Skip to main content

“Kosnett: Evoluimi i FSK-së në Forca të Armatosura hap i natyrshëm” plus 9 more Ekonomia Online

“Kosnett: Evoluimi i FSK-së në Forca të Armatosura hap i natyrshëm” plus 9 more Ekonomia Online


Kosnett: Evoluimi i FSK-së në Forca të Armatosura hap i natyrshëm

Posted: 06 Dec 2018 09:46 AM PST

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në një intervistë për RTK-në, ka thënë se evoluimi i FSK-së në Forca të Armatosura është hap pozitiv dhe është mëse i natyrshëm për Kosovën si vend sovran dhe i pavarur, që të ketë aftësi vetëmbrojtëse.

Ambasadori i ri amerikan thotë se 'liderët kosovarë kanë folur se si Forcat e Armatosura do të mund të merrnin pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë shtetit, që Kosova e ka arritur pikën që në vend se të jetë vetëm konsumuese e sigurisë ndërkombëtare, mund edhe t’i kontribuoj asaj dhe se e tërë kjo është e mirëseardhur. Kështu ka deklaruar ambasadori Kosnett, në një intervistë ekskluzive për RTK-në, e cila do të transmetohet e plotë, sonte prej orës 20:10 në RTK1.

Ambasadori, në këtë intervistë flet edhe për taksën prej 100 për qind ndaj produkteve serbe, për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë dhe nëse ajo mund të prek çështjen e kufirit. Ambasadori i ri amerikan, rithekson se Kosova vazhdon të mbetet lartë në prioritetet e politikës së jashtme amerikane. Pra, sonte nga ora 20:10 intervista e ambasadorit të ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

The post Kosnett: Evoluimi i FSK-së në Forca të Armatosura hap i natyrshëm appeared first on Ekonomia Online.

Ministri Shala urdhëroi ndërprerjen e mbledhjes kur përfaqësuesi serb tha “Kosova dhe Metohija”

Posted: 06 Dec 2018 09:38 AM PST

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Endrit Shala, i ftuar në emisionin FRONTAL të T7, ka folur rreth takimit të sotëm të CEFTA-s në Prishtinë, i cili nuk zgjati më shumë se pesëmbëdhjetë minuta.

Shala ka thënë se ka urdhëruar që të ndërpritet takimi menjëherë në momentin që përfaqësuesit e Serbisë dhe Bosnjës nuk i referohen me emrin e saj kushtetues, Republika e Kosovës.

Përfaqësuesi serb gjatë fjalimit të tij, ndonëse ishte paralajmëruar ishte referuar Kosovës si "Kosova dhe Metohija', për çka është ndërprerë mbledhja e CEFTA-s.

The post Ministri Shala urdhëroi ndërprerjen e mbledhjes kur përfaqësuesi serb tha “Kosova dhe Metohija” appeared first on Ekonomia Online.

Si të tërhiqni një punonjës të talentuar

Posted: 06 Dec 2018 09:30 AM PST

Bizneset më të suksesshme shpesh lulëzojnë për shkak të punonjësve talent që kanë. Të bëheni punonjësit më të mirë do të thotë që duhet të jeni gjithmonë në krye të listës për çdo menaxher. Që një menaxher të arrijë tek një punonjës i talentuar, duhet të arrijë të nxjerë në pah pikat e mëposhtme te punonjësi:

1. Njihni talentin para se të keni nevojë për të. Kaloni kohë duke krijuar kontakte të mundshme në kompaninë apo industrinë tuaj. Përpiquni të kuptoni se cilët janë elementët e vërtetë dhe si mund t'i vendosni ata në punën e duhur. Nxitni dhe ruani këto kontakte të mira në fillim, sepse të jeni të sigurtë do të shpërbleheni më vonë.

2. Shisni veten, jo biznesin. Njerëzit më të talentuar janë të kënaqur kur punojnë me drejtuesit, ata mund të krijojnë besim dhe të mësojnë prej tyre. Të jeni të sigurtë që këta talnte duhet të duan të punojnë për ju.

3. Merrni kohë për të kultivuar talentin. Talentet më të mira shpesh ndodh që të jenë të zënë me projekte të tjera. Mendoni për të rekrutuar këta njerëz qoftë dhe për një kohë të gjatë: informohuini ata rregullisht  për biznesin tuaj dhe vizionin për të ardhmen.

The post Si të tërhiqni një punonjës të talentuar appeared first on Ekonomia Online.

Ramadani dhe Rama në Letoni, marrin përkrahje për FSK-në

Posted: 06 Dec 2018 09:03 AM PST

Zëvendësministri Ramadani dhe Komandanti Rama, janë pritur në Riga të Letonisë nga Shefi i Mbrojtjes i Letonisë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe në Qendrën Ekselente të NATO-s për Komunikim Strategjik.

Zëvendësministri për FSK, z. Burim Ramadani, dhe komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, janë pritur dje në takime zyrtare në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Letonisë dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Letonisë.

Në takim me Shefin e Mbrojtjes së Letonisë, Gjenerallejtënant Leonids Kalnins, është diskutuar për procesin e transicionit të FSK-së dhe për thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis Kosovës dhe Letonisë në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

Ndërsa, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, delegacioni i MFSK-së janë pritur nga Albert Sarkanis, drejtor i Departamentit Europian. Me MPJ-në letoneze delegacioni i MFSK-së ka diskutuar mbi procesin e transicionit të FSK-së dhe planet e Kosovës për kontributin në sigurinë rajonale dhe globale.

Delegacioni i MFSK-së ka vizituar edhe Qendrën Ekselente të NATO-s për Komunikim Strategjik, në të cilën është diskutuar për angazhimet e NATO-s në përballjen me kërcënimet hibride dhe luftën informative të Rusisë.

The post Ramadani dhe Rama në Letoni, marrin përkrahje për FSK-në appeared first on Ekonomia Online.

Çfarë na bën të lumtur në punë?

Posted: 06 Dec 2018 09:00 AM PST

Shumica prej nesh kalojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre në punë. Në fakt, studimet tregojnë se mesatarisht një person shpenzon rreth 45 orë në javë në zyrë.

Edhe kur jemi jashtë orarit, shumë prej nesh ende nuk largohen nga puna. Falë smartphone-ave, është i lehtë kalimi i mbrëmjeve dhe fundjavave duke kontrolluar email-et apo përgjigjet e thirrjeve telefonike. Pra, me kaq shumë përkushtim të jetës tonë në punë, duket se më shumë se kurrë punët tona na bëjnë të lumtur. Por, ashtu si në jetën e përditshme, receta për lumturinë nuk është gjithmonë e lehtë për t'u kuptuar.

Mikkel Hundborg, një "Konsulent i Lartë në Institutin e Kërkimeve për Kënaqësinë në Punë" brenda Krifa, me bazë në Danimarkë ka zbuluar çfarë mund të na bëjë të lumtur në punë. Ata specializohen për të ndihmuar njerëzit të ndihen të lumtur dhe të plotësuar në punë.

Pra, çfarë na bën ne në të vërtetë të lumtur?

"Ka një gjë që qëndron mbi çdo gjë tjetër, kur bëhet fjala për t'i bërë njerëzit të lumtur në punë – dhe kjo është të paturit një qëllim", thotë Mikkel. "Kjo nuk do të thotë vetëm gjetja e një qëllimi të lartë, të tilla si shpëtimi i planetit apo ndihma e njerëzve në nevojë."

"Këto lloj gjëra janë të rëndësishme, sigurisht. Por edhe më e rëndësishme është që të ketë një qëllim personal, të brendshëm. Kjo me të vërtetë drejton lumturinë në punë."

Por si mund të krijosh një ndjenjë qëllimi?

Për Mikkel, kjo ka të bëjë me të qenit në rolin e duhur dhe të bërit një punë, në të cilën ju jeni të aftë. "Qëllimi është krijuar kur ju jeni krenarë për punën tuaj dhe ndiheni se jeni një pjesë e rëndësishme dhe e nevojshme e kompanisë."

"Pasi të keni qëllimin, ju keni themelin për lumturinë në punë."

Mikkel ndihmoi në kërkimet e "Indeksi i kënaqësisë në punë (Job Satisfaction Index)" në partneritet me "Happiness Research Institute". Raporti heton atë që i bën të lumtur njerëzit në punë.

"Hulumtimi që bëmë vuri së bashku raportin dhe na tregoi se faktori i dytë më i rëndësishëm kur bëhet fjalë për t'u ndjerë i lumtur në punë është ajo që ne e quajmë "zotërim"," shton Mikkel.

"Mjeshtëria ka të bëjë me t'u ndjerit element thelbësor në rolin tuaj – por edhe se ju keni mësuar dhe jeni zhvilluar. Është e lidhur ngushtë me ndjenjën se ka një përputhje mes detyrave, me të cilat punoni dhe talenteve tuaja."

Përbërësi i tretë në recetën e Mikkel për lumturinë për punë është lidershipi.

"Lumturia jonë në punë është e lidhur direkt me marrëdhëniet tona me njerëzit apo personin që na udhëheq", thotë Mikkel. "Është e domosdoshme që ne t'u besojmë shefave tanë dhe të shkojmë mirë me ta."

Ndërsa gjëra të tilla si udhëheqja e mirë kanë treguar se bëjnë ndryshim drejt lumturisë në punë, por ka dhe gjëra që disa shefa mendojnë se bëjnë një ndryshim – por në të vërtetë ndodh e kundërta.

"Një bonus, një rritje në detyrë apo një event social mund t'i japin punonjësit një nxitje afat-shkurtër, por kjo nuk do ketë ndonjë ndikim të vërtetë në lumturinë, sepse kjo nuk iu ndalon nga stresi dhe nuk do e bëjë punën që ju keni më kuptimplotë," thotë ai.

Duket sikur gjërat që janë të nevojshme për të na bërë të lumtur në punë janë shumë të ngjashme me ato që na bëjnë të lumtur si qenie njerëzore: besimi, drejtësia, mirënjohja, qëllimi dhe marrëdhëniet e mira.

Ndoshta është koha për të ndaluar së menduari në lidhje me rritjen e ardhshme të pagës dhe të filloni të mendoni për të shtuar kuptimin e roleve tuaja dhe të njihni më mirë kolegët tuaj.

The post Çfarë na bën të lumtur në punë? appeared first on Ekonomia Online.

OSBE në Gjilan organizon punëtori për ngritjen e bashkëpunimit me auditorin e brendshëm

Posted: 06 Dec 2018 08:59 AM PST

Qendra rajonale e OSBE në Gjilan, ka organizuar sot punëtori e cila kishte qëllim bashkëpunimin dhe takimet më të shpeshta të Njësisë së Auditimit të Brendshëm me drejtoritë komunale.

Në këtë punëtori është thënë se Komuna e Gjilanit në përgjithësi ka një stabilitet të përgjithshëm dhe njëkohësisht bashkëpunim aktiv me auditorin e brendshëm, i cili edhe sot është konfirmuar se është një mbështetës i Komunës dhe paralajmërues për gabimet eventuale që mund të bëhen gjatë procesit.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se auditori i brendshëm është duke bërë një punë shumë të madhe dhe gjendja çdo ditë është duke u përmirësuar në të gjitha drejtoritë.

Nënkryetari Ismajli në të njëjtën kohë ka potencuar vendosmërinë e ekzekutivit për takime më të shpeshta me auditorin, për të qenë gjithnjë e në rritje performanca e Komunës, pastaj për të shënuar stabilitet në të hyrat vetanake, në procedura të prokurimit, respektimin të kontratave e deri të përmbyllja e një projekti të cilin e realizon Komuna.

Udhëheqësi i kësaj Njësie, Sherafedin Latifi, ka bërë një përmbledhje të gjendjes së përgjithshme në Komunën e Gjilanit për vitin 2018, duke spikatur pikat e ndryshme ku duhet të shënohen përmirësime, gjendjen e mirë në të cilën është Gjilani në përgjithësi dhe njëkohësisht për të hartuar planifikimin, i cili, është në kuadër të kapaciteteve të Komunës dhe mundësisë së realizimit brenda vitit kalendarik.

Nga ana e tyre me pyetjet dhe interesimet e tyre janë paraqitur edhe drejtorët e drejtorive komunale të cilët varësisht nga natyra e punës kanë spikatur edhe nevojat e tyre për mbështetje, përmirësim dhe korrigjim përmes komunikimit më të shpeshtë me auditorin e brendshëm.

The post OSBE në Gjilan organizon punëtori për ngritjen e bashkëpunimit me auditorin e brendshëm appeared first on Ekonomia Online.

Hoti nënshkruan marrëveshje me Kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës​

Posted: 06 Dec 2018 08:57 AM PST

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës Rexhep Hoti sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin  e Komunës së Fushë Kosovës Burim Berisha, për realizimin e Programit Nacional për Rininë.

Koordinatori Hoti tha se pret nga Komuna e Fushë Kosovës që të implementojë Programin Nacional për Rininë duke u mundësuar të rinjve që të kenë një qasje ndryshe dhe më të dashur ndaj shkollës.

"Programi Nacional për Rininë është hartuar për të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës të nivelit fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë. Në kuadër të këtij programi do të organizohen gara në tri fusha kryesore: dituri, kreativitet kulturor dhe mendim kritik si dhe në sport. Për të tria fushat janë përgatitur udhëzuesit për rrjedhën e garës. Roli i komunës në realizimin e këtij programi është i rëndësishëm prandaj ju falënderoj për mbështetje", tha Koordinatori Hoti.

Berisha u shpreh i lumtur që nxënësit do të kenë mundësi që përmes garës të shprehin talentin e tyre. "Ne në të gjitha mandatet e kemi pasur prioritet arsimin. Për vite me radhë kemi bërë përpjekje  që shahun ta fusim si lëndë zgjedhore, mirëpo deri tani ka qenë e pamundur. Përmes këtij programi sigurisht se do të ngritët edhe cilësia në arsim për shkak që e ka garën si komponentë. Ne në çdo shkollë kemi të gjitha sallat që e mundësojnë zhvillimin e garave në sport dhe do të përkushtohemi që nxënësit ta kenë më të lehtë zhvillimin e garave", theksoi Berisha.

Hoti në takim u shoqërua nga zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Leonora Morina-Bunjaku si dhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri. Që të dy theksuan se ministritë që përfaqësojnë e përkrahin Koordinatorin Hoti dhe programin e tij për nxënësit dhe se presin që ky program të ndikojë pozitivisht në ngritjen e cilësisë në arsim.

Marrëveshja e bashkëpunimit me Komunën e Fushë Kosovës përcakton angazhimet e ndërsjella të palëve nënshkruese për implementimin e Programit Nacional për Rininë dhe për organizimet e përbashkëta të aktiviteteve që kanë të bëjnë me diturinë, kreativitetin kulturor dhe mendimin kritik, si dhe sportin.

The post Hoti nënshkruan marrëveshje me Kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës​ appeared first on Ekonomia Online.

Gani Dreshaj – medieve: Në parlament nuk vi i dehur

Posted: 06 Dec 2018 08:53 AM PST

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj u ankua për disa media, duke thënë se nuk vjen i alkoolizuar në parlament. Sipas tij, ai mund të ketë edhe problem shëndetësorë.

"Mediat mos shpifni dhe mundoheni të jeni sa më njerëzor se unë në parlament nuk vi i dehur, po ndoshta kam një problem shëndetësor. Çështja shpifjes për atë çka e kam bë, secila gazetë, mos shpifni se iu kam duruar gjatë. Leni shpifjet, se është e turpshme me e marrë sëmundjen shëndetësore e me dalë me thënë ka qenë i pirë në parlament", tha Dreshaj.

Këto komente Dreshaj i bëri gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku shprehi edhe një shqetësim tjetër atë për kartonin e gjelbër, sipas tij, po plaçkiten mërgimtarët.

"Kërkesa e dytë është se që 20 vjet jemi tu fole e kemi mbet peng unë e çdo mërgimtar janë tu u plaçkitë për kartonin e gjelbër. Mblidheni buxhetin. Prokurimi dhe njerëzit e Agjencisë Tatimore janë aq të këqij. I kemi njerëzit me të pasur ata të Agjencisë Tatimore por edhe të prokurimit", tha Dreshaj.

"Janë tu na shkuar miliona jashtë vendit tonë. Pse akoma merr qindra miliona për me kontrollu policinë e shtetit. Një ditë të nderuar, mendoni që kemi njerëz në komunën e Istogut që 20 vjet nuk kanë ujë të pijes", tha Dreshaj.

DREJTPËRDREJT – Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës

Posted by EkonomiaOnline on Thursday, December 6, 2018

The post Gani Dreshaj – medieve: Në parlament nuk vi i dehur appeared first on Ekonomia Online.

Tahiri: 240 pozita të reja në Këshillin Gjyqësor të Kosovës

Posted: 06 Dec 2018 08:35 AM PST

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se i plotësojnë nevojat e Kosovës sa i përket numrit të gjyqtarëve brenda sistemit gjyqësor.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve gjatë seancës parlamentare,  ka folur edhe për bashkëpunëtorët profesional. Tahiri tha se janë 240 pozita të reja në  Këshillin Gjyqësor të Kosovës që do të plotësohen gjatë vitit të ardhshëm, sipas tij ky është një numër rekord, raporton Ekonomia Online.

"Gjatë vitit 2017-2018, nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës tashmë kanë filluar punën 94 gjyqtarë të ri si rezultat i përkrahjes nga Ministria e Financave. Janë në rekrutim e sipër edhe 37 tjerë, që është në përfundim procesi i rekrutimit dhe në javën tjetër hapet konkursi për 27 të ri, pra në total numri i gjyqtarëve të ri brenda vitit 2017-2018 dhe tre mujorëshi i ardhshëm i vitit 2019, do te jetë 158 që kjo do të thotë i plotësojmë nevojat e Republikës së Kosovës sa i përket numrit të gjyqtarëve brenda sistemit tonë gjyqësor”, tha Tahiri.

Sa i përket çështjes së bashkëpunëtorëve profesional, Tahiri tha se numri në total ka qenë 295 për te dy këshillat për vitin 2018, diku në masë 70 për qind të tyre është plotësuar.

DREJTPËRDREJT – Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës

Posted by EkonomiaOnline on Thursday, December 6, 2018

The post Tahiri: 240 pozita të reja në Këshillin Gjyqësor të Kosovës appeared first on Ekonomia Online.

Çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm 15 minuta para se të mbyllin punën

Posted: 06 Dec 2018 08:29 AM PST

Për shumë prej nesh, 15 minutat e fundit të ditës së punës janë të vështira. Pas një dite të gjatë dhe të zënë mund të jetë joshëse që në minutat e fundit gjithçka që bëni është në numëroni sekondat bashkë me orën duke pritur me padurim për të ikur.
Por njerëzit më të suksesshëm e pranojnë se ato pak minuta të fundit janë vendimtare për kryerjen e detyrave, përgatitjen për të nesërmen, ndërtimin e marrëdhënieve dhe mbajtjen e punës në zyrë.
1. Pastroni inbox-in tuaj: Për shumë punonjës të zyrës, email-i është gjëja e parë që ata shikojnë në mëngjes dhe gjëja e fundit që shohin para se të largohen. Me një komunikim kaq shumë të rëndësishëm që zhvillohet përmes email-it në mjedisin e sotëm të biznesit, është e domosdoshme të qëndroni gjithmonë të informuar lidhur me email-et që ju vijnë gjatë ditës. Ndonjëherë email-et që duken të lodhshme ose të vështira për t’u përgjigjur duke i lënë pezull pa i lexuar apo pa përgjigje, por fundi i ditës është koha që të siguroheni se i keni lexuar të gjitha dhe më pas të boshatisni kutinë tuaj postare.
2. Planifikoni hapat e parë për mëngjesin e ardhshëm: Mëngjeset janë sfiduese për produktivitetin, kështu merrni pak kohë çdo ditë për të planifikuar detyrat e para që do të bëni mëngjesin e ardhshëm dhe do ta keni më të lehtë nisjen e saj. Bëni një listë të gjërave që duhet të bëni mëngjesin tjetër në mënyrë që të lehtësoni punën dhe të kurseni kohën. Kjo do të organizojë më mirë punën tuaj dhe do të shmang stresin e kotë. Kjo do ju ndihmojë të relaksoheni në mbrëmje, sepse nuk do mendoni për atë që duhet të bëni ditën tjetër.
3. Forcimi i marrëdhënieve: Fundi i ditës së punës është gjithashtu një kohë e mirë për t’u lidhur me kolegët për diçka tjetër përveç punës. Është një kohë e mirë për të mësuar më shumë për jetën e kolegëve dhe për të biseduar gjëra të ndryshme me to. Kjo do të largojë stresin e ditës dhe do forcojë lidhjet mes jush.
4. Puna mbaroi zyrtarisht aty: Shumica e njerëzve e marrin punën me vete në shtëpi, por kjo është një praktikë e keqe si mendërisht, fizikisht, rrit nivelin e stresit dhe dobëson lidhjet familjare, shoqërore apo në çift. Punoni nga shtëpia vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, për çdo rast tjetër puna mbyllet në zyrë dhe çdo dosje dhe shënim mbetet në tavolinën tuaj të punës deri ditën tjetër.

The post Çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm 15 minuta para se të mbyllin punën appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more