Skip to main content

“Menaxhmenti i fabrikës në Belgjikë gabon me bonuset e punonjësve, në vend të 100 eurove u transferon nëpër llogari nga 30 mijë” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Menaxhmenti i fabrikës në Belgjikë gabon me bonuset e punonjësve, në vend të 100 eurove u transferon nëpër llogari nga 30 mijë” plus 2 more Telegrafi Dështime


Menaxhmenti i fabrikës në Belgjikë gabon me bonuset e punonjësve, në vend të 100 eurove u transferon nëpër llogari nga 30 mijë

Posted: 12 Nov 2018 02:15 PM PST

Punonjësit në një fabrike të shkrirjes së çelikut në Belgjikë, shijuan një fundjavë vërtetë të këndshme pasi gjetën në llogaritë e tyre bankare 30 mijë euro shtesë.

Paratë, që siç u mor vesh më pas, ishin një gabim i stërmadh pasi në fakt, ata do të merrnin një bonus prej vetëm 100 eurove.

Sidoqoftë, pati nga ata që përfituan diçka… disa u nxituan t'i përdornin më së miri fondet, paguan borxhe apo edhe i luajtën në kazino…por tani, kompania i kërkon paratë mbrapsht.

Nuk është bërë e qartë se sa nga 230 punonjësit e fabrikës, me pagë mesatare 1600 euro në muaj, morën bonusin gjigant por, siç bëhet e ditur, janë të paktë ata që e kanë pësuar dhe janë të detyruar tani të kthejnë pas çdo cent.

"U shokova kur pashë gjendjen e llogarisë sime. Por dukej se ishte një gabim, ndaj nuk preka asgjë. Mora vetëm pagën dhe e lashë mënjanë pjesën tjetër deri sa të mësoja diçka më shumë", thotë një punonjës duke shtuar se njeh të tjerë që kanë shpenzuar një pjesë të shumës. /tch/

 

The post Menaxhmenti i fabrikës në Belgjikë gabon me bonuset e punonjësve, në vend të 100 eurove u transferon nëpër llogari nga 30 mijë appeared first on Telegrafi.

Këndi prej nga u shkrep fotografia, bëri të duket se në të ka diçka eksplicite (Foto)

Posted: 12 Nov 2018 10:21 AM PST

Shawnna Binks që ishte për pushime në Qipro, kërkoi ta fotografojnë, derisa mbante të bijën në prehër.

Gjithçka ishte në rregull, sikur këmba e vogëlushes të mos binte poshtë dhe këndin prej nga u shkrep fotografi, të mos ishte në atë pozitë, transmeton Telegrafi.

"Në mes të këmbëve ke diçka, e je e sigurt për bikinit që i ke veshur", ka qenë një koment, në fotografinë që ajo e postoi në rrjetet sociale.

Këmba e vogëlushes

Kjo bëri që miqtë e saj ta shikojnë me kujdes postimin, ku duke sikur ka diçka eksplicite, megjithëse është një imazh i këndshëm nga pushimet. /Telegrafi/

 

The post Këndi prej nga u shkrep fotografia, bëri të duket se në të ka diçka eksplicite (Foto) appeared first on Telegrafi.

Kërkoi të ulet pranë dritares, stjuardesat ia ‘zgjidhën’ problemin (Foto)

Posted: 12 Nov 2018 07:24 AM PST

Kur një udhëtar këmbëngulës kërkoi vazhdimisht t'ia gjejnë një ulëse pranë dritares, mendoi se stjuardesat do t'ia plotësojnë dëshirën.

Mirëpo, stafi i aeroplanit ia gjetën një 'zgjidhje' alternative, duke ia sjellë dritaren e vizatuar, transmeton Telegrafi.

Ngjarja që ndodhi gjatë një fluturimi nëpër Japoni, e vuri atë në pozitë të keqe, pasi kishte sipër kokës letrën e vizatuar, sikur mashtrohen fëmijët.

Vizatimi për udhëtarin

"Derisa po shërbeheshin pijet, ai bërtiti me të madhe, duke kërkuar të ulet pranë dritares. Ndërsa prej tyre është kthyer shpejtë, bashkë me letrën me shiritat ngjitës", ka thënë një udhëtare. /Telegrafi/

The post Kërkoi të ulet pranë dritares, stjuardesat ia 'zgjidhën' problemin (Foto) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more