Skip to main content

Ky është pejani që vdiq pasi iu këput dora në vendin e punës

Ky është pejani që vdiq pasi iu këput dora në vendin e punës


Ky është pejani që vdiq pasi iu këput dora në vendin e punës

Posted: 06 Dec 2018 01:25 AM PST

Sh. Fetahaj gjatë ditës së hënë pësoi një incident tejet të rëndë derisa ishte në orarin e tij të punës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

"Mund t’jua konfirmoj që përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit, pacienti ka ndërruar jetë. Ka qenë duke u trajtuar në Klinikën Intensive dhe gjendja e tij ka qenë e rëndë", ka thënë Fazliu.

Policia gjatë ditës së martë kishte njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën "Zhujë Selmani".

"Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke punuar në një kompani, në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime trupore. Një nga makineritë ia ka këputur dorën", thuhej në raportin 24-orësh.

Ai fillimisht ishte trajtuar në Spitalin e Pejës, për t’u dërguar më pas në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Mësohet se Sh. Fetahaj ishte edhe veteran i luftës së UÇK-së.

Varrimi i tij do të bëhet nesër.

The post Ky është pejani që vdiq pasi iu këput dora në vendin e punës appeared first on DRENICA PRESS.

Kjo video dëshmon se Bush ishte “babai i Kosovës”(VIDEO)

Posted: 06 Dec 2018 01:24 AM PST

Në takimin e vitit 1992 mes Presidentit Xhorxh Bush dhe Presidentit Berisha në Washington, i pari me një president amerikan dhe atij shqiptar, u vendos "Vija e Kuqe" për Sllobodan Millosjevic, që të tërhiqej nga Kosova. Kështu dëshmon Sali Berisha, e këtë dëshmi e provon edhe Xhorxh W Bush në vitin 2007 kur bëhet presidenti i parë amerikan që viziton Tiranën, nga ku deklaron:

Në takimin e vitit 1992 mes Presidentit Xhorxh Bush dhe Presidentit Berisha në Washington, i pari me një president amerikan dhe atij shqiptar, u vendos "Vija e Kuqe" për Sllobodan Millosjevic, që të tërhiqej nga Kosova.

Kështu dëshmon Sali Berisha, e këtë dëshmi e provon edhe Xhorxh W Bush në vitin 2007 kur bëhet presidenti i parë amerikan që viziton Tiranën, nga ku deklaron:

"Tani është koha, është vendimi im, Kosova do të jetë shtet i pavarur".

Edhe Presidenti W. Bush një lloj si babai i tij, zgjedh që vendimin për Kosovën ta bëjë publik në krah të Sali Berishës.

http://diealbaner.com/wp-content/uploads/2018/12/Albanian-President-Sali-Berisha-meeting-President-George-Bush-June-1992.mp4?_=1

The post Kjo video dëshmon se Bush ishte "babai i Kosovës"(VIDEO) appeared first on DRENICA PRESS.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump shmangë çiftin Clinton në funeralin e Bushit (VIDEO)

Posted: 06 Dec 2018 01:17 AM PST

Udhëheqësit botërorë janë mbledhur në Washington për t'i dhënë lamtumirën e fundit Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara, George H.W. Bush.

Mirëpo pasi që ka hyrë në Katedralen Kombëtare, Presidenti i tanishëm amerikan, Donal Trump, ka pasur një moment të sikletshëm, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Derisa bashkëshortja e tij, Melania Trump, i përshëndeti çiftin Obama dhe Clinton, të njëjtën gjë nuk e bëri edhe Presidenti Donald Trump.

The post Trump shmangë çiftin Clinton në funeralin e Bushit (VIDEO) appeared first on DRENICA PRESS.

“The Sun” shkruan për bukurinë e bashkëshortes së Skodran Mustafit

Posted: 06 Dec 2018 01:09 AM PST

Vjose Kaba është bashkëshortja e mbrojtësit shqiptar të Arsenalit, Shkodran Mustafi, që thuhet se u martua në fshehtësi dy vjet më parë.

Në kohën kur braktisi radhët e skuadrës së Valencias, futbollisti kurorëzoi lidhjen me një fejesë, shkruan revista prestigjioze The Sun.

Ata thuhet se janë njohur njëri-tjetrin për më pak se një vit para se lojtari t'i propozonte martesë.

Megjithatë, ata nuk kanë zgjedhur si yjet tjerë të futbollit që fotografitë e çastit më të lumtur të tyre në jetë t'i shesin për miliona euro.

Mustafi dhe Vjosa patën një ceremoni të vogël, por fantastike në një prej hoteleve të shkëlqyeshme në Venedik.

Ai thuhet se i ka propozuar Vjosës në Gostivar, një qytet në veri të Maqedonisë dhe vendlindja e prindërve të tij.

Vjosa Kaba dhe Shkodran Mustafi (Photo by Chris Jackson/Getty Images for IWC)

Dy vjet më pas, çifti jeton në Londër me dy fëmijët e tyre. Ai bashkëshorten e ka modele, por që vazhdimisht publikon imazhe familjare në llogarinë e Instagramit, ku ka 24 mijë ndjekës.

Ndryshe, Mustafi shënoi një prej golave të barazimit të Arsenalit kundër Manchester Unitedit. /Telegrafi/

The post "The Sun" shkruan për bukurinë e bashkëshortes së Skodran Mustafit appeared first on DRENICA PRESS.

Oj “pelë” me këpucë ‘Gucci’, gazetari shpërthen ndaj deputetes shqiptare

Posted: 06 Dec 2018 01:02 AM PST

Gazetari Ilirjan Blloshmi është shprehur se deputetja e Parsë Demokrake, Grida Duma shkon në protesta me atlete Gucci, Addidas dhe taka të larta.

Në një postim në rrjetet sociale gazetari ka shkruar se Grida është goxha pelë dhe se buzkuqi, manikyri dhe makeupi që, ajo vendon në fytyrë tregojnë karshillikun që deputetja ka ndaj popullit.

Më tej Blloshmi shprehet se takat e larta, që mban veshur Grida Duma tregojnë se ajo është pasuruar në kurriz të popullit shqiptar.

Kurse në përfundim të postimit, ai ka kërkuar që Grida Duma të jetë më e kujdeshme.

Postimi i plotë:

Grida! O xhan o shpirt. Se je dhe goxha "pele"(pele nuk eshte fjale ofenduese, andej nga vjen Grida perdoret per kompliment).Buzkuqi, manaqyri, spruco, dora e pare, dora e dyte, e make up-it qe ke vendosur ne fytyre tregon thjeshte karshillikun ndaj popullit.Gucci, addidas, takat e larta tregojne sesi je kamur ne emrin e popullit. Atyre banoreve po ju behet nje genocid nga pushteti. Por duket se dhe opozita eshte ne te njejten linjen me ta. Prandaj o xhan, o yll, me e kujdesshme me keto paraqitjet "gala" ne proteste.

The post Oj "pelë" me këpucë 'Gucci', gazetari shpërthen ndaj deputetes shqiptare appeared first on DRENICA PRESS.

Kaq milionë euro u paguan për 11 muaj për pensione të veteranëve

Posted: 06 Dec 2018 12:59 AM PST

Rreth 70 milionë euro janë shpenzuar nga buxheti shtetëror nga janari i këtij viti deri në nëntor për t'i paguar pensionet e 38 mijë e 263 veteranëve. Të dhënat zyrtare që ka siguruar gazeta "Zëri" nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) tregojnë se numri i veteranëve ka shënuar rritje sërish.

Zvarritja e procedurave me ngritjen e aktakuzave për veteranët mashtrues po u konvenon mijëra qytetarëve tjerë që të përfitojnë benificione në emër të shtetit. Hiç më pak se 70 milionë euro janë shpenzuar nga janari e deri në nëntor të këtij viti për t'i paguar pensionet e 38 mijë e 263 veteranëve.

Gazeta "Zëri" ka siguruar të dhënat e detajuara për numrin e përfituesve të këtij pensioni nga janari deri në nëntor bashkë me shumën e shpenzuar nga buxheti për këtë kategori.

Duke iu referuar këtyre statistikave, në janar të këtij viti në listën e pensioneve kanë qenë 36 mijë e 794 veteranë, për të cilët janë shpenzuar 6 milionë e 297 mijë e 760 euro, në muajin shkurt 36 mijë e 989 veteranë, derisa shuma e pagesave pasqyrohet të ketë qenë 6 milionë e 261 mijë e 755 euro.

Numri i veteranëve ka shënuar rritje edhe gjatë muajit mars, ku si përfitues janë regjistruar 37 mijë e 44 veteranë, pagesa e të cilëve i ka kushtuar buxhetit të shtetit 6 milionë e 234 mijë e 954 euro. Rritje e njëjtë ka ndodhur edhe gjatë muajit prill, me 37 mijë e 395 veteranë, të cilët i kanë marrë nga buxheti jo më pak se 6 milionë e 344 mijë e 129 euro.

The post Kaq milionë euro u paguan për 11 muaj për pensione të veteranëve appeared first on DRENICA PRESS.

Miliarderi më i vjetër në botë i ka 100 vjet, por çdo ditë shkon në punë

Posted: 06 Dec 2018 12:57 AM PST

Chang Jung-Chung nga Singapori, i ka 100 vjet, por ky fakt për asnjë moment nuk e ndalë atë që çdo ditë të shkojë në punë.

Miliarderi më i vjetër në botë, Chang Jung-Chung nga Singapori, i ka 100 vjet, por ky fakt për asnjë moment nuk e ndalë atë që çdo ditë të shkojë në punë, pasi siç thotë ai qëndrimi në shtëpi nuk është një opsion për të pasi mërzitet shumë.

Edhe pse postin e drejtorit ekzekutiv ia dorëzoi të birit Teu Siong Seng në fillim të këtij viti, Chang ka deklaruar për CNBC se shkuarja në punë është një shprehi që kurrë nuk do të mund ta harrojë.

"Çdo ditë në ditarin tim i shkruaj aktivitet ditore", ka deklaruar Chang, duke shtuar se drejtorët e të gjitha departamenteve të kompanisë e vizitojnë çdo ditë. Për të, kjo është mënyra më e mirë për të qenë aktiv dhe të ruaj kontaktet me kompaninë që e themeloi në vitin 1967, transmeton "Ina".

"Nuk mund të qëndrojë i mbyllur në shtëpi", ka deklaruar miliarderi më i vjetër në botë, duke shtuar se do të mërzitej shumë po ta bënte një gjë të tillë. Gjatë rutinës ditore, Chang e këshillon të birin se si duhet menaxhuar stresin dhe nervozen në situata ku ka presion të madh.

The post Miliarderi më i vjetër në botë i ka 100 vjet, por çdo ditë shkon në punë appeared first on DRENICA PRESS.

Drenas, gruas që i ranë djali dhe burri dëshmorë në luftë, i ndalet pensioni për faturat e rrymës

Posted: 06 Dec 2018 12:55 AM PST

Shaha Haziri, të cilës i ranë dëshmorë në luftë djali dhe burri, jeton e vetme në fshatin Verbovc të Drenasit. Ajo nuk po arrin të shlyejë borxhin ndaj KEDS-it me pensionin që merr nga kategoria e familjes së dëshmorit.

E moshuara 73-vjeçare, pos mërzisë për djalin dhe burrin e vrarë në luftë, tani ka edhe hall se si të jetojë pa të ardhura.

Ajo nuk po arrin ta shlyejë borxhin për rrymën e shpenzuar.

Për këtë, kompania për furnizim me energji elektrike e ka dërguar lëndën me borxhin e saj te përmbaruesi privat.

75-vjeçarja, ditën kur kishte shkuar ta marrë pensionin si familjare e dëshmorit, e kishte kuptuar që nuk mund ta marrë atë pasi i është ndalur për pagesën e energjisë elektrike.

Por, ajo thotë se e ka paguar këtë borxh.

"Ma ka ndalë pensionin për shkak të rrymës. Nuk e ke paguar rrymën asnjëherë më kanë thënë. Iu thash se nuk e kam paguar sepse më kanë thënë se e kam pa pare. Kur më kanë prurë letrën e kam paguar. Në fillim kam paguar 50 euro, pastaj 30 apo 40 ashtu si kam pasë", tregon Shaha Haziri.

Se e ka paguar energjinë elektrike ajo ka edhe dëshmi.

Shaha në këtë shtëpi jeton e vetme. Për të kujdesen fqinjët e saj. Sipas urdhrit përmbarimor shuma që duhet të paguaj është 645 euro si dhe shpenzimet administrative.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, tha se rasti nuk figuron si rast social apo përfitues si familje dëshmori në listën që e dërgon çdo vit Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

RTV Dukagjini ka kontaktuar me përmbaruesin që është caktuar nga Gjykata Themelore, për ta konfirmuar këtë lëndë.

"Ne nuk kemi qasje për ta parë se cilës kategori i përket personi. Na është dhënë urdhër që t'i ndalen mjetet, kjo pasi Banka Qendrore nuk na lejon të shohim se çfarë të ardhurash ka", ka thënë përmbaruesi.

Pas njoftimit nga RTV Dukagjini, se bëhet fjalë për familje të dëshmorit përmbaruesi konfirmoi se do t'i lirohet llogaria e Shahe Ahmetit, dhe nga muaji tjetër ajo do t'i marrë të hollat.

Në listën e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së, emri i Shahe Hazirit ekziston në listën e përfituesit si familje e dëshmorit.

The post Drenas, gruas që i ranë djali dhe burri dëshmorë në luftë, i ndalet pensioni për faturat e rrymës appeared first on DRENICA PRESS.

Politico: Kjo është kosovarja që do ta pushtojë Evropën më 2019

Posted: 06 Dec 2018 12:52 AM PST

Era Istrefi është një nga këngëtaret më të njohura në botë. Ylli me origjinë shqiptare performoi këngën zyrtare për Kupën e Botës të këtij viti “Live It Up”, së bashku me yjet amerikanë Nicky Jam dhe Will Smith.

Mirëpo, tashmë sipas medias prestigjioze 'Politico.eu', Era Istrefi është në mesin e 28-personave që do të pushtojë Evropën në vitin 2019. Ylli shqiptar qëndron krenare krah Ine Marie Eriksen Søreide, ministres së jashtme norvegjeze, kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, Yulia Tymoshenko, presidentes ukrainase e shumë personave të tjerë të njohur në të gjithë botën nga fusha e politikës dhe artit.

"Era Istrefi po e fut Kosovën në hartë edhe pse disa nuk duan që të jetë aty. 24-vjeçarja nga Prishtina ka shijuar suksesin internacional. Muzika dhe stili i saj janë krahasuar me Rihannën dhe Sian shumë herë. Albumin e parë pritet ta publikojë në 2019-ën. Teksa e sheh, kupton ajo ka gjithçka që i duhet një ylli pop-i, e re, tërheqëse, e bukur.

Megjithëse karriera e saj nuk ka lidhje me politikën, beteja që ajo po bën për të ardhmen e Kosovës, e cila para pak kohësh për pak i shkatërroi pjesëmarrjen në 'Kupën e Botës', pasi Rusia nuk e njeh Kosovën dhe nuk e lejoi të hynte në territorin e saj me pasaportën e vendlindjes, është e vazhdueshme",- shkruan ndër rreshta "Politico.eu".

Më tej media prestigjioze e ka krahasuar Istrefin me bashkëkombësit e saj të cilët kanë njohur famë ndërkombëtare por që janë rritur në Evropën Perëndimore, kurse 24-vjeçare është 'produkt vendas'.

The post Politico: Kjo është kosovarja që do ta pushtojë Evropën më 2019 appeared first on DRENICA PRESS.

Restoranti shqiptar në New York ​po mahnit amerikanët me ushqimet tona tradicionale

Posted: 06 Dec 2018 12:46 AM PST

Një restorant autentik shqiptar në New York po ua shfaq klientëve të tij një botë të re ushqimesh për ta, shoqëruar me dekorime të stilit antik. Restoranti i quajtur “Çka Ka Qëllu” po i kthen në kohë vizitorët përmes pamjes së tij.

Në muret e restorantit përmes fotografive paraqitet Ballkani i shekullit të nëntëmbëdhjetë, e përpos fotografive, aty mund të shihni edhe artefakte që janë edhe më të vjetra. Për shembull, e varur në mur qëndron veshja tradicionale e shqiptarëve. Pronarit të restorantit i janë nevojitur disa vite për t’i mbledhur ato. Ai i ka grumbulluar artefaktet sa herë ka shkuar në Shqipëri dhe në Kosovë.

Photo: Melissa Hom

“Këtu është një pjesë e historisë, traditës dhe kulturës sonë. Është historia e gjyshërve tanë”, thotë Elona Paja. Ajo është kryekuzhiniere e restorantit dhe gatuan në një kuzhinë dhe skarë të hapur përballë mysafirëve të restorantit.

Në restorantin shqiptar mund ta shijoni bukën tradicionale të misrit, kombinimet e ndryshme të mishit dhe djathit. Së pari, restoranti ishte piceri, por pronari Ramiz Kukaj i shërbente picat dhe byrekët bashkë me disa specialitete tjera shqiptare, ndërsa më vonë filloi të sillte edhe artefakte të ndryshme në restorant.

Photo: Melissa Hom

Ky ishte vetëm fillimi. Dhjetorin e kaluar, ai vendosi që ta hapte restorantin që tash ofron shumë specialitete tradicionale të kuzhinës shqiptare. Ai ia la emrin “Çka Ka Qëllu”, e cila është një shprehje e vjetër e mikpritjes në vendin që ka vuajtur një kohë të gjatë nga regjimi komunist. I gjendur në Belmont, prapa “Arthur Avenue”, restoranti duket si një muze i gjallë.

Pamja e tij ngjan me shtëpitë e vjetra mesjetare, me veglat antike të varura në mur dhe me tavanin e ndërtuar nga druri. Në fund të menysë së restorantit shkruhet: “Shumica e gatimeve tona përmbajnë vezë, miell dhe prodhime bylmeti. Rrjedhimisht, personat që janë alergjikë ndaj laktozës dhe glutenit, ndoshta është mirë që të mendojnë dy herë para se t’i shijojnë këto ushqime.

Menyja e restorantit nuk ka si të mos jetë e pasur edhe me brumëra. Ajo është e mbushur me emra ushqimesh që janë vështirë të shqiptueshëm, por lehtë për t’u dashuruar në to. Këtu përfshihet leqeniku, flia dhe mantiat.

Photo: Melissa Hom
Photo: Melissa Hom
Photo: Melissa Hom

Aty madje nuk mungon as kaçamaku. Përpos këtyre ushqimeve, restoranti dallohet edhe me bakllavanë e tij. Në këtë restorant është ndjesi mahnitëse ta shijosh kafenë turke, e shërbyer nga ibriku. I tërë shërbimi duket si një ceremoni festuese dhe kjo e ilustron më së miri atmosferën mikpritëse, që është pjesë e pandashme e restorantit.

The post Restoranti shqiptar në New York ​po mahnit amerikanët me ushqimet tona tradicionale appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more