Skip to main content

“Nëpër rrjetat e kujtimit…” plus 9 more - Gazeta Dita

“Nëpër rrjetat e kujtimit…” plus 9 more - Gazeta Dita


Nëpër rrjetat e kujtimit…

Posted: 05 Dec 2018 03:05 AM PST

(Sot, në 5 Dhjetor, në përvjetorin e ditës së lindjes)

Eja-mike-se u ngrysëm,
u sos vaji i kandilit,
siç e sheh mbeti përgjysmë,
këngë e bukur e bilbilit.

Eja-mike-se u sosëm,
syri na u vesh me mjegull,
këmbët na u plevitosën,
porsi rrush i tharë në pjergull.

Eja-kthejmë kohën mbrapa,
të shohim rininë e tretur,
kur të hedhim ato hapa,
të kuptojmë ç'na ka gjetur.

Këmba-këmbës dora-dorës,
gjer këtu ne erdhëm tok,
cipë e bardhë e dëborës,
ngriu akull përmbi flokë.

E ç'të themi-e ç'të shkruajmë,
e ç'të themi tani tjetër,
dalim si gjahtarë të gjuajmë,
kujtime nga kohë e vjetër…

Kemi shkuar pa dyshim,
ditë e net romantike,
kur në qiell plot shkëlqim,
dridhej hëna si kaike.

Atë Hënë që rrotullohej,
s'e shihja në qiellin blu,
e shihja si pasqyrohej,
e dridhej në sytë e tu.

E shikoja dhe s'kuptoja,
në ato net me fantazi,
s'dija-kur i krahasoja,
kush ish Hëna e kush ti?!

Ndaj mbaj mënd që i kam thënë,
në ato net me frymëzime:
"Je e bukur-o moj Hënë,
e bukur si mikja ime!…"

Jo-moj-jo se nuk u ngrysëm,
kemi ende për të thënë,
kënga s'mbetet kurrë përgjysëm,
kur atë e ndrit një Hëné.

Nëpër rrjetat e kujtimit,
në rrjeta si peshku s'kapem,
ti je zanë e frymëzimit,
unë jam djalë e kurrë s'plakem.

Ku ma gjen…

Ku ma gjen këmbën e shpejtë,
që vraponte porsi dreri,
ku ma gjen kalin e shkathët,
që s'dinte se ç'shte freri?!.

Ku ma gjen gjakun e ndezur,
porsi llava e vullkanit,
ku ma gjen syrin e zjarrtë,
që vështronte mes tufanit?.

Ku ma gjen buzën e njomë,
manushaqe në lëndinë,
atë buzë plot aromë,
që u dogj për dashurinë?.

Ikën!

Të gjitha u tretën,
me rininë e përvëluar,
tani veç kujtimet mbetën,
shpirtin për të na helmuar!.

A.DUKA

Mrekulli apo arritje shkencore? Lind fëmija i parë nga uterusi i një nëne të vdekur

Posted: 05 Dec 2018 02:47 AM PST

Një vajzë e shëndetshme është sjellë në jetë në një mënyrë aspak normale. Fetusi ndodhej brenda një mitre që ishte hequr nga trupi i një nëne të vdekur.

Operacioni për transplantin zgjati 10 orë, e më tej pasuan trajtimet e fertilitetit, në një ngjarje që i ka fillesat në Sao Paolo të Brazilit, që prej vitit 2016.

Nëna që solli në jetë foshnjën, 32 vjeç, ishte lindur pa mitër. Në botë ka pasur 39 transplante mitrash duke shfrytëzuar dhurues të gjallë, përfshi këtu edhe nëna që dhurojnë mitrën e tyre për vajzën, duke rezultuar në këtë mënyrë në sjelljen në jetë të 11 fëmijëve.

Por, deri më sot, 10 transplantet e mëhershme nga një dhurues i pajetë kishin dështuar, ose kishin rezultuar në aborte.

Në rastin e tanishëm, një mrekulli ndoshta, dhuruesja e mitrës ishte një nënë e 3 fëmijëve në të 40-at e saj, e cila kishte ndërruar jetë nga hemorragjia në tru.

Marrësja, ndërkohë, ishte lindur me sindromën "Mayer-Rokitansky-Kuster-Hauser", që prek rreth një në çdo 4.500 gra dhe rezulton në çrregullimin funksional të vaginës dhe uterusit (apo mitrës). Gjithsesi, vezoret e saj ishin në gjendje të mirë. Për këtë arsye, mjekët mundën të hiqnin vezët prej saj, t'i fertilizonin ato me spermën e mashkullit që bëhet për herë të parë baba, për t'i ngrirë më pas ato.

Gruas iu dhanë ilaçe që i dobësonin asaj sistemin imunitar, për të penguar faktin që trupi i saj të sulmonte apo të refuzonte transplantin. Rreth 6 javë më vonë, ajo nisi të kishte periodat e saj. Pas 7 muajsh, vezët e fertilizuara u implantuan dhe, pas një shtatzënie normale, një foshnje prej 2.5 kg u soll në jetë përmes operacionit cezarian më 15 dhjetor të vitit 2017.

Doktori Dani Ejzenberg, nga "Hospital das Clinicas" në Sao Paolo, tha se "transplantet e para të uterusit nga dhuruesit e gjallë ishin një arritje mjekësore, duke krijuar kështu mundësinë për të sjellë në jetë fëmijë nga shumë femra shterpë, të cilat do të mund të gjenin një dhurues të përshtatshëm dhe me asistencë mjekësore. Megjithatë, nevoja për një dhurues të gjallë është një kufizim i rëndësishëm, pasi dhurueset janë të rralla, e veçanërisht shihen vetëm brenda familjeve".

 

o.j/dita

Gruevski kërkoi ndihmën e BE-së para arratisjes në Hungari

Posted: 05 Dec 2018 02:31 AM PST

Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski para se të arratisej dërgoi një letër tek eurokomisioneri për zgjerim Johannes Hahn, përfaqësuesja për politikë të jashtme e BE-së Federica Mogherini, komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin Evropian, Dunja Mijatoviç si dhe kryetari i Partisë Popullore Evropiane, Jossef Doll.

Gruevski në letër shkruan se dënimi prej dy viteve burg është i pamenduar dhe nga fakte të fabrikuara.

Ai ka kërkuar që BE ose institucione tjera evropiane të angazhojnë disa gjykatës të njohur nga vendet anëtare të BE-së që do të merren me lëndën kundër tij.

"Të marrin pjesë në disa seanca dhe në fund të përgjigjen nëse në shtetet e tyre, me dëshmi të tilla, me akuza të tilla, do t'i pranonin ose hidhnin poshtë dhe pse. Kjo pyetje kuptohet nuk do ta ndryshojë vendimin e Gjykatës Lokale, por do të përgjigjet në pyetjen lidhur me përndjekjen politike në Maqedoni", ka shkruar Gruevski.

o.j/dita

Shkojnë në 18 objektet pa leje të prishura te Astiri, Bashkia vijon pa ndalim punën për hapjen e kantierit

Posted: 05 Dec 2018 02:28 AM PST

Ka shkuar në 18 numri i ndërtimeve pa leje që janë prishur brenda pak ditësh në Unazën e Madhe, në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkise se Tiranes vijoi edhe mëngjesin e sotëm me prishjen e dy objekteve të ndërtuara pa leje në gjurmën e Unazës.

Ashtu si dhe në shumicën e rasteve të mëparshme, edhe ndërtuesit e këtyre objekteve pa leje, që funksiononin për biznes, kanë bashkëpunuar me Bashkinë e Tiranës duke larguar vet së pari të gjitha pajisjet elektroshtëpiake, ndërsa i ka hapur rrugë më pas makinerive të IMT-së të bëjnë shembjen e ndërtimeve. Ndërkohë, ngjitur me këto ndërtesa edhe disa objekte të tjera kanë bërë boshatisjen e ambienteve dhe pritet të prishën në orët në vazhdim.

Për të gjithë ata individë apo familje që zotërojnë ndërtime pa leje në gjurmën e Unazës Bashkia e Tiranës ka ofruar si mundësi zgjidhje banesa sociale pa afat përdorimi ose bonus qiraje për 3 vite.

LINK:

o.j/dita

 

Lahuta, serbe? Ministria: I thamë UNESCO-s që është e të gjithëve

Posted: 05 Dec 2018 02:13 AM PST

Ministria e Kulturës reagoi sot për lajmin se UNESCO kishte pranuar se lahuta është trashëgimi kulturore jomateriale e Serbisë dhe jo shqiptare.

Sipas Ministrisë:

“Në sesionin e 13-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë Jomateriale u bë regjistrimi i nominimit “Të kënduarit në shoqërimin e Gusle” (instrumenti që në shqip quhet lahuta) prezantuar nga Serbia, në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit”

Ministria shkruan në sqarim se:

“Nga delegacioni i Shqipërisë në UNESCO është vënë sërish në dukje se praktika kulturore e “Të kënduarit me lahutë" është historikisht e pranishme dhe është një praktikë kulturore e gjallë në një zonë shumë të gjerë të Evropës Juglindore, jo vetëm në Shqipëri, Kosovë, por edhe në Mal të Zi, në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, etj”

Ministria e Kulturës së Shqipërisë thotë gjithashtu se është “në kontakt zyrtar me Ministrinë e Kulturës së Malit të Zi për të vijuar me vullnet të përbashkët procedurën për zgjerim të pjesëmarrjes në këtë regjistrim edhe të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Europës Juglindore, që kanë dëshirë t'i bashkohen këtij procesi për këtë aset kulturor specifik”.

Sipas njoftimit të një dite më parë UNESCO e përfshiu këtë instrument në listën përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomatëriale të Njerëzimit për vitin 2018,  si pasuri jomateriale e Serbisë.

Përdorimi i lahutës është i gjerë në vendin tone, si në Krujë, në Malësi të Madhe, Hot e Grud, Kelmend, Kastrat, Rranxat e Shkodrës, Dukagjin, Postrribë, Shllak, Nikaj-Mërturi dhe në zonat e Malësisë së Gjakovës.

Referuar studiuesve tanë këngët e kreshnikëve fillimisht janë kënduar nga shqiptarët, edhe më pas janë bartur nga boshnjakët.

“Babalja”, Apeli lë të pandryshuara masat e sigurisë

Posted: 05 Dec 2018 02:00 AM PST

Fredi Alizoti do të vijojë të qëndrojë në burg. Gjykata e Apelit la në fuqi këtë të mërkurë masën e sigurisë "arrest me burg" për të.

Alizoti dyshohet se është personi, i cili aktroi zërin e Agron Xhafajt, në audiopërgjimin e publikuar nga Partia Demokratike, e cila pretendonte se ishte i Agron Xhafës, vëllait të ish-Ministrit të Brendshëm.

Gjykata la gjithashtu në fuqi masën "detyrim paraqitje" edhe për gazetarin Jetmir Olldashi.

Ndërsa vetë skafisti i njohuri si "Babalja", Albert Veliu, nuk e kishte ankimuar masën arrest me burg, të dhënë në mungesë. Veliu ndodhet aktualisht në Kosovë, me statusin e azilkërkuesit.

o.j/dita

Lahuta, eposi i kreshnikëve dhe ministresha e Kulturës

Posted: 05 Dec 2018 01:34 AM PST

Bedri Islami

Pas gjumit tonë të thellë letargjik, më në fund, UNESKO vendosi që lahuta është një instrument serb dhe futet në fondin e kulturës botërore si i tillë. Me përkatësi serbe. Duke lënë mënjanë të vërteten historike se ajo, LAHUTA, ndodhej në këto treva shumë më herët se të ndodhnin dyndjet sllave.

Nga heshtja jonë , nganjëherë një heshtje e përbindshme, një instrument i tillë, thellësisht ilir e më pas Arbënor, i cili shtegtoi së bashku me epikën tonë legjendare nëpër të gjithë brezat dhe e shoqëroi jetën e një populli, tashmë mund të quhet një kopje e një guzle serbe dhe asgjë më tej se kaq.

Cikli i pashoq i Mujit dhe i Halilit , transmetuar tek ne si një pasuri bjeshkore, sipas këtij vendimi, që në pamjen e parë duket absurd, janë shoqëruar përmes një instrument të cilin e kemi marrë nga serbët; dhe, nuk është e habitshme që një ditë tjetër të na thonë se edhe ciklin e Kreshnikëve e kemi marrë prej tyre.

Kur po dalin analistë që nënat e heronjve kombëtarë na i nxjerrin gjithë mburrje si vajza serbe, pse të mos ndodhë edhe me një instrument.

Pushteti serb dhe strukturat e kulturës serbe, edhe në këtë zallamahi që e ka pushtuar atë shtet përçud, nuk e kanë harruar se e djeshmja ngrit edhe një të ardhme, dhe se, përmes kësaj të kaluare mund të ngrihen pretendimet e tashme.

Ministria shqiptare e Kulturës dhe ministresha jonë, jam i bindur se, as që e ka ditur se po bëhet një dualizëm i tillë: kujt i takon një instrument i vjetër sa bota: vendasve apo të ardhurve; njerëzve autotoktonë apo bredharakëve.

Ajo ka qenë shumë e zënë duke ngritur një “Aushvitz shqiptar” në rrethinat e Tepelenës, ku janë hedhur me miliona euro dhe do të hidhen akoma; për të bërë një histori gjysmë të rreme dhe gjysmë të saktë;

– në të pesë vitet e ministreshës ende nuk është bërë asgjë e vlefshme në të gjithë veriun e Shqipërisë; kullat e moçme po shemben, historia po grabitet, epose të mëdha kanë mbetur vetëm në botimet e moçme, shtëpi të mëdha të figurave të shquara po rrënohen apo, si ndodh me shtëpinë e atdhetarit të madh, Riza Dani, po kthehen në lavazhe makinash…

– ajo, e ka harruar se ne kemi edhe një epos të madh, të quajtur “Lahuta e malcisë”, shkruar nga një figurë e madhe e mendimit dhe artit shqiptar Gjergj Fishta, i cili, si duket e kishte parashikuar se mund të vijë një kohë e tillë e mohimit të vlerave dhe e grabitjes së tyre, ndaj e quajti eposin e tij me emrin e Lahutës…

Përse t’ua vëmë fajin serbëve…..ata e kanë natyrë të dytë rrëmbimin e vlerave…

Të gjithë e dinë këtë, vetëm se tek Ministria jonë e Kulturës ende nuk ka trokitur as fillesa e ndërgjegjes kombëtare.

Ata e kanë më të lehtë të ndërtojnë pritat vrastare ndaj njëri tjetrit, se sa të dëshmojnë kulturën e hershme të këtij populli, ku rasti i solli të jenë në majat e kulturës së saj, pa transmetuar tashmë asgjë nga e djeshmja shumë shekullore.

Na morën një Lahutë… një ditë mund të na e marrin gjithë Veriun…

 

Tarifat e studimeve/ Studentët protesta në Tiranë dhe Elbasan

Posted: 05 Dec 2018 01:21 AM PST

Studentët e Universiteti të Tiranës dhe të Politeknikut po protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit, për të kërkuar anulimin e tarifës për provimet e prapambetura.

Protesta nisi në Universitet rreth orës 09:30 dhe më pas ata marshuan drejt Ministrisë së Arsimit ku aktualisht (ora 10:29) janë ulur këmbëkryq dhe me megafon  i bëjnë thirrje ministres së Arsimit Lindita Nikolla “Të anulojë vendimin”

Ata kanë hedhur edhe vezë në drejtim të ministrisë.

“Jam student që nuk frikësohem/ Rezistenca nuk ndalohet” thërrasin studentët me megafon duke shtuar se nuk do largohen pa u takuar me ministren dhe kjo e fundit të anulojë vendimin. Studentët kanë bllokuar edhe rrugën përpara ministrisë së Arsimit.

“Duhet të paguajmë 650 lekë për çdo kredit të prapambetur. Është hequr mundësia për të paguar tarifën vjetore me këste”, kanë deklaruar studentët.

Sipas tyre, tarifa është e lartë dhe nuk mund të paguhet vetëm me një këst.

Në peticionin e dorëzuar dekanatit të këtij fakulteti, studentët kërkojnë rishikimin e tarifave që duhet të shlyejnë për vitin akademik 2018-2019, të cilat janë të papërballueshme, veçanërisht tarifa e re e vendosur së fundmi për provimet e mbartura.

Studentët kërkojnë që të hiqet pagesa për kredite e provimeve të mbartura, shtyrjen e afatit të pagesës së tarifës vjetore, si dhe ndarjen e saj në disa këste gjatë vitit. Kështu çdo student është i detyruar të paguajë për çdo provim të mbartur një tarifë të posaçme. Sipas ndryshimeve të bëra, për çdo kredit të çdo provimi të mbartur duhet të paguajnë një tarifë mbi 670 lekë, përveç tarifës vjetore prej 40000 lekësh.

Kësaj proteste i është bashkuar edhe Lëvizja Për Universitetin "Ju bëjmë thirrje edhe studentëve nga fakultete të tjera të solidarizohen dhe të organizohen në fakultetet e tyre, sepse kërkesat e mësipërme janë për të gjithë fakultetet/universitetet", kanë deklaruar studentët dhe përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje.

Sipas kushteve të përcaktuara në ligjin e arsimit të lartë, kohëzgjatja maksimale e studimeve në një program studimi nuk mund të jetë më shumë se dyfishi i kohëzgjatjes normale të studimeve që parashikon programi, pa marrë në konsideratë periudhën e kohës kur studenti i ka pezulluar studimet. Studenti, që nuk arrin të përfundojë studimet brenda kohëzgjatjes maksimale të programit, ka të drejtë të aplikojë për të rifilluar studimet në të njëjtin program studimi ose në një program tjetër.

Ai u nënshtrohet kritereve dhe procedurave të shpallura për regjistrimin në programin e studimit të institucionit pritës. Kreditet e grumbulluara nga studenti gjatë periudhës së mëparshme të studimeve mund të transferohen, me vendim të njësisë bazë të institucionit që pranon studentin, sipas kritereve të përcaktuara në rregulloren e saj.

Protesta edhe në Elbasan

Edhe studentët e universitetit ‘Aleksander Xhuvani’ kanë bojkotuar ditën e sotme orët e mësimit, duke shprehur kështu kundërshtimin për tarifen e krediteve prej 650 leke të vjeter vendosur nga ministria Arsimit. Studentet shprehen se protestat do te vijojne deri në tërheqje të këtij vendimi. Stutendët po mbledhin firma për të shkruar peticionin i cili kerkon 50 mije firma.

 DITA

Tragjikomedia me persekutorin e të persekutuarin që bashkohen për ndërtimet pa leje

Posted: 05 Dec 2018 01:15 AM PST

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar me deputetin Klevis Balliu dhe analistin Fatos Lubonja, i cili mbrëmjen e sotme iu bashkua protestës së banorëve të Astirit.

Veliaj e cilësoi si tragji-komedia e kohëve tona, kur tha se ish-i persekutuari analist me persekutorin e vet mbrojnë ndërtimet pa leje.

"Kur shikoj që ata që ulërasin më shumë për etër dhe bij, janë ata që babi në kohë të Enverit dhe djali tani në këtë kohë bëjnë gjithë Tiranën vërdallë. Ajo që pashë sot është sesi ish-i persekutuari analist me persekutorin e vet dolën për të mbrojtur ndërtimet pa leje. Kjo është tragji-komedia e kohëve tona, për të cilat Tirana nuk ka më kohë për të humbur", u shpreh Veliaj gjatë një aktiviteti të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në sheshin "Skënderbej".

Më herët gjatë pasdites Fatos Lubonja ishte në protestën e banorëve te 'Astiri', për të shprehur mbështetjen ndaj tyre. / Lapsi

 

o.j/dita

Telebingo Shqiptare hedh në treg biletën speciale të ndërrimit të viteve

Posted: 05 Dec 2018 01:14 AM PST

Telebingo Shqiptare ka hedhur në treg edhe biletën speciale të ndërrimit të viteve, me të cilën do të luhet në dy shorte, atë të datës 23 dhjetor, si dhe te datës 30 dhjetor.

Blerja e biletës speciale mund t'ju bëjë fitues të superbingos, vlera e të cilës pritet të kalojë shifrën e 100 milionë lekëve (të vjetra).

Gjithashtu me këtë biletë do të fitohet edhe 1 apartament, 2 makina, 10 çmime nga 100,000 lekë, ndërsa çmimet në zarfe do të vijojnë nga 40,000 lekë e më tepër.

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more