Skip to main content

“Thirrjet e Nënave” kërkon që të diskutohet për të pagjeturit në OKB

“Thirrjet e Nënave” kërkon që të diskutohet për të pagjeturit në OKB


“Thirrjet e Nënave” kërkon që të diskutohet për të pagjeturit në OKB

Posted: 14 Nov 2018 02:03 AM PST

Shoqata "Thirrjet e Nënave" përmes një letre drejtuar ambasadores së Republikës së Kosovës, Vlora Çitaku kanë kërkuar nga ajo që të diskutohet për personat e pagjetur në mbledhjen e radhës së Këshillit të Sigurisë në OKB.

Shoqata përmes letrës kanë thënë se udhëheqësit kosovarë kanë neglizhuar çështjen e të pagjeturve për nëntëmbëdhjetë vjet.

Më poshtë gjeni letrën e plotë:

"Letër e hapur drejtuar Ambasadores së Republikës së Kosovës, Znj. Vlora Çitaku
E nderuara, Ambasadore Znj. Vlora Çitaku

Kaluan nëntëmbëdhjetë vite nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe ne ende bredhim me lot në sy duke shpresuar në zbardhjen e fatit të mbi 1600 bijave e bijve tonë që u rrëmbyen, vranë dhe u zhdukën nga kriminelët serbë.

Për gjithë këto vite në Kosovë u ndërruan disa kryetarë shteti dhe kryeministra, qeveri nacionale e lokale dhe asnjëra prej tyre nuk e pati prioritet zgjidhjen e çështjes më të ndjeshme, zbardhjen e vendit ku ndodhet eshtrat e më të dashurve tanë

Në Bruksel po zhvillohen bisedime e nënshkruhen marrëveshje me Serbinë, por për këtë çështje kaq të rëndësishme asnjëherë nuk u bisedua seriozisht.

Shteti serb po i vë kushte shtetit të Kosovës, ndërkaq që pushtetarët tonë sillen sikur vijnë nga ndonjë planet tjetër dhe nuk kanë ndonjë obligim ndaj mijëra viktimave civile të luftës që nuk arritën as të vdekur në atdhe

Po linden e rriten gjenerata të reja me plagë në zemër e me lot në sy për më të dashurit e tyre që nuk munden t'ua dërgojnë as një lule tek varri.

Ne prindërit dhe familjarët kemi bërë aq shumë rrugëtim, kemi larë rrugët me lot, kemi trokitur në çdo derë dhe askund nuk kemi marrë asnjëherë përgjigjen e duhur
Për këto dhe shumë arsye po e dërgojmë këtë letër të hapur, shkëlqesisë së saj, Ambasadores tonë të SHBA, Zonjës Vlora Çitaku që si përfaqësuese e shtetit të Kosovës në mbledhjen e radhës së Këshillit të Sigurimit të OKB, ti dërgon mesazh të fuqishëm Serbisë:

Se nuk ka pajtim pa gjetjen e eshtrave të më të dashurve tonë, të cilët i rrëmbyen, vranë dhe zhdukën nëpër varreza masive.

Nuk ka asnjë marrëveshje pa kërkim falje të nivelit më të lartë të shtetit serb për krimet që i ka bërë shqiptarëve, regjimi i kasapit të Ballkanit.

Serbia vetëm sa e ka ndërruar formën e veprimit duke kërkuar të gllabërojë territore në Kosovë përderisa plagët tona janë të hapura dhe kullojnë gjak e dhembje
Ne nënat dhe të gjithë familjarët jemi lodhur nga pritja e durimi dhe është momenti i fundit që të tërhiqet vërejtja këtij shteti të papërgjegjshëm, shtetit të Serbisë i cili vazhdon me politikat e vjetra kriminale.

Vlora e dashur, ne nënat e dimë se ti mund ta ndjesh dhembjen dhe përgjegjësinë më së miri pasi edhe vet deri dje ke kërkuar eshtrat e dajës tuaj që fatbardhësisht më në fund i keni gjetur dhe varrosur me nderime të larta.

Edhe ne kërkojmë të njëjtin gjë për më të dashurit tonë.

Ne i njohim kapacitetet tuaja Zonja Ambasadore dhe jemi të sigurta se ju do ta merrni këtë çështje si detyrë parësore, por po ua përkujtojmë se ne familjarët më nuk do të qëndrojmë të qetë.

Nga ky vend i dërgojmë mesazhe të gjithë përgjegjësve të institucioneve të Kosovës se ne nuk do të heshtim e as nuk do të ndalemi deri sa ta gjejmë edhe personin e fundit por juve do të ju gjykoj historia nëse do të na lëni të vdesim duke kërkuar drejtësinë dhe njerëzit tonë të mbeten ende të zhdukur në territore të kriminelëve nëpër Serbi.
Në qoftë se ju nuk do ta vëni kusht në bisedime dhe ta trajtoni deri në fund ne nuk do të pajtohemi por do të veprojmë edhe më me ngulm", thuhet në letrën e shoqatës.

The post "Thirrjet e Nënave" kërkon që të diskutohet për të pagjeturit në OKB appeared first on DRENICA PRESS.

Pas arratisjes së Gruevskit, Jnakulloska nuk pret që të paraburgoset

Posted: 14 Nov 2018 02:02 AM PST

Ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska sot deklaroi se nuk pret që masat e sigurisë të cilat i ka shqiptuar gjykata të shndërrohen në paraburgim.

"Unë kam masa sigurie të caktuara të cilat i respektoj dhe nuk ekziston arsye pse duhet që ato të ndryshojnë", tha Jankulloska para seancës së sotme për lëndën "Titanik", duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse pret që t'i shqiptohet masa e paraburgimit si Mile Janakieskit dhe Kriil Bozhinovskit.

Jankulloska, Janakieski dhe Bozhinovski janë ndër të akuzuarit për rastin "Titanik" të Prokurorisë Speciale Publike, për bashkëpunim kriminal dhe parregullsi zgjedhore. I akuzuar është edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari ku ka kërkuar azil politik.

Mbajtja e seancës së sotme gjyqësore është pak enigmatike sepse Gruevski disa ditë është i pakapshëm për policinë, ndërsa nga e hëna ai kërkohet edhe me fletëarrest për vuajtjen e dënimit me burg për dy vjet për rastin "Tank".

The post Pas arratisjes së Gruevskit, Jnakulloska nuk pret që të paraburgoset appeared first on DRENICA PRESS.

Pence: I takon Kinës ta parandalojë një Luftë të Ftohtë

Posted: 14 Nov 2018 02:01 AM PST

Zëvendës presidenti amrikan Mike Pence ka reaguar ndaj luftës tregtare mes SHBA-së dhe Kinës.

"Uashingtoni pret që Kina të të pajtohet me SHBA-në ose do të ketë një tjetër lufrë të ftohtë." ka shkruar Pence në profilin e tij në Twitter.

Edhe presidenti i Kinës Xi Jinpingpritet që t'I bëjë disa ndryshime ekonomike dhe ushtarake gjatë takimit me presidentin Trump gjatë Samitit të G20 në Buenos Ajres.

Ky takim do të zhvillohet me 30 nëntor në Argjentinë.

The post Pence: I takon Kinës ta parandalojë një Luftë të Ftohtë appeared first on DRENICA PRESS.

Sa kushton benzina në Evropë?

Posted: 14 Nov 2018 01:59 AM PST

Zvicra ndodhet në vendin e 28-të në Evropë, duke paguar për një litër 1.42 euro

Presidenti francez Emmanuel Macron është nën presion mbi rritjen e çmimit të karburantit në Francë.

Shoferët po planifikojnë të bllokojnë rrugët kryesore dhe autostradat në të gjithë vendin më 17 nëntor, pasi çështja është përshkallëzuar në mediat sociale me zemërim me rritjen e kostove.

Megjithatë, Macron ka këmbëngulur se taksat doganore mbi benzinën duhet të rriten, për të promovuar dhe zhvilluar forma më të gjelbra të transportit.

Por, si krahasohen çmimet e karburantit në Francë me vendet e tjera në Evropë?

Franca vjen në numrin 11 përsa i përket çmimeve më të shtrenjta në Evropë, duka paguar për një litër lëndë djegëse 1.38 euro, sipas "FuelsEurope", transmeton 'Scan'.

Norvegjia është vendi më i shtrenjtë, me një litër karburanti që kushton 1,75 euro më 13 nëntor, shkruan Euronews.

Holanda, Islanda, Italia dhe Greqia ishin gjithashtu midis pesë vendeve më të shtrenjta në Evropë, dhe midis 20 vendeve të botës, përcjell albinfo.ch.

Në anën tjetër të shkallës, Rusia, Moldavia, Ukraina, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Bullgaria kanë çmimet më të ulëta të karburantit.

Mes 40 vendeve, Shqipëria renditet në gjysmën e parë e vendeve më të shtrenjta. E renditur në vendin e 26, për një litër karburant paguan 1.38 euro.

Ndërkohë, Zvicra ndodhet në vendin e 28-të në Evropë, duke paguar për një litër 1.42 euro.

The post Sa kushton benzina në Evropë? appeared first on DRENICA PRESS.

Daçiq tregon se çfarë do të flasë në Këshill të Sigurimit për Republikën e Kosovës

Posted: 14 Nov 2018 01:58 AM PST

Pas gjashtë muajve, Republika e Kosovës është rikthyer në rend dite të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Në këtë sesion, Serbia do të përfaqësohet si gjithmonë nga ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, i cili sipas RTS-së, planifikon që në këtë mbledhje të flasë për 'numrin e provokimeve dhe veprimeve të njëanshme nga Prishtina gjatë kësaj periudhe gjashtëmujore”, transmeton Gazeta Express.

Daçiq sipas RTS-së, ka thënë se Serbia është e gatshme të vazhdojë negociatat me Kosovën, por gjithashtu do të përmend edhe marrëveshjet të cilat sipas tij nuk i ka përmbushur Kosova, siç është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Ministri serb do të flasë edhe për nismën e krijimit të ushtrisë së Republikës së Kosovës, për të cilën thotë se është e papranueshme.

"Unë do ta argumentoj fuqishëm se formimi i Ushtrisë së Republikës së Kosovës është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit", ka thënë Daçiq para se të niset për në sesioninin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së./GazetaExpress/

The post Daçiq tregon se çfarë do të flasë në Këshill të Sigurimit për Republikën e Kosovës appeared first on DRENICA PRESS.

Ja si duket shtëpia ku jeton familja Obama

Posted: 14 Nov 2018 12:20 AM PST

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama dhe ish-Zonja e Parë, Michelle Obama, kanë blerë një shtëpi në një zonë ekskluzive në Uashington.

Fillimisht familja ishte vendosur me qira në këtë shtëpi. Por tashmë ata e kanë blerë shtëpinë për një vlerë prej 8.1 milionë dollarë.

Shtëpia është 761 metra katrorë, ndërsa është ndërtuar në vitin 1928 dhe ka tetë dhoma gjumi dhe nëntë banjo e gjysmë.

The post Ja si duket shtëpia ku jeton familja Obama appeared first on DRENICA PRESS.

Dyshime për falsifikim të nënshkrimit të Agim Çekut, nga shuarja e komisionit aplikuan për pension mbi 16 mijë veteranë

Posted: 14 Nov 2018 12:18 AM PST

16 mijë e 379 është numri i veteranëve që kanë aplikuar për marrjen e pensionit të veteranit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale nga maji i vitit 2016 kohën kur edhe është mbyllur Komisioni për Verifikim të Statusit të Veteranit deri me 9 nëntor 2018.

Në Organizatën e Veteranëve të Luftës shtrojnë dilemën se me nënshkrim të kujt iu njoh statusi i rreth 16 mijë veteranëve, pasi që komisioni ka përfunduar punën në vitin 2016.

Rritja e vazhdueshme e numrit të veteranëve që po aplikojnë për marrjen e pensionit pa formimin e asnjë komisioni që ua njeh statusin e tyre si veteran po cilësohet si falsifikim i certifikatave të veteranit të cilat janë lëshuar nga Komisioni për njohjen dhe verifikimin e statutit të veteranit para datës 20 maj të vitit 2016 me nënshkrim të Agim Çekut, shkruan arbresh.info

A është duke u falsifikuar nënshkrimi i Agim Çekut dhe data e lëshimit të vërtetimit tregon nënkryetari i OVL- UÇK, Nasim Haradinaj.

Ai shpreh dyshimet e tij se është duke u falsifikuar nënshkrimi i Agim Çekut dhe veteranët po marrin certifikata të reja edhe sot, por sipas tij me datë të 20 majit  2016.

"Për regjistrimin e veteranëve ka qenë një komision i themeluar nga qeveria e Kosovës. Neve përditë po na shtohet numri, se ka po dalin e ka po vijnë nuk e di. Mirëpo numri është duke u rritur. Certifikatat e reja për veteranë po lëshohen. Krejt çka lëshohen edhe ato që i marrin sot i lëshojnë me datën e atëherë-shist pra të 2016ës. E këta e kanë të fotokopjuar nënshkrimin e Agim Çekut dhe tash po lëshojnë të reja", është deklaruar Nasim Haradinaj në një intervistë për portalin arbresh.info.

Portali arbresh.info ka shkuar në zyrat e OVL-së në degën e Prishtinës dhe ka parë se në dokumentet që i kanë sjellë disa veteranë javën e kaluar figurojnë datat që janë lëshuar në vitin 2016.

Shih në foto dokumentet që janë dorëzuar javën e kaluar në zyrat e OVL-së në Prishtinë në të cilët figuron nënshkrimi i Agim Çekut dhe data e nënshkrimit që është në vitin 2016.

Që nuk ka dhënë asnjë nënshkrim për veteranë pas majit 2016-të e vërteton edhe kryetari i Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, Agim Çeku.

Ai në një përgjigje për portalin arbresh.info ka thënë se prej datës 20 maj nuk ka asnjë lidhje me lëshimin e këtyre dokumenteve.

"Unë prej 20 majit 2016 nuk kam kurrfarë lidhje me këtë punë. Duhet ta pyesni zyrën për kategori të dala nga lufta. Nuk jam tu u marrë me këtë çështje", ka thënë ai shkurt.

Dyshimet për falsifikim të certifikatës së veteranit ka ngritur edhe udhëheqësi i Zyrës së Veteranëve në Qeverinë e Kosovës, Gazmend Syla.

I pyetur se a kanë dalë certifikata të nënshkruar nga zyra e tyre në lidhje me këtë rast ai ka thënë se kjo nuk është e vërtetë. Ai thotë se vetëm nëse janë falsifikuar.

"Jo nuk është e vërtetë. Prej zyrës tonë nuk ka dalë asnjë nënshkrim. Vetëm nëse janë duke i bërë fals se nuk ka komision", ka deklaruar Syla.

Ai ka thënë se kanë qenë të paktë në numër ata veteranë që kanë kërkuar t'u rregullohen gabimet teknike apo ankesa të ndryshme.

E Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale ka treguar se nga 20 maji i vitit 2016, kohën kur edhe është mbyllur komisioni, kanë aplikuar për marrjen e pensionit 16 mijë e 379 veteranë deri me 9.11.2018.

"Janë 16,379 veteranë që kanë aplikuar për realizim të pensionit nga 20.05.2016 deri më 09.11.2018", thuhet në përgjigjen e zyrës për media të kësaj qeverie.

Listat e veteranëve u frynë për mijëra persona me kalimin e viteve. Në vitin 2015, kur edhe filluan të ndaheshin këto pensione, përfitues kanë qenë 13 mijë e 442 veteranë.

Aktualisht benefite si veteran marrin rreth 37 mijë e 932 persona.

Ndërsa, prej vitit 2015, kur edhe filluan të ndaheshin këto pensione, nga buxheti i shtetit janë shpenzuar afër 182 milionë euro.

Për fryrje të listave të veteranëve, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 12 anëtarëve të Komisionit për verifikimin e pjesëmarrësve të Luftës së UÇK-së.

Ata akuzohen se kanë fryrë listën e veteranëve të UÇK-së deri në 19 mijë persona më shumë. Të akuzuarit janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

The post Dyshime për falsifikim të nënshkrimit të Agim Çekut, nga shuarja e komisionit aplikuan për pension mbi 16 mijë veteranë appeared first on DRENICA PRESS.

Ndodh edhe kjo: Agjencitë në Shqipëri organizojnë ekskursione në Beograd për Festat e Nëntorit

Posted: 13 Nov 2018 11:43 AM PST

A do të shkonit në Beograd për të festuar festën e flamurit të shtetit tuaj, 28 Nëntorin?
Festo Festën e Flamurit shqiptar në Beograd.

Një ofertë e tillë është përhapur me të madhe në Shqipëri. Janë të shumta agjencitë e udhëtimeve që po ofrojnë festim të 28 Nëntorit në Serbi.

Nuk dihet sa ka qenë interesimi i shqiptarëve për të kaluar këtë festë në një vend historikisht armik , por një gjë është e qartë, ofertat e tilla po shtohen çdo ditë.

The post Ndodh edhe kjo: Agjencitë në Shqipëri organizojnë ekskursione në Beograd për Festat e Nëntorit appeared first on DRENICA PRESS.

Nxehet Trump, sulmon ashpër Macronin dhe tallet me historinë e Francës

Posted: 13 Nov 2018 11:40 AM PST

"Ata filluan të mësonin gjermanishten në Paris, para se SHBA t'i vinte në ndihmë". Kjo ishte ironia më e ashpër që Donald Trump i dedikoi të martën në Twitter, homologut të tij francez Emmanuel Macron, duke konfirmuar edhe njëherë se krisja në marrëdhëniet SHBA-Francë është më e madhe seç mendohej.

Pasi e kundërshtoi për krijimin e një ushtrie të vërtetë Europiane që do të nxirrte jashtë loje nevojën për mbrojtje nga Uashingtoni dhe automatikisht pagesat e vendeve të BE ndaj SHBA-ve, Trump i ka kujtuar Macron historinë dhe kohën kur Gjermania e kishte pushtuar Francën gjatë dy Luftërave Botërore.

Dhe këtë e ka bërë hapur në rrjetet sociale menjëherë pas sulmit të parë që erdhi pas zbritjes në Uashington, pasi kishte marr pjesë në ceremoninë për përkujtimin e Ditës së Armistikës në Paris gjatë fundjavës.

Trump i kujton liderit francez se Europa nuk mund t'ia dalë e vetme dhe se ka nevojë për SHBA-të si një shpëtimtar.

"Emmanuel Macron sugjeron ndërtimin e ushtrisë së vet për të mbrojtur Evropën kundër SHBA, Kinës dhe Rusisë. Por ishte Gjermania në Luftërat Botërore Një dhe Dy – Çfarë ndodhi atëherë me Francën? Ata filluan të mësonin gjuhën gjermane në Paris, para se SHBA të ndërhynte. Paguani për NATO-n ose ndal!", shpërtheu Trump me frustrim në Twitter.

Por Trump nuk e ndali me kaq sulmin personal ndaj Macron, duke thënë se Presidenti i Francës po e shfrytëzon temën e një ushtrie europiane për të bërë propagandë në favor të tij, pasi ka humbur popullaritetin në mesin e francezëve.

"Problemi është se Emmanuel vuan nga një vlerësim shumë i ulët i miratimit në Francë, 26%, dhe një normë papunësie prej pothuajse 10%. Ai po përpiqet të kalojë vëmendjen në një temë tjetër. Nga rruga, nuk ka asnjë vend më nacionalist se Franca, njerëz shumë krenarë – dhe me të drejtë kështu! ……..", nënvizon Trump.

Dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha këto deklarata kundër ish-mikut të tij, Trump e mbylli sagën e sulmeve ndaj Macron me një postim ku thuhej: "Ta bëjmë Francën të parën përsëri".

Ndërkohë kjo "luftë" e hapur nga Trump vjen, pasi në një intervistë një javë përpara përkujtimeve në Paris, Macron bëri thirrje për krijimin e një ushtrie të BE-së që mund të mbrojë kontinentin "pa u mbështetur vetëm në Shtetet e Bashkuara".

Ndërkohë që Macron dikur kishte një lidhje të ngushtë me presidentin Trump, marrëdhëniet e udhëheqësve janë krisur. Në një fjalim të dielën, Macron denoncoi fuqishëm markën e nacionalizmit të Trump, duke e krahasuar atë me forcat që zhytën Evropën në konflikt në shekullin e 20-të.

"Demonët e vjetër po rishfaqen", paralajmëroi presidenti francez. "Historia nganjëherë kërcënon të marrë përsëri kursin e saj tragjik dhe të bëjë kompromis shpresën tonë për paqe. Le të premtojmë se do t'i japim përparësi paqes mbi gjithçka", theksoi Macron.

Ai madje e qortoi në sy homologun e tij amerikan duke i thënë se mesazhi i tij i fushatës "Amerika e Para" është thjeshtë një markë nacionaliste, përcjell Shqip.

Macron gjithashtu qëndroi në çdo moment pranë kancelares gjermane Angela Merkel, një kritike e njohur e Trump, me "çiftin" që u përqafua në zbulimin e një memoriali pranë Compiegne, ku Gjermania u dorëzua zyrtarisht 100 vjet më parë.

The post Nxehet Trump, sulmon ashpër Macronin dhe tallet me historinë e Francës appeared first on DRENICA PRESS.

Merkel mbështet krijimin e një ushtrie të vërtetë evropiane

Posted: 13 Nov 2018 11:39 AM PST

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mbështeti nga ana e saj, përpara Parlamentit Evropian në Strasburg, krijimin e një ushtrie të vërtetë evropiane, menjëherë pas polemikave të krijuara për këtë çështje midis Donald Trumpit dhe Emmanuel Macronit.

''Duhet të hartojmë një vizion që do na mundësojë një ditë të kemi një ushtri të vërtetë europiane'', deklaroi Merkel përpara eurodeputetëve ku pati duartrokitje dhe mosaprovim gjatë fjalimit.

Liderja gjermane rikujtoi gjithashtu se kishte propozuar krijimin e një këshilli të sigurisë europiane me presidencë të radhës, ku do të mund të merren vendime të rëndësishme në mënyrë të shpejtë.

The post Merkel mbështet krijimin e një ushtrie të vërtetë evropiane appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more