Skip to main content

Bota Sot: “Deputeti Dreshaj: Nuk vij i dehur n? Kuvend” plus 12 more

Bota Sot: “Deputeti Dreshaj: Nuk vij i dehur n? Kuvend” plus 12 more


Deputeti Dreshaj: Nuk vij i dehur n? Kuvend

Posted: 06 Dec 2018 10:35 AM PST

Deputeti nga radhët e AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Gani Dreshaj, u ka bërë thirrje disa mediave që të mos raportojnë se kinse ai po vjen nën ndikim të alkoolit në Kuvend. “Kam një kërkesë për disa media: ju lutem mos shpifni sepse unë nuk vij gjithmonë i dehur në Kuvend, ndoshta kam diçka që kam një problem shëndetësor”, ka thënë Dreshaj në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për Projektbuxhetin e vitit 2019. Ai gjatë fjalës së tij po ashtu tha se nuk do ta......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vu?iq: N? Ka?anik jetojn? m? shum? pjes?tar? t? ISIS-it apo t? Al Kaid?s se sa kudo tjet?r n? bot?

Posted: 06 Dec 2018 05:58 AM PST

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq për tv pink ka folur për gjendjen në Kosovë dhe aktiviteteve rreth saj që po zhvillohen në Beograd. “Me faktin që flitet se e gjitha është jona ose e tyre, nuk do të arrijmë kurrfarë marrëveshjeje. Mund të themi se Kaçaniku është fshat i mrekullueshëm serb, por atje, për kokë banori, jetojnë më shumë pjesëtarë të ISIS-it apo të Al Kaidës se sa kudo tjetër në botë”, tha ai dhe pyeti: Sa nga ju jeni të gatshëm......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vu?iq: Serbia ?sht? n? situat? t? v?shtir?, por s’m? p?lqen fjala luft?

Posted: 06 Dec 2018 03:55 AM PST

(E plotësuar) - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se të gjitha veprimet e deritashme të Prishtinës kanë qenë joracionale dhe kur keni një kundërshtar të tillë, kjo krijon problem. Por, ai ka shfaqur bindjen e tij se Serbia do ta japë maksimumin nga vetja për të siguruar paqen dhe se nuk do të ketë më luftë. “Nuk dua ta përdori atë fjalë, e as që mendoj se është e mirë, më duket sikur njerëzit nga Prishtina nuk janë të vetëdijshëm për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Drecun: Serbia “me d?shmit? e 8 luft?tar?ve t? U?K-s? p?r shitje organesh n? Kosov?”

Posted: 06 Dec 2018 03:51 AM PST

Kryetari i Këshillit për Kosovën, Milovan Drecun ka prezantuar atë që b92 e quan raport të besueshëm e të papublikuar në të cilin tetë shqiptarë, pjesëtarë të UÇK-së, dëshmojnë për tregti me organet e njeriut në Kosovë. "Kemi raportin e specifikuar si material sekret, nuk është për opinion, informata është lëndë e diskrecionit gazetar. Ky raport është i vitit 2003. Fjala është për vizitë n e shefit të seksionit për hetime të Tribunalit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbia jep "dezinformacione" p?r aeroportin e Prishtin?s

Posted: 06 Dec 2018 02:36 AM PST

Aviacioni civil i Serbisë po i dezinformon transportuesit ajrorë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është i mbyllur për trafik civil, tha për Radion Evropa e Lirë Driton Hyseni, menaxher i planifikimit të fluturimeve në aeroportin e Prishtinës. Aviacioni Civil i Serbisë e dërgoi një e-mail të tillë të mërkurën në një kompani ajrore që planifikoi të fluturonte në Prishtinë. Në email thuhej se leja e trafikut nuk mund të aktivizohet, pasi në aeroportin e Prishtinës lejohen......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vu?iq: Tha?i pagoi para t? majme p?r t’u ulur pran? Merkel, n? ceremonin? e Bushit

Posted: 06 Dec 2018 02:03 AM PST

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot  se homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi ka paguar para të majme për të siguruar një vend dhe ulëse të mirë në Paris, muajin e kaluar, por edhe në varrimin e presidentit George H.W. Bush, të mërkurën në Amerikë. Ai, siç përcjellë klankosova.tv,  ka shtuar se po të mos e bënte këtë gjë, Thaçi do ta kishte të pamundur të ulej, sidomos dje, mes kancelares gjermane dhe presidentit polak. “Bëhet fjalë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ballkani po mb?shtillet nga smogu toksik

Posted: 06 Dec 2018 12:50 AM PST

Dimri ka ardhur dhe qymyri po digjet, duke e mbështjellë Ballkanin me një smog toksik, e duke i shndërruar qytetet e tij në më të ndoturat në planet. atronazhin e Kombeve të Bashkuara këtë javë, banorët në këtë qoshe të Europës po pyesin nëse qeveritë e tyre do të bëjnë diçka për të trajtuar këtë plagë të përvitshme, që po merr me mijëra jetë. Nivelet e ndotjes kanë arritur nivele alarmuese që në fillim të dhjetorit. Agjencia e lajmeve......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vu?iq zbulon planet e Serbis? dhe flet p?r mund?sin? e luft?s s? re me Kosov?n

Posted: 06 Dec 2018 12:46 AM PST

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka qenë mysafir i mëngjesit në mediat serbe ku foli për zhvillimet e fundit në raport me Kosovën. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se të gjitha veprimet e deritashme të Prishtinës kanë qenë jo racionale dhe kur keni një kundërshtar të tillë, kjo krijon problem. Por, ai ka shfaqur bindjen e tij se Serbia do ta japë maksimumin nga vetja për të siguruar paqen dhe se nuk do të ketë më luftë. “Nuk dua ta përdori atë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja kur ?sht? k?rkuar t? refuzohet platforma e Serbis?

Posted: 05 Dec 2018 11:56 PM PST

Ish-deputeti gjerman në Parlamentin Evropian Bernd Posselt, para plot 5 vitesh kishte kundërshtuar krijimin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke thënë se kushtetuta e Kosovës dhe Pakoja e Marti Ahtisaarit ofrojnë të drejta të shkëlqyeshme për komunitetin serb. “Mendoj se baza kushtetuta është shumë e mirë, përfshirë edhe planin e Ahtisarit për të drejtat e shkëlqyeshme të pakicave. Kur unë shkoj në Serbi ata flasin për të drejtat e pakicave, mirëpo ato atje nuk ekzistojnë. Unë e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministrja serbe i reagon Prokuroris? n? Kosov? lidhur me hetimet p?r vrasjen e Ivanoviqit

Posted: 05 Dec 2018 11:48 PM PST

Ministria e Drejtësisë e Serbisë nëpërmjet një deklarate të ministres, Nela Kuburoviç ka thënë se Kosova ka refuzuar të kryejë veprimet hetimore bashkë me Beogradin në lidhje me vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç. Ndërkohë, Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës, përmes një njoftimi për media ka bërë sqarim rreth kësaj deklarate, duke mohuar deklaratën e ministres serbe, Kuburoviç. “Prokuroria e Shtetit, pas rastit të ndodhur, i ka paraqitur disa kërkesa organeve kompetente të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Da?iq ka nj? lajm t? keq p?r Kosov?n

Posted: 05 Dec 2018 11:16 PM PST

Ivica Daçiq ka paralajmëruar se së shpejti numri i shteteve që e njohin Kosovën do të zbres nën 100. Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka paralajmëruar se së shpejti numri i shteteve që e njohin Kosovën do të zbres nën 100. Ai ka theksuar se Qeveria nga Prishtina ka problem serioze sepse në favor të saj për pranim në INTERPOL kanë votuar vetëm 76 shtete, nga të cilat dy nuk janë anëtare në Kombet e Bashkuara: Kurasao dhe Saint Martin, “Do të thotë vetëm 74......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Brnabi? k?rc?non Kosov?n me p?rdorimin e ushtris?, analist?t e p?rjashtojn? si opsion

Posted: 05 Dec 2018 09:31 PM PST

Kryeministrja e Serbisë deklaroi të mërkurën se çdo hap për krijimin e një ushtrie në Kosovë, mund të provokojë një ndërhyrje ushtarake nga Beogradi, dy dekada pas kryengritjes së shqiptarëve të Kosovës kundër sundimit serb. Parlamenti kryesisht shqiptar etnik i Kosovës, është i vendosur të votojë më 14 dhjetor nëse do të transformojë forcën e saj të mbrojtjes prej 4,000 trupash, por të armatosur lehtë, në një ushtri të rregullt. Megjithëse për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrahja ku u p?rfshi “Kobra”, viktima pretendohet se ka l?ndime n? tru

Posted: 05 Dec 2018 02:34 PM PST

Në gjykimin për rrahjen që ka ndodhur në qershor të këtij viti në Prizren, të akuzuarit Dibran Hoxha, i njohur si “Kobra”, Arlind Dakaj e Mirsad Hajredini, po kontestojnë lëndimet e rënda trupore që dyshohet se ia shkaktuan të dëmtuarit Hulusi Badallaj. Për këtë arsye, të akuzuarit përmes avokatëve të tyre, Avni Berisha, Driton Shehu dhe Klodian Krasniqi, kanë kërkuar të dëshmojnë mjekët hartuan raportin dhe që konstatuan lëndimet e të dëmtuarit, shkruan kallxo. Për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more