Skip to main content

“Daniel Sturrridge akuzohet nga FA për vendosje të basteve, klubi i Liverpoolit i del në mbrojtje” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Daniel Sturrridge akuzohet nga FA për vendosje të basteve, klubi i Liverpoolit i del në mbrojtje” plus 9 more Telegrafi Futboll


Daniel Sturrridge akuzohet nga FA për vendosje të basteve, klubi i Liverpoolit i del në mbrojtje

Posted: 12 Nov 2018 03:02 PM PST

Daniel Sturridge është lojtari që është vendosur në qendër të vëmendjes në Angli dhe që rrezikon të pezullohet nga futbolli për një bast të pretenduar.

FA shkruan se Sturridge ka pasur informacion rreth transferimit të lojtarëve dhe trajnerëve, ku ka vendosur baste.

“Daniel Sturridge është akuzuar për sjellje të pahijshme në lidhje me shkeljet e pretenduara të Rregullave të Baste të FA, veçanërisht në lidhje me Rregullën E8 (1) (a) (ii) dhe Rregulla E8 (1) (b) gjatë periudhën e janarit 2018".

Daniel Sturridge (Foto: Getty Images)

“Ai ka deri në orën 18:00 të martën, më 20 nëntor 2018 për t’iu përgjigjur akuzës”.

Lojtari akuzohet se ka qenë pjesëmarrës në bast edhe për transferimin e tij nga Liverpooli te West Brom në formë huazimi.

Ka qenë klubi i Liverpoolit që i ka dalë në mbrojtje futbollistit nëpërmjet një komunikate.

Daniel Sturridge . (Photo by Tony Marshall/Getty Images)

"Daniel ka dhënë bashkëpunimin e tij të plotë dhe bindës përgjatë të gjithë procesit dhe ka siguruar klubin se do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë".

"Daniel ka mohuar gjithashtu kategorikisht të ketë qenë ndonjëherë i përfshirë në baste në futboll".

"Sikurse me çdo çështje të kësaj natyre, ne do të lejojmë që procesi të finalizohet plotësisht, përpara se të bëjmë komente të tjera", thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/

The post Daniel Sturrridge akuzohet nga FA për vendosje të basteve, klubi i Liverpoolit i del në mbrojtje appeared first on Telegrafi.

Chiellini luan ndeshjen e 100-të me Italinë: Jam i lumtur dhe krenar për këtë arritje

Posted: 12 Nov 2018 02:38 PM PST

Giorgio Chiellini do të luajë ndeshjen e tij të 100 me Kombëtaren italiane, në përballjen ndaj Portugalisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ai kishte debutuar më 17 nëntor të vitit 2004.

Roberto Mancini ia ka besuar shiritin e kapitenit mbrojtësit të Juventusit.

"Jam shumë i lumtur dhe krenar, që do të luaj ndeshjen e 100 me Italinë".

Giorgio Chiellini me Italinë . (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

"Të luash për kombëtaren, është një nder i veçantë dhe një ëndërr për të gjithë, ndaj nuk e kisha imagjinuar se do të arrija në shifrën e 100 prezencave".

"Unë mendoj se nga Kombëtarja nuk mund të tërhiqesh asnjëherë. Thjesht duhet të jesh gati dhe t'i përgjigjesh çdo thirrjeje për grumbullim".

"Largimi nga kombëtarja vjen vetëm kur trajneri nuk të merr në konsideratë dhe unë marr ende ftesa, ndaj do të jem i gatshëm të jap më të mirën time".

I dashur me tifozët . (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

"Natyrisht që nuk do të jem përjetësisht këtu, por Mancini po punon mjaft mirë në drejtim të rinovimit dhe e ardhmja duket e bukur dhe premtuese", ka thënë mbrojtësi Chiellini. /Telegrafi/

The post Chiellini luan ndeshjen e 100-të me Italinë: Jam i lumtur dhe krenar për këtë arritje appeared first on Telegrafi.

Mancini flet për lënien jashtë listës të Balotellit e Belottit dhe ftesën për Tonalin, Sensin e Grifon  

Posted: 12 Nov 2018 01:33 PM PST

Italia do të luajë ndaj Portugalisë më 17 nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve, ndërsa tri ditë më vonë do të luajë në Belgjikë ndaj SHBA-së.

Trajneri Roberto Mancini ka vendosur t'i ftojë plot 27 futbollistë për këto dy ndeshje, ku befasia e madhe është ftesa e talentit Sandro Tonali dhe Vincenzo Grifos, ndërsa ka lënë jashtë listës Mario Balotellin dhe Andrea Belottin.

“Askush nuk është i përjashtuar nga Kombëtarja, as Balotelli dhe as Belotti”, ka thënë fillimisht Mancini për mediat italiane.

Mancini publikon listën për ndeshjet ndaj Portugalisë dhe SHBA-së - ftohen Tonali, Politano e Grifo, mungojnë Balotelli e Belotti Mancini publikon listën për ndeshjet ndaj Portugalisë dhe SHBA-së - ftohen Tonali, Politano e Grifo, mungojnë Balotelli e Belotti

“Të dy mund të japin shumë më tepër dhe unë pres nga momenti në moment, që të rikthehen në formë dhe të na shërbejnë edhe këtu në Përfaqësuese”.

“Ky diskutim i njëjtë vlen edhe për El Shaarawyn”.

“Sa i përket Zaniolos, unë e kam krijuar idenë time për të, ndërsa tashmë duhet që të luajë sa më shumë”.

Mancini me futbollistët gjatë një stërvitje (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

“Grumbullova Tonalin, pasi është një futbollist me të ardhme dhe duhet ta shoh nga afër”.

“Sensi dhe Grifo e meritonin thirrjen, pasi kanë bërë vërtetë mirë në takimet e fundit”, përfundoi trajneri i Italisë. /Telegrafi/

The post Mancini flet për lënien jashtë listës të Balotellit e Belottit dhe ftesën për Tonalin, Sensin e Grifon   appeared first on Telegrafi.

Martinez: Dua të luaj më shumë  

Posted: 12 Nov 2018 01:13 PM PST

Lautaro Martinez pranon se do të donte të luante më shumë për Interin, por këmbëngul se do të vazhdoj të punojë shumë për të siguruar për mundësitë e tij të ardhshme.

Martinez ka bërë vetëm shtatë paraqitje për Interin që nga transferimi i tij prej 21 milionë euro ga Racing Club gjatë verës.

Por, sulmuesi i ri argjentinas e bëri të qartë se ai nuk do të heqë dorë dhe do të punojë shumë për të luajtur edhe më shumë.

Pesë sulmuesit që mund ta zëvendësojnë Suarezin te Barcelona Pesë sulmuesit që mund ta zëvendësojnë Suarezin te Barcelona

“Nuk jam duke luajtur shumë për Interin, por vazhdoj të punoj shumë për të siguruar që jam gati”, ka thënë fillimisht Martinez nga kampi i stërvitjes së Argjentinës.

“Do të doja të luaja më shumë, por unë do të stërvitem këtu për t’u përgatitur për ndeshjen time të ardhshme në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Për mua është një ëndërr të jem këtu dhe më pëlqen çdo herë që jam këtu”.

Icardi, Martinez e Simeone duhet ta shfrytëzojnë rastin me Argjentinën Icardi, Martinez e Simeone duhet ta shfrytëzojnë rastin me Argjentinën

“Unë ëndërroj të fitojë Copa America, si dhe Kupën e Botës: është gjëja më e mirë që ekziston”, përfundoi sulmuesi argjentinas.

Ndryshe, Martinez është i ftuar te Kombëtarja e Argjentinas, së bashku me bashkëlojtarin e tij Mauro Icardi. /Telegrafi/

The post Martinez: Dua të luaj më shumë   appeared first on Telegrafi.

Formacioni i javës së XV në Ipko Superligë – lojtarët e klubeve që ishin vendas dominojnë 11-shen

Posted: 12 Nov 2018 12:50 PM PST

Ipko Superliga ka mbyllur javën e  XV me rezultate që favorizuan vendasit.

Prishtina dhe Feronikeli vazhduan me fitore ndaj Ballkanit dhe Ferizajt me rezultat identik 2-0.

Llapi mposhti Dritën në derbin e javës me rezultat 1-0.

Gjilani ka mposhtur minimalisht Drenicën, siç ka bërë Liria me Ferizajn.

Trepça  '89 është kthyer te fitorja duke e mposhtur KEK-un.

Redaksia e Telegrafi Sport ka zgjedhur më të mirët e javës ku spikasin lojtarët e skuadrave vendase.

Portieri

Florijan Smakiqi kishte disa pritje sot në fitoren e Feronikelit, ku u këndellën pas humbjes në mesjavë nga Prishtina.

Feronikeli kthehet ta mbajë portën e paprekur fal Smakiqit.

Mbrojtja

Në të djathtë Përparim Islami. I pandalshëm gjatë gjithë ndeshjes, ndër më meritorët në fitoren e Niklit.

Në qendër Ylber Kastrati i Gjilanit me Dardan Jasharin e Llapit.

Në të majtë edhe një llapjan, Ilir Blakqori.

Mesfusha

Si fundor është Ergyn Ahmeti i Prishtinës. U fut si zëvendësues dhe i dha ritëm tjetër ndeshjes. Asistoi te goli i dytë.

Në të djathtë më i avancuar Festim Alidema që e shënoi golin e fitores së Llapit ndaj Dritës.

Ne mes dyshja nga Shqipëria, Vilfor Hysa i Gjilanit dhe Mario Morina i Prishtinës.

Në të majtë Meriton Korenica i Prishtinës. Lojtari më i mirë i javës që me gol dhe asistim u dallua ndaj Ballkanit.

Sulmi

Fatih Karahoda i Lirisë. Ai e shënoi golin e vetëm për prizrenasit.

Karahoda luajti mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe po kthehet në formën e vjetër. /Telegrafi/

The post Formacioni i javës së XV në Ipko Superligë – lojtarët e klubeve që ishin vendas dominojnë 11-shen appeared first on Telegrafi.

Conte nuk përjashton rikthimin e tij në Serie A

Posted: 12 Nov 2018 12:29 PM PST

Antonio Conte ka thënë ‘kurrë mos thuaj kurrë’ kur u pyet për një rikthim në Serie A si trajner.

Conte ka folur për mediat italiane gjatë ceremonisë së çmimeve për trajnerin e vitit në Itali.

Massimiliano Allegri mbrojti çmimin ‘Panchina d’Oro’ në Coverciano të hënën dhe ish trajneri i Juventusit dhe Chelseat foli për një rikthim të tij në Serie A.

Conte i përgjigjet Ramosit: Kur jep respekt, duhet të marrësh - nuk do të drejtoj ekip këtë edicion Conte i përgjigjet Ramosit: Kur jep respekt, duhet të marrësh - nuk do të drejtoj ekip këtë edicion

“A e shoh veten në një fushë të rëndësishme së shpejti? Sot e shoh veten në shtëpi”, ka thënë fillimisht 49-vjeçari për Calciomercato.com.

Antonio Conte (Getty Images)

“Jam duke i rimbushur bateritë e mia për momentin, duke parë disa ndeshje dhe duke ndjekur disa nga kolegët e mi”.

“E ardhmja në Itali? Kurrë mos thuaj kurrë”.

Conte refuzon zgjidhje jo-gjyqësore me Chelsean   Conte refuzon zgjidhje jo-gjyqësore me Chelsean  

“Unë jam italian, ndihem mirë këtu dhe do të doja të punoja, pa përjashtuar daljen jashtë vendit natyrisht”, përfundoi Conte.

Ndryshe, Conte është pa skuadër që nga shkarkimi i tij nga Chelsea në fund të sezonit të kaluar. /Telegrafi/

The post Conte nuk përjashton rikthimin e tij në Serie A appeared first on Telegrafi.

Figo: Neymar? Nëse nuk dëshiron të qëndrojë në klub atëherë nuk mund të mbahen kundër vullnetit të tij

Posted: 12 Nov 2018 11:49 AM PST

Thashethemet për yllin e Paris Saint-Germain, Neymar, nuk ndalen dhe tani është ish-mesfushori i Real Madridit, Luis Figo, ai që ka thënë se braziliani nuk mund të mbahet pa dëshirën e tij.

Braziliani u bë lojtari më i shtrenjtë i të gjitha kohërave kur lëvizi nga Barcelona në kryeqytetin francez për 222 milionë euro.

“Nën rrethana normale, unë do të thosha se ai mund të bëhet më i miri në botë, sepse ai është një lojtar i jashtëzakonshëm".

“Por kjo gjithashtu varet nga trofetë që ai mund të fitojë me klubin e tij, si Ligën e Kampionëve".

“Nëse flasim vetëm për cilësinë e tij individuale, ai është një lojtar i mrekullueshëm, por nuk e di nëse do të qëndrojë në PSG apo jo".

“Nëse një lojtar nuk dëshiron të qëndrojë në një ekip, unë nuk mendoj se asnjë klub mund ta mbajë ata kundër vullnetit të tij, por unë nuk e di se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Figo për Goal.com.

Një nga klubet që kanë qenë të lidhur me një lëvizje për shërbimet e tij është Real Madridi.

“PSG është padyshim një klub shumë i fortë ekonomikisht, ata janë si një shtet, por në aspektin e tregut të lojtarëve ne e dimë se çdo gjë është e mundur në futboll".

Neymar (Foto: Getty Images)

“A mundet Neymar të shkojë në Real Madrid ? Kjo varet nga palët e përfshira dhe nga ajo që lejon tregu”, deklaroi Figo. /Telegrafi/

The post Figo: Neymar? Nëse nuk dëshiron të qëndrojë në klub atëherë nuk mund të mbahen kundër vullnetit të tij appeared first on Telegrafi.

Lacazette i pafat, nuk mund të grumbullohet me Francën shkaku i lëndimit

Posted: 12 Nov 2018 11:41 AM PST

Sulmuesi i Arsenalit, Alexander Lacazette nuk do të mund t’i bashkohet Kombëtares së Francës për dy ndeshjet e nëntorit shkaku i lëndimit.

Franca do të luajë dy ndeshje gjatë muajit nëntor, ku së pari do të përballen me Holandën më 16 nëntor në Ligën e Kombeve, ndërsa katër ditë më vonë miqësore me Uruguain.

Trajneri Didier Deschamps kishte publikuar listën me 23 futbollistë të ftuar, por sot (e hënë) Paul Pogba dhe Anthony Martial u detyruan të largohet shkaku i lëndimeve dhe në vend të tyre u ftuan Lacazette dhe Moussa Sissoko.

Pogba e Martial mbeten jashtë listës së Francës shkaku i lëndimeve, rikthehet më në fund Lacazette Pogba e Martial mbeten jashtë listës së Francës shkaku i lëndimeve, rikthehet më në fund Lacazette

Megjithatë, sulmuesi i Arsenalit nuk i është përgjigjur festës së Francës, pasi si duket ka një lëndim të vogël që e shqetëson.

“Vendimi është marrë pasi një bisede me mjekun Dr. Franck Le Gall dhe kolegëve të tij në Arsenal”, thuhet në një deklaratë publike të Francës në Twitter.

Në vend të tij është vendosur të ftohet sulmuesi i Werder Bremenit, Alassane Plea, i cili po kalon në formë të shkëlqyeshme në këtë fillim sezoni.

Plea ka shënuar plot tetë gola në 11 ndeshje deri më tani me skuadrën gjermane duke qenë krye-golashënues në Bundesliga.

Në momentet e fundit nuk ka mundur të bashkohet me Francën as mbrojtësi i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, shkaku i lëndimit.

Në vend të Mendyt është vendosur të ftohet mbrojtësi i Lyonit, 23-vjeçari Ferland Mendy. /Telegrafi/

The post Lacazette i pafat, nuk mund të grumbullohet me Francën shkaku i lëndimit appeared first on Telegrafi.

Messi: La Liga tani është më garuese

Posted: 12 Nov 2018 11:17 AM PST

Ylli argjentinas, Lionel Messi ka thënë se kampionati spanjoll, La Liga, tani është më garuese se kurrë më parë.

Sot (e hënë) gjatë ditës, La Liga ndau çmimet për më të mirët e sezonit 2017/17 në kampionatin spanjoll.

Edhe kësaj radhe, ylli i Barcelonës, Messi, ishte njëri nga kryesorët e organizimit duke fituar dy çmimet kryesore.

La Liga ndanë çmimet kryesore, Messi zgjidhet lojtari dhe golashënuesi i vitit La Liga ndanë çmimet kryesore, Messi zgjidhet lojtari dhe golashënuesi i vitit

Messi u zgjodh lojtari më i mirë i vitit në La Liga, teksa fitoi edhe çmimin Pichichi si golashënuesi i vitit.

Pas pranimit të këtyre dy trofeve, Messi u pyet për kampionatin spanjoll, të cilin e cilësoi më garues se kurrë më parë.

“Është mirë që La Liga tani është më konkurruese se kurrë më parë”, ka thënë fillimisht Messi për gazetën Marca.

 

“Asgjë nuk është e lehtë, kushdo mund të mundë këdo”.

“Shpresoj të vazhdojë kështu edhe për shumë kohë”, përfundoi ylli argjentinas. /Telegrafi/

The post Messi: La Liga tani është më garuese appeared first on Telegrafi.

Formacioni i javës në Ligën Premier, dominohet nga lojtarët e Man Cityt  

Posted: 12 Nov 2018 10:55 AM PST

Portali i njohur sportiv Sportskeeda ka përpliuar formacion më të mirë të javës së 12-të në Ligën Premier.  

Java e 12-të në Ligën Premier ka sjell shumë aksion dhe ndeshje interesante.

Nga derbi i javës në mes të Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit e deri te përballja Chelsea-Everton, gjithçka ishte interesante për tifozët.

City vazhdon si lider dhe i pamposhtur në Ligën Premier, triumfon në derbi ndaj Unitedit City vazhdon si lider dhe i pamposhtur në Ligën Premier, triumfon në derbi ndaj Unitedit

Shumë lojtarë kanë treguar formë të lartë dhe kështu e kanë vendosur veten në formacionin më të mirë të përpiluar nga Sportskeeda.

Sportskeeda ka zgjedhur formacionin 4-3-3, ku porta i është besuar portieri të Burnley, Joe Hart.

Man City vazhdon dominimin (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Në mbrojtje, në krahun e djathtë është zgjedhur Alexander Arnold, në të majtin Jose Holebas, ndërsa qendra i është besuar Juan Foyth dhe Aymeric Laporte.

Chelsea ndalet në shtëpi nga Evertoni Chelsea ndalet në shtëpi nga Evertoni

Mesfusha prej tre futbollistëve përbëhet nga Jonathon Hogg, David Silva dhe Aaron Ramsey.

Në sulm vend kanë zënë Anthony Martial, Sergio Aguero dhe Mohamed Salah.

Formacioni i javës në Ligën Premier: Hart, Alexander Arnold, Foyth, Laporte, Holebas; Silva, Ramsey, Hogg; Martial, Aguero, Salah; /Telegrafi/

The post Formacioni i javës në Ligën Premier, dominohet nga lojtarët e Man Cityt   appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more