë shumë njerëz rreth vetes!

 UJORI – Për 2019 Jupiter premton një vit të miqësive të mëdha! Ju nuk duhet të nënvlerësoni njohuritë rastësore të një mbrëmje veçanërisht të gëzuar: ju do të keni me të vërtetë mundësi të takoni njerëz që do të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në jetën tuaj. Në sektorin e miqësisë do të gjeni ato pika referimi që nuk mund t'i gjeni as në familje. Urani, në fakt, duke filluar nga muaji mars, do të sjellë ndryshime të mëdha. Bëhuni gati për ndonjë ndryshim të papritur të vendbanimit.

PESHQIT – Saturni dhe Plutoni do të vazhdojnë të kalojnë nëpër fushën e miqësisë gjatë gjithë vitit 2019: do të ndiheni më shumë të tërhequr fort nga njerëz më të rritur se ju, të cilët do t'i konsideroni si udhëzues të çmuar gjatë rrugëtimit tuaj. Duke qenë se jeni shumë selektivë, ndonjë miqësi edhe mund të mbarojë. Do të përfundojnë ato marrëdhënie që ju pengojnë në rritjen tuaj personale, duke u lënë hapësirë njohjeve të reja, që do të vijnë duke filluar nga dhjetori. Në familje, përveç muajit të trazuar të prillit, situata do të jetë paqësore.

19 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Studentët e presin Ramën me protestë në Vlorë: Turp! Ti ke qejf monologun

Posted: 19 Dec 2018 02:13 AM PST

Premtimi i djeshëm i kryeministrit Edi Rama nga UBT, ku tha se nga janari studentët e ciklit Bachelor do të paguajnë 50 % më pak tarifë studimi, duket se nuk i ka "ngrohur" zemrat e studentëve protestues, të cilët do të zhvillojnë sërish sot një tubim para Korpusit Universitar.

E teksa protesta që zgjat prej dy javësh dhe mungesa e një zgjidhje nga qeveria e vullnetit nga kryeministri për të plotësuar 8 kërkesat ka futur në kaos universitetet, duket se denoncimet e bëra dje për hyrjen si "hajdut" të Ramës në UBT, sipas një skeme mashtrimi të rektorit Bahri Musabelliu, kanë revoltuar studentët.

Duke marrë shkas nga takimi i djeshëm, ata kanë vendosur të bojkotojnë mësimin, të kyçin dyert e fakulteteve dhe të shmangin çdo takim qoftë ky edhe i njoftuar nga rektorët apo dekanët për të dialoguar mes veti, pasi dyshojnë se mund të jetë surprizë prezenca e kryeministrit.

Nga situata e krijuar është stepur edhe Rama, i cili sot ka vendosur të mos zhvillojë takime në universitetet në Tiranë, por të shkojë në Vlorë ku studentët që priste të takonte janë shfaqur të revoltuar.

Më hyrje të universitetit “Ismail Qemali”, Rama është pritur nga studentët me thirrjet: Turp, turp turp!

“Ti bën monolog”, i kanë thënë studentët, kryeministrit, teksa në shenjë proteste kanë mbajtur të bllokuar për disa minuta hyrjen e Rektoratit, ndërsa një vajzë i kërkonte t’i jepte fjalën si një burrë shteti se do t’i plotësonte 8 kërkesat.

Kryeministri s’ka gjetur paqe as brenda në sallë, ku disa studentë kanë shprehur hapur kundërshtinë ndaj tij.

DEBATI ME NJE STUDENTE:

Rama: Hajdeni brenda;

Studentja: Do vijmë të gjithë po erdhëm, jo unë, të tërë

Rama: Një minutë

Studentja: Jo një minutë, se kështu bëni edhe për kërkesat ju, një minutë. Tani! Jeni burrë shteti thuaje llafin para një vajze

Rama: Hajdeni brenda

Studentja: O do futemi të tërë, jo unë

Rama: Një minutë

Studentja: Thuaj po apo jo

Rama: Një minutë, do dëgjosh

Studentja: Nuk dëgjoj, o zotëri ti ke qejf monologet edhe unë kam qejf monologet

Rama: Dëgjo këtu…

Studentja: Nuk dëgjoj, po apo jo

Rama: Dëgjo…

Studentja: Nuk ka dëshirë të plotësojë kërkesat.

19 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

FMN: Familjet shqiptare kanë 1.4 miliardë euro borxhe

Posted: 19 Dec 2018 02:05 AM PST

Familjet shqiptare kishin në vitin 2017 borxhe që llogariten sa 11.3% e asaj që prodhon ekonomia në një vit (Prodhimi i Brendshëm Bruto-PBB). Shifra është publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në sistemin e saj të të dhënave për borxhin global.

Në vlerë absolute, kjo shumë është rreth 1.4 miliardë euro. Në të përfshihen kryesisht kreditë në banka dhe borxhet e tjera që kanë familjarët.

Duke pasur parasysh që në Shqipëri, sipas INSTAT ka rreth 769 mijë familje, borxhi mesatar për një familje është rreth 1,800 euro.

Niveli i borxhit familjar ka mbetur i pandryshuar dy vitet e fundit, ndërsa rekordi është arritur në vitin 2008, me rreth 13% të PBB-së, duke u rritur me shpejtësi që pas vitit 2003 (shih grafikun). Më pas, ekonomia hyri në një cikël ngadalësues, si rrjedhojë e krizës globale, çka duket se çoi në tërheqjen e familjeve për të marrë hua.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, familjet shqiptare kanë një nivel të ulët borxhi. Në Kroaci, po sipas FMN, ky tregues është 34% e PBB-së, në Maqedoni 24.5%. Të dhënat për Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë mungojnë.

Në vendet e zhvilluara, borxhi i familjeve është edhe më i lartë, p.sh. në Gjermani është rreth 53% e PBB-së, në Itali 41.3%, në Suedi 88% ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gati 80%.

Sipas anketës së Bankës së Shqipërisë për gjendjen financiare dhe huamarrjen e familjeve, blerja e mallrave me pagesë të vonuar nga dyqanet është një zërat kryesorë të borxhit të familjeve shqiptare. Gjithsej, familjet që kishin një hua për të paguar në gjysmën e parë të këtij viti përbënin 28% të totalit të familjeve të anketuara, peshë kjo e njëjtë me vitin e kaluar.

Qëllimet kryesore të huamarrjes së familjeve janë blerja apo riparimi i pronave, zhvillimi i biznesit dhe konsumi. Vlerësimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ngarkesa me borxh është e përballueshme. Për 77% të familjeve kësti mujor i huasë zë më pak se 30% të të ardhurave mujore.

19 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com) Monitor

Raporti, 53 gazetarë të vrarë gjatë vitit 2018

Posted: 19 Dec 2018 01:48 AM PST

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve bëri me dije se nga 53 gazetarët e vrarë gjatë këtij viti, 34 prej tyre janë ndëshkuar për punën që kanë bërë.

Në raportin e tij vjetor, Komiteti me seli në Nju Jork ka thënë se këtë vit është rritur rreziku i sulmimit ndaj gazetarëve.

Bazuar në të dhëna ky Komitet ka thënë se shifra e publikuar nga 1 janari deri më 14 dhjetor, përbën numrin më të lartë të vrasjeve në tre vjetët e fundit sa i përket shënjestrimit të këtyre personave bazuar në punën e tyre.

"Numri i gazetarëve të shënjestruar për vrasje, bazuar në punën e tyre pothuajse është dyfishuar më 2018, në krahasim me një vit më parë", është thënë në raport.

Këto të dhëna kanë theksuar shqetësimet e bëra pas publikimit të një raporti nga "Reporterët pa Kufij", organizatë e cila ka thënë se këtë vit janë vrarë 80 gazetarë, duke përfshirë edhe blogerët, personat që merren me gazetari qytetare dhe punëtorët në media.

Në të dyja raportet është përmendur vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi dhe konsullatën saudite në Stamboll.

Në një pjesë të raportit, Komiteti e ka cilësuar ironi faktin se: "presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka qenë kritiku më i zëshëm i vrasjes së Khashoggit, ndonëse qeveria e tij ka mbyllur mediat e pavarura dhe është duke burgosur gazetarë në shumë se secili vend tjetër në botë, për vitin e tretë me radhë".

Përveç tjerash në raport është përmendur se Afganistani, gjendet i pari në listën e vendeve ku janë vrarë më së shumti gazetarë, i ndjekur nga Siria dhe India. Si pasojë e një sulmi vetëvrasës në muajin prill në Afganistan vdiqën nëntë gazetarë.

Komiteti ka veçuar edhe vrasjen e gazetarit sllovak, Jan Kuciak dhe të dashurës së tij, duke përmendur se ai po hulumtonte disa dyshime për korrupsion në nivele qeveritare.

Komiteti po ashtu ka përmendur se është duke hulumtuar vrasjen e 23 gazetarëve të tjerë më 2018, mirëpo deri më tani nuk është konfirmuar se vrasjet kanë qenë të lidhura me punën e tyre.

19 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Gjesti fisnik i prostitutës shqiptare mahnit Italinë

Posted: 19 Dec 2018 01:45 AM PST

Ato shpesh paragjykohen për shkak të jetës që bëjnë, teksa nata i gjen në rrugë në kërkim të klientëve me dëshirë, ose prej shfrytëzimit prej tutorëve, por rasti i një të reje shqiptare që prostituonte në Itali ka pushtuar faqet e para të të gjitha mediave.

Historia e 22-vjeçares nga Shqipëria ka nisur kur një 32 vjeçare italiane humbi portofolin e saj me 150 euro dhe dokumente në afërsi të një stacioni të karburantit "Binasco" në Milano.

Mëngjesin tjetër, ajo shkoi në polici për për të ndjekur procedurën e ankesës, por çuditërisht u përball aty me një surprizë. Karabinierët në Binasco, i thanë se portofoli ishte dorëzuar aty nga një prostitutë 22 vjeçare shqiptare që praktikon në atë rrugë provinciale.

Përveç dokumenteve kishte të gjitha paratë dhe kjo do të ishte e mjaftueshme për ta kthyer historinë në një tregim të ngrohtë Krishtlindjesh.

Por historia nuk u mbyll me kaq, pasi 32 vjeçarja vendosi të shkojë e të falënderojë vajzën, e cila u largua duke thënë se ajo kishte bërë vetëm detyrën e saj. Madje, italiania shkoi dhe e takoi sërish vajzën 22 vjeçare për t'i dhënë një dhuratë për gjestin fisnik që bëri.

Ndërkohë e reja shqiptare i ka thënë: "Unë nuk e kam zgjedhur për ta bërë këtë punë, jam e detyruar  të qëndroj në rrugë. Kur pashë portofolin, e mora fshehur sepse pata frikë se mos më shikonte njeri dhe ma merrte e hidhte edhe dokumentet".

19 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Aksidentohet makina me 5 mësues në Korçë, ndërron jetë 48-vjeçarja (EMRI)

Posted: 19 Dec 2018 01:32 AM PST

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Devoll të Korçës. Mësohet se një makinë tip "Jeep" ka dalë nga rruga në aksin Miras-Arrëz.

Me mjetin e aksidentuar udhëtonin 5 arsimtarë, një prej të cilëve ka ndërruar jetë. Viktima është identifikuar si Luiza Dule, 48 vjeçe, me profesion mësuese në shkollën e fshatit Arrëz.

“Më datë 19.12.2018, rreth orës 09:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Miras-Arrëz, ka ndodhur një aksident ku mjeti tip "Range-Rover" me targë AA 112 CA, me drejtues shtetasin Ç.H, banues në Miras, është batuar në rrugë dhe për pasojë, ka humbur jetën një pasagjere në mjet shtetasja L.D, 48 vjeçe, banuese në Miras”, sqaron policia në njoftimin zyrtar.

Nga informacionet paraprake raportohet se makina me të cilën udhëtonin mësuesja dhe 5 personat e tjerë ka ndaluar për t’i hapur rrugë një tjetër mjeti dhe ka rrëshqitur si pasojë e ngricave dhe akullit në rrugë, duke u përmbysur.

19 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more