Skip to main content

“CDU-ja dhe trashëgimia e Merkelit” plus 1 more Telegrafi Opinione

“CDU-ja dhe trashëgimia e Merkelit” plus 1 more Telegrafi Opinione


CDU-ja dhe trashëgimia e Merkelit

Posted: 06 Dec 2018 01:35 AM PST

CDU-ja në fillim të vitit 2000: një parti popullore e dominuar nga meshkujt, pak e mërzitshme, por edhe përfaqësuese e shtetit dhe me parime të qarta. Politika liberale ekonomike ka rëndësi shumë të madhe, përfytyrimi kristjan për njeriun i jep pamjen partisë – kështu e përshkruan politologu Oskar Niedermayer.

CDU-ja me besim në vetvete atëherë ndodhej në krizë. Ajo pati pësuar një disfatë të rëndë në zgjedhje kundër SPD. Helmut Kohli pati marrë në kabinetin e tij Angela Merkelin e re, atë e thërrasin “vajza e Kohl-it”. Por ajo emancipohet shpejt. Më shumë se kaq: në mes të aferës për donacionet partiake të CDU-së Merkeli distancohet nga babai i saj politik në një letër të hapur. Pak muaj më vonë ajo është vetë kryetare e partisë. Si gjermanolindore, protestante, shkencëtare e shkencave të natyrës, e divorcuar ajo duket si një trup i huaj në CDU-në e Kohlit.

Njëri nga ata që e pa që atëherë në mënyrë kritike kandidaturën e saj është Friedrich Merzi – sot një kandidat me mjaft shanse për t’u bërë pasardhës i Merkelit në krye të partisë. Ai bën pjesë në një radhë të tërë rivalësh meshkuj, të cilët e konsiderojnë veten shefa më të mirë për partinë, midis tyre bën pjesë edhe Wolfgang Schäuble. Por Merkeli i spostoi ata të gjithë në anë. Kur në vitin 2005 kandidon për kryetare partie, atë nuk mund ta rrezikojë më njeri. Në çështje pushteti ajo tregon ashpërsi. Së jashtmi ajo shfaqet racionale dhe e dashur.

Kohli e drejtoi CDU-në për 25 vjet, Merkeli për 18 vjet. Niedermayer flet për një “epokë Merkel”, “jo vetëm për shkak të gjatësisë së kryesimit, por edhe sepse ajo e transformoi thellë partinë, e ka zhvendosur nga e majta si në politikën ekonomike, ashtu edhe në atë sociale.”

Shumë ndryshime nën Merkelin zor se do të ishin të përfytyrueshme nën Kohlin. Kjo në një kohë kur që në krye atë nuk e konsideronin si person me koncepte të mëdha. Shpesh e akuzonin se manovronte gjatë dhe ngurronte në vend që të vendoste. Pastaj u bë e qartë: pikërisht për çështjet e rëndësishme Merkeli vendos shpesh pa bërë zhurmë dhe pa e vënë partinë që të diskutojë. Për disa tema ajo krijoi habi:

– 2010: Merkeli shihet si “grua kursimtare, si gratë nga Shvabeni”. Në mes të krizës financiare ajo i përjashton ndihmat financiare për Greqinë e mbytur në borxh. Por pa kaluar kohë ajo bie dakord për paketën e parë të ndihmave për Athinën, dy të tjera pasojnë. Euroja dhe kohezioni i Evropës bëhet një nga temat e mëdha të saj.

– 2011: Merkeli konsiderohet mbështetëse e energjisë bërthamore. Por pas aksidentit shkatërrimtar në Fukushima, ajo e kthen pllakën brenda natës; koalicioni qeveritar vendos braktisjen e energjisë bërthamore nga Gjermania.

– 2013. Ajo shprehet edhe kundër nënshtetësisë së dyfishtë, të cilën e ka futur qeveria e mëparshme e socialdemokratëve dhe e të Gjelbërve. Por në vitin 2017 ajo e mbron nënshtetësinë e dyfishtë kundër vendimit të partisë së saj.

– 2015: Në vitin 2004 Merkeli e konsideron të dështuar shoqërinë “multikulturore”. Por në krizën e refugjatëve të vitit 2015 ajo thotë “Do t’ia dalim mbanë”. Mbajtja e kufijve hapur për refugjatët e ndan deri më sot CDU-në.

– 2017: Merkeli ka qenë për një kohë të gjatë kundër martesave midis të njëjtit seks. Por pak para zgjedhjeve për Bundestagun në vitin 2017 ajo hap rrugën që në parlament të votohet, pa u ndjerë deputeti i lidhur me pozicionin e grupit të vet parlamentar. E ashtuquajtura martesë për të gjithë pranohet.

Merkeli si kryetare e partisë e shtyu CDU-në në mesin politik, dhe pjesërisht me këtë ajo mblodhi pikë. Për këtë shërbyen një sërë temash, të cilat tradicionalisht kanë qenë tema të socialdemokratëve ose të të Gjelbërve, dhe të cilat Merkeli pa pritur i shpalli si tema të CDU-së. Një shembull: politika ndaj familjes. Nën Merkelin u imponua subvencioni për prindërit dhe e drejta ligjore për një vend në kopsht për fëmijën tënd. Me këtë, CDU-ja arriti të marrë mbi 40 përqind të votave në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, sot kjo është një ëndërr e largët.

Vetëm për politikën e migrimit dhe të azilimit ndodhi një ndarje e ashpër nën kristjandemokratët. Në një kohë kur shumë kërkuan një kufi të sipërm për numrin e azilkërkuesve dhe të refugjatëve të luftës civile, Merkeli ishte kundër. “Këtu ajo përcaktoi një pozicion për veten dhe e mbrojti atë përballë gjithë kundërshtive dhe kritikës shumë të fortë”, thotë Oskar Niedermeyer.

Ky qëndrim i kushtoi shumë vota zgjedhësish CDU-së në zgjedhjet e vitit 2017. Edhe heqja dorë para kohe e Merkelit nga kryesia e partisë në fund të fundit ka të bëjë me politikën polemizuese për migrimin.

“Si emërues i përbashkët mund të thuash se për CDU-në ka qenë një kohë shumë e suksesshme”, shprehet politologu Werner Patzelt, i cili është vetë anëtar i CDU-së. Por ajo “errësohet, nga rrethana se në fund Merkeli ishte shumë pak e zhdërvjellët, shumë refuzuese për të dalluar rrezikun më të madh për CDU-në: ngritjen e një partie në të djathtë të saj”, të AfD-së.

Në procesin e zgjedhjes të pasardhësit të saj ndoshta lexohet më mirë ndryshimi i CDU-së në kohën nën Merkelin: tri kandidatë kryesorë dalin publikisht kundër njëri-tjetrit. Të tjerë dalin nga pas dhe sulmojnë shefen e deritashme. Për kristjandemokratët kjo është risi. Në një kohë kur Helmut Kohli madje e pati propozuar vetë veten si kandidat për kancelar, për zgjedhjet parlamentare të vitit 1998.

Sot CDU-ja është më e hapur dhe më e larmishme. Ajo pasqyron një shoqëri gjithnjë e më shumë heterogjene. Vërtet që te CDU-ja ka tani një mall të përhapur për të pasur sërish pozicione të qarta, konservatore. Por “koha nuk do të kthehet pas, pavarësisht se kush do të bëhet pasardhës i Merkelit”, mendon Oskar Niedermeyer. Politologu nuk e konsideron “as të mundur” fare këtë dhe me këtë kupton se “këtë nuk e do askush”. Diskutimi bëhet vetëm “nëse do të ketë një vazhdim krejtësisht si tani apo një korrigjim të moderuar të kursit”. Për kohën e patriarkut Helmut Kohl shumica e partisë duket se nuk ka mall.

The post CDU-ja dhe trashëgimia e Merkelit appeared first on Telegrafi.

Mos e “vrisni” lajmëtarin

Posted: 05 Dec 2018 09:58 AM PST

"Dominimit gati 400-vjeçar të Perëndimit në botë, po i afrohet fundit. Pikërisht për shkak të përpjekjes së Perëndimit që të ruajë këtë dominim, kemi ardhur në këtë gjendje jostabiliteti në botë. BE e ka kaluar kulmin e zhvillimit të vet dhe tash ndodhet në krizë sistemore. Serbia është vend i pavarur dhe i duhet të kuptojë se çfarë ajo dëshiron, pasi anëtarësimi në BE sjell me vete edhe pluse dhe minuse të caktuara", ka thënë këto ditë, ambasadori rus në Serbi, duke shtuar se kjo varet nga vet BE dhe se në këtë drejtim situata nuk është në favor të Serbisë, duke lënë të kuptohet se jo të gjitha vendet e BE-së e duan Serbinë në radhët e veta, me çdo kusht.

Kjo qasje ruse, sidomos intensiteti i angazhimit rus, shpjegon shumëçka që po ndodhë në Ballkanin Perëndimor, ku ende po ruhen me fanatizëm pozicionimet e fillimit të shekullit të kaluar,. sidomos me ambiciet serbe për të dominuar me çdo kusht dhe me ndihmën (jo vetëm) të Rusisë dhe të disa vendeve evropiane të cilat herë pas herë sikur e harrojnë se e kanë njohur Kosovën dhe reagojnë dhe votojnë sipas hartave, interesave dhe miqësive të vjetra.

Komisioneri i BE-së, Johannes Hahn, na solli me vete jo vetëm lajmin për vizat, por edhe diçka nga këto dilema dhe interesa të vjetra në Ballkan. Qysh me kuptu ndryshe këtë angazhim, me alarm, të austriakut me kapelë evropiane, për interesat e Serbisë?

Në Mesjetë lajmëtarët i dallonin nga larg, sipas shenjave. Ata, kur sillnin lajme të mira, dalloheshin nga larg prej kapelës së bardhë mbi kokë. E zeza paralajmëronte lajme të këqija, apo rrezik. "Kapela" e komisionerit Hahn, kësaj radhe, përpos që paralajmëronte lajm të keq për vizat, paralajmëron edhe rrezik, kërcënim të mbuluar për Kosovën, nëse nuk hiqen taksat. Kjo flet për baraspeshën e krijuar pas "rikthimit" rus , bllokadave serbo-ruse dhe mundësisë që edhe SHBA të ndryshojë qasje.

Në Evropën mesjetare, qytetet ishin të rrethuara me mure të larta. Sot qytetet evropiane janë e kundërta e kësaj. Madje edhe shtetet janë "pa mure", pa kufij mes vete. Por, me pjesën tjetër të botës, Evropa ka ndërtuar mure të larta, për t'u mbrojtur. Valët e refugjatëve më kot përplasen këtyre mureve. Me qindra humbin jetën në përpjekje për të kaluar andej.

Por, Evropa, vazhdimisht rritet. Kufijtë e jashtëm të Evropës, nga dekada në dekadë zgjerohen. Ballkani Perëndimor, me programin paraprak të zgjerimit, pas pranimit të Rumanisë dhe Bullgarisë, është rrethuar nga të gjitha anët nga Bashkimi Evropian. Kështu, tash ndodhet edhe brenda edhe jashtë BE-së. Kështu, kjo pjesë, e pacifizuar, tashmë përmes një projekti gati 30-vjeçar të paqes, mbi parimin e mos ndryshimit të kufijve, po mbahet ende e izoluar, në njëlloj karantine. Karantina, tashmë e plotë, vlen vetëm për Kosovën ku diçka më pak se dy milionë qytetarë, nëpër rrugë tokësore, askund tjetër përpos në vendet fqinje nuk mund të udhëtojnë pa vizë. Kosova tash është e rrethuar nga jashtë, e izoluar me një mur imagjinar, por të fortë, i cili e ka emrin "vizë".

Edhe pse ky vend u ndërtua nga Perëndimi, përfshirë institucionet, ligjet dhe gjithçka tjetër; edhe pse është i vetmi vend ballkanik i cili ka euron si valutë të vetme e NATO-n si ushtri, Kosova ka mbetur ujdhesa e fundit e izoluar, në detin e kaltër evropian. As yjet në flamurin e Kosovës, as (vetë)mohimi i identitetit kombëtar e fetar, nuk e bëjnë atë më të dëshirueshme për BE-në. Arsyet e këtij izolimi, nga vet natyra e mureve që na janë vendosur, shihet se nuk kanë të bëjnë me vet Kosovën, as me politikën e korruptuar , as me përkatësinë fetare, as me orientimin gjeopolitik tonë madje. Fundja, fqinjët në të gjitha këto fusha janë më keq. Nuk ka popull në kontinent më proevropianë se kosovarët.

Natyrisht, çështja e vizave nuk ka të bëjë as me taksën për produktet serbe, të vendosur nga ana e Qeverisë së Kosovës. Ajo madje nuk është as luftë tregtare, si e paraqet politika në Serbi. Është masë krejtësisht politike e cila ka për qëllim që bllokadës serbe t'i përgjigjet me bllokadë. Edhe bllokada serbe e Kosovës, nga brenda (përmes komunitetit serb) dhe nga jashtë është krejtësisht (gjeo)politike. Përbrenda Kosovës, Qeveria serbe ka instaluar institucionet e veta të kosovarizuara vetëm në emër. Zyrtarët serbë në Kosovë nuk përfaqësojnë qytetarët serbë; ata përfaqësojnë shtetin serb në Kosovë dhe janë mekanizëm i krijimit dhe kontrollimit të krizave, sa herë që kjo i duhet Qeverisë serbe. Gjithçka që bën Serbia në raport me Kosovën, ka të bëjë me bllokimin dhe mos funksionimin e shtetit të Kosovës dhe zhbërjen e tij. Fushatës së egër serbe kundër anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, dhe për tërheqjen e njohjeve nga disa vende, Qeveria e Kosovës iu përgjigj me një taksë e cila i ka shqetësuar partnerët serbë, pikërisht për faktin se e fut reciprocitetin në marrëdhënie, pra edhe në dialogun me Serbinë të cilin deri më tash e kanë udhëhequr pak a shumë në dëm të Kosovës dhe në përpjekje për të joshur Serbinë – pra edhe Rusinë.

Prandaj, as taksa e as oligarkia kosovare, as korrupsioni galopant, as mediat e kontrolluara, as gjyqësia nën kontroll të politikës, nuk janë arsye për procesin e bllokuar të vizave. Kushtet janë plotësuar, deklarojnë me radhë jo vetëm politikanët kosovarë por edhe ata evropianë. Ajo ku nuk ndikojnë dot asnjëra nga këto palë, është efekti i konceptit euroaziatik tek serbët dhe angazhimi i shtuar rus (dhe turk) për një koncept ndryshe rreth Ballkanit Perëndimor. Kjo vlen edhe për një pjesë të politikës kosovare. Lajmëtari që na solli lajmin e keq, nxiti reagime të shumta ndaj tij nga politika, shoqëria civile, mediat, "të pavarurit". Një pjesë madje e riktheu edhe retorikën e fillim shekullit të kaluar, për Evropën e cila nga patriotët tonë quhej me shumë emra përkëdhelës, të cilët sot nuk preferohen më.

Mos "vrisni" lajmëtarin, pavarësisht kapelës që ka vënë në kokë… Mos e "vrisni" lajmëtarin.

The post Mos e "vrisni" lajmëtarin appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more