Skip to main content

“Bonucci: Ishim me fat te goditja e Gagliardinit, por e dominuam pjesën e dytë” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Bonucci: Ishim me fat te goditja e Gagliardinit, por e dominuam pjesën e dytë” plus 9 more Telegrafi Futboll


Bonucci: Ishim me fat te goditja e Gagliardinit, por e dominuam pjesën e dytë

Posted: 07 Dec 2018 03:06 PM PST

Leonardo Bonucci e pranon se Juventusi ishte me fat kur Interi goditi shtyllën, por në përgjithësi i mbajtën nën kontroll zikaltërit.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0 me golin me kokë të Mario Mandzukic pas asistimit të Joao Cancelos.

Kjo fitore i mban Bianconerët në vendin e parë me 43 pikë.

“Ka shumë ndeshje për t’u luajtur dhe ne duhet të dëshmojmë sa jemi gati të marrim rezultatin pa marr parasysh se kë kemi kundër”.

Festa golit të Mario Mandzukic . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images )

“Është një kampionat i gjatë, ka shumë ndeshje që do të luhen edhe në Evropë, por kjo fitore edhe një herë na lejon të kuptojmë se jemi të fortë dhe mund ta mposhtim këdo”.

Mauro Icardi nuk kishte asnjë gjuajtje të vetme në portë, por mbrojtësi i jep merita lojtarit për rastet e krijuara.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images )

“Icardi është gjithnjë i rrezikshëm në zonë, por kemi punuar që ta mbajmë nën kontroll. E lam Roberto Gagliardinin të largohem vetëm një herë dhe ne ishim me fat në atë goditje".

“Mendoj se Juve luajti shumë mirë në pjesën e dytë dhe e merituam fitoren”, ka thënë Bonucci për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

The post Bonucci: Ishim me fat te goditja e Gagliardinit, por e dominuam pjesën e dytë appeared first on Telegrafi.

Spalletti: Juve është e mençur, ne jemi naivë

Posted: 07 Dec 2018 02:07 PM PST

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, pati kritika të ashpra ndaj lojtarëve të tij pas humbjes ndaj Juventusit.

Interi u mposht minimalizht në Allianz Stadium të Torinos, ku skuadra Nerazzure pati raste të pastra shënimi, por kolapsoi në momente të caktuara në mbrojtje.

“Ndeshja është dashur të luhet në një formë të caktuar me një karakter të qëndrueshëm, duke kuptuar se ka momente që do ët jesh në presion dhe duhet të kthehesh me 10 lojtarë prapa”.

“Ne bëmë këtë skajshmërisht mirë, pro kishte situata ku nuk interpertuam dhe lexuam mirë aksionet, e në këtë aspekt Juventusi kurrë nuk gabon”.

“Nëse dikush ka epërsinë, e bën dallimin, por ne bëmë shumë gabime banale dhe të thjeshta. Kishte një incident ku ne arritëm të kalojmë mbrojtjen e tyre, por nuk kemi arritur të çojmë topin te sulmuesit. Kjo gjë bën dallimin dhe ne vuajtëm të jemi konsistent për 90 minuta”.

“Gjithmonë është dikush që është i ngadalshëm, i cili flet shumë, ose është i relaksuar e jo në të njëjtën faqe me të tjerët. Ne kemi luajtur skajshmërisht mirë dhe kemi bërë presion duke u kthyer prapa në mbrojtje”.

Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver

“Fatkeqësisht, Juve është e mençur e ne jemi naivë. Ata kanë një formë të zhagitjes së pesë minutave pas një fauli”.

“Icardi bëri atë që është dashur të bënte, vrapo shumë dhe bëri shumë më mirë se në ndeshje tjera duke ndjekur topin dhe duke kombinuar në mesfushë”.

“Mbrojtja nuk ishte në nivel në rastin e golit, kjo na ndodh pasi nuk kemi përqëndrimin. Kur bëjmë gjërat pa përqëndrim dhe bëjmë gjërat me gjysmë zemër, ekipi tjetër përfiton. Ne kemi pasur raste që kemi dështuar t’i shfrytëzojmë, e më pas do të ishte gjithçka më e lehtë”, ka deklaruar Spalleti pas ndeshjes.

Interi ka 14 pikë më pak se Juventusi në tabelën e Serie A. /Telegrafi/

The post Spalletti: Juve është e mençur, ne jemi naivë appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Juventus 1-0 Inter: Cancelo e Mandzukic shkëlqejnë, dështojnë Miranda e Icardi

Posted: 07 Dec 2018 01:55 PM PST

Juventusi ka arritur të shënojë fitore në 'Derbin e Italisë' kundër Interit me rezultat 1-0.

'Zonja e Vjetër' arriti të triumfojë me një gol të shënuar nga Mario Mandzukic.

Por kroati nuk është lojtari më i mirë i ndeshjes pasi është notua me 7.8, më pak se asistuesi Joao Cancelo (8.1).

Mario Mandzukic . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images )

Me notë të madhe është vlerësuar edhe Giorgio Chiellini me 7.8 dhe Matiuidi me 7.1.

Tek Interi më të vlerësuarit ishin Vrsaljko (7.1), Handanovic (7.1) dhe Brozovic me 7.0.

Mauro Icardi i pavërejtur sonte . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images )

Lojtarët më të dobët në fushë ishin Miranda me 5.7 dhe Mauro Icardi me 6.2.

Me këtë fitore Juventusi vazhdon të mbetet pa humbje me vetëm një barazim këtë sezon dhe 43 pikë në tabelë. /Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve, Juventus 1-0 Inter: Cancelo e Mandzukic shkëlqejnë, dështojnë Miranda e Icardi appeared first on Telegrafi.

Allegri: Nuk përfundoi lufta për titull, është dashur të mos pësojmë humbje

Posted: 07 Dec 2018 01:49 PM PST

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Interit.

Allegri ka analizuar ndeshjen taktikisht pas ndeshjes, duke thënë se Gagliardini dhe Joao Mario shkaktuan probleme në mesfushë.

Ai përmend problemet që Politano shkaktoi dhe se ai ndërroi krahët e mbrojtësve.

“Interi shkaktoi probleme në pjesën e parë, duke na hapur shumë me Joao Marion dhe Gagliardinin, kështu që vuajtëm që t’i mbyllim. Është e vërtetë se rastet më të mira në pjesën e parë erdhën nga vet ne që e dhuruam topin”.

Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver

“Unë e lëviza Mandzukicin në të majtë, e Dybala luajti shumë mirë. Ne nuk i lejuam asgjë Interit në pjesën e parë”.

“Politano na bëri shumë presion, kështu që unë zhvendosa mbrojtësit e krahut”.

“Kam kërkaur nga djemt të jenë efikas. Cancelo bëri shumë mirë, mendoj se Dybala ishte i shkëlqyer”.

“Kampionati nuk ka përfunduar ende, por ne absolutisht nuk është dashur të humbim”, deklaroi Allegri.

Juventusi ka 14 pikë më shumë se Juventusi në krye të tabelës. /Telegrafi/

The post Allegri: Nuk përfundoi lufta për titull, është dashur të mos pësojmë humbje appeared first on Telegrafi.

Rashican kthehet startues te Werderi, vjen fitorja e gjashtë për skuadrën e tij

Posted: 07 Dec 2018 01:30 PM PST

Werder Bremeni ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Fortuna Dusseldorfit, me rezultat 3-1.

Anësori i Kosovës, Milot Rashica u kthye të luaj titullar në këtë ndeshje.

Ai pati paraqitje të mirë dhe luajti për 76 minuta, kur u zëvendësua nga Joshua Sargenti.

Ai kishte disa kalime të bukura dhe topa në zonë, por nuk shënoi e as nuk asistoi.

Kjo ishte ndeshja e parë si startues e tij, ndërsa ka edhe një gol të shënuar këtë edicion.

Për vendasit shënuan Mohwald, Harnik, e Sargent, kurse për mysafirët golin e vetëm e shënoi Lukebakio.

Werderi është në vendin e gjashtë me 21 pikë, kurse Dusseldorfi mban vendin e fundit me vetëm nëntë pikë. /Telegrafi/

The post Rashican kthehet startues te Werderi, vjen fitorja e gjashtë për skuadrën e tij appeared first on Telegrafi.

Juve fiton derbin e Italisë dhe krijon shkëputje në maje të tabelës

Posted: 07 Dec 2018 01:26 PM PST

Juventusi ka triumfuar minimalisht me rezultat 1-0 ndaj Interit në Derbin e Italisë të zhvilluar në Allianz Stadium të Torinos.

Sfida filloi me një atmosferë impozante në Allianz Stadium, ku kjo atmosferë u transmetua edhe në lojë.

Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver

Me të filluar takimi Juventusi kishte iniciativën fillëstare dhe Paulo Dybala është ai i cili shpërdoroi një rast të jashtëzakonshëm pas 10 minutash lojë.

Interi filloi të marrë kontrollin e lojës dhe kishte rastin më të mirë në këtë takim pas gjysmë ore lojë, kur Roberto Gagliardini pas një pasimi të Icardit e qëlloi vetëm shtyllën.

Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver

Menjëherë Interi sërish u gjend në pozitë të rrezikshme, kur sërish u shpërdorua një mundësi shumë e mirë shënimi.

Juventusi pas këtyre dy rasteve e ri-mori kontrollin dhe në fundtë pjesës së parë me anë të Chiellinit ka mundur të kalojë në epërsi, por gjuajtja e tij me kokë nuk ishte e saktë.

Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver

Në fillim të pjesës së dytë Interi ishte më kërkues duke krijuar raste shënimi.

Menjëherë (48′) ishte Mateo Politano ai që humbi një mundësi të artë shënimi pas një gabimi të Matuidit në zonë.

Juventusi sërish mori në dorë gjërat duke u treguar skuadër më konkrete para portës.

Një harkim i Joao Cancelos nga brendësia e zonës e gjeti Mario Mandzukicin që nga afërsia me kokë realizoi për 1-0 dhe gëzimin e madh në stadium.

Deri në fund Interi u afrua shumë te porta, por dështoi të krijonte mundësi të pastër shënimi pavarësisht tentimeve të Lautaro Martinez i cili u inkuadrua në fund të takimit.

Ndeshja përfundoi me rezultat minimal 1-0 për Zonjën e Vjetër.

Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver

Me këtë fitore Juventusi vazhdon të mbetet pa humbje me vetëm një barazim këtë sezon dhe 43 pikë në tabelë, që është starti më i mirë në histori të klubit në Serie A pas 15 ndeshjesh, e që barazon këtë rekord edhe në nivel Evrope këtë sezon me PSG-n.

Bianconerët kanë 14 pikë më shumë se Interi që mban vendin e tretë, dhe kanë plot 11 pikë më shumë se Napoli që mban vendin e dytë dhe pret Frosinonen këtë të shtunë. /Telegrafi/

The post Juve fiton derbin e Italisë dhe krijon shkëputje në maje të tabelës appeared first on Telegrafi.

Ferguson e do Pochettinon si zëvëndësues të Mourinhos

Posted: 07 Dec 2018 12:21 PM PST

Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka preferuar shumë Mauricio Pochettinon si zëvëndësues të Jose Mourinhos.

The sun raporton se Ferguson ka dhënë bekimin e tij për të zëvëndësuar Jose Mourinhon me Mauricio Pochettinon.

Ky ndryshim pritet të ndodhë nga sezoni i ardhshëm kur United pritet të kthehet fuqishëm në garat vendore dhe ndërkombëtare.

United pritet të largojë portugezin me të përfundaur sezoni, sidomos nëse nuk ka përfundim në top katër pozitat e para.

Dhe duke parë pozitën aktuale të Unitedit dhe kalendarni përpara, finishi në pozitën e katërt do të jetë tejet i vështirë.

The Sun beson se United ka tentuar edhe më herët ta marrë Pochettinon dhe është gati të nënshkruajë atë. /Telegrafi/

The post Ferguson e do Pochettinon si zëvëndësues të Mourinhos appeared first on Telegrafi.

Valverde gati për derbin e zjarrtë ndaj Espanyolit

Posted: 07 Dec 2018 12:20 PM PST

Espanyoli ka vetëm një humbje këtë sezon në shtëpi, por Ernesto Valverde ka thënë se Barcelona është gati për përballjen e madhe.

Liderët e La Ligas do të bëjnë udhëtimin e vështirë, por jo të largët te rivalët katalanas për t’u bërë skuadra e dytë që triumfon në RCDE Stadium pas Gironas.

Espanyoli është i shtati në tabelë me tri pikë nga vendi i katërt që mbahet nga Alavesi.

“Distanca mes pikëve nuk ka vlerë. Këto ndeshje kanë vlerë të madhe në kokën tonë”.

“Espanyoli ka ecuri të mrekullueshme në shtëpi, përpos asaj që ndodhi ndaj Gironas”.

“Shpresoj se ka respekt dhe atmosferë të mirë në fushë. Unë pres ndeshje të ngushtë dhe ne duhet që të arrijmë të krijojmë raste, e të shënojmë”.

“Suarez po trajtohet dhe mund të jetë i gatshëm për nesër”.

“Unë nuk dua që të brengosem më shumë se sa zakonisht. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të sigurohemi se nuk ka probleme të mëtutjeshme”.

“Ne po ashtu e kemi opsionin e Munirit, plus opsionin tjetër të Messit, kështu që ka mundësi të mira”, deklaroi Valverde.

/Telegrafi/

The post Valverde gati për derbin e zjarrtë ndaj Espanyolit appeared first on Telegrafi.

Chiellini: Ndeshje që vendoset nga detajet

Posted: 07 Dec 2018 11:21 AM PST

Giorgio Chiellini beson që ndeshja kundër Interit do të vendohet nga detajet.  

Ndeshja fillon në ora 20:30 në Allianz Stadium, ku Juventusi luan si vendas dhe ka 11 pikë më shumë.

“Kemi nevojë për diçka më shumë në krahasim me shumë ndeshje të tjera, sepse Juve-Inter është gjithmonë Juve-Inter”.

Juventus (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

“Ky sezon për dallim nga ata më parë, Interi ka një skuadër që është në gjendje të sfidojë titullin. Do të jetë e vështirë, por ne jemi vërtet të uritur".

“Një ndeshje si kjo kërkon durim dhe balancë, sepse Inter mund t’ju dënojë nga një kundërsulm, duke vrapuar në hapësira".

Juventus - Inter, formacionet zyrtare të derbit të Italisë Juventus - Inter, formacionet zyrtare të derbit të Italisë

“Ne duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje detajeve, pasi të gjitha ndeshjet e mëdha janë të vendosura në detaje”.

Juvenusi – Inter, mbetet 'Derbi i Italisë' dhe ndeshja më e ndjerë në këtë vend. /Telegrafi/

The post Chiellini: Ndeshje që vendoset nga detajet appeared first on Telegrafi.

Jehona Shala, futbollistja e Lirisë që i shënoi 35 gola

Posted: 07 Dec 2018 11:08 AM PST

Futbolli i femrave në Kosovë gjithnjë e më shumë po zgjon interesim.

Për këtë arsye edhe përkushtimi i futbollistëve është më i madh, teksa nuk mungojnë as talentet e këtij sporti.

Shala, futbollistja e Lirisë që i shënoi 35 gola
December 7, 2018

Futbolli i femrave në Kosovë gjithnjë e më shumë po zgjon interesim. Për këtë arsye edhe përkushtimi i futbollistëve është më i madh, teksa nuk mungojnë as talentet e këtij sporti.

Një e tillë është Jehona Shala. Futbollistja e Lirisë është nga më të mirat në Kosovë dhe dëshmi për këtë janë edhe golat e shënuara.

Brenda vitit kalendarik 2018, Shala ka arritur të realizojë 35 gola duke bërë që edhe skuadra e saj, Liria të ketë sukseset e veta.

"Jam në formë mjaft të mirë dhe kjo falë punës që po bënë trajneri me ne. Dua të vazhdoj kështu dhe nuk dua të lejoj të kem vetëkënaqësi. Jam e lumtur që po e ndihmoj skuadrën me golat e shënuar, ekipi këtë stinor ka pasur rezultate më të mira dhe jemi në pozitën e 5-të. Për këtë sukses duhet falendëruar bashkëlojtaret e mia dhe trajnerin Rexhep Gaxholli, pasi që pa ta do të ishte e pamundur arritja e këtyre rezultateve, por edhe formës time", tha Shala për Gazetasheshi.com.

Shala është edhe reprezantuese e Përfaqësueses së Kosovës.

Duke qenë se është pjesë e suksesve personale dhe me klubin e saj, 17-vjeçarja pritet të jetë në listën e FFK-së për lauratetët e vitit 2018.

The post Jehona Shala, futbollistja e Lirisë që i shënoi 35 gola appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more