Skip to main content

“Marcelo: Normalisht që Cristiano Ronaldo na mungon, çdo kujt do t’i mungonte lojtari më i miri botë” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Marcelo: Normalisht që Cristiano Ronaldo na mungon, çdo kujt do t’i mungonte lojtari më i miri botë” plus 9 more Telegrafi Futboll


Marcelo: Normalisht që Cristiano Ronaldo na mungon, çdo kujt do t’i mungonte lojtari më i miri botë

Posted: 14 Dec 2018 03:10 PM PST

Real Madridi nuk po kalon një moment të mirë, ndërsa Marcelo thotë se Cristiano Ronaldo i mungon skuadrës.

Portugezi ka kaluar në Itali te Juventusi gjatë kësaj vere duke e lënë Real Madridin pas nëntë viteve.

“Cristiano është ish-shok skuadre dhe shoku i imi”.

Marcelo dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

“Është e qartë se nëse lojtari më i mirë në botë nuk është në ekipin tuaj, ju do të ndjemi mungesën e tij".

“Çdo ekip do të donte ta kishte Cristianon, por Real Madridi do të jetë gjithmonë Real Madrid dhe do t'i ketë më të mirën në pozicion”.

Reali ka pësuar humbje me rezultat 3-0 ndaj CSKA Moskës që ishte një prej humbjeve më të thella në vitet e fundit.

“Sezoni mund të vlerësohet në shtator”, shtoi ai.

“Është shkurti kur gjithçka fillon të marrë formë, dhe për momentin jemi gjallë në të gjitha garat".

“Tani kemi përpara Kupën e  Botës për Klube që ne duhet ta fitojmë”, ka thënë Marcelo. /Telegrafi/

The post Marcelo: Normalisht që Cristiano Ronaldo na mungon, çdo kujt do t'i mungonte lojtari më i miri botë appeared first on Telegrafi.

Laporte sulmon Deschampsin: Trajneri ka probleme me mua

Posted: 14 Dec 2018 02:16 PM PST

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Aymeric Laporte, e ka sulmuar trajnerin e Francës, Didier Deschamps, duke e akuzuar se nuk e grumbullon me kombëtaren për arsye personale.

Mbrojtës i Manchester Cityt ka thënë se mediat duhet ta pyesin trajnerin se pse nuk e preferon atë në përfaqësuese.

"Trajneri nuk më fton për arsye që nuk kanë lidhje me formën time. Vendimin e tij më duhet ta respektoj, por nuk është vendim me karakter teknik. Duhet të pyesni atë pse nuk më thërret".

"Nuk kam asgjë kundër tij, nëse dikush ka probleme me mua, është ai".

"Nuk e kam ndërmend ta telefonoj dhe ta pyes, i vetmi person që mund ta zgjidhë misterin është trajneri",

Laporte është i dyti futbollist francez pas Bixente Lizarazu, që është rritur dhe ka luajtur me Athletic Bilbaon, pasi është bask.

Ai nuk e ka ndërmend të luajë me Spanjën, edhe pse në gusht të vitit 2016 është ftuar nga Julen Lopetegui.

"Spanja është një kapitull i mbyllur, po luftoj që të luaj për Francën. Jam francez, nuk kam nënshtetësi të dyfishtë dhe nuk kam ndërmend ta kërkoj", ka thënë ai. /Telegrafi/

The post Laporte sulmon Deschampsin: Trajneri ka probleme me mua appeared first on Telegrafi.

Kundërpërgjigjet Klopp: Mourinho është trajneri më i mirë në botë

Posted: 14 Dec 2018 01:59 PM PST

Liverpool dhe Manchester do të takohen në derbin e javës në Ligën Premier.

Jose Mourinho thotë se "trofetë janë të rëndësishëm" gjatë vlerësimit të Liverpoolit të Jurgen Klopp.

"Besoj se trofetë janë të rëndësishëm, sidomos kur keni potencialin për të luftuar dhe kur thoni qartë se objektivi është të fitojë trofe", tha portugezi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i trajnerit gjerman, Klopp, i cili e ka lavdëruar trajnerin e Unitedit duke thënë se është më i miri në botë.

“Manchester United nuk tregon kurrë mungesë ambicie. Mourinho është menaxheri më i suksesshëm në botë. Kjo është mënyra se si janë gjërat”.

“Unë jam i vetëdijshëm për kritikat ndaj Manchesterit, por unë i përjashtoj të gjitha sepse kemi një kundërshtar, i cili ka cilësi shumë të larta, posedon shpejtësi dhe teknikë”, tha Klopp.

Mourinho për Kloppin: Besoj se me rëndësi janë trofetë Mourinho për Kloppin: Besoj se me rëndësi janë trofetë

Ndryshe, takimi mes dy ekipeve më të trofeshme angleze do të zhvillohet gjatë ditës së diele në ANfiled Road. /Telegrafi/

The post Kundërpërgjigjet Klopp: Mourinho është trajneri më i mirë në botë appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Ersun Yanal, trajner i ri i Fenerbahces

Posted: 14 Dec 2018 01:38 PM PST

Fenerbahce tashmë është bërë me trajner të ri pas shkarkimit të Phillip Cocus.

Kanarinat kanë zyrtarizuar strategun, Ersun Yanal, i cili edhe më parë ka qenë në drejtim të klubit.

Trajneri 56-vje-vjeçar ka nënshkruar kontratë një vjet e gjysmë me mundësi të zgjatjes edhe për një vit.

Ai gjatë kësaj kohe 18 mujore do të përfitojë rreth dy milionë euro në vlerë të lirës turke.

Turku me këtë rast ka falënderuar zyrtarët e klubit për detyrën e ofruar gjersa ka kërkuar mbështetjen e tifozëve.

Të gjitha lajmet rreth Fenerbahces Të gjitha lajmet rreth Fenerbahces

Yanal do të debutojë gjatë ditës së diele në kampionat, kur do të luajë si vendas kundër Erzurumsporit.

Ndryshe, Yanal është shpallur kampion me Fenerin në sezonin 2013-14, i cili ishte edhe trofeu i fundit kampional. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Ersun Yanal, trajner i ri i Fenerbahces appeared first on Telegrafi.

Florentino Perez kërkon unitet dhe dashuri në klub, përqafohet me Iscon

Posted: 14 Dec 2018 12:36 PM PST

Të premten, skuadrat e futbollit dhe të basketbollit, Real Madrid, kanë pasur një mbrëmje Krishtlindjesh, të ftuar nga Florentino Perez.

Pa harruar shijen e hidhur të humbjes ndaj CSKA , i pari i Los Blancos ka thirrur për unitet.

Perez përveç që kërkoi unitet, ishte i dashur dhe i afërt me lojtarët.

Pakënaqësia e tij është ende e qartë, me paraqitjet, por beson që ndërsa kundër Rayo Vallecanos, mund t'i ul pakënaqësitë.

Botërori për klub është afër dhe presidenti kërkoi që ekipi të jetë pozitivë.

Ai iu afrua Isco duke e ditur se mungesa e përqafimit ndaj tij do të shkaktonte bujë dhe do të ishte krye lajm për gazeta.

Ai i tregoi dashur lojtarit që po përjeton momentin e tij më të vështirë në 'Santiago Bernebeu’.

Kryesia e klubit dhe Perez beson se Solari di t’i japë mesfushorit më shumë hapësirë dhe kohën e nevojshme për ta kthyer situatën në të mirë të tij.

Në fund secili nga lojtarët dhe anëtarët e stafit morën dhuratën nga e një iPhone./Telegrafi/

The post Florentino Perez kërkon unitet dhe dashuri në klub, përqafohet me Iscon appeared first on Telegrafi.

Joao Cancelo operohet në gju, jashtë fushave deri në fund të janarit

Posted: 14 Dec 2018 12:14 PM PST

Juventusi e ka konfirmuar se Joao Cancelo e ka kryer një operim në gju me plot sukses, kështu që do të kthehet në fillim të vitit të ardhshëm.

Ka qenë vet trajneri Massimiliano Allegri i cili e ka konfirmuar sot se portugezi ka pasur një krisje të meniskut, duke e parashikuar se do të kthehet pas pushimit të dimrit në fund të janarit.

“Sot, Joao Cancelo pas pësimit të një dëmtimi në gjurin e djathtë është futur në operim”.

Joao Cancelo në aksion . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Operacioni u krye nga profesor Roberto Rossi, një konsulent i Juventus dhe J-Medical, në prani të menaxherit shëndetësor të Juventusit, Dr. Claudio Rigo në Clinica Sedes Sapientiae dhe ishte plotësisht i suksesshëm".

“Prej ditës së nesërme, Cancelo do të fillojë kujdesin rehabilitues”, njofton faqja zyrtare e Bianconerëve.

Joao Cancelo . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Ai do të mungojë në ndeshje ndaj Torinos, Romës, Sampdorias dhe Atalantës.

Cancelo mund të rikthehet për 90 minuta në ndeshje ndaj Chievos në janar të vitit 2019. /Telegrafi/

The post Joao Cancelo operohet në gju, jashtë fushave deri në fund të janarit appeared first on Telegrafi.

Barcelona i jep ultimatum Dembeles, nuk guxon ta ndal kurrë telefonin

Posted: 14 Dec 2018 11:56 AM PST

Ousmane Dembele iu bashkua Barcelonës verën e kaluar, ku katalunasit paguan plot 150 milionë euro te Borussias Dortmund, por francezi nuk ka arritur të bindë.   

Ai deri më tani ka marr plot 200 mijë euro gjoba nga klubi, por sërish nuk kanë arritur ta disiplinojë sa duhet.

Kjo pasi Dembele vazhdon të paraqitet me vonesë në stërvitje, edhe pse në ndeshjet e fundit ka treguar formë më të mirë.

Ousmane Dembele . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Dembele nuk është një fans i jetës së natës, por është dhënë shumë pas serialeve televizive dhe video-lojërave.

Ai qëndron për orë të tëra natën dhe kurrë nuk arrin në orar për stërvitjen e mëngjesit.

Vetëm për 400 milionë euro, Barça do t'ua shiste Dembelen tre gjigantëve evropianë Vetëm për 400 milionë euro, Barça do t'ua shiste Dembelen tre gjigantëve evropianë

Klubi ka vendosur që të mos e gjobisë më lojtarin, por e ka urdhëruar që të mbajë telefonin gjatë gjithë kohës hapur.

Luis Suarez, e Dembele. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Njerëzit e klubit  do të jetë ata që do të kujdesen që ai të zgjohet.

Barcelona beson në aftësitë e sulmuesit, ndaj po punojnë shumë që ai të shkojë në rrugën e drejtë.

Mundësia e huazimit mbetet ende një opsion me Arsenalin që e kërkojnë me çdo kusht. /Telegrafi/

The post Barcelona i jep ultimatum Dembeles, nuk guxon ta ndal kurrë telefonin appeared first on Telegrafi.

‘Lojtari më i mirë afrikan’, ngushtohet lista në 10 futbollistë

Posted: 14 Dec 2018 11:31 AM PST

Federata afrikane e futbollit (CAF) ka zbuluar listën e ngushtë prej 10 lojtarëve që janë në garë për çmimin e 'Lojtari i Vitit afrikan', me Mohamed Salahin si favorit dhe Kalidou Koulibalyn që nuk është në listë. 

Salah shihet si favorit i qartë për çmimin pasi ka shënuar 41 herë në të gjitha garat, ndërsa humbi në finalen e Ligës së Kampionëve, ku humbën 3-1 nga Real Madrid.

Mesfushori i Liverpoolit, Sadio Mane, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alex Iwobi i  Arsenalit,dhe Manchester City, Riyad Mahrez, janë gjithashtu në listë.

Në listë janë edhe portieri i Ajax, Andre Onana dhe mbrojtësi i Juventusit, Medhi Benatia.

Anice Badri (Tunizi dhe ES Tunis), Denis Onyango (Uganda dhe Mamelodi Sundowns) dhe Walid Soliman (Egjipti dhe Al Ahly) janë tre lojtarët me bazë afrikane që janë emëruar.

Megjithatë mungon Koulibaly, i cili ishte i dobishëm për Napolin që e mbyllën në vendin e dytë Serien A.

Sa i përket çmimit 'Lojtari i ri më i mirë' në garë janë Achraf Hakimi, Franck Kessie dhe Wilfred Ndidi.

Për trajnerin më të mirë garojnë Aliou Cisse, Herve Renard dhe Moine Chaabani. /Telegrafi/

The post 'Lojtari më i mirë afrikan', ngushtohet lista në 10 futbollistë appeared first on Telegrafi.

Rivaldo: Do të dëshiroja ta shihja Iscon në fanellën e Barcelonës

Posted: 14 Dec 2018 11:05 AM PST

Ish-lojtari i Barcelonës dhe Brazilit, Rivaldo, tani po punon si ambasador për Betfair gjersa ka analizuar ndeshjet e javës së 16-të të LaLiga.

Ai ka folur edhe rreth situatës delikate të mesfushorit spanjoll të Real Madridit, Iscos, i cili kohët e fundit ka humbur mbështetjen e tifozëve.

Braziliani ka pohuar se mesfushori është lojtar i shkëlqyeshëm, por kur skuadra humb, tifozët gjejnë fajtorin.

Isco nuk po kalon mirë me Solarin!

“Isco është një lojtar i shkëlqyeshëm, por kur një ekip si Real Madrid humb 0-3 kundër CSKA Mokës, dikush do të akuzohet për pësimin. Isco përfundoi duke paguar çmimin për atë sepse ishte nën vëzhgim nga tifozët.

Sa i përket nëse mund ta shoshim mesfushorin duke luajtur për klubin e tij të vjetër, Barcelonën, Rivaldo tha se “Do të doja ta shihja Isco duke luajtur për Barcelonën. Ai do t’i përshtatej Barçës. Sidoqoftë, është e vështirë të imagjinohet pasi që dy klubet janë rivalë të mëdhenj”, tha ai.

Moment jo i mirë për Iscon te Real Madridi, fishkëllehet nga tifozët për gjestet e tij Moment jo i mirë për Iscon te Real Madridi, fishkëllehet nga tifozët për gjestet e tij

Isco ka humbur edhe besimin e trajneri Santiago Solarit, i cili nuk llogaritë shumë në shërbimet e lojtarit.

Ndryshe, 26-vjeçari deri më tani ka luajtur 168 ndeshje për Los Blancos dhe ka shënuar 33 gola. /Telegrafi/

The post Rivaldo: Do të dëshiroja ta shihja Iscon në fanellën e Barcelonës appeared first on Telegrafi.

Luciano Spalletti : Interi nuk është në krizë

Posted: 14 Dec 2018 10:34 AM PST

Luciano Spalletti dëshiron të shohë “një reagim të menjëhershëm” nga Interi, por këmbëngul se nuk janë në krizë siç ishin dimrin e kaluar.

Nerazzurrët humbën kundër Juventusit të premten e kaluar dhe më pas u eliminuan nga Liga e Kampionëve gjersa kanë fituar vetëm një nga ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat.

“Është thelbësore që ne të shohim një reagim të menjëhershëm”, tha Spalletti në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Udinesen.

“Duhet të them që mendoj se këta djem e meritojnë mbështetjen e tifozëve. Ata treguan pakënaqësinë e tyre për atë që ndodhi.

“Mendoj se është ndryshe. Ju e shikoni vetëm rezultatin, unë duhet të shikoj arsyet që kanë përcaktuar rezultatin dhe mua më duket shumë ndryshe”.

“Ju duhet të shikoni se ku kemi filluar. Tani jemi 14 pikë prapa Juventusit, kemi lënë pas 29 pikë vendin e shtatë. Unë shikoj sesi luan skuadra, çfarë bëjnë ata gjatë ndeshjeve”, tha italiani.

Dhjetori muaji i dështimit për Interin, pozita e Spallettit ka filluar të lëkundet Dhjetori muaji i dështimit për Interin, pozita e Spallettit ka filluar të lëkundet

Ndryshe, Inter aktualisht zë pozitën e tretë të renditjes tabelore të ligës elitare italiane. /Telegrafi/

The post Luciano Spalletti : Interi nuk është në krizë appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more