Skip to main content

“Cila luftë? Çfarë lufte mori fund me 11 nëntor 1918?” plus 2 more Telegrafi Opinione

“Cila luftë? Çfarë lufte mori fund me 11 nëntor 1918?” plus 2 more Telegrafi Opinione


Cila luftë? Çfarë lufte mori fund me 11 nëntor 1918?

Posted: 11 Nov 2018 09:49 AM PST

Jorn Leonhard

Cila luftë ka përfunduar me 11 nëntor 1918? E filluar në gusht të vitit 1914, Lufta e Parë Botërore kishte parametra të jashtëzakonshëm largësie gjeografike për miliona njerëz – sikur edhe për shkrimtarin Franz Kafka apo shoferin e kamionit Kande Kamara nga Kindia në Guinea. Përfundimi nuk ishte i njëjtë për të gjithë.

11nëntori 1918 i dha fund Luftës mes vendeve në Perëndim, por armëpushimi nuk i dha fund dhunës në botë – në Lindje, në Lindjen e Mesme dhe në Evropën Juglindore. Nuk i dha fund as në hapësirat e mëdha të Rusisë Cariste, apo Monarkisë së Habsburgut dhe Perandorisë Osmane. Fundi i Luftës solli shkatërrimin e këtyre perandorive, që rezultuan me luftëra qytetare dhe konflikte etnike kur secili ushtarë dhe civilë mund të ishte armik me tjetrin. Ata të cilët shënojnë me 11 nëntor këtë ditë, duhet të përballen edhe me pasojat e asaj që shkaktoi lufta e filluar në verën e vitit 1914, ndonëse Perandoria Ruse apo ajo Austro-Hungareze nuk ekzistojnë më fare.

Domethënia e kësaj Lufte për shekullin XX nuk mund të matet vetëm me numrin e viktimave – e të vrarë kishte me miliona ushtarë dhe civilë. Pas këtij numri kaq të madh të viktimave fshihet një nivel edhe më i madh i përvojave me dhunën. Ndonëse viktimave, ndryshe nga ato të Luftës së Dytë Botërore, në masë të madhe ishin ushtarë, këtu është shënuar një dimension i ri i dhunës ndaj popullatës civile – në Belgjikë, veri të Francës, në Serbi, Armeni apo në shumë vende të Evropës Lindore, Afrikë dhe Azi. Ndër viktimat janë edhe shumë prej vendeve të cilat ende nuk kishin arritur pavarësinë. Ndërsa pasojat e Luftës shiheshin edhe nga një numër tepër i madh i të plagosurve dhe invalidëve. Ky numër i madh i viktimave i dha një fytyrë të re paqës së arritur.

Fitues i Luftës së Parë Botërore nuk ishte asnjë komb, shtet apo perandori. Ndërsa rezultati nuk ishte krijimi i një bote të re pa luftë. Fituesi i vërtetë i Luftës ishte vet lufta, parimi i luftës, dhuna totale si mundësi. Në fund ishte shpresa se lufta e dhunshme mund të përfundohet me dhunë dhe luftë. Por të gjithë ata që kanë besuar se “war that will end war” (lufta do të përfundojë luftën) u dëshpëruan shumë në fund.

Që në fazën e menjëhershme pas 11 nëntorit 1918 u pa se dhuna vazhdon të mbetet një mjet për etablimin për shembull të shteteve të reja në Poloni apo Irlandë, ndërsa në Rusi për vazhdimin e luftës qytetare, ku një ideologji luftonte tjetrën. Në Turqi dhuna shërbeu për vendosjen dhe korrigjimin e një marrëveshje paqësore. Ajo që në vitin 1914 filloi si formë e luftës mes vendeve, në vitin 1917 përfundoi me forma të mëdha të dhunës, të cilat shtrihen shumë më largë se lufta në Perëndim. Në Lindje dhe në Evropën Lindore u manifestua kjo me një formë të aneksionit të Bosnjes 1908, Luftërave Ballkanike 1912/13 dhe paqën e Lozanës në vitin 1923.

Vetëm pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945 u hap mundësia e fillimit të një faze të re paqësore në Evropë, ndonëse edhe në atë kohë kishte një Luftë të Ftohtë deri në vitin 1989/91. Duket se në shekullin 20 është dashur gjysmë shekulli për të përfunduar ate që është nisur në vitin 1914. Por gjurmët dhe pasojat i gjejmë edhe sot.

Para disa vitesh kanë vdekur edhe ushtarët e fundit që kanë mbijetuar Luftën e Parë Botërore, që do të thotë se më nuk ka njerëz të gjallë që të kujtojnë këtë kohë. Por kanë mbetur kujtimet e fuqishme në Britani të Madhe dhe Francë, Australi apo Indi. Ndërsa në Gjermani Holokausti dhe ngjarjet e tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore kanë mbuluar kujtimet e Luftës së Parë. Në Gjermani kjo Luftë nuk është “La Grande Guerre”, “The Great War”, “De Grote Orlog”, “Lufta e Madhe”. Katastrofa më e madhe në Gjermani u zhvillua në periudhën prej 1933 – 1945.

Por edhe dhuna dhe format e reja të dhunës nga kjo kohë duhet të mbeten pjesë e kujtimeve tona, që mund të komplikojnë edhe kohën e sotme. /dw/

The post Cila luftë? Çfarë lufte mori fund me 11 nëntor 1918? appeared first on Telegrafi.

Një shekull pas Luftës së Madhe, bota ka humbur orientimin

Posted: 11 Nov 2018 09:48 AM PST

Pierre Haski

Njëqind vjet më parë, në fund të Luftës së Parë Botërore, planeti ishte në një gjendje të mjerueshme, jo vetëm për shkak të luftës, por edhe për shkak se rendi i së shkuarës, ai i perandorive, ishte shembur pa u zëvendësuar nga një tjetër, më i qëndrueshëm.

Më 11 nëntor, rreth gjashtëdhjetë udhëheqës politikë u mblodhën në Paris për të kujtuar fundin e luftës së madhe, në një kohë kur bota është përsëri në kushte shumë të këqija. Referencat historike nuk kanë munguar në muajt e fundit. Dikush pretendon se ne jemi kthyer në vitin 1913, ndërsa të tjerë propozojnë një paralele me vitet tridhjetë apo me luftën e ftohtë.

Ajo që është e sigurt është se qeverisja globale funksionon keq, ashtu si në të gjitha kohërat e turbullta të cituara. Në vitin 1945, Kombet e Bashkuara zunë vendin e një Lidhje Kombesh plot të meta, por sot OKB e gjen veten në të njëjtën gjendje pafuqie, si institucioni i mëparshëm.

350 mijë të vdekurit në konfliktin sirian dëshmojnë për mos ekzistencën e një komuniteti ndërkombëtar, të aftë për të shpëtuar ose rivendosur paqen, siç premtojnë të bëjnë shtetet pas çdo lufte botërore.

Jo vetëm shpresa e "luftës që do u jepte fund gjithë luftërave", siç u tha në vitin 1918, por nuk u realizua, por kushtet e pasluftës mbollën rregullisht farat e konflikteve të mëvonshme.

U bë e qartë me luftën e dytë botërore, por jo vetëm. Në botën e sotme ka konflikte të panumërta të lidhura drejtpërdrejt me problemet që nuk janë adresuar që nga viti 1918.

Mjaft të mendosh për Palestinën, e cila sipas Traktatit Sévres të vitit 1920 duhet të përfaqësonte "një vatër kombëtare për popullin hebre", duke siguruar që "asgjë nuk do të bëhet për të dëmtuar të drejtat civile dhe fetare të bashkësive jo-hebraike". Historia ka treguar ndryshe. E njëjta vlen edhe për popullin kurd, të cilit traktati i Sevres i premtoi një shtet. Një shekull më vonë, kurdët janë ende në pritje.

Në anën tjetër të botës, në Kinë, dhënia e territoreve gjermane të Shandong (në lindje të Kinës) Japonisë, garantuar nga Traktati i Versajës, nxiti lëvizjen nacionaliste të 4 majit 1919, e cila rezultoi në lindjen e Partisë Komuniste Kineze, sot në pushtet.

Në skajet e ceremonive të Parisit nuk kanë munguar marrëveshjet private, por klima ndërkombëtare nuk i lë shumë vend optimizmit.

Për këtë arsye Franca ka vendosur të organizojë edhe Forumin e Parisit për Paqe, i cili për tre ditë do të sjellë së bashku një pjesë të udhëheqësve politikë – pa Donald Trumpin – por edhe shumë përfaqësues të shoqërisë civile globale.

Forumi inaugurohet nga António Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, me qëllim theksimin e rolit qendror të institucioneve multilaterale në qeverisjen globale.

Në prag të forumit u bë një apel për shoqërinë civile dhe gjatë aktivitetit janë parashikuar të prezantohn 120 projekte nga 42 shtete. Eshtë një nismë e lavdërueshme, sepse afron shoqëritë dhe popujt në një debat që nuk duhet të mbetet i kufizuar në nivel shtetesh.

The post Një shekull pas Luftës së Madhe, bota ka humbur orientimin appeared first on Telegrafi.

Çfarë do të thoshte Machiavelli për shtetarët shqiptarë në Bularat?

Posted: 11 Nov 2018 09:47 AM PST

Klementin Mile

Çka ndodhi në Bularat nuk ishte as tragjedi as komedi. Ajo qe një dramë me dy akte, ku ngjarja e parë nuk kishte asnjë cilësi politike, ndërkohë që e dyta qe tërësisht e tillë. Përballja e një qytetari shqiptar (paçka se minoritar) me policinë e vendit dhe humbja e jetës së qytetarit është një ngjarje që, më së shumti, mund të trajtohet administrativisht, juridikisht, ose teknikisht. Por, ajo nuk pati asgjë relevancë politike.

Politika, thotë Machiavelli, ka të bëjë me marrjen dhe mbajtjen e pushtetit. Në demokraci ngjarje politike janë ato që ndryshojnë shanset për pushtet të partive të ndryshme, që e përforcojnë ose e dobësojnë mbajtjen e pushtetit nga qeveria dhe që e shpien më afër ose më larg marrjes së pushtetit opozitën. Vrasja e Kacifasit nuk përmbante asgjë të tillë. Prandaj ajo, të paktën në kuadrin e demokracisë shqiptare, nuk ishte ngjarje politike.

E megjithatë, kjo ngjarje apolitike u politizua. Si në Greqi ashtu dhe Shqipëri. Është në kapacitetin e politikës që të arrijë të politizojë çfarëdolloj ngjarjeje. Por, nevoja për të politizuar ngjarjet lind atëherë kur nuk ka ngjarje politike të mirëfillta. Atëherë kur duket se raportin e pushtetit nuk mund ta trazojë asgjë. Atëherë kur qeverisë i duhet të justifikojë në publik pushtetin që zotëron dhe opozitës të justifikojë pushtetin që i mungon. Politizimi i vrasjes së Kacifasit përgatiti terrenin për aktin e dytë të dramës, funeralin e të ndjerit, të transformuar në manifestim racist kundër shqiptarëve.

Reagimi i shtetarëve shqiptarë ndaj kësaj ngjarjeje dëshmoi mungesën e virtytit të tyre. Por, në kuptimin politik, jo moral të fjalës. Te Machiavelli termi virtu përshkruan kërkesat e politikës së pushtetit. Kjo fjalë italiane normalisht do të përkthehej virtyt dhe do t'i referohej mirësisë morale. Por, Machiavelli ka parasysh diçka krejt tjetër kur flet për virtu-në e sundimtarit. Ai e përdor konceptin virtu për t'iu referuar gamës së cilësive personale që sundimtarit do t'i duhet t'i përftojë, në mënyrë që të ruajë zotërimin mbi shtetin e tij dhe për të realizuar vepra të mëdha, çka përbëjnë dy standardet e pushtetit të tij. Në varësi të situatës, Machiavelli pret që sundimtarët që e kanë virtu-në në nivelin më të lartë, të jenë të aftë të sillen në mënyrën më të ligë të mundshme. Kjo për shkak se rrethanat e sundimit politik janë të tilla që veset morale nuk mund t'i përjashtosh nga fusha e veprimeve të mundshme. Sipas Machiavellit, personi më i përshtatshëm për rolin e sundimtarit është ai që është i aftë ta ndryshojë sjelljen e vet nga e mira tek e keqja dhe anasjelltas, në varësi të rrethanave dhe fortuna-s.

Kështu arrijmë në një koncept tjetër të rëndësishëm të Machiavellit: fortuna. Fortuna është armiku i rendit politik, kërcënimi final për sigurinë e shtetit. Ashtu si në rastin e virtu-së, edhe për konceptin e fortuna-s kuptimi i Machiavellit është ndryshe nga interpretimet e zakonshme të termit, që e lidhin atë me fatin, suksesin etj. Në veprën e Machiavellit fortuna i ngjan fuqisë së verbër të natyrës, p.sh. një lumi që del nga shtrati dhe përmbyt çdo gjë që i del përpara, ashtu sikundër manifestuesit me flamur grek goditën dhe dhunuan çdo simbol shqiptar gjatë funeralit të Kacifasit. Suksesi politik varet nga vlerësimi i parimeve operacionale të fortuna-s. Fortuna duhet kontrolluar nga sundimtari me anë të një reagimi të dhunshëm. Fortuna vetë është burimi i parë i dhunës, por duhet përgatitur një përgjigje po aq e dhunshme në mënyrë që të ruhet pushteti dhe integriteti shtetëror. Këtu del në pah edhe funksioni i virtu-së së sundimtarit: sundimtari duhet të ketë virtu në mënyrë që të ketë aftësinë për t'iu përgjigjur fortuna-s në çdo kohë dhe me çdo mënyrë që nevojitet. /mapo/

The post Çfarë do të thoshte Machiavelli për shtetarët shqiptarë në Bularat? appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more