Skip to main content

“Protesta e studentëve/ Ambasadori i BE: Dialogu me qeverinë është i nevojshëm” plus 9 more - Gazeta Dita

“Protesta e studentëve/ Ambasadori i BE: Dialogu me qeverinë është i nevojshëm” plus 9 more - Gazeta Dita


Protesta e studentëve/ Ambasadori i BE: Dialogu me qeverinë është i nevojshëm

Posted: 10 Dec 2018 02:58 AM PST

Ambasadori i Delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, deklaroi sot në Tiranë se: "Po e ndjekim protestën e studentëve me vëmendje. Besojmë se dialogu me qeverinë është i nevojshëm. Nëqoftëse janë denoncuar akte korruptive kërkojmë që të dënohen'-deklaroi ambasadori Soreca. Deklarata e ambasadorit të BE-së u bë sot paradite në mjediset e Ministrisë së Drejtësisë, në konferencën e shtypit bashkë me ministren e Drejtësisë, Gjonaj, pas një takim të zgjeruar me dy strukturat antikorrupsion, Komitetin Koordinator dhe Task Forcën Ndërinstitucionale Antikorrupsion.

Duke u ndalur të lufta kundër korrupsionit, Soreca deklaroi se: "BE pret një proces zgjedhjesh të lirë dhe transparënt në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor, pasi janë instktucione të rëndësishme. Ne do të mbështesim luftën kundër korrupsionit. Kjo është një pikë e rëndësishme e Shqipërisë drejt Europës".

Ambasadori i BE-së tha se Shqipëria ka bërë përparime në rrugën kundër korrupsionit, por BE prêt ende më shumë. "Hetimi financiar në luftën kundër korrupsionit është i rëndësishëm"-deklaroi Soreca.

Ministrja e Drejtësisë, znj.Etilda Gjonaj deklaroi se reforma në drejtësi është projekti më i madh antikorrupsion i qeverisë shqiptare. "Është forcuar roli i kordinatorit në luftën kundër korrupsionit. Këtë vit kemi qenë të fokusuar në qasjen parandaluese dhe përmirësim sistemesh dhe identifikimin e të korruptuarve në administratë dhe ndëshkimin e tyre". Sipas Gjonajt digjitalizimi i sistemeve dhe shërbimeve kanë ndikuar në uljen e korrupsionit dhe sipas saj deri tani 36 punonjës të administratës janë kallëzuar në prokurori për korrupsion, si persona të dyshuar.

Ministrja e Drejtësisë, Gjonaj deklaroi se: "Këto dy ditë krijohen KLP dhe KLGJ. Inkurajoj prokurorë dhe gjyqtarë që të marrin pjesë"

l.h/ dita

Rama, studentëve: Mos u bëni si Basha kur u fut në çadër!

Posted: 10 Dec 2018 02:52 AM PST

Në komunikimin "live" në Facebook, në lidhje me çështjen e studentëve, kryeministri Edi Rama deklaroi se duhet të ketë dialog. Rama theksoi se mes tyre nuk ka asnjë konflikt dhe rruga për gjetjen e zgjidhjes është dialogu.

Rama nënvizoi se studentët që janë në shesh, të dalin për veten e tyre, jo për Lulin dhe Monikën dhe se kush është aty për veten e tij, nuk ka nevojë as të zgjedhë forume, as përfaqësira dhe as të marrë përsipër të negociojë gjë, por duhet të bisedoj.

"Dialogu është i domosdoshëm, sepse ai është rruga. Së pari, qeveria nuk kërkon negociata, qeveria kërkon dialog. Studentëve u them se ka një dallim. Negociohet mes palëve në konflikt, ne nuk kemi asnjë konflikt, – tha Rama. – Nuk kemi çfarë negociojmë, por kemi domosdoshmërinë të bisedojmë, sepse fjalë vjen plotëso kërkesat tona, por cilat janë ato? Unë kam 7-8 lista me kërkesa të ardhura në rrugë të ndryshme të protestës. Së dyti, protestat organizohen për të dëgjuar dhe qeveritë i dëgjojnë ose jo, Në momentin që qeveria u thotë hajde flasim, protestuesit thonë nuk duam", deklaroi Rama.

Rama tha se refuzimin e dialogut e ka ndeshur vetëm nga opozita dhe kryetari i PD, Lulzim Basha i cili hyri në çadër dy vite më parë, ndërsa sot kërkon Vetting në politikë.

"Këtë refuzim e kam parë vetëm më opozitën në kohën kur u fut në çadër. Hajde të ulemi, hajde të bisedojmë, hajde të diskutojmë, – shtoi Rama. – Hajdeni të ulemi, bisedojmë, diskutojmë, jo plotëso kërkesat! Se si shkuan punët, s'ka nevojë të diskutojmë se e dini. Problemi ynë është se nuk na dëgjonte kurrë. Jemi vrarë në protesta se qeveria nuk ishte në gjendje të na dëgjonin".

Ai iu drejtoi një pyetje studentëve "Është politike apo jo? Apo është orkestruar në mënyrë të tillë, që disa kanë vendosur edhe maska dhe thonë larg politikës. Nëse protesta është e atyre që dolën në momentin e parë për një arsye të drejtë se një dekan i papërgjegjshëm nxori njoftim se nuk do e paguajnë me këste tarifën po të gjithën, atëherë ku qëndron problemi i tyre. Dialogu është procesi ku palët dëgjojnë dhe dëgjohen".

Rama iu kërkoi të mos e ndërpresin protestën, por se kërkesat e tyre duhet të dëgjohen.

Kryeministri tha se ka problem me tarifat, por se duhet diskutuar në themel dhe se kush tenton ta nxisë këtë protestë në rrugë të tjera, është i lirë ta provojë, por shtoi se askush nuk duhet të mendoj se qëllimet e përbashkëta mund të arrihen me ultimatume.

Në këtë drejtim, kreu i qeverisë tha se eksperienca demokratike nuk i njeh ultimatumet.

l.h/ dita

 

Rama, studentëve: Nuk doni dialogun? Rrini atje, është e drejta juaj

Posted: 10 Dec 2018 02:24 AM PST

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk i rriti qeveria tarifat, por autonomia e universiteteve.

"Prej 3 ditësh unë i kam kërkuar studentëve që të ulemi dhe të diskutojmë. Qeveria nuk ka kërkuar negociata. Duhet të bisedojmë sepse duhet të dimë cilat janë kërkesat. Unë kam 7-8 kërkesa të ardhura në rrugë të ndryshme. Në momentin kur qeveria thotë hajde të flasim, nuk kam dëgjuar ndonjëherë në histori që të thuhet nuk pranojmë të flasim”- tha Rama.

Kryeministri deklaroi që është me çdo student që nuk është aty për interesat e Lulit dhe Monikës.

"Eksperienca njeh plot raste siç janë terroristët që nuk pranojnë të negociojnë. Eksperienca njeh plot raste nuk protesta nuk dëgjohet nga autoritetet. Edhe rasti i fundit në Francë. Qëllimi i protestave demokratike është rruga për zgjidhje. S'doni të dialogoni, është e drejta juaj, rrini atje dhe mos ndaloni së protestuari, por mos mendoni se kërkesat që secili ka në kokë ne t'i përpunojmë dhe të bëjmë lojë kungulleshkash. Nga ana tjetër është e qartë dhe duhet ta dëgjojnë të gjithë, unë do të isha aty si një student që është aty për veten e tij dhe jo për Lulin, Monikën e komshinjtë, por për veten e tij dhe për shtëpinë e tij, për të ardhmen e tij, për prindërit e tij. Të vijnë 10 veta, 100 veta, 200 veta dhe të flasim", tha Rama

Rama tha se e kupton pamundësinë e familjeve të varfra për të paguar tarifat dhe është gati për diskutim, pavarësisht, se tarifat i vendos universiteti. Shefi i qeverisë tha se jemi gati  të investojmë nga taksat për të mbështetur studentët në pagesën e tarifës.

"Tarifa? Patjetër. T'i diskutojmë. Mbështes arsyetimet racionale dhe e ndjej dhimbjen e atyre prinderve dhe studentëve që kanë nevojë për ndihmën e shtetit. Duhet të dimë që tarifat i vendosin universitetet, jo qeveria. Jemi gati të investojmë nga taksat për të mbështetur studentët në pagesën e tarifës. Por kjo duhet diskutuar. Nuk jemi shtete armike, duhet të komunikojmë. Jam i vetëdijshëm për të gjitha kërkesat", tha Rama.

Rama këmbëngul për një zgjidhje të përbashkët:  "Unë nuk jam Zoti që i zgjidh punët në mënyrë magjike kur i shkruajnë nga lart. Prandaj duhet zgjidhja dhe gjetja e zgjidhjeve bëhet në mënyrë të përbashkët. Unë nuk hyj dot në universitet të gjej zgjidhje siç i doni ju.

Nuk mendoj se jam më i miri, por mund ta bëj këtë punë shumë më mirë duke mbajtur veshët hapur. S'doni të dialogoni është e drejta juaj, rrini atje dhe mos ndaloni së protestuari", – tha ai.

l.h/ dita

Protesta që po përpiqet të grabitet nga politika, pse studentët kanë mbuluar sot fytyrën?

Posted: 10 Dec 2018 02:02 AM PST

Ditën e sotme ka vijuar protesta e studentëve, ndërkohë që në orën 11, pritet që kryeministri Rama të dalë në një bashkëbisedim Live në Facebook, për të dialoguar me studentët.

Mirëpo, protestën e nisur nga studentët, po përpiqet ta grabisë PD dhe LSI. Mediat kanë pasqyruar gjatë këtyre ditëve me dhjetëra raste ku militantë të PD dhe LSI si dhe kryetar PD, FRPD e LRI, janë kamufluar në protestë duke marrë megafonin e duke mos pranuar as dialog, as zgjidhje problemi. Identifikimi i tyre është bërë nga pamjet e mediave dhe rrjetet sociale.

Por, ditën e sotme, disa nga protestuesit kanë mbuluar fytyrën. Pyetja që lind natyrshëm është: Pse i mbulojnë fytyrat? Nga çfarë fshihen? A po përpiqen militantët të mbulohen që të mos identifikohen nga media dhe të mos iu dekonspirohet plani?

l.h/ dita

Vrasje, trafik femrash dhe grabitje, këta janë 32 më të kërkuarit e Elbasanit

Posted: 10 Dec 2018 01:43 AM PST

Policia e Elbasanit në një postim në Facebook, ka publikuar listën e peronave më të kërkuar të këtij qarku. Këtë herë forcat e rendit kanë zgjedhur që mos të bëjnë shënim të gjatë, por i shoqërojnë foto me fjalën "wanted", që në shqip është "në  kërkim". Më poshtë lista e të të gjithë personave që janë shpallur si më të rrezikshmit në këtë qytet.

A duhet prindërit t’i “gënjejnë” fëmijët për Babagjyshin?

Posted: 10 Dec 2018 01:16 AM PST

Santa Klausi i vëshur me të kuqe, mund të jetë mishërimi fizik i gëzimit të festës së Krishtlindjes, por fantazia e mbuluar me dëborë nuk është pa një lloj tensioni. Midis dhuratave të dhumta të festës, prindërit janë të zhgënjyer nga konsideratat filozofike dhe psikologjike:A duhet t'ua thonë të vërtetën fëmijëve të tyre mbi njeriun e shquar që "vjen" nga Poli i Veriut?

Dhe nëse po, kur është koha e duhur? Miti i Vjetër i Shën Nikollës shkon pas më shumë se 1.500 vjet, dhe përfshin një përzierje kaleidoskopike të shenjtorëve të krishterë, letërsisë dhe paganizmit. Por koncepti ynë modern mbi Santa Klausin, u kristalizua vetëm 200 vitet e fundit, përmes tregimevesi poema e vitit 1823 "Një vizitë nga Shën Nikolla", e njohur më shumë si "Nata para Krishtlindjeve".

Ritualet e Santa Klausit, janë perhapur gjeresisht kulturen laike amerikane dhe jo vetëm. Në vitin 2017, 85 për qind e 4-vjeçarëve në Shtetet e Bashkuara thanë se e besonin ekzistencën e tij. Por pavarësisht nga gjithëpranueshmëria e tij, ekspertët janë të ndarë në lidhje me përfitimet e mitologjisë klausiane ose siç thotë Dejvid Kajl Xhonson, një profesor i filozofisë në Kolegjin e Mbretit në Pensilvani dhe autori i librit "Mitet që vodhën Krishtlindjet", e quan atë "gënjeshtra e Santas".

"Ajo që kundërshtoj, është promovimi i besimit të fjalëpërfjalshëm tek Santa Klausi", më tha ai gjatë një bisede telefonike pak para Ditës së Falënderimeve. Në librin e tij, Xhonson, ekspertiza e të cilit është në logjikën formale, parashtron një argument etik kundër indoktrinimit të fëmijëve me këtë personazh.

Shqetësimi i tij më i madh, është se këto mite dekurajojnë të menduarit kritik. Nëse fëmijët fillojnë të bëjnë pyetje ose të shprehin skepticizëm rreth Babagjysit të Vitit të Ri, shumë prindër largohen nga fushave e "provave". Është shumë e bukur, por Xhonson beson se taktika të tilla nxisin një mendim të dobët.

"Kur themi, se përkundër dëshmive, ata duhet të besojnë gjithsesi, ky është një precedent shumë i rrezikshëm që vendoset"- thekson ai. Në vend të kësaj, filozofi përkrah tregimin e historisë së Santa Klausit thjesht për atë që është, një histori. "Vitin e kaluar, fëmija im ishte 4-vjeç dhe i thashë:"Ne do ta shohim Santa Klausin, ai është thjesht një djalë i veshur me një kostum, por kjo është vetëm një lojë zbavitëse që ne do të luajmë"- deklaron ai.

Xhonson tha se ia kaluan shumë mirë, edhe pas pasur nevojë të mashtrojë. Sipas tij, aftësitë e të menduarit kritik nuk janë gjëja e vetme që vihet në këtë rast në rrezik. Shumica e fëmijëve të dashuruar pas Santa Klausit nuk kanë probleme kur rriten, por mitet që vodhën Krishtlindjet, sillen rrotull një duzine anekdotash, dhe kur ata zbulojnë të vertetën kur rriten, rrezikojnë të mos u besojnë prindërve të tyre, dhe madje të përjetojnë trauma të dhimbshme psikologjike.

Askush nuk po argumenton, që fëmijët tuaj do të dëmtohen në mënyrë të pariparueshme kur të rriten. Por është e drejtë të thuhet, se disa të rinj do të jenë të pakënaqur kur të kuptojnë si qëndron e vërteta.

Fëmijët "janë kuriozë për botën, duan të dinë mbi të, dhe u besojnë prindërve të tyre për t'u siguruar atyre një informacion të saktë"- shkruan Xhonson. "Kur u tregojmë atyre gënjeshtrën e Santa Klausit, ne e tradhtojmë atë besim"- shton ai.

Por Sindio Sheibe e sheh ndryshe këtë çështje. "Për mua, kjo nuk është një gënjeshtër sesa një histori"- shprehet ajo. Një profesoreshë e psikologjisë në Kolegjin Itaka dhe drejtore ekzekutive e projektit "Look Sharp", një organizatë e edukimit mediatik, Sheibe ka studiuar për më shumë se 30 vjet besimin e fëmijëve tek Santa Klausi.

Ajo mbetet një përkrahëse e zjarrtë e këtyre personazheve. "Shumë pak fëmijë kanë frikë nga Santa Klausi. Shumica deri në moshën 7 vjeç, janë të kënaqur me të. Por kishte fëmijë, zakonisht ndërmjet moshës 7- 9 vjeç apo më shumë, që kishin dyshime, ata ndodheshin aty për të mbledhur të dhëna nëse ky personazh ishte real apo jo. Shprehia e fytyrave të tyre ishte kaq e ndryshme".

Sheibe ishte i vendosur të mësonte arsyen. Në tre fushata të mbledhjes së të dhënave gjatë disa dekadave, ajo ka zbuluar se fëmijët janë shumë të ngjashëm në të gjithë brezat. "Ne gjithmonë zbuluam të njëjtën gjë:që mosha mesatare është midis 7-8 vjeç, kur fëmijët kalojnë nga besimi tek mosbesimi, por është një tranzicion që ndoshta zgjat disa vjet".

Edhe ardhja e internetit, ku ju mund teorikisht mund të gjeni të vërtetën vetëm me një klikim, nuk e ka ndërprerë këtë cikël. Pika e kthesës ndërmjet besimit dhe mosbesimit tek fëmijët, duket se lidhet me diçka që quhet "mendim operativ konkret", një fazë thelbësore në teorinë e zhvillimit zonal të psikologut zviceran Zhan Pizhe.

Teksa fëmijët rriten, teorizoi Pizhe, mendimi i tyre bëhet më i organizuar. Ndërsa dikur kënaqeshin me lodra, tani duan lidhjet e ngushta dhe logjike mes gjërave. Santa nuk i reziston një shqyrtimi kaq të sofistikuar. "Unë i quaj ata shkencëtarë të vegjël. Fëmijët e vegjël thonë vetëm 'magjike', por fëmijët më të rritur duan diçka më konkrete.

Çdo familje duhet të përcaktojë vetë traditat e saj. Por duke folur me secilin prej tyre për pasionin e tyre akademik mbi Santan, unë arrita në këtë përfundim mbi Babagjyshin e Krishtlindjes:Frika e Xhonson se Santa Klausi Nikolla nxit një mendim të çuditshëm është i vlefshëm, por vetëm nëse i vendosni fëmijët në rrugën e atij dështimi.

Të dhënat e Sheibe, sugjerojnë se vendosja e besimit tek Santa Klausi është një bast i sigurt, për sa kohë që i përgjigjeni sinqerisht pyetjeve të ndershme të fëmijës së rritur. Është një histori e shkëlqyer për të treguar të vërtetën, nëse duhet të zgjedhësh, por duhet të jeni të përgatitur ta braktisini gradualisht këtë lojë, në mënyrë që fëmijët tuaj të mos humbasin besimin tek ju. /Popular Science – Bota.al

l.h/ dita

Schütz: KLP e KLGJ, gurë kilometrazhi për drejtësi të pavarur

Posted: 10 Dec 2018 01:09 AM PST

Nesër dhe pasnesër (11-12 dhjetor) ngrihen dy prej institucioneve më të rëndësishme të Drejtësisë ë Re, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Në një postim në Facebook, ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schutz shkruan se formimi i këtyre institucioneve është një garanci drejt një sistemi drejtësie të pavarur dhe funksional.

Schutz thekson se Shqipëria është në prag të një momenti të rëndësishëm për konsolidimin e shtetit dhe ligjor dhe kthimin e besimit të qytetarëve te sistemi i drejtësisë.

Reagimi i plotë i ambasadores gjermane:

“Këtë javë jemi përpara vendimesh të rëndësishme në kuadër të reformës shqiptare në drejtësi – një prej prioriteteve kyç në përafrimin e Shqipërisë me BE-në. Zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë janë gurë të rëndësishëm kilometrazhi në rrugën drejt një sistemi të pavarur, profesional dhe efektiv drejtësise. Unë jam e bindur se Shqipëria ka tanimë mundësinë të konsolidojë shtetin ligjor dhe besimin në drejtësinë e saj”.

l.h/ dita

VIDEO: Nju Jork, shqiptarët përplasen me grekët

Posted: 10 Dec 2018 12:57 AM PST

Mes shqiptarëve dhe grekëve prej kohësh klima është e acarrtë. Së fundmi, është shënuar përplasje mes tyre në Nju Jork. Një grup shqiptarësh ishin mbledhur për të protestur në 40 ditët e vrasjes së ekstremistit Konstantin Katsifas në Bularat të Gjirokastrës.

Ata kanë qenë të veshur me simbolet kombëtare kuq e zi, teksa ishin mbledhur para zyrave të një organizate greke në Brooklyn. Shqiptarët mbanin pankarat ku shkruhej "Epiri është Shqipëri!", teksa kanë akuzuar Greqinë se mbështet terrorizmin, sepse pas vrasjes së paramilitarit të "Agimit të Artë", në shtetin fqinj janë ekzekutuar katër shqiptarë.

Kaq ka mjaftuar që të nisë një përplasje mes këtij grupi protestuesish dhe një grupi grek. Për të vendosur rendin ka qenë e nevojshme ndërhyrja e policisë. Ja dhe momentet e përplasjes:


1 muaj protesta në Francë, Macron organizon takime për situatën

Posted: 10 Dec 2018 12:43 AM PST

Presidenti francez Emmanuel Macron pritet te takohet me krerë të sindikatave të tregtisë dhe organizatat e punësimit në përpjekje për të qetësuar trazirat disa javore në Paris dhe qytete të tjera të vendit.

Takimi vjen përpara fjalimit të tij të paralajmëruar në televizion, ku pritet të njoftojë masat që do të marrë në përgjigje të situatës së krijuar.

Franca ka përjetuar katër javë protestash të dhunshme kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe kostos së lartë të jetesës. Rreth 136,000 "jelekeverdhë" dolën në rrugë të shtunën e mbi 1200 vetë u shoqëruan në polici.

Më i godituri është Parisi, me vitrina të thyera, dyqane të grabitura e makina të djegura. Ministri i Financave Bruno Le Maire e përshkroi më herët situatën e krijuar si një "katastrofë" për biznesin dhe ekonominë e vendit.

"Jelekeverdhët" janë një lëvizje pa asnjë lidhje politike, por disa sindikata i kanë dalë në mbështetje kauzës së tyre dhe i kanë kërkuar qeverisë të dëgjojë ankesat e protestuesve.

Ne takimin e Macronit me përfaqësues të tyre do të jetë edhe kryeministri Édouard Philippe dhe 9 ministra të kabinetit qeveritar.

Presidenti francez ka mbajtur një profil të ulet deri tani përgjatë protestave. Një pjesë e demonstruesve kanë kërkuar dorëheqjen e tij, duke e akuzuar se nuk ka asnjë raport me njerëzit e thjeshtë e nuk i dëgjon hallet e tyre. Disa vende turistike, përfshirë Kullën Eiffel dhe Muzeu i Luvrit u mbyllën për shkak të protestave gjatë kësaj fundjave.

l.h/ dita

Nga 7 rajonet më të varfëra të Europës, tre janë të Shqipërisë

Posted: 10 Dec 2018 12:36 AM PST

Të ardhurat e banorëve të Veriut të Shqipërisë janë vetëm sa 24% e mesatares së shteteve të Bashkimit Europian (BE), duke e renditur atë në rajonin më të varfër të Europës. Shifrat janë bërë të ditura së fundmi nga Eurostat në një raport për prodhimin e brendshëm bruto në nivele rajonale dhe i përkasin vitit 2016 dhe janë bazuar në standardet e barazisë së fuqisë blerëse (PPS) në raport me mesataren e 28 vendeve të BE (BE-28 = 100).

Shqipëria është e ndarë në tre rajone, Veriu, Jugu dhe Qendra. Të ardhurat për frymë të Veriut janë vetëm 23.8% të mesatares së BE, shumë më të ulëra sesa rajoni i dytë më i varfër në listë, që është Severozapaden i Bullgarisë, me 29.47%, sipas tabelës së publikuar nga Eurostat dhe të përpunuar nga Monitor.

Rajoni i tretë më i varfër i Europës është Jugu i Shqipërisë, me  29.52% të mesatares së Bashkimit Europian. Më pas renditen Mayotte në Francë (33.27%), dy rajone të Bullgarisë Yuzhen tsentralen (33.53) dhe Severen  tsentralen (33.95).

Qendra e Shqipërisë, ndonëse është më e pasur sesa Veriu dhe Jugu, duke pasur të ardhura për frymë  sa 34.45% e mesatares së BE, sërish është ndër më të varfërat e Europës, duke u renditur e shtata nga fundi. Në fakt, nga 7 rajonet më të varfëra të Europës, 3 prej tyre janë të Shqipërisë.

Si një e tërë, të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë sa rreh 30% e mesatares së BE-së, duke e renditur edhe si shtet si më të varfërin e Europës. Serbia dhe Maqedonia e kanë këtë tregues në rreth 37% dhe 35% përkatësisht, ndërsa në mal të Zi është rreth 40%.

Sipas raportit të Eurostat,  pabarazitë që ekzistojnë midis rajoneve të ndryshme të BE-së mund t'i atribuohen një gamë të gjerë faktorësh, duke përfshirë: ndryshimet e sjella nga globalizimi (si zhvendosja dhe kalimi i aktiviteteve prodhuese dhe shërbimeve), trashëgimia e ish sistemeve ekonomike, zhvillimet socio-ekonomike, largësia gjeografike dhe disponueshmëria e burimeve, duke përfshirë ato njerëzore. Këto manifestohen, ndër të tjera, në formën e privimit social, strehimit me cilësi të dobët, kujdesit shëndetësor ose arsim, shkallë më të lartë të papunësisë, ose infrastrukture e papërshtatshme.

Një nga detajet më të habitshme të hartës është prania e xhepave të pasurisë relativisht të lartë që janë të dukshme për pothuajse çdo rajon të kryeqytetit. Kjo është më e lartë në një nga dy rajonet e kryeqytetit të Mbretërisë së Bashkuar, Inner London-West, ku të ardhurat për frymë për banor ishin më shumë se gjashtë herë se mesatarja e BE-28 në vitin 2016 (611%). Më pas renditet Luksemburgu (një rajon i vetëm në këtë nivel 258%), Irlanda Jugore dhe Lindore (rajoni i kryeqytetit irlandez, 217%) dhe Rajoni i Brukselit-Bruksel Hoofdstedelijk Gewest (kryeqyteti belg 200%).

 

l.h/ dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more