Skip to main content

“Paraglajderi deshi ta befasonte bashkëshorten, përplaset për çadra dhe shtretërit e plazhit (Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime

“Paraglajderi deshi ta befasonte bashkëshorten, përplaset për çadra dhe shtretërit e plazhit (Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime


Paraglajderi deshi ta befasonte bashkëshorten, përplaset për çadra dhe shtretërit e plazhit (Video)

Posted: 18 Dec 2018 01:54 PM PST

Aristotelis Makos deshi ta befasonte bashkëshorten, duke iu afruar me paraglide, por u përplas me çadrat dhe shtretërit e një plazhi në St Penteleimon të Greqisë.

Megjithëse është pararaglajder me shumë përvojë, 47-vjeçari e humbi shënjestrën e aterrimit dhe kaloi në zonën ku po pushonin shumë turistë, transmeton Telegrafi.

"Aterrova në hapësirë të gabuar dhe shkaktova pak dëme materiale, por nuk u lëndova. Vetëm egoja ime mbeti e lënduar", ka thënë Makos.

Madje, gruaja tij e cila ka qenë duke lexuar një libër, as që e ka parë çfarë ndodhi. Aplikimin e këtij sporti, ai e bën prej vitit 1998 dhe ky është i vetmi aksident që ka pësuar. /Telegrafi/

The post Paraglajderi deshi ta befasonte bashkëshorten, përplaset për çadra dhe shtretërit e plazhit (Video) appeared first on Telegrafi.

Postieri hodhi pakon në dritaren e banjës, vazoja brenda pësoi dëme të pariparueshme (Foto)

Posted: 18 Dec 2018 07:02 AM PST

Vazoja egjiptiane që kushtoi më se 200 euro, ka pasuar dëme të pariparueshme, pasi postieri e hodhi pakon në banjë.

Jason Briscoe i ka siguruar pamjet, kur ai kaloi nëpër ballkonin e ngushtë të banesë së që ndodhet në Londër dhe e hodhi nga dritarja që ishte gjysmë e hapur, transmeton Telegrafi.

"Ka mundur ta linte në pragun e derës, pasi banesa ime është në fund dhe nuk kalon askush. Pres kompensim për dëmin", ka shkruar Briscoe.

Në anën tjetër, ka shumë raste kur postierët janë kritikuar kur i kanë lënë pakot para shtëpive, sepse po grabiten shumë shpesh. /Telegrafi/

The post Postieri hodhi pakon në dritaren e banjës, vazoja brenda pësoi dëme të pariparueshme (Foto) appeared first on Telegrafi.

Goditet nga dega që po e sharronte, ra keq nga shkalla e lartë (Video)

Posted: 18 Dec 2018 06:13 AM PST

Derisa po e sharronte degën e një peme të vjetër në një zonë të qetë, që nuk dihet se ku ndodhet, ai u godit nga dega dhe ra prej shkallëve.

Madje, ai u përplas keq për toke kur ra nga lartësia, megjithëse nuk ka marrë ndonjë lëndim me pasoja jete, transmeton Telegrafi.

"Nuk ka fjalë në fjalor që e përshkrua se sa budalla u tregua", ka qenë një prej komenteve të shumta.

Shikuesit e videos ia kanë lënë atij fajin, për mënyrën se si e sharroi, ndërsa nuk hezituan të thonë se është i papërvojë në këto intervenime. /Telegrafi/

The post Goditet nga dega që po e sharronte, ra keq nga shkalla e lartë (Video) appeared first on Telegrafi.

“Të gjithë këtu e dinë se ke shkuar me tjetrën”: Braktis të dashurin në ditën që festonte ditëlindjen e 21-të (Video)

Posted: 18 Dec 2018 05:01 AM PST

Një vajze e re kishte vendosur t’i hakmerret në mënyrën më të mirë të mundshme partnerit që e kishte tradhtuar, ajo e braktisi atë pikërisht në ditën kur po festonte 21 vjetorin e lindjes dhe në prezencë të ftuarve në aheng i tha se lidhja e tyre ka marrë fund.

Tiana Peresa nga Houston, Teksas, kishte vendosur t’i japë fund lidhjes pasi zbuloi se i dashuri i kishte dërguar mesazhe të “nxehta” një vajze tjetër, transmeton Telegrafi.

Videoja e publikuar nga pjesëmarrësit në aheng është bërë virale, ku shihen Tiana se si i jep fund lidhjes në prezencë të ftuarve.

Në fillim të videos Tiana shihet e rrethuar nga miqtë në kuzhinë, dhe kur të gjithë u ndalën dhe prisnin një fjalë rasti nga Tiana, ajo i befasoi të gjithë kur e përmendi emrin e tashmë ish-partnerit Santos.

“Falënderojë Santosin që më ka bërë të kuptoj se meritoj shumë më shumë. Kjo për faktin se të gjithë këtu e dinë se t’i je munduar të shkosh në shtrat me një tjetër. Të gjithë i kanë parë mesazhet dhe videot e nxehta në telefon”, ka deklaruar Tiana.

Por, situata sa vinte e bëhej edhe më e pakëndshme për Santosin, të cilit ia numëroi të gjitha ato që i dinte partnerja.

“I ke dërguar fotografinë e njëjtë që pikërisht ma ke dërguar edhe mua sot”, ka shtuar Tiana, derisa vëllai i saj shihej duke ia bërë çantën gati ish-partnerit të saj që largohet me fytyrë të skuqur.

Që kur Tiana e ka shpërndarë videon në profilin e saj në Twitter, është shikuar mbi 5.8 milionë herë. Dhe për ta bërë më interesant situatën, më vonë postoi një status tjetër që ua bënte me dije të gjithë meshkujve se është beqare. /Telegrafi/

The post “Të gjithë këtu e dinë se ke shkuar me tjetrën”: Braktis të dashurin në ditën që festonte ditëlindjen e 21-të (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more