Skip to main content

“NASA regjistron tingujt e parë të erës në Mars” plus 9 more - Gazeta Dita

“NASA regjistron tingujt e parë të erës në Mars” plus 9 more - Gazeta Dita


NASA regjistron tingujt e parë të erës në Mars

Posted: 08 Dec 2018 02:44 AM PST

Sonda InSight e NASA-s ka regjistruar tingujt e parë të erërave në Mars, gjatë javës së parë të operacioneve në këtë planet.

Laboratori Jet Propulsion ka publikuar më 7 dhjetor audio-incizimin e erës, që vlerësohet se frynë në shpejtësi prej 16-24 kilometrash në orë.

Hulumtuesit thonë se tingujt e parë të Marsit mund të dëgjohen edhe nga veshët e njeriut.

"Më kujton kohën kur ulem jashtë gjatë verës dhe ka erë. Në një kuptim, kështu do të ndjeheshit nëse do të uleshit në sondën InSight në Mars", u tha gazetarëve Don Banfield nga Universiteti Cornell.

Sonda InSight arriti në planetin Mars më 26 nëntor.

l.h/ dita

Kunati i Kacifas, thirrje Ramës e Tsiprasit: Popujt tanë janë miq, qetësoni situatën!

Posted: 08 Dec 2018 02:30 AM PST

Në Bularat të Gjirokastrës po zhvillohet qetësisht ceremonia e të 40-tave të Konstandinos Kacifas, i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me RENEA-n më 28 tetor, pasi nuk pranonte të dorëzohej duke qëlluar edhe ndaj mjeteve të policisë.

Kunati i Kacifas, Evangelis Sakellarakis i ka bërë thirrje kryeministrave Rama e Tsipras që ta kalojnë këtë situatë pasi popujt janë miq.

"Unë nuk pata probleme kur hyra në Shqipëri, por është e habitshme se si në 10 persona, 8 janë kthyer në kufi. Kam mesazh për Tsipras dhe Ramën që t'i kalojnë këto situata sepse popujt janë miq", u shpreh ai.

Ndërkohë që antiterrori ka blinduar kufirin, e ata që janë identifikuar gjatë ceremonisë së varrimit duke hedhur parulla kundër shtetit shqiptar dhe kombit shqiptar janë kthyer pas, teksa personat e tjerë kanë kaluar pa probleme në pikën kufitare.

Zyrtarisht konfirmohet se shifra e personave të kthyer në pikën kufitare të Kakavijës nga autoritetet shqiptare është 80. Ndërkohë që burime jo zyrtare bëjnë me dije se edhe policia greke po kthen pas persona të cilët dyshohen se janë pjesë e Agimit të Artë.

l.h/ dita

Shkresa: Kur Berisha pajiste me pasaportë diplomatike gjithë familjen

Posted: 08 Dec 2018 02:21 AM PST

Ekskluzive/ Flet Spartak Braho

Pasaporta diplomatike për familjen Berisha

Në vazhdim të zbulimit të skandaleve të vitit 1997, deputeti Spartak Braho më tregon disa lista për pajisjen me pasaporta diplomatike dhe shërbimi të njerëzve më të afërt të  regjimit dhe familjes Berisha.

Nuk dua të bëj asnjë koment për to, më thotë Spartaku. Mandej më këshillon që edhe unë të mos shkruaj. Janë dokumente që flasin vetë. Për shembull, kjo shkresa e datës 12 mars 1997, e firmosur nga sekretari i përgjithshëm i Presidencës, Kolec Topalli, ku me porosi të ish-Presidentit Sali Berisha i kërkohej Ministrisë së Jashtme pajisja me pasaporta diplomatike gjithë familjes Berisha si mund të komentohet? Në kushtet e një rebelimi të përgjithshëm popullor, kryetari i shtetit mendon vetëm për njerëzit e familjes dhe të gruas së tij.

Pse duheshin pajisur me pashaporta diplomatike Rexhep Rama, Milica Rama, Agim Rama, Miranda Rama, Erla Rama e Fiona Rama?

Po Shkëlzeni? Që në atë kohë ishte një adoleshent thuajse i papërgjegjshëm? Nejse, ju në DITA, botojini kështu siç janë. Flasin vetë këto dokumente…

 

Përgatiti botimin Xh. Shehu

 

Krimet e komunizmit duken lule përpara krimeve mavi

Posted: 08 Dec 2018 02:17 AM PST

 

Njëlloj mavitë,

dhe falangat blu,

na thonë-se veç krime,

kanë ndodhur këtu!

 

Gjysëm shekull-pati,

edhe teprime,

po absolutisht,

s’kanë ndodhur aq krime!

 

I jetuam vetë,

gjithë ato vite,

pa frikë mund të themi,

se qenë vite drite!

 

Për një gjë që pashë,

unë me sytë e mia,

mendjen s’ma prish dot,

as vetë Perëndia!

 

Që në kohë të luftës,

krimet kokën nxorën,

se me armët tona,

fashizmin e shporrëm!

 

Po tani të liq,

dolën partizanët,

jo ata që një,

u bënë me gjermanët!

 

Krah për krah me hasmin,

ballistët luftuan,

por sot-qelbësirat,

u rehabilituan!

 

S’quhet krim çlirimi,

i gjithë Shqipërisë,

po kur ditirambe,

i ngre tradhtisë!

 

E filloi Nishani,

këtë ndyrësi,

dhe vulën Edvini,

i vuri tani!

 

Kur bëhet hero,

kryetradhtari,

ata që e bënë,

nuk kané gjak shqiptari!

 

Dhe kur komunistët,

erdhën në pushtet,

këtu që të gjithë,

qenë analfabetë!

 

Për dhjetë vjet u zhduk,

analfabetizmi,

këtë super krim,

bëri komunizmi!

 

Në dyzet e katrën,

pa një shkollë mbritëm,

universitetet,

nga hiçi u ngritën!

 

Në dyzet e katrën,

mushkonja të çante,

po shumë shpejt kënetat,

shteti do t’i thante!

 

Malaria u zhduk,

mu si me magji,

ky qe padyshim,

krimi numër Dy!

 

Ditë për ditë mëkëmbej,

këtu Shqipëria,

dështuan me turp,

MI-PESA dhe CIA!.

 

Diversantë me qindra,

nga çdo anë na vinin,

për ta gijotinë,

kishim sigurimin!

 

Kokat e armiqve,

vajtën në hale,

ky qe pa dyshim,

krimi numur tre!

 

Nga halja i nxorri,

president mandata,

armiqve të vëndit,

u dha dekorata!

 

Krim nuk bënë ata,

që larot qëruan,

por e bënë legenat,

që i dekoruan!

 

Punë e kuislingëve,

edhe sot vazhdon,

po çfarë është vulosur,

kurrë nuk ndryshon!

 

Vijon nesër  Pjesa e Dytë

“Më dëgjo dhe mua”, Ministria e Drejtësisë ngjyroset portokalli

Posted: 08 Dec 2018 01:51 AM PST

Ministria e Drejtësisë është ngjyrosur me portokalli mbrëmjen e kaluar, duke ju bashkuar kështu fushatës kundër dhunës ndaj grave.

Në një video të postuar në rrjetet sociale nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tregohet momenti kur Ministria e Drejtësisë ndriçohet e ngjyroset me portokalli, jo për festat e fundvitit, por për një kauzë madhore, siç është fushata kombëtare e 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje me temë "Bëje botën portokalli: Më dëgjo dhe mua".

Fushata sensibilizuese, e cila është shoqëruar me një sërë aktivitetesh gjatë muajit dhjetor ka pasur në fokus të saj thirrjen për t'i dëgjuar dhe besuar gratë dhe vajzat e dhunuara, për t'i dhënë fund kulturës së të heshturit dhe për t'i vënë ato në qendër të reagimit.

Sipas të dhënave më të fundit, nga rastet e raportuara në Shqipëri, 74% e të dëmtuarve nga dhuna në familje janë gra. Ministrja Gjonaj edhe më herët është angazhuar në aktivitetet e kësaj fushate, ndërsa pak ditë më parë në një konferencë kombëtare kundër dhunës ndaj grave bëri të ditur edhe qëndrimin e saj të vendosur, për të mos lejuar që asnjë i dënuar për dhunë në familje apo krime seksuale të përfitojë nga amnistia e fundvitit që pritet të miratohet së shpejti.

l.h/ dita

Studimi: Nënat me fëmijë plaken më përpara

Posted: 08 Dec 2018 01:35 AM PST

Pasja e fëmijëve iu kushton nënave 11 vjet jetë. Sipas një studimi amerikan, fakti i të bërit nënë sjell shkurtimin e telomerëve tek një gruaje me rreth 4.2%.

Këto janë "kapele" që rrethojnë pjesën e terminalit të kromozomit dhe e mbrojnë atë nga përkeqësimi.

Telomeret janë segmente të specializuara të materialit gjenetik që veprojnë si mbrojtëse në fund të çdo fije të ADN-së, për të parandaluar shpërbërjen e saj. Por telomeret shkurtohen natyrshëm me kalimin e kohës dhe kjo shkakton plakje.

Efekti i fëmijëve në shkurtimin e telomere është më i madh se ai i pirjes së duhanit dhe i trashjes, i treguar në studime të tjera.

Anna Pollack e Universitetit George Mason, autore e studimit të publikuar në 'Riprodhimi Njeriut ", tha se është befasuar nga rezultatet. Studiuesit mendojnë se kjo është e lidhur me stresin e rritjes së fëmijëve.

"Nuk po iu themi grave që të mos kenë fëmijë," thotë studiuesja në Daily Mail.

Ekipi i Universitetit George Mason analizoi 1,505 gra të moshës nga 20 deri në 44 vjeç në një studim kombëtar. 444 prej femrave nuk kishin fëmijë dhe analizat treguan se ato ishin 11 vjet më të reja se nëna.

l.h/ dita

“S’ka tërheqje”/ Nis marshimi i studentëve, shmangin Kryeministrinë

Posted: 08 Dec 2018 01:22 AM PST

Janë mbledhur sërish studentët për të nisur protestën e tyre.

Prej ditësh ata kanë parashtruar disa kërkesa ndaj qeverisë por kjo është dita e tretë që protesta është kthyer në një lëvizje dhe mbahet në të gjitha Universitetet e vendit.

Studentët do të shkojnë sërish para MAS por do të shmangin kalimin në Bulevard, para Kryeministrisë për të mos i ngatërruar me protestues apo qytetarë të tjerë që sot mund të mblidhen për 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë.

Ata kanë kaluar nga pas Presidencës, tek Libri Universitar, në zonën e Bllokut e më pas drejt Ministrisë së Arsimit.

“Protesta do vazhdojë, s'do ketë tërheqje. Do vazhdojmë deri në grevë urie", tha një student në protestë.

Të pyetur pse nuk ulen në bisedime pas thirrjes së kryeministrit ata thanë se së pari duhet të plotësohen kërkesat. "Nuk ka asnjë arsye të bisedojmë me Kryeministrin për sa kohë nuk plotësohen kërkesat bazë", u shpreh një tjetër.

l.h/ dita

Robert Aliaj kundër protestës te “Unaza”: Nuk kam pse të paguaj taksa për një person që ka vjedhur token

Posted: 08 Dec 2018 01:18 AM PST

Teksa ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Zonë e Lirë", Arjan Çani e ka pyetur Robert Aliaj Dragot lidhur me protestat te Astiri. "Protesta e Astirit kërkon një diskutim paqësor, ai është halli i disa njerëzve që kanë zaptuar pronën publike, nuk është një hall i përbashkët", është shprehur Aliaj, duke shtuar më tej se ai nuk ka pse paguan taksa për një pronë që është zaptuar nga të tjerë.

"Shqiponja ishte e shëmtuar, ishte një shqiponjë e zezë, një shëmti ku simboli ishte krijuar për t'i mposhtur fare shqiptarët. I zgjuar është ai që rrëmben e përvetëson, mirëpo unë nuk mund të pranoj që të paguaj në taksa për një person që ka vjedhur tokën. Jam me banorët, por duhet të gjejnë një zgjidhje. Ata kanë marrë një risk kur zaptuan hapësirën publike", është shprehur Robert Aliaj.

l.h/ dita

Zbulohet çelësi kundër tumoreve

Posted: 08 Dec 2018 01:02 AM PST

Terapia nëpërmjet sistemit imunitar për të luftuar tumoret. Brenda 30 vitesh kjo do të jetë arma që do përdoret për t'i bllokuar apo edhe eleminuar sëmundjet e rënda.

Këtë ka pohuar në Stokholm Tasuku Honjo, së bashku me mjekun tjetër James Allison që fituan çmimin Nobel për mjekësinë në vitin 2018. Ata janë shprehur të sigurtë se kjo do të jetë rruga e duhur, duke përdorur pikërisht mbrojtjen e sistemit imunitar kundër qelizave të sëmura, duke mos lejuar rritjen dhe përhapjen e tyre.

Dy mjekët kanë nisur kërkimet e tyre para 20 vitesh duke analiziuar qelizat imunitare. Gjatë kësaj kohe kanë ndjekur sjelljen e tyre. Po punohet intensivisht për ta bërë të mundur terapinë e sistemit imunitar pasi është një mundësi shumë premtuese dhe çelësi i betejës kundër kancerit të të gjitha llojeve. Sipas tyre, ende për disa kohë duhet alternuar imunoterapia me radioterapinë dhe kimioterapinë, derisa klinikisht të bëhet i mundur procesi i ri i shërimit nga sëmundjet vdekjeprurëse.

l.h/ dita

Ceremonia e Kacifas, policia kthen mbrapsht 300 grekë në Kakavijë

Posted: 08 Dec 2018 12:50 AM PST

Asnjë shtetas grek nuk do lejohet të hyjë sot në Kakavijë për asnjë lloj qëllimi, referuar burimeve policore, shkruan ballkanëeb.

Rreth 300 persona, shtetas grekë janë kthyer nga policia shqiptare në Pikën Kufitare të Kakavijës sipas të dhënave aktuale. Mësohet se ka pasur kthime masive të shtetasve grekë që kanë dashur të hyjnë në territorin shqiptar për të marrë pjesë në ceremoninë e 40-ave të Konstandinos Kacifas.

Ndërkohë që ka pasur persona të tjerë që janë konsideruar të rrezikshëm nga policia e Kakavijës që janë marrë për verifikim nga Kakavija në Komisariat për të kontrolluar dokumentet. Dje ka pasur persona nga Greqia që kanë shkuar në Bularat e me sa duket nuk do të ketë të tjerë. Forca policie qëndrojnë përgjatë gjithë rrugës Gjirokastër-Kakavijë duke ushtruar kontrolle të rrepta.

Dy tubime do të mbahen sot në rrethin e Gjirokastrës. I pari në Bularat për nder të Konstandinos Kacifas, i cili bën ceremoninë e 40-ave dhe i dyti në qytetin e Gjirokastrës.

Fillimisht në Bularat do të ketë një meshë për Kacifas sipas traditës ortodokse dhe më pas nderime tek varrezat. Nuk dihet nëse do ketë një tubim të ngjashëm antishqiptar si ai i ceremonisë së varrimit të Kacifas.

l.h/ dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more