Skip to main content

“Kujdestarja e fëmijëve të çiftit të pasur mori veturën e shtrenjtë të tyre për vozitje, e shkatërroi pa dalë mirë në rrugë (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Kujdestarja e fëmijëve të çiftit të pasur mori veturën e shtrenjtë të tyre për vozitje, e shkatërroi pa dalë mirë në rrugë (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime


Kujdestarja e fëmijëve të çiftit të pasur mori veturën e shtrenjtë të tyre për vozitje, e shkatërroi pa dalë mirë në rrugë (Video)

Posted: 13 Nov 2018 02:04 PM PST

Kujdestarja e fëmijëve të një çifti bashkëshortor të pasur kishte dashur ta realizojë ëndrrën e kamotshme, të vozitet me modelin e ri të veturës sportive BMW i8.

Kështu pa u menduar dy herë u fut në veturën e burrit për të cilin punonte, dhe në vend se të ecë përpara filloi të lëviz mbrapa, duke e goditur murin dhe shtyllën elektrike, transmeton Telegrafi.

Kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur në afërsi të parkut Kmepton në qytetin e Johanesburgut në pjesën verilindore të Afrikës së Jugut. Sipas mediave lokale, pronarët e shtëpisë ishin në pushime, kur kujdestarja e fëmijëve të tyre përplasi dhe shkatërroi veturën e shtrenjtë.

Kamerat e sigurisë të instaluara në shtëpi kanë filmuar momentin kur vetura BMW i8 hibrid që kushton afro 150 mijë dollarë përplaset, pasi gruaja humb kontrollin mbi timonin. /Telegrafi/

The post Kujdestarja e fëmijëve të çiftit të pasur mori veturën e shtrenjtë të tyre për vozitje, e shkatërroi pa dalë mirë në rrugë (Video) appeared first on Telegrafi.

Trevjeçari u hidhërua shumë kur torta e ditëlindjes, i arriti pa dekorimet e kërkuara (Foto)

Posted: 13 Nov 2018 09:15 AM PST

Prindërit e një trevjeçari në Australi, kritikuan kuzhinierët që nuk ia dekoruan tortën e të birit, me ilustrimet e bretkosave, por ia sollën shumë të thjeshtë.

Madje, ata u desh të shkonin të një fqinj që di të përgatitë torta, për t'ia bërë së paku disa dekore të vogla, transmeton Telegrafi.

"Ishte shumë vonë, ai e kishte parë dhe nuk i kishte bretkosat e kërkuara. Është fëmijë i mbarë dhe shumë i sjellshëm, nuk e meriton të mos i plotësohet një kërkesë e vetme", kanë thënë ata, pasi ai mbeti i hidhëruara.

Torta që i arriti në shtëpi

Fotografitë e postuara, tregojnë tortën me sipërfaqen e gjelbër, që ka vetëm numrin tre dhe motivin sikur buzëqeshja e lehtë.

Dekorimet që iu bënë më vonë

E gjithë kjo nuk ka kushtuar lirë, pasi ata paguan 49 dollarë për përzgjedhjen dhe prisnin që të duket sikur në reklamë. /Telegrafi/

The post Trevjeçari u hidhërua shumë kur torta e ditëlindjes, i arriti pa dekorimet e kërkuara (Foto) appeared first on Telegrafi.

Fermeri iu kundërvu një çifti, që hodhën dy kova dhe në skaj të pronës së tij (Video)

Posted: 13 Nov 2018 07:33 AM PST

Ngjarja që ndodhi në një fermë të Skocisë, e ka ndarë opinionin, pasi konsiderohet se fermeri e teproi me një çift që hodhi dhe në një skaj të pronës së tij.

Derisa shfaqej shumë agresiv, ai u kërkoi ta mblidhnin prapa atë që hodhën, megjithëse ishte masë prej dheu të papërzier me diçka tjetër, transmeton Telegrafi.

Derisa i kërkonin falje dhe provonin të shpjegonin, fermeri përdorte fjalë ofenduese dhe i shante ata, pa llogaritur se masa që hodhën nuk ishte e dëmshme.

"Këto nuk janë mbeturina, pse të mos shtohet dhe në një hapësirë që përdoret për mbjellje", ishte një prej komenteve.

Në anë tjetër, nuk janë të rralla rastet kur njerëzit shfrytëzojnë tokat e pashfrytëzuara, që t'i mbushin me mbeturina. /Telegrafi/

The post Fermeri iu kundërvu një çifti, që hodhën dy kova dhe në skaj të pronës së tij (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more