Skip to main content

FOTO/ Parrullat më të bukura të protestës: U munduan të na varrosin, por nuk e dinin se ishim fara!

FOTO/ Parrullat më të bukura të protestës: U munduan të na varrosin, por nuk e dinin se ishim fara!


FOTO/ Parrullat më të bukura të protestës: U munduan të na varrosin, por nuk e dinin se ishim fara!

Posted: 07 Dec 2018 01:19 AM PST

Pothuajse në të gjithë vendin studentët tashmë prej tre ditësh, janë mobilizuar dhe po protestojnë për tarifat e larta në universitet duke kërkuar të drejtat e tyre.

Por ajo që vihet re në protestën e tyre masive janë dhe sloganet më të cilat po protestojnë, ku evidentohet me shprehje shumë pikante dhe kreative abuzimi i pushtetit ndaj tyre.

Në qytete të ndryshme si Shkodra, Vlora, Durrësi, Korça, studentët kërkojnë sipas mënyrës së tyre që të adresojnë problematikat që i shqetësojnë.

(M.Q/Faxweb.al)

The post FOTO/ Parrullat më të bukura të protestës: U munduan të na varrosin, por nuk e dinin se ishim fara! appeared first on DRENICA PRESS.

Avdijaj: Futbolli është gjithçka në Kosovën e varfër, mbaj 100 familje në varfëri të skajshme – në stadiume kishte lopë!

Posted: 07 Dec 2018 01:14 AM PST

Superylli i përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj, ka dhënë një intervistë të gjatë për edicionin gjerman të Goal.

Anësori fantastik i cili është një prej figurave kryesore ofensive të ekipit përfaqësues të Kosovës ka folur për Kosovën në intervistën e fundit të tij për Goal, edicioni gjerman.

Ai pranoi se është rritur në një mjedis gjerman dhe luajti për përfaqësuesen e Gjermanisë (grupmoshat e reja), por se tash ndihet shumë krenar që luan për Kosovën.

"Unë dhe motra ime jemi rritur me dy gjuhë, për këtë arsye i njohim të dy kulturat. Prindërit e mi kanë ardhur si të rinj në Gjermani dhe nuk e kanë zotëruar mirë gjermanishten, por kanë dhënë gjithçka që unë shpejt të integrohem. Edhe pse kam luajtur në rini për përfaqësuesen e Gjermanisë, unë identifikohem plotësisht me Kosovën dhe më bën pafund krenar që përfaqësoj këtë vend", u shpreh Avdijaj.

Ai pranoi se kushtet për futboll në Kosovë janë të këqija, aq shumë sa që ka pasur raste në stërvitje me kombëtaren ka pasur edhe lopë në prani të fushës.

"Besar Halimi ka më shumë kohë dhe është më kompetent për të folur për historitë e çmendura (qesh). Se lopët pëlqejnë të hanë barin e fushave të stërvitjeve, këtë mund ta konfirmoj (qesh). Për shkak se shumica e fushave janë në gjendje të keqe, ne udhëtojmë nga dy orë deri në fushën më të mirë për të stërvitur. Kur kam shkuar për herë të parë jam shokuar, sepse edhe vendi më i mirë i mundshëm ishte i tmerrshëm", theksoi ylli i Kosovës.

Donis Avdijaj nga viti 2017 është pjesë e Kosovës

Avdijaj më pas foli edhe për domethënien që ka futbolli në Kosovë, ku përmendi faktin se varfëria është e madhe në vendin tonë, teksa vlerësoi lart dashurinë për këtë sport.

"Në Kosovë nuk shkojnë gjërat aq mirë, ashtu si do të duhej të shkonin, ka shumë varfëri. Bashkë me prindërit e mi përkrah financiarisht çdo muaj nga 100 familje, fëmijë bonjakë dhe njerëz me aftësi të veçanta të cilët kanë mungesë të gjërave elementare".

"Për shumë në Kosovë futbolli është gjithçka dhe e bën popullin pafund krenar kur ne fitojmë. Biletat për ndeshjen e fundit në shtëpi në Ligën e Kombeve u shitën pas 32 minutave. Kërkesat ishin aq të mëdha sa që nuk kishte bileta as për familjarët tanë", rrëfeu mes tjerash Avdijaj.

Donis Avdijaj ishte i shkëlqyer për Kosovën, sidomos ndaj Maltës, ku ai edhe gjeti golin. /Telegrafi/

The post Avdijaj: Futbolli është gjithçka në Kosovën e varfër, mbaj 100 familje në varfëri të skajshme – në stadiume kishte lopë! appeared first on DRENICA PRESS.

Shpendi ‘tradhton’ Prishtinën

Posted: 07 Dec 2018 01:10 AM PST

Shpend Ahmeti, i cili e drejton Komunën e Prishtinës, ka gjasë që të përfshihet në ekipin negociator për dialogun me Serbinë nëse e merr bekimin e Kuvendit. Por Ahmeti po kritikohet për angazhimin tjetër politik, pasi që vlerësohet se qeverisja me kryeqytetin do të binte në plan të dytë ndonëse qytetarët ballafaqohen me probleme të shumta.

Partia Socialdemokrate (PSD) bashkë me Nismën e Alternativën kanë dërguar tashmë në Kuvendin e Kosovës një projektrezolutë për dialogun, me anë të së cilës synohet që partitë e koalicionit qeverisës dhe të opozitës të kenë pjesëmarrje të barabartë në ekipin negociator.

Deri më tash është përmendur se kryetari i PSD-së e njëherësh kryetar i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, do ta kryesojë ekipin negociator bashkë me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj.

Por, përfaqësuesit e shoqërisë civile thonë se angazhimi i Ahmetit në dialog e lë nën "hije" drejtimin e Komunës së Prishtinës.

Megjithëkëtë, nga PSD-ja i kanë thënë gazetës "Zëri" se pjesëmarrja e këtij subjekti në delegacionin shtetëror varet krejt nëse partitë politike e mbështesin projektrezolutën në fjalë.

The post Shpendi 'tradhton' Prishtinën appeared first on DRENICA PRESS.

Kadri Veseli fotografohet me autoblinda amerikane

Posted: 07 Dec 2018 01:08 AM PST

Gjatë vizitës që po e zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Kuvendit të Kosovës është pritur sot nga oficerë të lartë të Gardës Kombëtare të Iowas.

Veseli gjatë kësaj vizite është parë duke inspektuar dhe duke provuar disa autoblinda të ushtrisë amerikane.

Këtë vizitë në SHBA, Veseli po e realizon pak ditë para votimit të ligjeve në Kuvendin e Kosovës përmes të cilat Forca e Sigurisë së Kosovës do të shndërrohet në Forca të Armatosura të Kosovës.

Përkundër se institucionet e Kosovës kanë marrë vërejtje rreth nismës për formimin e ushtrisë, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, tha sot në një intervistë për televizionin publik, RTK, se formimi i ushtrisë së Kosovës është një hap i natyrshëm.

A do të jenë pjesë e ushtrisë së Kosovës mjetet e blinduara të cilat i inspektoi kryekuvendari Veseli pritet të shihet në ditët e ardhshme.

The post Kadri Veseli fotografohet me autoblinda amerikane appeared first on DRENICA PRESS.

Ndahet nga jeta gazetarja e kronikës

Posted: 07 Dec 2018 01:06 AM PST

Ndahet nga jeta gazetarja e njohur e kronikës Sonila Mesareja. Lajmi është publikuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Sonila u nda sot nga jeta pas nje semundjeje të rëndë. Kolegia Mesareja për vite punoi si reportere e Kronikës në disa redaksi të shtypit të shkruar dhe në shume projekte që synuan një gazetari cilësore.

Sonila ishte kolege e dashur, model i këmbënguleses dhe një profesioniste që modestine e kishte vyrtyt ndërsa kurajon dhe durimin i mbartte si vlera njerezore qe i shtonin besimin tek lexuesi dhe komuniteti i gazetareve. Ajo sherbeu në redaksitë e shtypit të shkruar si profesioniste e heshtur dhe me kujdesin për të ruajtur vlerat dhe cilësite e larta njerëzore, duke fituar respekt e miqësi të të gjithe stafeve e kolegëve me të cilet punoi.

Ndarja nga jeta e Sonilës, shkruan Unioni i Gazetarëve, le hapur dhimbjen e ikjes së parakohshme dhe kujtimin e vyer të një kolegeje që nuk do te harrohet kurrë. Sonila ishte nder nismetaret e organizimeve themeluese të Unionit të Gazetareve Shqiptare dhe një kolege që nuk nguroi asnjëhere së qeni pjesë e nismave dhe reagimeve rregulluese në jetën tonë profesionale.

"U prehsh në paqe kolegia jone e dashur! E paharruar do te jesh për gjithe ne anetaret e Unonit te Gazetareve Shqiptare dhe komunitetin e gjere te gazetareve! Ngushëlime familjes", shkruan Zyra e shtypit të Unionit të Gazetareve Shqiptarë.

The post Ndahet nga jeta gazetarja e kronikës appeared first on DRENICA PRESS.

Ju bien flokët? Këto 6 ushqime janë kura e duhur

Posted: 07 Dec 2018 12:19 AM PST

Rënia e flokëve mund të shkaktohet nga ndryshimet hormonale, një gjendje e caktuar shëndetësore, stresi ose mungesa e lëndëve ushqyese.

Ekspertët rekomandojnë që të konsumojmë ushqime të pasura me flavonoide që forcojnë folikulat e flokëve, ushqime të pasura me hekur për të shtuar numrin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ushqimet e pasura me proteina që ndihmojnë në rritjen e flokëve.

Këto janë ushqimet që luftojnë rënien e flokëve:

1-Veza
2-Fiqtë
3-Farat e lirit
4-Farat e kungullit
5-Frutat e pyllit
6-Perimet e gjelbra

The post Ju bien flokët? Këto 6 ushqime janë kura e duhur appeared first on DRENICA PRESS.

Stresi ndikon dukshëm në rënien e flokëve

Posted: 07 Dec 2018 12:18 AM PST

Rënia e flokëve që në moshë të hershme mund të jetë e trashëguar nga prindërit. Mirëpo, jo gjithmonë kjo gjë është gjenetike.

Stresi ndikon dukshëm në rënien e flokëve.

Në ndryshim me faktorin gjenetik, rënia e flokëve, për arsye stresi, është e shpërndarë në të gjithë zonën ku ka flokë ose e lokalizuar në formë rrethore. Sipas specialistëve, dietat e keq balancuara sjellin si rezultat një keq ekuilibrim të ushqimeve të nevojshme për organizmin. Mungesa e proteinave mund të ndryshojë prodhimin normal të flokëve dhe të bëjnë që flokët të hyjnë në një fazë pushimi dhe për dy apo tre muaj do të shfaqet humbja e flokëve në masë.

Stresi kronik lidhet direkt me stresin, në shumë raste mund të humbisni flokët për shkak të stresit. Rënia më e shpeshtë e flokëve e shkaktuar nga stresi, nuk është e përhershme dhe flokët mund të rriten përsër

The post Stresi ndikon dukshëm në rënien e flokëve appeared first on DRENICA PRESS.

Policet e Dubait tërheqin një aeroplan, hyjnë në librin “Guinness”

Posted: 07 Dec 2018 12:16 AM PST

Një grup prej 77 femrave police në Dubai kanë hyrë në librin e rekordeve "Guinness" pasi që arritën ta tërheqin një aeroplan afro 170,000 kilogram, transmeton Indeksonline.

Policet e tërhoqën aeroplanin për 91 metra. Zyrtarët e "Guinness" ishin pjesë e momentit kur u thye rekordi.

Rekordi mbahej nga një grup i policëve meshkuj që e vendosën vitin e kaluar./Indeksonline/

The post Policet e Dubait tërheqin një aeroplan, hyjnë në librin "Guinness" appeared first on DRENICA PRESS.

Bahtiri paralajmëron mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve për bashkimin e Mitrovicës

Posted: 07 Dec 2018 12:08 AM PST

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka akuzuar ndërkombëtarët se kanë dështuar për hapjen e urës së lumit Ibër.

Në një intervistë për gazetën "Epoka e re", ai ka thënë se kjo urë qëllimisht nuk është hapur për lëvizje.

Sipas tij, kjo çështje do të bëhet pjesë e negociatave të Brukselit për ta kushtëzuar Kosovën me praninë e ndonjë marrëveshje me Serbinë.

Bahtiri ka thënë se Kosova në këtë proces nuk duhet ta pranojë asnjë kushtëzim, derisa e ka ftuar spektrin politik të arrijë një konsensus kombëtar për fazën finale të dialogut Kosovë – Serbi.

"Bashkësia ndërkombëtare ka dështuar totalisht për hapjen e urës dhe për zbatimin e marrëveshjes për këtë çështje që është arritur në Bruksel. Dështimi i saje neve na ka shtyrë edhe më shumë ta fillojmë iniciativën tonë për bashkimin e qytetit", ka thënë Bahtiri.

Në këtë intervistë Bahtiri ka folur edhe për iniciativën për bashkimin e dy komunave në një të vetme.

Ai ka treguar se nëse Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAP) e konsideron këtë iniciativë të kundërligjshme atëherë do ta fillojë mbledhjen e nënshkrimeve për t'iu drejtuar Kuvendit të Kosovës.

"Kjo është një iniciativë e bazuar në vullnetin e qytetarëve të kësaj komunë, prandaj institucionet tona duhet ta respektojnë atë. Unë jam së bashku me qytetarët dhe e dëgjoj zërin e tyre. Nëse kjo nuk kalon në MAPL, atëherë do t'u drejtohem qytetarëve të Mitrovicës që t'i mbledhim mbi 10 mijë nënshkrime dhe t'i drejtohemi Kuvendit të Kosovës për këtë iniciativë ligjore", është shprehur kryetari Bahtiri.

The post Bahtiri paralajmëron mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve për bashkimin e Mitrovicës appeared first on DRENICA PRESS.

Bosch i del krah Kosovës: Pse s’duhet të ketë ushtri një vend i pavarur

Posted: 07 Dec 2018 12:06 AM PST

Ish-ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka reaguar ndaj deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se transformimi i FSK-së në ushtri nuk është duke ndodhur në kohën e duhur dhe është në kundërshtim me perspektivën euro-atlatnike.

"Pajtohem plotësisht me mikun tim Serwer, pse nuk duhet të ketë ushtri një vend i pavarur? Nuk është kundër askujt (ushtria) dhe është multi etnike, nëse Beogradi nuk do të bënte presion te serbët që të mos bashkohen me të. Dhe sigurisht jo një njësi e UÇK-së që duhet çarmatosur, turp për ju znj. Brnabic dhe për luftë nxitjen nga ana juaj", ka shkruar Bosch.

Kryeministri Ramush Haradinaj dje ka zhvilluar një bisedë telefonike me Stoltenber-un, të cilit i ka konfirmuar se ushtria e Kosovës votohet me 14 dhjetor.

Kundër qëndrimit të NATO-s ishte edhe eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer.

The post Bosch i del krah Kosovës: Pse s'duhet të ketë ushtri një vend i pavarur appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more