Skip to main content

“UEFA deklarohet për pretendimet e “Football Leaks” në lidhje me mashtrimet e Manchester Cityt dhe PSG-së” plus 9 more Telegrafi Futboll

“UEFA deklarohet për pretendimet e “Football Leaks” në lidhje me mashtrimet e Manchester Cityt dhe PSG-së” plus 9 more Telegrafi Futboll


UEFA deklarohet për pretendimet e “Football Leaks” në lidhje me mashtrimet e Manchester Cityt dhe PSG-së

Posted: 13 Nov 2018 02:48 PM PST

"Football Leaks" që njihet posedim të dokumenteve sekrete të klubeve dhe hedhjen e tyre në publik, ndërsa kishte pretenduar në një skandal të madh se si dy klubet e mëdha evropiane, Manchester City dhe Paris Saint Germain, i kanë ikur 'Financial Fair Play'.

Sipas informacioneve të publikuara, struktura të larta të UEFA-s i kanë "mbyllur sytë" ndaj rasteve të shkeljeve të konstatuara nga këto dy klube.

Tani Paris Saint Germain edhe Manchester City, duhet të shqetësohen, pasi UEFA është shprehur e gatshme që t'i hap dosjet.

Thiago Silva i Paris Saint-Germain dhe Sergio Aguero i Manchester Cityt . (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

"Nëse ka pretendime se klube të caktuara janë favorizuar gjatë shqyrtimit të respektimit të 'Financial Fair Play', atëherë ne jemi gati të rihapim edhe njëherë dosjet e tyre, për t'i analizuar nga e para", thuhet në deklaratën e UEFA-s.

Të dy klubet njihen për transferimin e lojtarëve të njohur me shuma marramendëse.

Kevin de Bruyne i Manchester City dhe Marquinhos i Paris Saint-Germain . (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Ata kanë ndryshuar rrjedhën e tregut, sidomos PSG që në gjirin e saj ka dy lojtarët më të shtrenjtë në botë, Neymar dhe Kylian Mbappe.

"Football Leaks" po ashtu kishte hedhur edhe lajmin për Superligën e Evropës, që sipas tyre do të fillojë nga viti 2021 dhe do të ketë 16 klube elitare. /Telegrafi/

The post UEFA deklarohet për pretendimet e "Football Leaks" në lidhje me mashtrimet e Manchester Cityt dhe PSG-së appeared first on Telegrafi.

Ish-drejtori i Napolit, Marino: Pogba te Juventusi, tani është e mundur

Posted: 13 Nov 2018 02:26 PM PST

Ish drejtori i Napolit dhe Atalanta, Pierpaolo Marino, ka folur për mundësinë e rikthimit të Paul Pogbas te Juventusi.

Pogba është pritur mirë në rikthimin e tij në Torino me Manchester Unitedin.

"Ta shohim Pogban përsëri në fanellën e Juventusit është e mundur definitivisht", ka thënë Marino për Rai Sport.

"Më të vërtet duket u mundur që ta shohim edhe një herë Pogba me fanellën Bianconere”.

"Ka deklarata të ndryshme që ndërthuren, por koha mund të jetë një çështje, ta shohim në muajin janar".

"Tani duket qartazi dhe pastër".

Paul Pogba si lojtar i Juves (Foto: Getty Images)

” Që sot, mund të them me besim të plotë se Pogba nuk e sheh karrierën e tij në Manchester”, ka thënë Marino.

Ka shumë fjalë që e rikthejnë Pogban te Juventusi, por mbetet të shihet në afatet kalimtare. /Telegrafi/

The post Ish-drejtori i Napolit, Marino: Pogba te Juventusi, tani është e mundur appeared first on Telegrafi.

Ozil ka refuzuar oferta deri në 1 milion funte në javë për Arsenalin

Posted: 13 Nov 2018 01:57 PM PST

Mesut Ozil ka refuzuar oferta të çmendura nga klubet aziatike me vlerë 1 milion funte në javë për të qëndruar te Arsenali. 

30-vjeçari kishte ranë dakord për një marrëveshje të re me Gunners në shkurt me vlerë prej 300 mijë funte në javë, pas muajsh spekulimesh mbi të ardhmen e tij.

Përfaqësuesi i tij, Erkut Sogut, ka mohuar se paratë ishin problemi kryesor gjatë negociatave të zgjatura me klubin.

Ai tregoi se Ozil ka mundur të kishte fituar shuma rekord, nëse ai kishte rënë dakord të largohej nga Londra.

“Ne patëm disa oferta të mëdha nga Azia. Kishte disa oferta të çmendura. Por, për Mesut, paratë nuk ishin aspak faktori më i madh".

Ai shtoi se Mesut Ozil është lojtari që shet më së shumti fanella te Arsenali.

” Mesut, i cili ka luajtur në vende të ndryshme dhe ishte numri 10 i ekipit të Gjermanisë, e ka fituar edhe Kupën e Botës. Pak ka lojtar si ai”, thotë agjenti i tij duke e lavdëruar lojtarin.

Ozil u bashkua nga Real Madridin në vitin 2013, tani është i angazhuar në Arsenal deri në vitin 2021.

Sipas Sogut dashuria e lojtarit për klubin ishte një faktor kyç për vendimin e tij për të qëndruar. /Telegrafi/

The post Ozil ka refuzuar oferta deri në 1 milion funte në javë për Arsenalin appeared first on Telegrafi.

Valverde nuk u përmbajt me fjalët e tij drejtuar Piques pse nuk kthehej prapa në ndeshjen ndaj Betisit

Posted: 13 Nov 2018 01:06 PM PST

Humbja prej 4-3 e Barcelonës nga Real Betisi do të mbahet mend nga tifozët e futbollit, ndërsa trajneri Ernesto Valverde ka qenë i frustruar me përpjekjet e Gerard Pique për të shënuar një gol barazimi kah fundi i ndeshjes.

Në momentin kur klubi nga Sevilla ishte në epërsi prej 4-2 dhe Ivan Rakitic ishte përjashtuar me karton të kuq që erdhi për shkak se Pique ishte më përpara se që duhej të ishte, trajneri blaugran nuk dëshironte që skuadra të pranonte edhe një tjetër gol.

Ernesto Valverde, (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Derisa qendërmbrojtësi spanjoll kishte mbetur në pozicion sulmues, Valverde përpiqej që t’ia dërgonte mesazhin që ai të kthehej në mbrojtje.

Lajmet për Barcelonën Lajmet për Barcelonën

Ai është dëgjuar duke e sharë futbollistin për faktin se nuk kthehej në pozitën e tij.

Reagimi i Valverdes kundrejt Piques (Foto: Marca)

“Gerard, ku je?”, është dëgjuar duke thënë trajneri, i cili më pas e ka sharë Piquen pse nuk kthehej në pozitën e tij.

“Të mos pranojmë një gol tjetër Gerard!”, ka bërtitur Valverde.

Humbja nga Betisi ka bërë që Barcelonës t’i afrohen rivalët për kreun e tabelës. Sevilla dhe Atletico Madridi janë vetëm një pikë prapa, derisa Real Madridi është katër pikë më poshtë. /Telegrafi/

The post Valverde nuk u përmbajt me fjalët e tij drejtuar Piques pse nuk kthehej prapa në ndeshjen ndaj Betisit appeared first on Telegrafi.

Kosova mbajti stërvitjen e dytë, tani e kompletuar, në fushë Demahasaj e Muriq – Shqetësojnë lëndimet e lehta të Shalës dhe Vojvodës

Posted: 13 Nov 2018 01:03 PM PST

Kosova e ka mbajtur sonte në orët e pasdites stërvitjen e dytë në stadiumin "Fadil Vokrri" në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Maltës, që zhvillohet të shtunën në Valeta.

Djelmoshat janë ndjekur nga afër e ka ndjekur edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, derisa interesim të madh ka pasur nga mediat, por edhe nga një numër i tifozëve.

Për dallim nga stërvitja e djeshme, sot ekipi ka qenë i kompletuar, ku përzgjedhësi Bernard Challandes ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët, duke përfshirë edhe tri prurjet e reja, Arijanet Muric, Mirlind Kryeziu dhe Shkëlqim Demhasaj.

Edhe në këtë stërvitje përkundër temperaturave të ulta "Dardanët" treguan përkushtim të madh, derisa atmosfera në ekip është mjaft e mirë, ku të gjithë po punojnë me zell dhe me padurim po e presin duelin kundër maltezëve.

Gjatë seancës së sotme trajneri zviceran punoi në shumë aspekte, sidomos në pasime në hapësira të shkurtra, por edhe në shpejtësi të aksioneve, derisa ripërsëriti kërkesën e tij ndaj lojtarëve që të luajnë sa më thjeshtë.

Për shkak të lëndimeve në seancën e sotme Mërgim Vojvoda dhe Herolind Shala u stërvitën të diferencuar, por stafi mjekësor po punon në riaftësimin e tyre të plotë. Ndërkohë, kombëtarja nesër do ta mbajë vetëm stërvitjen e pasdites.

Valon Berisha ka thënë se ndeshja me Maltës është vendimtare. Ai pret fitore dhe beson në kualitetin e skuadrës.

"Kemi lojtarë shumë të mirë dhe po përgatitemi mirë, mirëpo sigurisht se kemi dy ndeshje shumë të vështira para vetes, sidomos kjo kundër Maltës".

"Shumëçka do të varet nga mentaliteti ynë në këto dy ndeshje. Ne kemi cilësi si ekip dhe me individë shumë të mirë dhe do të shkojmë me synimin për të dhënë 100 përqindshin për njëri-tjetrin dhe për Kosovën", deklaroi lojtari i Lazios.

I ardhur së fundmi Shkëlqim Demhasaj është shprehur i lumtur që është pjesë e Kosovës.

Ai thotë se nuk ka menduar dy herë kur e ka marr ftesën.

"Pardje më kanë telefonuar nga federata dhe menjëherë e kam shprehur gatishmërinë për të ardhur".

"Këtu më kanë pritur shumë mirë dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e Kosovës".

"Tash më rëndësi është që ekipi të përgatitet sa më mirë dhe t'i fitojmë 6 pikë, nuk ka fare rëndësi se kush luan, por nëse me jepet rasti si çdo lojtar do ta jap maksimumin. I kam shikuar të gjitha ndeshjet e Kosovës dhe djemtë kanë luajtur shumë mirë", deklaroi sulmuesi. /Telegrafi/

The post Kosova mbajti stërvitjen e dytë, tani e kompletuar, në fushë Demahasaj e Muriq – Shqetësojnë lëndimet e lehta të Shalës dhe Vojvodës appeared first on Telegrafi.

Jan Oblak mendon largimin, janar mund të jetë vendimtar

Posted: 13 Nov 2018 12:16 PM PST

Jan Oblak është vlerësuar si një nga portierët më të mirë në Evropë dhe Atletico Madrid rrezikon ta humbas atë në afatin kalimtar të janarit.

Lojtari pakënaqur që ai nuk ka marrë një kontratë të përmirësuar ende nga klubi.

Gjatë ceremonisë së shpërblimeve të MARCA-s, ai e bëri të qartë se mund të largohet dhe nuk kjo nuk duhet të duhet si befasi për klubin.

Jan Oblak i Atletico Madridit . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Mësohet se portieri i ka thënë këtë edhe presidentit Enrique Cerezo, anëtarit të kryesisë Miguel Angel Gil Marin dhe drejtorit sportiv Andrea Berta.

Kur u pyet në ngjarjen e së hënën se sa kohë ai priste të qëndronte në Atletico ai u përgjigj: “Nuk e di, po për momentin jam këtu”.

Oblak ka një marrëveshje deri më 2021, por nuk ka marrë një kontratë të përmirësuar që nga viti 2016.

Portieri Jan Oblak . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Ai nuk ndjehet mirë pasi e gjithë pjesa tjetër e skuadrës kanë marrë kontrata më të majme.

Atletico është e qetë pasi kush e do portierin duhet të paguajë 100 milionë euro.  /Telegrafi/

The post Jan Oblak mendon largimin, janar mund të jetë vendimtar appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Solari te Real Madridi deri në vitin 2021

Posted: 13 Nov 2018 11:28 AM PST

Santiago Soloari do të jetë trajneri i Real Madridit deri në verën e vitit 2021.

Real Madridi të hënë e kishin konfirmuar në federatë si trajner, pasi për dy javë ishte i përkohshëm.

"Bordi i drejtorëve të Real Madrid C.F., u takua sot, më 13 nëntor 2018, dhe u pajtuan që ta emërojnë Santiago Solarin si trajner të parë deri më 30 qershor 2021", thuhet në njoftim të klubit.

Ai do ta pasojë Julien Lopeguin që nuk arriti ta tregojë vetën në klubin mbretëror.

Në Spanjë shkruajnë se presidenti Florentino Perez e dinte që Santiago Solari ishte njeriu i duhur për këtë punë.

Kjo pasi me Lopeteguin nuk kishte harmoni apo mirëkuptim mes lojtarëve, klubit dhe trajnerit bask.

Santiago Solari gjatë një ndeshje të Real Madrid Castillas (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Solari e ka drejtuar Real Madrid Castillan, ndërsa ka qenë pjesë e klubit mbretëror edhe si futbollist. /Telegrafi./

The post Zyrtare: Solari te Real Madridi deri në vitin 2021 appeared first on Telegrafi.

Juventusit beson që një ndeshje e Serie A duhet të zhvillohet jashtë vendit që kampionati të bëhet më i famshëm

Posted: 13 Nov 2018 11:05 AM PST

Zyrtari kryesor i të ardhurave te Juventusi, Giorgio Ricci, ka thënë se Serie A duhet të ndjekë La Ligën, duke e luajtur një nga ndeshjet e saj jashtë vendit për të sjell më shumë tifozë.   

La Liga ka menduar që ndeshjen mes Barcelonës dhe Gironas ta zhvillojë në Miami më 26 janar, por kjo kishte ngjallur reagime.

Megjithatë, Juventusi beson që Serie A duhet ta miratojë një qasje të ngjashme.

Juventus (Foto: Getty Images)

“Për ta bërë kampionatin më global është me të vërtetë e rëndësishme”.

“Eksportimi i njërës prej 38 ndeshjeve është një opsion i mirë. Nëse shikojmë disa liga të tjera më të zhvilluara në aspektin e strategjisë komerciale; NBA dhe NFL, ata janë duke eksportuar një ose dy nga ndeshjet e tyre jashtë vendit, në Britani të Madhe apo në vende të tjera në Evropë".

“Unë mendoj se kjo është një strategji e mirë. Kjo është një mënyrë për të eksportuar diçka që nuk është një ekspozitë".

Zyrtari kryesor i të ardhurave Ricci gjithashtu shpjegoi se sa i rëndësishëm është transferimi i Juventusit nga Cristiano Ronaldo për 100 milionë euro.

“I gjithë operacioni i Ronaldos përfaqësonte aktivitetin e parë që ndahej nga faza e parë e operacionit, nevojat sportive dhe nevojat e biznesit të klubit".

“Është unike në futboll, sepse kombinon një plan zhvillimi dhe një kthim në plan, si në dhe jashtë fushës”, deklaroi ai. /Telegrafi/

 

The post Juventusit beson që një ndeshje e Serie A duhet të zhvillohet jashtë vendit që kampionati të bëhet më i famshëm appeared first on Telegrafi.

Grezda dhe Lenjani nuk stërviten me Kombëtaren, shqetësime të lehta sipas stafit

Posted: 13 Nov 2018 10:32 AM PST

Eros Grezda dhe Ermir Lenjani nuk e zhvilluan seancën e parë stërvitore me Kombëtaren shqiptare.

Të dy futbollistët nuk ishin në grupin me të cilin Christian Panucci nisi stërvitjen e parë në përgatitjet për ndeshjen me Skocinë, besohet për shqetësime të lehta, duke qenë se Grezda të shtunën e kaluar ishte në formë të shkëlqyer në ndeshjen e Rangers, ku shënoi edhe dy gola përballë Motherwell.

Ishte i pranishëm ndërkohë Rey Manaj, për të cilin Panucci u shpreh se ka pësuar një lëndim.

Trajneri italian e nisi seancën me një diskutim të gjatë me grupin e futbollistëve në dispozicion, ku bënte pjesë edhe Egli Kaja, i thërritur në momentet e fundit nga Livingston, e po ashtu dhe ish- kapiteni i përfaqësueses së 21-vjeçarëve të Kosovës, Ardjan Ismajli, i thërritur për herë të parë me Shqipërinë.

Një bisedë prej më tepër se 15 minutash me grupin kuqezi, ndaj të cilit Panucci u shfaq me tone kritike në konferencën për shtyp të së hënës, duke vënë theksin te mungesa e komunikimit në fushën e lojës dhe ajo e pësimit të golave të çuditshëm në goditjet standarde.

Fytyra serioze, me lojtarët që i pret një javë jo e lehtë, duke qenë se Panucci paralajmëroi rregulla akoma më të forta në grumbullim dhe stërvitje, ku, sipas tij, nuk ka vend për buzëqeshje, por vetëm për punë.

Gjithsesi, në seancën e parë stërvitore, ku mediat u lejuan të qëndronin për vetëm 15 minutat e para, ishte parashikuar një program i lehtë stërvitor, duke qenë se shumë prej lojtarëve vijnë nga impenjimet me kampionatet respektive.

Kombëtarja do të qëndrojë në Durrës, ku është grumbulluar, deri të premten e ardhshme, kur do të transferohet drejt Shkodrës, një ditë para takimit të fundit në grupi me Skocinë.

The post Grezda dhe Lenjani nuk stërviten me Kombëtaren, shqetësime të lehta sipas stafit appeared first on Telegrafi.

Agjenti i Alexis Sanchez ia ka ofruar klientin e tij Real Madridit?

Posted: 13 Nov 2018 10:13 AM PST

Real Madridi vazhdon të jetë në kërkim të një sulmuesi, ndërsa mediat spanjolle raportojnë se Alexis Sanchez është njëri prej kandidatëve kryesorë për atë pozitë.

Sulmuesi kilian dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi, ndërsa emisioni televiziv ‘El Chiringuito‘ ka njoftuar se agjenti Fernando Felicevich ia ka ofruar klientin e tij Realit.

Alexis Sanchez (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

The Times ka njoftuar se 29-vjeçari ndihet i vetmuar, i mërzitur dhe i injoruar në Old Trafford dhe se dëshiron të largohet nga Djajtë e Kuq që në afatin kalimtar të janarit.

Lajmet për Alexis Sanchez Lajmet për Alexis Sanchez

Los Blancos janë të interesuar për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, i cili ka shënuar 10 gola në 13 ndeshje në të gjitha garat në këtë fillim sezoni.

Mirëpo, Nerazzurët nuk duan ta lejojnë largimin e argjentinasit në mes të sezonit, ashtu që Mbretërit duhet të kërkojnë zgjidhje gjetiu.

Alexis Sanchez (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Alexis paguhet 23 milionë euro në vit në bazë të marrëveshjes prej katër vjet e gjysmë që e nënshkroi me Unitedin pas largimit nga Arsenali në janar të këtij viti.

Duhet theksuar se ai ka luajtur edhe për Barcelonën (2011-2014), ku kishte shënuar 47 gola në 141 paraqitje. /Telegrafi/

The post Agjenti i Alexis Sanchez ia ka ofruar klientin e tij Real Madridit? appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more