Skip to main content

Thaçi arrin në Paris, pritet nga Macron

Thaçi arrin në Paris, pritet nga Macron


Thaçi arrin në Paris, pritet nga Macron

Posted: 11 Nov 2018 02:19 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron në Paris në kuadër të ceremonisë së shënimit të 100 vjetorit të armëpushimit që rezultoi me përfundimin e Luftës së Parë Botërore.

Ai ka arritur në Pallatin Elysee, ku është pritur nga presidenti francez, Emanuel Macron, raporton lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Ky është postimi i presidentit Thaçi:

"Pallati Elysee në Paris sot është qendër e mikpritjes së liderëve nga mbarë bota. Shënimi i 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore është mesazh botëror për rëndësinë e madhe të paqes"./Lajmi.net/

Image may contain: 3 people, people standing, crowd and outdoor

 

The post Thaçi arrin në Paris, pritet nga Macron appeared first on DRENICA PRESS.

Haradinaj: Ne duhet të japim sinjale të mira se jemi njerëz të vetëdijshëm

Posted: 11 Nov 2018 12:01 AM PST

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i është bashkuar edhe sot aksionit të pastrimit në kuadër të fushatës "Ta pastrojmë Kosovën", që u zhvillua në parkun e Gërmisë, saktësisht në brezin rrugor të këtij lokaliteti.

Kryeministri Haradinaj tha se tash e sa vjet ka munguar kujdesi për mirëmbajtjen e hapësirave publike në kryeqytet, duke i bërë thirrje kryetarit Shpend Ahmeti dhe komunës që të kujdesen për këto hapësira të cilat u takojnë qytetarëve.

"Nuk është kosto e lartë që të largohen këto materiale ndërtimore dhe të kthehet në park një hapësirë e vogël si kjo. Në të kaluarën Kosova dhe shqiptarët, kanë qenë të shquar për njerëz që kanë pasur respekt për hapësirat e përbashkëta. Ka ndodhur një ndërprerje, koha e luftës edhe e zhvillimeve, por nuk mund të arsyetohemi 20 vjet më vonë dhe ngado që shkojmë të gjejmë mbeturina e deponi, në vende që ky të jetë një vend ku argëtohen fëmijët", tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se nuk do të lejojnë që një gjendje e tillë të vazhdojë edhe më tutje.

Më tej, kryeministri Haradinaj tha se të gjithë atë që e kërkojnë votën e qytetarëve, duhet të tregojnë se edhe ata mendojnë për fëmijët e këtij vendi.

"I lus qytetarët që të mos i votojnë ata kryetarë të komunave që nuk kujdesen për hapësirat e përbashkëta publike", tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se në çdo komunë, pa përjashtim, kudo që ka shkuar ka parë mbeturina.

Kryeministri Haradinaj, tha se pas 15 dhjetorit kur edhe përfundon aksioni i pastrimit për këtë vit, të gjithë ata që hedhin mbeturina do të dënohen, derisa ka falënderuar të gjithë ata vullnetarë që po marrin pjesë në aksionit e pastrimit në kuadër të fushatës "Ta pastrojmë Kosovën".

"Nuk bënë te hedhim mbeturina. E kam thënë edhe më herët ne po ankohemi për liberalizim të vizave, por Evropa nuk është kështu. Ne duhet të japim sinjale të mira se jemi njerëz të vetëdijshëm", tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se dikush duhet të jap llogari për këtë gjendje.

Koordinatori i “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj, tha se Kosova po pastrohet çdo ditë dhe deri më sot  janë pastruar 450 deponi ilegale, apo më shumë se gjysma e tyre, dhe me këtë dinamikë do të vazhdohet deri në fundin e fushatës, më 15 dhjetor 2018.
Ai apeloi te të gjithë kryetarët e komunave që në momentin kur japin leje të ndërtimit, t'i kushtëzojnë kompanitë që merren me ndërtim, që të ofrojnë plan për trajtimin e mbetjeve inerte.

The post Haradinaj: Ne duhet të japim sinjale të mira se jemi njerëz të vetëdijshëm appeared first on DRENICA PRESS.

Memli Krasniqi: Zgjedhjet s’janë në plan

Posted: 10 Nov 2018 11:58 PM PST

Përplasjet dhe mosmarrëveshjet e partive politike të pushtetit dhe opozitës, kanë quar në bllokim të Kuvendit duke bërë që shumë pika të barten nga seanca në seancë. Edhe pse opozita vazhdimisht po kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, për pozitën ato s'janë në plan.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Memli Krasniqi i ka thënë Ekonomia Online, se opozitës i mungon vendosmëria, për ngritje të mocionit të mosbesimit dhe se sipas tij, thirrjet për zgjedhje po bëhen vetëm për konsum politik.

"Opozitës ju mungon vetëm një gjë në fakt, vendosmëria. Ata s'janë të vendosur për asgjë, ata thonë që duan me marr pjesë në dialog e nuk kanë guxim me marr përgjegjësi për dialogun, thonë që do ta bojkotojnë kuvendin e pastaj vine ne kuvend, një pjesë dalin e një pjesë hynë, thonë që duan zgjedhje dhe nuk guxojnë me ngrit mocion mosbesimi, do të thotë, është reflektim i problemeve të tyre të brendshme. Krejt ajo çka ata e deklarojnë për zhvillimet është se nuk është rendi zgjedhjeve, askush në Kosovë nuk dëshiron zgjedhje".

"Kush do që thotë që do zgjedhje ose është i interesuar për to, është i pasinqertë dhe e thotë për konsum politik ditor. Sidoqoftë çdo parti serioze duhet të jetë gjithmonë e gatshme për zgjedhje, por PDK-ja mendon se nuk duhet dhe nuk ka nevojë për zgjedhje".

Kur ka foli për vizat, shefi i PDK-së në Kuvend, tha se nëse kosovarëve nuk u lejohet lëvizja e lirë në zonën Schengen, me këtë veprim Bashkimi Evropian (BE) po ia kthen shpinën Kosovës. Tërheqjen të zotimeve të zyrtarëve të BE-së e quan ai skepticizmin e shteteve anëtare.

"Mendoj që është sinjal shumë dekurajues, është komplet i padrejtë dhe nëse një gjë e tillë vërtet do të ndodhë atëherë do të jetë me të vërtet një kthim i shpinës Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Me vite na kanë thënë që nuk është vendim politik, por që është çështje teknike, janë pikërisht qëndrimet politike që dëshirojnë ta mbajë Kosovën të përjashtuar nga një e drejt fondamentale".

Ndonëse shpreh optimistë se liberalizimi mund të ndodh, Krasniqi thotë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e caktuar, madje pati më shumë kritere se të gjitha vendet e rajonit.

"Pavarësisht që Kosova është shteti më pro-evropian dhe qytetarët më pro-evropian, unë mendoj që sinjalet e tilla refuzuese nga Bashkimi Evropian do ta kenë ndikimin e vet politike edhe brenda vendit tonë, por padyshim që do të ndikojnë edhe tek procesi integrues, por edhe tek dialogu edhe çdo gjë tjetër".

"Unë ende jam optimist i kujdesshëm në kuptimin që shpresoj që Austria do ta marr përgjegjësin që e ka si udhëheqëse e presidencës së BE-së që ta fus në rend të ditës çështjen e vendimit sepse ne nuk jemi fajtor për mosmarrëveshjet që shtetet e BE-së i kanë mes veti edhe për problemet e politikave të tyre të brendshme. Ne kërkojmë të drejtën tonë, me vite na kanë thënë duhet mi kryer këto punë, krejt punët i kemi kryer, sot do të ishte përtej standardit të dyfishtë nëse ata tërhiqen nga krejt ato zotime që i kanë dhënë me vite".

Krasniqi ka thënë se janë në fazën e hershme të zgjedhjeve të brendshme të partisë, duke shtuar se do të ketë rifuqizim dhe ridinamizim të punës së PDK-së në të gjitha nivelet.

"Sa i përket procesit të zgjedhjeve të brendshme të PDK-së, ne jemi ne fazat e hershme, tashmë është hap procesi zgjedhor anë e mbanë Kosovës në 38 degë të PDK-së. Një pjesë e nën-degë e që janë të gatshme mund të fillojnë me zgjedhjet dhe kuvendet ne ditët në vijim. Presim që për disa muaj do të ketë jo vetëm zgjedhje, por diskutim edhe debat për përzgjedhje më të mirëve në mënyrë që të ketë një rifuqizim dhe ridinamizim të punës së PDK-së në të gjitha nivelet".

The post Memli Krasniqi: Zgjedhjet s'janë në plan appeared first on DRENICA PRESS.

Pamje të operacionit policor në dy lokalet e natës në Drenas

Posted: 10 Nov 2018 09:01 AM PST

Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimin me Qenie Njerëzore, Njësia në Prishtinë ka realizuar me sukses planin operativ "Nëntori 2018", me qëllim të kontrollimit dhe inspektimit rutinor të lokaleve të natës.

Nga ky aksion, policia ka rezultuar që të identifikojë 12 punëtore femra, tetë prej tyre të Republikës së Shqipërisë dhe katër të Kosovës.

Kësisoj, Portali Indeksonline ka siguruar pamje gjatë aksionit policor, ku shihen pjesëtarët e PK-së teksa ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore.

Sipas PK-së, Plani Operativ ka përfshirë rajonin e Prishtinës dhe është zbatuar në bashkëpunim dhe mbështetje të njësive speciale operative në Prishtinë, me zyrtar të ATK-se, dhe Inspektorëve Komunal, shkruan Indeksonline.

"Janë kontrolluar dy (2) lokale:

Një në Komoran-Drenas

 

 

Një në fsh.Orllat-Drenas.

Gjithsejtë janë identifikuar 12 punëtore femra, prej tyre 8 shtetase të R.se Shqipërisë dhe 4 femra punëtore të R. Kosovës.

Shtetaseve të huaja (8), ju janë konfiskuar dokumentet nga ana e Drejtorisë për Migrim dhe të huaj, për procedim të mëtutjeshëm", thuhet në raport.

Vlen të ceket se në njërin lokacion gjatë bastisjes është gjetur një revole e tipit Zastava e kalibrit  6.35, si dhe një karikator me tre fishek.

Gjatë kontrollit në veturën e njërit pronar është gjetur dhe sekuestruar një sasi e narkotike, dy qese për afërsisht 3 gr.

Inspektorët komunal dhe zyrtarët e ATK-së, kanë shqiptuar gjoba lokaleve në mungesë të dokumentacioneve përkatëse, dhe janë mbyllur të dy lokalet, për pa rregullsi.

Planin Operativ ka përfunduar rreth orës 01:30 të datës 10.11.2018, pa ndonjë incident./Indeksonline/

The post Pamje të operacionit policor në dy lokalet e natës në Drenas appeared first on DRENICA PRESS.

Tahirsylaj tregon se kur do të bie shi

Posted: 10 Nov 2018 08:46 AM PST

Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj parashikon se as ketë javë nuk do të ketë reshje shiu.

Ai për KALLXO.com tregon se moti në Kosovë do të jetë i përafërt si javën që po lëmë pas.

"Gjatë kësaj jave moti do të jetë i përafërt me temperaturën e javës së kaluar, nuk do të ketë reshje shiu, temperatura minimale do të luhaten nga 1 deri në 5 gradë celsius dhe ato më të lartat do të arrijnë deri në 18 gradë celsius", tha Tahirsylaj.

Sipas tij, nga fundi i muajit nëntor pritet të ketë reshje të shiu, të cilat i konsideron të vonuara.

"Pritet që nga fundi i muajit të ketë reshje por këto reshje tashmë e kanë humb efektin e vetë pasi që thatësia ka qenë e madhe dhe si pasojë nuk janë përfunduar punët e bujqësisë siç duhet", parashikoi Tahirsylaj.

Tahirsylaj bën të ditur edhe se vendi ynë do të përfshihet me erëra nga jugu dhe jugperëndimi, ndërsa ne veri dhe verilindje me shpejtësi 70 metra në sekondë.

The post Tahirsylaj tregon se kur do të bie shi appeared first on DRENICA PRESS.

“Çmendet” moti në Shqipëri, guximtarët vijojnë plazhin në Durrës

Posted: 10 Nov 2018 08:42 AM PST

Edhe pse jemi në prag të dimrit, temperaturat gati pranverore favorizuan ata që zgjodhën ta kalojnë fundjavën buzë detit. Pjesa më e madhe për ecje apo aktivitete sportive, por më guximtarët tentuan edhe të lahen.

Kjo ishte pamja e vijës bregdetare të Durrësit këtë të shtunë.

Thuajse në të gjithë gjatësinë e saj ishte e mbushur me njerëz që kishin zgjedhur të kalonin disa orë buzë detit.

Disa iu gëzuan rrezeve gati pranverore, megjithësë jemi në prag të dimrit,  madje pati edhe prej atyre që guxuan të lahen.

Të tjerë e shfrytëzuan këtë kohë për ecje apo aktivitet sportive.

Me së shumti durraskë e kryeqytetas, por nuk mungonin as pushuesit ditore ngë Kosova e Maqedonia.

Nuk mungonin as të huajt.

Teksa një pjesë e qytetarëve shprehen se po shijojnë një peisazh të mrekullueshem, durrsakët që janë aty çdo ditë ankohen për infrastrukturën, pasi qyteti vetë  është kthyer në kantier ndërtimi sipas tyre dhe mungojnë hapësirat publike.

Panoramë të ngjashme ishte këtë fundjavë edhe në bregdetin e Vlorës dhe Shëngjinit.

The post "Çmendet" moti në Shqipëri, guximtarët vijojnë plazhin në Durrës appeared first on DRENICA PRESS.

Autobusi s’i bindet policisë, merr përpara tre automjete

Posted: 10 Nov 2018 08:40 AM PST

Drejtuesi i një autobusi në autostradën Tiranë-Durrës nuk respekton stopin e policit rrugor dhe nga shpejtësia merr përpara tre automjete, duke shkaktuar dëme materiale dhe rrezikuar seriozisht jetën e një polici rrugor dhe të pasagjerëve të mjeteve të përplasura.

Polici rrugor shihet se i ka kërkuar drejtuesit të autobusit për të ndaluar, për të mundësuar futjen e mjeteve nga një kryqëzim lidhës.

Por autobusi nuk e ka respektuar stopin e kërkuar dhe ka vijuar të përshkojë rrugën me shpejtësi të tejkaluar. Po në atë moment, një kamion i tonazhit të lartë pret për t’u futur në autostradë dhe sapo merr konfirmimin nga polici bën manovrën e kthimit.

Fill pas manovrës së kamionit, dy mjete të cilat ishin duke ecur në autostradë ulin shpejtësinë duke respektuar stopin e urdhëruar nga polici në shërbim, ndërsa autobusi vjen me shpejtësi nga pas duke i marrë përpara.

Drejtuesi i autobusit nuk ka qenë në gjendje të dehur dhe se aktualisht Policia Rrugore i ka tërhequr patentën. Ky i fundit pritet të dalë përpara një komisioni, për dëmet e shkaktuara ndaj palëve të treta.

Aksidenti, i cili mund të kishte përfunduar me përmasa tragjike, ka ndodhur mbrëmjen e 4 nëntorit të 2018-s./report

The post Autobusi s'i bindet policisë, merr përpara tre automjete appeared first on DRENICA PRESS.

E rrallë: Kjo vajzë është konduktore e autobusit në Prishtinë

Posted: 10 Nov 2018 08:39 AM PST

Nuk është profesion i zakonshëm për gratë e Kosovës, por kjo nuk e pengoi 26 vjeçaren Saranda Sherifi Rrecaj që të punojë si shitëse e biletave në linjën e re 7C të trafikut urban në kryeqytet.

Rrecaj në një rrëfim për KosovaPress ka bërë thirrje që paragjykimet gjinore të lihen prapa, dhe të ushtrohen edhe profesionet që tash e kohë të gjatë shihen si "burrërore".

"Fillimisht iniciativa nuk ka qenë e imja, enti i punësimit më ka telefonuar dhe më ka thënë se a je e interesuar për punë, unë në fakt që nga 2015 jam e anëtarësuar aty dhe më kanë thënë nëse je e interesuar për punë, puna është konduktore. Thjeshtë e kam marr me shumë sportivitet, mu ka dokë interesant përderisa me qenë realist pjesë e tabusë, kështu që e kam marr thjeshtë nuk ka pasur ndonjë problem as nga familja as nga ana ime që është pjesë e tabusë se nuk punohet kjo punë se është punë atraktive, është e lehtë", ka thënë ajo.

Rrecaj foli edhe për përkrahjen që mori nga rrethi për këtë profesion.

"E kam ndjerë vetën të privilegjuar kam pasur shumë përkrahje si nga stafi i trafikut urban, si prej kolegëve, gjithashtu edhe pasagjerët kanë qenë shumë të sjellshëm, ndoshta e kam edhe fatin se është linje e re edhe janë shumë të sjellshëm dhe të kujdesshëm ka pas edhe bakshishe. Mua po më pëlqen si konduktore po më duket interesant, edhe më interesant po ma bëjnë edhe pasagjerët edhe mënyra se si po më shikojnë. Thjesht uuu konduktore femër…Jo jo bravo të lumtë, suksese sa mirë që po e shohim një femër konduktore. Mënyra e sjelljes është shumë më e mirë me një femër, sesa me një mashkull", ka shtuar ajo.

Përveç Rrecajt, janë edhe dy gra që ushtrojnë këtë profesion të dominuar nga gjinia mashkullore.

Kryeshefi ekzekutiv i "Trafikut Urban", Lulzim Rexhepaj për KosovaPress ka treguar se kjo ishte ideja e tij.

Rexhepaj tha se punësimi i grave gjithashtu ka përmirësuar shërbimin ndaj pasagjerëve.

"Aktualisht janë duke punuar tri femra në pozitën konduktere në trafikun urban të cilat kanë performancë shumë të mirë. Këto kanë filluar punën dhe i kemi vendosur në linjën 7C ku numri i udhëtarëve është pak më I vogël që ta kenë si lehtësime në fillim të punës. Si ide ka qenë e imja me marrjen e detyrës së kryeshefit ekzekutiv, kam menduar se si të vijmë deri tek një performancë më e mirë, një shërbim më të mirë ndaj qytetarëve. Dhe duke analizuar ishte ndër idetë e ndryshme dhe ndër masat që i kemi ndërmarr ka qenë edhe punësimi i femrave meqë si gjini janë më të sjellshme, më korrekte, më të përgjegjshme ndaj punës", ka deklaruar Rexhepaj.

Ai thotë se edhe pse kjo ndërmarrje është e interesuar të punësojë edhe shofere, deri tani nuk kanë hasur aq të interesuara.

Punësimin e grave e kanë mirëpritur edhe pasagjerët.

Hazbie Zeqiri një grua në moshë, shprehet se kondukteret po e motivojnë edhe më shumë që të udhëtojë më autobusët urbanë.

"Për ata po udhëtoj çdo ditë duhet me punu shumë mirë pse kjo, puna nuk të bënë asgjë, dhe po i ka hije kësaj femre, shumë janë të bukura, janë të sjellshme", u shpreh kjo e moshuar.

Përshtypjet e tij për kondukteret për Kosovapress i ka shpalosur edhe Naim Hajdini, i cili tha se për herë të parë po sheh gra në këtë profesion.

"Mua po më pëlqen shumë se hera e parë që po shoh femra me shpërndarë bileta në autobusë, edhe autobusët e rinj edhe këto vajzat e reja është kënaqësi për mua", ka shtuar ai.

Edhe Enver Peci i cili udhëtonte me këtë linje u shpreh i kënaqur që tani janë lënë anash disa paragjykime.

"Mirë ish dashur edhe më shumë me pas jo vetëm kjo, ish dashur të arrijnë shqiptarët për me qenë të barabartë, jo vetëm meshkuj. Mendoj që po dhe shumë i saktë, kjo është hera e dytë apo e tretë që vetëm hypi në autobusë kështu rastësisht dhe po e takoj këtë dhe shumë më ka ardhur një kënaqësi kur e kam parë", ka thënë Peci.

"Trafikut Urban" me konkursin e ri i janë shtuar edhe shtatë gra/vajza që së shpejti pritet të nisin punën.

The post E rrallë: Kjo vajzë është konduktore e autobusit në Prishtinë appeared first on DRENICA PRESS.

Çka iu ndodhi aktorëve të ‘O sa mirë’ gjatë xhirimeve?

Posted: 10 Nov 2018 03:26 AM PST

Është seriali që ka tërhequr vëmendje që nga dita që ka filluar.

"O sa mirë" është një prej serialeve më të pëlqyera vendore.

Ekipi i emisionit "Mirage" ka qenë i pranishëm në ambientet ku po xhirohet seriali "O sa mirë", gjatë xhirimeve të një episode të re.

Në storien e përgatitur nga "Mirage", mund të kuptoni se çfarë ndodh në prapaskenat e serialit "O sa mirë".

Ndiqeni videon e mëposhtme për të parë se si xhirohet një episod i këtij seriali vendor.

The post Çka iu ndodhi aktorëve të 'O sa mirë' gjatë xhirimeve? appeared first on DRENICA PRESS.

Drenas, vdes veterani i UÇK-së, vëllai i heroit të Kosovës

Posted: 10 Nov 2018 02:52 AM PST

Mbrëmë ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë veteran i UÇK-së, Sabit Hasan Halilaj.

I ndjeri ishte ndër pjesëtarët e parë të UÇK-së në Brigadën "Adem Jashari", në zonën operative të Drenicës. Ai ishte edhe vëllai i heroit të Kosovës, Ragip Halilaj.

Varrimi bëhet sot në orën 14:00 në Tërrdevc të Drenasit.

The post Drenas, vdes veterani i UÇK-së, vëllai i heroit të Kosovës appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more