Skip to main content

Diaspora e forcon pozitën e Kosovës në negociatat me Serbinë dhe i përshpejton integrimet Telegrafi Opinione

Diaspora e forcon pozitën e Kosovës në negociatat me Serbinë dhe i përshpejton integrimet Telegrafi Opinione


Diaspora e forcon pozitën e Kosovës në negociatat me Serbinë dhe i përshpejton integrimet

Posted: 04 Dec 2018 11:51 AM PST

Rrjeti i ekspertëve nga Diaspora:
Avni Dervishi – Suedi
Mimoza Morina – Gjermani
Ganimet Bajraktari – Austri
Yllka Halil Alidemi – Britani e Madhe
Shqipe Buzuku – Finlandë
Laura Selmani – Itali
Astrite Humski – Slloveni
Selam Hajrizi – Francë

Sikurse që është e sigurt se koha ka ardhur që të koncentrohemi në forcimin e shtetësisë së Kosovës ku assesi nuk bën të neglizhohet fakti se vetëm në 2017 mbi 11 mijë e 263 banorë e kanë lëshuar Kosovën, ashtu është e sigurt se koha ka ardhur që të trajtohet diaspora profesionale me dinjitetin dhe respektin që e meriton.

Me vite e vite para e pas luftës 1998-1999, Republika e Kosovës dhe Serbia janë duke bërë negociata në Evropë (Francë, Austri, Bruksel). Gjeneratat po vijnë e po shkojnë e njëkohësisht dialogu i pafund po vazhdon pa sukses. Momentalisht, dialogu po zhvillohet nën patronazhin e Unionit Evropian (UE) – Brukselit. Konkretisht, është zyra e përfaqësueses më të lartë të politikave të jashtme të 28 vendeve, apo si njihet në publik, Ministria e Punëve të Jashtme e Unionit Evropian, ajo që është mediatore në mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Gjatë këtyre viteve janë formuar më shumë se shtatë komuna të tjera serbe në Kosovë; është zyrtarizuar ndarja e qytetit të Mitrovicës në dy komuna; Serbia i ka hapur edhe disa kapituj në rrugëtimin e tyre drejt Integrimeve Evropiane (vizat për shtetet Shengen atyre iu janë hequr që moti); serbëve të Kosovës iu është garantuar lidhje direkte dhe e sponsorizuar me Qeverinë e Republikës së Serbisë; po ashtu, iu është garantuar serbëve të pjesës veriore të Kosovës që t'ju paguhet energjia elektrike që e harxhojnë nga taksapaguesit shqiptarë e joserbë të Kosovës nga Vushtrria e Mitrovica Jugore. Ndërsa, Kosova është duke stagnuar rreth të drejtave të tyre.

Por, a ka mundur dhe a mundet të fitojë më shumë nga ky dialog?

Ne jemi të sigurt se po. Varësia e partizimit politik e përfaqësuesve të Kosovës, ua ka dobësuar nivelin negociues po ashtu.

Në vendet perëndimore, konkretisht në vendet anëtare të Unionit Evropian, ekziston një diasporë me prejardhje nga Kosova dhe ne jemi diku rreth 400-500 mijë. Duke pasur parasysh dy fakte:

1. Republika e Kosovës e ka qëllim Integrimin Evropian, por strategjia e bazuar në fakte e eksperiencën e praktikave të sprovuara nga vende të tjera Evropës Lindor po mungon e nuk po merret parasysh fare. Integrimet evropiane nuk bëhen me deklarata populiste para zgjedhjeve, për tituj gazetash, duke u shtyrë pozita me opozitën, sepse faktikisht ngecja në integrimet evropiane është faji i të gjitha partive politike pa dallim pozitë-opozitë.

2. Unioni Evropian dhe zyra e përfaqësueses së lartë apo ministres së Jashtme Mogherini, i përfaqëson jo më pak se 500 milionë evropianë. Aty hyjmë edhe ne, diaspora që jetojmë në këto vende demokratike.

E para rreth integrimeve Evropiane:

Nëse është e vërtetë se integrimet evropiane janë interes i shtetit të Kosovës, pse mos të angazhohen ekspertë nga diaspora në këtë proces jetik për thyerjen e izolimit e forcimin e popullit?

Kroacia, Lituania, Estonia, Hungaria i kanë shfrytëzuar ekspertët nga diaspora e tyre për integrimet evropiane, sepse integrimet i kanë pasur qëllim kombëtar e shtetëror. Atë cak e kanë arritur. Këtë gjë e ka cekur edhe drejtori për zgjerim pranë Komisionit Evropian, Christian Danielsson. Ne po ju pyesim: pse nuk mësoni nga përvojat e këtyre vendeve të suksesshme?

Kosova në vitin 2018 ka mbetur e fundit në rajon për nga zhvillimi, me qytetarë shumicë me liri të cunguar të lëvizjes. Familjet tona, studentët, rinia… thuajse çdo ditë presin në radha para ambasadave, e jo ju politikanët. Liberalizimi i vizave nuk d.m.th. se mbaroi puna e integrimit. Mos e mashtroni veten. Përderisa vendet tjera i shohin dhe përjetojnë përparësitë me procesin integrues, për shtetasit e Kosovës – e ne që kemi familjarë atje – kjo mbetet në thesarin e fjalëve të partive politike.

E dyta, rreth dialogut me Serbinë:

Kur dihet se këto bisedime po ndërmjetësohen nga Unioni Evropian, fakti se po mbahen në Bruksel është dashur ta garantojë që edhe ekspertë nga diaspora të jenë pjesë e delegacionit nga Kosova. Pse? Sepse ne që jetojmë e veprojmë në këto shtete demokratike evropiane, e dimë saktësisht se kur, pse, sa, si e në çfarë mënyrash manifestohen të drejtat, mundësitë dhe mangësitë e minoriteteve në 28 vendet anëtare të familjes Evropiane. Do të thotë se ne e kemi kapacitetin t'i kombinojmë të dyja anët (apo të tria anët): ofertat nga Brukseli, kërkesat e Serbisë që janë mbi normale e tejpërtej i kalojnë standardet evropiane, e po ashtu edhe mangësinë e kundërpropozimeve nga pala kosovare. Mos të ishte kështu, nuk do të kishin stagnuar këto bisedime e nuk do të kishte mosmarrëveshje totale ndërpartiake në Kosovë. Apo jo?

Kryeministri, institucionet e Republikës së Kosovës e të gjitha partitë politike, e kanë një përgjegjësi: t'i angazhojnë ekspertët nga diaspora, së pari në delegacionin që po i përgatit negociatat me Serbinë e edhe prezencën e tyre gjatë këtij dialogu në Bruksel. Ne nga diaspora e dimë ku, sa duhet e sa mund të ndikohet dhe kjo i ndihmon më së shumti palës kosovare – e de facto tërë shtetasve të Kosovës pa dallim etnie, feje, gjinie, moshe, aftësie e diversiteteve tjera demokratike.

E dyta, ekspertët nga diaspora duhen të angazhohen në çdo grup punues që e përshpejton procesin e integrimeve evropiane. Kjo është domosdoshmëri nëse mendoni seriozisht që shteti i Kosovës t'i bashkohet trungut integrues evropian. Por, nëse dëshironi ta dëshmoni vazhdimin e largimit të rinisë jashtë, të ngecjes demokratike, ekonomike e sociale, mos e angazhoni ekspertizën e diasporës. Ne drejtohemi te rezultati e jo kush sa vota i merr apo i humb. Prandaj, sinqeriteti e profesionalizmi jonë është prioritet. Liria e pavarësia individuale e profesionale që kemi, e forcon diapazonin kreativ e veprues nga i cili përfitojmë të gjithë: ne në diasporë e të gjithë në vendlindje e edhe vendet fqinje.

Para, e gjatë betimit si përfaqësues të popullit, ju liderët politikë thatë se do të bëni të pamundurën për Republikën e Kosovës. Vendi dhe arena ndërkombëtare po presin. Pse atëherë mos të shfrytëzohet kapaciteti i ekspertëve nga diaspora?

The post Diaspora e forcon pozitën e Kosovës në negociatat me Serbinë dhe i përshpejton integrimet appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more