Skip to main content

Gjimshiti flet pas golit të shënuar ndaj Inter

Gjimshiti flet pas golit të shënuar ndaj Inter


Gjimshiti flet pas golit të shënuar ndaj Inter

Posted: 11 Nov 2018 02:41 PM PST

Interi humbi në Serie A pas shtatë fitore radhazi dhe ishte Atalanta skuadra që e ndali.

Në fitoren 4-1 të skuadrës së Gian Piero Gasperinit shënoi edhe mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti, i cili u shpreh i lumtur për golin dhe fitoren.

"Mbi të gjitha jam i lumtur se kemi fituar këtë ndeshje e cila ishte e rëndësishme në rrugën e tre fitoreve radhazi dhe tani arritëm të katërtën".

"Ishte një kundërshtar shumë i fortë nëse shikojmë klasifikimin, Interi është gjithmonë një skuadër e madhe".

"Gjithashtu jam i lumtur edhe për golin, ishte i pari për mua në Serie A, por mbi të gjitha për fitoren. E kam kërkuar shumë këtë gol, edhe kur isha në huazim në sezonin e kaluar te Benevento. Kam qenë shumë herë afër, por nuk kam arritur, sot më në fund e arrita".

The post Gjimshiti flet pas golit të shënuar ndaj Inter appeared first on DRENICA PRESS.

Trajneri i Kosovës tregon se cili portier do të jetë titullar

Posted: 11 Nov 2018 02:16 PM PST

Ardhja e Arijanet Muric për ta përfaqësuar Kosovën ka vënë në dyshim pozitën e kapitenit, Samir Ujkani.

Trajneri i Kosovës në një intervistë për Supersport ka folur për këtë rivalitet, shkruan Indeksonline.

"Tani nuk vendosi cili është portieri i parë për Kosovën. Duhet të shohë në stërvitje dhe duhet të vendos cili do të jetë i pari dhe i dyti", ka thënë Challandes.

"Jam i lumtur që kemi tre portier të mirë. Edhe Bekaj është mjaft i talentuar. Nuk jam i frikësuar gjatë kësaj jave. Duhet të bëjë punën time si trajner, të shoh dhe të vendos", vazhdoi trajneri.

"Duhet të ftoj të dy portierët për kompeticionin tjetër që është kualifikimi për Kupën e Evropës", tha ndër të tjerash Bernard Challandes. /IndeksOnline/

The post Trajneri i Kosovës tregon se cili portier do të jetë titullar appeared first on DRENICA PRESS.

Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin e sotëm në Drenas

Posted: 11 Nov 2018 02:10 PM PST

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi sot në Zabel të Ulët të komunës së Drenasit ishte fatal për të riun, Liridon Kiçina.

Aksidenti në fjalë ndodhi në ora 14:30 dhe në të ishin të përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, të cilin po e ngiste i riu Kiçina.

"14:30 ka ndodhur një aksident në fshatin Zabel të Ulët mes një veture dhe një motoristi. Si pasojë e aksidentit ka vdekur një 28 vjeçar me inicialet L.K. Nuk mund të jemi më shumë informacione tani për tani", u tha nga Policia e Kosovës.

Ndryshe Indeksonline ka siguruar disa fotografi të 28 vjeçarit që humbi jetën si pasojë e këtij aksidenti.  Ngushëllimet më të sinqerta për gjithë familjarët dhe miqtë e të riut./Indeksonline/

 

The post Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin e sotëm në Drenas appeared first on DRENICA PRESS.

Mustafa: Edhe zogjtë e malit e dinë kush e pengoi liberalizimin

Posted: 11 Nov 2018 11:57 AM PST

Kreu i LDK'së, Isa Mustafa ka thënë se dialogu duhet të kushtëzohet me ndërprerjen e menjëhershme të fushatës së ndyrë të Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

Ai thotë se dialogu është i shantazhuar dhe nuk mund të kushtëzohet me liberalizimin e vizave.

"Dialogu nuk kushtëzohet me liberalizimin e vizave, por dialogu kushtëzohet me ikjen e kësaj qeverie dhe, dialogu kushtëzohet me ndërprerjen e menjëhershme të fushatës së shtetit serb për tërheqjen e njohjeve të shtetit të Kosovës. Deri sa Serbia zhvillon fushatë të tillë, dialogu është i shantazhuar, prandaj BE duhet paraprakisht ta ndalë Serbinë nga kjo fushatë e ndyrë", ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai shton se, "për liberalizimin, edhe zogjtë e maleve, siç thotë populli, e dinë se kush e pengoi. Ne duhet t'i lusim vendet e BE'së që ato të mos sillen ndaj këtij procesi ashtu si u sollën disa parti dhe disa deputetë tanë".

The post Mustafa: Edhe zogjtë e malit e dinë kush e pengoi liberalizimin appeared first on DRENICA PRESS.

Murati reagon ndaj Listës Serbe pas deklaratave për rrëzimin e Qeverisë

Posted: 11 Nov 2018 11:56 AM PST

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka reaguar ndaj deklarimit të deputetëve të Listës Serbe se me votat e tyre do ta rrëzojnë Qeverinë e Kosovës.

Murati përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Lista Serbe do të vazhdojë të veprojë e tillë, deri sa të mos hiqen privilegjet kushtetuese ndaj tyre.

"Lista Serbe rol primar e ka jo mbrojtjen e interesave të serbëve të Kosovës, por të Serbisë në Kosovë. Dhe kështu do të jetë deri në heqjen e privilegjeve kushtetuese që i kanë serbët në Kosovë, e cila do të duhej të realizohej përmes zgjidhjes së problemeve të mbetura në mes të Kosovës dhe Serbisë", ka thënë Murati.

Ai thotë se 'krijimi dhe funksionimi i qeverive të Kosovës, të cilat varen nga vota e pakicës serbe, përkatësisht nga interesat e Serbisë në Kosovë, është krejtësisht i gabueshëm.'

"Së fundmi roli i saj po shihet edhe me kërcënimet që po i bën për rrëzimin e qeverisë, për shkak të taksës 10% që qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj mallrave serbe si kundërpeshë e veprimtarive të vazhdueshme kundër Kosovës që po i ndërmerr Serbia në arenën ndërkombëtare", thekson Murati.

Murati konsideron se partitë politike, do duhej të të krijonin qeveri që nuk do të varej nga votat e Listës Serbe, duke dhënë kështu shembuj se si duhet vepruar.

" Duke qenë se me këtë kushtetutë, prania e serbëve në qeveri është e domosdoshme, partitë tona politike, do të duhej të krijonin qeveri të tilla që nuk do të varej nga kjo votë. Në rrethanat aktuale (ashtu siç ka insistuar LB-ja që para formimit të kësaj qeverie), varianti më optimal do të ishte krijimi i një qeveri të unitetit kombëtar me mandat të kufizuar njëvjeçar dhe me dy detyra themelore: krijimin e konsensusit për bisedimet me Serbinë si dhe reformën zgjedhore që do të nxirrte një legjislaturë më përfaqësuese dhe legjitime.

Kjo në pamje të parë duket se mund të funksionojë në një rrethanë ideale e jo në një situatë aq të tensionuar të brendshme politike. Por në të vërtetë, qeveritë e unitetit nuk vijnë në situata ideale, ato janë produkt i situatave të jashtëzakonshme dhe vendimtare si këto nëpër të cilat po kalon vendi. Nëse nuk gjendet forcë për një qeveri të tillë, ne do të sillemi në rrethin ciklik të konflikteve të brendshme, dhe të kushtëzimeve të vazhdueshme të Listës Serbe. E vendi do të ngec, qytetarët do të vazhdojnë të zhgënjehen", ka thënë Murati.

The post Murati reagon ndaj Listës Serbe pas deklaratave për rrëzimin e Qeverisë appeared first on DRENICA PRESS.

Mançesteri është i kaltër dhe lider i Premierligës

Posted: 11 Nov 2018 11:18 AM PST

Manchester City e ka mposhtur Manchester Unitedin me një paraqitje të shkëlqyer, duke dalë triumfues nga derbi i Mançesterit në Premierligë të dielën në "Etihad", dhe si rrjedhojë e ka rimarrë kreun në renditjen tabelore.

Skuadra e Pep Guardiolës ia doli me sukses ta ruajë ecurinë e skuadrës së pamposhtur edhe pas 12 javëve në edicionin e ri të ligës elitare angleze, duke i mundur 2-1 "Djajtë e kuq" të Jose Mourinhos, raporton Gazeta Express.

Pak para një çereku lojë, David Silva i kaloi vendasit në epërsi pas një super kombinimi me Silvën tjetër, Bernardon.

Një pjesë e parë e dominuar plotësisht nga djelmoshat e Pep Guardiolës, u mbyll me zero goditje në portë nga lojtarët e Jose Mourinhos.

Një goditje të papritur Unitedi e mori qysh në minutat e para të pjesës së dytë, kur Kun Aguero e bombardoi portën e David De Geas, me Ryiad Mahrez që i asistoi.

Një fije shprese për mysafirët e dha Anthony Martial kur realizoi golin e vetëm pas një orë loje, pasi Romelu Lukaku e kishte fituar një penallti nga prekja e parë e topit pasi u fut në lojë si zëvendësues momente më herët.

Por, rreth pesë minuta para fundit, mesfushori Ilkay Gundogan e vulosi fitoren e Cityt duke shënuar nga afërsia, Bernardo Silva përsëri asistues.

City tani ka 32 pikë në vendin e patë, dy më shumë se Liverpooli në vendin e dytë.

United, që e pësoi humbjen e katër këtë sezon, mbetet në kuotën e 20 pikëve dhe renditet e 8-t. /Express/

The post Mançesteri është i kaltër dhe lider i Premierligës appeared first on DRENICA PRESS.

Në shenjë miqësie, Seuli dërgon në Phenian 200 tonë mandarina

Posted: 11 Nov 2018 11:15 AM PST

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae In dërgoi sot 200 tonë mandarina në Korenë e Veriut në shenjë miqësie.

Kjo lëvizje vjen si pjesë e marrëveshjeve të tyre për dhënien fund të armiqësisë në Gadishullin Korean.

Mandarinat u dërguan nga ishulli Jeju dhe ishin një "përgjigje" ndaj dy tonëve kërpudha që Koreja e Veriut i kishte dërguar presidentit Moon në shtator.

Sipas zyrës së shtypit të presidentit, dërgesa do të transportohet me avionë në 20 000 kuti, përcjell Atsh.

Mandarinat janë frut i sezonit në Korenë e Jugut.

The post Në shenjë miqësie, Seuli dërgon në Phenian 200 tonë mandarina appeared first on DRENICA PRESS.

Suksesi i xhudisteve në Uzbekistan, Kosova renditet e para në ‘Tashkent Grand Prix 2018’

Posted: 11 Nov 2018 10:41 AM PST

Sporti i xhudos vazhdon të arrijë suksese të mëdha ndërkombëtare dhe xhudistet nga Kosova po korin suksese në garat më të mëdha të këtij sporti.

Kështu ka ndodhur edhe në kompeticionin 'Tashkent Grand Prix 2018' të zhvilluar në Uzbekistan, ku xhudistet tona kanë shkëlqyer.

Tri medalje të arta për sportistet nga Kosova, të fituara nga Majlinda KelmendiDistria Krasniqi dhe Loriana Kuka.

Ndërkaq, pa medalje nuk u largua as Nora Gjakova, e cila e fitoi të argjendtën, duke pësuar vetëm në finale.

Dhe kështu, me tri medalje të arta dhe një të argjendtë, Kosova e kryeson tabelën për përfaqësueset më të suksesshme në 'Tashkent Grand Prix 2018'.

Renditja e Kosovës në 'Tashkent Grand Prix 2018' (Foto: IJF)

Prapa vendit tonë renditet Azerbajxhani me tri medalje të arta, porse të tjerat i ka arritur në kategori më të ulëta.

Në dhjetë vendet e para përfshihen edhe Gjermania, Austria dhe Sllovenia. /Telegrafi/

The post Suksesi i xhudisteve në Uzbekistan, Kosova renditet e para në 'Tashkent Grand Prix 2018' appeared first on DRENICA PRESS.

Nesër nis sanimi i tunelit, mbyllet për qarkullim rruga Mitrovicë-Qabër

Posted: 11 Nov 2018 07:16 AM PST

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se për shkak të fillimit të punimeve për sanimin e tunelit në rrugën Mitrovicë-Qabër, që nga dita e hënë, nga ora 08:00, do të bëhet ndalje tërësore e qarkullimit të automjeteve.

Sipas MI-së, qytetarët të cilët shfrytëzojnë këtë segment rrugor, gjatë periudhës së punimeve, do të mund të përdorin këto rrugë alternative:

"Për mjetet nën 3.5 t, do të përdoren rrugët alternative përmes qytetit të Mitrovicës. Për ato mjete të cilat vijnë nga pika kufitare Bërnjak, do të devijohen tek ura e gjakut te kyçja nga rruga N2, e të cilat duhet të vazhdojnë përmes qytetit, nëpërmjet rrugës "Mbretëresha Teutë" deri te rrethrrotullimi i dytë, prej nga do të marrin kahjen e djathtë dhe do të vazhdojnë nëpërmjet rrugës "Shemsi Ahmeti" deri tek udhëkryqi i cili lidhet me rrugën Nacionale N22.3 në N2 në drejtim të Prishtinës.

Poashtu për mjetet të cilat vijnë nga Prishtina në drejtim të pikës kufitare në Bërnjak, do të shfrytëzohet e njëjta rrugë alternative. Për mjetet e rënda mbi 3.5 ton, të cilat vijnë nga pika kufitare Bërnjak, përmes rrugës Nacionale N2 dhe të cilat kanë destinacion Prishtinën ose Pejën, duhet të devijohen në udhëkryqin në Zhabar dhe të marrin drejtimin përmes rrugës Regjionale R101 Mitrovicë-Klinë e Epërme -Runik, pastaj të kyçen në rrugën Regjionale R102 Klinë e Epërme-Skenderaj-Komoran, për t'u lidhur më pastaj me rrugën Nacionale N9 në drejtim të Prishtinës, eventualisht për Pejë.", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

The post Nesër nis sanimi i tunelit, mbyllet për qarkullim rruga Mitrovicë-Qabër appeared first on DRENICA PRESS.

Pacolli takohet me Mike Pomeo dhe John Bolton

Posted: 11 Nov 2018 07:14 AM PST

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli ka takuar në Paris kryediplomatin amerikan Mike Pompeo dhe këshilltarin për siguri kombëtare të presidentit Trump, John Bolton në ngjarjen e cila shënon 100 vjetorin e përfundimit të luftës së parë botërore.

Në këtë ceremoni që marrin pjesë liderët e mbi 70 shteteve të botës, Republika e Kosovës përfaqësohet nga Presidenti Hashim Thaçi dhe ministri i jashtëm Behgjet Pacolli.

The post Pacolli takohet me Mike Pomeo dhe John Bolton appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more