Skip to main content

“Banorët e “Astirit”, protestë para Bashkisë: Duam dëmshpërblim!” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Banorët e “Astirit”, protestë para Bashkisë: Duam dëmshpërblim!” plus 9 more Gazeta SHQIP


Banorët e “Astirit”, protestë para Bashkisë: Duam dëmshpërblim!

Posted: 12 Nov 2018 02:10 AM PST

Protesta e banorëve të “Astirit” që preken nga projekti i Unazës së Madhe janë zhvendosur në qendër të Tiranës. Fillimisht ata protestuan para bashkisë dhe më pas bllokuan rrugën "Abdi Toptani", pranë këtij institucioni.

Banorët kanë thënë se nuk do të ndalen me protestën e tyre dhe se do të kërkojnë takim me kryebashkiakun Erion Veliaj, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi si dhe do të kërkojnë takim në ambasadën amerikane.

Po ashtu ata kërkojnë që të dëmshpërblehen 100% për banesat. Banorët kundërshtojnë prishjen e objekteve para legalizimit, në mënyrë që të përfitojnë dëmshpërblim.

“Shtëpitë tona do i mbrojmë me gjak”, kanë paralajmaruar banorët, duke thënë se nuk do i ndalin protestat.

Objektet që prishen nga projekti janë ato të ngritura nga zona e "Pallatit me shigjeta" e deri te sheshi "Shqiponja", në të dy anët e rrugës.

Nga bilanci i ARRSH-së, del se në total janë 317 objekte për t’u shembur, nga të cilat janë 163 janë në proces legalizimi dhe do të jenë të skualifikuara, ndërsa 123 objekte janë me vërtetimi prone.

Janë edhe objekte të tjera që nuk ka informacione të detajuara. Për objektet, kemi dy kategori objektesh, me dokumente pronësie dhe në proces legalizimi", u shpreh ai.

12 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Itali, pacientja e shtruar në spital pushtohet nga milingonat (Video)

Posted: 12 Nov 2018 02:07 AM PST

Pacienti pushtohet nga milingonat, spitali pushon nga puna mjekun dhe 3 infermierët e turnit. Ngjarja është regjistruar në San Giovanni Bosco, ë Napoli mes 9 dhe 10 nëntorit.

Stafi mjekësor nuk i ka kryer kontrollet pacientit për një periudhë të gjatë kohore, duke e braktisur atë  mes milingonave.

Pacientja ishte një grua 71-vjeçare dhe jo me shtetësi italiane. Përvec shkakrimit të stafit mjekësor, autoritetet kanë nisur hetimet edhe për situatën hijeno-sanitare në vend.

12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Rripi i Gazës, 7 palestinezë dhe një izraelit i vdekur

Posted: 12 Nov 2018 01:45 AM PST

Shtatë palestinezë dhe një ushtar izraelit janë vrarë gjatë luftimeve në Rripin e Gazas.

Zyrtarët e ushtrisë izraelite kanë thënë se një zyrtar është vrarë dhe një tjetër edhe plagosur në luftimet në juglindje të Rripit të Gazas më 11 nëntor.

Kjo deklaratë ka ardhur disa orë pasi zyrtarët palestinezë kanë thënë se shtatë militantë janë vrarë, përfshirë komandantin e krahut të armatosur të Hamasit, Nour el-Deen Baraka.

Ky shkëmbim i zjarrit ka ardhur pasi udhëheqësit e Hamasit në Gaza është dukur se janë duke shënuar përparim drejt armëpushimit jozyrtar.

Izraeli i ka lejuar javën e kaluar Katarit të dërgojë 13 milionë dollarë për Hamasin në kohën kur ky i fundit ka nisur sërish protesta javore në kufirin izraelit.

Ende nuk është bërë e qartë se çfarë e ka nxitur rinisjen e luftimeve, mirëpo pak kohë pas këtyre ngjarjeve, sirenat ajrore në jug të Izraelit kanë njoftuar për nisje të raketave nga Gaza.

Për shkak të përshkallëzimit të dhunës, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka ndërprerë vizitën e tij në Paris më 11 nëntor dhe është kthyer në shtëpi, kanë thënë një zëdhënës.

12 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Eshtrat e Mid’hat Frashërit pritet të nisen sot në Shqipëri

Posted: 12 Nov 2018 01:30 AM PST

Janë nisur sot drejt Shqipërisë eshtrat e Mid'hat Frashërit, personalitetit shumëdimensional, të njohur me emrin e letrave Lumo Skëndo. Ceremonitë e rivarrimit të tij në Shqipëri do të mbahen më 14 nëntor.

Eshtrat riatdhesohen me vendim të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, të marrë në korrik të këtij viti, pas një propozimi të bërë nga studiuesi i Mid'hat Frashërit,  Uran Butka dhe Instituti Lumo Skëndo, që ai drejton.

Eshtrat e Mid'hat Frashërit u nxorën më 9 nëntor nga varreza Ferncliff e qarkut Westchester, ku preheshin që nga viti 1949 dhe u sollën në Qendrën Nënë Tereza të kishës shqiptare që ndodhet pranë varrezës, për ceremoninë e përcjelljes që u mbajt  më datë 10 nëntor 2018.  Në ceremoni, përpara arkivolit të mbështjellë me flamur të qëndisur me dorë, qëndronin pjesëtarë të familjes, përfaqësues nga Shqipëria, pjesëtarë të katër komuniteteve fetare dhe njerëz që dëshironin të shprehnin respektin e tyre për Mid'hat Frashërin.

Uran Butka, Drejtor i Institutit të Studimeve Historike Lumo Skëndo, tha: "Kthimi i i Mid'hat Frashërit ka rëndësi historike, jo vetëm për vlerën e tij historike dhe kulturore, por edhe për faktin se është anatemuar, është përbaltur, është quajtur kriminel, bashkëpunëtor me pushtuesit. Instituti ynë jo vetëm që e boton veprën e tij të plotë, në 14 vëllime, por u bë edhe nismëtar për kthimin e eshtrave. Kam qenë shumë i emocionuar mbrëmë, kur u ndodha përpara varrit të Mid'hatit, bashkëpunëtorit të ngushtë edhe të tim eti, Safet Butkës, sepse kanë qenë bashkëpunëtorë dhe luftëtarë të një ideje të madhe" citon Zëri i Amerikës

12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kush janë Arbëreshët, ose shqiptarët e Italisë? (FOTO)

Posted: 12 Nov 2018 01:23 AM PST

Busti i Gjergj Kastriot Skënderbeut në qendër të Cosenza-s

Përfaqësojnë një nga grupet etnike më të mëdha në numër përtej Adriatikut. Prej shekujsh ky komunitet i pranishëm para së gjithash në jug, ka ditur të ruajë një specifikë të veçantë: nga gjuha te ritet fetare deri te arti dhe gastronomia. Presidenti Italian Mattarella, duke kujtuar heroin kombëtar Skënderbeu, ka lavdëruar arbëreshët si një "shembull të integrimit dhe mikpritjes"

Arbëreshët ose shqiptarët e Italisë janë një minorancë gjuhësore dhe kulturore e pranishme në anën mesdhetare dhe diellore të Italisë. Në këtë kolektivitet aktiv, të ashtquajtur Arbëri, bëjnë pjesë rreth 100 mijë persona dhe mes tyre, 80%, flet ose kupton gjuhën e vet arbëreshe, ose gjuhën e grupit. Italo-shqiptarët janë të përhapur në disa zona e rajone të ndryshme të vendit: Campania, Molise, Puglia, Basilicata, Sicilia dhe para së gjithash në Calabria, ku është komuniteti më i madh në numër me mbi 58 mijë persona.

Nga atdheu-mëmë, Arbëreshët, ruajnë, përveç gjuhës (një mrekulli e vërtetë, nëse konsiderohet se bëhet fjalë për një zakon që reziston prej shekujsh dhe është trashëguar vetëm në mjedise të shtëpisë dhe jo në shkolla), edhe një seri e gjatë traditash fetare, kulturoe, gastronomike. Një identitet që qëndron akoma në ritet fetare – pjesa më e madhe e 50 komuniteteve, ruan deri tani ritin bizantin gjatë liturgjisë – kostume, art dhe gastronomi, të transmetuara brez pas brezi. Shqiptarët e Italisë, bëjnë pjesë pra në atë pasuri të diversiteteve gjuhësore dhe kulturore të pranishme përtej Adriatikut të mbrojtur nga e njëjta Kushtetutë, siç parashikohet nga neni 6 dhe nga një ligj I vitit 1999, që e njeh shqipen mes gjuhëve për t'u vlerësuar.

Kur erdhën shqiptarët në Itali?

Diaspora shqiptare ka mbërritur mes shekullit XV dhe XVIII, në vijimësi pas vdekjes së heroit kombëtar (Giorgio Castriota Skanderbeg), Gjergj Kstrioti Skënderbeu, (1405-1468).

Pavarësisht nga sukseset e tij në fushën ushtarake, udhëheqësi shqiptar nuk arriti të pengojë mbizotërimin otoman dhe Vendi i Shqiponjave, pak nga pak u dorëzua para pushtimit turk. Që këtu do të nisë emigracioni intensiv drejt tokave puljeze,  në veçanti në zonat e Otrantos dhe të Capitanata-s. Që atëherë shqiptarët vazhduan të krijonin zona të reja komunitare në mesdhe deri në gjysmën e parë të shekullit të 18-të. Falë mbështetjes së rëndësishme të klerit për të ruajtur një identifikim specifik etnik, në '900 u institucionalizuan dy peshkopata për shqiptarët, një në Sicili dhe një e dytë që aktualisht ka selinë e saj në Lungro në Calabri.

Banorët e Spezzano Albanese (Cosenza) me veshjet tipike të komunitetit arbëresh

Skënderbeut, i cili u bë simbol i dëshirës për pavarësi nga sundimi i sulltanit, i janë kushtuar shumë këngë dhe filma, mes të cilave spikat ajo e Fan S. Nolit (Historia e Skënderbeut, 1921).

I publikuar pas Luftës së Parë Botërore, popullariteti i tij ishte i tillë që të gjithë nxënësit e shkollave shqiptare e mësuan pothuajse përmendësh. Ndërkohë, në sheshet kryesore të çdo qyteti, ndodhet i vendosur busti i tij.

Gjuha e tyre është Arbërishtja, një varietet antik-toskë, dialekti mesdhetar shqiptar. Megjithatë, idioma ka pasur një përzierje me greqishten e lashtë dhe dialektin e jugut të Italisë.

Një gjuhë, pra, e traditës së lashtë që megjithatë ka qenë në gjendje të kalojë trashëgiminë e saj kulturore gjatë shekujve.

Në Kalabri, për shembull, gjuha shqipe përdoret nga rreth 58,000 banorë në 35 komuna. Por shqipja flitet edhe në Puglia (12,800 persona), Sicilia, Molise, Basilicata, Abruzzo dhe Campania. Për fat të keq, në dekadat e fundit, komunitetet e arbëreshëve u janë nënshtruar fenomeneve të forta, për më tepër të përhapura në të gjithë jugun, të emigrimit drejt zonave më të urbanizuara, në veri dhe jashtë saj. Në këtë mënyrë, komunitetet që dikur kanë qenë të mbipopulluara, sot janë reduktuar në numër.

Njohja e Arbëreshëve është e tillë, sa që para pak ditësh Presidenti i Italisë Sergio Mattarella, nderoi Gjergj Kastrioti Skënderbeun në vitin e 550 vjetorit të vdekjes së tij. Kreu i Shtetit, kishte udhëtuar në San Demetrio Corone, në krahinën e Cosenza-s, ku u takua me homologun e tij shqiptar, Ilir Meta dhe së bashku përuruan një pllakë përkujtimore kushtuar Skënderbeut, shumë të dashur nga trashëgimtarët e komunitetit albanofon kalabrez, trashëgimtarë të popullatave të mbërritura shumë vite më parë në Itali.

Tabelë udhëzimi në gjuhën italo-shqiptare, në komunë Maschitto, në provincën e Potenza-s

“Diaspora shqiptare, – kujton Matarella, – identifikohet pikërisht nga Skënderbeu për të mbajtur gjallë lidhjen me atdheun, integrimin në mënyrë paqësore dhe në mënyrë efektive në pjesë të ndryshme të Italisë. Arbëreshët përbëjnë një histori të integrimit dhe pranimit që ka pasur sukses të madh, një shembull se si një marrëdhënie e tillë është kthyer në një mjet të përbashkët mirëkuptimi dhe respekti reciprok të kulturave, teksa janë në rritje për territoret dhe vendet të cilat jetojnë komunitetet e ndryshme”.

“Ruajtja e origjinës së lashtë, ndikimi reciprok, bashkim harmonik i gjuhës, kulturës dhe traditave, – ka shtuar, – kanë qenë për shekuj dhe janë ende vlerë e shtuar e këtyre komuniteteve. Realitete që luajnë një funksion thelbësor të një ure midis dy popujve të ballafaquar, siç shpesh i referohemi shqiptarëve dhe italianëve".

Marrë nga "Fanpage.it"

12 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Athinë, atentat me armë dy shqiptarëve

Posted: 12 Nov 2018 01:15 AM PST

Dy shqiptarë raportohet se janë sulmuar me armë zjarri një ditë më parë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në Ambelokipi të Athinës, në kryqëzimin e rrugëve Sinope dhe Michalakopoulou dhe sipas policisë nuk pati persona të lënduar.

Paraprakisht thuhet  dy shqiptarët ishin duke udhëtuar me një makinë të bardhë, kur u sulmuan nga një motor me dy persona, të cilët mbanin në kokë kaskë. Mësohet se një nga dy shqiptarët e sulmuar ishte pronari i një lokali në Liosia. Emrat e personave të sulmuar ende nuk janë bërë të ditur, ndërkohë që policia ka nisur punën për zbardhjen e autorëve të ngjarjes. Fatmirësisht nga ky atentat nuk ka patur persona të lënduar.

12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Ish-misit shqiptar i digjet shtëpia në Kaliforni (Foto)

Posted: 12 Nov 2018 01:07 AM PST

Shtëpia e djegur e Valbona Çobës në Kaliforni

Katastrofës së zjarreve në Kaliforni nuk i ka shpëtuar as ish-misi shqiptar Valbona Çoba, e shpallur Mis Fotozhenia e parë, duke zënë vendin e tretë në Mis Albanian 1992.

Gazeta “Shqip” online ka mësuar se mamaja e Valbonës, e cila jeton me familjen e saj në Kaliforni, SHBA, (me bashkëshortin amerikan dhe tre fëmijë), ka ndarë një postim të dhimbshëm në "Facebook", ku shkruan se valës së zjarreve në shtetin amerikan nuk i ka shpëtuar as shtëpia e vajzës së saj.

"Vetëm mbrëmë, kjo ishte shtëpia e vajzës sime të shtrenjtë Valbona Çoba, që gumëzhinte nga të qeshurat, lojërat e tre engjëjve të saj, tre perëndive të miat. Ndikuar nga zjarret në Los Angeles, luanin si zjarrfikësa, të parët nxirrnin fëmijët jashtë, ju thoshnin…një lodër do marrësh vetëm e dil. Fjetën të qetë në ëndrrat e tyre, se kishin shpëtuar njerëz, fëmije, por mbas mesit të natës u ngritën të tronditur, të detyruar të dilnin shpejt nga shtëpia…nuk morën dot asnjë lodër. Flaka e kuqe po kërcënonte gjithçka njerëzore. Ishte fatkeqësi natyre në të gjitha dimensionet. Të gjithë qanë, Valbona ishte më e tronditura…po digjej një shtëpi e tërë, vite të tëra të saj si nënë, gjëra të dashura private, kujtime", – shkruan nëna e ish-Mis Fotozhenia.

Gjithsesi ajo e mbyll postimin, duke thënë se rëndësi ka që të gjithë janë mirë me shëndet. Deri tani, zjarret në Kaliforni, i kanë marrë jetën 31 personave, ndërsa 228 të tjerë rezultojnë të humbur.

12 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Rama uron mirmëngjesin me një mesazh nga Lorik Cana

Posted: 12 Nov 2018 12:55 AM PST

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare Lorik Cana, duke përcjellë një mesazh për librin.

"MIRËMËNGJES

dhe me këtë mesazh të bukur të Lorikut që i është bashkuar nismës #TakohemiPerNjeLiber, një nga seritë e shumta të aktiviteteve në funksion të Lëvizjes Kombëtare për Lexim, ju uroj një javë të mbarë 📖📚", shkruan kryeministri.

Ndërsa Cana vjen ndryshe nga herët e tjera, jashtë fushës së gjelbër. Ai ka zgjedhur të sjellë disa vargje të Mithat Frashërit nga zyra e tij.

MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë mesazh të bukur të Lorikut që i është bashkuar nismës #TakohemiPerNjeLiber, një nga seritë e shumta të aktiviteteve në funksion të Lëvizjes Kombëtare për Lexim, ju uroj një javë të mbarë 📖📚

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 11. November 2018

"Takohemi për një libër. Ne mund të gjejmë vendin dhe kohën për t'i lexuar njëri-tjetrit. Unë zgjodha një ditë pune, zyrën time dhe një vepër e Mithat Frashërit. "Cilat janë themelet e moralitetit dhe virtytit, domethënë e sjelljes sonë dhe idealit absolut kundër njerëzisë. Është frika, injoranca, errësira, interesat që na inspirojnë këta mendime të lartë dhe na shtyjmë t'i observojmë duke bërë theori, duke shkelur bërtitjet e kafshërisë, egoizmës dhe kotësisë apo është inteligjenca jonë dhe dija, ajo inteligjencë dhe dije që i japin dritë zemrës", thotë Lorik Cana.

12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Gjermani, ministri i Brendshëm drejt lamtumirës nga politika

Posted: 12 Nov 2018 12:48 AM PST

Kryetari i Partisë Kristiansociale, CSU, dhe ministër i Brendshëm federal, Horst Seehofer i është nënshtruar presionit që i bëhet brenda partisë. Ai ka thënë se viti i ardhshëm do të jetë “viti i të rejave”, dhe se do t’ i dorëzojë të dy postet që mban. Kjo ndodh si reagim ndaj atmosferës së keqe në bazën e partisë.

“Viti 2019 do të jetë viti i risive për CSU,” tha Horst Seehofer në këshillimet e zhvilluara në rrethet e ngushta drejtuese të Partisë në Mynih, bënë të ditur pjesëmarrësit. Sipas të dhënave në mbledhjen e partisë të zhvilluar të dielën në mbrëmje, gati të gjithë kryetarët e rretheve kanë marrë fjalën dhe kanë informuar për atmosferën e shkatërruar në bazë.

Një nga pjesëtarët e takimit tregoi se “kjo ishte shumë e qartë”. Seehofer me sa duket nuk ka qenë i përgatitur që fjalimet të kenë një forcë të tillë.

Seehofer bëhet nga partia e tij përgjegjës për humbjet masive të partisë CSU, në zgjedhjet e landit të Bavarisë të mbajtura në muajin tetor. Atij po ashtu i është ngarkuar faji për grindjet e ashpra me partinë simotër, CDU, dhe kryetaren e partisë, kancelaren Angela Merkel pranverën e shkuar, si dhe “dorëheqje nga dorëheqja” e fillimit të korrikut

Dorëheqje me etapa?

Një kryetar i ri partie do të zgjidhet në Kongresin e partisë që pritet të mbahet në fillim të 2019-ës, në janar ose maksimumi në shkurt, bëhet e ditur. Një datë konkrete, kur do të dorëzojë postin si ministër, Seehofer nuk ka dhënë. Por 69 vjeçari bëri të qartë, sipas mediave, se pa kryesinë e partisë ai nuk do të qëndrojë as ministër.

Seehofer vetë nuk ka dhënë deklarata pas takimit të kryesisë së CSU. Por ai bëri të ditur se do të japë shpjegimet gjatë javës në vijim. Si kandidati më i mundshëm për postin e kryesisë së CSU, vlerësohet të jetë kryeministri bavarez, Markus Söder. 51-vjeçari do marrë postet e Seehoferit për herë të dytë, pasi i mori atij postin e kryeministrit të landit, në muajin mars.

Nuk është e qartë kush do të marrë nga Seehofer postin e ministrit të Brendshëm. Duke patur parasysh këtë, kryetarja e fraksionit të Të gjelbërve, Katrin Göring-Eckardt kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të tij. “Çdo ditë që Seehofer qendron në post si ministër i Brendshëm, është ditë e tepërt,” tha ajo për gazetën e Berlinit, “Tagesspiegel”. “Nëse kemi të bëjmë me sigurinë e brendshme të vendit, nuk duhet të ketë zvarritje të tjera.”

12 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Shpërthen bombola e gazit, plagoset 77-vjeçari

Posted: 12 Nov 2018 12:35 AM PST

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të hënë në fshatin Katund i Ri, në Elbasan. Sipas burimeve të policisë lokale, nga kjo ngjarje ka mbetur i lënduar pronari i banesës, shtetasi I.L., 77-vjeçar.

Mësohet se 77-vjeçari është lënduar në përpjekje për të shuar flakët në banesë. Ai u dërgua për mjekim në Spitalin e Elbasanit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit, ku nga hetime paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e shpërthimit e bombolës së gazit.

12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more