Skip to main content

“Veseli: Nëse Serbia me vullnet jep Luginën e Preshevës e marrim por jo me këmbim të territoreve” plus 9 more Ekonomia Online

“Veseli: Nëse Serbia me vullnet jep Luginën e Preshevës e marrim por jo me këmbim të territoreve” plus 9 more Ekonomia Online


Veseli: Nëse Serbia me vullnet jep Luginën e Preshevës e marrim por jo me këmbim të territoreve

Posted: 12 Nov 2018 10:58 AM PST

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, duke folur për fazën finale të dialogut me Serbinë, ka thënë se Kosova është e gatshme të futet në këtë fazë, por gjithmonë duke e mbrojtur sovranitetin e vet.

"Kosova është e gatshme në çdo moment të mbrojë mvetësinë, integritetin dhe sovranitetin e vet".

"Kosova është e gatshme që përfundimisht të ndalë çdo konflikt me shtetin serb në mënyrë që të krijohet paqe e qëndrueshme por Kosova është më e gatshme, si shtet i pavarur dhe sovran, të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara".

"Është i mirë reflektimi i Serbisë dhe Rusisë që nuk mund të mbajnë Kosovën e izoluar dhe të bllokuar – ne jemi në anën e së drejtës, natyrore dhe ligjore".

"Besojmë që shumë shpejt jemi në fazën finale të dialogut me Serbinë në mënyrë që të mos lëmë që gjeneratat e ardhshme të përjetojmë atë çka kemi përjetuar ne si gjeneratë, sakrifica dhe përjetime shumë të rënda".

Veseli ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se Kosova është gati të përmbyllë njëherë e përgjithmonë dialogun me Serbinë, por ka një qëndrim të palëkundur.

"Jemi të gatshëm por kemi qëndrim të qartë – Kosova një, e pandarë, me territorin e vet, pa Asociacion me kompetenca ekzekutive [ajo çfarë ka thënë Gjykata Kushtetuese]".

Presidenti austriak flet rreth tendencave për aneksimin e Austrisë nga Gjermania

Posted: 12 Nov 2018 10:53 AM PST

Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen ka kundërshtuar përshtypjen, gjatë përkujtimit të 100-vjetorit të themelimit të Republikës së Austrisë, se tendencat e fuqishme për një aneksim të Austrisë nga Gjermania, që ekzistonin në vitin 1918, vazhdojnë të jenë të fshehta.
"Jo, kjo nuk është një tabu për mua", tha Van der Bellen gjatë ditës përkujtimore në Paris të Luftës së Parë Botërore.

"Në atë kohë, shumica e popullsisë ishte për aneksimin nga Gjermania dhe është e kuptueshme, meqenëse askush nuk besonte se kjo copë e vogël që ishte Austria, që nuk quhej kot Austria gjermane, do të arrinte të mbijetonte ekonomikisht apo në aspekte të tjera", thotë Van der Bellen duke kujtuar shpërbërjen e perandorisë Habsburge, në nëntor 1918.

"Kjo zgjati deri në vitin 1945, deri sa ndryshoi qartësisht dhe përfundimisht", tha ai.

"Të gjithë e dinë se si përfundoi historia e Republikës së Parë dhe se gjatë viteve dyshimet mbetën të fuqishme nëse kjo gjë është e mundshme", tha Van der Bellen, përcjell Atsh.

"Nuk është e rastit që Karl Renner, që fillimisht ishte kancelari i Republikës së Parë në 1918 dhe kancelari i Republikës së Dytë në 1945, ishte për 'Anschluss' në 1938. Kjo tregon se sa i dobët ishte vetëbesimi në Republikën e Parë", theksoi ai.

 

Cërrik, aksidentohet për vdekje një 83-vjeçar

Posted: 12 Nov 2018 10:49 AM PST

Një i moshuar ka humbur jetën pasditen e së hënës pasi është goditur nga një makinë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Klos të Cërrikut, ku mjeti drejtuar nga shtetasi me iniciale V.Sh. ka aksidentuar për vdekje shtetasin R.Xh., 83 vjeç, i cili ishte duke drejtuar një karrocë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat

 

Ushqimet e pasura me acid folik dhe omega 3

Posted: 12 Nov 2018 10:47 AM PST

Acidi folik dhe acidet yndyrore omega 3 janë lëndë ushqyese shumë të rëndësishme për trupin dhe shëndetin. Të dyja ato mund të merren nga disa burime ushqimore.

Përfitimet e organizimit nga acidi folik

Acidi folik në fakt është pjesë e vitaminave B. Mungesa e tij çon në zhvillimin e disa problemeve shëndetësore. Ja çfarë roli luan acidi folik në organizëm:

Ai është i rëndësishëm për funksionimin siç duhet të sistemit nervor, pasi promovon prodhimin e neurotransmetueve – substancat kimike që lejojnë qelizat nervore të komunikojnë me njëra-tjetrën.

Acidi folik mbron sistemin kardiovaskular duke ulur tensionin e lartë të gjakut dhe parandaluar mpiksjen e gjakut. Ai është gjithashtu i mirë për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, që transportojnë molekulat e oksigjenit.

Kjo lëndë ushqyese është shumë e rëndësishëm tek gratë shtatzëna. Mosmarrja në dozë të mjaftueshme e tij çon në defekte në lindje.

– Mbron shëndetin e mëlçisë, zorrëve, veshkave.
– Lufton aneminë

Përfitimet nga acidet yndyrore omega 3

Acidet yndyrore omega 3, siç mund të kuptohet edhe nga emri, janë në fakt yndyra të shëndetshme.

Ato mbrojnë zemrën duke ulur nivelet e kolesterolit të keq, dhe rrezikun për zhvillimin e tensionit të lartë të gjakut, sëmundjet kardiovaskulare, si ataku në zemër dhe goditja në tru.

Yndyrat Omega 3 parandalojnë gjithashtu inflamacionin, që mund të shkaktojë probleme të shumta shëndetësore, duke filluar nga sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti, deri tek artriti dhe kanceri.

Acidet yndyrore omega 3 janë të nevojshme edhe për funksionin e trurit. Ato ndihmojnë për zhvillimin mendor të fëmijës dhe parandalojnë sëmundjen e parkinsonit tek të moshuarit.

Ushqimet e pasura me acid folik:
Thjerrëzat
Fasulet
Shparg
Spinaqi
Brokoli
Drithërat
Barishtet

Ushqimet e pasura me acide yndyrore omega 3:
Peshqit e yndyrshëm (salmoni, sardelja, trofta etj)
Farat e lirit dhe vaji i tyre
Bajamet
Bifteku
Lulelakra
Qumështi
Kosi
Qumështi i sojës
Lëngjet e frutave
Vaji kanola
Vaji i sojës

Shqiptarët i kontribuojnë të ardhmes më të mirë të Malit të Zi

Posted: 12 Nov 2018 10:44 AM PST

Mali i Zi dhe Shqipëria i kontribuojnë në masë të mirë forcimit të stabilitetit dhe ruajtjes së entuziazmit integrues të rajonit, është vlerësuar gjatë takimit të kryetarit të Këshillit për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtarët, Andria Nikoliq, me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Ridi Kurtezi.

Nikoliq ka vlerësuar se shqiptarët në Mal të Zi janë faktor konstruktiv i politikave kryesore shtetërore dhe se aktivisht i kontribuojnë të ardhmes më të mirë për Malin e Zi, raporton televizioni publik malazez.

Bashkëbiseduesit janë pajtuar se shqiptarët në Mal të Zi dhe malazezët në Shqipëri janë lidhjet më të rëndësishme ndërmjet dy vendeve, transmeton Koha.net.

Gjatë bisedimeve është theksuar se Mali i Zi dhe Shqipëria nuk kanë çështje të hapura dhe i ruajnë marrëdhëniet tradicionalisht të mira dhe paraqesin shembull pozitiv për shtetet tjera të rajonit.

Me këtë rast, ambasadori i Shqipërisë ia ka dorëzuar ftesën kryetarit të Këshillit për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtarët që të vizitojë Parlamentin e Shqipërisë duke përkujtuar vizitën shumë të suksesshme të Këshillit për punë të jashtme të Shqipërisë në Mal të Zi.

Hoxhaj e sheh takimin e Thaçit me Putinin si njohje e realitetit të Kosovës së pavarur

Posted: 12 Nov 2018 10:41 AM PST

Për zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj, takimi i Thaçit me Putinin është moment i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.

Hoxhaj e sheh si njohje të realitetit të Kosovës së pavarur të Kosovës këtë takim, derisa kritikon partitë politike në vend që sipas tij po shohin vetëm bardhë e zi.

"Takimi i presidentit Thaçi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin është një moment i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës. Është një ngjarje pozitive dhe njohje e realitetit të Kosovës së pavarur", ka shkruar Hoxhaj, përcjell Koha.net. "Është për keqardhje reagimi i disa partive politike në Kosovë të cilët funksionojnë në skema bardhë e zi të të menduarit dhe nuk i njohin zhvillimet ndërkombëtare përtej pragut të partive të tyre", ka shtuar ai më tej.

Sipas Hoxhajt, "presidenti i çdo vendi, edhe i yni, është simbol i sovranitetit në raport me botën e jashtme dhe zërat e shqetësuar duhet të jenë në Serbi dhe jo në Kosovë".

"Nuk ka qenë Serbia por Rusia ajo që e ka bllokuar anëtarësimin tonë në OKB", ka thënë Hoxhaj.

Si ta kemi një shëndet më të mirë?

Posted: 12 Nov 2018 10:36 AM PST

Shëndeti është gjëja kryesore tek çdo njeri dhe luan një rol shumë të madh në jetën tonë.

Për ta pasur një shëndet sa më të mirë duhet një kujdes i veçantë, përkatësisht duhet të plotësohen 5 gjëra, njofton Klan Kosova.

Gjëja kryesore është ta mbajmë higjienën mirë është të pimë ujë të pastër, të kemi kujdes në ushqime, të merremi me aktivitete fizike si dhe numri i fundit ne listë, por jo dhe më pak i rëndësishmi, është të bëjmë gjumë mjaftueshëm.

Këto 5 gjëra mund të duken të vogla por ndikimi i tyre në shëndetin tonë ka një rol tejet të madh.

A po e kërkoni “punën e përsosur”?

Posted: 12 Nov 2018 10:35 AM PST

Sa prej nesh mund të themi me të vërtetë se punët tona janë pikërisht ato që prisnim? Për shumicën prej nesh, ne po bëjmë role të cilat as nuk ekzistonin kur nisëm karrierat tona. Nga arkitekt informacioni tek zhvilluesi i aplikacioneve, ka me mijëra punë sot të cilat nuk ekzistonin kur ekspertët në këto fusha filluan trajnimin e tyre. Pra, ku do të shkojë në radhë tregu i punës?

Edhe pse aftësitë themelore qëndrojnë të njëjta, bota e teknologjisë në ndryshim do të thotë se specializimet e reja po zhvillohen gjatë gjithë kohës, dhe se ne po shtyhemi nga njerëzit dhe bizneset të cilat dallojnë një mundësi dhde e shfrytëzojnë atë.

Shumë herët në karrierën time, unë e dija se isha pasionant për dizajnin dhe teknologjinë por nuk mund t'i bashkoja ato. Gjatë kohës, pashë një mundësi në fushën e re të dizajnit bashkëveprues dhe shfrytëzova rastin të bashkoja dy pasionet e mia. Fokusimi në atë që e dëshiroja, në vend se të trajnohesha për një rol specifik, më dha mundësinë të ndërtoja një karrierë rreth interesave të mia personale. Kjo me siguri u bë më e rëndëishsme për shkak se industria e teknologjisë dhe karrierat vazhdojnë të zhvillohen.

Edhe me një të ardhme të tillë të paparashikueshme dhe me shumë mundësi të punës, ka ende disa mënyra se si mund të përgatiteni. Këtu janë disa gjëra kyçe të cilat duhet t'i mbani në mend të cilat mund të ju ndihmojnë të përgatiteni, edhe për një titull pune të cilin nuk e keni dëgjuar ende:

Fokusohuni në shkathtësi të transferueshme

Në fillim të karrierës së tyre, njerëzit shpesh koncentrohen në specializim në një sektor, ata dëshirojnë të gjejnë rrugën për një industri të caktuar. Mirëpo, sapo të keni përvojën disa vjeçare, zhvillimi i karrierës shpesh ka të bëjë me përdorimin më të zgjuar të shkathtësive tuaja të transferueshme. Rolet e reja vijnë nga posedimi i aftësisë për të analizuar të dhënat, të kuptojnë nevojat e konsumatorëve, të motivojnë ekipet ose të mbajnë projektet në orar, në vend se thjeshtë të kenë një ekspert i cili kupton një sektor të veçantë.

Gjithmonë shikoni përpara

Një mirëkuptim i teknologjisë dhe si ndikon zonën e ekspertizës tuaj është shumë i rëndësishëm për njerëzit në të gjitha nivelet. Shikoni me kujdes ngjarjet më të fundit në fushën tuaj që të kapni mundësitë dhe të dalloheni në mes konkurrencës. Karriera ime do të mund të kishte marrë një drejtim shumë ndryshe nëse nuk do të hidhesha në një fushë të re. Veçanërisht në botën e teknologjisë, është e rëndësishme të mbani sytë e hapur për të kuptuar se ku po shkon industria dhe të shfrytëzoni mundësinë e duhur.

Dhe sigurisht, ndiqni pasionin tuaj

Kjo mund të tingëllojë klishe, por është këshilla ime numër një. Ndjekja e pasionit tuaj do ju japë mundësi të shndërroni punën në një karrierë jetëgjatë. Kur nisa, nuk më dukej se teknologjia dhe dizajni mund të kryqëzoheshin, por vazhdova të ndiqja këto fusha sepse këtë dëshiroja t'a bëja. Dhe në fund, ato u bashkuan. Puna e përsosur nuk do të jetë gjithmonë para jush, por fokusimi në interesat tuaja mund të dërgojë në mundësi emocionuese.

Pra, cilat janë disa nga ato punë në të cilat do t'i shohim njerëzit duke shkuar përderisa teknologjia zhvillohet dhe industritë e reja vijnë në jetë? Shkrimtari Max Gladstone ka disa ide se cilat mund të jenë këto punë. Mendoni: një pastrues interneti i cili ndihmon në largimin e asaj zone të madhe digjitale të cilën e keni përvetësuar ose një programer fabrik i cili mund të printojë në 3D menjëherë rrobat e përsosura.

Mundësitë janë të pafundme kur i mendojmë mënyrat se si teknologjia mund të kryqëzohet dhe fushat e ndryshme në të cilat do të ndikojë.

Derisa këto punë të bëhen realitet, punonjësit ende mund të sigurohen nëse janë të përgatitur. Mbani sytë e hapur ndaj mundësive përderisa shfaqen, njihni shkathtësitë tuaja, ndiqni pasionet, dhe ju do të jeni në një pozitë të fuqishme për të gjetur punën e duhur për ju, edhe nëse nuk ekziston ende.

Miley Cyrus i digjet shtëpia në Kaliforni

Posted: 12 Nov 2018 10:33 AM PST

Miley Cyrus, Robin Thicke dhe Gerard Butler janë ndër të famshmit që u janë shkatërruar shtëpitë nga dy zjarre të mëdha që shpërthyen në Kaliforni.

Këngëtarja Miley tha se e kishte lënë shtëpinë pasi që e dinte se kjo do të ndodhte, njofton Klan Kosova.

"Unë jam një nga ata me fat, kafshët e mia janë të sigurta dhe kjo është me rëndësi tani për tani", tha Cyrus.

"Shtëpia ime nuk qëndron më, por kujtimet e ndara me familjen dhe miqtë qëndrojnë ende".

Kaliforni, 31 të vdekur dhe 220 të humbur

Posted: 12 Nov 2018 10:30 AM PST

Ndërkohë që zjarri po shkatërron në të dy skajet e shtetit të Kalifornisë, zyrtarët lëshuan një tjetër statistikë ku thuhet se gjashtë trupa u zbuluan në qytetin e djegur, Paradise dhe në zonat e largëta duke sjellë numrin e të vdekurëve në 29.

Ndërsa në të gjithë vendin, numri i të vdekurëve shkoi në 31 të hënën, duke përfshirë dy të vdekur në Kaliforninë e Jugut dhe 228 njerëz janë të pagjetur, njofton Klan Kosova.

Autoritetet kërkuan një laborator të ADN-së dhe antropologë për të ndihmuar në identifikimin e eshtrave ose vetëm fragmente kockash.

Guvernatori tha se qeveritë federale dhe ato shtetërore duhet të bëjnë më shumë për menaxhimin e pyjeve, por ndryshimi i klimës është problemi kryesor.

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more