Skip to main content

“Labi nuk shkon as në Amerikë pas 1 janarit, solidarizohet me qytetarët pa viza” plus 9 more Ekonomia Online

“Labi nuk shkon as në Amerikë pas 1 janarit, solidarizohet me qytetarët pa viza” plus 9 more Ekonomia Online


Labi nuk shkon as në Amerikë pas 1 janarit, solidarizohet me qytetarët pa viza

Posted: 17 Dec 2018 10:55 AM PST

Deputeti/këngëtari Labinot Tahiri, ka thënë se pas 1 janarit nuk do të shkojë as në Amerikë në mënyrë që të solidarizohet me qytetarët e Kosovës të cilët janë pa viza, njofton Klan Kosova.

Përmes një posti në Instagram, Labi tregoi se e fitoi vizën e Amerikës, por nuk do të shkojë as atje dhe tha se nuk e di nëse ja vlen apo jo.

Më poshtë posti të cilin e publikoi këngëtari:

The post Labi nuk shkon as në Amerikë pas 1 janarit, solidarizohet me qytetarët pa viza appeared first on Ekonomia Online.

Vdes stilisti i flokëve i të famshmëve

Posted: 17 Dec 2018 10:53 AM PST

Stilisti i flokëve të të famshmëve Oribe Canales, ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare.

"Ndërsa nuk kemi një deklaratë zyrtare nga familja në këtë kohë, ne mund të konfirmojmë që ky lajm i dhimbshëm është i vërtetë", thuhet në një deklaratë nëpërmjet British Vogue.

Oribe ishte një stilist flokësh i mrekullueshëm.

Ai punoi me disa të famshëm gjatë viteve si Jennifer Lopez, Lady Gaga, Cindy Crawford, Christy Turlington, Naomi Campbell, Rihanna, Meghan Markle dhe më shumë.

The post Vdes stilisti i flokëve i të famshmëve appeared first on Ekonomia Online.

Ushqimet që duhet të hani çdo ditë për fytyrë të pastër

Posted: 17 Dec 2018 10:46 AM PST

Të gjithë blejmë produkte të shtrenjta për të pasur një lëkurë të pastër dhe të shëndetshme.

Por sekreti i vërtetë për të pasur lëkurë të pastër fshihet tek ushqimet që ne i japim trupit çdo ditë.

Sipas dermatologes Dr. Jessica Wu, dita duhet nisur me ushqime të cilat kanë përmbajtje të lartë acidesh yndyrore Omega-3.

Omega 3 gjendet në sardele, farat Chia ose arra. Avokadot janë gjithashtu një ushqim i mirë për lëkurën, sepse janë të pasura me elementë që luftojnë bakteret. Përveç kësaj, këto produkte ushqejnë lëkurën edhe me yndyra të shëndetshme duke i dhënë asaj shkëlqimin natyral.

Përveç qumështit me drithëra në mëngjes, mbaj një dietë të balancuar edhe me acidet yndyrore, të cilat të ndihmojnë të kesh gjithmonë lëkurë rinore.

The post Ushqimet që duhet të hani çdo ditë për fytyrë të pastër appeared first on Ekonomia Online.

Editimi i gjeneve mund të ndihmojë në luftimin e obezitetit

Posted: 17 Dec 2018 10:44 AM PST

Shkencëtarët janë duke punuar në një metodë të re për modifikimin e gjeneve tek personat që janë duke tentuar të humbasin peshë, me qëllim që të sulmojnë obezitetin.

Hulumtuesit kanë thënë se me ndryshimin e CRISPR, mjet që bën editimet në AND, qelizat mund të ndryshojnë duke parandaluar njerëzit që të mos ndjehen të tunduar nga ushqimet me plot kalori.

Kjo mund të realizohet duke përdorë CRISPR-A, A-ja qëndron për aktivizim – që përdoret për t'i nxjerrë në pah gjenet që ulin apetitin.

Ky sistem është i ndryshëm nga CRISPR sepse nuk e shkurton gjenomin mirëpo plotëson aktivitetet e gjeneve specifike.

The post Editimi i gjeneve mund të ndihmojë në luftimin e obezitetit appeared first on Ekonomia Online.

Neuer nuk ka frikë nga Liverpool

Posted: 17 Dec 2018 10:31 AM PST

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer nuk ka shfaqur frikë pas shortit me Liverpool.
Ai beson se Bayern mund ta mposhtë Liverpoolin në Ligën e Kampionëve, duke thënë se lojtarët e Klopp janë "të prekshëm".

"Ata janë duke bërë një sezon të mrekullueshëm dhe ne jemi të vetëdijshëm që ata luajtën në finalen e Ligës së Kampionëve vitin e kaluar" ka thënë portieri gjerman për faqen zyrtare të Bayern, transmeton lajmi.net.

"Sigurisht se as ata nuk do të jenë të kënaqur pas këtij shorti. Ata janë të mirë në kundërzbritje dhe të rrezikshëm para portës, por ata gjithashtu janë të prekshëm, siç kemi parë, dhe gjithashtu do të kenë përball sulmin e mirë të Bayern" ka thënë tutje Neuer.

"Do të jenë dy ndeshje të mrekullueshme si në Liverpool ashtu edhe në shtëpi në "Allianz Arena" ka përfunduar gjermani.

Bayern Munich kanë qenë të suksesshëm në përballjet me Jurgen Klopp në Ligën e Kampionëve në të kaluarën, megjithatë, tani ai ka në dispozicion një skuadër komplet ndryshe.

The post Neuer nuk ka frikë nga Liverpool appeared first on Ekonomia Online.

Automjeti bie në humnerë, humbet jetën një person

Posted: 17 Dec 2018 10:26 AM PST

Një makinë ka rënë në humnerë dhe për pasojë drejtuesi i saj ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në dalje të tunelit të Shkopetit në Burrel. Sipas të dhënave policore makina sapo ka kaluar tunelin për në drejtim të Tiranës ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur në anë të saj disa metra poshtë në greminë.

Forca të shumta policie shkuan në vendin e ngjarjes, por reshjet e shumta të shiut vështirësuan punën për nxjerrjen e trupit të pajetë.

Është dashur shumë kohë që viktima të nxirrej nga makina dhe më pas të dërgohej në morg. Nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por sipas policisë mjeti ka qenë me shpejtësi, ndërkohë që kishte reshje të shumta shiu./abcnews.al

The post Automjeti bie në humnerë, humbet jetën një person appeared first on Ekonomia Online.

Nga sonte fillon kujdestaria 24 orësh në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran

Posted: 17 Dec 2018 10:25 AM PST

Nga sonte fillon kujdestaria 24 orësh në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran

Kanë përfunduar përgatitjet për fillimin e shërbimeve shëndetësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran në 24 orë dhe nga sonte, e hënë duke filluar nga ora 20:00 ky shërbim do t’i ofrohet  banorëve të Komoranit me rrethin për rastet emergjente.

Të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit që gravitojnë dhe kryejnë shërbime shëndetësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, nga e hëna (sonte) do të filloj kujdestaria e rregullt ( punë me orar të zgjatur nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në ora 08:00 të mëngjesit) në këtë QMF për rastet emergjente, sipas orarit të përpiluar nga menaxhmenti i QKMF-së në Drenas, ndërsa shërbimet shëndetësore do të vazhdojnë të njëjta gjatë ditës sikurse deri më tani.

Ky ndryshim behët me qëllimin që të ju ofrohet shërbim sa më të shpejt vendbanimeve ne rrethin e Komoranit që te kenë më afër shërbimin emergjent gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës.

The post Nga sonte fillon kujdestaria 24 orësh në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran appeared first on Ekonomia Online.

Lekaj realizoi një sërë takimesh të frytshme në ditën e parë të vizitës së tij në Greqi

Posted: 17 Dec 2018 10:23 AM PST

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, i cili po qëndron për vizitë në Greqi me ftesë të homologut të tij Christos Spritzis, ka realizuar një sërë takimesh me rëndësi.

Këtë e ka bërë me dije vet ministri Lekaj me anë të një statusi në rrjetin social "Facebook", të cilin po ua japim të plotë në vijim.

"Vizitën në Greqi e fillova me takimin e zëvendës guvernatorit të Bankës së Greqisë, John Mourmouras. Me të diskutuam për mundësinë që potenciali ekonomik grek të orientohet për të investuar në Kosovë. Mourmouras që më parë ishte zëvendës ministër i financave dhe shumë shpejtë do të jetë prijësi i Bankës Qendrore, pranoi ftesën time për të vizituar Kosovën në fillim të vitit 2019.

Meqë shumë të rinjë nga Kosova e Shqipëria shkollohen në Republikën Helene, qëndrimin tim këtu e shfrytëzova për të vizituar edhe "Neë York College", një institucion arsimor në Greqi, Shqipëri e Çeki. Elias Foutsis, themeluesi i këtij kolegji, faktor në politikbërjen greke, premtoi përkrahje të vazhdueshme për studentët tanë që janë pjesë e kolegjit të tij dhe bashkëpunim me institucionet arsimore në Kosovë", shkruan në statusin e ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj.​

The post Lekaj realizoi një sërë takimesh të frytshme në ditën e parë të vizitës së tij në Greqi appeared first on Ekonomia Online.

Mercedes, jep 20 miliardë euro për makinat elektrike

Posted: 17 Dec 2018 10:21 AM PST

Mercedes Benz ka vendosur të shpenzojë 20 miliardë euro për makina elektronike me bateri. 1 miliardë euro të tjera do të investohen në tetë fabrika baterish në Gjermani, Kinë, Tajlandë dhe SHBA.

Prodhuesi gjerman do që ta ofrojë makinën e parë hibride në vitin 2022, dhe të ketë arritur kapacitetin për të prodhuar përbërësit bazë deri në 2030.

Pak javë më parë, një tjetër kompani gjermane, Volkswagen, njoftoi se do të bënte investime të ngjashme, madje për të ofruar një version të lirë, ose Golf-in elektrik,shkruan Top-Channel.

The post Mercedes, jep 20 miliardë euro për makinat elektrike appeared first on Ekonomia Online.

Maskë në kushte shtëpie për të eliminuar rrudhat

Posted: 17 Dec 2018 10:18 AM PST

Sigurisht që rrudhat janë të padëshiruara nga të gjithë dhe trajtimet e bukurisë zakonisht kushtojnë shumë.

Por kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të kujdeseni për fytyrën tuaj.

Ne ju sjellim një maskë në kushte shtëpie, me dy përbërës të thjeshtë e që gjenden në çdo shtëpi.

Përbërësit: 2 lugë gjelle vaj kokosi, verdha e vezës, një lugë gjelle mjaltë, një lugë gjelle kos, një lugë çaji sheqer.

Përgatitja: Hidhini të gjithë përbërësit në blender dhe lërini derisa të realizohet një masë kompakte.

Masën e fituar vendoseni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 25 minuta. Në fund shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Bëjeni këtë maskë dy herë në javë për të marrë rezultatet e dëshiruara.

The post Maskë në kushte shtëpie për të eliminuar rrudhat appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more