Skip to main content

“Celta Vigo 2-4 Real: Notat e lojtarëve, Benzema ylli” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Celta Vigo 2-4 Real: Notat e lojtarëve, Benzema ylli” plus 9 more Telegrafi Futboll


Celta Vigo 2-4 Real: Notat e lojtarëve, Benzema ylli

Posted: 11 Nov 2018 03:13 PM PST

Real Madridi me Santiago Solarin nuk di për humbje, Los Blancos fituan 2-4 ndaj Celta Vigos.

Për Los Blancos shënuan Karim Benzema (23′), Gustavo Daniel Cabral (autogol, 56′), Sergio Ramos (83′) dhe Dani Ceballos (90+1′).

Ndërsa për vendasit shënuan Hugo Mallo (61′) dhe Brais Mendez (90+1′).

Santiago Solari në krye të Realit: 4 ndeshje, 4 fitore (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Më i miri në ndeshje ishte Benzema, francezi përveç golit, lojës së mirë, arriti të godas edhe shtyllën duke qenë kështu afër golit të dytë.

Me notë të lartë u vlerësua edhe Ramos, por edhe Luka Modric e Ceballos.

Te vendasit më i miri ishte Mendez, por paraqitje të mirë arritën të bëjnë edhe Iago Aspas dhe Okay Yokuslu.

Më i dobëti ishte mbrojtësi i Celtas, Gustavo Cabral, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Celta Vigo:

Real Madrid:

The post Celta Vigo 2-4 Real: Notat e lojtarëve, Benzema ylli appeared first on Telegrafi.

Milan 0-2 Juventus: Notat e lojtarëve, Sandro më i miri

Posted: 11 Nov 2018 02:46 PM PST

Juventusi fitoi derbin ndaj Milanit me rezultat 0-2 në San Siro.

Për Zonjën e Vjetër shënuan Mario Mandzukic (8′) dhe Cristiano Ronaldo (81′).

Por, më i miri ishte mbrojtësi Alex Sandro, i cili përveç asistimit te goli i parë, arriti të bëjë edhe një paraqitje të mirë.

Cristiano Ronaldo në duel me Ignazio Abate (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Normalisht që edhe dy golashënuesit u vlerësuan me notë të lartë, ashtu si Wojciech Szczesny e Joao Cancelo.

Te Milani më i miri ishte mesfushori Tiemoue Bakayoko, por paraqitje në nivel kishin edhe Cristian Zapata dhe Gianluigi Donnarumma.

CR7 e këshilloi Szczesny para pritjes së penalltisë së Higuainit CR7 e këshilloi Szczesny para pritjes së penalltisë së Higuainit

Ai që dëshpëroi në këtë takim për vendasit ishte Gonzalo Higuain, i cili përveç paraqitjes jo të mirë, dështoi edhe nga pika e bardhë.

Më shumë në këtë ndeshje u prit edhe nga Suso, por spanjolli nuk ishte në ditën e tij, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Milan:

Juventus:

The post Milan 0-2 Juventus: Notat e lojtarëve, Sandro më i miri appeared first on Telegrafi.

PSG nuk ka konkurrencë në Ligue 1, fiton lehtësisht ndaj Monacos

Posted: 11 Nov 2018 02:03 PM PST

Kanë kaluar 13-të xhiro në Ligue 1 dhe Paris Saint-Germain nuk ka pësuar humbjen e parë.

Skuadra nga Parisi fitoi pa problem edhe ndaj Monacos me rezultat 0-4.

Edinson Cavani ishte njeriu i ndeshjes, uruguaiani në këtë takim kompletoi het-trikun (4′, 11′, 54′).

Ndërsa në minutën e 63-të nga pika e bardhë shënoi edhe Neymar.

Pas kësaj fitore PSG vazhdon në pozitën e parë në kampionatin elitar francez me 39 pikë (45 gola të shënuar, shtatë të pësuar).

Monaco renditet në vendin 19-të me vetëm shtatë pikë.

Në xhiron e radhës PSG luan me Toulouse, kurse skuadra e Thierry Henry me Caen. /Telegrafi/

The post PSG nuk ka konkurrencë në Ligue 1, fiton lehtësisht ndaj Monacos appeared first on Telegrafi.

Reali nuk gabon ndaj Celtas, me Solarin në krye vetëm fitore

Posted: 11 Nov 2018 01:42 PM PST

Real Madridi ka vazhduar me fitoren në La Liga, e dyta radhazi që nga ardhja e Santiago Solarit në krye të skuadrës.

Los Blancos fituan ndaj Celta Vigos me rezultat 2-4, duke vazhduar kështu ngjitjen në tabelë.

Goli i parë në takim erdhi nga Karim Benzema në minutën e 23-të. Në vazhdim Los Blancos kishin rast për gol me Toni Kroos (35′), kurse vendasit rrezikuan portën e Thibaut Courtois me Sofieane Boufal (43′).

Karim Benzema duke festuar golin e parë ndaj Celta Vigos (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Pjesa e dytë filloi me dy raste nga Benzema, ndërsa në minutën e 56-të Gystavo Daniel Cabral i Celtas shënoi autogol.

Vendasit pas pesë minutat shënuan me anë të Gugo Mallo, por kjo ishte e gjitha çka ata treguan nga ky takim.

Brais Mendez dhe Sergio Ramos gjatë një dueli (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Në vazhdim shikuam edhe dy gola, fillimisht ishte Serigo Ramos (83′) nga pika e bardhë, ndërsa në minutat shtesë shënoi edhe Dani Ceballos.

Sa për statistika për vendasit në fund shënoi edhe mesfushori spanjoll, Brais Mendez.

Pas kësaj fitore Reali renditet në vendin e gjashtë me 20 pikë (katër larg Barcelonë në vendin e parë), ndërsa Celta në pozitën e 14 me po aq pikë.

Santiago Solari në krye të Realit: 4 ndeshje, 4 fitore (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Solarit është kundër Eibarit, kurse Celta ndaj Real Sociedadit. /Telegrafi/

The post Reali nuk gabon ndaj Celtas, me Solarin në krye vetëm fitore appeared first on Telegrafi.

Juve mposht Milanin në San Siro dhe vazhdon qetë në krye

Posted: 11 Nov 2018 01:24 PM PST

Juventusi ka fituar derbin e xhiros së 12-të në Serie A ndaj Milanit me rezultat 0-2 në San Siro.

Zonja e Vjetër ishte më e mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar për kampionat aktualit të Italisë.

Ndeshja filloi me një koreografi fantastike të tifozëve të Milanit, Curva Sud, e cila ishte në nder të 50 vjetorit të themelimit të ultrasve kuqezi.

“Nuk të lash kurrë”, shkruante në koreografinë e Curva Sud në San Siro (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Goli i parë në takim erdhi nga Mario Mandzukic në minutën e tetë pas asistimit nga Alex Sandro.

Sulmuesi kroat kishte edhe një shans në minutën e 11-të, por nuk e arriti topin me kokë.

Mario Mandzukic në momentin e golit ndaj Milanit në San Siro (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 41-të Milani kishte rast të barazojë rezultatin, por Gonzalo Higuain dështoi të shënojë nga pika e bardhë.

CR7 e këshilloi Szczesny para pritjes së penalltisë së Higuainit CR7 e këshilloi Szczesny para pritjes së penalltisë së Higuainit

Paulo Dybala në minutën e 57-të ishte afër të shënojë nga gjuajta e lirë, por topi përfundoi afër shtyllës së djathtë dhe jo në rrjetë.

Në minutën e 81-të goli i qetësisë u shënua nga Cristiano Ronaldo, i cili nuk gaboi nga afër.

Cristiano Ronaldo në duel me Ignazio Abate (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 84 me karton të kuq u përjashtua Higuan dhe kështu përfunduan edhe shpresat për një pikë nga kjo ndeshje për kuqezinjtë.

Pas kësaj fitore Juventusi vazhdon në pozitën e parë me 34 pikë (gjashtë më shumë se Napoli), kurse Milanit renditet në vendin e pestë me 21 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Zonjës së Vjetër është kundër Spalit, ndërsa Milani ndaj Lazios. /Telegrafi/

The post Juve mposht Milanin në San Siro dhe vazhdon qetë në krye appeared first on Telegrafi.

Përfundon me barazim ndeshja e parë mes Bocas dhe River Plates në Copa Libertadores

Posted: 11 Nov 2018 01:01 PM PST

Superklasikja e parë mes Boca Juniorit dhe River Plates në finale të Copa Libertadores përfundoi me rezultat 2-2.

Në La Bombonera si gjithmonë kishte një atmosferë fantastike, e elektrizuar më shumë edhe nga golat.

Golin e parë në takim e shënoi Boca në minutën e 34 me anë të Ramon Abilas, ndërsa pas një minute erdhi goli nga River me Lucas Pratto.

Tifozët e Boca Juniors (Foto: Marcelo Endelli/Getty Images/Guliver)

Në minutat shtesë të pjesës së parë Dario Benedetto riktheu epërsinë e skuadrës vendase.

Barazimi erdhi pas autogolit të Carlos Izquierdoz në minutën e 61-të.

Lucas Pratto duke festuar golin e River Plates ndaj Boca Juniors (Foto: Amilcar Orfali/Getty Images/Guliver)

Ndeshja e kthimit është më 24 nëntor dhe luhet në stadiumin e River Plates, Estadio Monumental Antonio Vespucio Liberti.

Vlen të theksohet se për Bocan nga minuta e 73-të luajti edhe Carlos Tevez. /Telegrafi/

The post Përfundon me barazim ndeshja e parë mes Bocas dhe River Plates në Copa Libertadores appeared first on Telegrafi.

CR7 e këshilloi Szczesny para pritjes së penalltisë së Higuainit

Posted: 11 Nov 2018 12:35 PM PST

Ka përfunduar pjesa e parë mes Milanit dhe Juventusit në San Siro me rezultat 0-1.

Për Zonjën e Vjetër golin e vetëm në 45 minutat e parë e shënoi Mario Mandzukic në minutën e tetë pas asistimit nga Alex Sandro.

Por, pjesa e parë nuk do të përfundoni kështu sikur Gonzalo Higuain të gabonte nga pika e bardhë në minutën e 41-të.

Mario Mandzukic në momentin e golit ndaj Milanit në San Siro (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Argjentinasi nuk arriti të shënojë nga penalltia në portën e Wojciech Szczesny pasi polaku bëri një pritje të bukur.

Që Milani mos të barazonte rezultatin ka merita edhe Cristiano Ronaldo.

Cristiano Ronaldo në duel me Ignazio Abate (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Portugezi në momentin kur u akordua penalltia iu afrua portierit të Juves dhe i foli diçka në vesh, që më shumë mundësi ishte një këshillë ka të gjuhet.

Kujtojmë se Ronaldo dhe Higuain ishin për pak kohë bashkëlojtarë te Real Madridi. /Telegrafi/

The post CR7 e këshilloi Szczesny para pritjes së penalltisë së Higuainit appeared first on Telegrafi.

Arsenal 1-1 Wolves: Notat e lojtarëve, në nivel Mustafi

Posted: 11 Nov 2018 12:09 PM PST

Arsenali vazhdoi me barazime në Ligën Premier, këtë herë 1-1 ndaj Wolverhampton Wanderers.

Golin e vetëm për Topçinjtë e shënoi Henrikh Mkhitaryan (86′), kurse për mysafirët Ivan Cavalerio (13′).

Më i miri në këtë takim ishte Matt Doherty i Wolves, por edhe anësori tjetër Jonny.

Granit Xhaka në duel me Morgan Gibbs-White (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Te Topçinjtë lojtari me notën më të madhe është Mkhitaryan, por me notë të lartë u vlerësuan edhe Shkodran Mustafi, Brend Leno dhe Lucas Torreira.

Kjo ishte një ndeshje për t’u harruar për Granit Xhakën.

Paraqitje të mirë bëri edhe sulmuesi francez, Alexandre Lacazette, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Arsenal:

Wolverhampton:

Ndeshja e ardhshme e Arsenalit është kundër Bournemouthit. /Telegrafi/

The post Arsenal 1-1 Wolves: Notat e lojtarëve, në nivel Mustafi appeared first on Telegrafi.

Mandzukic kalon Juven në epërsi ndaj Milanit

Posted: 11 Nov 2018 11:48 AM PST

Juventusi ka kaluar në epërsi ndaj Milanit në San Siro me rezultat 0-1.

Goli erdhi nga Mario Mandzukic në minutën e tetë pas një asistimi nga Alex Sandro.

Kroati shënoi pas një shkëputje të mirë mbi mbrojtësin zviceran, Ricardo Rodriguez.

Në rast të fitores Juve do të vazhdonte në pozitën e parë në Serie A me 34 pikë. /Telegrafi/

 

The post Mandzukic kalon Juven në epërsi ndaj Milanit appeared first on Telegrafi.

Gjimshiti: I lumtur për golin e parë në Serie A, por më shumë për fitoren

Posted: 11 Nov 2018 11:28 AM PST

Interi humbi në Serie A pas shtatë fitore radhazi dhe ishte Atalanta skuadra që e ndali.

Në fitoren 4-1 të skuadrës së Gian Piero Gasperinit shënoi edhe mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti, i cili u shpreh i lumtur për golin dhe fitoren.

“Mbi të gjitha jam i lumtur se kemi fituar këtë ndeshje e cila ishte e rëndësishme në rrugën e tre fitoreve radhazi dhe tani arritëm të katërtën”.

“Ishte një kundërshtar shumë i fortë nëse shikojmë klasifikimin, Interi është gjithmonë një skuadër e madhe”.

“Gjithashtu jam i lumtur edhe për golin, ishte i pari për mua në Serie A, por mbi të gjitha për fitoren. E kam kërkuar shumë këtë gol, edhe kur isha në huazim në sezonin e kaluar te Benevento. Kam qenë shumë herë afër, por nuk kam arritur, sot më në fund e arrita”.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë duke festuar golin ndaj Interit (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Objektivat? Gjëja më e rëndësishme është të ngjitemi në renditje, për objektiva shikojmë më vonë. Vazhdojmë kështu”, ka thënë Gjimshiti pas ndeshjes.

Ndeshja e ardhshme e Atalantas në Serie A është kundër Empolit. /Telegrafi/

 

The post Gjimshiti: I lumtur për golin e parë në Serie A, por më shumë për fitoren appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more