Skip to main content

“Çnjohjet e Kosovës: Gjakftohtësia e frikshme e përgjegjësve të papërgjegjshëm” plus 2 more Telegrafi Opinione

“Çnjohjet e Kosovës: Gjakftohtësia e frikshme e përgjegjësve të papërgjegjshëm” plus 2 more Telegrafi Opinione


Çnjohjet e Kosovës: Gjakftohtësia e frikshme e përgjegjësve të papërgjegjshëm

Posted: 07 Dec 2018 10:30 AM PST

Muhamet Hamiti

Po vazhdon procesi i çnjohjeve të Kosovës. Mediat serbe sot njoftuan për çnjohjen e Republikës së Kosovës nga Madagaskari; e dymbëdhjeta, thonë ata. (Po e zëmë se kjo nuk ka ndodhur; s'duam t'u besojmë as Qeverisë as mediave serbe. Mirëpo të tjera kanë ndodhur, siç dihet tashmë.)

Ministria e Jashtme e Kosovës besoj do të ketë përgjigjen e gatshme: nuk kanë marrë informatë për këtë. Po ta kërkojnë edhe e marrin. Besojnë se duke mos e pranuar mohohet realiteti.

7Procesi alarmant i çnjohjeve po përcillet me një gjakftohtësi të frikshme nga përgjegjësit e papërgjegjshëm, në radhë të parë nga Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli. I patrazuar duket të jetë biznesmeni Pacolli. Sikur kjo të mos kishte të bënte me Kosovën, lëre më me fushën e tij të veprimtarisë si Ministër. Me këtë shpengim do të donte ai të qeveriste krejt Kosovën. E ka thënë vetë se do të donte (e 'ka ëndërr' bile, siç është shprehur) ta qeveriste vendin tonë bile nja një vit. Padyshim dështimet e tij do të ishin në përpjestim të drejtë me dështimet aktuale si Ministër e Zëvendëskryeministër.

Sigurisht nuk është fajtori kryesor Pacolli. Më shumë ata që e kanë vënë në detyrë.

Çnjohjet po duket të jenë rezultat i bisedave për marrëveshjen gjithëpërfshirëse për Kosovën, që, siç e ka thënë vetë Presidenti Hashim Thaçi, do të mund të përfshinin korrigjim kufiri (të tjerët thonë shkëmbim territoresh me Serbinë), por edhe biseda për çështje të brendshme të Kosovës. "Janë gjëra që do të diskutohen; qoftë për të zhdukurit, qoftë për të zhvendosurit, qoftë për pronat, qoftë për të drejtat e Kishës Ortodokse serbe, për zhvillimin ekonomik, infrastrukturën, për procesin e normalizimit dhe të pajtimit me vendeve tona, për edukimin, për shëndetësinë", ka thënë Thaçi në një intervistë për "Zërin e Amerikës" më 28 nëntor 2018.

Politika agresive e Serbisë për çnjohje të Kosovës ka marrë hov mbasi trashëgimtarët e Millosheviqit në Qeverinë serbe (Presidenti Vuçiq dhe Ministri i Jashtëm Daçiq kanë qenë ministra në kabinetin e tij të luftës më 1999) ia kanë dalë të bindin jo vetëm faktorë të jashtëm, por edhe të brendshëm, në Kosovë, se zgjidhja përfundimtare e çështjes së Kosovës me pavarësi e terrritor të njohur tash e një dekadë nuk është punë e kryer.

Është koha që populli i Kosovës me proces demokratik të çnjohë udhëheqësit që e kanë katandisur vendin tonë kaq keq.

The post Çnjohjet e Kosovës: Gjakftohtësia e frikshme e përgjegjësve të papërgjegjshëm appeared first on Telegrafi.

Fantazma e të kaluarës së Brexit-it

Posted: 06 Dec 2018 12:36 PM PST

Harold James

Bashkimi Evropian ka fituar miratimin e vendeve anëtare për një marrëveshje që përcakton kushtet e largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga blloku. Por, është ende e paqartë nëse një shumicë e parlamentarëve britanikë do ta miratojë marrëveshjen, duke pasur parasysh se kjo duket se e lë pushtetin e vendimmarrjes për çështjet britanike në duart evropiane.

Mund të supozohet se marrëveshja do të refuzohet nga mbështetësit fanatik të Brexit-it, të cilët e shohin atë si edhe më pak të kënaqshëm sesa status quo-ja. Dhe ka natyrisht edhe shumë të tjerë që e kundërshtojnë Brexit-in në çdo formë. Megjithatë, për të gjitha gabimet e tij, Brexit-i që kryeministrja Theresa May ka negociuar me BE-në ka gjasa të ndodhë.

Një kthim i procesit të daljes tani është shumë i vështirë. Brexit-i përbën një revolucion dhe kjo do të thotë se është i detyruar të ndjekë një model historik të njohur. Ashtu si shumë francezë mësuan pas vitit 1789 dhe shumë rusë pas vitit 1917, revolucionet nuk mund të shpërfillen dhe as të ndalen.

Për të qenë të sigurt, revolucioni i Brexit-it po zhvillohet në një vend me traditë të vogël revolucionare. Ekspertët ligjorë britanikë krenohen me faktin se rendi kushtetues i vendit të tyre evoluoi gradualisht me kalimin e kohës dhe jo nëpërmjet llojit të shkeljeve dramatike politike që kanë formësuar aq shumë histori kontinentale evropiane. Por, referendumi i qershorit 2016 i dha fund këtij brezi jashtëzakonshmërie britanike. Votimi për të dalë nga BE-ja sinjalizoi, si për irnoni, se Britania më në fund kishte kapur pjesën tjetër të Evropës. Në një kohë kur shumica e evropianëve duan siguri dhe stabilitet, një shumicë e vogël e britanikëve vendosën të bëjnë diçka të egër dhe të paparashikueshme.

Disa historianë i shohin paraardhës të Brexit-it në largimin e vitit 1931 të Mbretërisë së Bashkuar nga standardi i arit ose në tërheqjen e saj të shtatorit 1992 nga Mekanizmi i Kursit të Këmbimit Evropian. Por, Brexit-i nuk ka të bëjë vetëm me dhënien fund të një regjimi monetar – një operacion relativisht i lehtë që mund të prodhojë rezultate të dobishme politike – ose duke iu larguar ndonjë tipari irritues të jetës politike evropiane moderne. Brexit përfaqëson një rregullim sistematik të gjithçkaje në të njëjtën kohë.

Pas dekadash të tëra anëtarësim në regjimin rregullator evropian, arritja e një shkëputjeje të pastër do të kërkojë një rishikim të lodhshëm dhe të komplikuar të një sërë rregullash. Edhe gabimi më i vogël mund të çojë në pasoja shkatërruese të paqëllimshme. Për shembull, mundësitë e anashkaluara mund të hapnin derën për praktika të rrezikshme ose grabitqare; dhe, më gjerësisht, gjuha e dykuptimtë mund ta bënte të gjithë kuadrin pa kuptim ose vetë-kontradiktor.

E thënë ndryshe, e gjithë kjo është analoge me hartimin e një programi të ri përpunimi fjalësh që nga fillimi. Çdo person racional do të kuptonte së shpejti se është më mirë t'i qëndrosh status quo-s. Por logjika e revolucionit i bën të pamundura kthime të tilla.

Shumica e argumenteve në favor të Brexit-it supozojnë një konceptim tradicional të sovranitetit dhe janë të bazuara në historinë angleze – sesa britanike – Mbështetësit e Brexit-it kujtojnë me dashuri kundërshtimin e Mbretit Xhon të Papa Inoçentit III në shekullin XIII. Dhe, ata janë edhe më të goditur nga epoka Tudore, kur Henri VIII e mori Kishën e Anglisë nga zgjedha e autoritetit papnor. Deri më sot, Tudorët gëzojnë një praninë të madhe në tekstet, mediat, filmat britanikë dhe imagjinatën popullore.

Momenti përcaktues i Reformacionit Henrician ndodhi në prill 1533, kur Parlamenti i Anglisë miratoi Ligjin kundër Autoritetit të Papës së Romës, duke i dhënë Henrit të drejtën për të thënë fjalën e fundit për të gjitha çështjet ligjore dhe fetare. Thelbi i ligjit ishte që Anglia të lirohej nga autoriteti i një papati që i përgjigjej Karlit I të Spanjës – domethënë Karlit të V-të të Perandorisë së Shenjtë Romake. Për sa kohë që Karli do të merrte nismat dhe vendoste në Romë, Henri nuk do të ishte në gjendje të divorcohej nga tetoja e Karlit, Katerina e Aragonit.

Në Ligjin kundër Autoritetit të Papës së Romës është përkufizimi i parë i qartë legjislativ i sovranitetit. "Kjo mbretëri e Anglisë," citon ligji, "është një perandori dhe kështu është pranuar në botë, e qeverisur nga një lider superm dhe mbret…" Por, si në çdo rast, masat që e nisën revolucionin nuk ishin të plota. Ligjet që miratoi Parlamenti në vitet 1530 nuk e zëvendësuan katolicizmin me protestantizëm. Por, hapën rrugë që reformuesit fetarë ta çonin revolucionin në fazën e tij të radhës.

Megjithatë, midis protestantëve kishte shumë mosmarrëveshje kur erdhi puna te forma e reformës. A do të ndiqte revolucioni mësimet e Lutherit, Zwinglit apo Calvinit, apo ai do të përqafonte një vizion ajoma më radikal? Në këtë rast, fraksione të ndryshme kërkuan qasje të ndryshme dhe ndryshimet e shpeshta dhe të papritura ishin të zakonshme. Personi që hartoi aktin origjinal kundër autoritetit të Papës së Romës, Thomas Cromwell, u ekzekutua në vitin 1540 me urdhër të mbretit; arkitekti i Reformimit Anglez, Kryepeshkopi Thomas Cranmer, u dogj në turrën e druve në vitin 1556.

Gjatë sundimit të viteve 1547-1553 të djalit të Henrit, Eduardit VI, vrulli revolucionar e çoi Anglinë përfundimisht në një drejtim protestant. Por, siç vëren edhe historiani Eamon Duffy, me "zhveshjen sistematike të altarëve" gjatë kësaj periudhe, shumë subjekte angleze përjetuan zhvendosje dhe tjetërsim. Një nostalgji e madhe për rendin e vjetër pushtoi popullin dhe pas vdekjes së Eduardit, motra e tij, Maria I, u nis ta kthente mbrapsht procesin.

Megjithatë, kundër revolucioni kërkon një qasje po aq radikale sa edhe revolucioni. Ndërsa shtetit anglez u mbështet në masa gjithnjë e më brutale dhe barbare, shumë subjekte angleze arritën në përfundimin se kundër-reformimi ishte vetë me shumë të meta. Pas vdekjes së Marias, Elizabeta I përfundimisht do të krijonte një kompromis. Por, me shumë çështje teologjike të mbetura të pazgjidhura, Reformimi vazhdoi të binte nëpër revolucioneve të dhunshme dhe ndryshimeve për dekada me radhë. U desh të paktën një brez para se konflikti të venitej.

Nga ana e tij, Henri VIII kishte dashur gjithmonë të varrosej në një varr të madh ku meshat katolike do të thuheshin në përjetësi. Asnjë dëshirë nuk u nderua. Më e mira që mund të bënte Britania ishte thjesht të harronte dhe të ecte përpara.

Ndërsa May merret me fazat e fundit të Brexit-it, ajo duhet t'i kushtojë vëmendje mësimeve nga epoka e Tudorëve. Shumë shpesh, ata që nisin revolucionin përpihen nga ai. /Project Syndicate/BIRN/

The post Fantazma e të kaluarës së Brexit-it appeared first on Telegrafi.

Faleminderit studentë! Mos pranoni t’ju vjedhin kauzat apo t’ju blejnë

Posted: 06 Dec 2018 12:26 PM PST

Rastësisht sot ju pashë në Tiranë duke protestuar. Ishit shumë. Të rinj e të freskët. Kushedi sa ëndrra keni në zemrat tuaja.

Por, keni ndezur edhe te ne të rriturit dëshirën për të ëndërruar. Në fakt ndejta disi anash teksa ju shihja, sepse nuk doja të prishja atë dekor, sikurse jua prishin përfaqësuesit e politikës – sidomos asaj opozitare që duke mos pasur kauza vjedh kauzat tuaja.

Ju jeni në fakt përgjigja më e mirë ndaj atyre që duan të ikin nga ky vend, sepse politika e qeverisë ua ka bërê t'u gërtitet ky vend.

Ju jeni përgjigja më e mirë ndaj një grupimi opozitar pa mendim substancial, sidomos të atyre rioshave që janë plakur para kohe dhe ndaj një qeverisje pa vizion tërësor. Ju jeni përgjigja më e mirë ndaj ne të rriturve që mbetëm duke u kap nëpër studio televizive pa asnjë produkt.

Faleminderit studentë! Jua di për nder që jeni dhe që ngrini zërin tuaj. Mos pranoni t'ju vjedhin kauzat apo t'ju blejnë.

Forconi mendimin tuaj dhe shkojini deri në fund. Keni të drejtë derisa sa doni një të ardhme.

Ju mund ta bëni ndryshimin.

Lëreni politikën plakë në "shenjtninë" e saj. Mos u ndalni.

E drejta juaj është e ardhmja e vendit tonë.

Ju admiroj pafund!

The post Faleminderit studentë! Mos pranoni t'ju vjedhin kauzat apo t'ju blejnë appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more