Skip to main content

“Publikohet lista e më të kërkuarve në Elbasan (EMRAT-FOTO)” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Publikohet lista e më të kërkuarve në Elbasan (EMRAT-FOTO)” plus 9 more Gazeta SHQIP


Publikohet lista e më të kërkuarve në Elbasan (EMRAT-FOTO)

Posted: 10 Dec 2018 01:05 AM PST

Policia e Elbasanit në një postim në Facebook, ka publikuar listën e personave më të kërkuar të këtij qarku.

Të shpallur në kërkim janë 32 persona.

10 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

“Kacifas hero”, përplasje mes shqiptarëve dhe grekëve në Nju Jork (FOTO)

Posted: 10 Dec 2018 12:44 AM PST

Dje pasdite, në një nga lagjet me prani të dy komuniteteve shqiptare e greke, Bay Ridge në Brooklyn, në organizimin e shoqatës Rrënjët Shqiptare "Albanian Roots", u mbajt një protestë paqësore kundër nderimit të Kostandinos Kacifas.

Protesta ndodhi përballë qendrës kulturore Federata "Laconian" (Spartans), e cila pretendon se përfaqëson flamurin e Vorio Epirit, dhe qarqet ultra nacionaliste greke në Nju Jork dhe do të nderonte Kostandinos Kacifën, i vrarë më 28 tetor 2018, në një përplasje me armë automatike me policinë e Shtetit shqiptar në Bularat të Gjirokastrës.

Në protestë morën pjesë dhjetëra shqiptarë nga të gjitha trojet, në kushte të një të ftohti polar minus 10 gradë celsius.

Ajo nisi me këngën patriotike "Shqipëri o Nëna Ime" dhe ishte mjaft paqësore, duke u mbajtur në distancën e vendosur nga forcat e ruajtjes së rendit nga NYPD, sipas rregullave të përcaktuara për lejen e protestave ne qytetin e Nju Jorkut.

Mes tensioneve të mëdha, u desh shtimi i numrit te forcave të policisë dhe "barrikada" mes të dy grupeve.

Anëtarë të Partisë Agimi i Artë, me flamurit e kësaj partie dhe disa eksponentë të organizatave që përfaqësojnë minoritetin grek, dhe organizatën Federata Laconian (Spartans), në SHBA kënduan himnin grek dhe hodhën parulla shoviniste kundër Shqipërisë dhe shanin shqiptarët si terroristë. Ndërsa 35-vjeçarin e vrarë në përpjekje me Policinë e shtetit shqiptar e cilësuan hero që sipas tyre ra për atdheun e tij.

Shqiptarët mbanin në duar flamuj amerikan e shqiptar, ndërsa këndonin këngë patriotike e thërrisnin "USA USA USA – Shqipëri Etnike – Shqipëri Etnike. Dënoni Terroristin – Dënoni Terroristin – Çamëria Çamëria" dhe trup për ju që nderoni dhe mbroni një terrorist, i cili ka qëlluar me armë automatike kundra Policisë së Shtetit".

Përfaqësuesit e komunitetit grek, përfshirë edhe një grup të grave, përdorën sharje dhe hodhën parulla provokuese, ngritën flamurin e Agimit të Artë dhe Vorio Epirit, dhe më zë të lart thërrisnin :  "Konstantinos Kacifas, u vra se ka luftuar si shumë prej helenëve të shtypur të pambrojtur për të ruajtur identitetin e tyre grek, jugu i Shqipërisë është Greqi. Në Greqi nuk ka asnjë çam dhe nuk ekziston çështje çame – Harrojeni Çamërinë".

Esad Gjonbalaj, nga Vuthaj një veprimtar i dalluar i komunitetit, tha se ky veprim është tepër provokues për ne shqiptarët. "Prandaj edhe unë kam ardhur në këtë protestë i nxitur nga kjo propagandë e egër e këtij komuniteti, kundër të gjithë ne shqiptarëve, kudo që jemi. Ata duke nderuar një njeri, i cili qëlloi me breshëri ndaj Policisë së shtetit shqiptar, dhe që duhet shpallur terrorist edhe kjo organizatë ultra nacionaliste me paturpësinë më të madhe në vendin më demokratik të botës, SHBA, shpallet "hero". Trup për ju", thirri ai.

Ndërkohë, kreu i Rrënjëve Shqiptare Marko Kepi tha se Konstantinos Kacifas, sipas raportit zyrtar të policisë është thënë se është vrarë pasi ka qëlluar drejt policisë dhe në çdo vend të botës ky akt dënohet, por ja që një organizatë greko-amerikane, që mbahet e taksat e këtij vendi, i del sot në mbrojtje mandej për paturpësi edhe e nderon atë si një "hero" . Ai tha se kjo nuk duhet të ndodhë në shekullin 21 dhe veçanërisht në Amerikë.

"Federata e Shoqërive Lakonike, duhet të organizojë një ngjarje që nderon gratë dhe fëmijët e pafajshëm të vrarë nga qarqet e ndryshme ekstremiste greke, ose për gjenocidin e çamëve, e jo të dalin e të mbrojnë e nderojnë ata që po vrasin çdo ditë nga një shqiptar. Të dënohen ata që kanë kryer siç dihet dhe një gjenocid kundër popullit të pafajshëm shqiptar të Çamërisë dhe jo të mblidhen në Amerikë vendin kampion të lirisë e demokracisë të nderojnë këtë kriminel i cili ka qëlluar kundër policisë sonë duke vënë në rrezik edhe jetën e forcave të ruajtjes së rendit", tha ai.

10 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)/ Illyriapress

“Babagjyshi turk dëbohet”, provokimi i fundit i Tvboy

Posted: 10 Dec 2018 12:39 AM PST

Kolektivi artistik që mblidhet nën markën Tvboy, kthehet me një mural që ka hapur diskutime. Në Milano, në mënyrë simbolike pranë Largo delle Culture, një Babagjysh turk, prangoset dhe dëbohet nga një polic italian, i cili ka tiparet e Ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini.

“Leja e qëndrimit e mohuar për Santa Claus, askush nuk u kujtua se San Nicola erdhi nga Turqia”, shkruan ai në TVboy dhe më pas shton në një intervistë në "Repubblica": “Shumë mendojnë se legjenda e Santa Claus është nordike, por Babai i Krishtlindjeve ishte Shën Nikolla, bizantin, reliket e tij u vodhën në Turqi dhe më pas u dërguan në Bari”.

10 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Ibrahimoviç te Milani? Leonardo është optimist

Posted: 10 Dec 2018 12:31 AM PST

Pas ditësh të tëra me tentativa, indicie e komente të ndryshme, më në fund është vetë drejtori sportiv i Milanit, Leonardo, ai që sqaron njëherë e mirë se Zlatan Ibrahimoviç nuk do të kthehet te kuqezinjtë.

Në një deklaratë të dhënë në përfundim të ndeshjes Milan-Torino, braziliani theksoi dëshirën e kuqezinjve për të sjellë në Milano gjigantin suedez, por tregoi edhe shkaqet që bënë që kjo marrëveshje të mos realizohej.

"Do të ishte shumë bukur që të kthehej, pasi është një lojtar i madh, që e njeh mirë ambientin e Milanit, por përfundimisht Ibrahimoviç nuk do të vijë te ne në muajin janar. Që në fillim ai na kishte thënë se do të mbetej në SHBA, nëse Los Angeles Galaxy do t'i plotësonte kushtet që kishte kërkuar. Ata ia plotësuan, kështu që Ibra do të mbetet në MLS-në amerikane", tha Leonardo.

Drejtori Sportiv i kuqezinjve foli edhe për afrimin e parë të merkatos së janarit, fantazistin brazilian Paqueta, i cili ishte mbrëmë në shkallët e "San Siros", por edhe për mesfushorin e mirënjohur spanjoll të Chelseat, Cesc Fabregas.

"Paqueta është një djalosh i ri, por që do të na japë një dorë në objektivat tanë. Nëse na rikthehen lojtarët e dëmtuar, do të kemi më shumë alternativa loje. Sa i përket Fabregas, po bëjmë vlerësimet tona, por nuk ka ende një vendim, apo një marrëveshje", deklaroi drejtori sportiv i Milanit.

10 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Pamjet nga sateliti tregojnë që Rusia po çon forca ushtarake pranë Krimesë

Posted: 10 Dec 2018 12:27 AM PST

Dy javë pasi Rusia kapi tre anije ukrainase në ngushticën Kerç, imazhet satelitore të marra ekskluzivisht nga Fox Neës të dielën tregojnë se forcat shtesë kanë nisur të shkojnë në rajon. Në imazhet e marra të shtunën, tre aeroplanë rusë Ilyushin -76 u gjetën në bazën ajrore të Dzhankoi në Krime.

Imazhet, të kapur nga Imagesat International, tregojnë se Rusia po vazhdon të rritë dhe të konsolidojë forcat e saj ushtarake në Krime, të cilën e aneksoi nga Ukraina në 2014.

Sipas raporteve të mediave sociale në Rusi, katër avionë IL-76 u nisën më 6 dhjetor nga aeroporti Anapa në Novorossiysk dhe u ulën në Dzhankoi. Një nga ato aeroplanë u kthye të shtunën në Anapa, ndërsa të tre mbetën në bazë.

Avionët e ngarkesave Ilushin-76 përdoren nga Ushtria Ruse për të ofruar ngarkesa të mëdha ose të rënda që nuk mund të mbahen në terren. Avionët e ngarkesës përdoren gjithashtu për mobilizimin e një numri të madh trupash.

Baza e njësisë së elitës së trupave ajrore të Rusisë, është vendosur në Novorossiysk, jo shumë larg Anapës.

10 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

TË GJITHË DUAN TA MBYSIN NË MËNYRËN E TYRE

Posted: 10 Dec 2018 12:27 AM PST

Nga Astrit PATOZI

Nëse një i djathtë sot duhet të ishte vërtetë i shqetësuar politikisht, e vetmja gjë në botë që do ta linte indiferent do të kishte qenë Lëvizja e Arlind Qorrit, e cila po hiperbolizohet dhe po trajtohet si kërcënim i madh kombëtar. Edhe sikur ajo të kishte realisht atë peshë, që po tregohet përmes reagimesh të mllefosura apo legjendash të pabesueshme mediatike apo përsiatjesh folklorike të filozofëve popullorë në rrjetet sociale.

Sepse në një vend të lirë nuk mund t’i mohohen askujt bindjet politike, po ashtu edhe potagonizmi dhe kjo është një temë e ezauruar tashmë që në 1990-ën.

Sepse të gjithë ne kemi parë dhe dëgjuar për komunistë, që jo vetëm e kanë rrahur, por edhe e kanë vrarë tjetrin, vetëm se ka qenë demokrat, por ende nuk ka ndodhur që një demokrat mos pranojë e, aq më pak të dhunojë tjetrin, pse ai është komunist.

Por besoj se një i djathtë ka një arsye shumë të fortë për t’u ndjerë keq në këto momente. Sepse Shqipëria sot gjendet në darën e tre forcave politike, dy prej të cilave janë të majta, ndërsa partinë e Lulit, duke e marrë me të mirë, po e konsiderojmë pa identitet.

Ky është në fakt problemi real, i cili ka krijuar një vakuum të madh social në Shqipëri, sepse përfaqësimi politik është zhbalancuar frikshëm. Ekuilibrat morën një goditje rrënuese pas marrëveshjes së 17-18 majit të vitit të shkuar, duke e futur në një krizë të fortë të djathtën kryesisht për shkak të kompromentimit dhe paaftësisë së Lulzim Bashës.

Kjo gjendje gati e pashpresë është një kushtrim i fortë që e djathta ka nevojë të ngutshme të riformatohet. Por rifaktorizimin e saj nuk e pengojnë as marksistët e Arlindit e as Qorra të tjerë që mund të dalin nga e majta, sepse nuk ka sens. Politika është një sport dinamik, ku askush nuk e ka të sigurt një vend në fushë dhe ku askush nuk mund t’i zërë vendin tjetrit, sepse ka mbërritur përpara.

Aq më tepër po të mendosh se çdo gjë e re që mund të krijohet majtas mund ta dobësonte Partinë Socialiste, pse jo edhe LSI-në. Sepse, sado që diferencat ideologjike mes partive kryesore, sa vijnë e bëhen më konvencionale, sërish mbetet një shtrat i qëndrueshëm natyral votash që ndan të majtët dhe të djathtët në Shqipëri.

Ajo që lexoj unë deri tani është se të treja partitë, që kanë marrë peng Shqipërinë, janë të nervozuar nga protesta dhe po kërkojnë që ta mbysin atë. Secili në mënyrën e vet, dikush duke e përbaltur, dikush duke e përçarë, ndërsa dikush tjetër, duke bërë sikur po e përqafon, por duke i shtrënguar fort qafën.

Edi Rama, i cili i ka mbushur poturet nga masiviteti dhe nga vendosmëria e studentëve, kërkon që ta shuajë atë si vatër zjarri që mund të përshkallëzohet dhe të marrë përmasa të paparashikuara në të ardhmen. Dhe ngjan të jetë më i priruri për t’i dërguar në shtëpi studentët një orë e më parë.

Lulzim Basha duket i nervozuar nga refuzimi i qartë i protestës për opozitën dhe po mendon me siguri që një “gjellë që nuk është për mua, i raftë miu brenda”. Dhe nuk ka faj, sepse mund të jetë rast unikal në botë që njerëzit e revoltuar me qeverinë nuk pranojnë mbështetjen e opozitës. Por kjo nuk është rastësi. Sepse Lulzim Basha po korr atë që ka mbjellur vetë në gjithë këto vite, sepse nuk ka lënë gjë pa bërë që kjo ditë të vinte.

Ndërsa LSI, e cila është përfituesja më e madhe e këtij sistemi politik, që në fakt u ngrit me qëllimin për ta asgjësuar atë vetë, me sa duket po druhet që protesta mund të derivojë në një lëvizje antiestablishmet, e cila do t’ia prishte asaj edhe qetësinë edhe planet për të ardhmen.

Ky është me sa duket është meraku kryesor që kanë të trija partitë e statuskuosë, dhe kjo është arsyeja pse protesta ka sot tre armiq të fortë dhe të identifikuar qartësisht.

Ndaj edhe protesta e studentëve më ngjan sot aq shumë me betejën e Davidit me Goliatin.

10 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Ish-zv/ministri zbulon plagjiaturën e Mimi Kodhelit për doktoraturë

Posted: 10 Dec 2018 12:22 AM PST

Ish-zëvendës ministri i Arsimit, Taulant Muka, e ka nisur këtë të hënë me anë të një denoncimi për ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, për të cilën thotë se e ka të kopjuar doktoraturën.

Për këtë ai publikon dhe dokumente, ku shkruan:

Mirëmëngjesi me Mimi Kodheli- Doktoraturë Plagjiaturë! Merrni gomën z. Kryeministër dhe fshini plagjiaturat!

Vladimir Kola, Universiteti Sapienza zbulon plagjiaturën!

Plagjiatura e Tezës së Doktoratës së zonjës Mimi Kodheli, me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Dhori Kule (në atë kohe Rektor), pranë fakultetit te Ekonomisë, "Universiteti i Tiranes", me titull "Regjimi i shënjestrimit të inflacionit: një propozim për Shqipërinë", e vitit 2015.

Tezën e plotë e gjeni në internet në ketë adresë: http://www.doktoratura.unitir.edu.al/…/Doktoratura-Mimi-Kod…

Pas shumë ore kërkimi ne internet, kam zbuluar se zonja Mimi Kodheli ka kopjuar disa paragrafë te Tezës së saj te Doktoratës, pa cituar autorin origjinal, domethënë i ka paraqitur paragrafët ne fjalë, sikur t'i kishte shkruar vetë ajo.

Me ketë rast përfitoj të falënderoj zotin Taulant Muka, i cili ishte i pari që e vuri në dukje problemin e plagjiaturës në Shqipëri dhe na nxiti edhe ne të tjerëve që të kërkojmë në internet për ketë çështje.

Me sa kam arritur të zbuloj unë, zonja Mimi Kodheli kopjimin më të madh e ka bërë prej artikullit "From monetary targeting to inflation targeting: lessons from the industrialized countries", me autor Frederic S. Mishkin, i vitit 2000, prej të cilit ka kopjuar dy faqe e gjysmë te Tezës së saj (faqet 21, 22, 23 dhe 24), të cilat korrispondojnë me faqet 11,12 dhe 13 të artikullit në anglisht, të cilin e gjeni në internet në këtë adresë: https://pdfs.semanticscholar.org/…/3e358ebc297698dfbb8737fa…

Paragrafë të tjerë ka kopjuar nga artikulli "Should inflation targeting be abandoned in favour of nominal income targeting?", me autorë Stan du Plessis dhe Malan Rietveld, i vitit 2013, të cilin e gjeni në internet në këtë adresë:

https://www.ekon.sun.ac.za/wpapers/…/wp122013/wp-12-2013.pdf

Gjithashtu, ka kopjime edhe nga artikulli:

"Inflation Targeting: Holding the Line", Sarwat Jahan,

https://www.imf.org/external/pubs/ft/fandd/basics/target.htm.

Me poshtë po ju vë krahasimin e detajuar:

"From monetary targeting to inflation targeting: lessons from the industrialized countries", Frederic S. Mishkin, January 2000 ((ky artikull është vendosur në listën e literaturës së konsultuar, por siç e thashë, zonja Kodheli ka kopjuar prej tij faqet që përmenda më parë, duke i paraqitur sikur t'i kishte shkruar vetë ajo)

https://pdfs.semanticscholar.org/…/3e358ebc297698dfbb8737fa..

10 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Policia e Tiranës vendos 2150 masa administrative, arreston 21 shoferë

Posted: 10 Dec 2018 12:20 AM PST

Policia Rrugore e Tiranës, gjatë javës dhe fundjavës ishte prezent thuajse në  të gjitha rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit, me shërbime të shtuara dhe me mjete në patrullim, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, kryesisht nga drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit dhe shpejtësia mbi normat e lejuara, si dhe kontrollin e akseve rrugore duke  verifikuar problematikën që krijohet nga kushtet atmosferike me qëllim adresimin e mangësive entit pronar të rrugës.

Nga kontrollet policore, janë verifikuar shkelje "flagrante" të rregullave të qarkullimit, siç ishin nivelet e larta të alkoolit deri në 1.30 mg/l apo shpejtësitë deri në 170 km/h, që për kushtet e rrugës dhe lagështirën ky nivel alkooli dhe shpejtësitë e larta, janë një rrezik potencial, jo vetëm për drejtuesin e mjetit dhe pasagjerët që udhëtojnë me të, por për të gjithë përdoruesit e tjerë të rrugës.

Disa nga të dhënat dhe shkeljet kryesore të verifikuara gjatë fundjavës, janë: 21 të arrestuar në kushtet e flagrancës, nga të cilët 16 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 3 drejtues motomjetesh të pa pajisur me leje drejtimi, si dhe dy drejtues mjetesh për veprën penale të "Korrupsionit aktiv ndaj funksionarëve që ushtrojnë funksione publike".

Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se janë pezulluar 38 leje drejtimi të për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit; 56 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi mbi normat e lejuara; 23 leje drejtimi te pezulluara, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor;  440 masa administrative për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit; 156 masa administrative për mospërdorim të kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjeteve dhe ciklomotorëve.

Ndërkohë raportohet se 70 mjete janë ndaluar administrativisht për detyrime administrative të pashlyera sii dhe janë vendosur, 2150 masa administrative për shkelje të tjera të ndryshme.

TiranëPolicia Rrugore e Tiranës, gjatë javës dhe fundjavës ishte prezent thuajse në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit, me shërbime të shtuara dhe me mjete në patrullim, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, kryesisht nga drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit dhe shpejtësia mbi normat e lejuara, si dhe kontrollin e akseve rrugore duke verifikuar problematikën që krijohet nga kushtet atmosferike me qëllim adresimin e mangësive entit pronar të rrugës.Nga kontrollet policore, janë verifikuar shkelje "flagrante" të rregullave të qarkullimit, siç ishin nivelet e larta të alkoolit deri në 1.30 mg/l apo shpejtësitë deri në 170 km/h, që për kushtet e rrugës dhe lageshtirën ky nivel alkooli dhe shpejtësitë e larta, janë një rrezik potencial, jo vetëm për drejtuesin e mjetit dhe pasagjerët që udhëtojnë me të, por për të gjithë përdoruesit e tjerë të rrugës.Disa nga të dhënat dhe shkeljet kryesore të verifikuara gjatë fundjavës, janë: • 21 të arrestuar në kushtet e flagrancës, nga të cilët 16 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 3 drejtues motomjetesh të papajisur me leje drejtimi, si dhe dy drejtues mjetesh për veprën penale të "Korrupsionit aktiv ndaj funksionarëve që ushtrojnë funksione publike". • 38 leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. • 56 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi mbi normat e lejuara. • 23 leje drejtimi te pezulluara, per shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor. • 440 masa administrative për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit. • 156 masa administrative për mospërdorim të kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjeteve dhe ciklomotorrëve. • 70 mjete të ndaluara administrativisht për detyrime administrative të pashlyera. • Si dhe janë vendosur, 2150 masa administrative për shkelje të tjera të ndryshme.

Gepostet von Policia e Shtetit am Montag, 10. Dezember 2018

10 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kritikët kërkojnë rinegociim për “Brexit”, May: Votimi nuk shtyhet

Posted: 10 Dec 2018 12:17 AM PST

Zyra e kryeministres britanike, Theresa May hodhi poshtë spekulimet për një shtyrje të mundshme të votimit për "Brexit" në parlamentin britanik. “Votimi do të mbahet të martën”, tha një zëdhënës i "Downing Street" për agjencinë britanike të lajmeve PA.

Më parë mediat njoftuan se May dëshiron ta shtyjë votimin, përballë disfatës që e kërcënon. Me shtyrjen ajo do të përpiqej të fitonte kohë, ku me një “moment të çantës së dorës”, ajo do të përpiqej të negocionte kushte të reja. Sipas të dhënave të “Sunday Times”, May dëshironte të pengonte me këtë rrëzimin e mundshëm të qeverisë së saj.

Në një intervistë për “Daily Mail”, May i paralajmëroi anëtarët e partisë së saj që të mos votojnë kundër marrëveshjes për Brexit. Një "Jo" do t’i sillte pasiguri të mëdha vendit dhe rrezikun që Britania e Madhe të mos largohet nga BE.

“Po ta doni Brexit, atëherë merreni dhe për këtë bëhet fjalë në këtë marrëveshje”, tha ajo.

Me “momentin e çantës së dorës” kuptohet dalja e ish-kryeministres britanike Margaret Thatcher, e cila në takimin e nivelit të lartë të vitit 1984 në Francë arriti lëshime më të mëdha në kontribute për Britaninë e Madhe. Në diskutim e sipër ajo e vendosi disa herë në mënyrë demonstrative çantën e saj të dorës mbi tavolinë.

10 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Zjarr në një pallat në Itali, 2 të vdekur; 2 të mitura në gjendje të rëndë

Posted: 09 Dec 2018 11:51 PM PST

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një pallat 4-katësh në qytetin e Reggio Emilia në Itali, duke shkaktuar 2 viktima. Mediat italiane raportojnë se viktimat janë një çift me kombësi kineze.

Trupat e dy viktimave janë gjetur në shkallët e pallatit në përpjekje për të shpëtuar. Rreth 40 banorë të pallatit kanë mbetur të asfiksuar nga tymi, mes të cilëve mjaft fëmijë.

Nga të plagosurit, 2 vajza raportohen se janë në gjendje mjaft të rëndë dhe rrezikojnë jetën. Ato janë transportuar me helikopterë në spitalin e Milanos dhe Fidenzas.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë reparti i zjarrfikëseve dhe i ndihmës së shpejtë. Nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

10 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more