Skip to main content

“Establishmenti vazhdon i qetë të bluajë kockat e shqiptarëve të varfër” plus 9 more - Gazeta Dita

“Establishmenti vazhdon i qetë të bluajë kockat e shqiptarëve të varfër” plus 9 more - Gazeta Dita


Establishmenti vazhdon i qetë të bluajë kockat e shqiptarëve të varfër

Posted: 15 Dec 2018 01:35 AM PST

Nga Erion Habilaj

Bashkim Ulaj njihet si biznesmen i familjes Berisha. Ulaj rezulton donatori i disa pronave të Berishës, përfshirë zyrën private ku qëndron aktualisht në qendrën Coin përballë TVSH.

Kur Rama ishte në opozitë e përmendte si simbol i lidhjeve të krimit ekonomik me politikën, dhe përfaqësues i oligarkisë për të cilën ai premtoi ndëshkim. Por Ulaj dhe të tjerë si ai janë bërë tashmë klientë të Rilindjes. Skandali i Unazës është vetëm një nga dëshmitë e qarta për këtë. Me sa duket mekanizmat e korrupsionit vijojnë të njëjta.

Ulaj nuk qëndron vetëm pas kompanisë fantazmë të skandalit të Unazës. Ai po vijon kullat te diga e Liqenit dhe veç reagimeve bashkiake, nga qeveria nuk kemi parë e dëgjuar asnjë reagim. Ai është përfitues i 330 milionë eurove për rrugën Thumanë-Kashar. Kudo ku dalin emra si ai nën firmën e ministrave dhe drejtorëve të Rilindjes, shumat janë stratosferike.

Me sa duket edhe përqindjet janë të tilla. Establishmenti vazhdon i qetë të bluaje kockat e shqiptarëve të varfër.

Në 14 korrik 2013 në një shkrim të kryeredaktorit të kësaj gazete Adrian Thano drejtuar Shkëlzen Berishës si përgjigje për kërcënimet e tij me gjyq ndaj Ditës, kemi shkruar pjesën e mëposhtme:

Meqë në "përgënjeshtrimin" tënd ke përmendur edhe Edi Ramën, po shtoj dy fjalë mbi të.

 Nuk e di çfarë ke lexuar tjetër ti, veç 1001 neteve dhe letrave në hale, por ndoshta ke dëgjuar për Centaurin e vrarë prej Herakliut. Centauri u mund. Por u hakmorr kundër fitimtarit duke i "dhuruar" në momentet e vdekjes mantelin e vet të përgjakur.

 Legjenda më pas tregon vdekjen e tmerrshme të Herakliut pasi kishte veshur mantelin e helmuar të të mundurit.

 Kjo është simbolika e të mundurit që pas vdekjes e ndëshkon fituesin. Edi Rama ndoshta nuk është Berisha, por metafora e mantelit mund të bëhet realiteti ynë i ri, nëse vijon pandëshkueshmëria për ju.

 Nëse ndëshkimi juaj nuk ndodh, ecja e Shqipërisë përpara do jetë si ato hapat e pulës që i kanë prerë kokën; hapat e këputjes së nervave; hapat e muskujve që thjesht ruajnë kujtesën e lëvizjes. Por jo lëvizje e vërtetë.

 Nuk ka qetësi në Shqipëri pa u bërë drejtësi me ju.

 Me sa duket ka qenë një paralajmërim thuajse profetik. Rama ka veshur atë mantel. Qetësi në Shqipëri nuk ka. Apo jo z.Rama?

FOTOT/ Atmosfera e festave në Tiranë

Posted: 15 Dec 2018 01:27 AM PST

Tirana po përgatitet për natën më të gjatë të vitit, atë të ndërrimit të viteve dhe atmosfera festive ndjehet kudo në kryeqytetin shqiptar. Ashtu si shumë kryeqytete të Europës, edhe Tirana është bërë gati për të mikpritur festat e fundvitit. Shtëpizat e "Fshatit të Festave" të vendosura në sheshin "Skënderbej" janë kthyer një hapësirë festive ku qytetarët mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen jo vetëm gjatë ditës, por veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes. Kjo është Tirana jonë! E bukur ditën, kur lulëzon nga natyra dhe magjepsëse natën, kur ndriçon nga dritat e festave. Këtë vit, zbukurimi i Tiranës ka nisur herët, që në ditët e para të muajit nëntor, traditë e ndjekur në shumë kryeqytete të botës.

Për emigrantët shqiptarë të cilët duan që të kalojnë festat e fundvitit pranë familjeve të tyre, në Tiranë, do të mund të gjejnë mundësi për të kaluar kohë të bukur në kryeqytetin e zbukuruar.

Por kjo, sigurisht është një mundësi për të gjithë qytetarët, për t'u larguar nga stresi dhe monotonia e përditshme dhe për të shijuar mbrëmjeve, kohë relaksi dhe kënaqësie.

Gazeta italiane "Corriere della Sera" e ka cilësuar Tiranën si një nga qytetet më të reja, me alternativa dhe kosto të ulët, në Europën e re. Tirana është renditur si destinacioni më i mirë për turistët italianë për festat e fundvitit.

Ja disa nga fotot nga Tirana të realizuara nga qytetarë dhe fotografi i talentuar Gent Onuzi.

Situata e porteve në vend/ Ja linja që nuk do operojë për shkak të motit të keq

Posted: 15 Dec 2018 01:17 AM PST

Reshjet e shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme në portet e vendit. Probleme ka pasur në Vlorë, ku ka pasur përmbytje dhe ankorim me shumë vonesë të tragetit, ndërkohë që Saranda nuk do të ofroje sot linjën me Korfuzin.

Të dhënat e fundit për situatën në porte

Në Portin e Durrësit, pavarësisht reshjeve të shiut, situata paraqitet normale.

Në Portin e Vlorës ka patur prezencë uji në afërsi të godinës së administratës por pjesa e terminalit ku përpunohen pasagjerët nuk ka probleme. Trageti u akostua me 45 minuta vonesë për shkak të kohës së keqe.

Në Portin e Sarandës, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, linja Korfuz-Sarandë-Korfuz nuk do të operojë.

Në Portin e Shengjinit, nuk paraqiten probleme dhe puna vazhdon normalisht.

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka sinjalizuar kapiteneritë e porteve që të njoftojnë mjetet lundruese për përkeqësim të mundshëm të motit në orët në vijim.

 

o.j/dita

 

Vrasja në Bllok, Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë për Fabio Allushin

Posted: 15 Dec 2018 01:03 AM PST

Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të shtunë masën "detyrim paraqitjeje" për Fabio Allushin, një prej të dyshuarve për ngjarjen në ish-Bllok, më 4 tetor, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj.

Prokuroria kishte kërkuar masën e sigurisë "arrest me burg, me afat 30 ditor", por gjykata nuk e ka pranuar pretencën e akuzës për mikun e Ervin Matës, i cili vijon të jetë në kërkim së bashku me të tjerë.

Vetëm pak kohë më parë, në polici u vetëdorëzua edhe Ajaks Boshnjaku, i shpallur në kërkim, por roli i të cilit nuk dihet ende në ngjarjen ku u konfliktuan me armë zjarri dy grupe të rinjsh.

 

 

o.j/dita

Këshilli Kombëtar i PD, Zëdhënësja e Berishës tërhiqet nga gara

Posted: 15 Dec 2018 12:55 AM PST

Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli, tërhiqet nga gara për t'u zgjedhur në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

E renditur në listën e Partisë Demokratike për t'u bërë pjesë e këtij Këshilli, Mëhilli thotë se heq dorë nga gara për shkaqe personale.

Më tej, ajo thotë se e kishte informuar edhe më herët strukturën drejtuese në PD, por sot ka parë sërish emrin në listë, prandaj bën një tjetër sqarim.

Reagimi i Erla Mëhillit:

Te nderuar miq,

Per arsyet e mia personale kisha vendosur te mos kandidoja me per ne KK te PD, pas dy mandateve radhazi e zgjedhur ne kete forum. Per kete vendim timin njoftova dje me shume korrektese edhe strukturat drejtuese te Partise Demokratike.Por sot e pashe emrin tim ne liste dhe ndjehem e detyruar qe te sqaroj miqte e mi dhe sigurisht edhe delegatet qe une nuk do te jem pjese e kesaj gare.Duke i falenderuar te gjithe per mirekuptimin, i uroj suksese kandidateve te tjere!

 

o.j/dita

Kuvendi i PD/ Lista e 352 kandidatëve për Këshillin Kombëtar

Posted: 15 Dec 2018 12:45 AM PST

Kuvendi i PD/ Lista e 352 kandidatëve për Këshillin Kombëtar, emrat që ikin dhe ata që vijnë

Partia Demokratike zhvillon sot mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, ku do të zgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Janë 352 kandidatë, të cilët do të garojnë për 150 vende në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Në listën e gjatë emërore bien në sy emrat e ish-deputetëve të PD-së në legjislaturën e shkuar, të cilët, në pjesën më të madhe, janë në garë për në Këshillin Kombëtar të PD. Krahas tyre, kandidatë janë edhe ish-eksponentë të Partisë Fryma e Re Demokratike. Emra si Aleksandër Biberaj, Gazmend Okeda, Mirela Bogani, janë ribashkuar me Partinë Demokratike duke kandiduar tani më për në organin më të lartë të PD-së.

Në listë për anëtarë në Këshillin Kombëtar janë edhe emra që vijnë nga shoqëria civile dhe bota akademike si Çlirim Gjata jurist, Robert Budina regjisor, Bardhyl Londo shkrimtar, Arben Beqiri, kirurg dhe ish-ministër Shëndetësie, Besnik Aliaj si urbanist, Aulon Kalaja si aktivist i shoqërisë civile etj. Pjesë e kandidatëve janë edhe figura apo eksponentë që kanë dalë hapur kundër kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Në garë do të jenë edhe Igli Cara, i pozicionuar më parë në krah të Astrit Patozit, Edit Harxhi, Tomorr Alizoti, Valbona Mezini, Edvin Kulluri etj., të cilët, pas rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, kërkuan largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike. Në listën e gjatë vihen re edhe isheksponentë të PD-së ndër vite, të cilët janë rikthyer në PD. Sipas statutit të Partisë Demokratike, parashikohet që ditën e sotme, rreth 7500 delegatë nga e gjithë Shqipëria të vijnë për të votuar për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

Emrat e propozuar nga Basha që kanë qenë kritik të tij

Tomorr Alizoti, Igli Cara, Bislim Ahmetaj, Edhit Harxhi, Edvin Kulluri, Ledina Alolli, Endira Bushati, Gent Malko, Julian Deda, Suzana Guxholli, Gent Minarolli, Robert Budina, Çlirim Gjata, Selami Xhepa.

Emrat që mbeten jashtë

Ish-deputetët që janë shprehur kundër Bashës dhe kanë deklaruar se nuk janë më pjesë e PD deri kur ai është kryetar, Astrit Patozi, Majlinda Bregu dhe Ridvan Bode kanë mbetur jashtë këtyre zgjedhjeve.

Lista e plotë e kandidatëve për këshillin kombëtar të PD

Lista me kandiatët për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, miratuar me unanimitet në mbledhjen e Kryesisë:

Adela Kryeziu
Adrian Trebicka
Adriana Gjonaj
Agest Kopellaj
Agim Kukeli
Agim Parllaku
Agron Kuliçi
Agron Musaraj
Agustin Kola
Ahmet Premci
Ajet Ramçaj
Ajshe Isha
Akil Kraja
Alban Zeneli
Albert Avduli
Albert Kushti
Albert Loci
Albert Melyshi
Albina Dede
Aldo Myftari
Aleksandër Biberaj
Aleksandër Marleci
Alfred Ahmetcenaj
Alfred Qafa
Alfred Rushaj
Alfrida Marku
Altin Çomo
Altin Meçe
Altin Ponari
Alvaro Noga
Andi Mustafa
Andia Pustina
Anila Godo
Antoneta Çela
Anxhela Malko
Arben Beqiri
Arben Elezi
Arben Ibroja
Arben Muça
Arben Qirjako
Arben Ristani
Arben Sefgjini
Arben Skenderi
Arber Agalliu
Ardi Prushi
Ardian Isufi
Ardian Muhaj
Ardian Muka
Ardian Turku
Ardian Xhakoni
Ardian Zeneli
Ardit Gjinali
Arian Gjini
Ariana Malltezi
Arlind Boshku
Armand Teliti
Armando Merhori
Armend Gjana
Arqile Goreja
Artan Peqini
Artan Pogoni
Arvit Bushati
Asllan Dogjani
Astrit Xake
Aulon Kalaja
Aurel Bylykbashi
Avenir Peka
Avzi Ahmati
Bardh Islamaj
Bardhyl Londo
Bedri Mihaj
Bejdo Çela
Benardeta Syku
Bernard Banushi
Besar Gazidede
Besart Kadia
Besnik Aliaj
Besnik Dervishi
Bislim Ahmetaj
Bledi Kasmi
Brikena Danaj
Bujar Brovina
Bujar Hoxha
Bujar Vukaj
Çelo Hoxha
Çlirim Gjata
Dardana Boletini
Darien Xhindoli
Dashnor Sula
Denisa Daka
Denisa Vata
Devis Osmani
Dorian Gjokmarkaj
Dorjan Teliti
Dritan Burgija
Dritan Demiraj
Dritan Haznedari
Dritan Shano
Durim Kraja
Eda Grimci
Edison Çela
Edith Harxhi
Edlira Late
Edmond Biçoku
Edmond Gjoka
Edmond Isaku
Edmond Palushi
Edona Staka
Eduart Kelmendi
Edvin Kulluri
Elidon Nika
Elmaz Haruni
Elvana Hana
Elvis Malasi
Emiliano Mone
Endira Bushati
Endri Jorgoni
Endrin Gjipali
Endrit Kokoshi
Endrit Memiaj
Eneida Guria
Eneo Zguri
Eni Kasmi
Enkelejda Sallaku
Enno Bozdo
Enri Ceno
Enriketa Papa
Erald Kapri
Erion Gjoçi
Erion Sula
Eris Hoxha
Eriselda Prishta
Erla Mehilli
Erlind Çomo
Ermal Xhelilaj
Ermir Gjeta
Ervis Xhako
Erzen Laçi
Estela Gostivari
Etion Kapedani
Etleva Merko
Fabjan Topollaj
Fatbardh Kadilli
Fatbardh Sallaku
Fatjon Bathorja
Fatmir Guda
Fatmir Merkoçi
Fetah Hasanaj
Fisnik Kruja
Fisnik Qosja
Fitim Zekthi
Flamur Gjymishka
Flamur Hoxha
Florian Pustina
Gazmend Dibra
Gazmend Koduzi
Gazmend Oketa
Gazment Bardhi
Genc Radovicka
Gent Malko
Gent Minarolli
Gentian Zëre
Gert Bogdani
Gerti Knuti
Gita Baltëza
Gjergji Nika
Gjok Uldedaj
Gjok Vuksani
Gledis Çela
Gramoz Nazëraj
Greta Deljani
Grigels Muçollari
Haki Mustafa
Halit Shamata
Haris Vongli
Hasan Metuku
Hysen Kadiu
Hysen Xhura
Hysni Ahmetaj
Ibrahim Sako
Igli Cara
Ilir Dervishi
Ilir Hazizolli
Ilir Kondi
Ilir Krosi
Ina Vorfi
Ina Zhupa
Indrit Cara
Indrit Hoxha
Indrit Vokshi
Ines Nurja
Irena Progni
Irma Kopliku
Irsida Shehi
Ivi Bejtja
Ivi Kaso
Jakup Beqiri
Jamarbër Malltezi
Jemin Gjana
Jola Hysaj
Jolio Dine
Juela Hamati
Julian Deda
Julian Sefa
Juvina Qevani
Kasem Galla
Kasëm Mahmutaj
Kastriot Sulka
Katerina Strati
Klea Malo
Klodian Lata
Klodjana Shala
Kosta Barka
Kozma Dashi
Kreshnik Çipi
Kreshnik Çollaku
Kreshnik Zgjani
Kristi Koçibelli
Laura Vorpsi
Lealba Pelinku
Lediana Fratari
Ledina Alolli
Ledina Mandia
Ledio Braho
Leonard Olli
Leticia Gusho
Liljana Cingu
Liljana Elmazi
Lindita Protoduari
Lisander Hoxha
Lorenc Danaj
Luan Hoti
Luan Mustafaj
Luigj Gjergji
Luis Hoxha
Lulzim Omuri
Mal Berisha
Marash Logu
Marinela Ziu
Martin Biba
Mateo Spaho
Matilda Qyrku
Megi Balliu
Meri Poni
Merita Dekavelli
Mersi Shehu
Mimoza Hasekiu
Minushe Lazaj
Mira Kauri
Mirela Bogdani
Mirela Karabina
Mirela Tabaku
Mirgen Zaçellari
Monika Qosja
Murat Basha
Myqerem Tafaj
Myslym Haxhi
Nada Daullja
Nada Kallçiu
Namir Lapardhaja
Ndriçim Mehmeti
Ndoc Faslia
Neritan Golja
Nertila Qafzezi
Neshet Ngucaj
Nevila Xhindi
Niazi Kosovrasti
Olgerta Shkurti
Olsi Karapici
Oriela Nebijaj
Osman Metalla
Pashk Ndoci
Patrik Sadikaj
Paulin Marku
Paulin Paplekaj
Paulina Hoti
Pëllumb Berisha
Përparim Caca
Petraq Milo
Petro Vokopola
Prel Gjoni
Qamil Dika
Qani Xhafa
Qemal Çejku
Raina Kovaçi
Rajmonda Bulku
Rajmonda Marku
Ramiz Çoba
Ramona Tullumani
Redi Myshketa
Redon Zogaj
Reila Bozdo
Reldar Dedaj
Resilda Kalija
Rezart Prifti
Rezmi Mirtaj
Robert Budina
Roberto Caparota
Roland Bejko
Roland Kercuku
Roland Keta
Rrok Doda
Rudi Sata
Rudin Hylviu
Rudina Xhindoli
Sahit Dollapi
Sajmir Koreshi
Sajmir Shatku
Selami Xhepa
Sherefedin Shehu
Shkelqim Fortuzi
Shkelqim Krasniqi
Shkëlqim Hoxha
Shkëlqim Hysaj
Shpresa Breçani
Silvi Bardhi
Skerdjan Dhuli
Sokol Allaraj
Sokol Delia
Sokol Kapidani
Sokol Ruka
Sonila Daiu
Sorina Koti
Spiro Cura
Spiro Vaso
Stiliano Rushaj
Suzana Guxholli
Tasim Mema
Taulant Zeneli
Taulanta Jupi
Teuta Starova
Tomorr Alizoti
Tomorr Kotarja
Uran Derri
Valbona Mezini
Valbona Mhilli
Vali Vorpsi
Vasil Ndreko
Vath Tabaku
Vendim Demaj
Vesel Rizvanolli
Viktor Bella
Xheraldo Dashi
Xhevdet Mehmetaj
Xhuljeta Kertusha
Ylber Vata
Ylli Kupi
Ylli Zdrava
Zaim Kupa
Zamir Hoxha
Zamira Sina
Zhaneta Ndregjoni

SHBA, “Obamacare” shpallet antikushtetues

Posted: 15 Dec 2018 12:24 AM PST

Një gjykatës federal nga Teksasi ka vendosur të shpallë si antikushtetues një pjesë të konsiderueshme të Aktit të Kujdesit të Përballueshëm (ACA), i njohur ndryshe edhe si "Obamacare".

Një koalicion prej 20 shtetesh kishin argumentuar se i gjithë ligji ishte shfuqizuar nga një ndryshim fiskal i vitit të kaluar, që shmangu në këtë mënyrë një penalitet për mospasjen e një sigurimi shëndetësor.

Presidenti Donald Trump komentoi shumë shpejt në rrjetet sociale, duke e quajtur këtë një lajm të madh për Amerikën. Çështja tashmë me shumë gjasa do të shkojë drejt Gjykatës Supreme.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë kishte premtuar prej fushatës ta zhbënte ligjin historik të vitit 2010 të ndërmarrë nga ish-presidenti Barack Obama, i cili supozohej të ofronte mbulim shëndetësor të përballueshëm për shumë amerikanë, të cilët e kishin të pamundur të siguroheshin.

Por, pavarësisht se Partia Republikane ka pasur shumicën në të dyja dhomat e Kongresit amerikan, "ACA" vijon ende të jetë funksional.

Gjithsesi, Kongresi shfuqizoi në vitin 2017 kushtin (apo të ashtuquajturin mandat individual) që njerëzit duhej të blinin sigurim shëndetësor, ose do të përballeshin me një penalitet fiskal.

Trump e shfrytëzoi menjëherë vendimin e gjykatësit nga Teksasi, për të nxitur kreun e pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, si dhe kryetaren demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, "të kalojnë një ligj të fuqishëm që ofron kujdes shëndetësor të shkëlqyer".

Vendimi erdhi vetëm një ditë përpara afatit përfundimtar, për t'u siguruar në "Obamacare" për vitin e ardhshëm.

o.j/dita

Përmbytet Vlora, vonesa në port nga reshjet e dendura

Posted: 15 Dec 2018 12:19 AM PST

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës kanë sjellë përmbytje në qytetin e Vlorës. Disa rrugë janë nën ujë, e po ashtu dhe Porti i Vlorës është i përmbytur.

Kjo ka sjellë vonesë në kalimin e pasagjerëve, pasi ambientet e Portit janë nën ujë. Ndërkohë që reshjet e shiut kanë vijuar edhe përgjatë ditës së sotme.

 

o.j/dita

“Mos u dorëzo sot, se do pendohesh nesër”, vazhdon protesta e studentëve

Posted: 15 Dec 2018 12:11 AM PST

Studentët vijojnë të sfidojnë reshjet e shiut para godinës së kryeministrisë. Sot është dita e 11 që ata do të kërkojnë me ngulm plotësimin e pikave të adresuara me shkresë zyrtare tek kryeministria.

Studentët vijojnë të jenë të vendosur se nuk do të ketë asnjë dialog dhe negociata me shefin e ekzekutivit pa i plotësuar më parë të 8 pikat, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga kryeministri.

Gjatë ditës së sotme është theksuar se protesta e studentëve do të jetë mbarëkombëtare.

Sipas një njoftimi të universiteti.info, studentët do të mblidhen para fakulteteve përkatëse dhe më pas do marshojnë drejt kryeministrisë në orën 10:00.

o.j/dita

 

15 dhjetor 2018

Posted: 14 Dec 2018 05:00 PM PST

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more