Skip to main content

“​Trajneri gjerman: Shaqiri është si Messi” plus 39 more Express Sport

“​Trajneri gjerman: Shaqiri është si Messi” plus 39 more Express Sport


​Trajneri gjerman: Shaqiri është si Messi

Posted: 12 Nov 2018 08:10 AM PST

Ish-trajneri i Xherdan Shaqirit në Basel, Thorsten Fink, ka thënë se zvicerani me origjinë shqiptuar është i talentuar si ylli i Barcelonës, Lionel Messi, dhe se nëse vazhdon të punoj shumë, ai mund të bëhet lojtari më i mirë i Liverpoolit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Messi: Më pëlqen kur vlerësohem më i miri në botë

Posted: 12 Nov 2018 07:55 AM PST

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, ka thënë se atij i pëlqen kur i dëgjon njerëzit e tjerë të thonë se ai është më i miri në botë, pasi që ka qenë duke punuar për këtë gjë gjatë gjithë jetës së tij.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Trajneri i Kroacisë: Modrici fajësohet kur Real Madridi humb sepse është lojtar i huaj

Posted: 12 Nov 2018 07:38 AM PST

Trajneri i Kombëtares së Kroacisë, Zlatko Dalic, ka thënë se mesfushori kroat i Real Madridit, Luka Modric, fajësohet padrejtësisht për paraqitjet dhe rezultatet e dobëta të skuadrës së tij.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pogba dhe Martiali mbeten jashtë skuadrës së Francës

Posted: 12 Nov 2018 07:21 AM PST

Trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps, e ka zëvendësuar dyshen e lënduar të Manchester Unitedit, Paul Pogban dhe Anthony Martialin, me Moussa Sissokon dhe Alexandre Lacazette, për ndeshjet e këtij muaji.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lajme të këqija për Real Madridin: Nacho 2 muaj jashtë, Casemiro 3 javë

Posted: 12 Nov 2018 07:01 AM PST

Mëngjesi i së hënës ka sjellë lajme të këqija për Real Madridin, pasi është mësuar se Nacho dhe Casemiro do të mungojnë për dy muaj dhe tri javë, respektivisht, pasi u lënduan në ndeshje ndaj Celta Vigos të dielën.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ish-e dashura godet keq Dybalan, ja çfarë thotë për të

Posted: 12 Nov 2018 06:57 AM PST

Paulo Dybala po kalon një moment të mirë në Itali me Juventusin duke shkëlqyer nga ndeshja në ndeshje.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zbulohet çfarë i tha Higuain referit, që e ndëshkoi me të kuq

Posted: 12 Nov 2018 06:42 AM PST

Kartoni i kuq i Higuain në ndeshjen ndaj Juventus është një nga momentet më të diskutueshme pas asaj fitoreje dramatike 2-0 të "Zonjës së Vjetër".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Conte i jep përgjigje përfundimtare Real Madridit

Posted: 12 Nov 2018 06:40 AM PST

Ish-trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka bërë të ditur se ai dëshiron të presë deri në qershor të vitit të ardhshëm para se të kthehet përsëri në pozitën e trajnerit të ndonjë klubi , duke i hedhur poshtë spekulimet se do të emërohet tani apo në janar trajner i Real Madridit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Feronikeli e mund Ferizajn, nuk i ndahet Prishtinës

Posted: 12 Nov 2018 06:27 AM PST

Feronikeli e ka mundur Ferizajn 2-0 në ndeshjen e fundit të javës së 15-të të Ipko Superligës së Kosovës të hënën në Drenas, duke e ruajtur hapin me lideren, Prishtinën.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Messi s’mundi të durojë më pa luajtur futboll, prandaj u paraqit ndaj Betisit

Posted: 12 Nov 2018 06:25 AM PST

Trajneri i Real Betisit, Quique Setien, e ka zbuluar bisedën që e kishte pasur me yllin e Barcelonës, Lionel Messi, para ndeshjes së djeshme mes këtyre dy klubeve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Solari është edhe zyrtarisht trajner i Real Madridit

Posted: 12 Nov 2018 06:07 AM PST

Santiago Solari tani është edhe zyrtarisht trajner i ri i Real Madridit, duke i dhënë fund periudhës së tij si trajner i përkohshëm.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Ylli i Real Madridit: Nuk jemi në krizë, jemi vetëm katër pikë pas Barcelonës

Posted: 12 Nov 2018 05:59 AM PST

Lojtari i Real Madridit, Lucas Vazquez, ka thënë se skuadra e tij nuk është aspak në krizë, siç po raportohet nga mediat, pasi që ata tashmë janë vetëm katër pikë pas Barcelonës, që pozicionohet në vendin e parë në La Liga.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Szczesny: E dija saktësisht se ku do ta gjuante penalltinë Higuain, ja pse

Posted: 12 Nov 2018 05:51 AM PST

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, e dinte saktësisht se ku do ta gjuante penalltinë Gonzalo Higuaini, prandaj edhe ishte i suksesshëm në pritjen e saj në fitoren e Juventusit 2-0 ndaj Milanit të dielën në "San Siro".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Postimi emocionues i Higuainit në Instagram vërshohet me komente dhe pëlqime nga lojtarët e Juves

Posted: 12 Nov 2018 05:35 AM PST

Postimi i qendërsulmuesit të Milanit, Gonzalo Higuain, në llogarinë e tij në Instagram ka marrë shumë pëlqime dhe komente në shenjë përkrahjeje nga ish-bashkëlojtarët e tij të Juventusit, si Miralen Pjanic, Mehdi Benatia e Alex Sandro.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Challandes e fiton edhe një futbollist të ri në ekipin kombëtar të Kosovës

Posted: 12 Nov 2018 05:09 AM PST

Trajneri Bernard Challandes e ka ftuar futbollistin e Luzernit, Shkëlqim Demhasajn në ekipin kombëtar të Kosovës për ndeshjet e nëntorit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Challandes: Për Kosovën do të luajnë vetëm ata që e duan dhe e meritojnë këtë vend

Posted: 12 Nov 2018 04:45 AM PST

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë të qartë se në ekipin e tij do të luajnë vetëm ata futbollistë që e meritojnë dhe e duan vërtet Kosovën.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Ylli i Liverpoolit: Jemi të lumtur që e kemi Shaqirin, na i ka shtuar cilësitë

Posted: 12 Nov 2018 04:38 AM PST

Ylli i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, e ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqirin, për paraqitjet e këtij të fundit duke thënë se ata janë të lumtur që e kanë shqiptarin në skuadër pasi që ai ia ka shtuar cilësitë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Panucci flet për Loret Sadikun që e refuzoi ftesën e Shqipërisë, tregon arsyet

Posted: 12 Nov 2018 04:25 AM PST

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, ka folur për Loret Sadikun, i cili e refuzoi ftesën e tij, për siç u tha, Kosovën.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Gattuso: Higuain duhet të kërkojë falje

Posted: 12 Nov 2018 03:59 AM PST

Trajneri italian i Milanit, Gennaro Gattuso, beson se sulmuesi argjentinas i skuadrës, Gonzalo Higuain, është duke ndierë shumë presion mbi vete, por thotë se ai duhet të kërkojë falje për sjelljen që bëri pasi u ndëshkua me karton të kuq kundër Juventusit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Celina mungon në ndeshjet e radhës të Kosovës për shkak të një lëndimi

Posted: 12 Nov 2018 03:45 AM PST

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka bërë të ditur se mesfushori Bersant Celina do të mungojë në ndeshjet e ardhshme pasi që ka pësuar një lëndim me skuadrën e tij, Swansea City.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Zbulohet arsyeja pse Guardiola e qortoi Sterlingun pas fitores në derbi

Posted: 12 Nov 2018 03:31 AM PST

Sapo gjyqtari e sinjalizoi përfundimin e ndeshjes kundër Manchester Unitedit, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, shkoi drejt lojtarit të tij, Raheem Sterlingut, të cilin e qortoi për sjelljen e tij në fund të ndeshjes kur kishte tentuar t'i turpëronte Alexis Sanchezin dhe Marouane Fellainin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Legjenda e Unitedit: Askush nuk e di cili është problemi te “Djajtë e kuq”

Posted: 12 Nov 2018 03:13 AM PST

Ish-mbrojtësi legjendar i Manchester Unitedit, Gary Neville, ka thënë se klubi ende nuk ka arritur në fazën e përfundimit të projektit për ta formuar një skuadër të mirë. Ai ka thënë se nuk është e qartë nëse faji duhet t'i mbetet Jose Mourinhos, lojtarëve apo bordit .

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Courtois: Fitoret sjellin vetëbesim

Posted: 12 Nov 2018 02:55 AM PST

Real Madridi regjistroi fitoren e katër me radhë prej se ka ardhur në stol Santiago Solari. Mbrëmë madrilenët fituan si mysafir ndaj Celta Vigos me rezultatin 4-2, dhe janë 4 pikë larg Barcelonës, e cila është në krye të tabelës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pique: Duhet t’i ndihmojmë Dembeles, futbolli është lojë 24-orëshe

Posted: 12 Nov 2018 02:36 AM PST

Ousmane Dembele, nuk ishte i ftuar në ndeshjen kundër Real Betisit, të cilën e humbi Barcelona 3-4 në "Camp Nou".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shikojeni festën e çmendur me birra nga tifozët e Dortmundit në fitoren ndaj Bayernit

Posted: 12 Nov 2018 02:16 AM PST

Të shtunën që lamë pas Borussia Dortmundit shënoi fitore të madhe me rezultatin 3-2 kundër Bayern Munichut në kuadër të javës së 11-të në Bundesligës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përleshje fizike mes pilotëve të Formula 1 në Brazil

Posted: 12 Nov 2018 01:58 AM PST

"Ai është një idiot m…!", Këto janë fjalët e Max Verstapen për Estaban Ocon në përfundim të Çmimit të Madh të Brazilit, që u fitua nga Lewis Hamilton.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ribery sulmon gazetarin

Posted: 12 Nov 2018 01:44 AM PST

Sipas gazetës gjermane Bild, Franck Ribery e ka sulmuar gazetarin e Bein Sports, Patrick Guilloi pas humbjes së Bayern Munich nga Borussia Dortmundi të shtunën.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vidic: Dua të bëhem trajner i Unitedit

Posted: 12 Nov 2018 01:30 AM PST

Ish-qendërmbrojtësi serb i Manchester Unitedit, Nemanja Vidic, ka shprehur dëshirën e tij që të bëhet trajner i klubit anglez.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Boksierja kosovare nuk e ka të sigurt pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror në Indi për shkak të vizës

Posted: 12 Nov 2018 01:10 AM PST

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku ende nuk e ka të sigurt s a do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që do të mbahet në Indi prej 15 nëntorit për shkak të problemit me vizë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hazard: Jam i lumtur në Chelsea

Posted: 12 Nov 2018 12:55 AM PST

Eden Hazard ka thënë se është i lumtur në Chelsea, pavarësisht thashethemeve për një largim të mundshëm të tij.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mourinho: Si mund të flasë Unitedi për titull?

Posted: 12 Nov 2018 12:36 AM PST

Jose Mourinho ka thënë se skuadra e tij nuk duhet të bisedojë për mundësinë e fitimit të titullit të Premierligës pas humbjes 3-1 të dielën nga rivali i qytetit Manchester City.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

NBA: Lakers e Rockets shënojnë fitore

Posted: 12 Nov 2018 12:17 AM PST

James Harden realizoi 8 gjuajtje nga distanca e 3 pikëve për të regjistruar kështu rekordin e këtij fillimsezoni prej 40 pikësh, teksa Houston Rockets fitoi ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 115-103 ndaj Indiana Pacers.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Butragueno: Jemi shumë të lumtur me Solarin

Posted: 11 Nov 2018 11:58 PM PST

Drejtori i Real Madridit, Emilio Butrageno, ka shprehur gëzimin e tij dhe të bordit të klubit për punën e trajnerit të ri, Santiago Solari.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Flet Grezda pas dygolëshit për skuadrën e menaxhuar nga Gerrard

Posted: 11 Nov 2018 11:46 PM PST

11 nëtori do të jetë i paharrueshëm për Eros Grezdën, që shënoi jo vetëm golin e parë me fanellën e Glasgow Rangert, por gjithashtu e mbylli ndeshjen me Motherwell të fituar me rezultatin 7-1, me një dygolësh, duke dhuruar gjithashtu dhe një asist e duke u shpallur lojtari i ndeshjes, brenda në "Hampden Park".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ronaldo: Higuaini nuk e meritoi dënimin, ai nuk bëri asgjë

Posted: 11 Nov 2018 11:33 PM PST

Cristiano Ronaldo dha një intervistë pas fitores në "San Siro" ndaj Milanit 2-0, ku edhe shënoi gol për herë të parë në stadiumin e Milanos.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Higuain: Ne nuk jemi robotë

Posted: 11 Nov 2018 11:11 PM PST

Gonzalo Higuain ka kërkuar falje për kartonin e kuq që e mori mbrëmë në humbjen e Milani 0-2 ndaj Juventusit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Formula 1: Hamilton triumfon në Brazil

Posted: 11 Nov 2018 02:57 PM PST

Lewis Hamilton triumfoi në Çmimin e Madh të Brazilit, duke regjistruar fitoren e 10 në një sezon ku e ka siguruar tashmë titullin kampion për pilotë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ronaldo tregon çfarë i tha Higuainit dhe bën thirrje të mos ndëshkohet për përjashtimin

Posted: 11 Nov 2018 02:35 PM PST

Cristiano Ronaldo e festoi fitoren e Juventusit ndaj Milanit, por ka thënë se shpreson që Gonzalo Higuain nuk do të ndëshkohet ashpër për përjashtimin me karton të kuq.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Higuain s’përmbahet dhe përjashtohet me karton të kuq, pastaj shpërthen në lot

Posted: 11 Nov 2018 02:11 PM PST

Sikur të mos i mjaftonte humbja e penalltisë për ta kthyer skuadrën e tij Milan në lojë, Gonzalo Higuain e la atë në baltë duke u përjashtuar pasi e humbi toruan dhjetë minuta para fundit në humbjen 2-0 ndaj Juventusit të dielën në "San Siro".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënon gol të çmendur në derbin e Athinës

Posted: 11 Nov 2018 01:55 PM PST

Pas Eros Grezdës, një tjetër futbollist i kombëtares kuqezi, Ergys Kaçe tregoi sot se gëzon një formë mjaft të mirë, pasi u bë protagonist në derbin e Athinës mes Olympiacosit dhe Panathinaikosit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more