Skip to main content

“Kur vjen puna te golat nga gjuajtja e lirë, Messi lë pas edhe skuadrat nga top pesë ligat evropiane” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Kur vjen puna te golat nga gjuajtja e lirë, Messi lë pas edhe skuadrat nga top pesë ligat evropiane” plus 9 more Telegrafi Futboll


Kur vjen puna te golat nga gjuajtja e lirë, Messi lë pas edhe skuadrat nga top pesë ligat evropiane

Posted: 08 Dec 2018 03:08 PM PST

Barcelona fitoi ndaj Espanyolit në La Liga me rezultat 0-4, dy nga golat i shënoi Lionel Messi, të dy nga gjuajtjet e lira.

Argjentinasi në vitin 2018 ka nëntë gola nga gjuajtjet e lira në La Liga, më shumë se çdo skuadër tjetër në top pesë ligat evropiane.

Skuadrat që e rivalizojnë sadopak yllin e Barçës janë Lyoni nga Ligue 1 dhe Levante.

Skuadra franceze ka shënuar pesë gola deri më tani (tre ia ka shënuar Memphis Depay), kurse ‘Lakuriqët’ kanë shënuar katër gola, të gjithë i ka shënuar shqiptari, Enis Bardhi.

Ndërsa nga nëse numërojmë golat nga gjuajtja e lirë që nga viti 2014, 31-vjeçari i Barçës ka shënuar 19 gola, duke i lënë pas skuadrat si: Juventusi (18), Lyoni, Real Madridi, Roma (18), Bayern Munich (13), Sampdoria, Monaco, PSG (12), Chelsea, Liverpooli, Milani (11).

Espanyol 0-4 Barcelona, notat e lojtarë: Notë maksimale për Messin Espanyol 0-4 Barcelona, notat e lojtarë: Notë maksimale për Messin

Por, ky nuk ishte rekordi i vetëm që Leo e arriti në derbin lokal ndaj Espanyolit.

Ai me dy golat e tij u bë lojtari i parë në histori të kampionatit elitar spanjoll që arrin të shënojë më shumë se 10 gola në 13 sezone radhazi. /Telegrafi/

 

The post Kur vjen puna te golat nga gjuajtja e lirë, Messi lë pas edhe skuadrat nga top pesë ligat evropiane appeared first on Telegrafi.

Liverpooli dhe Barcelona kontaktojnë kampin e Rabiotit

Posted: 08 Dec 2018 02:32 PM PST

Liverpooli dhe Barcelona thuhet se janë në kontakt me kampin e mesfushorit të Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot.

Rabiot është jashtë kontratës në fund të sezonit dhe ka tërhequr interes nga skuadrat e mëdha evropiane.

Megjithatë, PSG është e etur të lidhë atë me një kontratë të re, por bisedimet deri më tani kanë rezultuar të pasuksesshme.

Juventusi pritet të bëjë ofertë për Rabiotin gjatë janarit Juventusi pritet të bëjë ofertë për Rabiotin gjatë janarit

Situata e tij ka bërë që klubet evropiane të shikojnë mundësinë e transferimit të tij me kosto të ulët në afatin e janarit ose falas në verë.

Sipas mediumit francez L’Equipe, Liverpooli dhe Barcelona tashmë kanë bërë kontaktet e para me agjendët e mesfushorit francez.

Liverpoo është i lidhur me Rabiot edhe pse është e paqartë nëse Jurgen Klopp do të ishte në treg për një tjetër mesfushor, pasi nënshkruar me Naby Keita dhe Fabinho në verë.

Emery dëshiron ribashkimin me Rabiotin Emery dëshiron ribashkimin me Rabiotin

Barça ka nisur kontaktet me kampionët francezë për një marrëveshje të mundshme për Rabiot – por kështu ka bërë edhe Liverpoolin.

Për mesfushorin francez interesim kanë shprehur edhe Interi e Juventusi në Serie A, por edhe Tottenhami në Ligën Premier. /Telegrafi/

The post Liverpooli dhe Barcelona kontaktojnë kampin e Rabiotit appeared first on Telegrafi.

Tjetër xhiro, tjetër perlë nga Alisson – këtë herë në stilin e një qendërmbrojtësi

Posted: 08 Dec 2018 02:10 PM PST

Tifozët e Liverpoolit do të fillojnë javën me një buzëqeshje të madhe në fytyrën e tyre.

Reds fituan ndaj Bournemouth me rezultat 4-1 dhe kështu përfundojnë javën në krye të tabelës në Ligë Premier me një pikë më shumë se Manchester City.

Tani që ndeshja ka përfunduar tifozët e skuadrës së Jurgen Klopp kanë filluar të komentojnë momentet më të mira të ndeshjes.

James Milner duke falënderuar Alissonin për pritjen e tij fantastike në minutat e fundit të ndeshjes kundër Burnleyt (Foto: Nigel Roddis/Getty Images/Guliver)

Një nga ato është spastrimi i topit me kokë nga portieri Alisson Becker nga zona e rreptësisë në fundin e pjesës së parë.

Një nga lojtarët e Liverpoolit e ktheu topin mbrapa, por aty ishte braziliani, i cili me një shkëputje fantastike sikur një qendërmbrojtës largoi topin.

26-vjeçari ka pranuar këtë sezon vetëm gjashtë gola në 16 xhiro, në disa përballje ai ishte vendimtar me pritet e tij.

Alisson iu bashkua skuadrës angleze nga Roma në verën e 2018 për 72.5 milionë euro. /Telegrafi/

Shumë tifozë të LFC-së në rrjetet sociale në shaka e kanë cilësuar këtë goditje të topit me kokë si më të mirën nga ajo e Gerrardit nga Stambolli 

The post Tjetër xhiro, tjetër perlë nga Alisson – këtë herë në stilin e një qendërmbrojtësi appeared first on Telegrafi.

Espanyol 0-4 Barcelona, notat e lojtarë: Notë maksimale për Messin

Posted: 08 Dec 2018 02:02 PM PST

Barcelona ka fituar në udhëtim derbin katalunas ndaj Espanyolit me rezultat të thellë 4-0.

Skuadra e Ernesto Valverdes ka vazhduar serinë pozitive edhe ndaj rivalëve të urryer lokal duke fituar thellë dhe ngritur epërsinë ndaj ndjekësve.

Golat në këtë ndeshje për Blaugranët u shënuan nga Lionel Messi (17′, 65′), Ousmane Dembele (26′) dhe Luis Suarez (45′).

Barcelona shkatërron Espanyolin në derbin katalunas, Messi shkëlqen me dy gola nga gjuajtja e lirë Barcelona shkatërron Espanyolin në derbin katalunas, Messi shkëlqen me dy gola nga gjuajtja e lirë

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli argjentinas, Messi, i cili pas dy golave nga gjuajtja e lirë dhe një asistimit u vlerësua me notë maksimale 10.

Momenti kur Messi shënoi golin e dytë nga goditja e dënimit (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin e vendasve, Sergi Darde, që u vlerësua me notë 5.8. /Telegrafi/

Espanyol:

Barcelona:

 

The post Espanyol 0-4 Barcelona, notat e lojtarë: Notë maksimale për Messin appeared first on Telegrafi.

Barcelona shkatërron Espanyolin në derbin katalunas, Messi shkëlqen me dy gola nga gjuajtja e lirë

Posted: 08 Dec 2018 01:38 PM PST

Barcelona ka fituar në udhëtim derbin katalunas ndaj Espanyolit me rezultat të thellë 4-0.

Skuadra e Ernesto Valverdes ka vazhduar serinë pozitive edhe ndaj rivalëve të urryer lokal duke fituar thellë dhe ngritur epërsinë ndaj ndjekësve.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Blaugranëve, të cilët përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe tri gola.

Festa e Messit pas golit të parë (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 17-të të ndeshjes me Lionel Messin, i cili shënoi për 1-0 një gol të bukur nga gjuajtja e lirë nga rreth 25 metra.

Për epërsinë 2-0 u përkujdes Ousmane Dembele (26′) pas asistimit të Messit, ndërsa Luis Suarez (45′) shënoi për thellimin e epërsinë në 3-0.

Suarez shënoi golin e tretë pas asistimit të Dembeles (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të skuadrës nga Camp Nou, që vetëm se thelloi epërsinë në këtë ndeshje derbi.

Në këtë pjesë ishte përsëri ylli argjentinas Messi, i cili shkëlqeu duke shënuar golin e dytë nga gjuajtja e lirë pasi në minutën e 65-të shënoi për 0-4 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Momenti kur Messi shënoi golin e dytë nga goditja e dënimit (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore, Barcelona ka 31 pikë në vendin e parë apo tri më shumë se Sevilla e Atletico Madridi, ndërsa Espanyoli ka 21 pikë në pozitën e nëntë.

Në ndeshjen e radhës, Blaugranët luajnë në udhëtim te Levante, ndërsa Espanyoli e pret në shtëpi Real Betisin. /Telegrafi/

The post Barcelona shkatërron Espanyolin në derbin katalunas, Messi shkëlqen me dy gola nga gjuajtja e lirë appeared first on Telegrafi.

Messi i ‘çmendur’, shënon edhe golin e dytë nga gjuajtja e lirë ndaj Espanyolit

Posted: 08 Dec 2018 01:18 PM PST

Lionel Messi ka shënuar edhe golin e dytë nga gjuajtja e lirë në ndeshjen derbi ndaj rivalit lokal Espanyolit.

Ylli argjentinas është duke treguar formë të lartë dhe po shënon gola klasi në derbin katalunas.

Pas golit të parë të shënuar në minutën e 17-të nga gjuajtja e lirë, Messi ka gjetur edhe një të tillë në pjesën e dytë.

Messi shënon gol të bukur nga gjuajtja e lirë ndaj Espanyolit Messi shënon gol të bukur nga gjuajtja e lirë ndaj Espanyolit

Messi ka arritur të tund përsëri rrjetën nga goditja e dënimit në minutën e 65-të të ndeshjes.

Ky gol i argjentinasit erdhi nga një distancë rreth 20 metra dhe ishte i epërsisë 4-0. /Telegrafi/

The post Messi i ‘çmendur’, shënon edhe golin e dytë nga gjuajtja e lirë ndaj Espanyolit appeared first on Telegrafi.

Cancelo: Interi mbetet në zemrën time

Posted: 08 Dec 2018 01:04 PM PST

Mbrojtësi i Juventusit, Joao Cancelo, ka thënë se Interi vazhdon të jetë pjesë e zemrës së tij.

Portugezi ishte i huazuar te zikaltrit në sezonin 2017/18 nga Valencia, por në verën e 2018 iu bashkua Zonjës së Vjetër për 40 milionë euro nga klubi spanjoll.

“Sonte ishte një fitore e rëndësishme”, ka thënë Cancelo për Sky pas fitores 1-0 në Derbin e Italisë.

Joao Cancelo pjesë e skuadrës më të mirë për sezonin 2017/18 në Serie A (Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images/Guliver)

“Interi është një skuadër e madhe dhe rival direkt për titull. Interi ishte një ekip i rëndësishëm për mua, ata më ndihmuan shumë për t’u rritur”.

“Tani jam duke e veshur fanellën e Juventusit dhe po mendoj vetëm për Bianconerët, por Interi mbetet në zemrën time”, ka thënë për fund Cancelo.

Notat e lojtarëve, Juventus 1-0 Inter: Cancelo e Mandzukic shkëlqejnë, dështojnë Miranda e Icardi Notat e lojtarëve, Juventus 1-0 Inter: Cancelo e Mandzukic shkëlqejnë, dështojnë Miranda e Icardi

24-vjeçari është një nga lojtarët më të mirë të Zonjës së Vjetër, pavarësisht se 12 ndeshje ka dhuruar vetëm dy asistime.

Portugezi ishte vendimtar edhe në suksesin e Interit në sezonin e fundit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

The post Cancelo: Interi mbetet në zemrën time appeared first on Telegrafi.

Messi shënon gol të bukur nga gjuajtja e lirë ndaj Espanyolit

Posted: 08 Dec 2018 12:37 PM PST

Lionel Messi ka shënuar një supergol nga gjuajtja e lirë në ndeshjen derbi ndaj rivalit lokal, Espanyolit.

Ylli argjentinas ka vazhduar shkëlqimin dhe golat me fanellën e Barcelonës.

I fundit ka ardhur sot (e shtunë) në derbin e zjarrtë lokal ndaj Espanyolit.

Messi ka shënuar një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 17-të të ndeshjes.

Ky gol erdhi nga një distancë rreth 25 metra.

Gol i argjentinasit i dha epërsinë 1-0 Barcelonës, ndërsa pjesa e parë përfundoi me epërsi 3-0. /Telegrafi/

The post Messi shënon gol të bukur nga gjuajtja e lirë ndaj Espanyolit appeared first on Telegrafi.

Chelsea 2-0 Man City, notat e lojtarëve

Posted: 08 Dec 2018 11:44 AM PST

Chelsea ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-0 ndaj Manchester Cityt në derbin e vlefshëm për javën e 16-të të Ligës Premier.

Skuadra e Maurizio Sarrit ka arritur t’ia shkaktojë humbjen e parë sezonale ekipit të drejtuar nga Pep Guardiola.

Golat në këtë fitore të Bluve të Londrës u shënuan nga mesfushori N’Golo Kante (45′) dhe David Luiz (78′).

Chelsea fiton derbin dhe ia shkakton humbjen e parë Cityt në këtë sezon Chelsea fiton derbin dhe ia shkakton humbjen e parë Cityt në këtë sezon

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte kapiteni Cesar Azpilicueta, i cili u vlerësua me notë 8.9.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin David Silva që u notua me 5.9. /Telegrafi/

Chelsea:

Man City :

The post Chelsea 2-0 Man City, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Chelsea fiton derbin dhe ia shkakton humbjen e parë Cityt në këtë sezon

Posted: 08 Dec 2018 11:22 AM PST

Chelsea ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-0 ndaj Manchester Cityt në derbin e vlefshëm për javën e 16-të të Ligës Premier.

Skuadra e Maurizio Sarrit ka arritur t’ia shkaktojë humbjen e parë sezonale ekipit të drejtuar nga Pep Guardiola.

Chelsea ia shkaktoi humbjen e parë këtë sezon Cityt (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Cityt, por edhe përkundër rasteve të shumta nuk arritën të gjejnë golin.

Kështu nuk ndodhi edhe me vendasit, të cilët në rastin e parë të mirë arritën të shënojnë me anë të N’Golo Kantes (45′), i cili e dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi 1-0.

Festa e Kantes pas golit të shënuar (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, përsëri ishin mysafirët që filluan me krijimin e rasteve për gol dhe menaxhimin e lojës, por pa pasur sukses.

Në anën tjetër Blutë e Londrës u treguan përsëri konkret duke gjetur golin në minutën e 78-të të ndeshjes në rivënien e parë këndore.

Momenti i golit nga Luiz (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Ishte mbrojtësi David Luiz, i cili shënoi me kokë për 2-0 pas asistimit të Eden Hazard dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Chelsea ngjitet në pozitën e tretë me 34 pikë, ndërsa City bie në vendin e dytë me 41 pikë apo një më pak se lideri Liverpooli.

Në ndeshjen e radhës, Blutë udhëtojnë te Brightoni, ndërsa Qytetarët e presin në shtëpi Evertonin. /Telegrafi/

 

 

The post Chelsea fiton derbin dhe ia shkakton humbjen e parë Cityt në këtë sezon appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more