Skip to main content

Arrestohet 26-vjeçari i akuzuar për “përndjekje”

Arrestohet 26-vjeçari i akuzuar për “përndjekje”


Arrestohet 26-vjeçari i akuzuar për “përndjekje”

Posted: 09 Dec 2018 02:01 AM PST

Skrapar, arrestohet 26-vjeçari i akuzuar për "përndjekje"

Sipas komunikatës së bluve, shtetasi me banim në fshatin Gjorgjovë është kallëzuar nga një 18-vjeçare nga Çorovoda, e cila pretendon se përqindej prej një muaji prej tij.

Në momentin e shoqërimit për në ambientet e komisariatit, shtetasi E.D. ka kundërshtuar punonjësit e policisë, duke e rënduar gjendjen e tij para autoriteteve të drejtësisë. /tch/

 

The post Arrestohet 26-vjeçari i akuzuar për "përndjekje" appeared first on DRENICA PRESS.

E tmerrshme, kalimtari shtyn burrin drejt kamionit, ja fati i tij |Video

Posted: 09 Dec 2018 01:47 AM PST

Një kalimtar i rastësishëm në qendër të Los Anxhelosit i shpëtoi për një fije aksidentit tragjik me një kamion.

Ndërsa po kalonte i qetë në trotuar, ai u shty nga një person i rastësishëm përpara një kamioni, i cili për pak sa nuk i shkaktoi vdekjen. Shoferi i mjetit arriti të frenojë në kohë, ndërsa më pas shpejtoi për t’i dhënë ndihmën e parë.

Ndërkohë autori i kësaj ngjarjeje makabër, mori diçka në tokë dhe u largua në drejtim të paditur. Megjithatë, kamerat e sigurisë dhe gatishmëria e forcave speciale bënë të mundur ndalimin e tij, ndërsa pritet të dal përpara gjykatës ku mund të akuzohet për vrasje në tentativë.

The post E tmerrshme, kalimtari shtyn burrin drejt kamionit, ja fati i tij |Video appeared first on DRENICA PRESS.

Kryeministri i Francës kërkon unitet kombëtar pas trazirave

Posted: 09 Dec 2018 01:43 AM PST

Kryeministri i Francës Edouard Philipe u zotua të rivendosë unitetin kombëtar pas shpërthimit të dhunës për të katërt fundjavë radhazi në protesta, njofton BBC, përcjell Syri.net.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome të shtunën, ditën e fundit të demostrimit të "jelekëve të verdhë" kundër rritjes së taksave të karburantit dhe kostove të larta të jetesës.

Pothuajse 1000 persona u arrestuan por dhuna nuk ishte në të njëjtin nivel si një javë më parë.

Diskutimet me protestuesit paqesorë “duhet të vazhdojnë”, tha z. Philipe.

Ai shtoi: "Asnjë tatim nuk duhet të kërcënojë unitetin tonë kombëtar. Ne duhet ta rindërtojmë atë unitet kombëtar përmed dialogut, përmes punës dhe duke ecur së bashku."

Ai tha se presidenti Emmanuel Macron, shumë shpejt do të paraqiste masat për ta nxitur këtë dialog".

Ministri i Brendshëm Cristopher Castaner vlerësoi policinë, e cila kishte qënë e angazhuar dhe përmbajti shumicën e trazirave./SYRI.NET

The post Kryeministri i Francës kërkon unitet kombëtar pas trazirave appeared first on DRENICA PRESS.

Flet Remi, i ftuar nga Gjykata Speciale: UÇK nuk ka kryer krime lufte

Posted: 09 Dec 2018 01:35 AM PST

Ish-Komandanti i UÇK-së për Zonën e Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, i ftuar të intervistohet nga prokurori i Gjykatës Speciale në Hagë, ka thënë se "jam i sigurt se gjatë kohës së luftës në Kosovë, nuk ka krime të kryera që mund të përkufizohen si krime lufte, fjalët dhe propaganda sugjestive si dhe percepcionet e krijuara për UÇK-në e di se do të rrëzohen dhe ne edhe individualisht, eprorët e UÇK-së do të dalin faqebardhë".

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pret  që "Gjykata Speciale të zgjeroj fushëveprimin e saj dhe të ndiqen krimet ekonomike, të ndiqen ata që në mënyrë të orkestruar kanë keqpërdorur asetet kombëtare, si pronat, ndërmarrjet publike deri te defunksionalizimi i institucioneve vitale në vendin tonë".

Postimi i plotë i Rrustem Mustafës-Remit:

"UÇK ka përfunduar detyrën në 1999

Vetëm falë organizimit vendor politik dhe ushtarak UÇK-së, sot gëzojmë lirinë, tjerat vijnë pas si mbështetje e kohës.

Askush s'do të duhej të përdorte shkronjat UÇK, apo kohën e lavdisë..

Thurja e lëvdatave apo hetimet mbi atë se çfarë ka ndodhur para 18 vitesh,nuk mundet të ndikojë në kualitetin e jetës së qytetarëve tanë, hetimet mbi kohën e lavdisë do të përfundojnë shpejt dhe mirë.

Vazhdimisht sfidohemi nga krimet ekonomike, korrupsioni, nepotizmi dhe mafiat përtej kufinjëve kombëtar…

Hapja e rrugës për ndërtim të shtetit të së drejtës, duhet t'i eleminojë grupet vendore apo edhe ato ndërkombëtare të natyrës kriminale. Të tilla "shoqëri" kriminale duhet të hetohen dhe të ndalohen.

Ne duhet të ndërtojmë shtetin e suksesit duke mos justifikuar mospunen dhe dështimet tona me kohët e vjetra si ajo e okupimit, organizimit të luftës apo edhe lëvizjeve politike klandestine.

Unë jam nga ata qe kam përkrahur Gjykatën Ndërkombëtare, ne duhet të mbyllim kapitullin e viteve të kaluara. Jam i sigurt se gjatë kohës së luftës në Kosovë, nuk ka krime të kryera që mund të përkufizohen si krime lufte, fjalët dhe propaganda sugjestive si dhe percepcionet e krijuara për UÇK-në e di se do të rrëzohen dhe ne edhe individualisht, eprorët e UÇK-së do të dalin faqebardhë.

Pres që Gjykata Speciale të zgjeroj fushëveprimin e saj dhe të ndiqen krimet ekonomike, të ndiqen ata që në mënyrë të orkestruar kanë keqpërdorur asetet kombëtare, si pronat, ndërmarrjet publike deri te defunksionalizimi i institucioneve vitale në vendin tonë. Mendoj se ka pasur një koordinim të qarqeve "akademike" e shoqërore për të defunksionalizuar gjithë ato institucione te krijuara me mund si gjykatat, universitetet dhe gjithçka qe i jepte fryme zhvillimit dhe rrugës se vendit për ecje se mbari.

– lmplementimi i ligjit

– Lufta kundër korrupsionit

-Gjykata Speciale

-Liberalizimi i vizave

-Armata

-Qasja për ekonomi zhvillimore

Këto prioritete, nuk duhet kushtëzuar mes vete.

Ecja drejtë shtetit të suksesshëm, do të bëhet, ata që i takojnë kohëve të lavdisë skan pse të shqetësohen për kohët e arta.

Ne duhet të bëjmë punë që na takojnë!", ka shkruar Rrustem Mustafa. /Telegrafi/

The post Flet Remi, i ftuar nga Gjykata Speciale: UÇK nuk ka kryer krime lufte appeared first on DRENICA PRESS.

Çmimin “Artisti më i mirë në web” e rrëmbyen Fifi dhe MC Kresha

Posted: 09 Dec 2018 01:31 AM PST

Festivali "Kënga Magjike" është ngjarja më e komentuar këto ditë.

Sonte po mbahet nata finale e edicionit të 20-të të festivalit "Kënga Magjike".

Një çmim shumë i rëndësishëm për një artist është edhe ai "Bes Artist on Web", të cilin e rrëmbyen Mc Kresha dhe Fifi.

Këta dy emra po garojnë me këngën "Psikopatja jote", e cila shihet edhe pretendente për çmimin kryesor të këtij festivali. /Lajmi.net/

The post Çmimin "Artisti më i mirë në web" e rrëmbyen Fifi dhe MC Kresha appeared first on DRENICA PRESS.

Vdekja e 19 vjeçarit nga Drenasi në QKUK, familjarët kërkojnë drejtësi

Posted: 09 Dec 2018 01:26 AM PST

Kanë kaluar më shumë se katër muaj nga vdekja në QKUK e 19-vjeçarit, Drin Leku, nga fshati Baincë i Drenasit. Por ende nuk po dihet se si erdhi deri te vdekja e këtij të riu. Familja po e akuzon stafin e QKUK-së, për neglizhencë ndaj trajtimit për djalin e tyre. Dreni ka ndërruar jetë në mesnatën e 8 gushtit. Kufoma e të ndjerit kishte qëndruar në korridorin e QKUK-së deri në orën 8:30 të mëngjesit. Por institucionet kosovare ende nuk kanë dal me rezultate për të sqaruar rrethanat.

Familjarët e të ndjerit kanë angazhuar edhe një avokat me anë të të cilit kanë ushtruar kallëzim penal ndaj Klinikës së Kirurgjisë Abdominale ku i ndjeri pas operacionit ndërroi jetë më 8 gusht të këtij viti.

"Sot bëhen 4 muaj nga ndarja fizike nga ne Drin Leku. Ende pa kurrfarë rezultatesh nga Mjekësia Ligjore, nga i erdhi vdekja Drinit? Ku është shëndetësia jonë, ku është shteti që hesht, që askush nuk jep kurrfarë përgjegjësie", ka shkruar axha i të ndjerit, Naser Leku.

Për vdekjen e 19-vjeçarit kanë kryer hetime Inspektorati Shëndetësor, Prokuroria e Kosovës si dhe i është bërë obduksioni nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Por asnjë nga këto institucione nuk kanë dal me ndonjë rezultat.

      Express ka raportuar muaj më parë rreth këtij rasti. 
            Më poshtë gjeni rrëfimin e plotë të familjes të së ndjerit.

"Babi, bane mirë qe më prune", kishin qenë fjalët që 19-vjeçari, Drin Leku, ia kishte thënë prindit të tij, Rrustemit, pasi që ky i fundit e dërgoi në QKUK për trajtim, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të djalit të tij në mesnatën e 6 gushtit të këtij viti.  Por nga aty, Drini nuk arriti të dilte i gjallë. Ai ndërroi jetë 2 ditë më vonë, më 8 gusht në QKUK.

Historia tragjike e familjes Leku me djalin e tyre nisi që nga mesnata e 4 gushtit të këtij viti. Djali i Rrustemit, Drini, kishte vazhdimisht të vjella dhe dhembje të barkut. Me këto simptoma ai kërkon ndihmë në Emergjencën e QKUK-së. Por aty, familja thonë se mjekët nuk ia ndalën djalin për trajtim më afatgjatë. I kishin thënë se nuk ka asgjë serioze dhe se djalin duhet kthyer për në shtëpi.

Në një rrëfim për Gazetën Express, babai i 19-vjeçarit të ndjerë ka treguar për 4 ditët e tmerrit që ai dhe familja e tij i kanë përjetuar në spitalet e Kosovës duke tentuar që t'ia gjejnë ilaçin djalit të tyre. Por edhe pas vdekjes së Drinit, familja nuk po e di se çka e çoi drejt vdekjes djalin e tyre, i cili në këmbët të veta kishte arritur të shkojë për kurim në QKUK.

Prindi i Drinit të ndjerë"Ka qenë e shtunë, data 4, muaji i 8, djali ka pasë dhimbje. E kam marrë e kam çua në Drenas. Aty më thanë duhet me e dërgu në Prishtinë. Kur e çova aty, ish kanë tollovi në Emergjencë pasi që ishin duke e renovu. E çova djalin në një klinikë tjetër. Aty tepër ngarkesë si pazar. E ndiva veten shumë keq. Trajtimet kanë qenë jo të mira. Ka pasë mangësi të mëdha të kontrollave për djalin tim. Kur e çova djalin aty më thanë me ia ba disa analiza dhe ultrazërin. Ia kryva djalit të dyja. E pa fotografimin edhe më thanë s'ka kurgjo djali. Tha mundesh me marrë, ni infuzion ndoshta me ia dhanë, ky s'ka nevojë për tjetër", rrëfen për përvojën e parë me mjekët e QKUK-së, babai i Drenit tashmë të ndjerë.

Pas asaj, Drenin, familja e kishte kthyer në shtëpi, për t'u rikthyer sërish në spital më datën 6 gusht. Por, në Emergjencën e QKUK-së, kujdesi i mjekëve ndaj Drenit, sipas familjarëve sërish ishte i mangët.

Rrustemi ka shpjeguar për Express, se si i vetëm ishte detyruar që djalin në gjendje të keqe shëndetësore me shtratin e spitalit ta merrte e ta dërgonte në katin e dytë të emergjencës për t'ia kryer fotografimin. Pavarësisht se Dreni në ato momente kishte të vjella dhe marramendje.

"Djali vazhdimisht kishte të vjella. Në QKUK më dërgonin bashkë me djalin me ba fotografime. Unë i vetëm me djalin kam bërë 1 orë për me e dërgua në katin e dytë për fotografim. Krejt vetë me djalë u nisa për këto punë. Isha në lift, unë me krevat e kisha djalin, isha veç vetë, mjekët nuk më vinin në katin e dytë për me e dërgua djalin. E kam pa tmerrin”, rrëfen me lot në sy për trajtimin e djalit të ndjerë në QKUK, prindi nga Drenasi.

Garazhi ku ka punuar Dreni pak kohë para se të vdisteE pas përkeqësimit të gjendjes së pacientit 19 vjeç, mjekët e QKUK-së urgjentisht ishin mbledhur për ta dërguar në sallën operative. Por për të shkuar deri atje, familja bashkë me stafin mjekësor kishin bërë më shumë se gjysmë ore. Kështu po deklaron prindi i të ndjerit.

"Djalin e kanë operua në bodrum. Rruga e gjatë, krevati kërciste në ato vijat e spitalit. Në gjysmën e korridorit mjekët kanë fillu me vrapua. Kur arritëm te lifti, ai ishte mbyllë. Vrapo me i thirrë në telefon për me i lëshu liftat. Për disa minuta jemi endë për me e gjete mënyrën me dërgua djalin në sallë”, tregon tutje prindi i 19-vjeçarit.

Ai pas operacionit kishte qëndruar në Mjekimin Intensiv Qendror të QKUK-së, duke ndërruar jetë më 08.08.2018 në orën 00:06.

"Vonesat kanë qenë shumë të mëdha. Kur e kanë pa djalin që ka vjellë është dashtë me intervenu. Unë sot nuk e di arsyen përse më ka vdekur djali", rrëfen Rrustemi.
Familja e Drin Lekut, po e akuzon stafin mjekësor të QKUK-së për trajtim jo të duhur mjekësor dhe neglizhencë. Për këtë punë, i ati Rrustemi po kërkon hetim nga organet e hetuesisë kosovare.

"Unë do të kërkoj drejtësi për gjithë këto sjellje. Kjo nuk është plagë e vetëm një prindi por e gjithë familjes, motrave, vëllait. Jetën na e kanë prishë.

Ai thotë se emrat e të gjithë mjekëve që ia kontrolluan djalin tashmë janë në duar të organeve të hetuesisë dhe Inspektoratin Shëndetësor.

Nga familja e të ndjerit rrëfejnë se deri më 5 gusht, djali i tyre, Dreni, kishte punuar si mekanik në punëtorinë të cilën e kishte në oborrin e shtëpisë së tij.
"Djali nuk ka qenë asnjëherë i sëmurë. Ka punu mekanik. Ia kam hapë punëtorinë këtu para shtëpisë. Kurrfarë shqetësimi nuk ka pasë. Kjo punë ka ndodhë nga moskujdesi. Unë tash jam në gjyq me QKUK-në. Kam ushtrua padi".

Dreni ka ndërruar jetë në mesnatën e 8 gushtit. Kufoma e të ndjerit, sipas familjes, kishte qëndruar në korridorin e QKUK-së deri në orën 8:30 të mëngjesit. Ata kanë dyshime se qëndrimi në temperaturë të lartë i kufomës, ka humbur gjurmët e sëmundjes dhe operimit.

E për të hedhur dritë në gjithë këtë punë, hetimet po i vazhdon edhe Inspektorati Shëndetësor i Kosovës. Këta të fundit në një përgjigje dhënë Gazetës kanë deklaruar se janë në fazën e grumbullimit të provave.

"Inspektimi për rastin në fjalë ka filluar, por ende jemi duke grumbulluar prova (deklarata të mjekëve të cilat vonohen për shkak të pushimeve vjetore, raportit të mjekësisë ligjore dhe të dhënave të tjera relevante). Pas shqyrtimit të të gjitha të dhënave në dispozicion, do të lëshohet raport inspektimi në të cilin do të rekomandohen masat përkatëse", ka deklaruar ditë më parë për Express sqaron kryeinspektorja Ardita Baraku.

Në Polici, po ashtu, thonë se janë duke e pritur raportin final të autopsisë të Institutit të Mjekësisë Ligjore për këtë punë. Nga këto institucione hetimore thonë se pas raportit do të merren veprimet e tjera hetimore.

Ndërkohë, në Mjekësinë Ligjore po bëhen vlerësimet për këtë rast dhe pritet që pas disa ditësh të dalin rezultatet. Derisa Drin Leku ka ndërruar jetë në mesnatën e 8 gushtit, edhe përse ndihmën e kishte kërkuar qysh në datën 4 dhe 5, por ai u pranua në spital vetëm me datën 6. /GazetaExpress/

The post Vdekja e 19 vjeçarit nga Drenasi në QKUK, familjarët kërkojnë drejtësi appeared first on DRENICA PRESS.

Malisheva vitin e ardhshëm me pishinë gjysëm olimpike

Posted: 09 Dec 2018 01:20 AM PST

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka bërë sot përurimin e Stadiumit të Malishevës.

Ministri Gashi tha se "është moment i veçantë për mua, për Qeverinë e Republikës së Kosovës por edhe për Komunën e Malishvës dhe qytetarët e saj që më në fund po e realizojmë një ëndërr të kamotshme të të gjithë sportistëve e sportdashësve që edhe Malisheva të ketë infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive, përkatësisht realizimin e sportit të futbollit".

Po ashtu, ministri Gashi tha se në Komunën e Malishevës do të ketë edhe investimet tjera që do të realizohen në fushën e sportit me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës sportive.

"Ministria e Sportit vitin e ardhshëm do të  filloj punimet për ndërtimin e pishinës gjysëm olimpike në Komunën e Malishevës, marr për shkas që kjo komunë njihet për traditen që ka në këtë lëmi sportive" tha ministri Gashi.

"Sportistët tanë po vazhdojnë të na bëjnë krenar, përveç sukseseve në vend, Kosovës i sollën medalje edhe nga garat ndërkombëtare pra sportistët tanë janë ambasadorët më të mirë të Kosovës dhe ne si Ministri e Sportit jemi të përkushtuar ta mbëshesim fuqishëm sportin në vendin tonë".

Ndërsa kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e falënderoi ministrin Gashi për bashkëpunimin e ngushtë dhe ndihmën që ofron për Komunën e Malishevës. Ky stadium për Malishevën është jashtëzakonisht i nevojshëm dhe i mirëpritur, sidomos për futbollistët, sepse ata do të kenë një vend ku do të garojnë dhe zhvillohen më tutje në sportin e futbollit tha Begaj.

The post Malisheva vitin e ardhshëm me pishinë gjysëm olimpike appeared first on DRENICA PRESS.

Deputeti Sllobodan Petroviq ndalohet nga xhandarmëria e Serbisë

Posted: 08 Dec 2018 01:24 PM PST

Deputeti Sllobodan Petroviq është ndaluar sot në Merdare nga xhandarmëria e Serbisë, e për këtë ka reaguar Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për media, me ç'rast dënon ashpër këtë ndalim.

"Kuvendi i Republikës së Kosovës me shqetësim të thellë ka pranuar lajmin për ndalimin e sotëm të deputetit të tij, Sllobodan Petroviq, nga ana e xhandarmërisë së Serbisë, në pikën kufitare në Merdare.

Deputeti Petroviq ishte duke udhëtuar në një vizitë familjare në Serbi (përkatësisht te motra e tij), në momentin kur është ndaluar (rreth orës 11:30) dhe intervistuar nga ana e xhandarmërisë serbe", thuhet në komunikatë.

Kuvendi më tutje bën të ditur se deputeti i katër legjislaturave të Kuvendit, njëherësh ish-nënkryetar i tij, Sllobodan Peptroviq, është liruar pas katër orë mbajtjeje dhe maltretimi nga ana e organeve serbe të sigurisë.

"Kuvendi i Republikës së Kosovës dënon ashpër ndalimin e deputetit të tij, duke e konsideruar atë akt të ulët dhe të papranueshëm. Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga udhëheqja e Parlamentit të Serbisë që të distancohet dhe të dënojë rastin, i cili, si i tillë, paraqet shkelje flagrante të të drejtave të njeriut e të lëvizjes së lirë", thuhet në komunikatë.

The post Deputeti Sllobodan Petroviq ndalohet nga xhandarmëria e Serbisë appeared first on DRENICA PRESS.

Të mirat shëndetësore të mjaltit

Posted: 08 Dec 2018 01:21 PM PST

Një nga dhuratat më të mira që mund t'i bëni organizimit tuaj është të përdorni mjaltë. Mjalti është veçanërisht i shëndetshëm kur përdoret në vend të sheqerit të rafinuar.

Më poshtë u sjellim disa të mira që mjalti ka për shëndetin tuaj:

Mjalti është "më pak i keq" se sheqeri për diabetikët

Mjalti me cilësi të lartë është i pasur në antioksidantë që mund ta ndihmojnë presionin e ulët të gjakut,

Mjalti zvogëlon trigliceridet,

Një lugë mjaltë me qumësht para gjumit ju qetëson dukshëm.

The post Të mirat shëndetësore të mjaltit appeared first on DRENICA PRESS.

U shtirë i paaftë 11 vite, kosovari ia merr Zvicrës gati gjysmë milioni franga

Posted: 08 Dec 2018 01:19 PM PST

Për njëmbëdhjetë vite me radhë, Jetoni 65-vjeçar mashtroi pensionin invalidor, derisa nuk e zbuloi një detektiv social. Jo krejtësisht të pafajshëm ishin edhe mjekët, të cilët shumë lehtëkishin konfirmuar se simulanti nuk ishte në gjendje të punonte, shkruan"Aargauer Zeitung".

Kur punëtorët e Institutit të SigurimeveShoqërore Aargau (SVA) e vizituan Jetonin, ai u shtri në divan në mënyrëapatetike. Pyetjeve iu përgjigj i hutuar, aspak apo duke pretenduar se po i flihej. Të afërmit e tij pastaj deklaruan se gjendja e tij ishte e keqe dhe e pandryshueshme, se ai mezi mund të funksiononte në mënyrë të pavarur.

Dhe kështu, për njëmbëdhjetë vitet e fundit, 65 vjeçari ka marrë fonde – pensionin IV, sigurimin e përditshëm të sëmundjes, fondin e pensioneve – në një vlerë prej gati gjysmë milioni franga, shkruan më tej "Aargauer Zeitung", informon Albinfo.ch. Kjo është arsyeja përse ai taniështë paraqitur në gjykatë. Akuza: mashtrim tregtar.

Në vitin 2003, kur Jetoni ende punonte si një ndihmës kuzhinier, ai u trajtua nga mjeku i familjes. Ndër të tjera, për shkak të simulimeve. Sipas tij, ai kishte frikë dhe ishte i pafuqishëm. Mjeku dhe gjithashtu një psikiatër, atij i konstatuan një sëmundje mendore dhe kështu një paaftësi të plotë për të punuar.

Por pas disa viteve, gjatë të cilave Jetoni vazhdimisht siguroi paaftësinë e tij për të punuar, SVA i Aargaut u bë i dyshimtë dhe e vëzhgoi shtatë ditë. Ai është vëzhguar se si u largua i vetëm nga shtëpia, tregtonte i vetëm, me bashkëshorten e tij hëngri ushqim në një restorant të Migros-it, duke mbajtur tabakën e tij dhe duke folur me animacione, me njerëz të tjerë.

Në gjykatë, ai veten e mbrojti duke kërkuar që të punojë, por mjeku i kishte thënë se nuk mundet. Ai mohoi se kishte luajtur ndonjëherë. Në fakt, gjykata qortoi mjekët që po i vizitonte. Sidomos, mjeku i familjes ia kishte lëshuar një certifikatë pafftësie në mënyrë jashtzakonisht të pakujdesshme.

Jetoni, i cili në Zvicër erdhi nga Kosova, nëmoshën 22 vjeçare, dënohet me burg me kusht për një kohëzgjatje prej 24 muajsh dhe për një periudhë provuese prej tre vitesh. Ai gjithashtu duhet të paguajë një gjobë prej 4000 frangash.

The post U shtirë i paaftë 11 vite, kosovari ia merr Zvicrës gati gjysmë milioni franga appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more