Skip to main content

Bota Sot: “Vu?iq: Formimi Ushtris? s? Kosov?s na d?rgon n? katastrof?” plus 22 more

Bota Sot: “Vu?iq: Formimi Ushtris? s? Kosov?s na d?rgon n? katastrof?” plus 22 more


Vu?iq: Formimi Ushtris? s? Kosov?s na d?rgon n? katastrof?

Posted: 30 Nov 2018 07:58 AM PST

Ka disa gjëra që thjesht nuk mund t`i tolerojmë në çështjen e Kosovës, tha sot presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Sipas tij, lajmi kryesor është se disa  duan siç tha ai “të na marrin pjesën veriore të Mitrovicës dhe se të gjithë janë të vetëdijshëm për atë që po ndodh dhe për deklaratën e Kadri Veselit se do të bëjë ushtrinë deri në mes të dhjetorit.” ” Ngadalë, por sigurisht që na çon në një katastrofë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Blerjet deri n? 175 euro nuk preken nga tarifa p?r importet nga Serbia dhe Bosnja

Posted: 30 Nov 2018 07:36 AM PST

Qeveria e Kosovës ka njoftuar të gjithë qytetarët dhe posaçërisht banorët serbë në pjesën veriore, të cilët po protestojnë qe tri ditë kundër tarifës doganore, që ta shfrytëzojnë të drejtën ligjore për importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina deri në vlerën 175 euro, shumë kjo për të cilën ata nuk detyrohen të paguajnë asnjë tarifë doganore. Që nga vendosja e tarifës 100 për qind për prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnja,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Publikohet dokumenti sekret: Legjioni i kriminelit Legija kishte sulmuar familjen Jashari m? 5 mars

Posted: 30 Nov 2018 07:23 AM PST

Kriminelii serb Milorad Ulemek Legija, kishte rrethuar shtëpinë e Adem Jasharit më 5 mars 1998. Bazuar në të dhënat nga nota zyrtare e Departamentit të Sigurisë Shtetërore bërë dy muaj pas përleshjeve, një dokument i cili sot është poblikuar në mediat serbe tregon se si ishte zhvilluar operacioni në Prekaz. Para se të vije agimi i 5 marsit, pjesëtarët e UÇK-së, sulmuan një patrullë policore në fshatin Laushë. Gjatë sulmit, dy pjesëtarë të forcave të policisë serbe u......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aktakuz? ndaj personit q? b?ri hajgare me vetur?n e Policis?

Posted: 30 Nov 2018 06:27 AM PST

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër L.K, për veprën penale të plaçkitjes së mjeteve motorike, të sanksionuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, i pandehuri L.K, me datën 14 gusht 2018, në fshatin Raushiq të Pejës, kundërligjshëm kishte vozitur veturën zyrtare të policisë, Golf 5, përderisa dy zyrtarët policorë e kishin lënë veturën zyrtare në një auto-larje dhe kishin shkuar pranë një qendre tregtare. Në atë rast,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Da?iqi e Jovanoviqi grinden rreth Kosov?s

Posted: 30 Nov 2018 06:21 AM PST

Në Kuvendin e Serbisë është zhvilluar një polemikë ndërmjet ministrit serb të Punëve të Jashtme Ivica Daçiq dhe liderit të Partisë Liberla- Demokratike Çedomir Jovanoviq. Shkak për këtë, siç përcjell “danas”, ka qenë deklarata e Daçiqit se “fuqitë botërore kanë lindur përbindëshin politik në Kosovë”, ndaj së cilës Jovanoviq ishte përgjigjur me fjalët “O Zot..” Pas këtij reagimi Daçiqi tha se në mos Jovanoviqi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Si u festua 28 N?ntori n? Ulqin?!

Posted: 30 Nov 2018 06:17 AM PST

Në Ulqin, Dita e Flamurit u festua zbehtas. Fitohej bindja se kjo i ngjante më tepër një feste synetie, se sa një feste kombëtare . Shkruan: Esat Mehmeti,redaktor i programit në Radio Ulqin Shqiptarët kudo janë, festuan 28 Nëntorin-Ditën më të madhe dhe më të rëndësishme në historinë e kombit tonë, Ditën e Flamurit. Por, si asnjëherë më parë, kësaj radhe, Ulqini kishte një pamje të zbehtë festive. Kësaj radhe, përveç të një flamuri shqiptar që valonte në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vojisllav Sheshel shpallet p?rfundimisht kriminel lufte

Posted: 30 Nov 2018 06:12 AM PST

Gjykata e Tribunalit të Hagës për krime në ish-Jugosllavi ka konfirmuar më në fund vendimin në procesin kundër Sheshelit. Ai dënohet përfundimisht për krime lufte. Vojislav Shesheli është dënuar përfundimisht për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndonëse në shkallën e parë ishte shpallur i lirë ndaj akuzave për krime në Bosnjë-Hecegovinë, Kroaci dhe Vojvodinë. Ditën e fundit të marsit 2016, ai ishte shpallur i pafajshëm dhe ishte liruar nga gjykatësi francez Jean-Claude......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aktakuz? p?r shfryt?zim t? kund?rligjsh?m t? vetur?s zyrtare

Posted: 30 Nov 2018 05:50 AM PST

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër L.K, për veprën penale “Plaçkitja e mjeteve motorike”. “Sipas aktakuzës, i pandehuri L.K, me datën 14 gusht 2018, në fshatin Raushiq të Pejës, kundërligjshëm nget veturën zyrtare të policisë, Golf 5, përderisa dy zyrtarët policorë e kishin lënë veturën zyrtare në një auto-larje, dhe të njëjtit kishin shkuar pranë një qendre tregtare, i pandehuri L.K., gjatë kësaj kohe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

D?nohen me 48 vjet burg pjes?marr?sit n? vrasjen e policit Shemsi Gashi

Posted: 30 Nov 2018 05:45 AM PST

Në rigjykimin për vrasjen e policit Shemsi Gashi, Gjykata ka shpallur verdiktin ndaj personave të akuzuar lidhur me këtë vrasje. Trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësja Valbona Musliu-Selimaj, si dhe dy anëtarët e tjerë, gjykatësit Beqir Kalludra e Kujtim Krasniqi, pas rigjykimit të këtij rasti kanë shpallur aktgjykimin me anë të të cilit të akuzuarit Ramadan Gashi i është shqiptuar dënimi me burgim prej 25 vjetëve. Vesel Gjinovci  është dënuar me 8 vjet burgim. Me 5 vjet burgim është dënuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoti n?nshkroi Marr?veshje Bashk?punimi me kryetarin e Komun?s s? Mitrovic?s

Posted: 30 Nov 2018 03:26 AM PST

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës Rexhep Hoti, sot nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, për implementimin e Programit Nacional për Rininë për të gjithë nxënësit dhe studentët e kësaj komune. “Bashkëpunimi me Komunën e Mitrovicës është i rëndësishëm sepse Programi Nacional për Rininë është hartuar për secilin nxënës të secilës shkollë, duke filluar nga......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prokuroria Speciale do t? k?rkoj? ekstradimin e Radoji?iqit

Posted: 30 Nov 2018 03:01 AM PST

Prokuroria Speciale e Kosovës, pritet të kërkojë ekstradimin e Milan Radojiçiqit. Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq është i dyshuar për përfshirjen në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Për të arrestuar Radojçiqin, policia e Kosovës më 23 nëntor kishte zhvilluar një aksion në banesën e tij në pjesën veriore të Mitrovicës, por Radojçiq nuk ishte gjetur në shtëpi. Ai dy ditë më vonë u shfaq në publik nga Beogradi, ku tregoi se ndodhej në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ljajiq: Zgjidhja p?r taks?n vet?m me presion politik nga bashk?sia nd?rkomb?tare

Posted: 30 Nov 2018 02:39 AM PST

Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiq tha se vetëm presioni politik dhe reagimi i vendosur i bashkësisë ndërkombëtare mund të zgjidhin problemin që u ngrit për shkak të futjes së taksës nga autoritetet kosovare mbi me origjinë nga Serbia. Ai tha se ishte logjike që, pas masave të tilla, çmimi i mallrave në dyqanet e Kosovës të rritet, por Serbia do të bëjë gjithçka për të siguruar që serbët në Kosovë të furnizohen me  artikuj bazik ushqimor. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Jevtiq: Politika populliste e lider?ve n? Kosov?, n? d?m edhe t? shqiptar?ve

Posted: 30 Nov 2018 01:05 AM PST

Zëvendëskryeministri i Kosovës Dalibor Jevtiq ka thënë se ”politika populliste e liderëve në Prishtinë në fund të fundit do t’i sjellë të këqija vetëm shqiptarëve”, sepse është e mundur të arrihet izolimi i të gjithë shoqërisë. Ai për RTS-në tha se komunikimi me shqiptarët do të vazhdojë në atë moment kur revokohet vendimi për taksën ndaj produkteve me prejardhje nga Serbia. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serb?t ilegalisht fusin kombi me mallra n? Kosov?, ndalohen nga KFOR-i

Posted: 30 Nov 2018 12:58 AM PST

Një kombi me targa të Serbisë është ndaluar nga KFOR-i në Zubin Potok. Në këtë kombi që ishin duke e vozitur dy të dyshuar serb, shtetas të Serbisë, kishin ngarkuar mallra të ndryshme, pa dokumentacion. Me vendim të prokurorit kombi dhe mallrat janë dërguar në terminal doganor. Ndërsa, rasti shkon në procedurë të rregullt. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE-ja ia "refuzon" edhe sivjet vizat Kosov?s

Posted: 30 Nov 2018 12:35 AM PST

Premtimi se qytetarët e Kosovës në fund të këtij viti do të mundë të lëvizin pa viza në Zonën Schengen po del të jetë mashtrimi i radhës. Kjo për faktin se të premten e ardhshme (më 7 dhjetor) Këshilli i Ministrave të BE-së ka mbledhjen e fundit për këtë vit, përderisa pak ditë para këtij takimi tri organet e BE-së, Komisioni, Parlamenti dhe Këshilli, ende nuk kanë dalë me një dokument të përbashkët për liberalizim të vizave Kosova i ka gjasat e barabarta me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ambasadori rus n? Serbi i reagon ashp?r kryeministrit Haradinaj

Posted: 30 Nov 2018 12:07 AM PST

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksander Çepurin ka dënuar ashpër deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj të botuar në “Washington Post”. Ambasadori rus, mohon se Vuçiqi, me mbështetjen e Moskës, ofron njohje në këmbim të një pjese të Kosovës, transmeton gazeta “Bota sot”. “Deklaratat që Ramush Haradinaj paraqiti në "Washington Post" janë në formë të karikaturave dhe nga përmbajtja e tyre janë absurde. Unë do të theksoja se e drejta......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Macron nuk heq dor? nga vizita n? Beograd, a po vjen p?r t? ndihmuar Kosov?n?

Posted: 30 Nov 2018 12:00 AM PST

Mediat serbe shkruajnë se Presidenti francez, Emmanuel Macron do ta vizitoj Beogradin,  ku thuhet se po vjen për ta ndihmuar Kosovën. ‘Blic’ shkruan se Macron nuk heq dorë nga vizita në Serbi, ku pohohet se ai po vjen për ta ndihmuar Kosovën. Sipas kësaj gazete, Macron do të qëndrojë në Beograd me 5 dhe 6 dhjetor. Macron do të takohet me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe gjatë ditës së parë të vizitës do të organizohet një mirëseardhje zyrtare. Pas takimit me Vuçiq, do të mbahet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

D?shmitari rr?fen si bleu leje t? vozitjes p?r 200 Euro

Posted: 29 Nov 2018 11:31 PM PST

Në gjykimin për kontrabandim me emigrantë, ku të akuzuar janë Muzafer Sejdiu (ndaj të cilit procedura penale është veçuar sepse gjendet jashtë vendit dhe  deri më tani është i pakapshëm për Policinë), Besart Hasani nga Vitia si dhe Jahi Jahiu nga Gjilani, janë dëgjuar dëshmi nga dëshmitarët e radhës. Dëshmitari Ismet Ahmeti rrëfeu para trupit gjykues për takimet që kishte pasur me të akuzuarin Muzafer Sejdiu dhe shumën e parave që ia kishte dorëzuar atij me porosinë e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

I gjith? planeti u shkund p?r 20 minuta, por askush nuk ndjeu gj?

Posted: 29 Nov 2018 10:04 PM PST

Më 11 Nëntor, i gjithë planeti u shkund përreth 20 minuta, por asnjë njeri nuk ndjeu asgjë. E ndonëse shkencëtarët janë në dijeni që ndodhi, ata nuk kanë asnjë ide se çfarë mund të jetë. Ngjarja sizmike nisi rreth orës 10:30, 24 kilometra nga Mayotte, ishulli francez që ndodhet pranë Madagascar-it, në bregun juglindor të Afrikës. Valët sizmike udhëtuan deri në Kili, Zelanda e Re dhe Kanada, e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shtetin e Hawaii. Duke folur për National......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Avokati i njohur merr n? mbrojtje pa pages? rastin n? Veternik

Posted: 29 Nov 2018 09:48 PM PST

Ridvan Beqiri, i cili para dy netësh vrau një person i cili kishte hyrë në pronën e tij për të vjedhur, në lagjen ‘Veternik’ të Prishtinës, duhet të trajtohet si palë e dëmtuar. Kështu të paktën vlerëson avokati i tij, Besnik Berisha i cili tashmë edhe është bërë avokat pa pagesë i Beqirit, Avokati Berisha në një prononcim ka bërë të ditur se ai është tashmë i angazhuar në këtë rast dhe se pret që sa më shpejtë të kapen edhe tre......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tha?i: Kemi mb?shtetjen e SHBA-s? p?r marr?veshjen me Serbin?

Posted: 29 Nov 2018 09:40 PM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka theksuar ‘se ka marrë mbështetjen e të gjitha institucioneve të SHBA-së, për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që siguron njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB’. Sipas një komunikate për media të lëshuara nga Presidenca e Kosovës, Thaçi është takuar me senatorin Ron Johnson, me senatorët demokratë Gary C.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mali i Zi i ngrit p?rmendore ish-presidentit Tito

Posted: 29 Nov 2018 02:36 PM PST

Autoritetet e Malit të Zi i ngrenë përmendore ish liderit komunist Josip Brozo Tito në qytetin e Tivat për të festuar ditën nacionale të formimit të shtetit. Busti i i Titos ishte bërë nga një skulptor kroat. Përveq kësaj përmendore, Mali i Zi ka planifikuar që të ndërtoj një edhe në kryeqytetin e tyre, Podgoricë. Ndërtimi i këtyre monumenteve po kundërshtohet me të madhe nga partitë opozitare. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edhe pse kan? kaluar 12 vite nga vdekja e Sllobodan Millosheviqit, besohet se truri i tij ka mbetur n? Hag?

Posted: 29 Nov 2018 01:37 PM PST

Trupi i ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, qëndron nën pemën e një bliri në shtëpinë e familjes së tij në Pozharevc të Serbisë, por jo edhe truri i tij i cili sipas të gjitha gjasave ka mbetur në Hagë, shkruan BBC në gjuhën serbe. Shumë persona që në kohën e vdekjes së Millosheviqit që kanë punuar në Tribunalin ndërkombëtar të Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, kanë konfirmuar për BBC në gjuhën serbe rrëfimin që qarkullonte dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more