Skip to main content

“Limaj në Gjakovë: Ne e kemi pasë ëndërr lirinë e Kosovës, rinia sot ta ketë shtetndërtimin” plus 9 more Ekonomia Online

“Limaj në Gjakovë: Ne e kemi pasë ëndërr lirinë e Kosovës, rinia sot ta ketë shtetndërtimin” plus 9 more Ekonomia Online


Limaj në Gjakovë: Ne e kemi pasë ëndërr lirinë e Kosovës, rinia sot ta ketë shtetndërtimin

Posted: 10 Nov 2018 09:52 AM PST

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur takim me të rinjtë e Nismës në Gjakovë, gjatë të cilit ka thënë se dy nga gjërat më të rëndësishme për të cilat sot ka mbajtur këtë tur, ka qenë arsimimi dhe vetëpunësimi.

Ai ka thënë se rinia sot duhet ta ketë një ëndërr kolektive dhe që ajo duhet të jetë shtetndërtimi i Kosovës, pasi sipas tij, ëndrrat individuale nuk kanë sjellë rezultate asnjëherë.

"Qendra e arsimit profesional dhe vetëpunësimi. Sot kemi të rinjë që nuk kanë asnjë zanat. Nuk mundet me qenë një fëmi më i keq ose më i mirë, me dallu kush e kryen fakultetin, kush nuk e kryen fakultetin. Një vajzë a një djalë të mirë e përcakton karakteri, respekti, puna, angazhimi, sjellja etj. Nuk na ka falë Zoti krejtve me kry fakultet, po zanat mundemi me marrë secili. Djem e vajza kthejuni zanatit. Shkoni aty ku ju mbështet shteti. Ne jemi të gatshëm me iu mbështet".

"Ne po dojmë me e mobilizu rininë e Kosovës, ata që dojnë me punu, ata që s'dojnë me punu, Zoti i ndihmoftë. I ri veç një herë bëhesh, i papjekur gjithmonë mbet. Mos e çoni rininë poshtë".

"Ju kisha lutë djem e vajza që t'i kthehemi punës".

"Një djalë dhe vajzë 18 vjeçare nuk duhet ta fillojë jetën me kërkesa individuale por duhet t'i hap sytë, të punojë, të investojë për veten e tij. Që shoqëria t'ia shohë vlerat. Ne po vazhdojmë me kërkesa, pa qenë të gatshëm me bë asgjë vetë. Rrijmë, zgjedhim nejen, në vend që të hulumtojmë vetëiniciativa. Kërkesat tuaja nuk kanë me gjetë adresim, prandaj këto kërkesa individuale t'i kthejmë në program dhe vizion për ta ndryshuar gjendjen e shumicës në vendin tonë".

"Secili duhet të ketë ëndrra individuale, por përveç kësaj a ka një ëndërr kolektive si ne që e kemi pasë, një konsensus i pathënë, i pa votuar. Nëse ne dikur e kemi pasë ëndërr lirinë e Kosovës, rinia sot ta ketë shtetndërtimin e Kosovës e për të qenë krenar që jemi këtu, që jetojmë në Gjakovë, që vendi ynë e ka emrin Kosovë, e me qu pasaportën përpjetë e me qenë krenar".

Barcelona nuk dëshiron ta shes Gomesin

Posted: 10 Nov 2018 08:49 AM PST

Skuadra e Barcelonës nuk është e interesuar që ta shes mesfushorin portugez, Andre Gomes.

Është folur se skuadra angleze Everton dëshiron që ta blejë Gomesin, mirëpo Barcelona nuk do ta pranonte një gjë të tillë, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Kjo për shkak se skuadra katalunase ka nënshkruar kontratë për afat të gjatë me Gomesin.

Labinot Tahiri zotohet se nuk do të udhëtojë më jashtë Kosovës, “do të mbyllem me ju vëllezër e motra”

Posted: 10 Nov 2018 08:45 AM PST

Labinot Tahiri është zotuar se nuk do të udhëtojë më jashtë Kosovës deri sa të liberalizohen vizat për të gjithë qytetarët.

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri përmes një postimi në Instagram ka dhënë një premtim për qytetarët.

"Sonte dhe vetem sonte sepse mbas 1 janarit rri me popullin tim në Kosovë deri diten që do të dale i pari shqiptarë me Liberalizimin të vizave. Kjo sakrificë e imja, vjen si pasojë nëse Evropa nuk e trajton qytetarin tim sikurse popujt tjerë. Kah po i shkruaj këto fjalë, mund të ndodh me vite mos dhenja e të drejtës së lëvizjes, ama unë do të mbyllem me ju vëllezër e motra. Kosova dhe ju vlen më shumë se sa vetja ime dhe e të gjithëve që jem në parlament. I falenderoj krejt gurbetqarët që na dhanë gjithçka për atdhe dhe tash është radha që ne të bëjmë për ta duke e lulzuar rininë dhe atdheun tonë", ka shkruar Tahiri.

Me shtesat e reja, fëmijët do të kenë nga 33 cent në ditë

Posted: 10 Nov 2018 08:40 AM PST

Nga janari i vitit të ardhshëm fëmijët në Kosovë do të mund të gëzojnë shtesat prej 10 euro për çdo muaj. Për herë të parë po ndahen shtesat për fëmijë në Kosovë, por sa janë të mjaftueshme 10 euro për një fëmijë në Kosovë?

Ekonomisti Safet Merovci për rtv21.tv u shpreh se kjo shumë që pritet t'iu ndahet fëmijëve është pamjaftueshme.

"Nëse për një fëmijë janë 10 euro në muaj, i bie 33 centë në ditë, atëherë kjo shumë flet vetë! Absolutisht e pamjaftueshme!", tha profesori universitar i Ekonomisë.

Merovci theksoi se shtesat e fëmijëve do të duhej të ndaheshin në përputhje me pagën mesatare në vend ose në përputhje me pagën mesatare në administratën shtetërore.
"Shtesat e fëmijëve duhet të jenë rreth 20% të pagës mesatare në vend e cila është rreth 173 euro, që duhet të vlejë për të gjithë fëmijët njëjtë. Ose të jetë 10% e pagës mesatare në administratën shtetërore që është afërsisht 453 euro. Çka merret si bazë është shumë e rëndësishme! Një duhet të jetë e sigurtë: të gjithë fëmijët duhet të trajtohen dhe të marrin njëjtë!", u shpreh ekonomisti Merovci.

Ndërsa, analisti Ramush Tahiri e sheh si vendim të mirë, që fëmijët në Kosovë të marrin shtesa mujore.

Kjo sipas tij, duhet të jetë pro lindjeve dhe në përkrahje të familjeve.

"Është shumë mirë që Kosova më në fund ka sistemin e ndihmës materiale për fëmijët aniqë në shumën monetare simbolike. Kjo shtesë për fëmijët duhet të jetë masë e politikës pro natalitetit dhe në përkrahje të familjes dhe brezave të rinj. Shtetet e zhvilluara e kanë një korpus të gjerë të të drejtave në mbrojtjen e përkrahjen e fëmijëve që kanë të bëjnë me politikat shëndetësore, me edukimin dhe shkollimin si dhe orientimin profesional dhe krijimin e kushteve për zhvillim normal e të papenguar dhe sistem sipas kritereve ku shfrytëzohen maksimalisht aftësitë dhe talenti", tha Tahiri për rtv21.tv.

Por, sipas analistit Tahiri, vetëm dhënia e "pagës" sado modeste apo e lartë që të jetë nuk është e mjaftueshme. Me 61 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenim më 07 nëntor është miratuar në Kuvendin e Kosovës rezoluta e harmonizuar nga grupet parlamentare në lidhje me shtesat e fëmijëve.

Në bazë të kërkesës së deputetes, Donika Kadaj-Bujupi më 15 tetor pati filluar debati parlamentar në lidhje me shtesat e fëmijëve, ku iniciuesja e debatit pati kërkuar që çdo fëmijë në Republikën e Kosovës prej moshës 0-16 vjeç të gëzoj shtesa. Ndërsa, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka theksuar se sipas buxhetit, shtesat e fëmijëve edhe mund të rriten.

"Sipas mundësive buxhetore, kjo shumë edhe mund të rritet. Bëhet fjalë për rreth 500 mijë fëmijë në tërë Kosovën që do ta gëzojnë këtë të drejtë. Projekt-rezoluta për shtesat e fëmijëve është një nga hapat e Qeverisjes sime për të zhvilluar politika të qëndrueshme në mbrojtjen e fëmijëve dhe familjes", ka shkruar Haradinaj në facebook.

Se në çfarë periudhe kohore Kosova mund të ketë mundësi që të rrisë shtesat e fëmijëve, ekonomisti Merovci sqaroi se çdo rritje e pagave, rrjedhimisht edhe e shtesave të fëmijëve do të duhej të bëhej konform me normën e rritjes ekonomike-rreth 4% çdo vit! Krahasuar me Kosovën, e cila sapo ka miratuar rezolutën për ndarjen e shtesave për fëmijë, shtetet e rajonit: Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia kanë planifikuar që t'i ndryshojnë politikat sociale, duke propozuar rritje të ndihmave sociale dhe shtesave për fëmijët.

Në Shqipëri këtë vit është premtuar një bonus për të posalindurit, me qëllim që të rritet nataliteti.

Qeveria shqiptare ka lansuar më 26 shtator një politikë të re sociale që do të nxisë rritjen e popullsisë, duke shpërndarë nga janari 2019 një bonus prej 400 mijë lekësh (3.20 euro) për fëmijën e parë, 800 mijë lekësh (6. 41 euro) për fëmijën e dytë dhe 1. 200. 000 mijë lekësh (9.61 euro) për fëmijën e tretë të lindur në çdo familje të Republikës së Shqipërisë.

Në Maqedoni nga janari i vitit 2019, shtesa për fëmijët dhe prindërit e punësuar janë paralajmëruar të ndahen nga Qeveria. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski ka thënë se nga 1 janari i vitit 2019 numri i fëmijëve, të cilët do të shfrytëzojnë kompensimin shtesë prej 3200 sa janë do të rritet në 73 mijë e 500 fëmijë përfitues, pasi sipas tij, këtë volitshmëri do ta shfrytëzojnë edhe familjet te të cilat njëri prind është i punësuar dhe merr pagë minimale.

Edhe në Serbi këtë vit, më 28 qershor janë miratuar ndryshimet dhe plotësimet në Ligin për përkrahje financiare familjeve me fëmijë, me të cilat shtohet shtesa financiare për prindërit për fëmijën e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt.

Me ligj, siç kanë raportuar mediet serbe është paraparë që prindërit për fëmijën e parë të marrin 100 mijë dinarë (rreth 900 euro), për fëmijën e dytë, 10 mijë dinarë (rreth 90 euro) në muaj, për fëmijën e tretë 12 mijë dinarë (mbi 100 euro) në muaj dhe për fëmijën e katërt (18 mijë dinar) apo mbi 170 euro në muaj, shtesa të cilat do të jepen për fëmijët deri në moshën 10 vjeç.

BBC-ja zbulon tregun e lajmeve të rreme në Kosovë, thotë se fitojnë rreth 600 euro në ditë

Posted: 10 Nov 2018 08:35 AM PST

Carl Miller, gazetari i BBC-së për rubrikën "BBC Click", ka qëndruar në Kosovë para dy javësh ku ka biseduar me një tregtar të lajmeve të rreme.

Miller thotë të ketë ardhur për herë të parë në Kosovë para rreth 1 viti për një hulumtim se si pushteti po ndryshon në epokën digjitale.

Ai thotë të ketë dëgjuar për fushatat e dyshimta të ndikimit rus dhe për ushtritë që luftojnë me informacion.

"Por njerëzit që takova atje më treguan se ekzistonte një arsye tjetër, shumë e thjeshtë, se përse njerëzit dërgojnë lajme të rreme dhe sensacionale tek audienca Perëndimore. Ishte për para – ata e shpërndajnë atë sepse ne e hapim", thotë gazetari Miller në shkrimin e publikuar në BBC, transmeton Koha.net.

"Clickbait" dhe "fake neps" janë termet që ndonjëherë përdoren për të përshkruar materiale të rreme apo sensacionale që qarkullon në internet.

Para një viti, "Burimi" më tregoi se keqinformimi është industri që po lulëzon. Një pjesë e këtyre informacioneve të pasakta ishin politike, e shumica ishin edhe më të këqija.

"Kujdestari i qenve që qëlloi qenin derisa iu thyen kockat mbetet jashtë burgut" ishte një prej tregimeve. "Djaloshi zgjohet nga koma pas 12 vjetësh, i shushurit sekrete të errëta prindërve të tij " ishte një tjetër.

Shumica prej tyre ishin të rreme. E ndonëse disa dukeshin si lajme, kjo përmbajtje kishte vetëm një arsye: klikimet.

Të bësh para nga interneti do të thotë të kapësh audiencën dhe tregtari me të cilin ka biseduar gazetari Miller kishte rreth 12 faqe në Facebook, të dedikuara për çdo gjë – nga krishterimi evangjelist deri tek destinacionet për pushime.

Pavarësisht temës, audienca ishte tepër e madhe: 90,000 pëlqime; 240,000 pëlqime; 26,000 pëlqime.

"Burimi" mundte të shpërndante përmbajtjen e tij tek rreth 1 milion shikues dhe ato klikime i shndërronte në të hyra nga reklamat – si brenda platformës së rrjetit social ashtu edhe nëpërmjet faqeve të jashtme. Fitimi për të shkonte në rreth 600 euro në ditë.

Janë shumë më shumë para se që do të fitonte nga çdo punë legjitime.

Që kur e kam takuar Burimin, thotë Milleri, gjigantët e teknologjisë janë zotuar se do ta mbyllin këtë industri. Lajmet e rreme janë ato që Mark Zuckerbergu i quan "sfidat e tij personale".

Më 2018, Facebooku dyfishoi ekipin e tij të sigurisë në 20,000 dhe mbylli shumë faqe e grupe që shpërndanin "clickbait", duke e kufizuar përmbajtjen e tyre në gati padukshmëri.

"Por, muajin e kaluar, u ktheva, e kësaj radhe me BBC-në. Desha të shihja nëse diçka kishte ndryshuar dhe si dukej manovra anti-lajme të rreme e Facebookut në sytë e atyre që merren me to", thotë Milleri, transmeton Koha.net.

"Audienca në atë faqe është kryesisht nga Britania e Madhe", thotë burri, duke u zgërdhirë, ndërsa ul kokën para telefonit të tij në mënyrë që kamera të mos e kap fytyrën e tij.

Gazetari i BBC-së thotë se fushata e fundit e Facebookut ka bërë që fitimet të bien nga 600 euro në ditë në rreth 100.

Shpërndarja e lajmeve të rreme tashmë është bërë më pak profitabile – e ndoshta edhe më pak politike. Ndoshta është kthyer në një fushatë për të famshmit, me tregime të rreme për futbollistë që thyejnë këmbët apo tregime seksuale. Krijuesit e këtyre përmbajtjeve tashmë shpërndajnë gjëra të vogla, jo për Trumpin.

Të rinjtë

Megjithatë, edhe pse më pak profitabile, kjo praktikë është ende shumë e shpërndarë.

"Dyzet për qind e të rinjve kosovarë po merren me këtë", thotë një tregtar. "Me mijëra e mijëra", thotë tjetri.

Dhe s'është për t'u çuditur shumë. 100 euro në ditë është ende pagesë që ndryshon jetën për dikë, siç është ai, i cili fitonte 7 euro në ditë si kamarier para se të niste të merrej me këtë gjë. "Pseja" ishte e qartë. Por, përball reformave të Facebookut, befasia më e madhe ishte "si".

Është një anë tjetër e kësaj industrie të lajmeve të rreme e të 'clickbait'-it që ne nuk e shohim. Mësova se ekziston një rrjet i grupeve të mbyllura, me anëtarësi që mund të përmbajë nga disa mijëra deri në qindra mijëra anëtarë. Për t'u bërë pjesë e një grupi të tillë të mbyllur, duhet pranuar ftesë.

Por brenda, ishte e qartë se Facebooku nuk ishte thjeshtë një vend ku korr audiencë. Ishte vendi ku tregtarët e lajmeve të rreme shkëmbenin mes vete.

Milleri thotë të ketë parë faqe të Facebookut me qindra mijëra pëlqime që shkëmbeheshin për mijëra dollarë. Të tjerët shisnin pëlqime të rreme, apo llogari të rreme, apo ofronin këshilla se si të përballoheshin përforcimet e Faceboookut.

Madje, ai thotë të kenë gjetur një "pako për fillestarë të lajmeve të rreme", bashkë me një koleksion të faqeve në Facebook për të shtuar audiencën, si dhe me uebfaqe për të monetizuar aktivitetin tuaj. Ishte ky një sektor shërbimesh ekonomike për keqinformim.

Nuk ishte vetëm Facebooku ai që po bëhej më inovativ, pasi edhe tregtarët e keqinformimit bëheshin vazhdimisht e më shumë inovativë. Disa ishin të specializuar në rritjen e faqeve e më pas shitjen e tyre. Të tjerët shisnin përmbajtje, e të tjerët ende të përqendruar se si të tejkalojnë përforcimet e Facebookut.

Edhe brenda grupeve të vogla, kjo ndodh vazhdimisht dhe me dhjetëra herë në ditë. Ishte një lojë në shkallë industriale me politikat dhe sistemet e Facebookut.

Nëpër botë, ka me mijëra njerëz sikurse ata me të cilët fola në Kosovë, thotë gazetari i BBC-së. "Zakonisht janë meshkuj të rinj dhe që njohin mirë teknologjinë, që janë në gjendje të shpërndajnë çfarë përmbajtjeje për klikime. Dhe në ndjekje të klikimeve online, tmerri, tronditja, ekzagjerimi ose ndarja fiton përsëri dhe përsëri".

Milleri thotë se deri më tani, është kjo mënyra më e lehtë dhe më e qasshme për të bërë para për disa. "Nëse dëshironi ta ndaloni këtë, nuk mundeni thjeshtë t'i digjni fushat. Duhet t'i jepni njerëzve që të kultivojnë diçka tjetër".

BE-ja monitoron rastet e gjykimeve që ndërlidhen me liberalizimin e vizave

Posted: 10 Nov 2018 08:31 AM PST

Autoritetet e Kosovës i kanë krijuar qasje të drejtpërdrejtë Bashkimit Evropian për monitorimin e trajtimit dhe gjykimit të rasteve të cilat i ka shënjestruar, në kuadër të plotësimit të kriterit për liberalizimin e vizave nga fusha e sundimit të ligjit.

Janë 43 raste të shënjestruara të korrupsionit dhe krimit të organizuar të cilat janë duke u trajtuar në mekanizmat e drejtësisë në Kosovë.

Këto raste janë kërkuar të kryhen nga Bashkimi Evropian në mënyrë që Kosova të ketë lehtësira në procesin e liberalizimit të vizave për lëvizje të lirë në zonën Schengen. Drejtuesit në Këshillin Gjyqësor thonë se këto lëndë po trajtohen me prioritet.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, tha për Radion Evropa e Lirë se sistemi i drejtësisë do të shtojë edhe më shumë përkushtimin në punë për këto lëndë.

"Deri tani kanë qenë 43 raste që janë evidentuar, 38 raste janë në gjykata, pesë në procedurë hetimore kurse 33 lëndë janë më aktakuza të paraqitura në gjykata. Ky është një raport i muajit gusht dhe ende nuk e kemi marrë raportin e fundit për progresin e mëtejmë, por është me rëndësi që këto lëndë kanë prioritet dhe çdo veprim që merret nga gjykata regjistrohet në databazë dhe Brukseli ka mundësi direkt të informohet për fazën dhe zhvillimin e procedurës së këtyre lëndëve", tha Idrizi.

Rusia i quan “të pabaza” akuzat për spiunazh në Austri

Posted: 10 Nov 2018 08:27 AM PST

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov i ka thënë homologes austriake se Rusia po akuzohet padrejtësisht për spiunazh, pasi Vjena tha se po heton një ish-kolonel austriak, nën dyshimin se ka spiunuar për dekada me radhë për Moskën.

Sipas deklaratës së lëshuar nga Ministria e Jashtme ruse, Lavrov ka folur për "akuzat e pabaza" gjatë bisedës telefonike me ministren e Jashtëm të Austrisë, Karin Kheissl.

Lavrov ka thënë se Vjena duhet të diskutojë për këto akuza në mënyrë private dhe direkte me Moskën dhe nuk është dashur që ato të bëhen publike.

Ky skandal i spiunazhit rrezikon të dëmtojë marrëdhëniet e Moskës me Vjenën. Moska është akuzuar edhe herë të tjerë për spiunazh në shtetet e BE-së dhe gjetkë.

Më 9 nëntor, kancelari austriak, Sebastian Kurz dhe ministri i Brendshëm, Mario Kunasek thanë se një kolonel austriak, që ishte pensionuar pesë vjetë më parë, dyshohet se ka punuar me inteligjencën ruse, që prej viteve '90 e deri këtë vit.

"Spiunazhi është i papranueshëm dhe spiunazhi rus në Evropë gjithashtu është i papranueshëm", kishte deklaruar Kurz.

Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, ministrja austriake, Kheissl i ka thënë Lavrovit se ajo shpreson që kjo çështje të mos prish marrëdhëniet dypalëshe, transmeton REL.

Sipas raportimeve, Vjena dyshon se një zyrtar ushtarak, 70-vjeç, ka punuar me inteligjencën ruse për dekada me radhë dhe po e heton atë lidhur me dyshimet se ai mund të ketë ndarë me Moskën sekrete shtetërore.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme austriake i ka thënë gazetës Kurier se informacionet që i dyshuari ua ka dhënë rusëve "janë nga gjërat më të parëndësishme, deri tek informacionet më të ndjeshme".

Megjithatë, disa media tjera kanë sugjeruar se koloneli i dyshuar, nuk ka qenë të pozitë të tillë që të mund të kishte qasje në informacione të klasifikuara.

Ndërkaq, gazeta Salzburger Nachrichten ka raportuar se i dyshuari ka kaluar informacione, që prej seminareve dhe kurseve të NATO-s që ai ka marrë pjesë, por edhe informacione të tjera ushtarake.

Hiqet Shqiponja, simboli i 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Posted: 10 Nov 2018 08:23 AM PST

Sheshit "Shqiponja" te ish-Dogana në Tiranë, nga sot i ngelet vetëm emri. Simboli identifikues, i saj, Shqiponja, është hequr.

Kjo ka ndodhur sepse në këtë zonë ka nisur puna për ndërtimin e një prej segmenteve të Unazës së Madhe të Tiranës. Në vendin ku deri tani qëndronte "Shqiponja" është parashikuar të ndërtohet një mbikalim për automjetet.

Shqiponja u vendos në këtë shesh me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Në ceremoninë organizuar për këtë rast morën pjesë kryeministri i kohës Sali Berisha dhe ish-kryebashkiaku Lulzim Basha. Vepra e artit me lartësi dhjetë metra u realizua nga artisti Albi Çifligu me kontribut financiar të familjes Destani nga Tetova, shkruan syri.net.

Hapja e Teatrit Magjik të Fëmijëve në Gjilan sjell rekord të shitjes së biletave

Posted: 10 Nov 2018 08:14 AM PST

Me super shfaqjen "Fortnite dhe Super Gjyshja", është promovuar sot "Teatri Magjik i Fëmijëve", i cili do të funksionojë si skenë e veçantë në kuadër të Teatrit të Gjilanit, por që u dedikohet ekskluzivisht shfaqjeve e programeve për fëmijë.

Hapja e "Teatrit Magjik të Fëmijëve" është përcjellë me një rekord të shitjes së biletave prej mbi 300 sosh.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka uruar hapjen e teatrit për fëmijë, duke thënë se kjo është bërë realitet falë punës dhe angazhimit të jashtëzakonshëm të drejtorit të teatrit, Erson Zymberi e trupës teatrale.

"Hapja e Teatrin Magjik është lajm i jashtëzakonshëm për kulturën në Gjilan, për fëmijët, arsimtarët e prindërit. Jam jashtëzakonisht i lumtur që është arritur të bëhet kjo. Ky qytet ka kulturë teatrale dhe po ndihem shumë mirë që do t'i edukoj brezat e ri. E uroj drejtorin e teatrit dhe stafin për këtë arritje dhe ua konfirmoj mbështetjen e Komunës në vazhdimësi", ka thënë Haziri.

Idea dhe koncepti i shfaqjes "Fortnite dhe Super Gjyshja" është bërë nga Bekim Korça, ndërkaq kanë luajtur: Mejreme Berisha, Njomëza Kalaveshi dhe Avni Shkodra.

Shfaqjet e fëmijëve do jepen çdo të shtunë në ora 12:00, në teatrin e qytetit.

Në Selanik, thirrje ekstremiste: Të djegim Tiranën

Posted: 10 Nov 2018 07:54 AM PST

Prokuroria e Gjirokastrës ka regjistruar hetimet për nxitje të urrejtjes dhe grindjeve dhe shpërndarje të simboleve që synojnë përmbysjen e rendit kushtetues të kryer në bashkëpunim.

Një burim tha për Top Channel se organi i akuzës nuk ka vendosur ende nëse për veprën tjetër të referuar nga policia atë të kalimit të paligjshëm të kufirit do të ketë apo jo procedim penal. Hetimi do të kryhet ndaj 12 personave, që gjatë të enjtes në mbrëmje u shoqëruan dhe u pyetën për thirrjet antishqiptare në fshatin Bularat. Të gjithë emrat e të dyshuarve i janë lënë mbi tavolinë Prokurorisë nga Antiterrori.

Përveç referimit në Prokurori për incidentin në fshatin Bularat, antiterrori, këtu në Policinë e Shtetit do të vazhdojë të jetë pjesë e hetimeve, përderisa bëhet fjalë për vepra kundër rendit kushtetues, shkruan Top Channel.

Mes veprimeve të antiterrorit po tentohet të hidhet dritë nëse udhëtimi i dhjetëra shtetasve grekë në ceremoninë e varrimit t Kacifas ishte apo jo i sponsorizuar. I gjithë ky dyshim vjen nga fushata në rrjetet sociale përpara ceremonisë të këqyrura nga antiterrori, ku bëhej thirrje për një udhëtim në Bularat që më pas do të rimbursohej. Njëkohësisht si prova materiale janë të sekuestruara flamuj me mbishkrimin Vorio Epiri si edhe filmimet e agjentëve në të cilat u hodhën thirrje antishqiptare.

Pas dhjetëra orëve filmime dhe vëzhgime të antiterrorit të autorizuara nga prokuroria, të hënën organi i akuzës do të kërkojë angazhimin e përkthyesve të licencuar nga Ministria e Drejtësisë për të përkthyer nga greqishtja në shqip parullat e hedhura në Bularat.

Por në Greqi edhe pas ceremonisë kanë vazhduar tubimet kundër shqiptarëve. Një grup personazh me parullën "Kacifas je i pavdekshëm", bërtisnin do e marrim "Korçën dhe Sarandën", do e djegim Tiranën".

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more