Skip to main content

“Ministria e Tregtisë tregon se a është i dëmshëm të përdorët për ngrohje peleti” plus 9 more Ekonomia Online

“Ministria e Tregtisë tregon se a është i dëmshëm të përdorët për ngrohje peleti” plus 9 more Ekonomia Online


Ministria e Tregtisë tregon se a është i dëmshëm të përdorët për ngrohje peleti

Posted: 01 Dec 2018 10:13 AM PST

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor ka ngritur shqetësime lidhur me përdorimin e peletit të importuar i cili shërben për ngrohje. Javë më parë në një mbledhje të komisionit, Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, ka shprehur dyshime se peleti i importuar mund të ketë edhe përbërje të dëmshme, sidomos ai që vjen nga shteti fqinjë, Serbia.

Pasi thuhet se kjo lëndë djegëse, përmban gomë dhe thëngjill. Madje, sipas kryeshefit të Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina, peleti mund të jetë një nga shkaktarët e ndotjes së ajrit në vend. Ai ka bërë të ditur se janë duke u marrë më këtë shqetësim, por se thotë se kjo më shumë bie në përgjegjësinë e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Si një nga objektivat e mbikëqyrjes së tregut në Kosovë nga MTI është edhe sigurimi i tregut të brendshëm funksional në të cilin subjektet ekonomike do të kenë kushte të barabarta në të bërit biznes në Kosovë.

Indeksonline ka dërguar pyetje në adresë të MTI-së për të kuptuar më shumë lidhur me këtë produkt që po konsiderohet i dyshimtë dhe i dëmshëm për përdorim.

"Sa i përket çështjes se cilësisë së lëndëve djegëse të ngurta, respektivisht të produktit pelet druri i cili tregtohet në tregun e Republikës së Kosovës dhe përdoret për përmbushjen e nevojave të konsumatorëve për ngrohje, Inspektorati i Tregut, që funksionon në kuadër të MTI-së, është duke zhvilluar aktivitetet në terren në monitorimin e produktit, në lidhje me përmbushjen kërkesave ligjore për qarkullim në tregun e Republikës së Kosovës", thuhet në përgjigjën e tyre.

Në përgjigjën zyrtare të kësaj ministrie thuhet se nga monitorimi që është kryer, ky produkt është në përputhje me kërkesat ligjore.

"Prandaj, ky produkt nga monitorimi i kryer deri me tani është në qarkullim në tregun e Kosovës në përputhje me kërkesat ligjore (produkti është i shoqëruar me dokumentacion mbështetës)", kanë theksuar zyrtarë të kësaj ministrie.

Sipas tyre, pelet druri është i shoqëruar me dokumentacion teknik dhe test-raporte të analizave të lëshuara nga laboratorët.

"Deri me tani nga inspektimet e kryera, produkti "pelet druri për ngrohje" është i deklaruar dhe i shoqëruar me dokumentacion te nevojshëm teknik, respektivisht me test-raporte të analizave të leshura nga laboratorët testues të akredituar brenda dhe jashtë vendit", thuhet mes të tjerash në këtë përgjigje.

Aktualisht një pjesë e madhe e banorëve të Kosovës ngrohen me këtë lëndë djegëse dhe çmimi për një ton pelet fillon nga 180 euro deri në 220 euro.

The post Ministria e Tregtisë tregon se a është i dëmshëm të përdorët për ngrohje peleti appeared first on Ekonomia Online.

BE-ja kërkon nga Kosova e Serbia t’i ndalin kushtëzimet për vazhdimin e dialogut

Posted: 01 Dec 2018 10:08 AM PST

Bashkimi Evropian e ka quajtur provokim vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës në 100 për qind ndaj importit të produkteve serbe.

Kështu, BE-ja e ka vlerësuar edhe kushtëzimin e Serbisë për ta vazhduar dialogun pas vendosjes së taksës, raporton KTV.

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së, ka thënë për Kohavisionin se masat dhe veprimet e fundit nga Kosova dhe Serbia rrezikojnë punën që është bërë deri më tani në dialogun e Brukselit.

Ajo ka kërkuar sërish që taksa të hiqet menjëherë, derisa u ka bërë thirrje presidentëve të të dyja shteteve t'i ndalin provokimet.

Kocijançiç ka thënë se janë në kontakt me presidentët Thaçi e Vuçiq për ta caktuar datën e takimit të ardhshëm në kuadër të dialogut të Brukselit.

Televizioni i është drejtuar edhe Presidencës së Kosovës për ta marrë një qëndrim sa i përket këtyre zhvillimeve pas vendosjes së taksës, por ajo nuk ka kthyer përgjigje.

Ndërsa, kryeministri Haradinaj nuk ka pranuar të flasë rreth presionit ndërkombëtar ndaj Kosovës për heqjen e taksës.

Në anën tjetër, çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën as që figuron në agjendën e mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE-së, sipas ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.

Kritika për procesin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ka dhënë edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai, në një intervistë për Koha.net, ka thënë se ky proces po përshpejtohet me kërkesë të Serbisë.

The post BE-ja kërkon nga Kosova e Serbia t'i ndalin kushtëzimet për vazhdimin e dialogut appeared first on Ekonomia Online.

Kurti: Bush do të mbajë një vend të nderuar në historinë e shqiptarëve

Posted: 01 Dec 2018 10:02 AM PST

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-presidentit të SHBA-ve, George H.W. Bush, veprën e të cilit e ngre lart.

Kurti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Bush do të mbajë një vend të nderuar e do të respektohet në historinë e shqiptarëvve.

Përveç kontributit të tij për shqiptarët, Kurti ka përmendur edhe meritat e tij për bashkimin e Gjermanisë dhe investimin e tij të vazhdueshëm në në forcimin e Bashkimit Evropian e të NATO-s.

Ky është postimi i plotë i Kurtit:

Sot morëm lajmin pikëllues për vdekjen e presidentit të 41-të të ShBA-ve, z. George H.W. Bush. Në fund të vitit 1992, kur në Kosovë represioni dhe mizoria e aparatit shtetëror të Serbisë ishin në kulm, presidenti G.H.Ë. Bush i dërgoi një mesazh të fortë tiranit serb, Milosheviqit, ku i thoshte se në rast se Serbia shkaktonte konflikt në Kosovë, ShBA-të ishin të gatshme të ndërhynin ushtarakisht në Kosovë madje edhe në Serbi kundër Serbisë e në mbrojtje të Kosovës.

Për këtë arsye presidenti George H.W. Bush do të mbajë një vend të nderuar e do të respektohet në historinë e shqiptarëve.

Ai ishte një veteran i dalluar i Luftës II Botërore, një diplomat i niveleve më të larta, një ndër aktorët kryesorë meritorë për rrëzimin e perdes së hekurt dhe për demokratizimin e Evropës Lindore. Bashkë me kancelarin gjerman Helmut Kohl ai u angazhua për bashkimin e Gjermanisë, dhe vazhdimisht investoi në forcimin e Bashkimit Evropian e të NATO-s.
Si një politikan i moderuar, e partizan i demokracisë, ai nuk binte pre e dëshirës për demonizimin e opozitës, e në sferën ndërkombëtare, edhe pse në krye të vendit më të fuqishëm në botë, ai nuk qeveriste me arrogancë. Sipas fjalëve të tij ai ëndërronte një botë ku "i madhi e respekton të voglin e nuk i imponohet".

Sot, e ngushëllojmë familjen Bush.

The post Kurti: Bush do të mbajë një vend të nderuar në historinë e shqiptarëve appeared first on Ekonomia Online.

10 profesionet që ju bëjnë të lumtur

Posted: 01 Dec 2018 10:00 AM PST

Vetëm paratë nuk të bëjnë të lumtur – kjo është e vërtetuar edhe nga një studim për një kohë të gjatë i profesorit të Universitetit të Harvardit, Howard Gardner. Ai mori në pyetje më shumë se një mijë amerikanë për projektin e tij "Good Work Project", në lidhje me kënaqësinë e tyre në punë.

Lumturia në profesion, cilat janë kategoritë?

Pjesëmarrësit duhet t'u përgjigjeshin pyetje të tilla – si për shembull nëse e konsideronin punën e tyre të rëndësishme apo nëse ato janë të njohura. Sjellja e eprorëve, marrëdhënia mes kolegëve, atmosfera në punë, luanin gjithashtu një rol të rëndësishëm në këtë hulumtim.

Rezultati është një klasifikim i profesioneve në të cilat njerëzit janë veçanërisht të kënaqur.

Punët artizanale dhe profesionet sociale ju bëjnë të lumtur

Rezultatet në këtë studim ishin befasuese – yjet e muzikës, futbollistët profesionistë apo menaxherët nuk bëjnë pjesë në këtë klasifikim. Në krye të renditjes janë punët artizanale apo ata, puna e të cilëve është në kontakt me njerëz të tjerë. Paraja duket se nuk ka dhe aq rëndësi. Në fakt, në tre vendet e para të klasifikimit janë profesione që nuk kanë dhe aq prestigj dhe janë pak të paguara.

Sipas "Indeed Hapines Index 2016", pesë faktorët kryesorë për kënaqësinë në punë janë balanca e mirë punë-jetë, të qenët i aftë, aftësitë drejtuese, kultura e punës dhe siguria në punë, si dhe perspektiva e mirë në karrierë.

Klasifikimi

10 – Arkitektët dhe infermierët – 62% të kënaqur me profesionin e tyre.

 

9 – 64% e avokatëve janë lumtur me punën e tyre

 

8 – 65% e mjekëve e duan punën e tyre

 

7 – Inxhinierët – një punë e lodhshme pa dyshim – megjithatë dy të tretat e inxhinierëve e duan punën e tyre

 

6 – 67% e personave që punojnë në industrinë e turizmit (guida) janë të lumtur me punën e tyre.

 

5 – 69% e shkencëtarëve ndihen të kënaqur me punën e tyre

 

4 – Njerëzit që punojnë në fushën e marketingut, reklamave & PR duket se janë 75% të lumtur me profesionin e tyre.

 

3 – Mirënjohja e klientëve dhe oraret fleksibile janë arsyet që 76% e hidraulikëve janë të kënaqur me zanatin e tyre.

 

2 – Të bërit e diçkaje ndryshe është një gjë e mirë në vetvete – ndoshta kjo është arsyeja që parukierët dhe etatistët konsiderohen me fat – 79% ndihen të kënaqur me atë çka bëjnë.

 

1 – Pavarësisht pagave modeste, 87% e kopshtarëve thonë se janë vërtet të lumtur me zgjedhjen që kanë bërë.

The post 10 profesionet që ju bëjnë të lumtur appeared first on Ekonomia Online.

“E luta Rugovën që të bëhej Komandant i UÇK-së”

Posted: 01 Dec 2018 09:50 AM PST

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherësh nënkryetar i Kuvendit, Xhavit Haliti, për herë të parë ka folur lidhur me ftesën që ai i kishte bërë ish-presidentit të vendit Ibrahim Rugova.

Haliti, teksa ka rrëfyer ngjarje për jetën e tij në "Personale" në tv Dukagjini ka thënë se i kishte ftuar Rugovën që të bëhej komandant i përgjithshëm UÇK-së.

"Jam përpjekë që t'ia mbushi mendjen (Ibrahim Rugovës) që të jetë komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" ka thënë Haliti.

Haliti këto komente i ka bërë teksa ka rrëfyer edhe ngjarje të tjera për jetën e tij gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ndryshe, tashmë presidenti i vendit Hashim Thaçi ishte komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për vite me radhë.

Pikërisht për këtë post, Haliti ka thënë se i kishte bërë ftesë ish- liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova.

The post "E luta Rugovën që të bëhej Komandant i UÇK-së" appeared first on Ekonomia Online.

Tensioni i lartë dhe i ulët i gjakut – Rastet kur duhet përdorur hudhra

Posted: 01 Dec 2018 09:46 AM PST

Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore.

Por për personat që vuajnë nga tensioni i gjakut përdorimi i saj bëhet pak specifik dhe kërkon kujdes në përdorim.

Problemet me presionin e gjakut që shkaktojnë tensionin ndahen në dy lloje, në atë të hipertensionit që ka të bëjë me presionin e lartë në gjak dhe tensionin e ulët që ka të bëjë me nivelin e ulët të presionit në gjak.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një informacion me vlerë në lidhje me ndikimin e hudhrës në të dyja këto raste, kur është efektive dhe rastet kur nuk është.

Hudhra për Tensionin e Lartë Të Gjakut

Përdorimi i hudhrës për trajtimin e tensionit të lartë të gjakut është një nga kurat më të lashta popullore.

Kur trupi rrit prodhimin e një enzime të quajtur angiotensin, e cila ndikon menjëherë në rritjen e presionit të gjakut, zemra pompon gjakun më fortë nëpër arteriet e trupit.

Çka jo vetëm mund të dëmtojë arteriet e trupit por mund të krijojë gjithashtu depozita të rrezikshme të kolesterolit të dëmshëm.

Lënia pas dore e këtij problemi mund të sjellë sulme në zemër, goditje por edhe probleme të tjera akrdiovaskulare.

Por cila është sasia e duhur që duhet të përdorni?

Pavarësisht se hudhra është jashtëzakonisht shumë efektive për uljen e tensionit të lartë, sasia e konsumit të saj nuk duhet tepëruar sepse mund të çojë në uljen e tensionit duke krijuar sërish problem shëndetësor.

Sasia e rekomanduar nga ekspertët mjekësorë, të cilëve u referohet AgroWeb.org është nga 1-1.5 gr hudhra në ditë (apo çerekun e një thelpi hudhre. Sipas rekomandimeve hudhrat duhen përtypur të freskëta dhe nuk duhet të jenë të gatuara.

Përtypja e hudhrës së freskët do të çlirojë në maksimum alicilinën, e cila ndikon në uljen e presionit të gjakut.

AgroWeb.org ju bën të ditur se efektet e plota të saj në organizëm do të ndihen pas një ore kur niveli i gjakut do të stabilizohet.

Nëse konsumimi i hudhrës shkakton siklet për shkak të aromës, për të eliminuar erën e keqe të gojës nga hudhra klikoni këtu.

Hudhra për Tensionin e Ulët të Gjakut

Kur bëhet fjalë për personat që vuajnë nga presioni i ulët në gjak, pra tensioni i ulët, hudhra mund të shndërrohet në armikun kryesor të shëndetit në vetëm pak minuta.

Siç behët e ditur edhe nga informacioni i mësipërm, konsumimi i hudhrës ëhstë kategorikisht i ndaluar për personat që vuajnë nga presioni i ulët i gjakut.

Për të mësuar mbi ushqimet më të mira që trajtojnë në mënyrë natyrale problemet me tensionin e ulët të gjakut klikoni këtu.

The post Tensioni i lartë dhe i ulët i gjakut – Rastet kur duhet përdorur hudhra appeared first on Ekonomia Online.

Marrëveshja Brexit, dorëhiqet anëtari i 10 i kabinetit May

Posted: 01 Dec 2018 09:42 AM PST

Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Britani të Madhe, Sam Gyimah, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij pasi kundërshtoi miratimin e marrëveshjes së Brexit-it nga Bashkimi Evropian.

Ai tha se kishte për qëllim të votonte kundër marrëveshjes së negociuar me Brukselin dhe bëri thirrje për një referendum tjetër, transmeton Klan Kosova.

Ky është anëtari i dhjetë i qeverisë angleze që ka dhënë dorëheqje duke mos e mbështetur marrëveshjen Brexit për Britaninë e Madhe.

Kjo marrëveshje u miratua javën e kaluar nga udhëheqësit e BE-së, e cila përfshinë largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimin Evropian.

The post Marrëveshja Brexit, dorëhiqet anëtari i 10 i kabinetit May appeared first on Ekonomia Online.

Ushtria amerikane prezanton kostumin special

Posted: 01 Dec 2018 09:39 AM PST

Kontrata prej 6.9 milionë dollarësh që i është dhënë Qendrës për Hulumtim, Zhvillim dhe Inxhinieri nga ana e ushtrisë amerikane, prite të hulumtojë dhe zhvillojë deri në detajin më të vogël kostumin e quajtur ONYX. E gjitha pritet të përfundojë pas një studimi dyvjeçar.

Kostumi i quajtur ONYX ka bateri dhe shfrytëzon një sërë sensorësh, inteligjencën artificiale dhe teknologji tjera që ndihmojnë në lëvizjet sa më të natyrshme të ushtarëve.

Kostumi është prodhuar nga kompania Lockheed Martin, dhe fillimisht ishte dizajnuar për të ndihmuar personat me probleme gjatë lëvizjeve.

"Mbështet dhe rrit kapacitetin e këmbëve gjatë aktiviteteve fizike, në rast se ushtarët detyrohen të transportojnë gjësende të ndryshme me peshë të madhe", kanë bërë të ditur në kompaninë Lockheed Martin.

"Kur forca njerëzore sfidohet, ONYX bën dallimin, duke zvogëluar kështu lodhjen e muskujve, dhe rrit qëndrueshmërinë e zvogëlon dëmtimet", kanë thënë ndër tjera në kompaninë që ka prodhuar kostumin.

Për ushtrinë amerikane, përdorimi i kësaj teknologjie është i qartë: ushtarët tani do të futen në zona të luftës paksa më rëndë, por më pajisje që janë kyçe për jetën e ushtarit siç është kostumi i papërshkueshëm nga plumbat, syzet për shikim gjatë natës dhe radiolidhje me teknologji shumë të avancuar.

Të gjitha këto pajisje të vendosura në këtë kostum peshojnë nga 40 deri në 64 kilogramë, por është duke u punuar që ato të peshojnë vetëm 23 kilogramë.

"Kjo do të thotë se kur njerëzit shfaqen në një zonë lufte, ata janë të lodhur. Sfida më e madhe me të cilën ballafaqohemi, është se trupat e këmbësorisë vazhdojnë të bartin peshë shumë të madhe me vete", ka deklaruar Paul Scharre nga Qendra për Siguri të Re amerikane, që ndihmoi në këtë projekt dhe një sërë studimesh tjera që kanë të bëjnë me këtë kostum.

Keith Maxwell nga Lockheed Martin, ka deklaruar se punonjësit e tij që kanë veshur këtë lloj kostumi kanë treguar se ishin më të qëndrueshëm. Ai gjithashtu ka pronar se çdo kostum pritet të kushtoj dhjetëra mijëra dollarë, ndërsa për ta demonstruar efektet ai ka veshur kostumin.

The post Ushtria amerikane prezanton kostumin special appeared first on Ekonomia Online.

Hoxhaj kërkon në Kroaci, Maqedoni e Mal të Zi krijimin e një pakti kundër Serbisë

Posted: 01 Dec 2018 09:33 AM PST

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë për të përditshmen kroate "Vecernji List" se në "Kroaci, Maqedoni e Mal të Zi ka biseduar për krijimin e një pakti kundër Serbisë".

Gazeta thotë se taksa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnjës erdhi pak kohë pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol, e që kjo gazetë e konsideron si "goditje kthimi". Po ashtu, pjesë e kësaj politike, sipas gazetës, është edhe arrestimi i katër serbëve në veri të vendit të ndërlidhur me vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.

Hoxhaj thotë se si pasojë e politikës agresive të Serbisë ndaj Kosovës, vendi ynë ka ndërmarr këtë veprim për rritje të taksës.

"Serbia vazhdon kampanjën agresive kundër Kosovës në planin ndërkombëtar. Ajo po ashtu minon edhe procesin e normalizimit. Në mënyrë që t'i mbrojmë interesat tona, Qeveria e Kosovës vendosi të rris taksën. Masa të reja do të prezantohen së shpejti", ka thënë Hoxha për "Vecernji list".

Sipas Hoxhajt, Serbia "nuk dëshiron të destabilizojë vetëm Kosovën, por tërë rajonin".

"Të gjithë e kanë të qartë. Kur nuk provokon krizë me Kosovën, atëherë provokon me Kroacinë apo edhe me Maqedoninë e Malin e Zi. Serbia ka raporte të mira vetëm me Republikën Serbe [të Bosnjës] dhe me askënd tjetër. A s'është kjo e çuditshme? Në disa raste, gjatë qëndrimit tim në Kroaci, Maqedoni e Mal të Zi, kam biseduar me krerët e këtyre vendeve për të krijuar një pakt i cili do t'i kundërvihej Serbisë dhe politikës së saj agresive", tha më tej Hoxhaj, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se "beson që ideja e Serbisë së Madhe nuk ka vdekur dhe ende është në ajër".

"BE-ja dhe SHBA-ja duhet të kuptojnë se në ç'drejtim është duke shkuar Ballkani dhe si do të jetë pas dhjetë vjetësh. Veçanërisht Bosnja e Hercegovina, Kosova e Maqedonia. Nëse BE-ja dhe Perëndimi nuk e kuptojnë rrezikun e politikës së rrezikshme serbe në këtë pjesë të Ballkanit dhe nuk ndërmarrin asgjë rreth përshpejtimit të procesit të eurointegrimit të këtyre vendeve, askush s'e di çfarë do të ndodhë me Kosovën, Maqedoninë, e më së shumti me Bosnjën", deklaroi zëvendëskryeministri Hoxhaj.

Sipas tij, "fatkeqësisht, BE-ja po e lexon gabimisht gjendjen në rajon".

"Serbia asnjëherë nuk ka hequr dorë nga bashkimi i Republikës Serbe me Serbinë. Këtë në disa raste e kanë deklaruar edhe zyrtarët e saj të lartë. Për dallim nga Bosnja, Kosova është larg pozicionit të saj sepse 90 për qind e banorëve në Kosovë janë shqiptarë. Kemi alternativë sepse shtet fqinj e kemi Shqipërinë. Nëse dikush mendon se po luan lojë të ndyrë rajonale, duhet ta kuptojë se ne më nuk jemi të dobët. Ajo që Aleksandar Vuçiqi po luan rreth demarkacionit dhe shkëmbimit të territoreve, qëllimi i tij nuk është Kosova, por Bosnja, rrjedhimisht Republika Serbe", tha më tej Hoxhaj.

Ai thotë se kur "Vuçiqi flet për veriun e Kosovës, mendon për Republikën Serbe".

"Republika Serbe është dy-tri herë më e madhe se Kosova dhe ekonomikisht është më e fuqishme se Kosova. Në veri të Kosovës jetojnë 30.000 serbë, në tërë territorin e Kosovës nuk ka më shumë se 70 mijë serbë, ndërsa në Republikën Serbe jetojnë rreth 1.5 deri në 2 milionë serbë. Demarkacioni, rrjedhimisht shkëmbimi i territoreve, do të hapte Kutinë e Pandorës dhe Vuçiqi do t'ia bashkëngjiste Serbisë Republikën Serbe. Për këtë arsye të gjithë ne në rajon duhet të jemi të kujdesshëm dhe të bashkëpunojmë", deklaroi Hoxhaj në këtë bisedë për "Vecernji List" të Kroacisë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës tha se këtë porosi ua ka dhënë edhe presidentit dhe kryeministres së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviqit, gjegjësisht Andrej Plenkoviqit.

The post Hoxhaj kërkon në Kroaci, Maqedoni e Mal të Zi krijimin e një pakti kundër Serbisë appeared first on Ekonomia Online.

Shorti për EURO2020: Anglezët i frikësohen shortimit me Kosovën

Posted: 01 Dec 2018 09:22 AM PST

Tërheqja e shortit për EURO2020 do të bëhet të dielën, në Dublin të Irlandës.

Ky evropian si asnjëherë tjetër, do të organizohet në 12 vende të kontinentit të Evropës.

Dy skuadrat më të mira prej 10 grupeve do të kualifikohen për këtë kompeticion.

Anglia gjendët në vazon e parë për tërheqjen e shortit, por ata kanë edhe një mundësi nga Liga e Kombeve.

Kosova në anën tjetër, njësoj si Anglia, ka një mundësi shtesë nga Liga e Kombeve, por ata pozicionohen në vazon e pestë.

Në Angli, duket se po i frikësohen një shortimi të mundshëm me Kombëtaren e Kosovës.

"BBC", kur shkruan për grupin më të vështirë të mundshëm të "tre luanëve", përmend edhe "dardanët".

"Shorti më i vështirë që Anglia do të mund ta kishte do të ishte nëse do ta gjente vetën në grup me Gjermaninë, Sllovakinë, Greqinë dhe Kosovën. Një grup më i lehtë do të ishte me Ukrainën, Bullgarinë, Qipron dhe Gjibraltarin" shkruan "BBC", transmeton lajmi.net.

Raundi i parë i këtyre kualifikimeve fillon më 21-23 mars të 2019-ës.

Njësoj sikur anglezët, shpresojmë që ky të mos jetë grupi për Kosovën.

The post Shorti për EURO2020: Anglezët i frikësohen shortimit me Kosovën appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more