Skip to main content

“5 mënyra për t’i kryer shpejt punët pa i zvarritur” plus 9 more Ekonomia Online

“5 mënyra për t’i kryer shpejt punët pa i zvarritur” plus 9 more Ekonomia Online


5 mënyra për t’i kryer shpejt punët pa i zvarritur

Posted: 07 Dec 2018 10:20 AM PST

Kur përballeni me një detyrë të rëndësishme, sa shpesh i thoni vetes, "Kam kohë plot për ta përfunduar pastaj"?

Ose "Do ta bëj herët në mëngjes që jam i/e freskët"?

Këto janë shenjat e një "zvarritësi" të punëve. Ne të gjithë e bëjmë ndonjëherë, mbase edhe tani që lexoni këtë artikull po e zvarrisni leximin.

Zvarritësit vdesin të shpërqëndrohen. Dhe nëse ka ndonjë gjë në të cilën ne jemi të rrethuar në epokën tonë të informacionit, është shpërqëndrimi.

Studiuesit që studiojnë sjelljen njerëzore kanë zbuluar se njerëzit që sillen si shefa mund të kenë sekretin për të përfunduar gjërat.

Metoda quhet metoda e vetes "së shumëfishtë". Koncepti është se e ardhmja jote e orientuar nga rezultatet është në "luftë" me veten tënde të tanishme.

Vite më parë, kur LeBron James dontë që të kapërcente nga Cleveland në Miami, ai tha reporterit të ESPN Jon Greenberg, "Unë dua të bëj atë që është më e mira për LeBron James dhe të bëjë atë që bën LeBron James të lumtur.

Mund të duket si një shprehje egocentrike, por psikologu Ethan Kross nga Universiteti i Miçiganit thotë se "të përdorësh emrin tënd…për t'iu referuar analizës së vetvetes ëhtë një formë e distancimit nga vetja që përmirëson vetë-regullimin."

Mund të jetë madje edhe një mënyrë për të kristalizuar idenë e vetes së "dyfishtë" duke e bërë njërën prej këtyre "vetave" të dëgjojë tjetrën për të sjellë ndryshim dhe për të mos i zvarritur më punët që duhen bërë.

Pra, si mund të sillemi si "shef" me veten tonë" për të arritur objektivin?

1. "Mjeshtërimi" i vetes

Dyzimi detyron "veten" më të mirë t'i thotë "vetes" më të pabindur dhe më pak bashkëpunuese, "Unë jam shefi këtu dhe do ta zgjidhim këtë problem tani."

2. Kontrolli i mendjes

Nëse e dini që keni një afat të përcaktuar dhe po bëni çdo gjë për të shpërqëndruar veten tuaj, përdorni mendjen për të kontrolluar veten. Momentin që dilni nga "shinat", thuajini diçka "vetes" që ju sjell sërish brenda "shinave". Mund ta thoni me zë të lartë "MJAFT" me shpresën se kolegët tuaj nuk do të mendojnë për ju se jeni të çmendur.

3. Bëni punën më të vështirë në fillim

Në mëngjes ne jemi plot me energji dhe në këtë mënyrë ju mund ta detyroni veten që të bëjë detyrat më të vështira në fillim. Më pas, ndërsa dita ecën, energjitë shterojnë. Mos harroni të jeni shefi i mirë që arrin të përfundojë punët e "vetes" .

4. Mjete dhe marifete

Thyeni zakonet tuaja. Bëjini gjërat në rendin e kundërt. Gjeni mjetin tuaj të preferuar të 'zvarritjes' (zakonisht është smartfoni) dhe kyçeni në një sirtar për ta bërë më të vështirë për ta kontrolluar, mundësisht kyçeni në sirtarin e dikujt tjetër, pavarësisht se do t'i jepni nje shpjegim pse e bëni këtë. Fikini zilet dhe alertet e mundshme në mënyrë që të kujtoheni për telefonin tuaj vetëm kur të keni mbaruar punët.

5. Thjesht bëjini punët

Nuk duhet domosdoshmërisht të ndihemi mirë se kemi për të bërë një detyrë, patjetër se motivimi na bën të ndihemi më mirë për gjërat që duhet të bëjmë, por nuk lipset për ta përfunduar punën. Kështuqë nëse e kuptoni se po i zvarrisni gjërat, thuaji vetes "Do ta bëj tani këtë." Të mos duash ta bësh në këtë moment një punë të caktuar nuk është një justifikim i mirë.

Kur zvarrisni punët dhe problemet në jetën e përditshme, mos harroni t'i thoni vetes se ju jeni shefi/ja i/e vetes suaj.

The post 5 mënyra për t’i kryer shpejt punët pa i zvarritur appeared first on Ekonomia Online.

Si e dëmtojnë trurin ushqimet e kripura

Posted: 07 Dec 2018 10:03 AM PST

Përdorimi i tepruar i kripës është po aq i dëmshëm sa i sheqerit. Vazhdimisht zhvillohen studime lidhur me efektet e saj që shkojnë përtej ndikimeve në presionin e lartë të gjakut. Nga eksperimentet e fundit ka rezultuar se kripa dëmton kujtesën dhe të menduarit, pra ajo ka ndikime të drejtpërdrejta edhe në tru.

Eksperimenti me kripën është zhvilluar te minjtë dhe pas tij, profesori I neurologjisë Costantino Iadecola, ka nxjerrë konkluzionin se kripa sjell problem edhe në memorien e njerëzve. Përdorimi i tepruar i saj do të jetë i dukshëm në vijimësi duke e rënduar gjendjen gjithnjë e më shumë.

The post Si e dëmtojnë trurin ushqimet e kripura appeared first on Ekonomia Online.

Hungaria ofron 50 bursa për studentë të Kosovës

Posted: 07 Dec 2018 09:59 AM PST

Ambasada e Hungarisë në Kosovë ka bërë publike thirrjen për aplikim për programin e bursave për vitin akademik 2019/2020.

Në njoftimin e kësaj ambasade thuhet se në dispozicion për studentët e Republikës së Kosovës janë 50 bursa në programet Bachelor, Master dhe PhD.

"Na lejoni të ju njoftojmë se 120 studentë nga Republika e Kosovës tanimë studiojnë në Hungari, dhe më shumë studentë mund t’i bashkohen atyre", thuhet në komunikatën e Ambasadës së Hungarisë në Kosovë, lëshuar të premten.

Aplikimi bëhet online dhe afati i fundit është 15 janar 2019.

The post Hungaria ofron 50 bursa për studentë të Kosovës appeared first on Ekonomia Online.

Avokatët e Speciales në terr informativ lidhur me intervistimet në Hagë

Posted: 07 Dec 2018 09:57 AM PST

Gjykata Speciale ka lëshuar thirrjen për dëshmitarin e parë nga Kosova, në këtë rast komandantit Rustem Mustafa-Remi.

Ftesa që iu bë ish-komandatit të UÇK-së, Rrustem Mustafa për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë, riaktualizoi çështjen e Gjykatës Speciale, dhe mundësisë që kjo e fundit në një të ardhme jo të largët të ngrisë aktakuzat e para.

Avokati i Mustafës, Arianit Koci, përmes një postimi në Facebook dje tha se klienti i tij do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë në të cilën është duke u hetuar, shkruan lajmi.net.

E në lidhje me këtë proces, avokatët mbrojtës janë lënë në 'terr' informativ nga kjo Gjykatë.

Avokati i akredituar për procese të mundshme në këtë Gjykatë, Ali Beka, thotë se nuk është në dijeni nëse persona të tjerë nga Kosova janë intervistuar nga Prokuroria e Specializuar.

"Nuk jemi në dijeni nëse ka pasur të tjerë që janë ftuar për intervistim, përveç rastit të cilin e ka lajmëruar avokati Arianit Koci", ka thënë Beka.

Sipas tij, avokatët nuk janë në dijeni deri në momentin që palët e pandehura do të kërkojnë mbrojtje nga ta.

E në dijeni për këtë nuk është as avokati tjetër i akredituar, Ismet Shufta.

Ai për lajmi.net tha se për një gjë të tillë nuk është në dijeni.

Megjithatë, ai përmend një vizitë të disa personave nga kjo Gjykatë në Kosovë..

"Vetëm di se disa njerëz kanë qenë në Kosovë. Se çfarë kanë biseduar ose çka nuk mund të them sepse nuk di", ka thënë ai.

Ndërkohë, lidhur me aktakuzat e para që do të ngritën nga Prokuroria e Specializuar ende nuk dihet.

Gjykata Speciale për Kosovën u krijua në vitin 2015, me votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Misioni i saj është që t'i hetojë pretendimet e raportit të Dick Martyt, për krime të cilat thuhet se janë kryer mes viteve 1998-2000.

The post Avokatët e Speciales në terr informativ lidhur me intervistimet në Hagë appeared first on Ekonomia Online.

Prokuroria e Pejës ngrit 21 aktakuza brenda 24 orëve

Posted: 07 Dec 2018 09:57 AM PST

Prokuroria në Pejë, vetëm gjatë ditës së sotme ka ngritur gjithsej 21 aktakuza për vepra të ndryshme penale.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Prokuroria Themelore e Pejës.

"Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë së premte, ka ngritur gjithsej 21 (njëzet e një) aktakuza për vepra të ndryshme penale të parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës", thuhet në njoftim.

Përveç 21 aktakuzave, gjatë ditës së sotme, nga prokurorët e kësaj prokurorie, janë bërë 4 (katër) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj katër të pandehurve.

Gjithashtu, gjatë kësaj dite janë nxjerrë 9 (nëntë) aktvendime për fillimin e hetimeve ndaj disa të pandehurve për vepra të ndryshme penale.

"Prokuroria Themelore e Pejës mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, dhe në këtë drejtim, kërkojmë edhe ndihmën e të gjithë atyre që kanë njohuri për kryesit e veprave penale", thuhet në njoftim.

The post Prokuroria e Pejës ngrit 21 aktakuza brenda 24 orëve appeared first on Ekonomia Online.

Kosova blen gjak edhe në Serbi

Posted: 07 Dec 2018 09:52 AM PST

Gjaku që vjen nga ky shtet po del të jetë goxha i shtrenjtë, krahasuar me vendet e tjera. Vetëm në dy vitet e fundit është importuar gjak në vlerë mbi 100 mijë euro.

Nevoja për të shpëtuar jetët po i detyron kosovarët që të kërkojnë ndihmë edhe nga shteti prej të cilit Kosova u nda me luftë.

Sipas statistikave që ka siguruar Gazeta Express nga Dogana, Kosova merr gjak edhe nga Serbia, duke përfshirë kështu gjak njerëzor e të kafshëve.

Madje, me kalimin e viteve sasia e gjakut të importuar nga Serbia po rritet.

Vetëm në dy vitet e fundit, nga shteti prej të cilit Kosova u nda me luftë, ka hyrë gjak, në vlerë prej më shumë se 100 mijë eurove.

Gjatë këtij viti, për gjak që vjen nga Serbia janë paguar mbi 60 mijë euro.

E ky lloj gjaku, sipas Doganës, përgatitet për "përdorime terapike, profilaktike apo diagnostikuese; antisera dhe Fraksione të tjera të Gjakut dhe produktet e modifikuara imunologjike".

Por, ndonëse merr gjak prej shteteve të tjera, Kosova nuk është shumë e varur nga gjaku që vjen prej vendeve të huaja. Gjithë kjo pasi dhuruesit vullnetar të gjakut mbulojnë deri në 80 për qind të nevojave të pacientëve.

Në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, kanë thënë se që nga viti i kaluar janë afro 30 mijë dhurues të gjakut.

"Dhuruesit vullnetar të gjakut mbulojnë deri në 80 për qind të nevojave të pacientëve, pjesa tjetër ndihmohet përmes dhurimit të orientuar",

Sipas kësaj qendre, gjakun për nevojtarët e sigurojnë dhurues nga tërë territori i Kosovës. Në masë më të madhe ata i takojnë moshës së re. Derisa, meshkujt janë ata të cilët mbulojnë pjesën më të madhe të furnizimit me gjak.

"Dhuruesit vullnetarë të gjakut janë nga i gjithë territori i Kosovës, Prishtina, Peja, Prizreni Gjakova, Gjilani, Mitrovica, Vushtrria, Ferizaj. 67 % e dhuruesve vullnetarë i takojnë grup moshës deri në 30 vjeç, kryesisht janë meshkuj deri 80 % respektivisht femrat 20%".

Ndryshe, përveç gjakut, vendi më i varfër në rajon blen nga Serbia edhe shumë produkte të tjera, e shumë kafshë. Kuajt, gomarët, gjedhet e derrat prijnë në listën e importit nga Serbia.

The post Kosova blen gjak edhe në Serbi appeared first on Ekonomia Online.

Vuçiq: Serbia s’mund ta ndryshojë qëndrimin e ShBA-së, pavarësia e Kosovës e kryer

Posted: 07 Dec 2018 09:49 AM PST

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk është i lumtur me deklaratat e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, se formimi i ushtrisë së Kosovës është hap pozitiv.

Megjithatë, tha Vuçiq, ai është i vetëdijshëm se Serbia nuk mund të ndryshojë qëndrimin e Amerikës, për të cilën pavarësia e Kosovës është gjë e kryer.

Vuçiq tha se "shqiptarët nuk bëjnë asgjë vetëm" dhe se "pas tyre qëndron gjithmonë SHBA-ja".

"Këtë nuk mund ta themi gjithmonë hapur. Shqiptarët kanë edhe aleatë të tjerë në Evropë", tha Vuçiq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Të enjten, ambasadori amerikan, Kosnett, ka thënë se Uashingtoni e mbështet transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë me kapacitete ushtarake.

Deklarata është bërë pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar pasoja për Kosovën nëse formon ushtrinë.

Autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar se, më 14 dhjetor, në Kuvendin e Kosovës do të votohen projektligjet që e transformojnë FSK-në në ushtri.

The post Vuçiq: Serbia s’mund ta ndryshojë qëndrimin e ShBA-së, pavarësia e Kosovës e kryer appeared first on Ekonomia Online.

“Ta pastrojmë Kosovën” reagon ndaj deklaratave të deputetit Driton Selmanaj

Posted: 07 Dec 2018 09:39 AM PST

Organizata "Ta Pastrojmë Kosovën" reagon ndaj deklaratave të pavërteta të deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanajt, në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës ku po diskutohej për buxhetin për vitin 2019.

Në seancën e sotme të Kuvendit, deputeti i LDK-së tha se Organizatës "Ta Pastrojmë Kosovën" i janë ndarë dy milionë euro buxhet, por një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Ne si OJQ e njoftojmë Selmanajn se implementimi i Fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën" nga ne nuk ka të bëjë asgjë me projektin prej 1.2 milionësh eurosh për të cilin ai foli në Kuvend.

Ai grant është ndarë për pesë komunat më të suksesshme të implementimit të Fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", dhe ato t'iu jepen komunave drejtpërdrejt në fushën e mjedisit. Pra, shuma nuk është ndarë për Organizatën, por për komunat.

Po ashtu, Selmanaj deklaroi se kinse gjatë diskutimeve, disa prej kryetarëve të komunave i kanë thënë se me dy milionë euro do të menaxhonin mjaft mirë problemin e mjedisit në komunat e tyre. Për cilët kryetarë komunash e ka fjalën ai? Pasi, me të gjithë prej tyre ne kemi bashkëpunim mjaft të mirë dhe asnjëri nga ta nuk ka drejtuar shqetësime të tilla tek ne. Dhe nëse kjo është e vërtetë, atëherë "Ta Pastrojmë Kosovën" shpreson se komunat që udhëheqen nga ata kryetarë të jenë në mesin e fituesve të grantit prej 1.2 milionë euro.

Selmanaj si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës duhet të ketë kujdes me akuza të tilla të pabazuara ndaj OJQ-ve, madje duke folur me të dhëna jozyrtare. Në asnjë moment gjatë seancës, ai nuk përdori burime kredibile për deklaratat e tij. Si deputet, para se gjithash ai duhej të dijë peshën e fjalës në Kuvend dhe të mbajë përgjegjësi morale apo ligjore për të.

Selmanaj, i cili dikur edhe vetë ka qenë udhëheqës i një Organizate Joqeveritare e di mjaft mirë se sa i vështirë dhe i kushtueshëm financiarisht është menaxhimi i aktiviteteve, sidomos kur ato shtrihen në tërë territorin e Kosovës. Andaj, neve na vie keq që akuza të tilla vinë nga një ish-anëtar i shoqërisë civile, i cili e njeh mirë punën e organizatës sonë, pasi shpeshherë si vullnetar iu është bashkuar aktiviteteve tona.

Ne e vlerësojmë mjaft shumë faktin se Organizata jonë është ndër faktorët kryesor që çështjet mjedisore po trajtohen me prioritet në vend. Andaj, si deputet do të duhej t'i gëzoheshe faktit edhe sikur të ishin ndarë aq shumë fonde për mjedisin, kur dihet se sa shumë ka nevojë që të rritet vetëdija e shoqërisë për mjedisin. Madje, "Ta Pastrojmë Kosovën" ka vite që kërkon që të rriten fondet për mjedisin.

Organizata "Ta Pastrojmë Kosovën" ju njofton se aktivitetet e Organizatës tonë që kanë nisur nga viti 2012 do të vazhdojnë tutje me të njëjtin ritëm dhe në të njëjtën mënyrë të denjë të punës, pasi askush deri më tani nuk ka kontestuar punën tonë.

Përkundrazi, është ndër Organizatat e vetme që është treguar konsistente në zhvillim të aktiviteteve të mbrojtjes së mjedisit, me ose pa fonde.

The post “Ta pastrojmë Kosovën” reagon ndaj deklaratave të deputetit Driton Selmanaj appeared first on Ekonomia Online.

Unitedi i gatshëm të ofrojë rreth 45 milionë euro për Pochettinon

Posted: 07 Dec 2018 09:38 AM PST

Manchester Unitedi ka vendosur që Mauricio Pochettino është njeriu me të cilin dëshiron ta zëvendësojë Jose Mourinhon.

The Sun raporton se "Djajtë e Kuq" janë të gatshëm të paguajnë rreth 45 milionë euro për të siguruar shërbimet e Pochettinos, transmeton Koha.net.

Jose Mourinho është duke kaluar në një presion të jashtëzakonshëm në Old Trafford dhe Unitedi është duke shikuar mundësinë që ta zëvendësojë portugezin pas rezultateve jo të mira.

The post Unitedi i gatshëm të ofrojë rreth 45 milionë euro për Pochettinon appeared first on Ekonomia Online.

Gabimi i praktikantit i kushton Googles 10 milionë euro

Posted: 07 Dec 2018 09:30 AM PST

Një gabim i kryer nga një praktikant i kushtoi 10 milionë dollarë kompanisë Google. Ai ka shtypur një buton duke rritur shpërblimin për reklamimin e ofruar nga kompania prestigjoze.

Ishte i bindur se po punonte në zonën e "testit" por në fakt ishte futur në modalitetin real dhe ka dërguar një njoftim të rremë publicitar në sajtet në internet që përdorin Google për të shitur hapësirat e tyre.

Praktikanti protagonist i ngjarjes, për të cilin nuk dihet asgjë, i ka kushtuar kolosit të teknologjisë të paktën 10 milionë dollarë. Kjo llogaritje është bërë nga Financial Times, që shpërndau i pari lajmin, i cili më pas u konfirmua dhe nga vetë Google.

Të martën e kaluar, për 3 çerek ore, mijëra sajte që përdorin sistemin e reklamimit të Google kanë parë në faqet e tyre një trekëndësh të ngjyrosur. Faji ishte i një stazhieri i cili po hidhte hapat e parë në sistemin Google, i cili ka shumëfishuar shpërblimin për reklamat. Por ky faj duhet të ndahet edhe me mentorin e tij që dukshëm nuk po e ndiqte mirë.

Google ka provuar në fushë atë që në sallat operative të Bursave quhet "sindroma e gishtit të madh", që nënkupton një gabim njerëzor të bërë nga shtypja e një butoni të gabuar por që krijon dëme milionere. Dhe këtu hyn në lojë inteligjenca artificiale, me të cilin kjo sigurisht që  nuk do të ndodhte pasi gabime të tilla korrigjohen në sekonda.

The post Gabimi i praktikantit i kushton Googles 10 milionë euro appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more