Skip to main content

Kontrollohen 2 lokale të natës në Drenas, identifikohen 12 punëtore femra

Kontrollohen 2 lokale të natës në Drenas, identifikohen 12 punëtore femra


Kontrollohen 2 lokale të natës në Drenas, identifikohen 12 punëtore femra

Posted: 10 Nov 2018 01:53 AM PST

Me datë 9 dhe 10 nëntor Policia e Kosovës (PK), në këtë rast  Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, Njësia në Prishtinë, ka zbatuar planin operativ "Nëntori 2018", me karakter parandalues me qëllim të kontrollimit dhe inspektimit rutinor të lokaleve të natës, për identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit me njerëz.

Plani Operativ ka përfshirë rajonin e Prishtinës dhe është zbatuar në bashkëpunim dhe mbështetje të njësive speciale operative në Prishtinë, me zyrtar të ATK-se, dhe Inspektorëve Komunal.  

Janë kontrolluar dy (2) lokale:

Një në Komoran-Drenas

Një në fsh.Orllat-Drenas.

Gjithsejtë janë identifikuar 12 punëtore femra, prej tyre 8 shtetase të R.se Shqipërisë dhe 4 femra punëtore të R. Kosovës.

Shtetaseve të huaja (8), ju janë konfiskuar dokumentet nga ana e Drejtorisë për Migrim dhe të huaj, për procedim të mëtutjeshëm.

Vlen të ceket në njërin lokacion gjatë bastisjes është gjetur një revole e tipit Zastava e kalibrit  6.35, si dhe një karikator me tre fishek.

Gjatë kontrollit në veturën e njërit pronar është gjetur dhe sekuestruar një sasi e narkotike, dy qese për afërsisht 3 gr. 

Inspektorët komunal dhe zyrtarët e ATK-së, kanë shqiptuar gjoba lokaleve në mungesë të dokumentacioneve përkatëse, dhe janë mbyllur të dy lokalet, për pa rregullsi.

Planin Operativ ka përfunduar rreth orës 01:30 të datës 10.11.2018, pa ndonjë incident.

The post Kontrollohen 2 lokale të natës në Drenas, identifikohen 12 punëtore femra appeared first on DRENICA PRESS.

Marsh për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën

Posted: 10 Nov 2018 01:42 AM PST

Qytetarët me këtë rast ftohen të jenë pjesë e marshit paqësor.

Shoqata Çamëria sot në Prishtinë do të organizojë "Marsh për Bashkim" të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit me Republikën e Kosovës, thuhet në njoftimin e Shoqatës Çamëria.

Marshi do të nisë nga Biblioteka Kombëtare në orën 11:00 dhe do të vazhdojë deri te sheshi "Skënderbeu", transmeton lajmi.net.

Qytetarët me këtë rast ftohen të jenë pjesë e marshit paqësor, ndërkohë që Shoqata Çamëria sqaron se nuk ka të bëjë me parti politike, por për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës. /Lajmi.net/

The post Marsh për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën appeared first on DRENICA PRESS.

Arrestohet një person në Drenas

Posted: 10 Nov 2018 01:29 AM PST

Policia e Kosovës përmes raportit të saj ka bërë të ditur se ka arrestuar personin e kërkuar në Qikatovë të re të Drenasit, transmeton Gazeta Drenica Press

Në raport thuhet:

Fsh. Qikatov e Re, Gllogoc  09.11.2018 – 11:00.Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës. /Drenica Press/

The post Arrestohet një person në Drenas appeared first on DRENICA PRESS.

Skenderaj, arrestohen dy persona në lokacione të ndryshme

Posted: 10 Nov 2018 01:20 AM PST

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona në dy lokacione të ndryshme në Skenderaj, transmeton Gazeta Drenica Press

Në njoftimin zyrtar thuhet:

Skenderaj  09.11.2018 – 08:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

Skenderaj 09.11.2018 – 05:15. Në bazë të urdhëresë së Gjykatës është arrestuar dhe dërguar në vuajte të dënimit në burgun e Dubravës i kërkuar mashkull K-Shqiptar. /Drenica Press/

The post Skenderaj, arrestohen dy persona në lokacione të ndryshme appeared first on DRENICA PRESS.

“Oliver Ivanoviçi u vra me urdhër të Beogradit”

Posted: 10 Nov 2018 01:13 AM PST

Një vit pas vrasjes, emisioni "Udhëve" i RTK-së, ka siguruar informacione në të cilat thuhet se në bazë të hulumtimit të dëshmitarëve, urdhëri për eliminimin e Oliver Ivanoviçit është dhënë në Beograd.

Konkretisht i gjithë plani për eliminimin e ish-liderit serb të veriut është organizuar nga shërbimet sekrete serbe, përkatësisht shefit të BIA-s.

Vrasja e Oliver Ivanoviç-it ka tërhequr vëmendjen e opinionit botëror dhe ndërkombëtar.

Sipas emisionit, Ivanoviçi u vra me urdhër të Beogradit.

RTK citon dëshmitë nga gazetarët hulumtues serbë të produksionit 'Rekoshed'' dhe ato të dëshmitarëve të ndryshëm, sipas të cilave Beogradi, nëpërmjet shërbimeve sekrete serbe, kishte vrarë Ivanoviçin.

Për më tepër, kjo ishte bërë në bashkëpunim me vetë gruan me të cilën Ivanoviç po bashkëjetonte, Milena Ivanoviç, e cila ishte rekrutuar nga shërbimi sekret serb.

Përveç gruas së tij, këtu ishte i përfshirë edhe Shefi i të Ashtuquajturës Zyrës për Kosovën nga qeveria e Serbisë, Marko Djuriç.

Ndryshe, Ivanoviç nga qeveria serbe njihej si një nga zërat më kritikë të politikave të Beogradit dhe Vuçiç-it.

The post "Oliver Ivanoviçi u vra me urdhër të Beogradit" appeared first on DRENICA PRESS.

Liderët botërorë nesër në Paris

Posted: 10 Nov 2018 01:07 AM PST

Në mikpritje të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, mbi 70 krerë shtetesh dhe qeverish do të marrin pjesë në fundjavë në një ceremoni përkujtimore në Paris me rastin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, si dhe në Forumin e Paqes që do të organizohet për herë të parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ceremonia do të organizohet të dielën në Portën Triumfale dhe Përmendoren e “Ushtarit të Panjohur” në Bulevardin Champs-Elysees me rastin e 100-vjetorit të “Ditës së Armëpushimit”, përfundimit zyrtar të Luftës së Parë Botërore me armëpushimin e nënshkruar midis Shteteve Aleate dhe Gjermanisë më 11 nëntor të vitit 1918.

Turqia në ceremoni do të përfaqësohet nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan, ndërsa në mesin e liderëve të tjerë që do të marrin pjesë do të jenë edhe presidenti amerikan Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin, kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministrja britanike Theresa May dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Liderët pjesëmarrës pritet të jenë pjesë edhe e Forumit të Paqes që do të organizohet për herë të parë. Macron, Merkel dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, pritet të mbajnë fjalim për hapjen zyrtare të forumit, i cili do të fillojë në orët e pasdites të dielën.

Po ashtu, shumë liderë pritet të mbajnë fjalime në seancën “Deklaratë mbi Informacionin dhe Demokracionë, që do të fillojë pas fjalimeve hapëse.

Samiti i Paqes në Paris do të vazhdojë deri më 13 nëntor, ditë e martë.

Presidenti turk Erdoğan është paraparë të zhvillojë takime dypalëshe me liderët e disa vendeve gjatë vizitës së tij.

The post Liderët botërorë nesër në Paris appeared first on DRENICA PRESS.

Trump: Nuk jepet azil në SHBA për ata që hyjnë ilegalisht

Posted: 10 Nov 2018 01:03 AM PST

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, firmosi urdhrin për migrimin, i cili ua mohon azilin emigrantëve që hyjnë nga Meksika në SHBA në mënyrë të paligjshme.

Trump tha se “ne kemi nevojë për njerëz në vendin tonë, por ata duhet të vijnë në mënyrë të ligjshme dhe të kenë merita”.

Kjo nismë u nxit kryesisht nga karvani i migrantëve nga Amerika Qendrore që po i afrohet në këmbë kufirit me SHBA-në, por do të zbatohet për këdo që kapet duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, thanë zyrtarët.

The post Trump: Nuk jepet azil në SHBA për ata që hyjnë ilegalisht appeared first on DRENICA PRESS.

Ish-deputeti i PDK’së emërohet Ambasador i Kosovës në Australi

Posted: 10 Nov 2018 12:58 AM PST

Ish – deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdin Abazi është dekretuar të mërkurën si Ambasador i Kosovës në Australi.

Në dekretin e lëshuar thuhet se Abazi emërohet Ambasador/Shef i Misionit Diplomatik të Kosovës në Komonuelthin e Australisë, me seli në Canbera.

Derisa ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJ), të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij dekreti.Ky dekret është nënshkruar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. /Telegrafi/

The post Ish-deputeti i PDK'së emërohet Ambasador i Kosovës në Australi appeared first on DRENICA PRESS.

Polici nga Beogradi arrestohet në Kosovë për trafikim të drogës

Posted: 10 Nov 2018 12:55 AM PST

Një veturë me targa të Beogradit ishte përdorur nga një polic serb për të transportuar drogë prej Shqipërisë për në Beograd.

Polici serb ishte përfshirë në një rrjet kriminal i cili merrej me trafikim me narkotikë, raporton "Drejtësia në Kosovë".

Një hetim nisi nga ana e Prokurorisë Themelore në Pejë pas një informacioni në lidhje me një grup kriminal i cili dyshohet se transportonte drogë.

Pjesë e këtij grupi kriminal dyshohej se ishte një polic serb pasi që ishte identifikuar vetë si i tillë.

Pamjet  tregojnë se 146 kilogram lëndë narkotike të llojit marihuanë, pajisje të cilat u përdorën për të modifikuar rimorkion e mbushur me drogë, telefona, mjete identifikimi, kartela telefonash, e gjësende të tjera u konfiskuan nga ana e policisë pas një ndalimi të një veture e cila dyshohej se po bartte drogë.

I gjithë rrjeti po funksiononte përmes rrugëve të Kosovës.

Provat të cilat u siguruan nga Prokuroria Themelore në Pejë dhe policia, bënë që prokuroria të kërkojë masën e paraburgimit për tre të dyshuarit serbë të cilët u arrestuan në një pikë kontrolli afër qytetit të Istogut.

Prokuroroja Sahide Gashi, me anë të provave kishte arritur ta bindë gjykatën që të dyshuarit e arrestuar të qëndrojnë në masën e paraburgimit, ndërsa hetimet për të dyshuarit e tjerë nuk u ndalën.

The post Polici nga Beogradi arrestohet në Kosovë për trafikim të drogës appeared first on DRENICA PRESS.

Rritet për 2 milionë euro buxheti për pensione të veteranëve

Posted: 10 Nov 2018 12:31 AM PST

60 milionë e 571 mijë e 776 euro janë paraparë të ndahen për pensione të veteranëve gjatë vitit 2019. Rritja e shumës në 2 milionë euro më shumë për këtë kategori po kritikohet nga kryesuesit e Komisionit për Buxhet e Financa dhe nga ekspertët e ekonomisë. Ata po propozojnë caktim të pensioneve të dinjitetshme vetëm për veteranët e vërtetë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Mbi 2 milionë euro më shumë janë parashikuar të ndahen për pagesa të pensioneve për veteranët e luftës gjatë vitit 2019. Për ndarjen e kësaj shume janë kundër ekspertët e ekonomisë, derisa përfaqësuesit e veteranëve janë të gatshëm t'i kërkojnë pensionet me rritje nëse realizohet ngritja e pagës minimale. Kështu ka deklaruar kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, për gazetën "Zëri".

"Nëse ngrihet paga minimale, atëherë edhe pensioni i veteranëve duhet të ngrihet, kjo gjë është edhe me ligj, prandaj unë besoj se nëse ngrihet paga minimale duhet të rriten edhe pensionet e veteranëve. Në momentin që rriten pagat duhet të rriten edhe pagat e veteranëve të luftës, që është edhe me ligj e garantuar", është shprehur Gucati.

Ndërkohë ai deklaron se është pro rivlerësimit të veteranëve për të nxjerrë në pah numrin e saktë të tyre. "Nuk jam i sigurt a po rritet numri i veteranëve, sepse nuk kam të dhëna momentalisht a po rritet ose jo.

The post Rritet për 2 milionë euro buxheti për pensione të veteranëve appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more