Skip to main content

Tahirsylaj tregon se kur do të bjerë borë në Kosovë

Tahirsylaj tregon se kur do të bjerë borë në Kosovë


Tahirsylaj tregon se kur do të bjerë borë në Kosovë

Posted: 12 Nov 2018 09:50 AM PST

Kosova po vazhdon të përcillet me temperatura të nxehta ani se ka javë që kemi hyrë në stinën e dimrit. Këto masa ajrore pritet që ta përcjellin vendin edhe për disa javë. Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, thotë se dimri nuk do të sjellë shumë borë në Kosovë dhe se borë pritet të bije gjatë fundit të nëntorit.

Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka folur për motin që do të mbretërojë në Kosovë gjatë stinës së dimrit. Ai për Gazetën Express ka deklaruar se vendi do të vazhdojë të përcillet me temperatura të ngrohta.

"Gjendja sinoptike është nën ndikimin e masave ajrore që kanë ardh nga Afrika Veriore. Kanë veti të ndryshme fizike dhe gjatë kësaj jave nuk pritet një shkallë e lartë të kondenzimit deri në fund të javës do të kemi mot relativisht të nxehtë. Mëngjeset do të jenë të ftohta Dhe gjatë kësaj kohe temperaturat mundë të shkojnë deri në 18 gracë celsius", ka deklaruar Tahirzylaj.

Tutje ai është shprehur se borë në Kosovë pritet që të bije gjatë fundit të nëntorit. Por i8nteniztei i saj nuk pritet që të jetë i madh.

"Bora pritet që të bije diku ka fundi i muajit në vendet- kodrinore malore ku zakonisht janë reshje të intensitetit të dobët. Temperaturat më të larta minimale pritet që të sillen prej 18 deri në – 20 gradë celsius", ka thënë tutje eksperti i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj./GazetaExpress/

The post Tahirsylaj tregon se kur do të bjerë borë në Kosovë appeared first on DRENICA PRESS.

Qyteti që po “shkrihet”

Posted: 12 Nov 2018 09:36 AM PST

Përderisa Artktikut po i shkrihet akulli, banorëve të Qaanaaqas, qytetit që ndodhet në skajin më verior të Grenlandës, po iu rrezikohen shtëpitë, jeta dhe ekzistenca e tyre. Ky qytet paraqet një ndër shembujt më të qartë të pasojave të para të ndryshimeve klimatike.

Një pjesë e madhe e 650 banorëve të qytezës jetojnë në zonat që janë përherë të ngrira, të cilat për një kohë të gjatë kanë shërbyer si tokë e qëndrueshme për ndërtesat dhe infrastrukturën e Arktikut. Sidoqoftë, me ngritjen e temperaturave kjo tokë është bërë më e paqëndrueshme për shtëpitë e qytezës së vogël. Kjo po paraqet rrezik për banorët.

Ka edhe qytete të tjera që gjenden në këso tokash të paqëndrueshme. Megjithatë, ato janë të ndërtuara mbi sipërfaqe gurore. I ndërtuar në vitet e 50'-ta, atëherë kur ngrohja klimatike nuk paraqiste problem, Qaanaaq është e vetmja qytezë që është e ndërtuar në tokë të butë. "Ndryshe nga sipërfaqet tjera, kjo tokë përmban ujë, gjë që paraqet sfidë", thotë Sebastian Zastruzny, profesor në Universitetin e Kopenhagës, i cili e ka studiuar këtë lloj toke qe disa vjet. "Kur kjo tokë ngrihet dhe pastaj zbutet, lëviz poshtë dhe lart dhe kjo ndikon që shtëpitë dhe infrastruktura të rreshqasin dhe të fundosen", shtoi ai.

Ndryshimet e fortësisë së kësaj toke ia kanë dëmtuar shtëpinë edhe një banori të kësaj qyteze, Orla Kleistit. Dhoma e ndejës dhe banjoja në shtëpinë e tij tashmë kanë çarje në mur. Dyshemeja e banjos nuk është më e rrafshët dhe pllakat kanë filluar të plasariten. Në muret e kuzhinës çarjet janë aq të mëdha, saqë nëpër to depërton edhe ajri. Ciklet e ngrirjes dhe zbutjes së tokës pritet të bëhen edhe më të shpeshta. Gjatë këtij viti, Grenlanda ka pasur temperatura që kanë arritur deri në 23 gradë, që paraqet shkallë më të lartë se mesatarja e temperaturës gjatë periudhës 1958-2002.

Në shtator të këtij viti, sipërfaqja e akullit ishte për 26.6% më e vogël se mesatarja e sipërfaqes në periudhën 1981-2010. Edhe trashësia e akullit është zvogëluar. Nga viti 1980 deri në vitin 2008, trashësia e akullit ka rënë nga 3.64 metra në 1.89 metra, shkruan "BBC", transmeton Gazeta Express.

Përktheu: Nasuf Abdyli

The post Qyteti që po “shkrihet” appeared first on DRENICA PRESS.

AFP: Presidenti serb i zemëruar, paralajmëron t’i dëshmoj Macronit mikpritjen serbe në Beograd

Posted: 12 Nov 2018 09:34 AM PST

Për hatërmbetjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili është zemëruar për trajtimin që i është ofruar të dielën në Paris krahasuar me atë që i është mundësuar homologut të tij kosovar, Hashim Thaçit, gjatë kremtimit të njëqindvjetori të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ka shkruar edhe agjencia franceze e lajmeve AFP.

Kjo agjenci citon mediat serbe të cilat kanë publikuar fotot ku shfaqet presidenti Thaçi pranë presidentit rus Vladimir Putin, atij amerikan Donald Trump, francezit Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel, ndërsa Vuçiq ishte ulur përballë, në një tjetër tribunë.

Ju mund të përfytyroni se si u ndjeva", deklaroi Vuçiq, i cili shpjegoi se kishte përjetuar një "gungë në fyt", shkruan AFP duke ju referuar mediave në Serbi.

"Më dukej se gjatë gjithë kohës shikoja në dysheme dhe në ekran, duke mos besuar se çfarë po shihja para meje dhe duke e ditur sakrificën e paguar nga populli serb në Luftën e Parë Botërore", citohet të ketë thënë Vuçiq.

Shikuar proporcionalisht, ushtria e vogël serbe pësoi humbjet më të tmerrshme gjatë Luftës së Parë Botërore: 130,000 të vdekur dhe 135,000 të plagosur, që njëherësh përbënte tre të katërtat e fuqisë punëtore të saj, shkruan AFP.

"Duhet të marrja vendimin aty për aty: të bëja diçka ose të mos bëja asgjë, të qëndroja në vendin tim, të qëndroja i mbyllur, ta shtrëngoja dorën e Trumpit, Putinit, të flisja për Serbinë", ka thënë Vuçiq, duke shtuar se "mendoj se kam marrë vendimin e duhur".

"Çfarë të bëja në lidhje me atë renditje? Vërtet nuk e di. Bërja e ndonjë skandali atje (…) nuk do të kishte shumë kuptim", shtoi presidenti serb, raporton AFP.

Vuçiq ia ka premtuar një pritje "madhështore" presidentit Emmanuel Macron, sipas mediave lokale, në Serbi në fillim të dhjetorit.

Do t'i fitoj mijëra qytetarë tanë për ta përshëndetur, për t'i treguar atij se çfarë është mikpritja serbe dhe se si e shohim ne miqësinë", ka thënë Vuçiq.

Njëzet vjet pas luftës midis forcave serbe dhe rebelëve independistë shqiptarë të Kosovës (1998-99, mbi 13,000 të vdekur), dhe një dekadë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës mbeten të mjera, shkruan AFP.

Një takim javën që shkoi në Bruksel midis Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit, takim ky i pari që nga korriku, u zhvillua në një atmosferë të tensionuar. Serbia ka dënuar vendimin e fqinjës së saj për të ngritur tarifat e saj me 10% për produktet serbe dhe është zemëruar me planin e Hashim Thaçit për t'i dhënë Kosovës një ushtri. I përkrahur nga Rusia dhe Kina, Beogradi nuk e njeh pavarësinë e ish-krahinës së tij, kryesisht të banuar nga shqiptarët dhe ku rreth 120,000 serbë ende jetojnë.

AFP shkruan se Kosova pohon se është njohur nga 115 shtete, duke përfshirë edhe fuqitë kryesore perëndimore. Por, Serbia pretendon se ka bindur një duzinë vendesh që ta rishqyrtojnë vendimin e tyre, për ta kontestuar Kosovën.

The post AFP: Presidenti serb i zemëruar, paralajmëron t'i dëshmoj Macronit mikpritjen serbe në Beograd appeared first on DRENICA PRESS.

Isa Mustafa: Është absurde të bisedosh me Serbinë, derisa ajo punon kundër Kosovës

Posted: 12 Nov 2018 09:30 AM PST

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i ka ftuar kryetarët e degëve nga partia të cilën ai e udhëheq, në një takim të mbyllur, me ç'rast ka kritikuar mënyrën e dialogimit të Presidentit Hashim Thaçi më homologun e tij Aleksandar Vuçiq.

"Ne e kemi përcjellë me vëmendje edhe takimin e fundit të midis Presidentit Thaçi dhe Presidentin Vuçiq në Bruksel".

Sipas tij është absurde që të ulesh për dialog me Serbinë në Bruksel, përderisa ajo vazhdimisht punon kundër Kosovës.

"Ne si LDK kemi insistuar dhe vazhdojmë të insistojmë se askush nuk mund ta përfaqësoje Kosovën pa mandat të Kuvendin të Kosovës".

Mustafa deklaron se është absurde që të ulesh me Serbinë për dialog në Bruksel, përderisa ajo punon kundër njohjeve të pavarësisë së Kosovës".

"Nuk mund të ulesh dhe të bisedosh për normalizim të marrëdhënieve me një vend i cili tenton që ta shpërbëj këtë pavarësi e cila është njohur nga 115 shtete".

"Si LDK vlerësojmë se nuk është Vuçiqi ai i cili duhet të vë kushte për dialogun, apo se çfarë duhet të ndryshoj Kosova në qëndrimet e saj".

"Por është Kosova e cila duhet të kërkoj që të mos vazhdoj dialogu, përderisa Serbia nuk e ndërpret fushatën e saj që po zhvillon kundër njohjeve të Kosovës".

The post Isa Mustafa: Është absurde të bisedosh me Serbinë, derisa ajo punon kundër Kosovës appeared first on DRENICA PRESS.

Veseli: Qëndrimi i Gjermanisë po keqkuptohet nga opozita

Posted: 12 Nov 2018 09:28 AM PST

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se Gjermania është përkrah Kosovës, mirëpo opozita po e keqkupton qëndrimin e Gjermanisë për çështjen e dialiogut.

Veseli ka deklaruar se është takuar edhe me zyrtarë amerikanë, edhe me kancelaren dhe se dihet qëndrimi i tyre se ata do ta përkrahin Kosovën në çështje të dialogut. Derisa ka thënë se ata mund të kenë dallime në disa çështje, por ky qëndrim po keqkuptohet nga opozita.

"Unë kam takuar zyrtarët amerikanë, përfshirë edhe Palmer, në të njejtën kohë kam qenë edhe në zyrën e kancelares, dhe ka një qëndrim të përbashkët. Edhe Gjermania do të jetë përkrah Kosovës. Ata mund të kenë dallime në disa qështje të dialogut, por kjo po keqkuptohet nga kolegët e opozitës", tha Veseli.

The post Veseli: Qëndrimi i Gjermanisë po keqkuptohet nga opozita appeared first on DRENICA PRESS.

Thaçi dhe Vuçiqi mbështet nga Uashingtoni

Posted: 12 Nov 2018 05:45 AM PST

Zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit, George Kent ka thënë se Uashingtoni do vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe Serbinë në arritjen e një marrëveshje.

Kent ka deklaruar se për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, SHBA mbështet presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

"Ne do të vazhdojmë të mbështesim udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës për të arritur një marrëveshje. Është shumë e rëndësishme që udhëheqësit serbë dhe kosovarë së bashku t'i kalojnë të gjitha çështjet", është shprehur Kent për 'Danas', transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar se ende ka probleme të pazgjidhura dhe jo vetëm kundër Kosovës.

"Ka ende probleme të pazgjidhura për shkak të konflikteve që janë rezultat i veprimeve agresive të ish presidentin serb, Sllobodan Millosheviq, jo vetëm kundër Kosovës por edhe kundër Bosnjës dhe Hercegovinës", ka përfunduar Kent.

Vlen të theksohet se dje presidenti i vendit, Hashim Thaçi është takuar me homologun e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Pas takimit, Thaçi deklaroi se Trump e mbështet 100 për qind një marrëveshje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

The post Thaçi dhe Vuçiqi mbështet nga Uashingtoni appeared first on DRENICA PRESS.

Drama e zhdukjes së 17-vjeçarit nga Ferizaj: Iku nga familja për të bashkëjetuar me një vajzë

Posted: 12 Nov 2018 05:22 AM PST

Ka gjashtë ditë qëkur 17-vjeçari, E. Hysenaj, ka dalë nga shtëpia e tij në Ferizaj pa lënë asnjë gjurmë pas. Kjo ka qenë arsyeja që familja Hysenaj ta raportojë rastin në polici për zhdukjen e djali të tyre. Por, 17-vjeçari siç duket me vetëdëshirë ka dalë nga shtëpia e tij. Ai tash po bashkëjeton me një vajzë jashtë qytetit të Ferizajt, lidhje kjo për të cilën nuk po pajtohet familja Hysenaj. Policia e ka identifikuar vendndodhjen e të riut nga Ferizaj dhe ai tash gjendet shëndosh e mirë.

Nëna e E. Hysenajt, 17 vjeç, nga komuna e Ferizajt, nuk po pajtohet me lidhjen e dashurisë që djali i saj e ka me një vajzë. Kjo siç duket ka qenë arsyeja që 17-vjeçari të dalë nga shtëpia pa i treguar askujt se ku gjendet.

Më 5 nëntor ai ka ikur nga shtëpia e tij në Ferizaj.

Nëna e E. Hysenajt e ka paraqitur në polici rastin për zhdukjen e djalit të saj duke thënë se nuk ia di vendndodhjen atij.

“Me 10.11.2018 ankuesja femër K/Shqiptare, ka informuar se djali i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar", njoftoi policia, ditë më parë për këtë rast.

Por, pas gati 10 ditëve që ky i ri u zhduk, Policia e Kosovës i doli në gjurmë. Sipas të dhënave të Policisë ai u gjet shëndoshë e mirë.

Ai po bashkëjeton me një vajzë, lidhje kjo për të cilën familja e tij nuk ishin pajtuar.

17-vjeçari E. Hysenaj, gjendet në një banesë të cilën e ka marrë me qira dhe është jashtë qytetit të Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur majori nga Ferizaj, Basri Shabani.

“Mund t’ua konfirmoj se e kemi identifikuar vendndodhjen e personit në fjalë. Gjendja e tij është e mirë”, ka deklaruar Shabani duke thënë se rasti është mbyllur nga ana e Policisë.

Ndryshe, vetëm në dy vitet e fundit janë raportuar si të zhdukur më shumë se 100 persona. Në Policinë e Kosovës i kanë thënë Gazetës Express se vetëm për periudhën janar-prill të këtij viti, janë raportuar 56 persona të zhdukur.

Për secilin muaj gjatë kësaj periudhe nga familjarët janë raportuar 15 të zhdukur.

Numër të lartë të personave të zhdukur po del të ketë pasur edhe në periudhën e njëjtë gjatë vitit të kaluar. Madje, krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit numri i rasteve të zhdukjeve është ulur për rreth 20 raste.

Sipas statistikave të Policisë, gjatë vitit 2017, në vend janë raportuar 76 persona të zhdukur, disa prej të cilëve pas disa ditësh janë gjetur të vdekur. Ndërkohë, Prizreni, Istogu e Mitrovica janë qytetet në të cilat ndodhin më së shpeshti raste të tilla. /Gazeta Express

The post Drama e zhdukjes së 17-vjeçarit nga Ferizaj: Iku nga familja për të bashkëjetuar me një vajzë appeared first on DRENICA PRESS.

Kryqi i Kuq në Drenas shpërndan ndihma për familjet skamnore

Posted: 12 Nov 2018 05:14 AM PST

Dega e Kryqit të Kuq në Drenas ka shpërnda ndihma për familjet skamnore, transmeton Gazeta Drenica Press

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtar në facebook, ku shkruan:

Kryqi i Kuq i Kosovës – dega në Drenas shpërndanë ndihma për familjet në nevojë.
Sot me datën 12.11.2018 derguam (veshëmbathje, pako ushqimore dhe higjenike ) krejt këto duke i falendëruar KARABINIERET (KFORIN) Italian të cilët po na dalin në ndihmë jo vetëm kësaj here por edhe shumë herave tjera. Sot ishim në fshatin Polluzhë tek familja e Mihrije Gjoka e cila është mjaftë të rëndë shëndetsore.

The post Kryqi i Kuq në Drenas shpërndan ndihma për familjet skamnore appeared first on DRENICA PRESS.

62 lindje në QKUK vetëm në tre ditët e fundit

Posted: 12 Nov 2018 05:07 AM PST

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK gjatë tre ditëve të fundit ka pasur 62 lindje.

Sipas njoftimit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës,  të premtën pati 28 lindje, të shtunën 12 dhe të dielën 22 lindje, transmeton Klan Kosova.

"Mirë se erdhe në Jetë👶 🙌

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, gjatë tri ditëve të fundit ka pasur 62 lindje. 🤱🏼

9 nëntor: 28 lindje, 17 meshkuj, 11 femra, 10 gra janë bërë nëna për herë të parë. 👶 🤱🏼

10 nëntor: 12 lindje, 7 meshkuj, 5 femra, 5 gra janë bërë nëna për herë të parë.👶🤱🏼

11 nëntor: 22 lindje, 11 femra, 11 meshkuj.👶🤱🏼

Urime të gjitha familjeve që janë bërë me fëmijë! 👨‍👩‍👧‍👦❤️"

The post 62 lindje në QKUK vetëm në tre ditët e fundit appeared first on DRENICA PRESS.

Kadri Veseli tregon se cili shtet i Evropës është më skeptiku për heqjen e vizave

Posted: 12 Nov 2018 05:01 AM PST

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka pranuar se shteti i Francës është më skeptiku sa i përket vendimit përfundimtar të heqjes së vizave të kosovarëve.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka deklaruar se e  ka siguruar shtetin francez se kosovarët nuk do ta vërshojnë Evropën si Shqipëria, Gjerorgjia pas përfundimit të këtij procesi.

Ai njëherit ka njoftuar se nesër do shkojë në Finlandë dhe më pas edhe në Bruksel sa i përket lobimit për vizat, njofton Klan Kosova.

The post Kadri Veseli tregon se cili shtet i Evropës është më skeptiku për heqjen e vizave appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more