Skip to main content

Kërcënohet Nijazi Thaçi, drejtori menaxhues i KEK-ut

Kërcënohet Nijazi Thaçi, drejtori menaxhues i KEK-ut


Kërcënohet Nijazi Thaçi, drejtori menaxhues i KEK-ut

Posted: 08 Dec 2018 01:42 AM PST

Këtë mbrëmje është kërcënuar, Nijazi Thaçi, drejtor menaxhues i KEK-ut.

Klan Kosova mëson nga burimet e saja se dy persona kanë kërcënuar Thaçin para hyrjes së banesës së tij.

Kërcënuesit mësohet se ia kanë dorëzuar atij një zarf me dy emra të personave që ata donin t'i punësonin në KEK.

The post Kërcënohet Nijazi Thaçi, drejtori menaxhues i KEK-ut appeared first on DRENICA PRESS.

Ceca sot në Kosovë: MPJ dhe MPB nuk tregojnë nëse i dhanë leje

Posted: 08 Dec 2018 01:30 AM PST

Edhe këtë të shtune pritet një protestë e radhës nga serbët në veri të Mitrovicës për të kundërshtuar taksën 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe.

Në këtë protestë është paralajmëruar ardhja e këngëtares serbe, Svetlana Raznatovic e njohur si Ceca, për të mbajtur një koncert në përkrahje të serbëve të Kosovës.

Koncerti do të mbahet para konvikteve studentore në Mitrovicën e Veriut dhe pritet të fillojë në orën 12:00.

Ndërkaq, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, iu ka kërkuar institucioneve të sigurisë të marrin masat e duhura, nëse ky organizim bëhet për qëllime të këqija dhe nxit grupacione.

E kontaktuar nga klankosova.tv, ministria e Punëve të Jashtme nuk ka dhënë përgjigje nëse Raznatoviq ka aplikuar për leje qëndrimi në Kosovë.

Përgjigje për këtë çështje s'ka dhënë as ministria e Punëve të Brendshme.

The post Ceca sot në Kosovë: MPJ dhe MPB nuk tregojnë nëse i dhanë leje appeared first on DRENICA PRESS.

Mot me reshje bore

Posted: 08 Dec 2018 01:26 AM PST

Këtë vikend vendi ynë do të përshkohet me kalimin e një vorbulle ciklonike nga Atlantiku, që do të sjellë kushte për të reshura shiu, e me shtrirjen e masave të ftohta ajrore nga veriu, do të përzien edhe me reshje bore.

Në fillim të javës sërish pritet të depërtojë një vorbull ciklonike, që do të favorizojë mot me shi dhe borë, e vende-vende me shi të akullt. Nga dita e martë do të shtrihen masa më të ftohta arktike, që do të zbresin edhe temperaturat maksimale afër 0C, derisa priten mundësi për reshje të dobëta bore.

Me dinamizimin e motit në fundjavë dhe me qarkullim të mjaftueshëm ajror, nga dita e dielë pritet edhe përmirësim i cilësisë së ajrit dhe rënie e indeksit të kualitetit të ajrit në vlera normale.

Temperaturat e ajrit, në mëngjes do të luhaten nga -6C deri në +1C, ndërsa ato maksimale gradualisht do të zbresin nga 8C deri në 2C, në fillim të javës së ardhshme.

8.12 – Mot kryesisht me vransira, e pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu, që më vonë mund të përzien edhe me reshje bore. Në vise malore priten vetëm reshje bore.
9.12 – Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull. Gjatë ditës kryesisht me diell. Vonë në mbrëmje sërish priten reshje shiu.
10.12 – Herët në mëngjes reshjet e shiut do të përzien me borë, vende-vende edhe me shi të akullt. Gjatë ditës kryesisht vranët. Pasdite dhe në mbrëmje reshje shiu, që më vonë do të shndërrohen në borë.
11.12 – Mot më i ftohtë, kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me mundësi për reshje lokale bore.
12.12 – Mot i ftohtë, pjesërisht i vranët, por me intervale më të gjata me diell.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare, nga jugu dhe veriu 2-6m/s, e në fillim të javës së ardhshme nga veriperëndimi 2-6m/s. Shtypja atmosferike, do të luhatet rreth vlerave normale, e në fillim të javës do të shënojë rritje./Gazetametro.net

The post Mot me reshje bore appeared first on DRENICA PRESS.

Musliu: Mos e lejoni gruan e kriminelit serb të hyjë në Kosovë

Posted: 08 Dec 2018 01:04 AM PST

Për ardhjen e këngëtares serbe, ''Ceca'', për të performuar në veri të Mitrovicës ka reaguar edhe deputetja e PDK'së, Ganimete Musliu.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo ka bërë thirrje që të ndalohet hyrja e saj në vend, shkruan gazetametro.net

Ajo ka thënë se në Kosovë nuk po vjen këngëtarja por gruaja e Kriminelit më të tmerrshëm të historisë sonë të re.

"Në Kosovë nuk po vjen këngëtarja Ceca, por bashkëshortja e Kriminelit më të tmerrshëm të historisë tonë të re. Po vjen bashkëshortja e Arkanit që ishte udhëheqës paramilitar dhe vrasës mizor i mijëra shqiptarëve në luftën e Kosovës".

Musliu ka thënë se ajo nuk po vjen për të promovuar art por urrejtje e ''për të goditur plagët e hapura të shqiptarëve që shkaktoi bashkëshorti i saj''.

Ceca nuk po vjen të prezantoj art në Kosovë, por për të promovuar urrejtje e për të goditur në plagët e hapura të shqiptarëve që i shkaktoj bashkëshorti i saj", ka shkruar Musliu në Facebook.

Tutje, deputetja e PDK'së ka thënë se kjo është e papranueshme dhe iu ka bërë apel institucioneve që të mos lejojnë ardhjen e saj në Kosovë.

"Kjo është e pa pranueshme dhe e padrejtë, andaj unë nuk mund të heshtë. Apeloj të institucionet tona, mos ja hapni plagët popullit, mos lejoni që bashkëshortja e kriminelit të hyjë në Kosovë", ka përfunduar Musliu. /gazetametro.net

The post Musliu: Mos e lejoni gruan e kriminelit serb të hyjë në Kosovë appeared first on DRENICA PRESS.

Shteti ua ndalon pensionet e dyfishta rreth 200 qytetarëve

Posted: 08 Dec 2018 01:00 AM PST

Zyrtarët shtetërorë përveçqë mbajnë poste të larta në institucionet e Kosovës, përfitojnë edhe pensione nga shteti. Por ndryshe nga ta qytetarët nuk po arrijnë t'i gëzojnë përftimet e ngjashme, meqenëse shteti ua ndalon pensionet e dyfishta. Në bazë të të dhënave zyrtare, vetëm gjatë muajit tetor Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale (MPMS) ua ka ndaluar përfitimet e dyfishta të pensioneve 192 personave.

Zyrtarë të lartë të shtetit përveç pagës së rregullt për punën që bëjnë ata marrin edhe pensione invalidore, por në anën tjetër ndryshe nga ta qytetarët nuk po arrijnë t'i gëzojnë përftimet e ngjashme meqenëse shteti ua ndalon pensionet e dyfishta.

Në bazë të të dhënave zyrtare, vetëm gjatë muajit tetor Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale (MPMS) ua ka ndaluar përfitimet e dyfishta të pensioneve 192 personave.

Udhëheqësi i Departamentit të Pensioneve në Ministrinë e Punës, Bahri Xhaferi, në një prononcim dhënë gazetës "Zëri" ka sqaruar se korniza ligjore është e tillë që asnjë qytetarit në Kosovë nuk ia lejon përfitimin e më shumë se një pensioni, shkruan Zeri.

Xhaferi ka treguar se vetëm gjatë vitit 2016 kanë ndërprerë pensionet e 4 mijë e 400 personave, ndërsa deri në muajin tetor të këtij viti kanë ndaluar 192 pensione të dyfishta. "Diku 192 raste i kemi pasur në muajin tetor që ua kemi ndërprerë pensionet e dyfishta. Ata kanë qenë pensionistë të Forcave të Sigurisë dhe ish-pjesëtarë të FSK-së dhe të Trupave Mbrojtëse të Kosovës.

The post Shteti ua ndalon pensionet e dyfishta rreth 200 qytetarëve appeared first on DRENICA PRESS.

Reduktime të rrymës në Skenderaj

Posted: 08 Dec 2018 12:05 AM PST

Më 11.12.2018 në NS 110/10 kV Skenderaj do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Runiku (Kodi: 74000005) prej orës 11:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Llaushë, Rakinicë, Kopiliq i Epërm, Kllodernicë, Turiqefc, Burojë, Vojnik, Izbicë, Ozrim, Kopiliq i Ulët dhe  Açarevë.

Arsyeja e ndërprerjes: Lidhja e rrjetit të ri.

The post Reduktime të rrymës në Skenderaj appeared first on DRENICA PRESS.

Haradinaj: Duam të mbesim kampion të miqësisë, besnikërisë e dashurisë që kemi për Amerikën

Posted: 08 Dec 2018 12:02 AM PST

"Vendi ynë gjendet në shumë sfida, shumica prej të cilave kanë qenë të pashmangashme, por po përballemi me këto sfida. Unë jam i gëzuar që në vendin tonë jetojnë bashkë, shqiptarë, serbë e komunitete tjera, dëshirojmë që rajoni ynë të jetë i qetë dhe dëshirojmë që të mbesim kampion të miqësisë, besnikërisë e dashurisë që kemi për Amerikën", kështu tha kryeminstri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij gjatë pjesëmarrjes në Gala Mbrëmjen e organizuar nga Fondi Kosovar – Amerikan për Edukim (KAEF), për nder të ndarjes së bursës së 100-të, fondacion ky që ka për mision pajisjen e liderëve të së ardhmes në Kosovë, me shkathtësitë dhe veçoritë të cilat i bëjnë ata udhëheqës të denjë për një të ardhme edhe më të mirë.

Kryeministri Haradinaj, tha se është i kënaqur që sot është bashkë me ta për një projekt, më të rëndësishmin ndoshta në zhillimet e vendit, por jo vetëm të tashmes, por edhe të asaj që vije në të ardhmen.

Duke i përshendetur të pranishmit, nikoqirët, dhe KAEF-in për kontributin e tij, theksoi se sot ndihet keq pse nuk marrin më shumë nga ta, për atë që i vynë Kosovës, por shtoi se, do të gjendet  formula që të marrin më shumë nga ta.

"Njëkohësisht kam dëshirë që Qeveria dhe populli i Kosovës ta përkrahë këtë projekt. Ju siguroj se nuk ka investim më të qëndrueshëm, e më të mençur se sa ky investim. Ne do ta vazhdojmë këtë projekt bashkë, do t'i gjejmë mënyrat, që ta përkrahim, që të gjejmë shumë si ju dhe se gjithë këtë ekspretizë që SHBA-ja e ka, ta bartim edhe  në Kosovë, të bartet përmes tyre", tha kryeministri Haradinaj në fjalën e tij.

Ndërkaq, themeluesi i KAEF, Dale B.Pfiffer, duke kujtuar idenë se si erdhi deri tek investimi në Kosovë përmes KAEF, tha se ideja ishte që ta ndihmojë Kosovën të përgatitet për të ardhmen e vetë, si një shtet i pavarur, me nevoja për liderë të vetë dhe shkathtësi te reja, duke treguar se ndihet krenar për mënyrën se si deri tani ka funksionuar KAEF, një projekt shumë i shtrenjtë, por që është bërë i konkurrueshëm.

Një fjalë rasti në këtë mbrëmje e patën edhe ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga,  dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ndërkaq të pranishëm në këtë Gala Mbrëmje ishin edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi,  përfaqësues të tjerë e bursistë.

Në fund të ceremonisë janë shpërndarë mirënjohje për themeluesin e KAEF, Dale B. Pfleiffer dhe disa bizneseve vendore dhe ndërkombëtare për ndihmën dhënë kësaj organizate.

KAEF deri tash ka mbështetur mbi 95 studentë kosovarë për studimet master në universitete të ndryshme amerikane.

 

The post Haradinaj: Duam të mbesim kampion të miqësisë, besnikërisë e dashurisë që kemi për Amerikën appeared first on DRENICA PRESS.

Vizitë studimore në Gjermani

Posted: 07 Dec 2018 11:55 PM PST

Në kuadër të shkëmbimit të përvojave në fushën e komunikimit me publikun, mes sistemit Prokurorial të Kosovës dhe sistemit prokurorial të Gjermanisë, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, i cili është i caktuar prokuror për media, si dhe dy u.d. udhëheqësit e zyrave për Komunikim me Publikun në Këshillin Prokurorial dhe Prokurorin e Shtetit, Bedri Gashi dhe Ekrem Lutfiu, në javën e parë të dhjetorit, kanë zhvilluar një vizitë studimore në Gjermani, me mbështetjen e Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar IRZ.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni nga Kosova, kanë vizituar Prokurorinë e Wupertalit, ku janë pritur nga kryeprokurori i kësaj prokurorie, Wolf-Tilman Baumert dhe Gjykatën e shkallës së parë të Duseldorfit, ku janë pritu nga kryegjyqtarja,  Elisabeth Stove, të cilët janë njëkohësisht persona të caktuar për komunikim me media në institucionet përkatëse.

Sipas agjendës, takimet kanë vazhduar edhe me Krye-Komisaren e Policisë në rajonin e Rhein-Kreises Neuss, njëherësh drejtuese të Zyrës për Komunikim me Publikun, si dhe, me Prokurorin e lartë drejtues të Prokurorisë së Duseldorfit, Falk Schnabel, dhe me prokuroren dhe zëdhënësen për shtyp të kësaj prokurorie, Britta Zur.

Temat qendrore të të gjitha takimeve ishin, ndërtimi dhe struktura e zyrës së zëdhënësve për media; puna e prokurorisë me median, prezantimi i komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm të zyrave të prokurorive në Gjermani; komunikimi në raste krizash; bashkëpunimi me mediat dhe shoqërinë civile; bashkëpunimi me organet tjera si dhe trajtimi i çështjeve sensitive, si procedimet në ngarkim të të miturve, personave të famshëm, procedimeve tatimore, veprave penale seksuale, mbrojtja shtetërore, kriminalitetin e organizuar etj.

Zyrtarët gjerman nga sistemi i drejtësisë shprehën gatishmërinë që të mbështesin sistemin e drejtësisë në Kosovë, në shkëmbim të përvojave, përfshirë komunikimin me publikun.

The post Vizitë studimore në Gjermani appeared first on DRENICA PRESS.

Njoftim lidhur me pagesën e pjesës së fundit të stafit të angazhuar në procesin zgjedhor 2017

Posted: 07 Dec 2018 11:52 PM PST

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është dërguar lista për pagesë e pjesës së fundit të stafit zgjedhor të angazhuar në procesin zgjedhor të vitit të kaluar.

Pra, transferimi i mjeteve është bërë në llogaritë aktive 647 personave, të cilët kanë qenë të angazhuar në zgjedhje si: Komisionerë, Personeli për Raportimin e Rezultateve Preleminare (K-Vote); dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Duke pasur parasysh se Zgjedhjet Lokale janë mbajtur në fund të vitit të kaluar, disa pagesa për trupat zgjedhore nuk ishte e mundur të realizoheshin brenda vitit 2017.

The post Njoftim lidhur me pagesën e pjesës së fundit të stafit të angazhuar në procesin zgjedhor 2017 appeared first on DRENICA PRESS.

Drenas, Inspektorati mbyll 26 lokale të lojërave të fatit në afërsi të shkollave

Posted: 07 Dec 2018 11:46 PM PST

Me kërkesën e kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci, të premten mbrëma, janë bërë inspektime dhe pas verifikimit, janë mbyllur 26 lokale që kanë zhvilluar biznesin e lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin.

Në një aksion, të udhëhequr nga Inspektorët e Komunës, të ATK-së dhe me asistim të Policisë së Drenasit, mbrëmjen e të premtes janë mbyllur 26 lokale që kanë zhvilluar biznesin e lojërave të fatit.

Aksioni është zhvilluar në Drenas dhe Komoran, Tërstenik, Arllat, dhe në fshatra të tjera, pas verifikimit, mungonin licencat e punës por edhe zhvillohej në vendet ku ndalohet me Ligj, i cili përcakton ndalimin e ushtrimit të aktiviteteve të lojërave të fatit në afërsi të shkollave.

Mungesa e licencave dhe distanca me shkollën, ishte shkaku i ndalesës sepse nuk lejohet zhvillimi i kësaj veprimtarie pa licencë dhe kur nuk është në përputhje me distancën e duhur, largësinë me institucionet arsimore.

The post Drenas, Inspektorati mbyll 26 lokale të lojërave të fatit në afërsi të shkollave appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more