Skip to main content

“Islami si bazë e multikulturalizmit modern dhe model i shekullit XXI për paqe” plus 9 more Ekonomia Online

“Islami si bazë e multikulturalizmit modern dhe model i shekullit XXI për paqe” plus 9 more Ekonomia Online


Islami si bazë e multikulturalizmit modern dhe model i shekullit XXI për paqe

Posted: 05 Dec 2018 09:49 AM PST

Multikulturalizmi brenda hapësirave kombëtare dhe marrëdhëniet ndërmjet kulturave të vendeve të ndryshme, paraqet thelbin e barometrit të lirisë, barazisë, drejtësisë e demokracisë së atij vendi.

Si mungesë e një qasje të këtillë, konfliktet dhe shoqëritë kombëtare të cilat kalojnë nëpër tranzicion të stërzgjatura, gjithashtu janë produkte nga rrjedhojat e mos pranimit të gjendjes faktike si një vlerë e përbashkët kombëtare përmes së cilës arrihet deri te kultura qytetare në cilën mbizotëron paqja dhe harmonia mes grupeve kulturore, etnike e fetare.

Multikulturalizmi brenda një shoqërie të lirë është i hendikepuar për mos thënë i robëruar nëse subjekti tjetër, shteti apo organizata ndërkombëtare, nuk i njeh statusin kulturor, fetar apo etnik palës tjetër plotësisht si vlerë kombëtare apo ndërkombëtare. Njohja e kësaj kategorie ‘A’ nga subjekti ‘B”, nënkupton vlerësimin e saj si një vlerë përmes së cilës promovohet jo vetëm liria por mbi gjitha të shikohet si vlerë e përbashkët përmes së cilës ndërtohen kultura qytetare.

Për të realizuar një objektiv të marrëdhënieve ndërkulturore brenda një kulture qytetare, grupet e ndryshme kulturore, fetare apo etnike duhet t’i trajtojmë si vlerë e përbashkët përmes së cilave mësojmë të bartim elementët e përbashkët të sukseseve reciproke, ndërsa bindjen e tjetrit të respektojmë plotësisht si një e drejtë e garantuar hyjnore, pa e ndarë atë mes kulturës dhe besimit apo kulturës dhe etnisë.
Në frymën e njohjes së multikulturalizmit dhe ndërtimit të linjave komunikuese mes marrëdhënieve ndërkulturore, Islami i paraprin gjithë elementëve themeltar të bazës se si duhet ruajtur e promovuar diversiteti kulturor e etnik, apo se si duhet të vlerësohet brenda kohezionit të shtrirjes kombëtare, gjeografike, etnike, politike e diplomatike kjo marrëdhënie.

Shembull: Islamit si fe e kulturë, nuk përjashton asnjërën nga fetë monoteiste (Hebraizmin apo Krishterimin) prej ndërveprimit ndërkulturor apo bashkëjetesës multietnike. Përkundrazi, Islami bashkëvepronte ngushtë duke promovuar elementët e përbashkët përmes së cilës ndërtohen kulturat qytetare brenda një shteti nëpërmjet urave të komunikimit të drejtpërdrejt. Rast shteti i Medinës në fillesat e Islamit. Brenda Medinës jetonin në harmoni të plotë edhe krishterët edhe hebraikët duke prodhuar kështu një kulturë qytetare të përbashkët përmes marrëdhënieve reciproke. Ndonëse kjo kulturë qytetare në Medine nuk mund të quhej kulturë Islame, e as Krishtere apo Hebreje, gjithsesi ajo buronte nga të tria këto, e cila më pastaj kthehet si kulturë e përbashkët qytetare e cila nuk bjen ndesh me parimet e përgjithshme kur'anore.
Shembulli i qytetërimeve të Bagdadit (Abasidë), Andaluzisë dhe qytetërimit Osman, janë shembuj të spikatur të një marrëdhënie ndërkulturore dhe sistemi multietnike të qeverisjes së përbashkët, për cilën evropianët e vendet ballkanike kanë nevojë të domosdoshme për një projekt të tillë integrues të shteteve, kulturave, etnive të ndryshme përmes një dimension të ri të paqes.

Aktualisht kultura evropiane apo perëndimore siç përshkruhet, mbrapa vetes bart rreziqet e veta ndaj kulturave dhe identiteteve të popujve tjerë. Ajo mbrapa interpretimit të saj bart mosnjohjen e disa identiteteve kulturore e etnike si kontribuues i vlerave të përbashkëta kulturore, përmes së cilës do duhej të ndërtoheshin marrëdhëniet ndërkulturore e ndëretnike deri te një kulturë e përbashkët qytetare evropiane.

Një përkufizim i tillë evropian ndaj marrëdhënieve ndërkulturore të cilat shihen vetëm nga prizmi i kulturës perëndimore – krishtere, ka të njëjtat mangësi themeltare sikurse ajo e bashkimit sovjetik dikur apo ish Jugosllavisë. Brenda këtyre sistemeve që ishin si karakteristikë e modernizimit duke prodhuar në proces një identitet të përbashkët kombëtar, shpërbërjet e tyre nxorën në pah shumë dallime kulturore që sistemi i kishte shtypur në emër të ideologjisë.

Aktualisht Evropa ka shpallur triumfin e demokracisë liberale dhe ekonominë e tregut si mënyrë e zgjidhjes së problemeve shoqërore duke përfshirë edhe ato multietnike, mirëpo sfidat e dala në këtë fillim shekulli XXI, veçanërisht me rezistencën e ruajtjes së kulturave dhe identiteteve nga grupet e ndryshme etnike e fetare, po paraqesin kërcënimin themeltar të saj.

Idetë mbi ekuilibrimin e lirisë dhe barazisë, si parakusht për eliminimin kulturor dhe etnik tek popujt përmes integrimeve, rezistenca e tyre ka dëshmuar se është në rritje të vazhdueshme si rezultat i mos prodhimit të një kulture të përbashkët qytetare të shembullit Islam.

Prandaj, në hapat e mëvonshëm kur strukturat demografike do të vazhdon të zgjerohet, diskursi i ndryshimeve do të vërehet në vendet evropiane. Ndërsa, kultura qytetare do të përcakton hapin e parë drejtë një shoqërie multikulturore e multietnike të një paqe afatgjate të dimensionit Islam. Dallimet kulturore brenda një kushtetute të tillë të shembullit Islam, nuk paraqesin ndarjet e dallimet mes tyre. Ato në fakt paraqisnin subjektivitetin mbi cilin ndërtohet drejtësia, liria e siguria brenda një shteti në cilin promovohet shumëllojshmëria e kulturave si vlera të përbashkëta shoqërore e qytetare.

Të kthehemi tek civilizimi Islam në Bagdad. Përkthimi i veprave filozofike të Greqisë së lashtë shënonin kulmin e kulturës qytetare duke formësuar edhe më shumë vlerat e përbashkëta brenda qytetërimit Islam dhe se nuk merrej si kërcënim për kulturën e civilizimit Islam. I njëjti shembull është dhënë edhe gjatë ngritjes së qytetërimit të Andaluzisë në Spanjë. Kulturat dhe etnitë e ndryshme nuk paraqisnin asnjë problem, përkundrazi ato ndihmonin në vazhdimësinë e paqes dhe lulëzimin e shkencës. Paqja përmes raporteve multikulturor e multietnike ka shënuar ngritjen e shkencave që sot gëzon bota bashkëkohore, veçanërisht ato perëndimore, qoftë nga optika, matematika, kirurgjia, astronomia, fizika, kimia, sociologjia, historia, e shumë shkenca tjera.

Andaluzia, gjithashtu u transformua jo vetëm si kulmi i civilizimit Islam, por ajo mbetej pika e kthesës së paqes dhe harmonisë mes kulturave dhe diversitetit etnik si një kulturë e përbashkët qytetare. Shembujt e raporteve multikulturor brenda civilizimit Islam janë shembuj të cilët kanë prodhuar paqe dhe integrim shoqëror brenda një kulture qytetare të përmasave evropiane, pavarësisht shumëllojshmërisë së kulturave apo grupeve etnike brenda saj.
Por a e dini përse kjo funksiononte në konceptin shtet multikulturore e multietnike të Islamit?

Sepse Islami i pranon edhe Hebraizmin edhe Krishterimin si religjion, kulturë e identitet, ndërsa këto të dyja nuk e njohin Islamin në asnjë dimension.

Multikulturalizmi dhe marrëdhëniet ndërkulturore e ndëretnike në Islam, ngjasojnë me një sistem i cili përveç që ruan vlerat kulturore, etnike e tradicionale te popujve, ai i promovon ato në gjitha dimensionet duke i shndërruar si një vlerë prej cilës buron kultura e përbashkët qytetare brenda një qytetërimi modern.

Pa njohjen reciproke të identiteteve si vlera të përbashkëta për një kulturë të përbashkët, marrëdhëniet ndërkulturor e ndëretnike nuk mund të marrin formën e dëshiruar asnjëherë përmes së cilës do duhej të prodhohet një paqe, demokraci afatgjate. Kazani i shkrirjes kulturore ka një kosto prej cilës edhe qytetërimet më të mëdha botërore janë transformuar e tjetërsuar duke u munduar të i transformojnë të tjerët. Disa nga vendet evropiane këtë tashmë e dinë.

Një standard, një vlerë, një kulturë qytetare që përfaqëson gjitha grupet kulturore, etnike e fetare, është çelësi i paqes e demokracisë së shekullit XXI. Modeli Islam është model i pa konkurrent në këtë aspekt sepse gjurmët e saj sot çdo ditë na shërbejnë përreth nesh, pavarësisht se disa nga ‘NE’ i kemi përvetësuar padrejtësisht me autorësi e emërtime të ndryshme, origjinaliteti mbetet gjithmonë origjinal.

The post Islami si bazë e multikulturalizmit modern dhe model i shekullit XXI për paqe appeared first on Ekonomia Online.

Limaj fton të rinjtë: Mësoni, merrni zanate e punën ua gjejmë ne

Posted: 05 Dec 2018 09:40 AM PST

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajt takim me të rinjtë e Drenasit dhe Skenderajt.

Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nisma Social Demokrate, Jakup Krasniqi, u tha të rinjve ta shfrytëzojnë moshën dhe energjitë, dhe të jenë solidarë, ndërsa shpalosi parimet e Nismës, sipas tij, liria, drejtësia, barazia dhe solidariteti, raporton Ekonomia Online.

"Në rend të parë ne flamurin e nismës është liria, drejtësia, barazia dhe solidariteti. Për të gjitha këto çështje njerëzit në Kosovë kanë nevoja të përditshme. Liria është ajo që nuk fitohet vetëm një herë, por fitohet një here në raport me armikun, por liria mbrohet çdo ditë. Lufta jonë duhet të jetë për liri te përditshme, për liri në konkurrencë, në punë, liri që secilit i duhet dhe secili duhet ta mbrojë. Solidariteti, ne të gjithë dëshirojmë të jemi solidarë. Në saje të solidariteti e kemi fituar lirinë. Koha është që ne të jemi solidarë me njëri tjetrin. Po kërkoj nga të rinjtë se është krejt normale që gjenerata e re të ketë ndjenjën e solidariteti më shukë se çdo moshë tjetër", tha Krasniqi.

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, u drejtua sërish të rinjve për aftësim profesional dhe vetëpunësim.

"Në këtë botë marre është me rrejt, nuk është marre me punu. Nuk ka gjë më të mirë se me i shërbyer  vendit.  Nëse nuk jeni për profesione të caktime, çohuni merreni nga një zanat. Bashkohuni hajde merreni nga një zanat, ne iu mbështesim. Kemi kudo që iu vjen më afër, pa asnjë cent, shteti iu mbështet, ne iu mbështesim.  Ajo që po kërkojmë nga ju, ju që keni vendosë, provoni me këtë arsim që po iu them unë, ne e kemi detyrë me iu përcjellë me gjete vendin e punës. Nuk e dallon një djalë më të mirë a më të keq, kush kryen shkollë", tha Limaj.

Kreu i Nismës u bëri thirrje edhe prindërve që të dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla profesionale, sipas tij, ekzekutivi merr përsipër gjetjen e vendeve të punës.

"Ju kisha lutë prind, çoni djemtë dhe vajzat në shkolla profesionale. Ata që kanë vendosë me marrë drejtime është tjetër gjë. Unë po flas për disa që kanë mbete për rrethana të ndryshme pa kryer shkollë, ende ka kohë.  Ne e marrim përsipër me iu gjete vendin e punës për atë zanat që po e merrni.  Ka shumë që thonë se nuk kemi njerëz profesional për punë, nga ana tjetër kemi papunësi. Kjo situatë duhet me ndryshuar", shtoi Limaj.

Në anën tjetër, Albert Maxhuni, kryetar i rinisë së Nisma Socialdemokrate në Drenas,  ftoi te gjithë të rinjtë që të bashkohen në nismë për të fuqizuar rolin e tyre në Drenas dhe Skenderaj.

Ndërsa, kryetar i rinisë së Nisma-s në Skenderaj Jehon Kadriu, tha se po përkrahin vendimin për taksën ndaj produkteve serbe, teksa tha se do të vazhdojnë t’i përkapin produktet vendore duke refuzuar ato serbe.

The post Limaj fton të rinjtë: Mësoni, merrni zanate e punën ua gjejmë ne appeared first on Ekonomia Online.

Ministri Bytyqi ndez qirinj për të nderuar ish presidentin George H.W Bush

Posted: 05 Dec 2018 09:26 AM PST

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi bashkë me stafin e tij dhe të pranishëm të tjerë, ka ndezë qirinj për ish presidentin e ndjerë George H.W Bush.

Bytyqi tha se pos vendimit që në shkolla gjatë orës së parë të flitet për SHBA-në, tha se duhet të jetë një respekt i veçantë për ndihmën që ka bërë i ndjeri presidenti Bush për Kosovën, raporton Ekonomia Online.

"Sot pos që është marrë vendim që ora e parë e mësimorë në të gjitha shkollat e vendit t'i kushtohet miqësisë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës. Po ashtu edhe në orët e mbrëmjes vendosëm qirinjtë për shenjë respekti dhe angazhimi që ka pasë presidenti Bush tash i ndjeri. Mendoj që ky respekt është i nevojshëm sepse me të vërtetë ka bërë shumë për popullin tonë dhe Kosovën. Në vitet kur ishte në pyetje ekzistenca dhe humbja e shpresës, ishte presidenti Bush që dha sinjale dhe vendosi vija të kuqe", tha Bytyqi.

Kujtojmë se një pjesë e madhe e Uashingonit është bllokuar, në kuadër të ceremonisë për të nderuar presidentin e 41-të të Shteteve të Bashkuara, George H W Bush, i cili ka vdekur më 30 nëntor në moshën 94 vjeçare, pas një beteje me një lloj të sëmundjes së Parkinsonit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur të mërkurën ditë zie shtetërore në Kosovë, në nderim të presidentit amerikan.

The post Ministri Bytyqi ndez qirinj për të nderuar ish presidentin George H.W Bush appeared first on Ekonomia Online.

Studentët shqiptarë hanë keq, vishen keq, kulturohen keq, punësohen keq!

Posted: 05 Dec 2018 09:17 AM PST

Mbi kërkesat e studentëve për të mos paguar hyrjen në provime e mbartura sa frëngu pulën dhe ca yçkla të tjera!

Një rast për ta përdorur për reformën e kuadrit financiar të arsimit universitar publik dhe më gjerë!

Paraprakisht dëshmoj se tarifa për provimet e mbartura nuk ka asnjë kuptim të ekzistojë, meqë asaj nuk i korrespondon asnjë kosto shtesë nga ana e universiteteve. Pedagogu paguhet njësoj atë ditë pune si me, si pa studentë në provime. Si mund të vihet një tarifë pagese për një shërbim që nuk ka asnjë kosto shtesë?

Edhe në Mesjetë taksat viheshin, por ndërkohë ishin pagesa indirekte për një shërbim shtesë që kishte koston e vet për ofruesin e tij!

Historianët e Mesjetës mund ta konfirmojnë këtë!

Nëse ajo tarifë është vendosur që t'i motivojë studentët që të mos mbesin në provime është përsëri problematike. Studenti mund të pretendojë që ne pedagogët mbesim studentët për vjeshtë, sepse duam të shtojmë të ardhurat e universiteteve tona. Mund të dali ndonjë administrator, madje të japi urdhër: Mbesni sa më shumë, sepse kemi nevojë për të ardhura, përndryshe nuk ka rroga!

Eshtë një shtrat korruptiv!

Studenti që ka shumë provime të mbartura duhet skualifikuar, jo të paguajë. Duke paguar ai e jep provimin sa herë të dojë! Ku vajti pastaj seleksionimi i vlerave të personit kur ato u blikan me lekë? Shtrenjtë ose lirë???

Unë kam pasur edhe e kam një moto të palëvizshme si profesor universiteti:

Studentët kanë gjithmonë të drejtë!
Pikë.
Edhe kur studentët nuk kanë të drejtë, ata kanë të drejtë! Pikë.

Se një hall të madh e kanë ata!
Hanë keq,
vishen keq,
kulturohen keq!

Punësohen keq

Por, këtu nuk dëshiroj t'u hyj halleve të mëdha studentore, sepse ato mund të mbushin hone, që nga cilësia e studimeve dhe deri te propozimet butaforike të Bashkisë të Tiranës që i thërret në punë vullnetare ndërkohë që u ka uzurpuar terrenet sportive për t'i bërë parkingje duke i nxjerrë ato nga destinacioni!

Ktheni terrenet e universitetit të Tiranës o pushtetarë e bashkiakë të Tiranës! Lërini lodrat mes jush!

Po, studentët paguajnë për studimet universitare sa frëngu i punës!

Harwardi nuk është gjë me çmimet që ka!

Por, zgjidhja e vërtetë sipas meje nuk gjendet fare te ministria!

Ministria, sipas meje, sot, duhet të heqi dorë nga caktimi ose zyrtarizimi me akte nënligjore dhe me vendime jashtë tregut të tarifave të rregjistrimeve dhe studimeve, nëse ato nuk hiqen fare nga ligja për një arsim falas, madje të heqi dorë edhe nga aprovimi formal i kuotave të pranimeve. Të vendosësh tavane do të thotë t'i ftosh universitet të kapin ato tavane, pra të shkojnë në kuota maksimale!

Ka fakultete në universitetet publike që u marrin lekët studentëve dhe në shkëmbim u japin një diplomë që nuk ka asnjë vlerë në treg!

Pra, i diplomojnë për profesione të paqëna, ose të shuara!

Do të ishte sikur dikush të hapte një kurs për kuaj për karro që realizojnë shërbimin taksi Kamëz – Yzberisht! Ndërkohë që askush nuk e do këtë shërbim.

Ka plot profile studimesh që janë kështu!

Tarifat e studimit ose duhet të hiqen fare ose duhet të decentralizohen, pra konform ligjit, të përcaktohen nga vetë universitetet, dhe as të mos ndërhyjë administrata e shtetit në këtë pikë!

Kjo është zgjidhja!

Nuk ka rrezik ngritjeje të tyre sipas variantit të ndyrë liberalo-hajdut!

Sepse, çdo ngritje do t'i shkatërronte vetë Universitetet që do të donin të bënin rrjepësin e studentëve!

Tarifa jo të kthyera në urdhëra administrativë nga shteti!

Aty, ne profesorët, do të shohim sesa na vlen lëkura!

Le t'i ngremë tarifat në qiell po na e mbajti dhe dhe do të shohim sesi do të na braktisin studentët! Do të mbesim si peshq pa ujë!

Le të mbajmë tarifa të larta pa cilësi mësimdhënieje dhe do të shohim si do t'i kemi auditoret bosh!

Do të mësojmë muret!

Le të mos përkojnë tarifat që paguajnë studentët me cilësinë e mësimdhënies dhe me realizimin e pritshmërive për punësim të studentëve dhe do të shohim si do të ngelim pa rroga, pa punë, pa studentë.

Lypsarë rrugëve!

Gara e lirë brenda universiteteve publike dhe brenda fakulteteve të të njejtit universitet, madje edhe midis departamenteve të të njejtit fakulutet, është mekanizmi që do të na detyronte të zbrisnim në çmime tarifash margjinale. Pra, as të vogla, as të mëdha, por të drejta, të kapëshme, të legjitimuara.

Modeli i arsimit të lartë publik duhet të heqi të gjitha skorrjet e modelit stalinist burokratik! Sot universiteti publik ka një modek kazerme, vertikal, burokratik dhe që çon në mosfunksionime financiare, shkencore, etj.

Brenda agjencive publike të arsimit të lartë me bazë departamentin duhet të vendoset, hajde mos e themi konkurrenca, por gara për fonde, studentë, cilësi. Jo ndarje buxhetesh në mënyrë mekanike, arithmetike, sipas parimit të pjestimit të tre kamjonave me shtatë bataliona!

Përndryshe administrimi universitar do t'i ngjajë për një kohë të gjatë administrimit të një burgu!

E sigurt që tarifat e shkollimit etj, do të kthehen në mekanizma zhvillimi nëse ato ekuilibrohen në mekanizmat që i përcaktojnë si ndeshje mes aktorëve!

Ato do të vendosen në mënyrë të drejtë vetëm nëse ne do të rrisim cilësinë e mësimdhënies dhe edukimit!

Pastaj të llogaritet ndihma sociale për të mos lenë askënd në baltë !

Pagat e pedagogëve duhet t'i realizojë fuqia publike. Por, jo pa kushte! Granti duhet të jetë në funksion të numrit të studentëve, dhe të kritereve të tjera që masin performancën dhe cilësinë e mësimdhënies sonë. Masin performancën e vërtetë dhe jo atë që masin agjencitë e sklerotizuara dhe përtace të sotme!

Me bordet administrative aktuale, qesharake, nuk administrohen universitetet. Janë qesharake!

Kështu :
a. pagat,
b. tarifat,
c. cilësia e mësimdhënies
d. Potenciali vendimmarrës i pedagogëve dhe studentëve

do të hyjnë në ekuilibër!

Universitetet do të bëhen arena negociimesh demokratike dhe jo si janë sot vendimmarrjesh burokratike dhe vertikale.

Do të vlerësohet profesori i zoti dhe punëtor, jo servili parazit!

Studentët nuk dëshirojnë thjesht shpenzime të ulta për studimet, por mbi të gjitha shpenzime të drejta, pra në përputhje me cilësinë e mësimdhënies dhe të potencialit integrues të studimeve në tregun e punës.

– Decentralizim i tarifave, pra përgjegjësi e universiteteve për to !

– Të drejta studentore për përfaqësimin e tyre real dhe jo me kukulla në senate, dekanate, borde universitare! Vendimmarrja duhet të përfshijë realisht trupat studentore dhe jo thjesht ca individë që nuk dihet se zërin e kujt përçojnë ndonjëherë!

– Kondicionim i grantit publik për universitetet në funksion të numrit të studentëve dhe arritjes të parametrave të cilësisë të mësimdhënies dhe jo me kritere burokratike nga agjenci jo funksionale!

Kështu universiteti publik kur me tarifa të larta rrezikon të uli numrin e studentëve, ai do të ketë si pasojë uljen e grantit publik, pra rrezikon të ardhurat e tij në krahun tjetër.

Nëse redukton kostot e mësimdhënies në kurriz të cilësisë, atëhere do të ketë si pasojë reduktimin e të ardhurave nga granti publik sepse nuk do të kishte plotësuar parametrat e cilësisë!

Ky është ekulibri!

Nëse ky ekuilibër si mekanizëm rregullator bllokohet, si tani, atëhere shpenzimet për arsim do të shkojnë në stratosferë kurse niveli i mësimdhënies dhe vlerave e diplomave do të shkojnë në puse të thella nën nivelin e detit.

– Rishikim i mënyrës të funksionimit të bordeve qesharake të universiteteve publike! Pa funksion!

Ministria e arsimit ka shansin e madh që pakënaqësinë e studentëve, oh sa legjitime !!!, ta kthejë sot në një energji të madhe për modernizimin e sistemit financiar të universiteteve publike që sot është :

as mish as peshk!

Një simbiozë mes burokratizmit stalinist dhe gjoja tregut, por pa konkurrencë, pa matësa të cilësisë të produktit, pa të drejta të atyre që u propozohet produkti.

Ka vend për vendime emancipuese krejt të mundshme!

Studentët sot janë si dikur blerësit në MAPO-n e qytetit, në totalitarizëm, ku shitësi pasi të shihte me inat, ironi dhe përbuzje, t'a hidhte djathin e racionuar në surrat duke të thënë : "Na, ndaç merre ndaç lëre!"

Eshtë një rast për të emancipuar universitetet shqiptare!

Kemi shansin t'a bëjmë sot !

Sot mund të jetë një ditë e bukur që fillon një etapë të re administrimi !

Nuk duhet humbur ky rast!

Sinqerisht!

The post Studentët shqiptarë hanë keq, vishen keq, kulturohen keq, punësohen keq! appeared first on Ekonomia Online.

Agim Aliu shërben fëmijët me sindromën Down

Posted: 05 Dec 2018 09:10 AM PST

Solidariteti dhe kujdesi institucional ndaj kategorive të ndryshme sociale janë tipare dalluese të kësaj qeverisje lokale të udhëhequr nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Kjo u manifestua edhe sot, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punës Vullnetare, ku i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me bashkëshorten e tij, vizituan Qendrën e Down Syndrome Kosova në Ferizaj, me ç 'rast ky i fundit, shërbeu pije dhe kafe si simbolikë e punës vullnetare për fëmijët dhe familjarët e personave me sindromën Down.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu tha se edhe para ca muajsh kur ka pranuar kërkesën për mbështetje në hapjen e kësaj qendre, pa asnjë mëdyshje ka vënë firmën e tij për të financuar hapjen e Qendrës së Down Syndrome Kosova në Ferizaj, duke ditur rëndësinë që ka kjo hapësirë dhe këto aktivitete për fëmijët dhe të rriturit me sindromën Down dhe familjarët e tyre. Madje, ai tha se duhet vëmendje e shtuar e të gjithëve, jo vetëm institucioneve për të ofruar gatishmërinë e bashkëpunimin, ndjeshmërinë e dashurinë për këtë kategori shoqërore.

"Muaj më parë, kam thënë më mënyrë të qartë se kënaqësia më e madhe e mandatit tim ka qenë atë ditë kur ne kemi hapur këtë qendër për persona të veçantë, së bashku me organizatën Down Syndrome Kosova dhe jam falënderues shumë që organizata Down Syndrome Kosova me të ardhur në Ferizaj, me të paraqitur projektin, e kam mbështetur sepse e kemi gjetur një mundësi për të mbështetur një kategori tepër të veçantë, siç janë fëmijët me nevoja të veçanta, në këtë rast të sindromës Down. Sot jemi po ashtu në një ditë të veçantë, në ditën e vullnetarëve për ta bërë edhe më të veçantë Ferizajn që në fakt e kanë bërë vet vullnetarët që merren me punë nga më të ndryshmet dhe jam shumë i lumtur që jam kryetar i qytetit të Ferizajt me njerëz të tillë, vullnetarë të tillë të cilët merren me punë që shpesh institucionet nuk i bëjnë dhe pikërisht janë këta njerëz të veçantë, qytetarët e Ferizajt, organizatat e ndryshme që kanë shprehur vullnetin e tyre që të merren me misione nga më të ndryshme qoftë humanitare, qoftë sociale, qoftë mjekësore, qoftë sportive, qoftë aktivitete të tjera nga më të ndryshmet që në fakt e kanë bërë një epiqendre të veçantë qytetin e Ferizajt. Edhe unë, jo rastësisht kam zgjedhur pikërisht këtë ditë, jo rastësisht kam zgjedhur pikërisht këtë vend për të treguar edhe njëherë që duhet vëmendje e shtuar e gjithë ne, jo vetëm e institucioneve por edhe e shoqërisë që të jemi më të gatshëm për të bashkëpunuar por mbi të gjitha për të treguar më shumë dashuri dhe më shumë mbështetje për fëmijët me sindromën Down, por mbi të gjitha për të treguar mbështetje edhe për familjarët që kanë fëmijë dhe kanë familjarë me sindromën Down. Unë sot zgjodha pikërisht edhe bashkëshorten time për të treguar që jemi solidar dhe do të solidarizohemi gjithmonë me kategori të tilla dhe e ndjejmë më shumë sesa çdokush tjetër të tregojmë se familja është në radhë të parë. Jo rastësisht edhe vet platforma ime ka qenë platformë familjare dhe me shembuj të tillë por edhe me shembuj të tjerë do të tregojmë që gjithmonë do të mbetet në fokusin tonë familja dhe fëmijët pavarësisht të cilave kërkesa janë, në këtë rast kemi një kërkesë pak më ndryshe, do të jemi mbështetës të tyre" tha i pari i Ferizajt, Agim Aliu duke shprehur vullnetin që edhe viteve në vijim të mbështes këtë qendër dhe këtë kategori shoqërore.

Në anën tjetër, drejtorja e Down Syndrome Kosova, Sebahate Hajdini Beqiri duke falënderuar të parin e Ferizajt, Agim Aliu për mbështetjen e pakursyer tha se me hapjen e qendrës së Doën Syndrome Kosova në Ferizaj, ky qytet është shndërruar në storie suksesi dhe motiv edhe për komunat tjera që të mbështesin këtë kategori shoqërore.

"Ne si shoqatë për vitin 2018, sukses paraqesim qendrën tonë në Ferizaj. Pjesë e këtij suksesi është edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu bashkë me ekipin që nuk hezituan të mbështesin projektin tonë, një projekt i cili po i trajton në mënyrë të dinjitetshme fëmijët dhe të rriturit me sindromën Down në kuadër të programeve që ka shoqata jonë" tha drejtorja e DSK, Sebahate Hajdini Beqiri.

Edhe Eloida e Besniku, anëtarë të Shoqatës Down Syndrome Kosova u shprehën të gëzuar me vizitën e të parit të Ferizajt, Agim Aliu në qendrën e tyre, duke e quajtur mik të shtëpisë dhe mbështetës të projekteve të kësaj qendre. Ata falënderimin e tyre për mbështetjen nga qeverisja lokale, gjegjësisht kryetari Agim Aliu e bënë duke i dhënë këtij të fundit një dhuratë simbolike nga anëtarja e kësaj shoqate, Eloida Alija.

Në këtë vizitë, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me fëmijët me sindromën Down, punonjësit e kësaj qendre në Ferizaj dhe ekipin e tij, përgatitën kartolinat urimi për festat e fund vitit, si aktivitet i përbashkët në kuadër të kësaj vizite.

The post Agim Aliu shërben fëmijët me sindromën Down appeared first on Ekonomia Online.

Hysaj në Chelsea?

Posted: 05 Dec 2018 09:04 AM PST

Agjenti i Elseid Hysaj është përgjigjur me "Ne do të shohim" kur është pyetur për kalimin e lojtarit të tij në Chelsea, pasi që ai është duke marrë kritika të ashpra në Napoli

Shqiptari ishte njëri nder lojtarët kryesor nën urdhrat e Maurizio Sarrit, por është kritikuar shumë këtë sezon, pasi që është duke dështuar në daljet e tij në sulm në urdhrat e Carlo Ancelottit.

Sarri për momentin është trajner i Chelsea dhe Blutë janë lidhur me një kalim të alos së djathtë.

"Të shohim, ndoshta", është përgjigjur Mario Giuffredi për Radio Kiss Kiss Napoli.

"Ka treg edhe për lojtarët e dobët…Derisa ka njerëz që e konsiderojnë atë të pavlefshëm, ndoshta ai mund të shkojë në atë skuadër. Ndoshta kjo ju tregon që ai nuk është aq i keq", është përgjigjur me ironi agjenti i ti.

"Lojtarët kanë shpirt dhe janë qenie njerëzore, kështu që ndikohen nga gjykimet e padrejta. Ne nuk shqetësohemi për atë që thonë të tjerët, ne dëgjojmë vetëm mendimet e klubit".

"Një pjesë e vogël që po i mungon Napolit është gazetaria, e cila nuk i ndihmon kësaj skuadre. Nuk mendoj që shtypi lokal i Torinos sillen me skuadrën e tyre sikurse sillet ai i Napolit".

"Natyrisht, nuk po i vë të gjithë në një shportë, sepse edhe këtu ka shumë gazetarë të mirë".

 

 

The post Hysaj në Chelsea? appeared first on Ekonomia Online.

Trump përshëndetet me Obamët, por jo me Klintonët (VIDEO)

Posted: 05 Dec 2018 09:02 AM PST

Gjatë ceremonisë mortore për ish-presidentin e SHBA-së, Geroge H.W Bush, për herë të parë pas vitit 2017, janë takuar sy me sy, presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump, dhe ish-presidenti Barak Obama, shkruan Gazeta Express.

Trump se bashku me gruan e tij Melania, janë përshëndetur me Barak Obamën dhe Michele Obamën, por nuk e kanë bërë të njëjtën gjë edhe me ish-presidentin Bill Clinton dhe kandidaten për presidente në zgjedhjet e fundit presidenciale, Hillary Clinton.

I gjithë ky moment siç shihet në video, ka vënë në siklet të dy palët.

Raportet ndërmjet Donald Trump dhe Hillary Clinton janë acaruar jashtëzakonisht shumë gjatë fushatës së fundit presidenciale.

Fitorja e Trump në zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA, është kontestuar jashtëzakonisht shumë, pas dyshimeve për interferime të Rusisë në rezultatin zgjedhor.

 

The post Trump përshëndetet me Obamët, por jo me Klintonët (VIDEO) appeared first on Ekonomia Online.

Rrëfimi i 15-vjeçares të cilën e ngacmoi seksualisht mjeku nga Malisheva

Posted: 05 Dec 2018 08:58 AM PST

Mjeku nga Malisheva, Ramadan Sopaj, po akuzohet për ngacmim seksual të një 15-vjeçareje. Ai, sipas deklaratave të vajzës së mitur, të enjten që e lamë pas e kishte prekur atë në vende intime. Ngjarja, sipas vajzës, kishte ndodhur kur ajo kishte shkuar për një kontroll, ngase kishte pasur dhembje barku. Rastin familja e 15-vjeçares e ka paraqitur në polici. Mjeku është arrestuar si dhe është suspenduar nga puna për gjashtë muaj nga ana e QKMF'së “Shpëtim Robaj” në Malishevë. Express ju sjell rrëfimin e familjes së 15-vjeçares

Kishte pasur disa dhembje barku. 15-vjeçarja nga një fshat i komunës së Malishevës (emër i njohur për redaksinë), e vetme nga shtëpia gjatë ditës së enjte që e lamë pas, kishte marrë rrugë për në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, për t'iu nënshtruar një kontrolli mjekësor.

Ajo në QKMF'në, “Shpetim Robaj” të Malishevës u prit nga mjeku familjar Ramadan Sopaj. Gjatë kontrollit mjekësor ia kishte shpjeguar dhembjet në bark që i kishte pasur.

Por, sipas saj, mjeku Sopaj e kishte ngacmuar atë seksualisht, duke e prekur në vende intime.

Gazeta Express ka qëndruar në familjen e 15-vjeçares. Ata kanë shpjeguar rreth asaj se si ka ndodhur rasti.

"Ka shku çika te mjeku, ka hy, qashtu qysh hyjnë krejt pacientët. Mjeku e ka pyet se ku po i dhembë. Çika i ka tregu se ku po i dhëmbë. Ai doktori ka nisë me e zbulua lartë vajzën, e duke e prekë lartë e tu e puthë qysh ka dashtë", tregon nëna e vajzës, e cila po e akuzon mjekun Ramadan Sopaj për ngacmim seksual.

Nga familja e viktimës thonë se mjeku Sopaj nuk është ndalur me aq, por vajzën e ka prekur edhe në pjesët intime. Këtë gjë, thonë ata, e kanë vërtetuar edhe kontrollet gjinekologjike të bëra në QKUK.

"Ai i ka thënë vajzës, zhvishu më poshtë, vajza i ka thanë po këtej nuk po më dhemb dhe ka dashtë me u çu.  Ai ia ka vu çikës duart dhe i ka thanë 'unë jam mjek, nuk bën me u çu'. Edhe ia ka nisë me e zhveshë vajzën poshtë dhe ka nisë me e prekë. Çika ka bërtitur. Aty dikush e ka çelë derën, por ai i paska thanë atij personi mbylle derën se jam me pacient. Çika ka bërtitur edhe tu qajtë ka dalë prej aty. E ka taku në rrugë një vajzë që s'po e njohim, prej telefonit të saj, vajza më ka thirrë mu. Vajzën  policia e kanë çu në gjinekologji në QKUK. aty mjekët e kanë kontrolluar edhe shihen shenjat që ai e ka grithë vajzën", e ka shpjeguar tërë rastin nëna e vajzës 15-vjeçare.

Rastin kjo familje nga një fshat i Malishevës e ka paraqitur në Polici. Të nesërmen, policia rajonale në rajonin e Gjakovës, ka shkuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë dhe e ka arrestuar doktorin Ramadan Sopaj.

Lidhur me ngjarjen për Gazetën Express nga Policia e Gjakovës është prononcuar zëdhënësja Lirije Podrimaj, e cila ka deklaruar se rasti po cilësohet si “ngacmim seksual”.

"Të nderuar, Me datë 29.11.2018 në ora 08;15 në stacionin policor të Malishevës viktima femër e mitur së bashku me prindin e saj ka raportuar rastin "Ngacmim seksual" që i kishte ndodhur në QKMF- Malishevë. I dyshuar në këtë rast është një mjek i kësaj qendre, i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është arrestuar nga policia dhe i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh", thuhet në përgjigjen e policisë së Gjakovës për këtë rast.

Zyrtarët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Malishevë kanë njoftuar se doktori i denoncuar Ramadan Sopaj është suspenduar nga puna.

Për këtë çështje, për Gazetën Express, të martën ka folur drejtori i kësaj QKMF'je, Nuhi Morina.

"Ditën kur është arrestuar doktori Ramadan Sopa unë nuk kam qenë në QKMF. Më kanë thirrur nga policia dhe më kanë treguar se po e arrestojnë. Pas arrestimit të tij, ne e kemi suspenduar mjekun Sopaj nga pozita e punës për gjashtë muaj si dhe me 50% të pagës", ka deklaruar për Express drejtori i Morina.

Ai ka thënë se Sopaj detyrën e tij si mjek për vite e ka kryer me shumë përgjegjësi.

"Si mjek, Sopaj ka qenë pa asnjë vërejtje. Këtu tek ne si mjek ka 16 vite që punon.  Ka ushtruar funksionin e mjekut familjar. Doktori, ka qenë me pacientë në ditën kur ka ardhur policia", ka thënë drejtori i qendrës mjekësore të Malishevës, Nuhi Morina.

Por, familja e 15-vjeçares, e cila po e konsideron veten viktimë të këtij rasti, shprehet e vendosur që këtë punë ta çojë deri në fund.

"Unë lëndën kam me e çu deri në fund. I besojë vajzës sime fjalë për fjalë. Deri në fund do ta ndjek këtë rast. Nëse kjo punë nuk më zgjidhet në Gjakovë unë do të shkoj deri në fund e ta ndjek. Rasti ka ndodhë të enjten", ka rrëfyer prindi i 15-vjeçares, duke thënë se pas rastit gjendja psikologjike e vajzës së tij është e rënduar.

Ndërkaq, mjeku Ramadan Sopaj, i akuzuar në këtë rast për ngacmim seksual të vajzës së mitur, është i njohur për institucionet e drejtësisë kosovare. Ai dyshohet se para një viti ka shfrytëzuar autoritetin e tij zyrtar me qëllim të përfitimit në mënyrë të kundërligjshme për vete ose për fëmijët e tij.

 

 

The post Rrëfimi i 15-vjeçares të cilën e ngacmoi seksualisht mjeku nga Malisheva appeared first on Ekonomia Online.

Nënshkruhet Plani i Veprimit për Rezistencën Antimikrobike

Posted: 05 Dec 2018 08:53 AM PST

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili nënshkroi sot Planin e Veprimit për Rezistencën Antimikrobike, që synon të ulë përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve nga qytetarët e Kosovës.

“Për vite më radhë ne kemi përdorur pesëfish më shumë antibiotikë se qytetarët e shteteve tjera evropiane. Këto shifra kanë qenë alarmuese”, tha Ministri Ismaili, me rastin e nënshkrimit të këtij plani të hartuar nga grupi i ekspertëve vendor, i themeluar për këtë qëllim.

Prandaj theksoi ai, “jam i lumtur që po krijojmë politikë të re me të cilën do ta trajtojmë këtë problem”.

Plani i veprimit do të shërbejë si një udhërrëfyes për të gjitha spitalet tona publike, partnerët shëndetësorë, veterinarë e mjedisorë për të ulur rezistencën ndaj antibiotikëve dhe rritur sigurinë shëndetësore të popullatës.​

 

The post Nënshkruhet Plani i Veprimit për Rezistencën Antimikrobike appeared first on Ekonomia Online.

Refuzohet ankesa për paraburgim të Mijallkovit për lëndën “Perandoria”

Posted: 05 Dec 2018 08:50 AM PST

Këshilli Penal në kuadër të Gjykatës Themelore Shkup 1 ka refuzuar ankesën për shfuqizimin e paraburgimit për ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov, për lëndën !Perandoria", përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Duke proceduar pas ankesës së mbrojtjes së të akuzuarit SH.M. të paraqitur kundër vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake për të pranuar propozimin e Prokurorisë Publike për ndjekjen veprave penale që kanë të bëjnë dhe që rrjedhin nga përgjimet e paligjshme të komunikimeve për caktimin e masës së paraburgimit për rastin e prokurorisë të quajtur "Perandoria", Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkup 1 dje, mbajti një takim publik në praninë të palëve. Pas vlerësimit të fakteve dhe provave në ankesë, këshilli miratoi një vendim i cili hodhi poshtë ankesën dhe konfirmoi vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake", thonë nga Këshilli Penal.

Për Mijallkovin ka katër akuza dhe për lëndët "Shënjestra-Fortesa", "Tortura", "Trezor" dhe "Titanik 2".

The post Refuzohet ankesa për paraburgim të Mijallkovit për lëndën "Perandoria" appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more