Skip to main content

“Notat e lojtarëve: Roma 3-2 Genoa, vlerësohen Fazio dhe Cristante” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Notat e lojtarëve: Roma 3-2 Genoa, vlerësohen Fazio dhe Cristante” plus 9 more Telegrafi Futboll


Notat e lojtarëve: Roma 3-2 Genoa, vlerësohen Fazio dhe Cristante

Posted: 16 Dec 2018 02:15 PM PST

Roma ka regjistruar një fitore të rëndësishme ndaj Genoas para ndeshjes derbi të fundjavës së ardhshme që e zhvillon kundër Juventusit.

Paraqitja mesatare e Giallorossëve ishte më e mirë (7.05) se ajo e skuadrës kundërshtare (6.59).

Roma rikthehet dy herë nga disavantazhi për ta mposhtur Genoan Roma rikthehet dy herë nga disavantazhi për ta mposhtur Genoan

Federico Fazio e ka marrë notën më të lartë te vendasit (8.4) dhe në përgjithësi në ndeshje, i ndjekur nga Bryan Cristante (8.2) dhe Justin Kluivert (7.8).

Notën më të ulët te nikoqirët e ka Nicolo Zaniolo (6.3), por më mirë nuk ka kaluar as portieri Robin Olsen (6.5).

Krzysztof Piatek që e shënoi golin e parë në ndeshje, ka marrë notën më të lartë te Genoa (7.9).

Mbrojtësi Davide Biraschi (5.8) dhe portieri Andrei Radu (5.9) kanë marrë notat më të ulëta në ndeshje.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Romës (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Genoas (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Roma 3-2 Genoa, vlerësohen Fazio dhe Cristante appeared first on Telegrafi.

Levante 0-5 Barcelona: Notat e lojtarëve, maksimale për Messin

Posted: 16 Dec 2018 02:11 PM PST

Barcelona fitoi ndaj Levantes me rezultat 0-5 në La Liga.

Golat për skuadrën katalunase i shënuan Luis Suarez (35′), Lionel Messi (43′, 47′, 60′) dhe Gerard Pique (88′).

Lojtari i ndeshjes ishte Messi, argjentinasi përveç golave asistoi edhe dy herë në këtë ndeshje.

Me notë të lartë gjithashtu u vlerësuan edhe Sergio Busquets, Suarez, Pique dhe Marc Andre ter Stegen.

Te Levante më i miri ishte mesfushori Jose Campana, ndërsa shqiptari Enis Bardhi bëri një paraqitje mesatare.

Ndërsa te vendasit vlen të përmenden edhe dyshja sulmuese Emmanuel Boateng dhe Jose Luis Morales, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Levante:

Barcelona:

/Telegrafi/

The post Levante 0-5 Barcelona: Notat e lojtarëve, maksimale për Messin appeared first on Telegrafi.

Barça fiton lehtësisht ndaj Levantas fal het-trikut të Messit

Posted: 16 Dec 2018 01:35 PM PST

Ashtu si ndaj Espanyolit, Barcelona ka vazhduar me fitore prej 5-0 në La Liga këtë herë ndaj Levantes.

Në përjashtim të fillimit të ndeshjes, Barça ishte dukshëm më e mirë dhe kjo fitore ishte e merituar.

Rastin e parë për gol e kishin vendasit me anë të Emmanuele Boateng në minutën e gjashtë.

Për golin e parë u nevojit të pritej 35-të minuta, Luis Suarez shënoi pas asistimit të bukur nga Lionel Messi.

Pas kësaj ishte koha që Leo të shënoj, së pari në minutën e 43-të pas asistimit nga Sergio Busquets dhe me rezultatin 0-2 përfundoi pjesa e parë.

E dyta filloi me golin e Messit, argjentinasi shënoi në minutën e 47-të i asistuar nga Jordi Alba, ndërsa het-trikun e kompletoi në minutën e 60-të. Në fund shënoi edhe Gerard Pique (88′) pas asistimit nga Messi.

Me këtë rast pesë herë fituesi i topit të artë bëhet lojtari i parë që shënon 50 gola në të gjitha garat në vitin 2018.

Barcelona renditet në vendin e parë me 34 pikë, kurse Levante e Enis Bardhit në vendin e tetë me 22 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës katalunase është kundër Celta Vigos, kurse ‘Lakuriqët’ udhëtojnë te Rayo Vallecano. /Telegrafi/

The post Barça fiton lehtësisht ndaj Levantas fal het-trikut të Messit appeared first on Telegrafi.

Roma rikthehet dy herë nga disavantazhi për ta mposhtur Genoan

Posted: 16 Dec 2018 01:23 PM PST

Me rezultat 3-2, Roma ka fituar ndaj Genoas në Stadio Olimpico në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Serie A.

Skuadra mysafire e nisi më mirë sfidën duke shënuar e para me anë të Krzysztof Piatek (17′), i cili shfrytëzoi një gabim të portierit Robin Olsen.

Krzysztof Piatek e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Vendasit reaguan për ta barazuar rezultatin me golin e Federico Fazio (31′), mirëpo vizitorët e rikthyen sërish epërsinë përmes Oscar Hiljemark (33′).

Porse në fund të pjesës së parë (45′), Justin Kluivert i barazoi sërish shifrat dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë.

Në gjysmën e dytë, Giallorossët e përmbysën rezultatin me golin e Bryan Cristante (59′) që u asistua nga Kluivert dhe kaluan për herë të parë në epërsi në këtë ndeshje.

Justin Kluivert e barazoi rezultatin për të dytën herë dhe dhuroi një asistim (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Në minutat e mbetura, mysafirët tentuan t’i barazonin shifrat, mirëpo nuk ia dolën dhe e humbën këtë sfidë.

Pas kësaj fitoreje, Roma pozicionohet në vend të gjashtë në tabelë me 24 pikë, ndërsa vendi i katërt (që mbahet nga Milani me një ndeshje më pak të zhvilluar) është dy pikë larg. Nga ana tjetër, Genoa është e 14-ta në renditje me 16 pikë të arkëtuara pas 16 javësh.

Në xhiron e radhës, Roma luan si mysafir i Juventusit, kurse Genoa është nikoqir i Atalantas. /Telegrafi/

The post Roma rikthehet dy herë nga disavantazhi për ta mposhtur Genoan appeared first on Telegrafi.

Shaqiri i dërgon të fala Gary Neville pasi mori çmimin ‘Lojtari i ndeshjes’ me dygolëshit ndaj Unitedit

Posted: 16 Dec 2018 12:35 PM PST

 Liverpooli fitoi derbin ndaj Manchester Unitedit me rezultat 3-1, vendimtar në fitoren e Reds u tregua Xherdan Shaqiri.

Shqiptari u fut në lojë në minutën e 70-të dhe brenda dhjetë minutave shënoi dy gola për skuadrën e Jurgen Klopp.

Kështu anësori nga Gjilani në fund u zgjodh ‘Lojtari i ndeshjes’, çmim që në Ligën Premier ndahet nga Sky Sport.

Statistikat e Shaqirit: 23 prekje të topit, 17 pasime, 1 shans i krijuar, 2 gjuajte në portë, 2 gola (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Për këtë sezon pjesë e mediumit të njohur anglez janë edhe legjendat e futbollit anglez, Jamie Carragher dhe Gary Neville.

Ky i fundit ka qenë një nga kritikuesit më të mëdhenj të Shaqirit në vitet e fundit, por shqiptari me formën e mirë ka bërë që legjenda e Unitedit t’i bie pishman për komentet e ashprat ndaj ish-yllit të Stoke Cityt.

Shaqiri refuzon të pijë kafe me Neville, dëshiron titullin me Liverpoolit për respekt ndaj Kloppit Shaqiri refuzon të pijë kafe me Neville, dëshiron titullin me Liverpoolit për respekt ndaj Kloppit

Sky kishte caktuar Neville që t’ia dorëzonte Shaqirit çmimin për më të mirin e ndeshjes, por 43-vjeçari kishte refuzuar dhe në vend të tij doli Carragher. Ish-mbrojtësi i Liverpoolit e zbuloi gjithë këtë në shaka, kurse Shaqiri teksa mori çmimin ia ktheu: “Përshëndete nga ana ime”.

Xherdani këtë sezon në Ligën Premier ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar dy herë në 627 minuta lojë. /Telegrafi/

The post Shaqiri i dërgon të fala Gary Neville pasi mori çmimin ‘Lojtari i ndeshjes’ me dygolëshit ndaj Unitedit appeared first on Telegrafi.

Momenti kur Fellaini në tentim për të gjuajtur në portë, godet me top sigurimin në skaj të fushës

Posted: 16 Dec 2018 11:52 AM PST

Tani pasi derbi mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit përfundoi 3-1 në të mirë të skuadrës së Jurgen Klopp, tifozët kanë filluar të komentojnë episodet nga kjo ndeshje.

Një nga ato është gjuajta e Marouane Fellainit drejt portës së Liverpoolit, por që në fund ajo përfundoi ne cepin e fushës.

Belgu kështu goditi sigurim e stadiumit në cepin e fushës dhe normalisht që e gjitha kjo pas ndeshjes u komentua me shaka nga tifozët në rrjetet sociale, posaçërisht nga Reds.

Pas Fellainit lojtari që tifozët vazhdojnë të flasin është Xherdan Shaqiri, natyrisht që komentet për shqiptarin janë pozitive.

Anësori nga Gjilani u fut në lojë si zëvendësues dhe shënoi dy herë, duke i siguruar kështu skuadrës së Jurgen Klopp fitoren në derbi.

Shaqiri: Asnjë lojtar nuk është i lumtur në bankën rezervë, tentoj të ndikoj sa herë që luaj Shaqiri: Asnjë lojtar nuk është i lumtur në bankën rezervë, tentoj të ndikoj sa herë që luaj

Liverpooli renditet në vendin e parë në Ligën Premier me 45 pikë, një më shumë se Manchester City.

Djajtë e Kuq pas kësaj humbje vazhdojnë në vendin e gjashtë me 26 pikë. /Telegrafi/

The post Momenti kur Fellaini në tentim për të gjuajtur në portë, godet me top sigurimin në skaj të fushës appeared first on Telegrafi.

Shaqiri: Asnjë lojtar nuk është i lumtur në bankën rezervë, tentoj të ndikoj sa herë që luaj

Posted: 16 Dec 2018 11:13 AM PST

Liverpooli fitoi ndaj Manchester Unitedit me rezultat 3-1 në Ligën Premier fal dy golave në fund nga Xherdan Shaqiri.

Shqiptari u fut në minutën e 70-të dhe menjëherë u tregua vendimtar për Reds.

"Asnjë lojtar nuk është i lumtur kur është në bankën rezervë, kjo është normale. Por, vetëm 11 lojtarë mund të luajnë, vendos trajneri”.

“Gjithmonë tentoj të ndikoj kur futem në lojë apo jam titullar. Sot kisha një ndikim të mirë me dy golëshin, jam i lumtur”.

“Ishte një fitore fantastike dhe e rëndësishme gjithashtu. Kemi luajtur shumë mirë. Në pjesën e dytë kemi bërë më shumë se Manchester Unitedi, kemi provuar vazhdimisht. Në fund merituam fitoren”.

Liverpool 3-1 Man Utd, notat e lojtarëve: Shaqiri ylli i ndeshjes Liverpool 3-1 Man Utd, notat e lojtarëve: Shaqiri ylli i ndeshjes

“Kur shikon statistikat, ne kemi bërë gjithçka për të fituar këtë ndeshje. Ishte një fitore e rëndësishme dhe e mirë ndaj Manchester Unitedit".

“Fillimi ynë i sezonit është mahnitës, rekord në historinë e klubit. Ne duhet të vazhdojmë, duhet të marrim ndeshjen një nga një”.

Xherdan Shaqiri duke festuar golin e dytë personal me Roberto Firminon dhe Georginio Wijnaldum (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Shpresoj që të kemi ndeshje të tilla sa më shumë dhe të tentojmë t’i fitojmë. Nëse vazhdojmë të luajmë kështu ne mund të kemi një sezon mahnitës”, ka thënë Shaqiri pas faqen zyrtare të klubit.

Pas kësaj fitore Liverpooli vazhdon në pozitën e parë në ligë me 45 pikë, një më shumë se Manchester City. /Telegrafi/

 

The post Shaqiri: Asnjë lojtar nuk është i lumtur në bankën rezervë, tentoj të ndikoj sa herë që luaj appeared first on Telegrafi.

Levante-Barcelona: Formacionet zyrtare, starton Bardhi

Posted: 16 Dec 2018 10:38 AM PST

Barcelona do të jetë mysafir i Levantes në xhiron e 16-të në La Liga.

Nga minuta e parë për vendasit luan mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, ndërsa për mysafirët Lionel Messi.

Formacioni zyrtar i Levantes: Oier; Rober Pier, Cabaco, Postigo; Jason, Bardhi, Campaña, Tono; Rochina, Boateng, Morales.

Formacioni zyrtar i Barcelonës: Ter Stegen; Vermaelen, Piqué, Lenglet, Jordi Alba; Vidal, Busquets, Rakitic; Messi, Luis Suárez, Dembele.

Barcelona renditet në vendin e parë me 31 pikë, kurse Levante në vendin e tetë me 22 pikë.

Kujtojmë se ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave ishte dramatike, ‘Lakuriqët’ fituan me rezultat 5-4.

Bardhi në ndeshjen e lartpërmendur kishte shënuar dy gola. /Telegrafi/

The post Levante-Barcelona: Formacionet zyrtare, starton Bardhi appeared first on Telegrafi.

Roma-Genoa: Formacionet zyrtare, Kluivert nga fillimi

Posted: 16 Dec 2018 10:33 AM PST

Pas dy barazimeve dhe një humbje, Roma shpreson që t’i kthehet fitoreve në Serie A.

Kundërshtari i romakëve është Genoa, skuadër që po kalon në një formë mjaft të dobët.

Trajneri vendas Eusebio Di Francesco nga minuta e parë me Justin Kluivert, ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare:

Roma: Olsen; Fazio, Manolas, Juan Jesus, Florenzi, Cristante, N’Zonzi, Kolarov; Cengiz Under, Zaniolo, Kluivert.

Genoa: Radu; Biraschi, Romero, Zukanovic; Romulo, Hiljemark, Sandro, Bessa, Lazovic; Piatek, Kouame.

Skuadra nga kryeqyteti italian renditet në vendin e 11-të me 21 pikë, kurse Genoa në pozitën e 15-të me 16-të pikë. /Telegrafi/

The post Roma-Genoa: Formacionet zyrtare, Kluivert nga fillimi appeared first on Telegrafi.

Liverpool 3-1 Man Utd, notat e lojtarëve: Shaqiri ylli i ndeshjes

Posted: 16 Dec 2018 10:02 AM PST

Liverpooli ka fituar derbin anglez ndaj Manchester Unitedit me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Ligës Premier.

Reds kanë arritur të fitojnë ndeshjen derbi ndaj Unitedit dhe kështu kanë vazhduar si lider në kampionatin anglez.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Sadio Mane (24′) dhe Xherdan Shaqiri (73′, 80′) për Liverpoolin, ndërsa për Unitedin shënoi  Jesse Lingard (33′).

Nga banka në protagonist, Shaqiri vendimtar në fitoren e Liverpoolit në derbi ndaj Unitedit - Reds vazhdojnë primatin në PL Nga banka në protagonist, Shaqiri vendimtar në fitoren e Liverpoolit në derbi ndaj Unitedit - Reds vazhdojnë primatin në PL

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli shqiptar Shaqiri, i cili pas inkuadrimit në minutën e 70-të shënoi dy gola dhe u notua me 8.6.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin Alisson Becker, që u vlerësua me notë 5.7.

Liverpool:

Man Utd: 

/Telegrafi/

The post Liverpool 3-1 Man Utd, notat e lojtarëve: Shaqiri ylli i ndeshjes appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more