Skip to main content

“E lodhur nga hajnat që i vidhnin dhuratat e festave të fundvitit, gruaja hakmerret – mbush kutitë me tulla (Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime

“E lodhur nga hajnat që i vidhnin dhuratat e festave të fundvitit, gruaja hakmerret – mbush kutitë me tulla (Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime


E lodhur nga hajnat që i vidhnin dhuratat e festave të fundvitit, gruaja hakmerret – mbush kutitë me tulla (Video)

Posted: 10 Dec 2018 02:20 PM PST

Një nënë ishte lodhur nga fakti që vazhdimisht ia vidhnin dhuratat e Krishtlindjeve që ia dërgonin fëmijët, dhe kështu një ditë vendosi t’ju hakmerrej në mënyrën më të mirë të mundshme autorëve që i rrëmbenin dhe largoheshin me shpejtësi të madhe.

Crysti-Lei Arnold vendosi që para derës së shtëpisë në Perth të Australisë t’i lë kutitë e thata, të cilat ia vidhnin vazhdimisht hajnat në prag të festave të fundvitit, transmeton Telegrafi.

Kështu kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpi kanë filmuar këtë vikend një motoçiklist, i cili pasi i afrohet pa u menduar dy herë e kapë kutin brenda të cilës ishte e mbushur me tulla, kurse ai mendonte se kishte dhurata.

“Pas vjedhjeve që na ndodhën gjatë javës së kaluar, vendosëm t’i mbushim kutitë me tulla. Një motoçiklist sapo e vodhi një duke menduar se brenda saj ka dhurata”, ka deklaruar Arnold. /Telegrafi/

The post E lodhur nga hajnat që i vidhnin dhuratat e festave të fundvitit, gruaja hakmerret – mbush kutitë me tulla (Video) appeared first on Telegrafi.

Dekoruan shtëpinë me shumë përkushtim, fqinjët e tyre nuk janë aspak të kënaqur (Video)

Posted: 10 Dec 2018 07:29 AM PST

Familjarët nga Somerset i Anglisë, e dekoruan shtëpinë dhe oborrin me shumë përkushtim, por kjo nuk po u pëlqen fqinjëve të tyre.

Në fasadën e shtëpisë së tyre, shfaqet një film i animuar, ndërsa gjatë tërë kohës dëgjohet edhe një këngë për fëmijë, transmeton Telegrafi.

"Zëri është i lartë dhe dritat janë të fuqishme, gjë që po na shqetëson shumë, sepse është tepër monotone", ka thënë një banorë që jeton në afërsi.

Sipas fqinjëve, ka vetëm disa ditë që e instaluan këtë sistem dekorin, që i ka mërzitur shumë, ndërsa nuk do të mund të durojnë deri në përfundimin e festave të fundvitit. /Telegrafi/

The post Dekoruan shtëpinë me shumë përkushtim, fqinjët e tyre nuk janë aspak të kënaqur (Video) appeared first on Telegrafi.

Buzët e infermieres u dyfishuan në masë dhe i plasaritën, pasi i zmadhoi vet në shtëpi (Foto)

Posted: 10 Dec 2018 06:06 AM PST

Billie Roocroft nga Lancester i Anglisë, po i paralajmëron të tjerët për rrezikshmërinë që mund të ndodhë, pasi e pësoi vet kur buzët iu dyfishuan në masë dhe i plasaritën.

Infermierja 23-vjeçare, mendoi se dinte të kryente gjithçka vet dhe bleu preparatin që kushton 120 euro, transmeton Telegrafi.

Procedura që e kreu në dhomën e ditës së shtëpisë së saj, nuk shkoi si duhet dhe brenda gjysmë ore buzët e saj kishin marrë përmasa enorme.

Kur kontaktoi mjeken prej të cilës e kishte blerë preparatin, ajo i tha se kremi ia ka mpirë buzët dhe gjithçka kthehet së shpejti në normalitet.

"Prej buzëve më dilte masa me të cilën i mbusha, ishte e tmerrshme. Procedura që mendova se do të më zbukuroi, më ka shëmtuar", ka thënë Roocroft.

Vizita e domosdoshme te mjeku, e ka lënë atë me një faturë të lartë, pasi i duhen edhe disa procedura mjekësore, që t'i kthehet normalitetit. /Telegrafi/

The post Buzët e infermieres u dyfishuan në masë dhe i plasaritën, pasi i zmadhoi vet në shtëpi (Foto) appeared first on Telegrafi.

Miu brenda makinës së ushqimeve në shkollë, iu humbi nxënësve apetitin (Video)

Posted: 10 Dec 2018 05:58 AM PST

Nxënësve të një shkolle të mesme në Floridë të Shteteve të Bashkuara, iu humbi apetiti nga një mi, që ndodhej në makinën e ushqimeve.

Të interesuarit për të blerë disa paketime, mbetën të habitur me brejtësin që ndodhej brenda, transmeton Telegrafi.

Pamjet e ngjarjes së pahijshme dhe të rrezikshme për shëndetin, janë shpërndarë menjëherë, duke u kërkuar që të ndërmerren masa të shpejta.

Kompania që merret me mirëmbajtjen e këtij biznesi, ka thënë se do ta largojë tërësisht makinën, duke marrë çdo përgjegjësi. /Telegrafi/

The post Miu brenda makinës së ushqimeve në shkollë, iu humbi nxënësve apetitin (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more