Skip to main content

“4 herët kur duhet t’i thoni jo fëmijës” plus 9 more Ekonomia Online

“4 herët kur duhet t’i thoni jo fëmijës” plus 9 more Ekonomia Online


4 herët kur duhet t’i thoni jo fëmijës

Posted: 08 Dec 2018 10:22 AM PST

Të bëhesh prind është një përgjegjësi e madhe po aq sa edhe e bukur. Çdo prind do që fëmija e tij të jetë i lumtur, të ketë gjithçka që ai dëshiron, por në disa raste duhet t'u thoni edhe “JO”. Kjo mund të jetë një pjesë e vështirë, por që në fakt është në të mirën e shëndetit dhe formimit të personalitetit të fëmijës tuaj. Por, cilat janë rastet kur duhet të kundërshtoni dhe të mos pranoni kërkesat e fëmijëve:

1.Duhet të jeni ”striktë” lidhur me orarin e gjumit dhe zgjimit të fëmijëve: Mund t'ju dhimbsen të zgjohen herët apo mund ta toleroni kur dëshiron të flejë vonë, por kjo nuk ndihmon në rritjen dhe shëndetin e tij. Gjumi i mirë dhe i mjaftueshëm i ndihmon fëmijët të rriten, të rigjenerojnë trupin dhe forcojnë imunitetin ndaj infeksioneve.

2.Mësojeni me rregullat e higjienës dhe mos pranoni asnjëherë që fëmija t’i shmangë ato: Mësojeni se ai duhet të lajë duart sa herë del nga banja dhe sa herë ulet për të ngrënë.

3.Shmangni sheqerin dhe ushqimet e këqija: Sigurisht që fëmija do të dojë të hajë një herë në kaq kohë këto ushqime, por jo të jenë baza e tij ushqimore. Mos u mërzisni kur të qajë, por mendoni më mirë që shëndeti dhe imuniteti i tij do të jenë të forta.

4.Mos i lejoni fëmijët të rrinë shumë gjatë përpara TV, kompjuterit apo telefonit: Kjo do të dëmtojë sytë e tij. Vendosni një orar të caktuar për to dhe mbajeni gjithmonë të njëjtë pa e ndryshuar.

The post 4 herët kur duhet t’i thoni jo fëmijës appeared first on Ekonomia Online.

PSD hap zyrën e saj edhe në Besianë

Posted: 08 Dec 2018 09:56 AM PST

Në vazhdën e shtrirjes dhe zgjerimit të Partisë Socialdemokrate gjithandej Kosovës, sot është hapur zyra e saj në komunën e Besianës. Duke e paraqitur programin socialdemokrat para llapjanëve, kryetari Shpend Ahmeti, sekretarja e përgjithshme, Aida Dërguti dhe koordinatori i degës, Blerim Maqastena, e quajtën të rëndësishëm zgjerimin e PSD-së në Besianë.

“Tre mandatet e kryetarit aktual të komunës dhe 15 vitet e udhëheqjes lokale nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk i zgjidhen problemet ekzistenciale të Besianës. Mungesa e transparencës të shpenzimeve publike, problemet me rrjetin e ujësjellësit dhe ujin e pijes, ndotja e ambientit dhe mostrajtimi i ujërave të zeza, transporti i munguar publik dhe sistemi mosfunksional shëndetësor primar, mbeten ende disa nga problemet jetike, të pazgjidhura që nga përfundimi i luftës. Korrupsioni dhe nepotizmi në rritje, uzurpimi i hapësirave publike dhe kontestet e pazgjidhura të pronave e borxheve publike, dëshmojnë po ashtu nevojën urgjente të ushtrimit të politikave socialdemokrate dhe mjedisore në qeverisjen vendore”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga PSD.

“Zgjerimi i sotëm i Partisë Socialdemokrate në Besianë është mundësia e nesërme për qeverisje moderne lokale, me transparencë radikale dhe me planifikim hapësinor e urbanistik, në shërbim të funksionalizimit të shërbimeve komunale dhe lirimit e zhvillimit të hapësirave publike”.

“Interesimi dhe gatishmëria e qytetarëve të Besianës për angazhim politik në PSD, rreth një organizimi të mirëfilltë demokratik, me program zhvillimor dhe social, shpërfaq vullnetin e përgjithshëm për transformimin e domosdoshëm të qeverisjes në Republikën e Kosovës, në dobi të shtresave më të shtypura dhe të harruara të shoqërisë”.

The post PSD hap zyrën e saj edhe në Besianë appeared first on Ekonomia Online.

Driton Kuka për IJF-në zbulon metodat prapa suksesit të Kosovës në xhudo

Posted: 08 Dec 2018 09:52 AM PST

Në një intervistë ekskluzive për Federatën Botërore të Xhudos (IJF) trajneri kosovar, Driton Kuka ka rrëfyer se si kishte nisur të ndërtonte suksesin që sot gëzon Kosova në në këtë sport.

Ai thotë se presidenti i IJF-së, Marius Vizer kishte dhënë një ndihmesë të madhe në xhudon kosovare.

"Filluam të garojmë në kompeticionet e IJF-së në vitin 2009, përmes dëshirës së madhe të kryetarit të IJF-së, Marius Vizer, që është një mbështetës i madh i yni", shprehet Kuka, për të vazhduar të tregojë se si kishte braktisur sportin e xhudos si 19 vjeçar për shkak të politikës, e cila edhe sot e kësaj dite i sjell probleme Kosovës.

"Kam ndaluar të merrem me xhudo më 1991 dhe isha vetëm 19 vjeçar. Në atë kohë isha njëri nga më të mirët në ekipin kombëtar. Por, për shkaqe politike ndaluam së garuari për ekipin kombëtar të ish-Jugosllavisë. Dhe pas luftës në Kosovë, më 1999, fillova të mbledhja fëmijët në rrugë që jetonin rreth Dojos, që është pronë e familjes time, dhe e ndërtuam për shkak të dashurisë për xhudon", shprehet Kuka.

Kuka, që ka krijuar atletë të nivelit botëror, tregon se synimi kryesor i tij në fillim ishte t'i mbante fëmijët në sport, dhe gjithçka kishte nisur me lagjen e tij.

"Synimi im kryesor në fillim ishte që t'i mbaja ata në sport, pasi fëmijët duan të dalin jashtë. Dhe ia dola përmes udhëtimeve, i dërgoja në disa gara përreth dhe ishin të lumtur të udhëtonin të njihnin fëmijët e vendeve të tjera. Dhe pas tre-katër vjetësh mendoj se i kapa, pasi isha i bindur se ata do të qëndronin në xhudo, sepse xhudo është ai lloj sporti. Më pas ata filluan të fitonin disa medalje, sigurisht se ato ishin për fëmijë por s'kishte rëndësi pasi synimi ishte që t'i mbaja ata brenda xhudos, dhe ja ku jemi sot", thotë Kuka për IJF.

Ai nuk lë pa përmendur edhe karakterin e jashtëzakonshëm të medalistes së parë olimpike të Kosovës, Majlinda Kelmendit.

"Majlinda ishte një person i jashtëzakonshëm. Gjatë gjithë kohës ishte e fokusuar, e në jetë është aq e qetë dhe serioze. Dhe kur filluam të merrnim pjesë në gara e pash se ajo vërtetë ishte luftëtare, dhe ishte e tillë që kur ishte fëmijë. Dhe të punoja me të ishte shumë mirë. Të tjerët duhet t'i shtysh por në rastin e Majlindës është krejtësisht ndryshe. Mendoj se nuk është e lehtë të gjeni persona si Majlinda", ka thënë Kuka.

E përveç Majlinda Kelmendit, Kuka thotë se sportistë të nivelit botëror janë edhe Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Akil Gjakova, të cilët janë kandidatë për medalje olimpike.

"Nora Gjakova është atlete në kategorinë 57 kilogramë , e cila kishte nisur të stërvitej në të njëjtën kohë me Majlindën, dhe në këtë kategori tani është një nga atletet më të mira. Kurse Distria Krasniqi tani garon në 48 kilogramë. Në dy garat e fundit ishte në një formë të lartë dhe mendoj se ajo mund të jetë një nga kandidatët për medalje olimpike. Akil Gjakova e ka nisur shumë mirë vitin 2018 me medalje të artë në Grand Slamin e Parisit që është një nga garat më të mira. Tani kam katër atletë që janë në një nivel vërtetë të lartë. Ata janë të motivuar ta bëjnë krenarë veten e tyre, familjet, mua si trajner, komunitetin e xhudos dhe gjithë vendin. Me këtë motivim dhe përmes punës si familje kemi diçka speciale", thotë Kuka.

E Kuka synon që të ketë bazë edhe më të madhe të sportistëve, derisa shpreh bindjen se Kosova do të jetë në hartën e vendeve elitare të xhudos.

"Tani shpresoj që Qeveria të fillojë ndërtimin e një qendre kombëtare. Do të doja të mbledhja fëmijët nga qytetet e tjera dhe të bëjmë një bazë më të gjerë që të kemi 20 apo 30 atletë të mirë. Mendoj se Kosova do të jetë e fortë në hartën e vendeve elitare të xhudos", thotë ai.

The post Driton Kuka për IJF-në zbulon metodat prapa suksesit të Kosovës në xhudo appeared first on Ekonomia Online.

Rakia si simbol i burrërisë shqiptare!?

Posted: 08 Dec 2018 09:41 AM PST

Në shoqërinë shqiptare paramoderne, edhe pijet alkoolike përçonin kuptime simbolike që ndriçonin aspekte të rëndësishme të funksionimit të saj.

Deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, pija alkoolike tradicionale më e konsumuar ndër shqiptarët ka qenë rakia, si pije e fortë që prodhohej masivisht në mënyrë artizanale. Si e tillë, ajo nuk mund të pihej në vetmi, as vetëm me pjesëtarët e familjes.

Rakia konsiderohej si pije e burrave të guximshëm që ndriçonte më mirë tiparet burrërore të personalitetit të tyre, të cilët në gjuhën e popullit quheshin kapedanë.

Në shumë krahina të Shqipërisë qarkullonte e formësuar gati një proverb pohimi: "Në kohë lufte burrave të vërtetë u vjen era barut, në kohë paqeje era raki".

Burrat e fshatrave që pinin raki më të fortë konsideroheshin më për të qenë, më burrëror se ata të fshatrave që pinin raki më të butë.

Kështu, simbolikisht përqindja e alkoolit ose grada e rakisë, siç quhet në gjuhën e përditshme të shqiptarëve, shprehte shkallën e burrërisë së atyre që e pinin këtë pije të fortë.

Së paku që nga fillimet e islamizmit deri në fillim të shekullit XX, konsumimi ose mos konsumimi i pijeve alkoolike simbolikisht identifikonte në shumicën e rasteve edhe përkatësinë fetare të shqiptarëve. Për të treguar se nuk ishin islamizuar prej pushtuesve osmanlinj, të krishterët pinin në mjedise publike verë ose raki. Madje, në mjaft raste kundërshtimin ndaj Portës së Lartë me anë të shishes së rakisë, e shprehnin simbolikisht edhe shqiptarët e konvertuar në fenë islame.

Mjaft dokumente të shkruara edhe dëshmi gojore provojnë se nëpunësit e administratës së Perandorisë Osmane, për të treguar konvertimin e shqiptarëve në fenë islame, shpreheshin se banorët e një mëhalle ose fisi, fshati ose krahine, "kishin lënë veten dhe rakinë".

Të nisura nga interesa të caktuara vetjake ose publike, herë pas here nëpunësit e strukturave perandorake, duke falsifikuar të vërtetën, i zgjeronin përmasat e islamizmit duke i paraqitur si të konvertuar edhe ata grupime të popullsisë që vazhdonin t'i qëndronin besnikë fesë së krishterë, sidomos asaj katolike.

Në pak vargje të një kënge popullore folklorike, me tone ironike e sarkastike shprehet protesta e grave të krishtera ndaj përpjekjeve të një kadiu (gjyqtari) për t'i paraqitur ato si të konvertuara në myslimane:

Ti kadia mjekërkuq
Pse rren botën se janë turq?
Ti kadia faqezi
Çil qitapin shif me sy
Si janë gratë në kahuri
Qi pin ven e pin raki'
….
A do t'i me i ba Turqi?

Rakia për shqiptarët ka qenë gjithmonë pije e ceremonive më të rëndësishme në jetën e individit, të familjes ose të fisit, si lindja, fejesa, martesa, pritja e miqve etj. Rakia pihej me dolli, me të trokitura të gotëve që shoqëroheshin me urime për mbarësi në çdo fushë të jetës. Ajo gjithmonë ka qëndruar më lartë se pijet e tjera alkoolike.

Rakia përcillte simbolikisht mesazhe me profile burrërie deri në fillim të viteve '90 të shekullit XX, kur emigrimi masiv i shqiptarëve drejt vendeve më të zhvilluara të Perëndimit ndryshoi rrënjësisht mjaft dukuri, pirje dhe ekuilibre në shoqërinë shqiptare.

Në rrjedhën e këtyre proceseve ndryshoi në opinionin e shumicës së shqiptarëve edhe "statusi" i rakisë, gama e mesazheve që përcillte kjo pije e fortë, sidomos në krahinat fshatare. Në hierarkinë e pijeve u përforcuan ndjeshëm pozitat e verës dhe të birrës.

The post Rakia si simbol i burrërisë shqiptare!? appeared first on Ekonomia Online.

Kaos në Paris, qindra të arrestuar në protestat e jelekverdhëve

Posted: 08 Dec 2018 09:32 AM PST

Policia franceze ka hedhur gaz lotsjellës ndaj turmave masive të protestuesve që pushtuan zemrën e Parisit.

Kjo është fundjava e katërt të trazirave dhe në protestën e sotme ishin 8000 demonstrues. Lëvizja nisi tre javë më parë si formë revolte ndaj planeve të qeverise për rritjen e mëtejshme të çmimit të karburantit, por tani kërkesat e tyre janë shtuar duke përfshirë standarde më të mira jetese, rritje rrogash e pensionesh.

Mbi 500 vetë u ndaluan gjatë protestës, pasi iu gjetën maska, çekiçë dhe gurë.

Kulla Eifel, dyqanet, restorantet dhe muzetë vijojnë të qëndrojnë të mbyllura.

The post Kaos në Paris, qindra të arrestuar në protestat e jelekverdhëve appeared first on Ekonomia Online.

Torreira i siguron pikët e plota Arsenalit

Posted: 08 Dec 2018 09:22 AM PST

Arsenali ka shënuar fitore të vështirë ndaj Huddersfieldit.

"Topçinjtë" shënuan fitore minimale në shtëpi, transmeton Koha.net.

Ishte mesfushori nga Uruguai, Torreira ai që shënoi golin e fitores për Arsenalin në mintuën e 83, pas asistimit nga Aubameyang.

Në vendin e tretë Arsenali ka 34 pikë. Huddersfieldi në vendin e 18 ka 10 pikë.

The post Torreira i siguron pikët e plota Arsenalit appeared first on Ekonomia Online.

Si duken sot fitueset e Miss Universe? (FOTO)

Posted: 08 Dec 2018 09:15 AM PST

Konkurset e bukurisë janë një ngjarje vërtetë spektakolare, veçanërisht nëse bëhet fjalë për konkursin e Miss Universe.

Sot, do të donim t'i kujtojmë disa fituese të viteve të kaluara dhe të zbulojmë nëse ata kanë ndryshuar apo jo.

Ajo me të cilën u habitëm ishte fakti që e zbuluam se koha nuk mund ta zbehë bukurinë natyrale.

Lorraine Downes, Zelanda e Re

Barbara Palacios Teide, Venezuela

Cecilia Bolocco, Kili

Porntip Nakhirunkanok, Tajlandë

Angela Visser, Holandë

Mona Grudt, Norvegji

Lupita Jones, Meksikë

Michelle McLean, Namibia

Dayanara Torres, Porto Riko

Sushmita Sen, Indi

Chelsi Smith, SHBA

Alicia Machado, Venezuela

Brook Mahealani Lee, SHBA

Wendy Fitzwilliam, Trinidad dhe Tobago

Mpule Kwelagobe, Botsvanë

Larra Dutta, Indi

Oksana Fedorova, Rusi

Amelia Vega, Republika Domenikane

Natalie Glebova, Kanada

Dayana Mendoza, Venezuelë

The post Si duken sot fitueset e Miss Universe? (FOTO) appeared first on Ekonomia Online.

Nëna e Kacifasit: Do të vras Edi Ramën

Posted: 08 Dec 2018 09:15 AM PST

Masat e autoriteteve shqiptare i ndaluan ekstremistët dhe personat 'non grata' të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore të Konstandinos Kacifas, 35 vjeçarit të vrarë pasi qëlloi me armë ndaj forcave RENEA në Bularat, Gjirokastër, 40 ditë më parë.

Ndaj edhe protesta dhe reagimet e dhunshme mbetën në anën tjetër të kufirit pasi një pjesë e tyre u përplasën me forcat speciale të Policisë shqiptare.

Ndërkohë forcat shqiptare të Anti-Terrorit ndaluan të shkojë në Bularat kreun e Omonias për Himarën, Fredi Bejleri dhe pesë persona të tjerë. Ata u shoqëruan dhe u morën në pyetje.

Tentativa për të krijuar tension nuk mungoi as në Shqipëri, kur një person u ndalua në dalje pasi nuk pranoi të kontrollohej dhe ofendoi efektivët shqiptarë.

Ishte ky person që gjatë ceremonisë në Bularat lëshoi thirrje anti-shqiptare për të ashtuquajturin "Vorio Epir", ndërsa pjesëmarrësit mbuluan me flamuj grekë varrin e 35-vjeçarit.

Me flamurin grek në dorë në një elegji për të birin, nëna e Kacifasit premtonte se do t'i merrte hakun.

"Do të vras Edi Ramën. Më mori trimin tim. Do të ta marr unë gjakun, biri im", thotë ajo në greqisht, raporton "Oranews".

Ndërsa e motra e Kacifasit kërkoi që dikush të mbajë përgjegjësi.

Më i matur ishte kunati i 35 vjeçarit, i cili u bëri thirrje kryeministrave të dy vendeve të qetësojnë tensionet mes dy popujve

"Turqia po ndërhyn pa vend. Ne dhe Shqipëria jemi familje dhe e zgjidhim brenda nesh. S'ka nevojë për të tretët", tha Vangelis Sekellarakis.

Ndërsa në Bularat përkujtohej ekstremisti që i qëlloi policisë, në zëmër të Gjirokastrës u përkujtuan shqiptarët e vrarë në Greqi.

Dhjetëra persona u bënë bashkë në sheshin e "Çerçizit", pranë konsullatës greke, ku ia morën edhe këngës e valles nën simbolet shqiptare dhe aleatëve historikë.

The post Nëna e Kacifasit: Do të vras Edi Ramën appeared first on Ekonomia Online.

Vetitë shëndetësore të rrepave

Posted: 08 Dec 2018 09:07 AM PST

Rrepat përdorim të madh gjejnë në ushqime,por pak njerëz janë të informuar për vetitë shëndetësore që kanë.

Një numër i madh i dobive shëndetësore është i lidhur ma rrepat, të cilat përmirësojnë shëndetin e kockave, mbrojnë shëndetin e të tjera.

Rrepat gjithashtu reduktojnë inflamacionin dhe ndihmojnë tretjen, rregullojnë metabolizmin dhe rrisin sistemin imunitar.

Ne do ju sjellim disa nga dobitë shëndetësore të rrepave:

Përmirëson shëndetin e zemrës

Rrepat kanë një numër të ushqyesve esencialë që trupi ynë ka nevojë për funksionimin e duhur, duke përfshirë nivelet e larta të kaliumit dhe fibrave. Kaliumi ndihmon në reduktimin e tendosjes në enët e gjakut dhe arteriet, duke ulur presionin e gjakut. Kjo mund të parandalojë zhvillimin e arterosklerozës, si dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Mund të parandalojnë kancerin

Pos vitaminës C, rrepat kanë edhe nivele të konsiderueshme të vitaminës E, mangan, dhe betacarotene, të cilat funksionojnë si antioksidantë në trup. Këta antioksidantë kërkojnë dhe neutralizojnë radikalet e lira para se të mund të nxisin dëmtimin e qelizave të mëtejshme.

Forcojnë kockat

Kalciumi që kanë rrepa mund të ndihmojë në rritjen dhe riparimin e lëndës së eshtrave në të gjithë trupin tonë. Nëse doni të shtoni disa forcë dhe qëndrueshmëri në eshtrat tuaja, shtoni këto ushqime të pasura me kalcium në dietën tuaj.

The post Vetitë shëndetësore të rrepave appeared first on Ekonomia Online.

Pas sulmeve, MPB mbledh Këshillin Shtetëror të Sigurisë Kibernetike

Posted: 08 Dec 2018 09:04 AM PST

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka njoftuar lidhur me sulmin kibernetik ndaj institucioneve të Kosovës.

Kjo ministri ka njoftuar se ka mbajtur një takim urgjent lidhur me këtë ngjarje.

"Këshilli Shtetëror i Sigurisë Kibernetike nën udhëheqjen e Koordinatorit nacional për siguri kibernetike  Selami Shkodra, konform kornizës ligjore në fuqi, ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me sulmet e fundit kibernetike, ku morën pjesë të gjitha institucionet relevante të Republikës së Kosovës", thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, në Ministrinë e Punëve të Brendshme "Këshilli është njoftuar lidhur më sulmet e fundit kibernetike nga institucionet përgjegjëse dhe vlerëson se sulmet e fundit kibernetike, të tipit DDoS të cilat kanë ndodhur ndaj Institucioneve të Republikës së Kosovës, deri më tani nuk kanë afektuar asnjë sistem elektronik të Institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe asnjë adresë elektronike zyrtare", thuhet në njoftim.

Kjo ministri vlerëson se në harmoni më strategjinë shtetërore për siguri kibernetike, Këshilli ka marrë masat e duhura dhe ka njoftuar institucionet ne varësi dhe personat përgjegjës për hapat qe duhet te ndërmarrin.

"Këshilli informon mediat dhe opinionin publik qe nuk ka arsye për shqetësim, dhe si organ kompetent për siguri kibernetike në Republikën e Kosovës do të mbajë të informuar për çdo kërcënim eventual kibernetikë si dhe për masat parandaluese", përfundohet në këtë njoftim.

The post Pas sulmeve, MPB mbledh Këshillin Shtetëror të Sigurisë Kibernetike appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more